Dje në bankën e gjykimit të Kolegjit Zgjedhor ishte “vota e lirë”, ishte vota ime, tëndja, e Presidentit të Republikës, e 250 mijë qytetarëve të Tiranës, ishte vota e lirë e të gjithë shqiptarëve dhe në vend të drejtësisë për votën Kolegji zgjodhi audiencën me autorin e krimit elektoral që ndoshta kishte paguar për ta ridënuar përsëri votën e lirë.
Dje Sashenka e Kolegjit na dënoi të gjithëve me burg, njëlloj siç ka dënuar qindra të pandehur që nuk kanë pasur mundësi ta blejnë lirinë e tyre në një vend si ky i joni ku gjithçka shitet e blihet.
Ne u dënuam se nuk pranuam ta njollosim lirinë tonë, ne u dënuam se nuk dëshironim ta këmbenim lirinë e votës tonë me një krim tjetër më të rëndë se sa ai që kreu Ristani me shokë edhe pse këtë e kërkonte Sashenka dhe e dëshironin ata që rrinë pas saj: ne u dënuam se nuk mund të bënim pazar me votën e lirë prandaj sot me vendimin që dha Sashenka jemi më të lirë se kurrë; ne jemi të fituarit e mëdhenj të kësaj beteje ligjore edhe pse ata që u bashkuan me Sashenkën mendojnë se na kanë mbyllur përjetësisht në kutitë e shqyera të KQZ.
Sa më i madh të jetë shtrëngimi, aq më e madhe është dëshira për liri –thotë Sartri ndaj ne dje edhe pse shtrenjtë, fituam të drejtën për të vazhduar luftën tonë të përbashkët dhe të pandërprerë për lirinë e votës.
Nëse Sashenka ka menduar dje se ka gjykuar thjesht një karrige të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe jo votën e lirë apo lirinë e votës tonë, ka gabuar rëndë cilido të jetë trofeu që ka marrë si shpërblim nga armiqtë e votës së lirë.
Nëse Sashenka ka menduar të dënojë votën tonë të lirë, dje ajo dhe ata kanë dënuar përgjithnjë lirinë e tyre me damkën e turpit të historisë; dje ajo dhe ata kanë dënuar përgjithnjë votën e tyre e cila kurrë nuk ka për tu hedhur bashkë me votat tona në kutitë e lirisë që ne të gjithë bashkë do t’i çlirojmë një ditë nga kthetrat e një pushteti të vjedhur.
Unë, 250 mijë qytetarët e Tiranës dhe miliona shqiptarë të ndershëm që e duam demokracinë dhe lirinë tonë si besimin tek Zoti ndoshta jemi me fat që vota jonë nuk u damkos nga pazari i ndyrë i atyre orëve të turpit që shoqëruan vendimin e Sashenkës nëpër zyrat e pushtetit deri në shpalljen e tij .
Ora 10 e datës 8 korrik 2011 do të mbahet mend gjatë në kujtesën e lirisë së shqiptarëve si ora kur sistemi demokratik u godit në zemrën e vet, tek vota e lirë, por fatmirësisht nuk e rrëzuan dot për tokë.
Vota e lirë dje ka dalë më të fortë nga ajo sallë gjyqi edhe pse Sashenka kujtoi se e goditi fort, por grushtet e saj nuk bëjnë më dëm sepse janë grushtet e një njeriu shoqet e të cilës janë në azil ose duke bërë thashetheme në lulishten e lagjes.
Vota e lirë dje fitoi edhe pse Sashenka mendoi se e burgosi; dje edhe ne fanatikët e votës së lirë fituam ringritjen tonë sepse prekëm fundin e padrejtësisë; ne dje fituam sepse përdhosjen e votës së lirë nuk e mbulon dot dy gishta letër e firmosur nga Sashenka me vulë gjykate kur të gjithë janë ngritur dhe kërkojnë lirinë e tyre.
Dje Sashenka theu përkohësisht akrepat e lirisë së Tiranës por jo zemrekun e saj; Tirana dhe Shqipëria do të ringrihen më të zonja se ç’janë nga forca e lirisë së votës për të cilën na duhet të luftojmë kudo dhe kundër të gjithëve edhe kundër atyre të huajve që në emër të stabilitetit fallso fërkojnë duart sa herë që pushteti dënon votën e lirë të shqiptarëve për të cilën është derdhur gjak 50 vjet me radhë dhe plagët nuk po shërohen akoma.
Burgosja nuk ka më vend tek vota e lirë e shqiptarëve sepse këtë e provoi edhe Enver Hoxha; taborri i pushtetit të votave të vjedhura ku bën pjesë edhe Sashenka nuk besoj se janë aq naivë sa të mos e kuptojnë vendimin e djeshëm si vendim lirie për të gjithë ata që punojnë e luftojnë për votën e lirë në rast se besojnë ndryshe ai nuk është gjë tjetër veçse vendimi me të cilin ata kanë burgosur vetveten. Koha do të jetë dëshmitari i drejtësisë së kauzës tonë të madhe.
Nuk po e lexoj dot kete shkrim, sepse nuk dua qe permes tij te shoh krimin dhe neperkembjen qe keta gjyqtare i kane bere drejtesise, shqiptareve dhe vete Shqiperise. Sigurisht, eshte heret per te kuptuar ate gabim te madh, te pakorrigjueshem qe i kane bere shqiptareve dhe vetes se tyre dhe familjeve te tyre. Tani jane me gezimin e shperblimit (nga 1.000.000 euro dhe nga nje apartament secili), te pakten keshtu flitet ne mjediset gjyqesore dhe ne ate te bashkimit Evropian te Z. Sequi), por mbas kesaj do te filloje brerja e ndergjegjes. Njerezit, tani per tani do i shohin me frike, sepse kane frike vete nga shteti, por kur ky shtet te mos jete me shtet (kur Sali Berisha dhe kollovari i tij Lul Basha) te mos jene keta qe jane sot, atehere fillon perbuzja, neperkembja, fillon hakemarrja dhe ketyer qyqareve nuk u mbetet gje tjeter vecse te kerkojne strehim politik ne Amerike (dhe kete gje jam i sigurt se Z. Arvizu ua ka premtuar), ose te varin veten sikurse beri Juda qe tradhetoi Jezus Krishtin. Zoti qofte me ta, se e dinin se cfare po benin! Meshire per ta dhe per femijet e tyre! Nese kane femije, tani e tutje, jeta e tyre nuk eshte e sigurt. Nje dite do te lajne mekatet e prinderve te tyre!
Ne se ata kane marre nga 1Milion Euro dhe ap. ne Tirane dhe kjo nuk zbulohet une deklaroj deshtimin e demokracise ne Shqiperi!!!!!!Nje demokraci e tille eshte 100 here me e ndyre se diktatura e Enver Hoxhes.A sikter mos e shani me kohen e Enver Hoxhes, se ne se atehere kishte nja 300 horra tani i takon qe te jene bere 300 mije horra!
Me kete vendim, KQZ i hodhi BENZINE gjithe vendit! a ka nje njeri ME SHKREPESE ne dore per shkendijen e pare? Keni per ta pare si do iki Luli! e Meta me Nanon!!!
duhet nje spastrim rrenjesor! mjere vendi, njerezit, jeta!!!
Ti zullumqare,ti mekatare,ti kriminele,vrasese e votes se lire te qytetareve,ti mash keqberese,ne duart berishjane,do kujtohesh si ledi makbethi shqipetar ne kohe te koherave.firma jote ne ate vendim fam keq,do kujtohet si fermani i satrapeve te dikurshem,qe vulosnin vdekjen e te lireve.ti mendove se vrave voten e lire,por ke vrare veten,per jete te jeteve.fantazma e ketij vendimi,do te rrije mbi koke si vdekje,do te te nxjerre gjumim,do te te prish ekulibrin[ne se ne subkoshjence ka mbetur ndonje gje njerzore].dhe dije mire se hakmarrja popullore nuk do te vonoje,shpagimi,per kete krim do te vije dhe ti athere nuk do ti gezohesh,as 1.000.000,e as apartamentit. po pasardhesve te tu cdo tu thuash o zullumqare.
Nje shkrim filozofik i jashtzakonshem i ulur ne realitetin absurd shqiptar. Te gjykoje Sashenka voten e lire te shqiptareve kur per 50 vjet ka denuar njerez ne emer te Enver Hoxhes per voten e lire ? Turp ,turp.Urime z.Manja dhe mos e tradheto gazeten Tema.
o plake e ndyre
gjykata ne itali denoi me 560 milion euro ndermarrjen e berluskonit njerium me te pasur te italise me pushtet ,kryetar i qeverise qe ka shumicen ne parlament e senat qe ka dominuar politiken italiane ne keto 20 vitet e fundit.e them me bindje se ketu pushtetet jane te ndara e drejtesia eshte pushteti me i besusem rreth 80 perqind e italianeve besojne tek drejtesia reth 85 perqind e ceshtjeve te gjykuara midis punedheneseve e punetoteve kane fituar keta te fundit edhe ne vendet europiane ka korrupsion por ai luftohet me instrumenta efikas pushtetet kontrollohen nga njeri tjetri ndersa as diskutohet ceshtja e votes edhe nqs tentohet per ta deformuar drejtesia eshte vigjilente ne shqiperi nuk mund te flitet per shtet te se drejtes nqs nuk zgjidhet ceshtja e votes se lire prandaj tere forca progresiste shtypi mediat shoqeria civile organizatat jo qeveritare duhet te flasin cdo dite cdo ore me cdo shqipetar per rendesine e kesaj beteje te veshtire kunder fotcave te erresires kjo do jete nje beteje e gjate mendoj une sepse ne shqiperi eshte ne krye nje rregjim rrepresiv i eger qe arrin edhe te vrase gjerat themelore liria e fjales e votes e prones sigurine e individit sigurine publike e kombetare ,shendetin arsimin te gjithe qytetaret duhet te kuptojne se nqs ne nuk i themi rregjimit ik ai nuk luan nga vendi bile e shton shtypjen ne nuk duhet te genjehemi nga propoganda boshe me shprese te mire ,pershendetje
Kaq shumë para, kaq shumë e pasur arnautistani. Kaq qelbësirë drejtësia jonë. Kanë hak se as një gjzkatës nuk u ekzekutua në vitin 1997. KJO ËSHTË TAKTIK E MAFJES, VRA O POPULL VETEN DHE MBRO KRIMINELËT.
e lexova shkrimin bravo te qofte zoti ulsi …..Kusaria do te marr fund nje dite ,populli do te clirohet nga vota e lire dhe e vetmja shprese eshte kur edi rama te jete kryeministri i votes se lire
Pse çfare prisnit juve nga Sashenka,emer ky qe te kujton Rusine,armikun e madh te Kombit tone,me siguri ka qene bije e nje komunisti se ato i kane vene femijeve emrat ruse.Une nuk e njoh por e dalloj nga emri. Astrit Kalaja eshte i nipi i Bilal Parruces,sekretare i pare ne Shoder, qe ka dridhe Shkodren,ai ishte dora vete qe prishi Kisha e Xhamija ne Shkoder,cfare te presim nga i nipi.Keto jane kolonat e zgjedhura nga saliu.Eshte ish sigurimi i shtetit qe sot ka gjithcka ne dore.Jane po ato qe perdhunuan dhe pushkatuan njerez te ndershem e te ditur sepse nuk deshironin opozite.Te me falin komunistet e ndershem sepse edhe atehere si sot ka pasur anetare partie njerez te mire dhe te keqinj.
Mos harroni se jemi kthyer ne diktature,e vetem Zoti e din se kur do te mbarojne vuajtjet e ketij populli.
Te bashkohemi me nje ideal te vetem Shqiperine e mos ti leme femijet tone ne hallet qe kaluam ne dhe prinderit tone.
Diktatura eshte rreziku me i madh qe mund te kete nje popull e nje komb.
C’janë gjithe keto lot e per hajdutin , antishqiptarin e rrezikshem, turbulluesin , prisheshin e qetsise vllahun e keq Edvin Rama. Nuk mjaftuan 12 vjet shkaterrim me betonime të ngjashme me piramidat.
kur qenka gjalle edhe ky kelyshi i komunisteve qe i ka lepire b….. sashenkes o ulsi do te behesh kryeprokuror se nuk te dalin parate qe bere ne shkoder??????