Me vendimin e 8 Qershorit të Kolegjit Zgjedhor, gjasat për normalitet demokratik u zbehën më shumë. ‘Tullat’ kryesore të murit demokratik – prona legale dhe vota e lirë, të vëna shtrëmbër sa më s’ka, e bëjnë ngrehinën pseudodemokratike që ‘lartësohet’ me nxitim, ndërtim pa ‘leje’ amatoresk, kurdoherë në rrezik ‘shëmbjeje’. Pas 50 vjet monizëm dhe 20 vjet tranzicion, shoqëria shqiptare nuk e ka më luksin e anarkisë politike dhe ekonomike që privon normalitetin demokratik për një vënd të NATO, aspirant në BE.
‘Tapia’ e zhvlerësuar e votës
Pas anormalitetit të pronës legale me pronarët historikë dhe tapitë shpërfillur dhe abuzuar në sistem, në 8 maj ishte ‘tapia’ e votës që u zhvlerësua në ekstrem duke mos qënë më ‘çelsi’ magjik që rregullon përfaqësueshmërinë, hierarkinë dhe piramidën e përgjegjësisë e përgjegjshmërisë politike dhe administrative si dhe kontrollin ‘nga qytetari për qytetarin’ dhe perspektivën demokratike.
Vota është nëpërkëmbur dhe më parë por jo kaq brutalisht e hapur duke përzjerë e kompromentuar rëndë vetë elitën e drejtësisë. Por, ndoshta më mirë që ndodhi kështu ndryshe do të kishte ende iluzione mes nesh dhe miqve perëndimorë se shteti ligjor në Shqipëri funksionon dhe me kontributin e drejtësisë, demokracia vetrregullohet.
Abuzimi që ‘pjell’ abuzimin
Abuzimi në demokraci me vullnetin e interesat e shoqërisë nuk përbën lajm. Mosndëshkimi po. Sidomos kur abuzimi është flagrant dhe drejtësia nuk ndëshkon por ‘legalizon’ në bashkëfajësi. U nis kjo ‘alkimi’ elektorale në emër të moralit të votës dhe u bitis ‘legalizimi’ i paligjshmërisë me klishenë e ‘proçedurës’ duke dëshmuar jo vetëm mungesën e sinqeritetit të pushtetit ndaj vullnetit të zgjedhësit por dhe kapjen ‘integrale’ të shtetit sikurse u ilustrua me ‘bllofet’ e deklaratave e sfidave për pranim apriori të vendimeve të Kolegjit.
Për shkak të abuzimit të shumpërfolur, pushteti nuk e ka më luksin e drejtësisë të pavarur duke privuar rrjedhimisht shoqërinë nga progresi demokratik. Krahasimet patetike me ‘Bush – Al Gore’ dhe marketingu joetik politik i bartur prej analistëve dhe medias pro-qeveritare (TVSH përfshirë), stonojnë jo vetëm nga vullnetet politike (me mazhorancën të rikapur gafil në abuzimin me votën) por dhe shteti ligjor dhe shënjtëria e gjyqësorit që në Shqipëri mbetet iluzion.
Në analogji me qasjen ‘smithiane’ të pronës private dhe lirisë së tregut, vetëm vota e lirë indukton në shoqëri ‘tharmin’ vetrregullues demokratik që garanton drejtësi dhe shpresë për të ardhmen. Me votën e përdhosur, institucionet nuk garantohen dhe paragjykimi shoqëron duke e bërë alarmante statusin e demokracisë kur institucionet që presupozohen të mbrojnë moralin e votës, konfirmojnë dhe legalizojmë padrejtësinë e ‘groposjes’ së saj.
Kolegjistët duhen ‘mirëkuptuar’. Institucioni e konteksti i tyre është ‘produkt’ i një realiteti politik të ndërtuar mbi votën e abuzuar. Vendimi i Kolegjit nuk është shkaku i krizës demokratike por pasoja e pashmangshme e saj. Ndonse vendimi legal duhet ekzekutuar, opozita është në misionin e saj ta ankimojë dhe diskretitojë atë për të ekspozuar rrënjët e deformimit dhe përgjegjësinë eventuale të protagonistëve në të që në atë pozicion janë përzgjedhur jo thjesht të flasin në emër të të gjithëve, por të mendojnë e vendosin për të ardhmen e perspektivën e të gjithëve duke mos lejuar që abuzimi flagrant të shndërrohet në rutinë.
Qeveri e mbetur në ‘derë’
Ndaj votës kjo mazhorancë nuk abuzon dy herë njëlloj – herë i hap kutitë, herë i mbyll ato, herë flet për moral të votës, herë për proçedurë, duke e bërë të ‘pashpresë’ aksionin opozitar në ruajtjen e votës, pavarësisht Kodit Zgjedhor, përveçse në rastin hipotetik, surreal e denigrues për një vënd të pavarur (në pengmarrjen e vetvetes) kur administrimin e votimit ta merrnin përsipër të huajt(!) apo gjykatësve të Kolegjit t’u ofrohej një nënshtetësi anglo-saksone paraprakisht(!).
Abuzimi elektoral i 2009, nuk u pasua nga reflektimi i pushtetit. Me alkiminë e 8 majit dhe çertifikatën e ‘pastërtisë’ të lëshuar nga institucione në vetvete të pabesueshme, nuk ka më dilemë se me këtë mazhorancë vota nuk mund të jetë e imunizuar prej abuzimit. Nëse 2009 ishte një arsye për zgjedhje të parakohshme, 2011 është një më shumë. Populli e meriton qeverisjen që ka, për sa kohë ai e ka votuar atë. Kur rezultatet janë me ‘fotofinish’ dhe transparenca refuzohet apo deformohet në emër të alibive legale dhe proçeduriale, qeveria veçse i mbetet në ‘derë’.
S.O.S. vota
Kriza e votës pjell veçse ‘monstra’ pseudemokratik. Përtej diagnozës, dilema mbetet terapia. Ndërsa ndjek rekurset ligjore, aksoni opozitar përtej (a) diskretitimit në parlament të abuzivizmit, (b) sensibilizimit të opinionit vëndas rreth SOS demokratik, (c) prokurorisë rreth përgjegjësive të 21 janarit e akuzave deri të imunizuara me alibi V.K.M., (d) lobimit të miqve anglo-saksonë dhe partnerëve të huaj, përballë një mazhorance që e ka abuzimin zakon me rrethin vicioz të ‘çertifikimit’ të tij përmes kapjes të shtetit, (e) protesta efektive paqësore, konsistente dhe qytetare mbetet detyrim imperativ që ndërsa emancipon shoqërinë, ngre lart asetin politik e demokratik të shoqërisë në sytë e perëndimit.
Përballë një mazhorance refraktare, rrotull një kakofonie interesash, reagimi i opozitës mbetet krijimi i ‘Aleancës për Votën’ ku të barabartë mes të barabartëve të jenë si pronari pa pronë apo i ardhuri pa shpresë, i moshuari konservator apo i riu liberal, punëtori pa punë apo biznesmeni që mbijeton, filli i përbashkët i të cilëve mbetet vota e lirë dhe konfirmimi i saj si pararendësja e normalitetit demokratik ku të fituar janë të gjithë. Shoqëria nuk e ka luksin e statukuosë së abuzimit me votën me rrjedhojë jo vetëm nëpërkëmbjen e demokracisë por dhe cënimin e interesave strategjike kombëtarë si marrëveshja e ujrave, konçesionet e dyshimta apo rregjistrimi i sforcuar etnik i popullsisë. Interesi kombëtar mbetet vota e lirë dhe investimi për të përmes zgjedhjeve të parakohëshme. Të tjerat vijnë vetvetiu.
Une nuk prisja ndonje mrekulli as nga KQZ dhe nga Klegji Zgjedhor,por me habit fakti i atyre te ashtuquajtur diplomate qe supervizuan zgjedhjet.Mos u besoni me atyre .ata jane njesh me pushtetin.Democracine e vertete dhe voten e lire mund ta risjelle vetem SOVRANI.Te tjerat jane veçse pallavra.
Tek ne cdo gje ka marre FUND.KY eshte shtet RRUMPALLA dhe njerez RRUMPALLE jane ata qe drejtojne shtetin. qeverine, gjykatat, prokurorine INA RAMA u tremb aq shume nga SALA saqe tani nuk del fare nga zyra dhe nga shtepija aq e dobet e pa moral PROFESIONAL eshte ajo.
KURR PENSIMIZM! I bëni thirrje patriotëve të mëdhej. Kujtoni Nolin, i cili në momentet e vështira për kombin shkroi: “Rron or! rron dhe nuk vdes Shqiptari”.
Savo mire e ke gjetur kete parulle, por flasim per shqiptare te asaj kohe dhe jo keta te tanishmit qe jane si puna qeneve te rrahur qe te vegjel. Mendo si do te sillen ata qen kur te rriten. Keshtu dhe populli yne jane rrahur qe ne vegjeli dhe kenaqet me pak. Mos prit ndonje gje. Po ti shante Sala me liber shtepie dhe mund te ngriheshin te benin ndonje gje.
Shikoji greket, vone ose jo, u ngriten me guxim. Nje djale ju vrau policia dhe e kthyen vendin permbys.
TURP! Eshte turp i madh te tallesh me kete popull te varfer. E çfare mund te pres ky popull nga ky pushtet dhe politikane te qelbur te cilet vetem vjedhin per vehte dhe nuk mendojne fare per shumicen e popullsise qe jeton me perkrahje dhe nuk ka buke per te ngrene. Jane ngritur pensionet dhe rrogat,thone perfaqesuesit e kesaj qeverie,te cilet vetem rroga u shkon rreth 2 miljon leke(pa te ardhurat dietat ,perfitimet e ndryshme e korupsionin). Po çmimet sa jane ngritur,10%,20%,30% apo me teper? Populli sheh se sa ushqime merr dhe sa lek mund te teprojne ne fund te muajit.
Megjithate ,deri sa ky popull vazhdon te hesht dhe vazhdon tu jape voten ketyre politikaneve qe mendojne nje here ne kater vjet per te ,mire ti behet. Keto politikane, prandaj vazhdojne te vjedhin,sepse shohin qe populli vetem hesht para gjithe ketyre poshtersinave qe ne shohim çdo dite.