Çka mund të thonë ende ish-komunistët e mbrapshtë shqiptarë për perspektivën euroatlantike të dy shoqërive paralele (kosovare dhe shqiptare) dhe për interesat madhore të dy kombeve?
Vërtet çka kanë ende për t’i thënë kombit Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, Adem Demaçi, Rexhep Meidani e Rexhep Qosja, Alfred Mojsiu e Fatos Klosi?
Kosovarëve që po përpëliten në shtetndërtim, Tirana zyrtare natyrisht se u duhet dhënë zë në mekanizmat e diplomacisë së përbotshme për afirmimin e pavarësisë së shtetit në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, që nga Interpoli e deri te FIFA, pra duhet mbështetur ata në politikat e jashtme, por nuk kanë asnjë nevojë për të që interferohet brenda trupit politik në Prishtinë, duke “gatuar” të vërteta përfundimtare për ta, të tipit të Husamedin Ferajt e Arbën Xhaferit, për narracionet e mëdha, që janë tipike për Republikën Serbe në raportet e saj inferiore ndaj Beogradit, duke ia bartur të drejtën e “kujdesit prindëror” Tiranës, elitat e së cilës po sillen si paternalistë deri në shkallë imperializmi të vonuar (Shqipëria zyrtare nuk e ka luajtur këtë rol).
Pse nga kosovarët servilë “piemonti’ shqiptar perceptohet të jetë Tirana e jo Prishtina, madje edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë pjesë organike e Kosovës?
Tregimi i madh i të gjithë serbëve në një shtet dështoi, prandaj ngjashëm mund të ndodhë edhe me narracionet e mëdha të atyre kosovarëve që ende pa e përfunduar një projekt duan ta nisin një tjetër, johistorik dhe tërësisht jopolitik, një shtëpi të përbashkët (Shqipëria unike) me dy dhoma e një hajat, por me kulm që pikon shi e mërzi të skajshme, që dyfishon fukarallëkun material, mendor e shpirtëror.
Një “ekspert” tiranas me një emër shqiptar katolik, e me një mbiemër turk, ai s’e di që duke dashur të bëjë shqiptarin më të madh se kosovari, fyen dhe nënçmon çdo gjë me çka krenohet ky i fundit, që nga gjuha e deri te pavarësia shtetërore, duke e pandehur vetveten si qytetar i rendit të parë në komb, ndërsa kosovarin si të rendit të dytë.
Nisur nga kjo logjikë imperialiste, vetëkuptohet në cilat rende qytetarie mbesin shqiptarët etnikë të Maqedonisë, të Luginës së Preshevës apo të Malit të Zi.
“Nga ç’fshat kosovar e ke këtë gjuhë”, më drejtohet bashkëbiseduesi në Tiranë, në një konferencë ekspertësh të të dyja vendeve.
Më duhet t’i përgjigjem me cinizëm prishtinas: Nga fshati “Te Shoki”, që është një kafene mu në qendrën e Prishtinës.
“E merrja me mend prandaj se flisni me gjuhë kafeneje e jo me standardin e shqipes”, më është përgjigjur ai.
Të flas për politikën, shoqërinë, diplomacinë, integrimet dhe bashkëpunimin mes dy shteteve të popullit shqiptar, sipas variantit gegë, pra kushtimisht standardit “tim”, apo të shprehem sipas standardit “të tij”?
Cila është e drejtë?
Si ta pranoj standardin e tij të shqipes, që e lexoj dhe e shkruaj, derisa ai nuk ka rinegociuar me mua dhe me ata miliona shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, pra me folësit e shqipes, dhe as që ia ka ëndja të debatojë për standardin “tim”.
Ai sillet si “vëllai i madh” para të cilit unë duhet të turpërohem e ta mbyll gojën, duke pohuar secilën broçkull të tij, që e shqipton sipas ’72-shit me “shtimung” e aksent jugor?
Agon Vrenezi (ekspert i të drejtave të njeriut) me cinizëm më thoshte se disa kosovarë në përpjekjet e tyre politike vijnë në Tiranë për të marrë dorë, si Milorad Dodik i Republikës Serbe që shkonte dikur te fashisti Milosheviq e tashti te demokrati Tadiq…
Po çfarë mund të marrë kosovari nga shqiptari që e pozicionon veten n’ballë t’oxhakut në odën panshqiptare?
Unë asgjë. Në komb nuk hyhet me rende qytetarie, kombet shkatërrohen pikërisht nga intenca të tilla.
Prandaj dy shoqëritë me shumicë shqiptare duhet të debatojnë e të rinegociojnë për gjuhën, për shkëmbimet kulturore e ekonomike, për ligjet dhe interesat madhore të të dyja shteteve, e jo t’i marrin instruksionet në formën e tyre të prerë, përmes diktatesh që formësohen në Tiranë.
Me luftën e Kosovës (Rusia nuk e mbrojti dot Serbinë nga NATO-ja) ka ndryshuar bota, përfundimisht “piemontët” janë dalë nga skena e politikëbërjes e bashkë me to edhe qarqet e influencës së kombit, (baballarët e kombit) dhe narracionet e mëdha duke “e vjetruar” edhe teorinë e Stalinit për kombin, që e ka përvetësuar mendësia shqiptare në mënyrë aq jo kritike. Sipas Jacques Maritain, si çdo komunitet tjetër, kombi është “pa krye”: ai ka elita dhe qendra influence, por jo ndonjë kryetar apo autoritet qeverisës; ka struktura, por jo forma racionale ose organizata juridike; ka pasione dhe ëndrra, por jo një të mirë të përbashkët; ka solidaritet ndërmjet anëtarëve të tij, besnikëri e nder, por jo miqësi qytetare; ka zakone e doke, por jo norma e rend zyrtar. Së këndejmi ata që mëtojnë ta influencojnë kombin unik shqiptar, siç e perceptojnë, harrojnë se shtetndërtimi në Kosovë ka ardhur nga kondita të tjera të zhvillimit 100-vjeçar historik dhe politik, dhe se në komb nuk ka rende qytetarie, por me këtë ata tërthortë e pranojnë se jemi dy kombe dhe sjellja e tyre gati imperialiste e dëshmon se kombi nuk bëhet shtet por shteti bën që të ekzistojë kombi. Prandaj shteti i Kosovës si realitet në marrëdhëniet ndërkombëtare bën që të ekzistojë kombi kosovar, sepse Kosova tashmë është shoqëri politike, që ka trupin e vet politik që “ushqen” shtetin me norma e ligje.
Shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare mund ta përdorin lidhjen etnike, tradicionale e historike për t’i dhënë vlera tregut unik shpirtëror e material, pra edhe mallra e ide, por jo diktate e interferime në trupin (edhe ashtu të sëmurë) politik, sidomos atij kosovar.
Derisa Shqipëria shkëmben mallra me Kosovën vetëm 2% (rreth vetëm 15 milionë euro në vit), cila është e drejta e Tiranës për t’i influencuar së këndejmi politikat e Prishtinës?
Kosovarët hanë mollë të Tirolit Jugor, pashteta “Argeta” e keksa “Bambi” dhe pinë ujë San Pelegrino, si të mësohen “të hanë” edhe politika të forta të Tiranës?
E kanë zor!
Pastaj në Tiranë pakkush mendon për faktin se duhet mbështetje e gjerë ndërkombëtare (janë ende në fuqi tri parimet e panegociuara të Grupit të Kontaktit) dhe mbi të gjitha duhet konsensus i fqinjëve të shqiptarëve për çfarëdo unifikimi të tyre në një shtet. Por po ata që të flasin me zë të lartë për “marrjen e Kosovës”, në anën tjetër shfaqin frikë nga ky unifikim, sepse druajnë nga cenimi i ekuilibrave brenda trupit politik në Shqipëri (e majta-e djathta; jugu-veriu etj.).
Po ashtu edhe toleranca ndërfetare mes kombit shqiptar (Republika e Shqipërisë) është shumë më reale sesa ndër shqiptarët e ish-Jugosllavisë, përkatësisht Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.
Në këtë kontekst ndërhyrja e Vrenezit për liberalizimin e vizave dhe përjashtimin që bën Shqipëria nga vendet e rajonit për sa u përket pajisjes së shqiptarëve kosovarë me pasaportat e shtetit shqiptar, për t’i realizuar shërbimet e “Schengenit të bardhë”, u pa nga ekspertët tiranas si kërcënim i këtyre ekuilibrave, sepse paragjykohej se të gjithë kosovarët e votojnë të djathtën, përkatësisht Sali Berishën. Kjo dëshmon se interesi madhor i këtyre dy shoqërive paralele, që perceptohen si shqiptare (sepse nuk janë shtete të kombit shqiptar, e mund të bëhen bashkë një ditë ose edhe mund të forcojnë identitetet e tyre të veçanta) është pikërisht shtetndërtimi i plotë në Kosovë dhe afirmimi i tij në OKB e BE.
Këto dy shoqëri “surreale” duhet së pari të njohin njëra-tjetrën, etnopsikologjinë dhe strukturën e funksionimit të tyre si shoqëri politike (nëse janë avancuar deri në këtë shkallë?), tek pastaj të mendojnë për ide më të mëdha.
Thjesht, këto dy shoqëri ballkanike njihen si një, në mjerim e budallallëqe, në mburravecëri e mosdurim të tjetrit, të atij që mendon ndryshe, kurse sa u përket ideve politike e ekonomike janë që të dyja në lloç deri në gjunjë.
Edhe politikëbërjen, edhe “vlerat” i kanë të brumosura me folklor e tallava.
Nuk arrij te kuptoj se ku do te dalesh me kete artikull.
Pèr mua autori duhet tè kuptohet dhe ti jepet tè drejtat nè kritikat e tijè nè adres tè dy shtetava tona. Tè gjithè e duam bashkimin pèrfshi dhe zotninè Matoshi. Po ky bashkim nuk mund tè vijè vetèvetiu pa patur njè platformè tè qartè politike mbarè kombètare dhe tè barabartè midis dy shteteve tona. Dhe do ta quaja tè drejtè kritikèn pèr Tiranèn ( Piemonteze) Vèrtetè qè shqipèria èshtè shtet prej njè shekulli dhe kètu nuk duhet tè harrojmè kurrè kontributin e shqipètarève tè veriut.,,,,,, Pa u zgjatur pèr tè arritua atje ku duamt na duhet mendimi i tè gjithè ‘trurit tè kombit’. pèrfshi kètu ata qè dje ishin nè politikè dhe vazhdojnè tè jenè gjallè pèr fat tè mirè. gjithè inteligjenca shqiptare sepse ky èshtè njè hap i rèndèsishèm, pèr tè mos thènè mè i rèndèsishmi nè historinè e shqiptarit. Shqipètarèt po ndèrtojnè ‘shtèpinè’ e tyre tè re… Le ta ndèrtojmè qè tè gjithè tè ndjehen tè barabartè, tè sigurtè nè njè shtet tè vetèm nèn mbèshtetjen e EU dhe USA.
si pas ketij kosovaristit, per mendimin tim antishqiptar, meqense serbia ka reth 80 % aktivitet ekonomik me kosoven ajo, dmth, SERBIA, paska te drejten per me shume akses ne kosove……epo mire ..ta gezosh miqsine e vjeter o halil
Kurre mos ardhte ajo dite,qe te bashkohet Shqiperia me Kosoven!!1E keni treguar me vepra keto 20 vjet,qe jeni anti shqiptare duke menduar se te gjithe MALOKET JANE SHQIPTARE,ndersa te tjeret JANE GREKE!!Berisha juaj MALOK furnizoi tanket serbe me nafte kunder jush dhe e bete HERO!!Turpi ju mbulofte!!Ai na ka futur urrejtjen me njeri tjetrin sa duam ta hame per interesa te serbise,agjent i se ciles eshte Berisha i MALLKUAR!!!Harram e paci gjakun e partizaneve heroike te ENVER HOXHES,qe ju cliruan nga fashizmi dhe perkrahjen e qeverise socialiste,kur juve ju vuri para serbi per tu therur si bageti!!!HARRAM!!!
Si pas logjikës tënde Halil Matoshi, aktualisht shqiptarët po u dashka të ndahen në 6 kombe, ashtu si i kanë ndarë armiqtë e dhe aleatët e tyre që nga Kongresi i Berlinit i 1878 e deri te Grupi i Kontaktit i 1999 (G – 5 + Rusia)! A e din ti Halil Matoshi se krijimi i Republikës se Kosovës ka pas kuptim vetëm nëse kishte e me ekzistua ende ish RSFJ. Por RSFJ ka ngordhur dhe me te ka ngordhur edhe arsyeja për ekzistimin e Republikës së Kosovës. Së treti me “kombin kosovar” identifikohen vetëm grupet e pa formuara etnike asociale që akoma nuk kanë arritur qytetërimin e shkalles nacionale, ndërsa Kushtetutës se Ahtisarit për Republikën e Kosovës i gëzohen më së shumti “kombi” i homoseksualëve evropian, sepse ata tani munden të vijnë dhe të bëjnë kurorë në Kosovë! Halil Matoshi si duket ti akoma nuk e kuptua se kombi shqiptar don të bashkohet brenda një shteti! Se a duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë, apo Shqipëria me Kosovën, apo do të ndodh bashkimi i barabartë mes Kosovës dhe Shqipërisë, kjo do të diskutohet pa garniturat agjenturore në pushtet të Brukselit, të cilat janë paguar për pjesëmarrje në demolimin nacional dhe emocionale të kombit shqiptar! Pra, kombi shqiptar do të bashkohet brenda një shteti deshi apo jo Moskva, Brukseli, Athina, Beogradi etj! Rroftë Shqipëria e bashkuar ! Rroftë Flamuri i saj! Poshtë tradhtarët dhe nihilistët melez! Si Halil Matoshi në Kosovë mendojn vetëm shkie-gabelët! Andaj ti Xhon, ngrehi fjalët se Kosova është krenaria e Shqipërisë.
Tè lumtè A.Mitrovica !!
Pèr kèto mendime kemi nevojè ne shqipètarèt, ky èshtè mesazhi mè i mirè nè kèto kohè tè vèshtira. Pa bashkim nuk kemi tè ardhme, çdo gjè tjetèr veç bashkimit mbetet vetèm njè iluzion. Do t’ju lutesha qè kjo fryma juaj tè bèhet me e vazhdueshme prezente nè tè gjitha shkrimet nè lidhje me kètè temè. Ju them kètè se ka mjaft serbè qè shkruajnè gjuhèn tonè dhe japin njè imazh krejt negativè pèr shqiptarèt e Kosovès. Natyrisht ata nuk gjejnè mbèshtetje, por ju siguroj se opinjoni pozitivè i qytetarève tè Kosovès èshtè njè ndihmè e madhe drejt asajè qè duhet tè arrijmè. Faleminderit e tè prift e mbara.
cte leme rehat pash zotin -nje komb nje shtet.ska rruge tjeter.
jam shume kurioz ta di kush e paguan kete fare spiuni
une di qe italishtja gjuha zyrtare gjuha institucionale eshte ne shumicen e saj gjuha e toskanes por ne nje vend te lire mund te shkruash edhe ne dialekte
xhoni ke kujdes ndoshta ti je prej atyre qe foton e sales nje koh ke mbajt ne xhep,kurse une sal kalen e kam njoftur qysh ne vitin 1993 kur u ngrit kunder pajtimit kombetar qe aty kam kuptuar se ky njeri nuk eshte per unitet per bashkim per pajtim e e kunderta e tyre siq permenda eshte situata sot ne shqiperi une jam shqipetar kosovar por bashkimi kombetar me fle ne zemer kurse njerzit si ky haliloviqi ka mjaft ne kosove,kta njerz si sala e haliloviqi historija doti zbardh t fytyren e vertet te antikombetarzimit te tyre.klm
per bes nuk mund ta lexoj ket ftyr shkavi po spe bre po e leni me shkru ne gazeten tema ky njeri duhet izoluar,ky nuk eeshte shqipetar ky flet shqip mendon si serb
Si duket, Halili qenka deshperuar nga disa ne Tirane, prandaj edhe nuk di se qka flet (shkruan).
Nuk kuptova shume nga shkrimi i tij se ku don te dale, shkrim me kunderthenie…
Ky Matoshi pasi i tregoi vendin Gjeneral Agim Cekut, dmth i tha “shko nga ke ardhur” dmth ne Kroaci, tani po u tregon vendin edhe Demacit Klosit Kreshnik Spahiut Albin Kurtit dhe gjithe atyre qe me gjithe zemer duan ta shohin Shqiperine nje komb- nje shtet. Matoshi ka zbuluar “imperializmin” tiranas(!), dhe ka bere dhe zbulime te tjera qe cojne ne “vendimin” e tij qe askush te mos enderroje nje Shqiperi te Madhe,sepse…kush e di?… i prishet terezia …Serbise. Apo jo Matosh?
Na shurdhun pra ddo fare Demaqa,Qosja ,Ramiza krejt komunista.
Me pare Matoshi ka qene hapur kunder bashkimit.Kete here shoh nje fare perparimi te ideve te tij;thote qe elitat tona te njohin njera tjetren ne fiilim pastaj te mendohet per bashkimin dhe, e dyta,tet mos kene raporte varesie”i madh-i vogel” por raporte barazie.Kjo teze nuk eshte aq e keqe dmth kjo kohe, qe une po e quaj parabashkimit,duhet te shfrytezohet per njohjen e i ideve politike te njera tjetres.Megjithese une dyshoj qe ne Shqiperi apo Kosove te kete ide apo pozicione elitash politike te qendrueshme,ato jane ide fluide qe varen nga te huajt apo cmendurite dhe hilete e ketyre elitave ne politike.Sa per mosvaresine e elites Kosovare nga ajo e Shqiperise une jam dakort dhe per nje fakt :qe elita e Kosoves nuk ka cfare marri nga elita e Shqiperise pasi kjo e fundit eshte dhe me negative dhe e papjekur se ajo e Kosoves,keshtu qe raporte duhet te jene jovaresie.Per here te pare ,une ne nje fare menyre bie dakort me keto ide te Matoshit.E lexoni me kujdes dhe drejt shkrimin.Gafat e Matoshit si “kombi kosovar” jane te njohura dhe une ende nuk e kuptoj pse ai insiston kaq shume ti fusi ne cdo shkrim te tijin.
Ky Halil Matoshi qe nga koha kur ka dale nga burgjet e Serbise vetem budallalleqe shkruan!
Z Halim ata partneret qe ke folur ne Tirane nuk kane asnje ndryshim nga ty dhe prandaj dukesh kaq i prekur .Ne luften e kosoves populli kosovar nuk zgjodhi te fuse koken tek ai 80 % por preferoi te vi tek 2%, ju hapem shtepite dhe i mbajtem 6 muaj dhe sot mbajme akoma lidhje fale ndjenjes qe na kane ushqyer nje jete prinderit tane qe jane niper te Ismail Qemalit dhe qe per fatin tend te keq jemi banore te jugut .Do sdo ti dhe ata qytetare te tiranes qe ke takuar zotrote Kosova dhe Shqiperia jane nje .Shume njerez si puna jote do mundohen ti vene shkopinje rrotave per te sabotuar luften shekullore qe kane bere heronjte e ketij kombi qe shqiperia te jete nje e vetme .Na e mori te keqen serbi tani e keni radhen ju qe flisni shqip dhe asnjehere se keni dashur shqiperine .D o bejme dhe pa ju ,nuk prishet dasma per nje kokerr limon
Une e kuptoj hallin e Halil zezes. Nje jete te tere eshte perpjekur ta mesoje se foluri gjuhen letrare shqipe pa arritur kurre ti afrohet gjuhes standarde. Pas krijimit te hendekut gjuhe e shkruar – gjuhe e folur nuk i ka mbetur gje tjeter vecse ti meshoje fort qemanes sllave.
Lereni te qete Halilin e matufepsur. Ai ka mbetur mes nostalgjise titiste dhe pasojave nga burgjet Millosheviciane.
e firmos dhe une fjaline e fundit,por nuk kuptoj dy gjera;c’ka me standartin dhe me komunistet e mbare(se i mbrapshti eshte ne pushtet)?
Nga menyra se si shkruan dhe si e perdor gjuhen,nderkohe,z.Matoshi,bie ne nje “tallava”gjuhesore dhe,vecse i shton pike Standartit!
O Matosh, o pallosh po shko bashkohu me Serbine s eme ate e beni tregtine. Shpresoj te mos perfaqesosh gjithe kosovaret.