Si fillim do doja që të sqaroja lexuesin se me “buburrec i Shëndetësisë” etiketoj ministrin tonë të Shëndetësisë, Petrit Vasilin, njëkohësisht dhe zyrtar i LSI-së, që po shijon bashkëqeverisjen me PD-në që prej vitit 2009. Nuk gjej dot epitet më të përshtatshëm për këtë ministër dhe këtë epitet e kam vërtitur në kokën time për së paku tre net të tmerrshme që kam kaluar në një nga spitalet për të cilët kujdeset ministria e zotit Vasili, ku përveç të tjerave buburrecët kishin ngritur shtëpinë e tyre në pavionin e reanimacionit e në sallën e operacioneve. Duke i qëndruar pranë tim eti pas një operacioni arrita të ndjej e të përjetoj si qindra e mijëra qytetarë shqiptarë kushtet skandaloze të spitaleve shqiptare, ku dukej sheshin që nuk është vënë dorë që prej kohës së komunizmit. Konkretisht po flas për spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, por jam e sigurt e me keqardhje pranoj se niveli i kushteve në çdo spital të vendit duke nisur që nga Tirana janë njësoj. Si gazetare do të duhej të bëja një investigim të gjatë për të zbuluar nëse ishin dhënë ndonjëherë fonde për restaurimin e këtij spitali e nëse po, ku kishin përfunduar këto fonde, e të merrja zotin Vasili në intervistë që të më sqaronte për gjendjen e spitaleve sot në vend. E meqë kjo është një punë që kërkon kohë e në fund të fundit çfarëdo korrupsioni që të nxirrte në shesh asgjë s’do të ndryshonte, siç ndodh rëndom, po mjaftohem së pari me opinionin tim qytetar për këtë çështje. Të dimë që kemi në krye të një prej dikastereve jetike në vend, një ministër, i cili ka zgjedhur të bëjë politikanin e jo mjekun për çfarë është dhe diplomuar, që ka aq vite që qëndron në atë karrige si pjesë e 20-përqindshit të ndarjes së pushtetit dhe jo si pjesë e ndonjë platforme për sistemin shëndetësor në vend. Apatia e zotit “Buburrec” nuk çudit askënd nëse do ta shohim në këtë prizëm, aq më keq kur e dimë të gjithë që kryeministri Berisha e ka përdorur këtë ministri aq të rëndësishme për të kënaqur aleatët e tij në çdo kohë e pa kurrfarë droje, ashtu siç bën dhe me ministrinë e Ekonomisë e ndonjë tjetër. A thua se shëndeti dhe paratë e shqiptarëve të ishin një mall pa vlerë më te cilët mund të bësh tregti kur të duash e me këdo. Ndërkohë që çdo ditë mediat janë mbushur me lajme se në spitale s’ka barna, se në spitale s’ka aparatura, s’ka kushtet minimale higjienike të trajtimit të një të sëmuri, ministër “Buburreci” shqetësohet të flasë në media vetëm kur shfaqet ndonjë virus në Gjermani apo kur ka ndonjë takim me personalitete ndërkombëtare të fushës. Aq më keq shfaqet si favorizues i firmave të veçanta në tenderat për furnizimin me ilaçe të spitaleve, apo kur për tu kuruar vetë zgjodhi një spital privat në vend të atyre shtetërorë, për përmirësimin e kushteve të të cilëve ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse sot mllefi im qytetar kishte një emër, atë të Petrit Vasilit, nga ana tjetër un e di shumë mirë se përgjegjësi nuk është ai, ai më shumë duket si një kukull a si një njeri i marrë peng që mendon vetëm të fusë në CV që ka qenë aq vite ministër, e jo se çfarë ka bërë si ministër, problemi është më i madh se aq. Problemi qëndron tek prioriteti i qeverisjes dhe Shëndetësia nuk është një prioritet përveçse kur bëhet fushatë në emër të saj. E këtë gjë s’duhet ta tolerojmë në pafundësi ne, populli më i varfër në Evropë, që paguajmë kontribute shëndetësore të rregullta, por nuk marrim as edhe një herë shërbimin më të vogël falas në spitalet tona. Ashtu si buburrecat në ambientet spitalore na tregon fytyrën e vërtetë të kushteve sistemit shëndetësor në vend, buburrecat si Petrit Vasili na tregojnë fytyrën e vërtetë të pushtetit.
Gazetare e dashur ti paske munges te theksuar fjalori,buburrec esht sh pak per nje mi halesh si ministri i dashur. Ky krimb i ndyr i ka lene ne pike te hallit spitalet e me del e mburret ne tv. Mjeket jane plehra qe po spagove ste shohin me sy dhe spitalet minimalisht te shpifin kolere me mure me myk e ere te qelbet. Nuk dua te harroj pedagoget e mi te dashur qe te vene nota po pate mik ose po flete me to,le pastaj specializimet qe u jepen vetem analfabeteve qe skan kap liber me dore per 6 vjet. Here tjeter kur te besh artikuj zgjero fjalorin,dhe mbi te gjitha mos iu rafte me ardhe ne doren e tyre se veshtir se del gjalle.
Se pari falenderoj gazetaren Blerina Gjoka, per shkrimin real, qe prek plaget e ketij vendi; te lumte keshtu vazhdoni nxirrjuani bojen, demaskojini deri ne fund kriminelet ordinere qe kane vjedhur pushtetin ketu tek ne, vetem keshtu do te ndegjegjesohen njerezit dhe t’i vene flaken ketyre buburrecace te ndyre.
Se dyti jam plotesisht me ty Ada!
Ky shkrim per gjendjen ku eshte shendetesia shqiptare eshte nje perkedhelje.Po te pyesesh zemren time”ah qe nuk kam nje grusht te fuqishem…”Nuk kuptoj si mund te kesh kaq urrejtje per ata qe duhet te kujdesen per jeten?Po ske çben ,keshtu eshte ndertusr Shqiperia jone .Se prapi.Kriminelet e bardhe e shikojne pacientin jo si njeri qe vuan,por si nje mundesi per ta vjedhur edhe te vdekur mundesisht.K R I M I N E L E.
Zonjushe Gjoka!
E mbeshtes plotesisht shkrimin tuaj. Vetem se ju perqendroheni tek buburreci i vogel, tek Z. Petrit Vasili duke lene mbas dore buburrecin e madh, Z. Berisha, jo vetem si kryeminister i ketij vendi, por si mjek me shume. Si mendoni ju, nuk kane patur mundesi qeverite e te dy paleve, por ne vecanti kjo e PD dhe LSI qe te benin dicka per mjekesine, per sherbimin mjeksor, per permiresimin e kushteve ne spitale, per trajtimin e te semureve? Dhe ju do te pergjigjeshit “Po, sigurisht qe po!” Atehere, perse nuk kane marre asnje mase, por rregullojne dhe lejojne hapjen e spitaleve private ku jane vete aksionere si Znj. Argita Berisha me spitalet turke e amerikne, pervec te tjerave qe populli i di. Kjo shpjegohet keshtu: Se kjryeministri e urren popullin shqiptar! Ai nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine dhe shiptaret, se po te kishte nje lidhje sado te vogel shqiptaret nuk do te ishin ne kete gjendje qe jane tani, nuk do te vriteshin dhe digjeshin si ata ne Gerdec, se nuk do te vriteshin si ata me 21 janar, 2011, Shqiperia nuk do te plackitej dhe vidhej si po plackitet dhe po vidhet nga familja Berisha dhe pushtetaret e PD, se Shqiperia nuk do te shitej apop falej si p.sh. falja e Detit Jon nga qeveria e Berishes, e shume e shume gjera te tjera. Ai e ka lene keshtu mjeksine qe njerezit t’i kthejne syte nga qeveria, t’ia kene nevojen dhe t’i luten asaj qe spitalet te kene carcafe dhe ilace per te semuret. Keto nevoja nuk do te plotesohen kurre, per aq kohe sa do te jete ne krye te Shqiperise ky kryeminister vjedhes, vrases dhe mashtrues.
Ju keshilloj te hyni ne ndonje banje spitali (kudo qofte ai) dhe do te shihni nje fuci me uje ne nje cep, dhe po te futeni ne tualet do te shihni disa “buburrece petrit vasile” me ngjyra dhe moshe te ndryshme, te bere mullare-mullare…Keto jane sptalet e shumices se shqiptareve, se per vete shkojne ose jashte ose tek privati.
Edhe ngjan si buburec, ku te paska vajt syri ?
Zonja gazetare me nje reflektim te dyte mendoj se bubureci nuk e meriton nje ofendim te tille ta krahasosh me kete personin, te lutem shikoje pak ne foto buburecin sa i bukur eshte , mu si yll duket.
Ke qef ta shikosh, shiko pak kete te dytin ? Mund ta quaje psh karkalec ose brumbull ose fundja lakuriq nate, por kursesi jo buburec ?
me te vertet njeri kot zorranike ka vene sali pinguini njeres qe sdine as te punojne vetem hane e dhjesin izente haku i popullit se ka arritur ku smban me populli do i shtypi si krimba
Me vjen keq zonja apo zonjushe Gjoka, po c’pune ka Petrit Vasili me buburrecat e spitalit apo shtepive te Matit, krahine tashme e bere e famshme ne Europe e Amerike nga raporti i Dick Martit? Ata buburrece duhet te kene ardhur nga Beogradi, me ftese te Ilir Metes, per transplant organesh. Petrit Vasili, te cilit ti i thua “Buburrec” eshte bere tashme “Milioner”, i specializuar ne Klinikat e njohura teTenderave te Miliardereve Prof. Dr. Sali Berisha dhe Mjeshtrit te Madh Ilir Meta.
ca buburreci thua moj vajze, ai ngjan si bizhdollan ose gumen, si i themi andej nga vlora. ose thuaji po deshe edhe mize kali, i mban te gjitha ai. lusni zotin te keni shendetin ne rregull se po u ra per pjese te zini spitalin, do patakseni. edhe stallat e bagetive jane me te pastra.
Kam qene pak kohe ne LSI, dhe ika se pashe nje Parti kioske biznesi te nje cifti provincialesh te zbritur ne qytet, Tirane ne kohen e PPSH nepermjet prinderve te tyre sherbetore te devotshem te rregjimit te PPSH. Kjo Parti/içkë gjoja e Majte e moderuar per Integrim eshte Partia Nr. 2 me hajdutja dhe me kriminalja ne Shqiperi, a desh harrova Nr. 1 eshte Partia e familjes Berisha, PD_ja, qe e kane ndare sasine e vjedhjeve 80%-PD dhe 20%-LSI, ku hyn edhe Petrit Vasili. Por, mos harroni edhe borderot e tenderat apo edhe koncesione qe i jepen Nanoisteve dhe keta te fundit ja dergojne ne te thate a ne te njome perqindjet e majme ne Viene-Austri, se i duhen per pije-alkolike. dreka e darka pompoze, por edhe per ne kazino per bixhoz. Kjo eshte panorama e sotme e pushtetit Mafioz nga me hajdutet e me kriminalet ne Rajonin e Ballkanit e me gjere, sa ka krahasime me disa vende te Afrikes-Qendrore dhe Amerikes-Latine. Cfare MUT Populli jemi qe nuk ngrihemi perseri per te shporrur nga rrenjet kete rregjim totalitar, diktatorial, mafioz, Cfare presim akoma te na pine gjakun e te na groposin ka mbetur.
pse ju mendoni se mjeket ne spitale shteterore kudo ne Shqiperi jane te lumtur qe punojne mes buburecave,plehrave,pisllekut? Qe blejne me leket e tyre sapun per duart, detergjent apo boje per te lyer muret apo reflektor per tu ngrohur ne dimer?!po kuptohet sa me te pakenaqur me kushtet ne shtet aq me me shume pushtetaret i cojne drejt privatit ku nuk i jep me 1000leke doktorit po harxhon qindra mijera…