Dikush po mbjell At!

7 Korrik 2011, 21:17Blog TEMA

Nga Daniel GÀZULLI

 

Përgjigje e vërtetë letrës imagjinare të At Gjergj Fishtës

 

Si na ke mësue kur ishe në mes nesh, e si vijon të na mësojsh përherë me veprat Tueja që i gjetëm rishtas nëpër rrënoja, ma së pari na nuk do të dëshpërohemi. A nuk ishe Ti që na pate thanë gati një shekull ma parë: “Me u disprue asht mëkat”?

Të kanë thanë ata që kanë ardhë tek të shumtit se janë tha lisat e po harbojnë shkurret. I shembem vërtetë shumë lisa hijerandë At, se dikujt i banin hije. Po ti e di, këto troje kanë pasë lisa gjithmonë, lisa që nuk u janë dhanë stuhive, as atyne që erdhën nga shkretina arabe, as atyne që erdhën nga stepat ruse. E lisa do të ketë përherë këtu. Askush nuk i shemb dot ata lisa që na lanë Shqipninë, prej Gjergj Kastriotit, tek Ibrahim Rugova, edhe pse të shumtë janë zvarranikët që u sillen përreth, edhe pse duen t’na i lanë lisat në dritën e hanës e t’na u heqin diellin. Po ky asht vendi i diellit, kot e kanë. Ja, nuk do të jetë e largët dita që do t’i presim shkurret, do t’i çlirojmë lisat e moçëm prej tyne e lisa të ri do të lëshojnë përsëri shtat. Dikush po mbjell, At.

Nuk thahet, jo, ai lis ku asht shkrue emni Yt, At Gjergj, pse, si na thoje Ti këtu e 102 vjet ma parë:

 

“Kanë me u rritë lisat, përse sopata as reja

S’e prekin landën, ku asht gëdhendë ai emën”.

 

Të paskën thanë edhe se ka shqiptarë, për faqen e zezë tonën, që po venë gojë deri edhe mbi Gjergj Kastriotin. Ashtu asht vërtetë, po vetëm gjuhën kanë shqip, janë muhaxhirë. E kujton si pat thanë ai miku Yt, Faik bej Konica:

“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”. ….. Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” Kështu thonte gjithë zemratë miku Yt Faik bej, po nuk do të jetë e largët dita, Ati im, që këta “muhaxhirë”, ose do t’i bajmë “suz”, ose atje do të thyejnë qafen, tej në shkretinat e Arabisë, se këtij i thonë Vendi i Shqiponjave, jo i zvarranikëve. Po kemi atje nalt, si të kanë thanë të ardhunit tek të shumtit, “ata të patenzonët e djeshëm që po e bajnë Shqipninë prap sallahane”; pse kanë ngelë përsëri “të patenzonë”, sot e kësaj dite. E nuk asht çudi që shumë prej tyne të jenë “muhaxhirë”, se ndrysh nuk do të silleshin kështu me “Mëmëdhenë”  e Naimit tonë. Ke qenë Nënkryetar i Parlamentit, nuk ka si të mos e mbajsh mend, kur bubullinte Mit’hat Frashëri: “E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri,që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët.

Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

Qenka ma e lehtë të ndrrojnë malet, se njerëzit.

Të vështirë do ta kemi t’u presim thojtë atyne që, hip e zbrit, po përsëri të njëjtit “të patenzonë”, At i shtrejtë. Shumë të vështirë. Ata, po, ata po e ligun trupin e Shqipnisë, sa brijtë po i dalin. Janë disa shtetarë ngjyrash gjithfarë, që i ndrrojnë sa herë ua do punë, si kamaleonët, po vesin e të zhvatunit nuk e harrojnë. Se të vërtetën të kanë thanë, janë vetë ligji e vetë Maliqi. Në na mësofsh si t’ua bajmë hallin këtyne malukatëve, një vepër tjetër të madhe do t’i lije Atdheut, se nuk po u gjendet derman.

Këto dit këtu ka edhe një marak të madh: si do të deklarohen shqiptarët në regjistrime: grekë, turq, apo çinimaçinë. Unë nuk ua kam marakun, At i ndritun. Në u deklarofshin çka nuk janë për pak dollarë, mbrapa diellit shkofshin, e ç’na duhen shqiptarët pa shqiptarizëm!?

Shumë e kanë këndue letrën tande këtu, At Gjergj. Një mik imi, që nga Piluri i Himarës, më shkruen gjithë marak, si do të të përgjigjem, a do të më bajë zemra të të prish qetësinë edhe atje ku je, në Parajsën e amshueme.  Se, më shkruen miku im, nuk asht e lehtë të merren vesht një i pavdekshëm siç je Ti, At i ndritun, me një të gjallë siç jam unë. I thashë, të mos shqetësohej: At Gjergji, i gjallë në mes të gjallëve, apo i pavdekshëm në mes të të vdekunëve, një marak ka pasë e një marak ka edhe atje: Marakun e Atdheut. Do të qajmë hall me Të e t’i dëgjojmë fjalën e urtë.  Sepse jam i sigurtë që, edhe pse në jetë të amshueme:

 

“Nuk t’janë sosë fjalët e amla e plot urtì,

Edhe pse zani këputë, që dje na binte në zemër

Si tingull lire e tingllueshme, që prej s’largu

Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme!”

 

Fjala Jote asht këtu, At i ndritun, në mes nesh, e sillet herë e zemrueme, herë gjithë dhimbshuni:

 

“Porsi i ambli fllad i erës,

Që lëmon gjinjët e drandofillit” –

 

po, sillet ajo, prej Sarande në Mitrovicë, prej Ulqini në Përmet e na jep shpresë se prap na Shqipninë do ta bajmë. E kemi kaq shumë nevojë ende për fjalën Tande, zemrimin Tand e dashuninë Tande, se shpesh po bjerrim udhën e drejtë.

Na pate thanë me kohë: “Tash që u ba Shqipnia duhen ba shqiptarët”.

Paska qenë ma e vështirë me ba shqiptarët, se Shqipninë, po na shpresat nuk do t’i humbim.

Nuk di a të kthjellova, apo vetëm të trishtova, At i shtrejtë.

30 komente në “Dikush po mbjell At!”

  1. zefi says:

    Bukur i ke thene gjithcka ka thene At Gjergj Fishta,por nuk ke mundur ta thuash shqip se kush eshte sot ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!!!!Ai eshte Sali Berisha dhe te gjithe bashke verioret e tij e te tu,qe e bejne HERO kete PACAVURE SEBI!!!Berisha eshte nga ata MUHAXHIRET,qe e URREJNE KOMBIN TONE,prandaj e luftojne me kaq egersi!!!Kemi 20 vjet,qe shqiptaret po luftojme me njeri tjetrin dhe BALOZI ME I ZI NDER NESH ESHTE BERISHA,AI QE FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,QE VRAU 26 VETE NE GERDEC,QE VRAU 4 PROTESTUES PAQESORE NE MES TE BULEVARDIT DHE VODHI VOTAT E POPULLIT SI TE ISHTE NJE PUSHTUES!!!

  2. star says:

    Perseri nje kryeveper e shkruar ne; Kete gjuhe te perendise– Trashigim qe na la i pari—Trashigim t’ja leme ne femise. Dhe ju thafte po atij goja—Qe e perbuz kete gjuhe HYNJORE —Dhe ne gjuhe te huaj kur s’asht nevoja—Flet dhe te veten lene mbas dore.

  3. mendimi_im says:

    Muhaxhir=imigrant

    Muslimanet, pra edhe un personalisht nuk jam imigrant vetem se qenkam musliman.
    Un jam lokal dhe nuk vi as nga andolli as nga arabia apo shkretetira…

    Po te ishte keshtu logjika edhe at gjergji eshte muhaxhir se feja e krishter nga shkretetinat e ka origjinen, me nje fjal i bjen qe edhe ti at paske pas qene hardhuce qe zvarritesh e jo shqiponje…

    Sa per shqiponjat qe flet ai jam me shqiponje se vete at gjergji, ai me shum ngjason me derr se me shqiponje.
    Jam rrit mes bjeshkeve me te larta ne shqiperi, keshtu qe bjeri anes sa te duash ?

    Me kenaqin fare me keto filozofi dhe loje fjalesh:)
    Keto perrallat tregoja niperve te tu se e e dime mire se kush eshte historia,
    por dime mire te ndajm edhe shelgun nga …
    nejse.

    1. AdrianGJ says:

      Mendimi_im me duket se te dogji pak kjo, por une nuk e kuptova se ishte e drejtuar muslimanve.

      Une mendoje se ai qe nuk ngrihet mbi besimet fatere per te mbrojtur interesat Shqiptare nuk mund te quhet Shqiponje. At Gjergj Fishta eshte nje pasuri kombetare dhe ishte nje patriot i vertet qe shkruajt shume per ceshtjen shqiptare, por nuk duhet to injorshe kete per faktin se ai ishte the kotolik.

      Nje pyetje kame per ty ne historine tende familjare qekur filliuan te besonin ne fene muslimene? par se ti pergjigjesh kesaje duhet ta kuptosh qe une i rrespektoje fene muslimen.
      Ne historin shqiptare thuhet se ne u deteruam nga perndoria otomane te ktheheshim ne musliman sepse kishte me pak taksa – kjo eshte pak si puna e atyre qe po daline se jane Grek sote…

      Ndoshta Shqiponjate e verteta jane ato qe nuk pranuan ato gjera qe ja u imponoi Turku….

    2. inspiron says:

      Ti nuk je imigrant, ti je nje dallkauk, i pa atdhe. Je pasoja “dorezimit” para veshtiresive. Je ajo pjese e bjeshkeve qe u perul e nuk e pati burrereine e Dukagjnit, Mirdites e Malesise qe pranuan te vuajne e t’i pagujane haraç turkut e te mos e mohojne identitetin e vet.

      “Sa per shqiponjat qe flet ai jam me shqiponje se vete at gjergji, ai me shum ngjason me derr se me shqiponje”

      Shqiponje = shqiptare, nacionalist, atdhetare, dashuri per atdheun
      Lexoi veprat e Fishtes gjeje ne to nje varg anti atdhetare e pastaj quaje “derr”. Po i lexojme postet e tua e sa rreshta anti atdhetare gjejme ne to? Nuk ben gje tjeter vecse nxjerr ne pah fetyren tente te vertete.

      Po e leme Fishten se paskerka qene prift katolik e kjo te

    3. inspiron says:

      “Un jam lokal dhe nuk vi as nga andolli as nga arabia apo shkretetira…”

      1. Je “lokal”? Shqiptare nuk ta ndien zemra te thuash apo jo?
      Ti nuk je imigrant, je dallkauk. Nuk vjen nga anadolli, por ndihesh me anadollak se turqit! Nuk vjen nga arabia por me sa lexojme nder postet e tua deshmon se je i tille. E nuk ka te beje feja ketu. Nuk je i bjeshkeve se ato te bjeshkeve (Dukagjin, Mirdite, Malesi) nuk e nderruan fene e kombin per te bere nje jete me te rehatshme, por pranuan te qendrojne e te mos dorezohen para vuajtjeve e persekutimeve osmane per 5 shekuj! Ti zotrote i re per shkurt e sot je me turk se vete turqit. Te pakten kto te fundit po bejne ç’eshte e mundur te hyjne ne BE! Ti e ata si ti as ne Turqi nuk mund te shkoni tani! Kesaj i thone ironi per koke te ironise!

      “Po te ishte keshtu logjika edhe at gjergji eshte muhaxhir se feja e krishter nga shkretetinat e ka origjinen, me nje fjal i bjen qe edhe ti at paske pas qene hardhuce qe zvarritesh e jo shqiponje…”

      Fishta e ka tregu veten se eshte shqiptare! Feja e tij nuk e ka shtyre t’i mohoje rrenjet e veta. Perkundrazi e ka ndihmuar te jete edhe me atdhetare. Kush e di se pse edhe ato pak deshmi e shkrime shqip qe ekzistojne jane prej prifterinjeve katolike duke filluar me te parin dokument shqip ( formula e pagezimit Pal Engjelli) e librin e pare shqip (Meshari i Gjon Buzukut).
      Lexo cilendo veper te Fishtes e te sfidoj te gjesh nje varg, nje rresht te vetem qe nuk shpreh shqiptarizem, nacionalizen, atdhetarizem. Por sigurisht kto nuk vlejne aspak, se per zotrote vetem fanatizmi ka vlere.
      Fishta para se te njihet si i krishtere njihet si atdhetare. Ta gjykojme si shqiptare, si atdhetare, si nacionalist e jo si te krishtere! Lere fene me njane se nuk hyn fare ketu!

      “Sa per shqiponjat qe flet ai jam me shqiponje se vete at gjergji, ai me shum ngjason me derr se me shqiponje”

      Mjafton te lexojme postet e tua kudo neper artikujt e temes edhe del haptazi “e zeze ne te bardhe” se sa shqiponje je zotrote!
      Per sa i perket fyerjes (“derr”) nuk je as i pari as i fundit qe hedh llum mbi figuren e tij. Faktet flasin vete nuk eshte e nevojshme qe une te mbroj nje atdhetare si Fishta para mellefeve te tua skicofrenike! Por nje gje mos e harro: Shume te tjere e deshen te vdekur, qe nga turqit e gjer te serbet e malazezet. Enver Hoxha me zagaret e tij e ç’varrosen dhe ia hodhen eshterat ne lumin Kir! (sepse e kishte frike edhe te vdekur)!!! Ti e qujate “derr” dhe e fute veten ne rradhe me ta! Bravo, “shqiponje”!

      “Keto perrallat tregoja niperve te tu se e e dime mire se kush eshte historia,
      por dime mire te ndajm edhe shelgun nga …
      nejse.”

      Historia = turku ktheu ku me hiri e ku pa hiri pothuajse te gjithe shqiptaret ne musliman e ideja ishte “t’i bejme te gjithe turq e ta zhdukim Shqiperine na fytyra e dheut”. Ti je nji nder ata e fakti qe je edhe 20% i krishtere (siç e ke thene vete) e verteton me teper! POR ka edhe prej atyre qe pavaresisht muslimane, ndryshe nga zotrote, nuk i rane mohit Shqiperise.
      Pati gjiythashtu (e shume prej tyre) qe edhe pse te kthyer e deshen atdheun e deshen Shqiperin. Ato po, jane Shqipinja, ata e mbajten fene, fe e kombin, komb. Nje detaj i vogel qe ti e ke te veshtire ta kuptosh.
      Fishta ka qene ai qe i pari ne Shkoder ne emer te Shqiperise e ne emer te vellazerimit shqiptar e bashkoi kembanaren e kishes se françeskaneve me minaren e xhamise se Fushes Qele me nje litar ku valevitej flamuri kuq e zi. E pra siç e sheh s’ka te beje feja ketu! Kjo eshte historia! Cilen histori di zotrote!

      Perralla = mendimi_im shqiptare!

      Se fundmi, sa per te sqaruar idete e per te treguar se artikujt duhen lexuar me vemendje, nuk po e zgjas me shume, por po mjaftohem me dy shqiponja te medha qe jane edhe ne artikull e ty me duket se te kane shkare e nuk i ke lexuar:

      Faik bej Konica:
      “E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”. ….. Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” E kupton se kush eshte muhaxhir? Doktor Gjilpera do lexuar me vemendje

      Konkluzion:
      Faik bej Konica: musliman shqiptare, atdhetar, nacionalist, Shqiponje!
      mendimi_im: taleban… LOKAL?!?!?!?!?

      Mit’hat Frasheri
      “E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët.”

      Konkluzion:
      Mit’hat Frasheri: musliman shqiptare, atdhetare, nacionalist, Shqiponje!
      mendimi_im: taleban… LOKAL?!?!?!?!

      Ma do mendja se kushdo i ka dy pare mend e ka marre vesh se kush jane “derrat” e kush jane Shqiponjat.

      1. mendimi_im says:

        te tere tipat duke filluar nga ati yt xhorxhi me faikun me frasherin nuk jan aspak fetar dhe te asnje feje, jan me shum pagan se fetar…
        puna qendron se te 3 jan servile te xy fuqive te asaj kohe…
        qe te 3 kan mesuar dhe kan henger prej bukes se muslimanve pse jo edhe prej turqve, biles ishte ne mode te iknin ne stamboll te vidhnin dije dhe pastaj te beheshin komandant te disa injoranteve ne shqiperi…

        shyqyr qe kam lexuar te tera veprat e tyre dhe e tashme pasi bej balancimin dhe krahasimin e di mir se sa te qelbur jan ne thelb te 3 dhe disa mason te tjere te ashtuquajtur rilindas apo iluminate…

        kurse sa per mirdit dukagjin ti kodrinat e djegura quan bjeshke???

        hej robi mos ngaterro bjeshket e mia te verteta ato te shkelzenit jezerces majes se hekurave…
        ?

        dukesh qe nuk njeh as relievin shqiptar mbase edhe kodrat e saukut ne tirane te duken bjeshke ty ?

        1. inspiron says:

          Faleminderit qe po verteton ç’thashe me siper!
          Te likuidosh rilindesit si mason eshte kollaj. Sulltani i mire shqiptaret te rrine urte nen sunduesin perndryshe jane si thua zotrote.
          Simbas teje vetem Kurani eshte per tu lexuar e jetuar te tjerat jane pune boshe.
          Servile te fuqive? “Heu Europe he kurva e motit” servilizem te duket ty?
          “kurse sa per mirdit dukagjin ti kodrinat e djegura quan bjeshke???”
          Nuk ka rendesi a jane bjeshke a jo rendesa ka qe i qendruan 5 shekuj llumit anadollak e meqe bjeshket na qenkan vetem ne Tropoje… ! Hajt se po ta bejme qejfin.

          Te pakten e morem vesh perfundimisht se je:
          ANTIATDHETARE, ANTISHQIPTARE e TRADHTARE I GJAKUT TE MIJERA E MIJERAVE QE DHANE JETEN PER KETE TOKE.
          E dime se tifoz i kujt je.

          1. mendimi_im says:

            sa ishte turqia tokat shqiptare ishin nje dhe ashtu sic kan qene kurdoher, iken turqit dhe erdhet ju kaurret e u coptua shqipria, ate doni edhe sot ta coptoni edhe me shum…
            u bate ju te me tregoni atdhetarine

        2. bazarhesap says:

          Kto ka ne henger buken e Turkut dhe kane bere dua Kaurit.
          Tipik buk-shkelur dhe te pabese k_____

  4. Gushekuqi says:

    Shkruaj nje koment,thuhet me lart.E cfare komenti te shkruaj? Kam te rregjistruar ne tru,keto vargjet e fundit: “Dhe ju thafte po atij goja,qe e perbuz kete gjuhe HYJNORE dhe ne gjuhe te huaj kur s`asht nevoja,flet dhe te veten, lene mbas dore”. Por,cfare mund t`i then une nje stomatologu ne Athine qe,per te mbajtur frymen gjalle dhe per te rritur femijet,u detyrua te ndryshoje te gjitha gjeneralitetet,me emra,me kombesi,me shtetesi,sepse ndryshe,ai shtet rracist,nuk e lejonte te ushtronte profesionin?.Cfare mund t`i them une atij,qe pas verifikimeve ne dy apo tre breza,te gjitha keto vendime gjykatash, dolen te pavlefshme dhe stomatologu yne mbeti fare pa identitet,as shqiptar,as grek,as muhaxhir ne mes te Athines? Kush eshte fajtori? Ah,diktature 50 vjecare qe na izolove brenda telave me gjemba dhe sot u shperndame si zogjt e korbit.Ah,demokrature 20 vjecare qe beri te nxjerrin krye, veset e keqia te shqiptarit:shpirti i komandimit dhe i parase. Por shpresa vdes e fundit.”Bylbyl,kjo bote po zgjohet,bien te naltit,i vogli cohet…”

  5. scutarino says:

    O mendimi _im si nuk e the nje fjale te mecme mor burre/gru/send! A thu se te detyrojne me thane marrina. Mbaje vedin e mendo 10 sekonda para se me fole. Mendo 20 sekonda para se me shkru. Mendo mendimi_im. Nuk te ban keq. E ditke mire se kush asht historia. E thu si me kene prone e jotja. Si me e pase ne xhep. Mendo mor burre/gru/send. Jeni ba shume e tesh me te nxetin jeni dhe ma agresiv. Rri mor burre/gru/send nen hije e shijoje pak shkrimin…

  6. inspiron says:

    inspiron thotë:
    8 Korrik, 2011 më 6:02 pm Ti nuk je imigrant, ti je nje dallkauk, i pa atdhe. Je pasoja “dorezimit” para veshtiresive. Je ajo pjese e bjeshkeve qe u perul e nuk e pati burrereine e Dukagjnit, Mirdites e Malesise qe pranuan te vuajne e t’i pagujane haraç turkut e te mos e mohojne identitetin e vet.

    “Sa per shqiponjat qe flet ai jam me shqiponje se vete at gjergji, ai me shum ngjason me derr se me shqiponje”

    Shqiponje = shqiptare, nacionalist, atdhetare, dashuri per atdheun
    Lexoi veprat e Fishtes gjeje ne to nje varg anti atdhetare e pastaj quaje “derr”. Po i lexojme postet e tua e sa rreshta anti atdhetare gjejme ne to? Nuk ben gje tjeter vecse nxjerr ne pah fetyren tente te vertete.

    Po e leme Fishten se paskerka qene prift katolik e kjo te

    Per moderatorin:

    N’se eshte e mundur te hiqet ky posti im i pare pasi per nje problem te kompjuterit u nis ndersa po e shkruaja. Thashe se e humba por paska dalur. Faleminderit

  7. mendimi_im says:

    Falenderimet i takojne Allahut te Madheruar i Cili urdheron ne Kuran e thote:
    Thirr ne rrugen e Zotit tend me urtesi e keshille te mire dhe diskuto me ta ne menyren me te mire.( kurani,17:125)
    “A do ti detyrosh ti njerezit qe te behen besimtare?!”(kurani,10:99)
    “Nuk ka detyrim ne fe,rruga e drejte eshte e dalluar shume qarte nga ajo e padrejta…”(kurani,2:256)
    “Ju keni fene tuaj e une kam fene time.(kurani,109:6).

    Pra me inisjativen time u be e mundur hapja e kesaj teme dhe shpresoj qe kjo te jete nje hap per te ndergjegjesuar nje fllad qe ndez prushin e debatit, per te ndricuar e jo per te djegur.
    Atehere le te japim disa fakte historike mbi perhapjen e Islamit ne shqiperi.
    Perhapja e kesaj feje ne shqiperi u be ne dy periudha:
    Periudha paraosmane dhe periudha Osmane.
    Ne kete postim po shkruaj vetem per periudhen paraosmane.
    Ja disa nga rruget e depertimit te kultures Islame ne trojet Ilire:
    Studjues Shqiptare si Nexhat Ibrahimi e Sami Frasheri konstatojne qyteterimi Islam ne Europe dhe ballkan ka depertuar kryesisht nga perendimi nepermjet Andoluzise(spanjes) nga jugu nepermjet Mesdheut dhe Sicilise dhe nga Verilindja nepermjet Hungarise.
    Po ashtu eshte vertetuar se kultura Islame ke qene e pranishme ne Adriatik dhe ne viset bregdetare qe ne shek. e tete.
    Pra takimet e para me islamin ballkanasit i paskan bere rredh tre shek. para se Turqit osmane te depertonin ne keto treva.
    Keto takime kene qene kontakte tregetare, Dipllomatike,levizje misjonaresh te ndryshem migrime dhe shperngullje individuale apo massive drejte trojeve ballkanike dhe Ilire ne vecanti.
    Pra fillimisht kane qene tregetaret muslimane (arabe e jo turq) ata qe kane sjelle me vete kulturen Islame ne trevat Ilire.
    Dihet se arabet jane te njohur per tregetine e tyre jo sot por qe edhe ne kohe te lashta madje edhe para se te shpallej Islami si fe. Ata kane depertuar nepermjet mesdheut me anijet e tyre tregetare dhe shpesh here kane pasur kontakt me Iliret.
    Keto lidhje kane qene shume te hereshme dhe kjo argumentohet nga fakti se ne trojet ballkanike dhe ne ato Ilire ne vecanti jane gjetur monedha argjendi te perudhes se Khalifit Mervan II( 744-750).
    Keto monedha jane gjetur ne disa fshatra te Mostarit dhe ne fshatra te Labunes(ndoshta vlora quhej keshtu).
    Ne keto monedha ne njeren ane te tyre ishte e shkruar sureja El- Ihlas ne mes ishte formula e njehsimit te Allahut( dmth. Shehadeti) ndersa ne anen tjeter te saj ishte shkruar ajeti 33 i sures Teube.
    Nje nga tregetaret e asaj kohe qe ka shkelur truallin shqipetar ka qene El Idrisi se bashku me Udhepershkruesin musliman Ibn Havkali. El Idrisi ne Udhetimin e tij gjate bregdetit adriatik deri ne Trieste dhe neper bregdetin e shqiperise e deri ne bregdetin grek tregon se: Ne keto troje ka nje bujqesi te zhvilluar dhe tregje te vershuara nga zejtare dhe artiste muslimane,gjithashtu flasin edhe per lagje muslimanesh ne Palermo dhe per plot shkolla , bibloteka e dijetare muslimane

    Te mbetemi po tek tregetaret.
    Pervec te tjerash tregetaret muslimane qofte arabe apo edhe te tjere fqinje kur kane gjetur vende te fortifikuara ne trojet Ilire kane vendosur qe se bashku me famijljet e tyre te jetojne aty dhe kjo ka ndodhur ne shume raste kryesisht ne qytete bregdetare apo neper fusha pjellore. Kjo ka ndihmuar shume ne formimin e vendbanimeve muslimane ne trojet tona.
    Keto vendbanime fillimisht ishin te pakte por me kalimin e kohes u bene mjaft te perfillshme.
    Ne kete kuader ka te dhena se ne berat dhe rrethinat e tij qe heret kane ardhur arabe si misjonare,tregetare por edhe per te banuar. Keshtu mendohet se toponimia e fshatit Arapaj (arabaj i quajtur dikur) prane roskovecit e ka marre emrin nga keto te ardhur po ashtu edhe nje tjeter fshat me te njenjtin emer ke edhe ne Durres..

    Dihet se pas renies se Dinastise Emevite ne damask, shtetin Islam e qeverisi nje tjeter dinasti ajo abasite me qender ne bagdad. Duke qene ne ndjekje te njepasnjeshme disa nga familja emevite u detyruan te emigrojne drejt Andoluzise apo spanjes se sotme dhe me perkrahjen e muslimaneve te atjeshem arriten te formonin Khalifatin Islam Emevi te andoluzise.
    Ketu fillon nje kapitull i ri ne lidhje me mardheniet e muslimaneve me popujt ballkanike.
    Keshtu Sllovenet dhe kryesisht Kroate nga dalmacia hasen ne Spanje e Sicili si trupuroje te khalifit, si luftetare te tij po ashtu edhe si shtetas.Duke u ndodhur ne brendesi te ketij halifati patjeter qe ka pasur edhe shume prej tyre te konvertuar ne muslimane. Thuhet se ne pallatin e Khalif Hakemit te pare(791-822) ka pasur rreth 2000 gardiane me origjine kroate.
    Ky numer i madh gardianesh deshmon per ndikimin qe ka pasur Islami tek keto njerez dhe per ndikimin qe do te kishte ai pasi keto te ktheheshin ne trevat e Ballkanit.
    Po ashtu vlen te permenden edhe mardheniet diplomatike ku shume te krishtere duke pare drejtesine Islame kane vendosur te pranojne kete fe.
    Me kete rast po permendim se ne vitin 922 i derguari i mbretit bullgar njofton khalifin Abasid ne bagdad El Muktedir Bil-lah se ai vete kishte pranuar Islamin sebashku me familjen e tij. Po ashtu edhe sunduesi Kroat princi Tomislav kishte pranuar islamin dhe bashkepunonte me khalifim musliman Abdurrahmanin III. e ne shenje te ketij bashkepunimi ata shkembyen edhe dhurata. Nder arsyet e ketyre lidhjeve kane qene synimi i fuqive tregetare evropjane qe te zhvillohet nje tregeti e frutshme me vendet e lindjes se afert sidomos me Egjiptin dhe Sirine nepermjet te cilave do te kalonte edhe rruga per ne lindjen e larget.
    Po ashtu nje tjeter tregtar i madh musliman deshmon se ne luften Hungarezo-Bizantine qe u be ne vitin 1151-1155 ne ushtrine Hungareze kishte shume muslimane.
    Nje ndikim per depertimin e kultures Islame kane qene edhe lufterar e shumta qe jane bere me te krishteret e sidomos me bizantin. Dihet se pas cdo lufte kishte robber te zene nga te dy palet dhe kjo u shfrytezua mjaft mire nga muslimanet duke i trajtuar mire dhe duke ju treguar atyre per alternativen Islame. Keto njerez pasi pranonin Islamin liroheshin dhe kur shkonin ne vendet e tyre propagandonin kete fe.
    E njenjta gje ishte edhe me roberit Muslimane te cilet edhe ne burg flitnin dhe ftonin ne kete rruge.
    Vlen te permenden edhe shpernguljet masive qe jane bere ne drejtim te ballkanit.
    Pak me lart cekem halifatin e andoluzise i cili gjithmone luftohej nga Spanjollet e krishtere.
    Te krishteret dalengadale arriten qe ta rrezonin kete shtet, derisa ne vitin 1212 muslimanet kishin ne sundim vetem kryeqendren e ketij shteti Granaden.
    Granada ra ne 1398 . dhe deri ne kete kohe shume muslimane te andoluzise u largoan ne drejtim te ballkanit.
    Me renien e grenades u shenua edhe renia e andoluzise Islame dhe muslimanet e cifutet qe jetonin ne kete shtet u vune perballe dy zgjedhjeve. Ose te pranonin krishterimin ose te largoheshin nga vendi i tyre.
    Ata qe nuk pranuan asnje nga keto oferta u vune perpalle likujdimeve fizike, duke u djegur neper turra drush, apo duke u murosur neper dritare xhamish.
    Numri i muslimaneve dhe cifuteve qe jane larguar pas renies se grenades arrinte deri ne 450 mije persona, ku shumica kuptohet qe ishin muslimane.
    Pra ashtu si neper viset ballkanike edhe ne shqiperi ka ardhur nje fluks i konsiderueshem muslimanesh te cilet u vendosen aty pergjithmone dhe ndoqen bindjet e tyre fetare, po ashtu duke ndikuar per mire edhe tek popullsia vendase.
    Nje fakt tjeter i rendesishem per depertimin e islamit ne ballkan ka qene edhe prezenca e madhe qe kane pasur muslimanet ne mbreterine bullgare gjate mesjetes.Historianet kane vertetuar se trojet Ilire gjate viteve 815-1018 Kane qene ne sundimin Bullgar. Sundim qe ka pasur depertuar deri ne Durres.Dhe nuk diskutohet qe ne kete kohe ka pasur edhe mjaft muslimane shqipetare. Nisur nga kjo po permend se ne vitin 864 car Borisi merr vendim qe te konvertoje te gjithe muslimanet ne te krishtere. Po ashtu ky vendim , si edhe vendimi per djegjen e e mijera librave Islame u pelqye dhe u miratua edhe nga vete papa Nikolla I.(864 –868).Ne lidhje me kete problen eshte ruajtur nje deshmi ne kreun CIII te letres se njohur te ketij pape,i cili i pergjigjet keshtu pyetjes se cdo behet me librat heretike(islame).:Ai thote si te demshme qe jane keto libra dorezojani Zjarrit.
    f. rracki deshmon se kur arabet kalonin neper ujedhesen ballkanike kane qene teper te vemendshem dhe gjithmone shperndanin libra te fese se tyre.
    Dr. Lujo thaller. Deshmon se ne keto kohe Bullgaria ka qene me shume muslimane, dhe pasi jane dhunuar shume prej tyre u rikthyen ne krishterim kurse ne lidhje me librat Islame thote se ato u dogjen Plotesisht.
    Ky eshte nje shembull tipik per konvertim me dhune dhe jo ai i shqipetareve ne islam sic do ta vertetojme.
    Se fundi po permend shkurtimisht edhe rolin e shume misjonareve muslimane te cilet largoheshin nga vendi I tyre vetem e vetem per te shperndare kete fe dhe per ta bere ate sa me te njohur ne treva ku numri i muslimaneve ishte i pakte.
    Keto misjonare kane qene te paisur me nje educate dhe kulture te admirueshme , qe ka lene shume mbresa tek paraardhesit tane,po eshtu ata kane qene te armatosur fort edhe me dashuri ,meshire dhe devotshmeri.
    Nder te tjere une po permend rastin e Sari salltekut. i cili i maskuar si murg Katolik ka predikuar Islamin ne rrethinat e krujes e njekohesisht edhe ne kosove Ai ka shkelur ne trojet Ilire qe ne vitin 1161 dmth perpara se turqit te shkelin ketej.

    Meqe kudo folem me data tani po permendim shkurtimisht edhe datat kut turqit shkelin ne keto troje.
    Ne 1380 ta marrin Manastirin, ne 1382 Prilepin, me 1358 Ohrin, me 1391 marrin Shkupin me 1836 marrin krujen e shkodren qe me vone u detyrua tja dorezoje venedikut. Me 1839 Osmanet korrin fitore kunder forcave te bashkuara ballkanike.Apo sic u quajt beteja e Kosoves.
    Pra sipas ketyre te dhenave historike deshmohet se Islami ka qene ekzistues ne trojet tona dhe ai nuk erdhi nga Turqit.
    Kete deshmon edhe Eqerem Cabej I cili thote: Trojet Iliro-Shqipetare kane rene nen ndikimin islam perpara pushtimit turk ne shek.15.
    Indriti
    __________________
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. mendimi_im says:

    Po te shkruaj vetem per anen veriore sot:

    okay?
    ——-
    Të gjithë tocave kosovar te sojit tënd, që të ulni kokën dhe të mos bëni të njëjtin gabim që bëtë më 1912 me Isa Boletinin, që u bëtë me serbët kundër turqëve.
    – Rreshtimi i kosovarëve/shqiptareve kendej përkrah Bushit …… vetëm i shton një njollë turpi Kosovës, njollë të cilën do ta paguajë populli kosovar në të ardhmen.
    – Mos na fol për ymet dhe për Shqipëri – dhe as për Turqëri, sic ka folur gjyshi yt (por ti, si i keqedukuar që je, nuk i kupton ndoshta këto gjëra), por bëhu me viktimat, o serb i shqiptarizuar!
    – Kaurët perëndimorë … iu ndërtuan lopë të cilat ua shitën për shenjtorë kombëtare shqiptarëve të paditur.
    – Lopët moderne të kombit shqiptar variojnë që nga e ashtuquajtura ‘Rilindje,’ e cila në fakt ishte një luftë civile dhe diversion kristian i cili synonte të ndante muslimanët nga Kalifati i Stambollit, e deri te herojtë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo heroina post-moderne e Kishës Katolike, Nënë Tereza.
    – Nënat kosovare nuk u bënë murgesha dhe nuk e abandonuan Kosovën, si Nënë Terza, e cila i shërbeu kryqëzatës anti-muslimane të Vatikanit në Indi duke konvertuar muslimanët dhe hindutë në katolikë.
    – Historiografia komuniste shqiptare e dizanjuar nga vllehët Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda dhe Eqerem Çabeu i mësonte ata se ishin ilirë e në origjinë të krishterë por që u konvertuan me dhunë në Islam nga turqit. ………….. Nga osmanë, ata mësoheshin nëpër shkolla se janë ilirë dhe pellazge. Nga Islamë, kërkohej të projektohej e kaluara pagane dhe katolike.
    – Zagari i Vatikanit, Ibrahim Rugova, të cilin Kisha Katolike e kishte ndihmuar të vijë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, arriti që të sabotojë luftën kosovare për çlirim për vite me radhë.

    – Nëpër librat shkollorë të Letërsisë dhe Historisë në Kosovë, kosovarët mësojnë se herojtë e tyre janë Skënderbeu, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, dhe heronjë të tjerë katolikë të cilët kanë qenë anti-muslimanë.
    – “Tokën që ta dhuroi Sulltani, ia dhé Kishës, tokën që prindërit e tu e fituan me gjak në betejën e Fushë Kosovës kundra serbëve, ti ia dhé Papës, o të shplaftë një mortje atje ku je….”
    – Po a civilizohet majmuni, që të civilizojë krishtërimi katunarët e Kosovës?
    – Ju po shthureni moralisht, Serbia nuk mundi për një shekull t’ju demoralizonte por, USA për 2 vjet ju ka bërë që të mbushni shtëpitë e femijës me kacula të zinjë. Diskot janë të mbushura me vajza të Kosovës dhe zezakë të Amerikës.

    1. ilir111 says:

      Perfundimisht jeni njeri pa pike dinjiteti mohon veten tende historine e te pareve te tu asgje me shume.
      Thjesht nje beduin kembezbathur ijnorant.
      Asnje here nuk me je pergjigjur ne lidhje me myslimanet bektashi shqiptare dhe idene e tyre te besimit dhe respektit per historine e kombit.
      P.S ata jane besimtare te nderuar jo filoarabet si ju shoku por gjithesesi ti ke mendimin tend dhe mund ta shprehesh lirshem.

      1. mendimi_im says:

        te jam pergjigjur moj zemer por ti nuk i ke ndjek komentet…
        ne islam nuk ka fe tjeter vetem ajo qe eshte urdheruar me nje fjal bektashinjt kan dal jashr feje duke shkelur rregullat kryesore te islamit
        nder to:
        Kurani
        namazi (fakaj) 5 her ne dite
        ramazani
        zekati

        pijn alkohol qe eshte e ndaluar me kuran
        hajn mishin e derrit edhe kjo endaluar me kuran
        plus nuk pranojn qe Muhamedi eshte i derguari por Aliu …
        komplet jan jasht fese islame sepse nuk kan asnje baze ne sektin e tyre,
        plus sektet jan te ndaluara ne islam…
        sepse feja zoti eshte nje feja e tij eshte nje…
        cdo njeri qe del jasht Kurani dhe sunetit (tradita e profetit)
        ka devijuar dhe eshte prej banoreve te zjarrit.

        u sqaruan tani ne lidhje me bektashinjt?

        1. ilir111 says:

          Po faleminderit per informacionin sinqerisht nuk e dija kaq te detajuar dhe me ka bere kurioz te lexoj diqka ne lidhje me te.
          Por une vazhdoj te jem i bindur qe ti ke nje ide shume te gabuar kundrejt rilindasve tane sidomos me kete massonerine je marrosur fare, ky eshte opinioni im nuk po them se kam te drejte 100% por shqiptare qe kane te njejtin mendim me ty mendoj se jane 0,000,1%
          Tung

          1. mendimi_im says:

            Ilir ckemi?

            Degjo, nuk je i obligum aspak te me besosh mua.
            Asqe ta kerkoj nje gje te tille.
            Ik dhe besoj syve dhe vesheve te tu por e din si?

            Nuk e di a je ne tiran apo jasht tirane apo jasht shqiperise, vetem ne tiran mos bej gje tjeter provoje dhe futu ne xhamite e tiranes ne nje kohe faljeje dhe pyet djemte qe falen aty te cilet jan njerez jo ashtu sic i propagandon media vetem me mjekera dhe pantallona 3 cerekshe por jan me universitete dhe te informuar edhe me mir se une dhe bej keto pyetje qe me ben mua dhe shih se sa % jan njerezit si un apo edhe me te mire se une apo mke sakte me te informuar se une.

            Un po te le ty te zgjedhesh per te vertetuar ate qe them une.

            Tung

          2. mendimi_im says:

            Per te mos u zgjatur shum po te jap keto ajete:

            “A do ti detyrosh ti njerezit qe te behen besimtare?!”(kurani,10:99)
            “Nuk ka detyrim ne fe,rruga e drejte eshte e dalluar shume qarte nga ajo e padrejta…”(kurani,2:256)
            “Ju keni fene tuaj e une kam fene time.(kurani,109:6).

            pra edhe vete Kurani te sqaron ty shum qarte qe nuk kam mundesi dhe as qe me lejohet te te bej qe ti te me besosh mua me force apo me hile…

            Nuk mund te lodhem un tani qe ti te me besosh mua apo fese sone…
            Po ne Kuran me siper thuhet:
            ,rruga e drejte eshte e dalluar shume qarte nga ajo e padrejta…”(kurani,2:256)

            pra nese i kupton gjerat eshte ne te miren tende nese nuk i kupton eshte pergjegjesi e jotja dhe jo e imja.
            Un nuk jam ketu per te ja mbushur menjen askujt.
            Un kam fene time ti ke tenden…
            Pra un kam menjen time ti ke tenden.
            Tung

        2. ilir111 says:

          Edhe nje here faleminderit per kohen e kushtuar dhe sqarimin.
          1) thashe qe 0,000,1% kane mendimet e tua (mendoj une) ne lidhje me massonerine e rilindasve tane jo me besimin fetar, nuk ja lejoj vetes te them nje gje te tille.
          Une jetoj afer teje me duket ose ku punon ti besoj Heathrow dhe deri me sot kam vizituar tre xhami ne Stamboll, Beirut dhe Berat dhe ne Stamboll hoxha ishte i veshur normal biles gati ne menyre perendimore, po kjo varet nga momentet e tij dhe nuk eshte nje aspekt per tu gjykuar.
          Une vazhdoj te jem kunder ndikimit total fetar cilidoqofte ne thellesi te aspekteve thelbesore (sidomos ne ato ligjore) te nje shoqerie te lire.
          Tung

    2. PAL says:

      Nuk po t’replikoj, se nuk je objektiv nuk flet me arsye, ke hup kontaktet me planetin tok.

      -ose komenton ne ket menyr se merzitesh e don me u ba protagonist si puna a atij tourkoleshos

      -ose te ajo medreseja ne siri a ku di un, ku prinderit t’kan çu te obliguar nga varferia, te kan ba lavazhin e trunit edhe nuk je me i aft te ndash realitatin nga fantazia.

      -ose duke u nisur nga fakti se je i mshehur pas nji nickut flet çdo lloj idiotsire pa menduar tanto nuk merr asnje pergjjegjsi. Si i thon hap gojen edhe i jep frym kot.

      Gjithsesi problemi asht i yti, edhe mos e nenvlereso si problem. Mundoju te bijsh n’kontakt
      me realitetitin e te behesh me i dobishem per popullin tat, se ka ardh momenti qe ka me shum nevoj. Ata qe kujton qe jan miqt e tu do t’perdorin per interesat e tyre, por ne mendjen e tyre ti do te mbetesh vetem nje vassal nje sherbetor i zellshem e do te konsiderojn veç nji mendje te dobet qe manipulohet leht.

      Lexoje mir komentin tim, ose me mir mundoju ta kuptosh mir fjal per fjal e mos u precipito me dhan replik se ishte nje kritik konstruktive e jo nje sulm i armiqve te krishter. Dakord.

      (e postova siper por per siguri po ta ve edhe ktu posht)

      1. ilir111 says:

        Pal-i nuk ndryshon nje (individ) si ky mos e lodh kot nuk jam shqiptar ne keto troje por jam LOKAL nuk ja vlesh te harxhosh kohe me keta beduine shkretire se po mos ishin patriotet e Zadrimes si Buzuku, Budi, etj do flisnim turqisht, ai kerkon te binde ndonje trushplare si ai ketu ne kete forum.

        1. PAL says:

          M’duket se paske t’drejt. Si me ken tuj fol me mur. (Veç se muri nuk t’kthen pergjigje idiote!)

          1. mendimi_im says:

            Pal,
            kur nuk kam kohe dhe nuk kam kohe fatkisht te merrem me ju i bie shkurt dhe bej noj shaka.

            tani seriozisht te them qe:
            i nderuar ti je shqiptar un jam shqiptar por kemi fe te ndryshme.
            ceshte feja?
            eshte nje lloj arsyetimi se si e sheh apo koncepton njeriun boten qe e rrethon plus rregullat e saj dhe praimet e saj…
            un e shoh boten nga nje kend tjeter edhe ti e sheh nga nje kend tjeter.

            ti nese e sheh nga nje kedn tjter nuk dmth qe je serb apo grek apo italian, JO je shqiptar,
            por edhe un qe e e shoh nga njem kend tjeter nuk dmth qe jan arab apo turk apo ku di un…
            jam SHQIPTAR.
            Tani vijm tek atdheu:
            atdhe quhet toka ku ke lindur dhe je rrit dhe te ciles e perket.
            kurse komb quhen njerezit qe jan po i te njejtit atdhe.
            —-
            un jam shqiptar dhe shqiperia eshte atdheu pa dallim feje apo idesh qe mund te jene brenda saj un jam shqiptar, ajo qe me dallon eshte se jam nje shqiptar qe mendon ne moden e vete sic jan te tjeret ti apo iliri111 apo xy me iden e vete…
            ne funs te tere jemi shqiptar…
            POR, mos te harrojm feja nuk ka lidhje me atdheun apo me kombin.
            pra nese un vesh nje kostum me ngjyre jeshile nuk dmth se nuk jam shqiptar, nese ti besh nje me ngjyre te kuqe apo blu nuk dmth qe nuk je shqiptar, thjeshte kemi deshira apo kenaqesi te ndryshme.

            Gruaja ime eshte muslimane, kurse nena e saj eshte e krishtere.
            jan nen e bije ne gjak dhe ne kombese dhe ne atdhetarizem por nuk mendojn ndryshe…
            eshte shum gje e thjeshte kurse ju e beni KOMLEKSE.

            shkurt, ti ke fene tende un kam timen por te dy jemi shqiptar.
            asgje nuk na ndryshon neve ADN, por menja dallon, ose me sakte karakteri yn dallon.

            i nderuar ti apo ju te tere, un kurr nuk do te perqafoj fene tuaj dhe as ju te timen.
            ju mbani tuajen un mbaj timen.

      2. mendimi_im says:

        ke dru me pre pal?

        te ndihmoj presim pak dru bashk?
        dushkun per dhite e ke bere gati vera iken shpejt vjen dimri?

  9. Shqiptar-Mysliman says:

    Jemi krenar qe jemi Shqiptar Mysliman dhe perpos “meritave” kombatare si agjent Masono-Protestant, Konica nuk kishte as nji merit per familjen e vet qe e beri lanet, dhe vdiq ne vetmi nga marazi dhe perbuzja familjare. Nese dikush mohon nenen dhe babain e tij biologjik, per nena te tjera, kurre nuk ka per ta gjetur qetsine shpirtrore. Laramanet frymzohen nga trillimet dhe njerzve pa taban familjar. Pasi per ta ka me shume rendesi Popi qe u del ndermjetsus per Zotin dhe faljen e mekateve, qofshin ato edhe PEDOFILI, se sa qumshi i gjirit te nenes se tyre nga ku burojne te gjitha miresite e kesaj Bote dhe asaj tjetres.

    1. mendimi_im says:

      mashallah vlla, te lumte goja per te verteten qe thua, keta qe nuk pranojn le te cmendet nga inati, sna intereson

  10. bazarhesap says:

    Ja pra sa thelle dhe sa te lashta i ka rrenjet ekstremismi krishtere ne shqiperi qe fshihet mbas maskes nacionaliste,kur i quan shqiptaret myslimane Muhaxhir!!!

  11. zeka says:

    Ju mendimi qenkit shume i holle prej mendeve ,sa qe edhe qimen e karadyzenit po e keputeshit.Sa per historikun e fese lidhje s’paske,si kur ju po thuani ,ateher po del qe ne te jemi kopila prej Arabeve.Ta lajme fen,se me radikalizem fetare s’fitohet asgja ,siq po shihet ne shume shtete te shkretume…..Pra me nje fjale ata njerez,apo popuj qe fene e konsiderojne mbi te gjitha ,aty eshte ferri dhe mjerimi .Thot nje fjale e vjeter mos e dvet se t’ tregon vet…Buuuuuu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje