30 DOSJET e Ilir Metës

5 Korrik 2011, 21:44Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Matrapazi kryeqeverisës qeverisës Ilir Meta, ndryshe nga ortakët e tij politiko-ekonomikë SALI, LULI, RULI e MEDIU, po tenton të vendos një “standard të ri” në bllokimin dhe keqpërdorjen e drejtësisë në luftës kundër korrupsionit të kapove të pushtetit. Pasi bëri presione agresive kundër prokurorisë, hajduti e pazarxhiu LIVE, kryesheiku ILIR META nisi “procedurën” e sulmeve me urdhra, makinacione, “memo” e copëra letrash, me të cilat po “instrukton” drejtësinë, se si duhet të veprojë për të trajtuar hajdutëritë dhe krimin e tij. Kur Ilir Metës i shkoi në vilë “pusulla”, që e njoftonte të paraqitej atje ku paraqiten gjithë hajdutët dhe kriminelët, “bllokaxhiu” i tenderave e koncensioneve të pista, doli në ekrane dhe iu vërsul prokurorisë me akuzën: Prokuroria po bënë lojë politike, duhet të hap dosjet e vërteta të krimit e jo ato që morën me shpifje”. Sa dëgjova deklaratën e Metës, shoqëruar me vetëdeklarimin tipik prej hajduti, që thoshte: “Jam i pastër, nuk ka vjedhur, nuk kam frikë nga gjykimi”, më erdhën në kujtesë të gjithë akuzë-dosjet “META” të dërguara me shkrim, me vulë e me firmë nga ish-opozitari “anti-korrupsion” SALI BERISHA, të cilat për shkak të fuqisë financiare, politike e pushtetore të Ilir Metës, janë hedhur në kosh, ose janë ngurosur.

 

30 “dosjet e zeza” me emrin “META”, që nuk janë hapur nga drejtësia

 

1.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 29 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”.

2.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, blen 31 pasuri të patundëshme duke përdorur kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi, të cilit i ka firmosur zhdukjen e dosjes së 1.2 milion dollarëve që ka përfituar nga këto firma.

3.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 11 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit

4.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.

5.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 43 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë-Elbasan.

6.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen prej ortakëve të tij, të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në PORT, sikur u hodhën në  det si “të skaduar”.

7.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 19 faqe: Kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë  kategoria “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.

8.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit.

9.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 113 faqe: Kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim  me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM.

10.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 53 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.

11.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 134 faqe: Kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.

12.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 48 faqe: Kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi “mall jashtë përdorimit”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin.

13.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 15 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lire.

14.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 12 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.

15.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 83 faqe: Kryeministri Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.

16.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 13 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të këshillit të Minsitrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.

17.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 36 faqe: Zv/kryeministri Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim.

18.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 57 faqe e skica grafike: Kryeministri Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament.

19.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 6 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.

20.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 20 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.

21.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Ish-Kryeministri Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.

22.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 26 faqe: Kryeministri Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara.

23.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.

24.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka urdhëruar ne shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.

25.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 5 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamit në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.

26.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 7 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë SYL LUSHËN, në shtator 2000 gjatë mitingut të PD në Tropojë.

27.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 11 faqe: Kryeministri Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.

28.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 4 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.

29.    Denoncues me shkrim FBI-SHBA: Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka punësuar si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të super kërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo.

30.    Denoncues me shkrim, me zë e me figurë ish-ministri Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha i skandalit qeveritar, ekonomik e financiar të zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet rryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncensionet e hidrocentraleve.

 

14 komente në “30 DOSJET e Ilir Metës”

  1. dymi says:

    Me thoni nje politikan qe eshte denuar, me perjashtim te te shkretit ish kryeminister Vilson Ahmeti i cili u denua kot se koti.

  2. SKENDERBEU says:

    SALIU DOREN QE NUK E KAFSHOI DOT TE PADRINOS SE MAFIES SHQIPTARE ILIR MUTA PO E PUTHEN TANI SEPSE ESHTE BERE VETE PADRINOJA I KESAJ MAFIE.LUFTA PER PUSHTET NE SHQIPERI NUK ESHTE PER TE ECUR DEMOKRACIA POR KUSH E KUSH TE BEHET PADRINOJA I MAFIES SHTETRORE SHQIPTARE.

  3. Erion Gjoni says:

    Klodian, urime per shkrimin konciz, te mbushur me dokumente befasuese! Shkrimi do te ishte me profesional nese nwe krye te kishte me shume intrige se sa cilesime jashte natyres se artit gazetaresk.

  4. loni says:

    Me gjithe keto vjedhje e krime ky monster duhet te varet ne mes te Skaraparit dhe ti merren deri ne qindarken e fundit gjithe keto qe ka vjedhur, vilat le t’i behen kopshte per femijet e te varferve ….o drejtesi shqiptare kur do te zgjohesh….kur do te pastrohesh nga gjyqtare makuter e plehra qe te bejne te 99-tat ket vjedh nje celular dhe te lene te lire, te dalesh edhe ne gazeta dhe te besh deklarata e bal bla kur krimbesh me vjedhje e krime si ky monstra i Skraparit!!! kur do e arrestoni kete hajdut te ndyre!?
    Kur do e arrestoni kriminelin tjeter Sali Berisha, kur do i jepni denimin e merituar hajdutit dhe vrasesit Basha, dhenderit te Kafazes ha ha ha !!! kur do i jepni denimin e merituar Mediut dhe te birit te kriminelit Sali Berisha per massmurder (vrasjen masive) ne Gerdec!!!, kur do arrestoni Ristanin kete ndyresire qe ju degjeneroi edhe me shume ju o juriste shqipetare, ju qe jemi bashkepunetore me keto kriminele ne krimin me te madh…ne shkaterrimin e shtetit inekzistent shqiptar dhe ne kalbjem e sistemit te drejtesise!

  5. Denisi says:

    Mostra qe te dy,fytyra kriminele te urryer pafundesisht.

  6. rexha10 says:

    Zoti ILIR META perpara na paska mesuar si te mbrohet nga vjedhja,ndryshe nga SALIU qe i eliminon fizikisht deshmitaret , si ne rastin TREBICKA, ky ka preferuar taktiken e vjeter qe mbrojtja me e mire ,eshte sulmi! THEME se deri ne nje fare mase ka te drejte ILIRI,sepse edhe bashkeshortja e PRESIDENTIT ishte njera nga 8 personat me te pasur,keshtu i eshte mbyllur goja edhe ketije .MOTOJA. TE vjedhim sa te jemi ne pushtet
    KETE raste skemi per ta gjete.

    NGA kryeministri i juaj e Presidenti dora vete QAZIM BEJ MULLETI

  7. Bleart says:

    Dua vetem te pergezoj te gjithe ato qe kane votuar lsi ne keto zgjedhje. Bravo jeni treguar gomer te denje,hallall qumeshti i gjirit dhe ajri qe thithni perdite. Ps. Mortja qe siu merr idiote e injorante qe dhe brinjet keni manget.

  8. lilolabja says:

    Ja pse ky popull duhet te ishte sot ne rruge dhe jo ne breg te detit .Ja pse opozita nuk duhet te presi as nje vendim nga gjykata dhe kolegje zgjedhore por me pergjegjesite e saj politike te beje te mundur sa me shpejte ti heqe nga zverku ketij populli keta mafioze.Ka kohe qe drejtesia shqiptare ka vdekur por tani i ka ardhur rradha te varroset ,per ti hapur rrugen demokracise te vertete ne shqiperi.Faleminderit zoti Lula per shrimin tuaj te rradhes ku mundoheni ti hapni syte ketij populli qe ka 20 vjet qe nuk ngre dot koke nga keta plera qe quhen politikane te cilet vendosin per atet ton

  9. lilolabja says:

    Ja pse ky popull duhet te ishte sot ne rruge dhe jo ne breg te detit .Ja pse opozita nuk duhet te presi as nje vendim nga gjykata dhe kolegje zgjedhore por me pergjegjesite e saj politike te beje te mundur sa me shpejte ti heqe nga zverku ketij populli keta mafioze.Ka kohe qe drejtesia shqiptare ka vdekur por tani i ka ardhur rradha te varroset ,per ti hapur rrugen demokracise te vertete ne shqiperi.Faleminderit zoti Lula per shrimin tuaj te rradhes ku mundoheni ti hapni syte ketij populli qe ka 20 vjet qe nuk ngre dot koke nga keta plera qe quhen politikane te cilet vendosin per fatet tona dhe te vendit .Poshte diktatura e injoranteve qe bejne te mundur çdo ore qe keto plera te kene fatet tona ne dore te tyre.

  10. saimiri says:

    Z.Lula je maja e gazetarise.Me lejo te te beje nje sygjerim per piken 6;14 dhe 29 ku te gjitha kordinatat e deshmite jane te reme.e konkretisht ne pike 6 ku thuhet se ai ka zhdukur 200mije tone grure dhe 100 mije tone vaje ushqimor nuk eshte e vertete!Ku ka ardhur e kur kjo ngarkese.perkundrazi rezulton qe z.Meta ndihmes qe s’ka mbritur kurre ne shqiperi ti kete bere dokomentacion fals ne ndihme te miqeve.Ne piken 14 ku Ju i nderuar e akuzoni Meten se eshte i akuzuar nga trupi diplomatik,per largimin e 43 personave ne kerkim!Jeni i keq informuar se per sa pretendoni miqte kane ndihmuar per largimin e tyre.Dhe se fundi per piken 29,ku pretendoni se Almir Rapo eshte i kerkuari i SHBA !Mos na detyroni te qeshim pasi ky person eshte marre per tu derguar ne momentin e duhur ne shqiperi ndoshta per tu perdorur kundera opozitareve te sistemit te sotem ose me sakte kundershtareve te rregjimit fashist te drejtuar nga gangstere,hajdute,lavire rrugesh e deri ne agjente te zellshem te agjenturave te huaja.Se fundi me lejoni t’ju beje koomplimentet e radhes per lartesine e ketyre fakteve dhe po e mbyll duke therritur me te madhe “Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze” e viteve 90-2010.Pa ndihmen e kesaj miqesie ne nuk do te kishim as mafje ne pushtet ,as popull qe vuan per kushtet me elementare te jetes(drita ,uje e ajer),as njerez te vrare ne mes te diellit te cilet kerkonin ç’montimin e diktatures,as vjedhje votash por perkundrazi do te ishim si te gjithe popujt e tjere ne familjen Europiane e ndoshta me nje zhvillim shume me te avancuar duke pasur parasysh inteligjencen e ketij vendi,popullsine prej 3.5 milion e fale siperfaqes se vogen por problem madhe te vendit.

  11. Vlora says:

    eshte gjeja me e tmershme,,,,qe te jesh i pafuqishem,,,,,perball gjith ketyre fakteve.

  12. xhemal says:

    me keto qe lexova eshte te vesh duart ne koke po perse nuk denoncoheh keto raste mostruoze te tmerrme te frikeshme barbare jo vetem me nje artikull gazete si ky por ne tv ne te gjitha gazetat ne rruge ne drejtesi kudo cdo dite deri ne vajtjen perpara drejtesise nqs kane vajtur ne prokurori te detyrohet prokuroria te nis procesin nepermjet mekanizmave ligjore po opozita perse rri gojekycur atehere problemi eshte shume me serioze shoqeria e zhytur ne llum duhet nje force ta nxjerre nga bataku nje force qe del nga drita jo nga erresira e besoj qe ka ne shqiperi nje pjese e kesaj force je edhe ti gazetar qe denoncon por duhen bashkuar forcat per te mundur te keqen beteja do jete e gjate por me siguri forcat e erresires do munden pushteti i parase se piste do shkerrmoqet me siguri ne shqiperi do triumfoje e drejta ne shpresat duhet ti mbeshtesim tek rinia tek idete qe i sjellin popullit miresi drejtesi paqe dashuri unitet paqe sociale siguri shendet te mire ushqim te mire per te gjithe arsim publik te garantuar uje per te gjithe e administrimpublik te tij.drejtesi perte gjithe sllogani te gjithe te barabarte para ligjit te jete i realizuar ne praktike konkurrence aftesie kapaciteti ne pune ne prodhim administrim e kudo trasparence ne cdo qelize te jetes .ne shqiperi revolucioni demokratik eshte ne fillimet e tij me shume shkolle dije per te gjithe per ti pare pergatitur e realizuar endrrat tona te bukura poshe barbaret hajdutet vrasesit genjeshtaret zullumqaret idiotet matrapazet zuzaret zagaret servilet ekstremistet te pa ngopuritme pushtet e para e lavdi,frikacaket qaramanet u duken shume jo jane pak prandaj kam besim tek energjia vullneti rebelimi ndaj padrejtesise ndaj se keqes i nje shoqerie te tere

  13. Pena says:

    More,po nuk e kuptoj une,a jane popull gjithe ajo kope qe votoi per LSI-ne kesaj radhe ?! A mund te quhen njeres normale ata ? Po kryeidjoti yne qe na can prapanicen gjithe diten me dengla ndershmerie,i ka mxjerre nga goja keto fjale per kriminelin e provuar I.Meta,apo i ka nxjerre nga gjetke ?! E si mund te mbahen ne krye me te felliqurit e kesaj rrace ?Ku do veje ky vend e ky popull keshtu ? !

  14. skraparlliu qe nuk tradheton te Majten... says:

    ilir meta familjerisht sebashku me monika kryemadhin dhe disa biznesmene skraparllinje (bejne si trima por jane pula te lagura) jane ne pregatitjet e fundit per ikur, emigruar me miljona Euro a Dollar sa me larg ne Ameriken e Jugut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje