Më kthjello, biri im!

1 Korrik 2011, 20:28Blog TEMA

Nga Daniel GÀZULLI

(Letër imagjinare prej At Gjergj Fishtës.)

 

Daniel, biri im.

Këtu tek të shumtit po vijnë lajme që nuk m’i rrokë mendja.

“Si, kështu, At Gjergj”? – do të thuesh ti.

Janë krejt të pangjashme çka më dëgjojnë veshët, mor bir.

Shumë vite ma parë, ata që vinin prej andej më shikonin me urrejtje. Çka duen në Parajsë këta që urrejnë? – mendoja me vete… Mirëpo, një ditë, tue pi kafe me Shën Pjetrin, me tha tue qeshë: Ata mendojnë se je ti që nuk duhet të jesh këtu. Të dinë për tradhëtar të Atdheut. Kështu u kanë thanë sundimtarët e Tiranës.

Mandej erdh Luka, gjyshi yt e miku im, e më kthjelloj për shumëçka. Fort i mërzitun, më tha një ditë: “E dija që do të vija në Parajsë. Ferrin e lashë atje”. E më shtjelloj gjanë e gjatë shëmtimet e asaj kohe. Kishte marak për ju, Daniel, o bir. I thash mos me u disprue, se asht mëkat, e se:

 

Mbas dimnit vjen pranvera,

Mbas borës blerimi del.

si ka pasë thanë Dom Ndreu.

Po lajmet që më vijnë tash nuk po m’i rrokë as mendja. Më thonë se shqiptarët kanë fillue me u vra prap në mes vetit, si në kohë të atij mbrapshtanit, Haxhi Qamilit, sejmenit të Esat Toptanit.

Më thonë se asht vu gjithçka në shitje, sa nuk po ma ban goja me e thanë.

Se ata të patenzonët e djeshëm po e bajnë Shqipninë prap sallahane. Se në pushtet, po më thonë këta që vijnë këto njëzet vjetët e fundit, janë prap po ata tipa, baballarët gjaksorë, gjyshat katila, stërgjyshat mizorë, rritë me katila, me gjaksorë, me mizorë, me intriganta, me batakçi, vagobonda rrugash, anmiq të kulturës e të qytetnimit, njerëz krunde, veshë allafranga po me mendësi qylah: e thonë se do ta udhëheqin Shqipninë simbas atij modeli që grekët e lashtë e paten quejtë demokraci. E me bindë njerëzit se janë të lirë, si në demokraci ma, burrat zihen në Kuvend si gratë te pusi.

Nuk merret vesht, më thonë, kush asht vrasës e kush gjykatës, e se prap si motit, nuk sundon ligji, po Maliqi.

Më thonë se janë tha lisat e po harbojnë shkurret.

Se, nuk kam si me e besue (ma zen besë), po rrënojnë muret ilire e po ndërtojnë me ta mejhane.

Çka mos me t’u besue, më thonë se ka njerëz, që e mbajnë veten edhe për të dijshëm, që po venë gojë mbi Fatosa të Kombit, deri edhe mbi Gjergj Kastriotin e Nanën tonë Tereze. Dikush nuk ua do shtatoren këtu, një tjetër nuk ua do atje. Vetë historia po ka të keq me i rreshtue ato fjalë vner që po thuhen për ta. Prej tanë botës vijnë këtu e kur marrin vesht se jam stërnip i Kastriotit, secili në mënyrë të vet, përkulet e më nderon edhe mue.

Se ka hipë një babëzitje, mor bir, që nuk po njeh ma kush as vëlla e as motër, as babë e as nanë, as Zot e as Atdhe. Shqyejnë në trup të drobitun të Shqipnisë si ujqit e untë në ditë të dimnit në delen e shkretë.

Patem kujtue se mbasi shqiptarët hoqën fesin dhe yllin e kuq, po presin edhe thojt e nuk do të grabisin ma mallin e shtetit, që asht djersa e popullit. Po jo, më thonë se tash nuk vjedhin vetëm natën, por edhe grabisin edhe ditën për diell.

Thonë edhe se po i falen prap Sulltan Muratit e një punë sternipi të tij osmanllij; e thonë bile se jemi stërnipa të atij gjaksori, që mbushi prroj e lumej me gjak shqiptari. Po dëgjoj, mor bir, se thonë kështu edhe njerëz të dijshëm, deri edhe një qose me mjekërr. E na qoset i kemi pasë dijtë pa një qime në fytyrë. Çka nuk po ndodh atje! Edhe qoset u bane me mjekërr, por mbetën pa fytyrë e pa moral. Më thonë këta që vijnë këtu ndër të shumtë se, – s’kam as si me e besue, mor bir – se ka nga ata që në njëzet vjet kanë ndrrue njëzet e një herë Fe e Kombësi. Se shqiptari, mos e pastë thanë Zoti, asht ba që nuk e ka për gja me i ra mohit Atdheut, veç për pak dollarë a euro.

A mundet me qenë e vërtetë se kush merr diplomën në shkolla të nalta nuk e ka për detyrim me dijtë me shkrue emnin e vet? Mjaft të dijnë me folë, thonë,  s’ka pse u duhet me dijtë me shkrue. Injoranca, thonë, ka hipë në piadestal e urtia ka marrë shkop e strajcë dhe endet rrugëve si lypsare. Askush nuk ia hapë deren.

Çka po ndodh atje, pa qenë Zot ose çifut, nuk ke si me e kuptue.

Këtu, ku shkojmë jetën e amshume na të shumtit, nuk mund të mbërrijë asgja landore, po çka ban shqiptari, as vetë Zoti s’ia kapë hilet. Ka sjellë njeni dy fletore të përditëshme, që dalin njena në Tiranë e tjetra në Prishtinë. Lodhem me i këndue e nuk po i marr vesht as në gjuhë e sidomos në mendime se çka po duen me thanë. Fraza asht ndërtue prej fjalësh në shtatë gjuhë, që edhe pse i di te tana, nuk kuptoj asgja, se fjalët nuk i shkojnë njena tjetres. Asht si me futë në një enë kos te ftohte, hallvë te ngrohte e kakardhia delesh te ndejuna… Aty po, diçka kuptova, se Kosova ka fitue pavarësinë juridike, po ka humbë pavarësinë morale.  E liria pa moral shpejt birret edhe ajo.

Ti që je i kënduem, si më ka thanë Luka, m’i kthjello këto punë, bir im, se me çka po më dëgjojnë veshët, po bjerr edhe shpirtin, që nuk e bora në ditët ma të vështira të Shqipnisë.

 

 

11 komente në “Më kthjello, biri im!”

  1. isoj tetre says:

    po o Gjerg; biri im pak a shum asht nja ashtu po ky sternip po flet me percmim per patenxonet a nuk asht gabimi yt qi i le pa shkoll por, patenxonet nuk dojshin me lon te hujn more per me e coptye e me ju ba ma kec si e ke lanun manej nuk ish fai i tyne more qi dule nji i pa fe tuj vra vlleznit manej prej jush dule kanga : na te bijt e brezit te ri qi plakun e lame ne shenjti te ti e ngritme grushtin per me luftue nder lufna treja per me fitue … e lat plakun vetem e kurrgja s’fitut ,njat plak qi krijoj boten. Hajt more nip mos kiaj ma per gabimet qi si ke ba vet po mos e len vedin me kia per ato qi do bajsh a spo qet nji kang per me i bashkue .NJE KY ASHT MORALI.

  2. isoj tetre says:

    …po o Gjerg; biri im pak a shum asht nja ashtu po ky sternip po flet me percmim per patenxonet a nuk asht gabimi yt qi i le pa shkoll por, patenxonet nuk dojshin me lon te hujn more per me e coptye e me ju ba ma kec si e ke lanun manej nuk ish fai i tyne more qi dule nji i pa fe tuj vra vlleznit manej prej jush dule kanga : na te bijt e brezit te ri qi plakun e lame ne shenjti te ti e ngritme grushtin per me luftue nder lufna treja per me fitue … e lat plakun vetem e kurrgja s’fitut ,njat plak qi krijoj boten. Hajt more nip mos kiaj ma per gabimet qi si ke ba vet po mos e len vedin me kia per ato qi do bajsh a spo qet nji kang per me i bashkue .NJE KY ASHT MORALI.

    1. inspiron says:

      Se pari “Perkthe Marjete” se nuk merret vesh se c’hyn posti yt me artikullin!

      Se dyti, “te patenxonet” siper e “te patenxanet” ktu ma poshte. Ti te pakten para se te shkruash mundohu te dish se per se skhruan.
      Ne artikull shkruhet per “te patenzonet”. I patenzoni eshte i njeriu i pa Zot, i pa fe: i pa-ten-Zotne: ai qe nuk beson ne Zotin tone!
      Zotrote e ke “perkthyer” i pa nxene, i pa shkolle!
      Kur t’perpiqesh me shkrue n’gegnisht mos e ban paçavure me kakardhia delesh t’ndejuna!

      Se treti “lesh qerosi” se i ka ra shejit e ty po t’djeg m’duket!
      Se fundmi, ka mundi qe ti te jesh sternip i Esat Pashes, e ather…

  3. isoj tetre says:

    C’far kryevepret more Nji kjo asht percaje .GJergj bire a nuk i le ti te patenxanet pa shkoll

  4. isoj tetre says:

    c’far kryevepre more ? kjo asht lesh qerosi

  5. star says:

    Ti isoj tetre dukesh se cfar njohurish ke per ceshtjen shqiptare ne shekuj, kur nuk din as te shkruash shqip.Hur ne ndonje kurs dhe meso me pare te shkruash gjuhen e popullit qe mendon se po mbron.

  6. idal says:

    Ore ti,I quajtur Isoj ose asnjesoj,ose pa (asnje) soj, Kupton thelbin ektij shkrimi apo je si ata qe marin diplomat pa ditur te shkruajne, Ky eshte nje shkrim brilant, te gjithe ne mender shqiptatet si puna jote duhet ta bejme hero kete shkrues

  7. kunadhja thote says:

    Ku shkrim eshte nje kryeveper . Nese do te kisha force do ta ushtroja gjer ne qelizen e gjakut te cdo shqiptari. Me dridhet trupi dhe mendja kur mendoj dhe shoh cdo dite nje rini me mendje ma drite ,pa endrra,pa te ardhme . Dhe ajo qe me dhemb me shume ku shoh nje rini qe nuk lexon . Libri eshte shoku me i ngushte. Gjithcka fillon dhe mbaron ketu.
    Lexoni te beheni te pasur
    Lexoni te zbukuroheni
    Lexoni te jetoni jeten .

  8. labi says:

    …pa fjale…i mrekulluar

  9. inspiron says:

    Mos harroni se eshtrat e ketij mendjendrituri e atdhetari te madh, kasapet komuniste i çvarrosen e i hodhen ne lumin Kir! Edhe i vdekur u prishte pune! E askush nuk ka paguar per ato krime akoma sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje