Astrit Kalaja i Kolegjit Zgjedhor dhe dhëndri i Kafazes

5 Korrik 2011, 21:46Blog TEMA

Nga Bledi Mane

Një nga lexuesit e shumtë të site-it www.tema.al ka postuar para disa ditësh një koment interesant rreth përzgjedhjes së gjykatësit Astrit Kalaja si relator i ankimimit të tretë të Partisë Socialiste pranë Kolegjit Zgjedhor. Po e riprodhoj komentin pa i hequr asgjë:

 

maldini thotë:

30 Qershor, 2011 më 2:51 pm

-Per te gjithe ata qe nuk e njohin Astrit Kalaja nuk eshte gjyqtar i plepave te Durresit, por eshte nje djale i qytetarise shkodrane dhe eshte nga te paktet gjyqtare qe nuk mund te perflitet per korrupsion. Ruaj konsideratat e mia per kohen qe kam punu me te.

 

Për mua ky koment i thjeshtë të lë pa fjalë. Unë nuk e njoh zotin Kalaja, unë ashtu si gjithë taksapaguesit dhe votuesit e këtij vendi sot do e ndjek me emocion vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Nuk e paragjykoj juristin Astrit deri në mbrëmje kur të merret dhe zbardhet vendimi mbi ankimimin, thjesht dua që të zgjohet i kthjellët, i qetë, të mos i hajë presionet e kujtdo krahu politik apo të ndërkombëtarëve qullacë të Tiranës, të diskutojë e vendosë me maturi dhe njëkohësisht të Ndalojë Përfundimisht Fermentimin e Mëtejshëm të Drejtësisë së Kalbur Shqiptare.

Astrit i dashur!

Unë që po të shkruaj jam një burgaxhi i regjur i post viteve ’90. Me dhjetëra e qindra herë më kanë arrestuar, burgosur, rrahur, dënuar, liruar, ridënuar, sjellë e risjellë nëpër dyert e gjykatave buzë Lanës së Tiranës me apo pa pranga në duar. Jam gjykuar nga dhjetëra gjyqtarë kolegë të tu korrektë, enveristë, halabakë, plepistë, nanoistë, monstruozë, abdibaletistë, profesionistë, kodoshë, salistë, magjistratë, mendjelehtë që nga Gjin Gjoni i famshëm i Mirditës me flokë të mbjella tip Donald Trump, nga Ritvan Hado i gjyqit gallatë të Gërdecit e deri tek kryetarja e Kasacionit Shpresa Beçaj. Unë e di si funksionon detyra juaj, i kam nuhatur ndërhyrjet dhe presionet mbi ju, di ku paguhet bakshishi për nderet që bëni, di nga kush keni frikë dhe kë evitoni. Ju keni luajtur me lirinë time dhe të shqiptarëve të tjerë të pambrojtur, siç luajnë mbesat e Doktorit me rërën e lagur buzë detit në Gjirin e Lalëzit. Më fal për vanitetin, jo vetëm unë, por opinioni publik e di sesi funksionon fabrika juaj e korrupsionit dhe standardeve të dyfishta. Të gjithë i dimë mëkatet&padrejtësitë tuaja, prandaj shumica e shqiptarëve të rinj me apo pa lekë në xhep kërkojnë në mënyrë këmbëngulëse të arsimohen dhe diplomohen juristë… s’ka rëndësi kostoja, të gjithë duan të bëhen si Gjin Gjoni, të cilin karriera e dështuar si agronom e ndihmoi të bëhet një nga gjykatësit më të pasur halabakë pavarësisht se niveli i tij intelektual dhe profesional është diçka më poshtë se niveli i maturantëve të gjimnazistëve nga Macuklla e Burrelit.

Komenti i atij lexuesit të Tema-s në hyrje të shkrimit tim sinqerisht më bën optimist dhe uroj që kësaj here të prodhohet paksa drejtësi brenda asaj godine afër Urës Otomane të Tabakëve.

Astrit i dashur, ti dhe kolegët e tu sot keni rastin të bëheni pjesë e historisë duke hapur një kapitull të ri të drejtësisë këtu. Besoj e ke lexuar në librat historikë të jurisprudencës? Gjatë shekullit XVII-të pikërisht në Anglinë e vitit 1694, kur Mbretëresha Meri vdiq, të gjithë gjykatësit shkuan në funeral të veshur me të zeza në shenjë hidhërimi. Por zija zgjati me vite jo vetëm në Angli, por edhe në kolonitë e tjera të saj kështu që gjykatësit ende shkonin në punë me rrobat e zeza. Monarkja Meri la pas një sistem drejtësie unik ku zbatimi i ligjit filloi të çlirohej nga privilegjet dhe korrupsioni që ne shqiptarët kemi establishuar këtu mes vedi tash e 20 vite të shkuara. Rrobat e zeza të gjykatësve anglezë nuk u hoqën më në shenjë hidhërimi për vdekjen e Mbretëreshës së tyre të hekurt dhe si një tregues ku kompromiset nuk do të kishin më vend në drejtësi. Ndaj edhe Bota e mori këtë traditë dhe gjykatës nga të gjithë kontinentet vishen në përgjithësi me Uniformën e Zezë Klasike, ndaj edhe ju Astrit sot përsëri do të visheni me të zeza.

Kurajo të nderuar gjykatës, bëni edhe ju të Pestë Histori, nisni kapitullin e ri, varrosni mbretërimin e korrupsionit dhe mësojani gjithë gjykatësve në hapësirën mbarëshqiptare leksionin e “SINE IUSTITIA”.

 

Kalendar historik:

-6 korrik 1775, Kongresi Amerikan lëshon “Deklaratën mbi shkaqet dhe domosdoshmërinë e marrjes së armëve”,

-6 korrik 1862,shkrimtari i famshëm Mark Twain nisi botimet e para në Virxhinia,

-6 korrik 1935, lindi lideri shpirtëror dhe udhëheqësi tibetian, laureat i çmimit Nobel Dalai Lama,

-6 korrik 1946, lindi ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush,

-6 korrik 1946, lindi aktori i famshëm hollivudian Sylvester Stallone,

-6 korrik 1946, stilisti francez Louis Reard dizajnoi rrobat e famshme të banjës Bikini,

-6 korrik 2011, Kolegji Zgjedhor kombëtar dha për herë të parë “Drejtësi” përgjatë 20 viteve të fundit mbushur me zullume dhe vjedhje para dhe pas proceseve elektorale në Shqipëri.

 

Informacion i rëndësishëm: Ai tipi përballë nesh që po pi kafe me Henri Çilin dhe Artur Zhejin ka vjedhur paratë e Rrugës së Kombit, ai aty që qesh pavullnetshëm i fali Detin Jon Greqisë sikur t’i kishte benevreket e Xhelalit, shikojeni me vëmendje atë fytyrë dhe mbajeni mend se ai vrau më 21 janar 2011, ai që hiqet si trim dhe kujton sikur ne ia kemi harruar mëkatet, ja ai aty është dhëndri i Kafazes.

 

*facebook.com/bledi.mane

38 komente në “Astrit Kalaja i Kolegjit Zgjedhor dhe dhëndri i Kafazes”

  1. robi says:

    O bledi,qeke i modh fare !

    1. loni says:

      Falenderimi eshte pak per ju gazetaret heronj te Temes!!!

      1. Frige says:

        Bravo TEMA.Mos ndrysho drejtim.Kush lexon gazeten TEMA krijon nje respekt per stafin e saj,Mos bini ne batakun e gazetes” koha jone”.

  2. Zani Burimi says:

    Po ku ke qene , o Bledi , se te pata shenjuar, mor djalosh! Ty te besoj, se je i vetmi nga njerezit qe accik i ke thene llafet, madje dhe kur faktet te kane goditur ty!
    Faleminderit, TEMA dhe juve qe e keni botuar, sepse me mire nuk flitet dhe argumentohet!

    1. Vlora says:

      bravo BLEDI….dhe TEMA

  3. ela says:

    FALEMINDERIT SHUME PER SHKRIMIN E GODITUR SAKTE BUKUR SI QYTETARE TIRANASE TE UROJ FATE DHE 6 KORIKU 2011 FITORE E MADHE DREJTESI DREJTESI TUNDE O ASTRIT KALAJA JEP DREJTESI …TE MBETESH FIGURE E KOMBIT NE HISTORI …SE ZDHEDHJET I PA DHE 5 VJECARI FITOI EDI RAMA ME 10 VOTA SE FSHIN DOTE EKRANI …NDAJ DREJTESI ASTRIT KALAJA ME FLETE SE PO VUAJME AKOMA 20 VJETE…

  4. bashkimi says:

    Tema je evetme gate qe thua te veteten dhe gjera te mira.

  5. bojana says:

    Shume kerkoni nga Astriti i shkrete, packa se njihet si ish instruktor rinie, qe “shndriti” ne drejtesi, duke kapur ate vend pune si gjyqtar me ndihmen e instruktorit tj te rinise xhafa….pastaj ky Astriti rri gjithe kohen me ca tipa te pd-se….zoti e ndihmofte Edi Ramen dhe popullin e Tiranes….

    1. tana says:

      Bojana, “instruktoret e rinise”, sic e shkruan ti, kane qene njerez shume te ndershem e aktiviste, si ne kohen e Lumturi Rexhes ashtu edhe te Mehmet Elezit apo te Lisien Beshkurtit. Bojana, te keshilloj t’ia ruash “bojen” vetes duke mos bere gabime te tilla duke shkruar se Astrit Kalaja paska “shndritur” ne drejtesi, duke kapur ate vend pune si gjyqtar me ndihmen e instruktorit te rinise xhafa.” Sa per dijeni “xhafa” qe permend ti ka qene Sekretar i Pare i Rinise se Tiranes dhe sot eshte nje nga politikanet me me integritet te Shqiperise. Cdo gjyqtar, si cdo nepunes tjeter, “shdrit” jo nga rrezet e te tjereve, por nga energjia dhe pastertia e mendjes e zemres se vet. Gjyqtari Astrit Kalaja sot ndodhet perpara proves me te veshtire te jetes se vet profesionale: urojme qe Zoti ta ndihmoje duke i dhene force zemres dhe drite mendjes se tij!

      1. bojana says:

        Bojana s’ka lidhje me “bojen” mi Tana…. (Eshte emri sllav i lumit Buna…) po cte them s’merrke vesh nga kjo pune…une shpjegova pse s’duhet te kemi pritshmeri te larte nga astriti dhe shoket e astritit, kaq.

  6. era says:

    BRAVO SHKRIMI I SAKTE DO BEHET SHQIPERIA NGA KETO TE VERTETA….

  7. bajram aga says:

    rrofsh o Bledi!sa bukur shkruan dhe sa bukur ja qendis dhendrit te Kafazes.por nuk e mora vesh ,eshte kafaz prej hekuri apo kafaz per zogj te rjepur.

  8. ermiri says:

    Shkrim shume i goditur,
    Vetem: “ja ai aty është dhëndri i Kafazes.”, s’e kuptoj.

  9. england says:

    Bravo Bledo si gjithmone ne shenje!
    jeta te ka bere te mos trembesh nga njerzit me pushtet,dhe pare
    Sa per shkrimin skam c’them,nje keshille nuk do rri pa ta bere
    mundohu te mos ja shohesh deren e studios emisionit te atij Arjan Canit
    atij qe e dredh si ato kurvat…

  10. Saranda2001 says:

    E perkryer,e folur me zemer ne dore,falerminderit per gjithcka shkruan…

  11. Ahmet Mziu says:

    A ta paska dha naj gram drog edi rama veresi qe pase dit me shkru kshtua. Po ta kujtoj nji thenje te Francezve juve zotri bledi: Shqiptart kur rrejn aq mir din te qendisin te pa vertetat ne shkrime apo kur gojarisht genjejn aq seriozisht flasin sa mete vertet sikur mosti dim qe jan te pa verteta 100% te detyrojn te ju besosh. Kurse kur e thon apo e shkruajn realitetin gjithmon te detyrojn qe mos tju besosh se aq thjesht e komentojn apo e thojn gojarisht duke qeshur. Edhe ti shum prefekto e paske komentu sikur te ishte keshtu sdot kishe dit kaq mir me rrejt.

    1. lola says:

      o shoku dhe ti po dite me fol pak me mire shqip do na beje nder ta kuptonim se cfare ke shkruajtur apo po flet me gjuhen e sali shpellarit se dhe ai smerret vesh se cfare keput ik ore merr nje abetare dhe meso te shkruash shqip cte duhet ty politika se ti i bike si kau peles kot me kot

    2. tg usa says:

      juve kosovaret mos nderhyni ne punet e shqiperise dhe te shqiptareve .jemi dy shtete fqinj te ruajme masen votuat per babe saliun me 8 maj mos u kruani me

    3. skela says:

      ….lexoje te pakte 10 here kete qe ke shkruar , se ndoshta kupton ndonje gje .
      Ti ke nevoje per perkthyes.

  12. Skender says:

    Keta burgaxhinjte e demokracise jane e ardhmja e kombit

  13. Rani says:

    Bledi mos ki shume besim te Astriti se edhe ate e ndryshon leku dhe frika, nuk e di po njerezit duhet ta dine se individet ndryshojne per mire apo per keq me kalimin e kohes ne varesi te mjedisit ku jetojne keshtu qe edhe Astriti yne i dashur nuk eshte prej “hekuri” qe te rrije i palekundur ne qendrimet e tij perballe Saliut dhe te tjereve. Me ato datat me duket ja paske futur kot e me kot, ça lidhje kane ato datat apo sa per te zbukuruar sfondin dhe per tu dukur modern se te theksosh daljen per here te pare te bikinit (breke plazhi) me duket sikur s’ka lidhje fare apo jo???????

  14. Arben Reformer says:

    Kolegji do te perserise zgjedhjet! Eshte vetem nje i marre qe synon te kunderten dhe te gjithe perkrahesit e tij qe e mbeshtesin kete synim. Une ve bast shtepine qe neser kolegji perserit zgjedhjet! Dhe ky eshte nje sukses i madh per Berishen! I heq fitoren Edi Rames! Te pretendosh me shume eshte si te pretendosh te kesh dashnore mbesen e dashnores tende!

    1. Mendimi says:

      Arben Reformer
      Keni te drejte se perseritja e zgjedhjeve do jet nje fitore e Berishes,rrembim klasik i fitores se zotit Rama, kjo qe po kerkojne socialistet eshte :ne fituam por ju lutem te provojme edhe nje here, Berisha qeshet me kete naivitet dhe mendone: sa te mjere, po qe 20 vite po ju rjep e vjedh , sa te jem gjalle do ta keni keshtu, zgjedhjet i fitoj un pa marr parasysh si votohet,por personalisht nuk mendoj se do kete perseritje zgjedhjesh, Berisha ka marre driten jeshile nga Brukseli qe me gjdo kusht ta fitoj Tiranen(jan anektoda ato se Brukseli po e braktis Berishen ,prapa perdeve ter kohen jane punuar skenaret me Konservativet Evropian) dhe ne fund ne nje diktature mos ve bast kurre asgje!!! Pershendetje.

  15. Gjorku says:

    Domethènè nesèr èshtè njè ditè e rèndèsishme. Aktori S.Stalone qè i fitoi tè gjitha betejat nèpèr filma mbush 65 vjeçè. Po ashtu 65 vjeç feston nesèt dhe Xh.W.Bush qè i fitoi dhe ai betejat, jo nè kinema por nè jetè. Le tè ju urojmè : Shumè Urime pèt You !…
    Atèherè nesèr i takon zotit Kalaja tè fitojè ( siç e thotè autori i shkrimit) mbi mbretèrinè e korupsionit.
    Shumè shkodranè pèrdornin njè ish basketbollist me emrin A; Kalaja si pikè takimi nè piacè.
    Qysh nesèr njè tjetèr A. Kalaja do tè jetè njè pikè referimi pèr tè matur drejtèsinè.
    Hajt pra se po takohna tek A.Kalaja.!

  16. dreamerdays says:

    Viti 2011 deri tani ka qene dhe do te jete si nje lakmues per kombin shqipetar. do tregoje se deri ne cfare mase ky komb mund ta pranoje te keqen si nje te mire dhe te miren si te keqe. A ka me valle shqipetare mbi dhe qe mund te sakrifikojne edhe jeten per kombin e tyre????

    1. Xhema nga Tirana says:

      Siç duket nuk kanë ngelur mbi tokë; heronj ! Po të kishin ngelur; do ta kishim marrë vesh nga zhurma ” BUM “.

      XHEMA !

  17. endri says:

    astrit kalaja do japi drejtesi kete tani e di dhe bufi Nuk doli kot nga burgu emiljano shullazi per ti ber prap presion ps

  18. Brazili says:

    Sot do jepet vendimi se sa bejne 1+1,qe dihet qe bejne 2.Por “gjykates” Astriti,do ta nxjerri 22.Kete do ta shohim sot,dhe te jeni te sigurte per kete.Fatkeqesisht,disa njerez,duke perfshire edhe Edi Ramen,kane nje iluzion ne tru,qe mund te jipet ndonje vendim i drejte,por jo,mos u gaboni,ne nuk jemi as Angli,France,Suedi Danimarke,biles as Maqedoni,e Ballkan (perjashto Kosoven) bashke,per sa i perket zgjedhjeve te lira ,sistemit gjyqesor,d.m.th,sistemit demokratik qe pretendojme prej vitesh qe te ndertojme(Sala thote qe e kemi ndertuar,prej kohesh).Shqiperine eshte e pamundur ta listosh perkrah vendeve Europiane dhe shume vendeve te botes,ku zgjedhjet behen normale,pa vjedhje,manipulime,inskenime etj.Keto gjera qe ndodhin ketu,jane unikale ne bote. Te fundit kemi qene dhe te fundit do te mbetemi,me vjen shume keq per ne,por shtet ne nuk dime te bejme,ne dime te bejme vetem vetem pushtet,historikisht.

  19. 21Janari says:

    Ai qe ri aty vertet eshte dhendri i Kafazes, por qe e meriton te behet edhe “çuni i kafazit (burgut)”.

  20. imigranti says:

    zgjedhjet drejtesish jane fituar nga Rama me 10 vota plus qe u pane nga gjithe bota, po te ndodhe keshtu drejtesia fiton ne Shqiperi e mund te shpresojme se diça po ndryshon,Basha eshte i humburi real i ketyre zgjedhjeve po qe se e nzjerin fitues do te thote dikush eshte kollitur shume shume fort,dhe kjo eshte e keqja me e vogel po te marim parasysh shpenzimet e medha ne para per riberjen e zgjedhjeve,

  21. Savo Dukati! says:

    Edi nuk është kaq i pa trainuar sa të mos e dij fundin e gjykimit të Tiranëve, por ai ndjek të gjitha hallkat ligjore, me qëllim që Sali Berisha dhe ata që e mbështetin të marrin përgjegjësin e pasojave që do të sjellë përplasja e madhe në mbrojtje të demokracis. Në të kundërt jemi para tradhëtisë së dy fishtë dhe ne si popull duhet ta fillojmë nga e para ç,lirimin e Shqipëris nga ky oqean pisllëku.

  22. Devolliu says:

    Të lumtë o Bledi Mane.
    Bukur e ke vizatuar dhëndrin e Kafazes apo dhëndrin e Vefa-Holding, i cili i vodhi paret e Shqiptarëve e i transferoi në Hollandë.
    Tani ky kusar i qindra miliona eurove të vjedhura në Rrugën e Vjedhjes së Madhe të Kombit, ky tradhtar që firmosi faljen e detit tonë grekut, ky kriminel vrasës i protestuesve të 21 janarit, ky robot i Saliut që qesh me idiotësinë e vet, kërkon të vjedhë edhe Bashkinë e Tiranës.

  23. timmy says:

    Dhenderrin e Kafazes do ta shihni neser,pastaj mlidhni te gjitha keto komente zijini mire e pijani lengun.

  24. LORA says:

    Edhe mua me beri pershtypje komenti,para nje jave, i nje komentuesi per Astrit Kalane.Ishte hera e pare qe shihja nje vleresim per gardianet e zbatimit te ligjit;uroj qe sot t’a besoj kete vleresim si te vertete.Adresimi qe Bledi Mane i ben zotit Astrit dhe kolegeve te tij dhe thirrja e tij per vendimarrje te drejte juridikisht, moralisht e kombetarisht me jep shprese se etja per drejtesi buron si nevoje per frymemarrje tek cdo individ me nje minimum te limituar morali dhe respekti per shtetin e se drejtes.
    Cilesia e ketij adresimi e tejakalon, edhe me tej, elegancen e atij drejtuar Topallit,sepse bart pergjegjshmeri civile e civike.Keto dy shkrime te Bledi Manes me bejne te besoj se kaosin e programuar antikombetar te 20 vjetve nuk e pranojne t’a kaperdijne shumica e shqiptareve e jo me ta quajne demokraci.

  25. Nina says:

    Bravo Tema, sikur je futur në trutë e mija e lexon aty. Dhëndri i Kafazes e ka të shtruar rrugën Bledi e s’ka çi bën as Astriti e as “unë e ti”

  26. Bleart says:

    Ky kalaja sot duhet te jete njeriu me i lumtur ne bote se shpetoi nga pesha qe kishte. Jam mese e sigurt qe ata 8 gjyqtare do kishin preferuar te ishin barinj delesh(ai i nderuari tom mezi fliste) vetem mos te ishin ne keto pozita sot. Duhet ti mbushin mendjen shqiptareve e botes qe 1+1 bejne 93 se keshtu ka thene kryebariu sali. Sa per kosovaret e dashur te forumit para se te vini me na dhene mend ne shtepine tone merruni me hajnit e juaj se keni plot. Kete qe bete me 8 maj me votat per plehren hajdutin vrasesin lulzim enver berishen eshte nje ‘nder’ qe tirana sdo jua harroj kurre.

  27. Mentor Lame says:

    Gazetari qe ti sherbei shendet te demokracise duhet te jete
    gjithon ne opozit me qeverin duke i goditur te metet.Ne Shqiperi ndryshon, me te shumtet e gazetarve jane servila e sahan lepires te shtetit,jane te shkolles se merruhumit Enver Hoxha dhe Ramiz Alija,vazhdimesija e gazetarve te diktatures qe i thurin hymne diktatorve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje