Fitore e Bashës apo...e Metës?

15 Korrik 2011, 23:01Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pavarësisht rezultatit që konfirmoi Kolegji Zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, gara mes Ramës e Bashës përfundoi në një barazim të pastër statistikor – diferenca mes dy kandidatëve, si ajo e 14 majit me 10 vota për Ramën edhe ajo e 8 korrikut me 93 vota për Bashën, është e rendit të tre shifrave pas presjes dhjetore në përqindje. Por edhe i parë si një barazim i pastër statistikor, rezultati i Tiranës do të përbënte një fitore të Bashës për një vëzhgues të sipërfaqshëm të garave elektorale të Tiranës. Kjo, sepse Rama i kishte fituar garat e mëparshme për Bashkinë e Tiranës me diferenca gjigande prej mbi 20 mijë votash.

Por për një vëzhgues më të vëmendshëm të garave elektorale të Tiranës, barazimi statistikor i 14 majit apo 8 korrikut nuk mund të konsiderohet thjesht një fitore e Bashës – ai mund të quhet edhe një fitore politike e Metës, djalit plangprishës të së majtës. Dhe ja përse.

Kur Rama arrinte fitoret e tij me diferenca prej mbi 20 mijë votash, e majta ishte e bashkuar. Kështu, për shembull, në fitoren e 2007 trupëzohej edhe kontributi i rreth 18.600 votave të LSI-së, e cila ishte atëherë në koalicion me PS-në. Dhe të mos harrojmë se LSI-ja kishte marrë po aq vota në Tiranë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2005-ës. Por LSI-ja u nda nga PS-ja në 2009-ën. Dhe në atë vit, koalicioni i udhëhequr nga Rama realizoi një diferencë prej vetëm 15 mijë votash në qytetin e Tiranës, krahasuar me koalicionin e udhëhequr nga Berisha. Ndërkohë, LSI-ja mori rreth 14 mijë vota në kryeqytet.

Dhe tani të vijmë te gara e fundit bashkiake. Para 8 majit, të dy kandidatët kishin secili nga një rezervuar potencial votuesish të barabartë statistikisht mes tyre. Kështu, partitë që mbështesnin Ramën kishin marrë një total prej pothuaj 125 mijë votash në vitin 2009 dhe pothuaj po aq kishin marrë edhe partitë që mbështesnin Bashën. Por ky barazim statistikor e kishte një kleçkë brenda – ndër partitë që mbështesnin Bashën ishte edhe LSI-ja, votuesit e së cilës kishin votuar për 20 vjet rresht kundër Berishës, padronit politik të tij. Për më tepër, një krahasim i rezultateve të 2007-ës me 2009-ën tregonte se LSI-ja, pasi u largua nga koalicioni i udhëhequr prej Ramës, kishte pësuar në Tiranë një rrudhje prej rreth 4.500 votash. Dhe logjika ta donte se kjo rrudhje do të vazhdonte edhe në 8 maj, sidomos prej faktit që Meta ishte tani në koalicion me Berishën, të urryerin e të majtëve, dhe sepse ai ishte një deputet pa imunitet për shkak të video-skandalit me Priftin.

Kjo logjikë u konfirmua nga një sondazh që zhvillova tre javë para 8 majit, sipas të cilit më rezultonte se rreth 5-6 mijë zgjedhës që kishin votuar për LSI-në në 2009-ën do t’ia jepnin votën Ramës e jo Bashës, pavarësisht se LSI-ja e mbështeste fuqimisht këtë të fundit. Ndërkohë, sipas sondazhit, votuesit e partive të vogla jashtë koalicioneve të mëdha të 2009-ës do ta shpërndanin votën në mënyrë proporcionale, votuesit e koalicionit Berisha do t’ia jepnin votën Bashës, dhe votuesit e koalicionit Rama do t’ia jepnin votën këtij të fundit. Si rrjedhojë, gjasat ishin të forta që Rama të fitonte me 10-12 mijë vota diferncë. Kjo sepse, si rezultat i kalimt të 5-6 mijë votave të LSI-së nga Basha te Rama, ky i fundit do të ngjitej nga niveli i 125 mijë votave në 130-131 mijë vota dhe Basha do të zbriste nga niveli i 125 mijë votave në 119-120 mijë vota.

Por rezultati i Tiranës tregon se rrjedhja e votave të LSI-së nga Basha tek Rama, në nivel agregat, nuk ndodhi – Rama dhe Basha morën rreth 125 mijë vota secili. Ndërsa në një nivel më të detajuar, kjo rrjedhje edhe u konstatua. Shembulli më i fortë i saj ishin disa qendra votimi në Kombinat, të cilat kishin qenë bastione të forta të LSI-së. Në to Basha mori rreth 1000 vota më pak se sa kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë, ndërkohë që LSI-ja kishte qenë partia më e fortë në ato qendra, me rreth 2000 vota. Por deficitin që i krijoi LSI-ja në Kombinat, Basha e plotësoi në Laprakë (minibashkia 11), ku mori rreth 1000 vota më shumë se sa kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë.

Dhe pyetja 1 milion euroshe është se si arriti LSI-ja që, përkundër gjasave, të transferonte të paktën 14 mijë vota të majta drejt një kandidati të djathtë. Një shpiegim mund të jetë punësimi i LSI-stëve në pjesën e administratës të kontrolluar prej saj. Një tjetër mund të jetë besnikëria e verbër e disa votuesve me origjinë nga Skrapari ndaj udhëheqësit të tyre skraparlli. Dhe një tjetër mund të jetë blerja e votës me para në dorë nga LSI-ja (për këtë shpjegimin e fundit nuk kam prova – po të kisha, do t’i kisha paraqitur në prokurori…)

Por a pati vetë Basha ndonjë meritë për rezultatin e arritur? Duke lënë mënjanë efektin LSI, i cili u analizua më sipër, mund të thuhet se Basha mori vetëm rreth 800 vota më shumë seç kishin marrë partitë e djathta në 2009-ën. Dhe ky avancim mund të shpiegohet me votat që ai mori më tepër në Laprakë (minibashkia 11), krahasuar me votat që kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë. Nga ana e tij, ky avancim në minibashkinë 11 mund të shpiegohet me rritjen më të madhe të listës së votuesve atje, krahasuar me minibashkitë e tjera (rritja e numrit të votuesve në lista nga 2009 në 2011 ishte 5.2% në minibashkinë 11, ndërkohë që në gjithë Tiranën ishte 3.1%).

Sidoqoftë, fakti që Basha mori në total pak a shumë po aq vota sa kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë është një arritje jo e vogël. Por përpara se t’i jepet atij meritë për këtë arritje, duhet theksuar se edhe Rama mori po aq vota sa kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë. Gjë që tregon se elektorati tiranas nuk i trajtoi zgjedhjet e 8 majit si një garë lokale mes dy kandidatëve për administrimin e qytetit – ai thjesht përsëriti garën politike të 2009-ës. Kur gara kishte qenë vërtetë lokale (në vitet 2000, 2003, 2007), pjesmarrja kishte qenë në nivelet 36-39%. Ndërsa në 8 maj, pjesmarrja ishte rreth 51%, po aq sa kishte qenë në 2009-ën. E megjithatë, fushata derë më derë e shtabit elektoral të Bashës për identifikimin dhe inkurajimin e votuesve të tij mund të ketë qenë më kapilarja që është realizuar ndonjëherë në Tiranë. Jo rastësisht, në shumicën e qendrave të votimit të djathta procesi mbaroi para orës 19, ndërkohë që në qendra votimi të majta rradhët e gjata vazhduan edhe pas orës 19.

Për lexuesit opozitarë, në analizën e mësipërme mund të duket se mungojnë disa argumentë të shumëpërmendur kohët e fundit. Ndër më të dëgjuarit është ai i rritjes artificiale të listave së zgjedhësve në rendin e mijra vetëve. Në fakt, opozita ka paraqitur disa fakte për manipulimin e listave të zgjedhësve nëpërmjet regjistrimit në gjendjen civile me adresa fiktive. Por në nivel agregat, rritja e numrit të zgjedhësve në Tiranë ishte vetëm 3.1% krahasuar me 2009-ën, ndërkohë që në pjesën tjetër të Shqipërisë ishte 3.3%. Dhe e njëjta rritje e listës së zgjedhësve u vërejt edhe në 2009-ën, krahasuar me 2007-ën. Ndërsa rritja jo e zakontë prej 5.2% në minibashkinë 11 (e përmendur më sipër) mund të shpiegohet me popullimin e një grupi të madh pallatesh të reja në zonën nga Kthesa e Kamzës deri në Kodër Kamëz, si dhe me ritmin më të madh të rritjes natyrale të popullsisë në lagjet me të ardhur nga krahinat veriore.

Një argument tjetër që përmendet nga opozitarët është ai i mbajtjes së kartave të identitetit kundrejt pagesës, në mënyrë që votues të identifikuar si opozitarë të mos votonin në 8 maj. E vetmja provë për ekzistencën e këtij fenomeni të përfolur vjen nga Durrësi, ku policia kapi dikë në flagrancë duke dhënë 20.000 lekë, për t’i mbajtur kartën e identiteti një votuesi. Ndërsa tabelat e rezultatit të Tiranës tregojnë se ka indicie që kjo manovër e paligjshme të jetë zbatuar në disa qendra votimi në Allias, Selitë dhe te Bregu i Lumit. Në këto qendra, Basha mori pak a shumë po aq vota sa kishin marrë së bashku në 2009-ën partitë që e mbështesnin atë, ndërkohë që pjesmarrja e votuesve të majtë u ul me 20-30%. Në qoftë se shkaku i uljes së pjesmarrjes së votuesve të majtë në këto qendra votimi ka qenë vërtet manovra e sipërpërmendur, i bie që efekti i saj total të ketë qenë rreth 1 mijë vota më pak për Ramën.

Së fundi, është argumentuar nga opozitarët se punonjsit e administratës janë kërcënuar me pushim nga puna në qoftë se nuk do të votonin për Bashën. Ky kërcënim edhe mund të ketë funksionuar në disa raste, por logjika ta do se punonjësit e administratës janë aq të sofistikuar sa ta gjenin mënyrën për ta ruajtur fshehtësinë e votës së tyre. Ndërkohë, komisionerët socialistë në qendrat e votimit të Tiranës nuk raportuan për ndonjë rast kur dikush ishte munduar ta fotografonte votën e tij me celular (si provë ndaj punëdhënësit kërcënues).

Duke bërë një përmbledhje, mund të thuhet se devotshmëria e Arben Ristanit, Tomë Ndrecës dhe Sashenka Jonuzit nuk do të kishte patur ndonjë vlerë për Berishën, po të mos kishte transferuar Meta votat e tij të majta drejt Bashës (Ristani & company nuk mundën, për shembull, ta ndryshonin rezultatin në Durrës, ku votat e LSI-së nuk u transferuan tek Xhaferri). Gjithashtu, ato pak vota të majta që mori Hysni Milloshi nuk do të kishin patur asnjë efekt në qoftë se Rama, ashtu siç pritej, do ta kishte kafshuar fort elektoratin LSI-st. Ndërkohë, edhe manovrat e përmenduara pak më sipër nuk do të kishin patur ndonjë efekt të madh, po të mos kishte transferuar Meta votat e tij të majta drejt Bashës. Dhe ndoshta kjo do të jetë edhe arsyeja pse gjyqi i Metës për video-skandalin do të mbyllet me pafajsinë e tij…

 

16 komente në “Fitore e Bashës apo…e Metës?”

  1. Veterineri says:

    Ky cope veterineri spo bindet qe sdi te beje stastike. Para zgjedhjeve tha se do fitonte Rama me te njejtin kendveshtrim statistikor-leshi qe ka shkruar pacavurren e mesiperme. Ky zorraxhi, qe gjithe jeten ka lepire kockat e hedhura nga qente e pushtetit, po e kthen tani pllaken me Meten.
    Para zgjedhjeve ishte me Ramen sepse mendonte se do fitonte ai.
    Skrapareli me te peshtrire se ky ZaLoshi nuk ka pare dynjaja. Popull me i poshter se keta skraparlijnte spaska ne dynja.

    1. LORA says:

      I paska rene vlera fare Zaloshnjes,nuk e beka me kabull dr.tyryry-ja e po i shkoka lekura
      andej nga nahija e kusarise me bllok ne dore.Se ka keq,dic do te dale edhe per te
      Kete sjellje ,ky Zaloshnja,e ka “virtut”historik familjar te tijin;e ka thene me gojen e tij qe ne kohen e luftes antifashiste ne njerin kat te shtepise se tij benin mbledhje ballistet, e ne te njejten kohe ne nje kat tjeter komunistet.

      1. Vlora says:

        Lora ke te drejte…po ta vesh re ne te gjitha shkrimet,,mundohet mos tj njohe fitoren Rames…duke i nxjere nga nje klecke…
        edhe pa LSI,,,,edhe me gjith ato manipulime,, Rama perseri doli fitues ne Tirane.
        planet e Metes e Bashes ishin qe ta nxirnin Ramen lakuriq ne Tirane me 40 000 vota me pak,,,poor prap nuk e ariten dot,, dhe kjo e ben 2-fish fitimtar Ramen

  2. loni says:

    Shko mor gazetar idiot, cfare na perrallis ketu, edhe bufi e di qe Edi Rama fitoi me mijera vota diference…dhe megjithe manipulimin kriminal te listave, fallsifikimit te leternjoftimeve dhe lloj lloj menyrave te ndyra te vjedhjes se votave dhe te shtimit te votave per kriminelin e vrasesin qe sali berisha don me cdo kusht ta kete kryetar bashkie qe t’ja nxjerrin ujin e zi edhe me tiranes duke e vjedhur e shperfytyruar sic kane bere me gjithe Shqiperine, Rama fitoi me dhjete vota diference….ne vend qe te vini kujen per vdekjen e demokracise dhe shtetit ligjor, per shkeljen e ligjeve dhe kushtetutes, per demaskimin e kriminelit sali berisha dhe ndergjegjesimin e popullit qe ta shporre kete kolere qe po vdes vendin…ju perpiqeni te na nxirrni burre te mire provincialin hajdut dhe banden e tij lsi-ne.

  3. Opinionisti says:

    Zaloshnja po mire ishe ne Amerike or derdimen,si ty Tirana ka me oke,ti je as mish as peshk,nga frika perkrah Saliun,ndaj erdhe nga Amerika,pak ka Saliu qe e perkedhelin? nga koka dhe duart deshmon se je gjigand ,nga idete s’dole gje.

  4. Gimi tironci says:

    Ajo puna e blerjes se votes duke te ndaluar karten e identitetit eshte shum e vertete. Votuesve te majte i eshte marre karta dhe jan dhene tollona nafte dhe leke ne dore tek zona e 21-shit dhe karta kthehej po te mos e kishe gishtin pa boje.

  5. maximus says:

    i mire i keq rama i fitoi keto zgjedhje, pd-ja po te mos kishte bere manipulime dhe zgjedhjet te beheshin te regullta diferenca do ishte rrett 15 mije vota per ramen

  6. hasan says:

    Po qenka nje koqe gomari ky Zaloshnja.Akoma kendon hasanara per hajdutin e Skraparit qe populli e do te varur ne litar.Edhe te tijet kane per ta urryer po kaq fort sa une per pak kohe.Presim.

  7. e drejta says:

    kushe shkeruan per meten i ka perduar djelli ne skrapar,te shkeruashe per nji hajdut ordiner eshte kulmi .meta duhet denuar si hajdut ,por drejtesia ne shqiperi ka vdekur qe kur hipi shpellari ne krye te shtetit.po nuk u denua meta nuke ka shqiperi.

  8. eli-Tiv says:

    z. zaloshnja …ju kam degjuar shpesh…te dhenat tuaja statistikore….Te gjithe jemi te qarte qe ne zgjedhje vidhet….Vota e vjedhur eshte krijesa e Saliut e vijoi me pas me Meten….Sot ata jane ne pushtet e zgjedhjet i organizojne ata….I pame me syte tone ne te diellit se si u manipuluan votat…Me siguri qe prapa skene eshte bere ajo vjedhja gjigante (e tille eshte kesaj rradhe fitorja e Rames).
    Perballe ketij fakti asnje statistike ste jep pergjigje….Nuk behet fljale per nje vjedhje konstante qe ta llog si gabim statistikor….Ne kete rast ishin interesat e Salit e te Metes sebashku +ne kushte te veshtira per ..Saliu vrases e Meta hajdut i paster….Duhet ta marresh gabimin eksponencial qe te arrish tek e verteta …Bashen e kane votuar vetem ata qe ishin te detyruar….e keta ishin shume pak…Ne se te dhenat i mer nga Meta …atehere po …statistika juaj ka sens…

  9. tg usa says:

    vetem kosovare kane hyre ne morine per te votuar per baba saliun reth 30 mije te shtune me date 7 maj

  10. Tironci Lugano says:

    Zoti Zaloshnja
    Zoteri rrekesh duke bere komente e statistika.Si nje opinionberes ska asgje te keqe se kjo eshte si te themi detyra juaj.une kam nje pyetje shume te thjeshte per ju.Faktorin Dashamir Shehu e harroni qellimisht apo se di qe ai ne vitin 2007 ne garen per Tiranen mori rreth 5 mije vota?.E nje llogjike e thejshte e don qe keto vota te tij kete vit shkuan per kanditatin Basha.

  11. Vlora says:

    e ka ngrene lugen e corbes edhe zaloshnja…..tani do te shohim te vjellat

  12. roland says:

    ilir floriri, udheheqesi i bandes 120 mijshe, do dale i PAFAJSHEM, sepse prej tij qendrojn ne pushtet saliu dhe luli! dhe po ju jap fjalen se shum shpejt do ta shohim ne qeveri ne krah te sali kurves

  13. Xhema nga Tirana says:

    Z. Zaloshnja ! Mendoj që: me këto që ke shkrojtur në këtë artikull, e ke humbur një bast që ke bërë, para publikut. në media.
    Në këtë shkrim keni hyrë aq thellë në shkencën e statistikës sa keni harruar thelbin : Në çfarëdolloj zgjedhjesh ( POR TË NDERSHME AMA ) Pushteti, (në rastin konkret kryetari i Bashkisë Edi Rama ) është në disfavor si pasojë e ” konsumimit të pushtetit “. Nga kjo pikpamje Edi Rama është i fituar edhe me (+10 Vota) apo qoftë edhe me( – 93 Vota). Z. Zaloshnja! Mos më thuaj që nuk e beson se janë futur duart nëpër kutia ( E pamë të gjithë që futesh edhe krahu ). Z. Zaloshnja! Mos më thuaj se nuk beson se janë bërë manipulime ( në lista, karta identiteti,Proçes verbale e Kzaz, mbushje me fletë të kutive me votues që sigurisht ishin në Emigrim ditën e Zgjedhjeve); blerje votash ( me presionin e rrezikut të vëndit të punës, me lekë, me biletë avioni *ardhje – votim për Pd -kthim* ose me thesin e miellit) ; me presione nga më të paimagjinushmet të bëra ndaj antarëve socialistë të komisioneve zgjedhore me qëllim minimal heshtjen dhe “bërjen e syut qorr ” etj. etj.
    Me gjithë llogaritë e mirëkalkuluara nga specialistët e PD ishtë parashikuar dhe Plani “B” ( Vonimi i numurimit të Vasil Shantua) për të “patur një dritare manovrimi.
    Z. Zaloshnja ! Unë mendoj që Ju e keni fituar bastin si Statisticien; Edi Rama, realisht i ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me mbi 2000 vota Plus (Ashtu siç e kshit parashikuar dhe Ju në llogaritë tuaja). POR PO MË HABISNI ME KËTË ANALIZË TË ÇUDITSHME TË SOTME !!!!!!!

    XHEMA !

  14. profesori says:

    Sa do rezerva kam per Zaloshnjen disa shifra tregojne se Rama hyri ne zgjedhje me eufori,Diferenca me PD ne 2009 qe vetem 15 mij vota kurse vetem LSI kish 14 mij pra Rama duhej te llogariste rastin me te keq te rezultatit qe3 e ndante nga ZPD LSI vetem per 1mij vota aq sa mori Milloshi.Konkluzioni eshte se ai duhej te bente cmos ta kish ne aleance Milloshin aq me teper qe PD mori Dash Shehun e joshi sa i mbushi mendjen te mos kandidonte ne Tirane per her te pare.Politika do mend dhe kalem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje