Ilir Meta sulmoi dje, pa iu dridhur qerpiku, prokurorinë shqiptare duke e quajtur “sigurim shteti”, “celulë politike”, “esktremiste”, etj. Një fjalor me tepër se arrogant, i frikshëm. Me këtë arrogancë Ilir Meta pretendon se flet në emër të qytetarëve që sipas tij na vuakan aq shumë nga drejtësia e mangët që vjen prej paaftësisë së prokurorisë. Por ai nuk flet e s’ka si të flasë në emër të qytetarëve që vuajnë nga mungesa e drejtësisë që vjen jo si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të prokurorisë por të gjyqësorit. Që ka qytetarë si ato të Gërdecit që enden prej vitesh në salla gjyqesh, sallë nga e cila Ilir Meta ska frikë se është i sigurt që do dalë fitimtar, e nuk marrin drejtësi, por fyhen në ligjshmërinë e dhimbjes së tyre. Fjalori me të cilin kreu i LSI-së, të cilit iu desh që të jepte dorëheqjen nga detyra e zv/kryeministrit disa muaj më parë, i drejtohej prokurorisë ishte i frikshëm dhe paralajmërues. Ai e paralajmëronte institucionin e pavarur të akuzës për reforma. Në të kundërt e falenderonte dhe e vlerësonte vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e ekspertizës së video-skandalin, ku Meta shfaqej duke ofruar ryshfet e duke kërkuar ndere e pazare me tenderat nga ish vartësi i tij ministër, Dritan Prifti. Është e lehtë të kuptohet se arroganca dhe fjalori frikësues i tij buronte nga karrigia e pushtetit që ai po e gëzon në bashkëqeverisje me PD-në por që pritet ta rifitojë edhe formalisht duke u bërë sërish pjesë e kabinetit qeveritar. Po ashtu mund të nuhatet fundi i kësaj historie, kur zotëria që u pa me zë e figurë nga të gjithë shqiptarët duke i kryer ato veprime për të cilat akuzohet, duket i qetë për përfundimin e gjykimit. Për të etapa më e fortë e vështirë është fituar. Gjykata ka rrëzuar ekspertizën e bërë nga prokuroria për videon duke kërkuar një ekspertizë të re, dhe këtë herë duket se do të jetë një “ekspert” i rekomanduar nga avokatët mbrojtës të Metës. Ndaj politikani Meta, për të cilin nuk besoj se ekziston akoma ndokush në vend që beson se është i pakorruptuar (për fatin tonë të keq korrupsioni në shoqërinë shqiptare është i institucionalizuar) u shfaq dje i qetë që do të gjykohej nga një gjykatë kryetarja e së cilës është në një konflikt të hapur interesi në këtë çështje. Shpresa Breçaj përmendet nga Meta në videon në fjalë i cili thotë se “me Shpresën e kemi rregulluar se i kam çuar vajzën në ambasadë”. Kjo frazë e implikon Brecajn dhe gjithë Gjykatën e Lartë në gjykimin e kësaj çështje duke mos dhënë asnjë shpresë për një gjykim të paanshëm e të drejtë. E ndërkohë Ilir Meta me akuzën ndaj prokurorisë vetëm sa ka theksuar më shumë parcelizimin e drejtësisë në Shqipëri. Prokuroria padit, gjykata liron. Prokuroria heton, gjykata e rrëzon për tejkalim afatesh dhe më keq prokuroria arreston, gjykata liron. Drejtësia tek ne nuk është një, është dy, që në vend që të bashkëpunojnë për qëllim e madh të vendosjes së drejtësisë, shfaqet si dy anë të kundërta të së njëjtës medalje. Në këtë rast s’kemi pse të mos jemi dakord me Metën kur thotë se duhet reformë në drejtësi, por sigurisht këtë reformë s’mund të bëjnë njerëz si Meta e përbërja e parlamentit shqiptar. Që të kemi një drejtësi të paanshme e të drejtë së pari duhet të kemi një klasë politike vizionare që të pranojë e të respektojë pavarësinë e drejtësisë duke mos e sulmuar atë, duke mos e frikësuar atë me presione, por duke iu nënshtruar verdiktit të saj.
Arrogance eshte pak, grusht i hapur shteti thuaj.
Kush e beson kete hajdut! Ne shtetit e mbushur me “mut” nga keto horra nuk pritet asnje drejtesi, por cfaredo te kursin keto me qelbesiren shpresa brecaj e gjykatesit mumje te regjimit gjakatar te sali berishes…keto minstra e kane tashme vulen me balle HAJDUT, KRIMINEL, SHTETSHKATERRUES, populli i njeh mire dhe gjendja ka ardhur ne nje pike me keq seq ishte ne 1990, populli te gjithe shqipetaret e ndershen duam t’i shohin te varur keto ndyresira.
iliri arrogant? haa…..
mire ky plere qe eshte i korruptuar. po keto gazetare a kane bythe ti bejne pyetjet qe duhen per kete qen? apo e len met pleren te flase si ti doje by…..
Tek ne drejtesia ehte vene ne gijotinen e sali Berishes dhe Ilir Metes. Ilir Meta e ka ne dare Saliun,pasi po iku Iliri, theu qafen edhe SaliuKeshtu qe te dy jane te liodhur byth e breke.Kjo e ben edhe Ilir Meten te flase pa ju dridhur qerpiku dhe ben arrogantin,nga i akuzuar ,akuzon, e ç’nuk po ben ky njeri ndaj drejtesise.Eshte per te ardhur keq,por duhet te themi se drejtesia eshte ne momentet e fundit te perpelitjes.Uzurpatori sali Berisha i ka tani ne duart e tij te gjitha.
Cfare ironie nje hajdut te beje reforma ne drejtesi!!!!!!!!!!!!!
e shikoni, duket here si berisha, here si arturo ui e here si hitleri. te kishte shtet ne shqiperi ti duhet te ishe pas hekurave. edhe dicka tjeter z. meta, po te mos ishin nga tropoja guximi e ganiu vendimi i ghykates do te ishte tjeter. z. meta na thuaj pak si eshte miku yt rrapo qe para drejtesise amerikane i pranoi te gjitha akuzat. duhet te prgjigjesh ne parlament e ne parti si u njohe e si e bere rrapon pjese te stafit te ministrise se jashyme apo ishte mik i monikes dhe ne intimitet me moniken e kerkoi vendin ne ministri ne kembim edhe te lekve. opozita duket e ngordhur se duhet te te kerkoje llogari ne parlament per lidhjet me bandat e trafikanteve e te vresesve e drogaxhive. je pjese e qeverise bande prandaj ke edhe imunitet. edhe populli shqipetar tani per tani ka ra ne gjume ose e ka ngordhur berisha. poshte banda ilir-sali-rrapo.
I.Meta ky koke der e ka pak futjen ne burk, por me qe eshte gdhe nga koka,drune e shtrember e ndreq zjarri, burgu do ti beje mire se ka kohe te vetegjykohet atje brenda ne qeli.
O zonja Kryeprokurore!!!! Perse te duhet filmimi kur ke te gjalle dhe te gatshem te deponoje deshmitarin Dritan Priftin, a nuk do te mjaftonte ne cdo vend te botes nje deshmi e tille qe fajtori te perfuNdonte ne burg qoft ky edhe zv.kryeministri I Britanise?”?????????????
shikoni si esht ber si ducja futeni ne burg legenin hajdutin nuk ka turp dhe flet haleja
sa muti i duces nuke eshte ky kusare ta dishe ti sa ka ber ducja per italin,dhe ky moster vetem e ka vjedhur shqiperin,dhe e ka shitur.ky duhet pushkatuar si hajdut si tradhetar i kombit si anti shqiptare dhe si spiun i shum fishte
Presjon i pa pare ndaj drejtesise.Kjo eshte nje tjeter akuze sa kohe qe ai eshte ne proces .Pretendon se do beje edhe reforme ne drejtesi kur eshte pa imunitet dhe ne gjygje per ate qe gjithe shqipetaret e pane duke ndare 70 000 eurot me Dritan Priftin ne zyrene ministrit qe supozohet te jete zyre sherbimi ndaj popullit .
Po te ishte gjalle Ai qe ka vdekur para 26 viteve, do ta kishte varur ne mes te Tiranes, jo per qafe por per topesh. Po pse, vetem kete mendoni ju? Sa ” te majte” e ” te djathte” do te lekundeshin nga era ne “trekendesh”! Prandaj, une ketyre tipave iu jap te drejte kur flasin perdite kunder komunizmit. Madje, flasin pak.
Niko
Meta duhet vetem te degjoje zerin e tij ne video para cdo pergjigjeje…. Meta eshte nje nga plehrat me te felliqur te kombit Shqiptar! E keqja eshte se ka me qindra e qindra Meti-ste te tjere ne Shqiperi! Mjere populli Shqiptar….!
SHqiperia ka marre fund nga drejtesia sepse ka politikan hajdute dhe kriminel.
Kapet nje hajdut xhepash qe vjedh per te jetuar dhe futet ne burg dhe mire behet se duhet te mesohemi te jetojme me djerse dhe jo me te vjedhme.
Kapet ne flagerancr nje politikan si I. meta nuk eshte vetem se i pari eshte berisha dhe te tjeret bejne si te duan dhe asgje nuk i gjen se i mbron sala.
Nuk mendoj se i shkon populli mbrapa ketyre tradhetareve te kombit por e kane kapur popullin per fyti dhe nuk e leshojne me.
Ku jane studentet qe nuk ngrihen te rrezojne nje regjim diktatorjal me i rrezikshem se ai i kohes se ENVERIT.
Mos e degjoni Edi ramen se ai mendon vetem per karriken e tij. perse nuk e ngre popullin kunder GERDECIT, vjedhjes ne rrugen durres – kukes,vrasjen e kater personave ne bulevardin “deshmoret e kombit,” per varferine ,per papunesine , gjakmarrjen. e tjere.
Shikoni se ka 20 vjet qe kane ikur nga shqiperia gati me shume se gjysma e shqiptareve. ne keto 20 vjet a eshte kthyer ndonje me qene se shqiperia paska rritje te madhe ekonomike, jo ne vendin e shqiponjave kane mbetur vetem pleq dhe plaka se te rinia punon neper rruget e botes perendimore.
Pra ky eshte suksesi i sales.
ZOTI I PANDERUAR ILIR META
A E DIN QE KUR FLISNI PER HALLET E POPULLIT JU KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE, POPULLIT I VINE PER TE VJELLE.
A E DINI JU OR I PACIPE SE KINI NGELUR I ABNDONUAR NGA NJERZIT E NDERSHEM
Forca Lili ne te duam… ne te mbeshtetem.. ne te dham besen(120 mij besa)..
Forca Lili shkaterroje prokurorine medemek ate laviren e Bulevardit çë don me na flliç te tanve..
Ata nuk kan se ç’te na bajne ne kemi gjthshka, ata asgja… per ma teper edhe nese do te vine ndoniher ne pushtet do tu duhet te administrojne veq…… borxhet tona çë smund ti shlyejn as per 200 vjetorin e Pamvarsise
Ky eshte sistemi totalisht antikombetar qe ndertoi berisha
. Lexoni RAMY me siper per te kuptuar maloket…
Nuk mjafton katunari Ilir por duhen dhe katunare te tjere si Luani qe te tregojne qe kane pushtuar
pasurine dhe pushtetin ne vend.
Nuk kuptoj cfare presin intelektualet qe nuk reagojne per te ndalur kete shkatrim te metejshem qe i behet njerezve te ndershm dhe inteligjences.
Njerezit me nga 2 apo 3 fakultete ( qe skane kohe as me mbaru 8 vjecaren) po e mbysin kete vend.
S’ka faj katunari Frangaj, po na cojne per LESH.
ps.
Fjala katunar ( persona te tille mund te jene dhe nga qyteti ) ne kete rast ka te bej me nivelin
injorant dhe rrezikshmerine qe keto tipa perfaqsojne