Tre janë vatrat më të nxehta momentalisht në botë për burime lajmesh dhe dallaveresh korriku.
-Sebha është një qytet thellë në jugperëndim të Tripolit në Libi ku rebelët luftojnë kundër ushtarëve të Gadafit, që pinë vetëm çaj të verdhë Lipton, tretur brenda një tabletë Viagra për fuqi kalorësiake.
-Kandahari me halle i Afganistanit ku tregtia e heroinës nuk njeh më monopol pas vrasjes së vëllait të president Karzait.
-E treta e vërteta, Tirana jonë e këtyre ditëve e pluhurosur, e vaposur, e mbytur me vjedhje, aksidente, vrasje, varfëri, makiato dhe shalqinj, e cila u freskua pakëz dje pasdreke me lajmin e emërimeve të 2 ministrave të rinj.
Për Halimin nuk flas dot as shkurt as gjatë se na është vizatuar në mendje çfarë pionieri shembullor dhe avokat kriminelash dukej në krye të komisionit të famshëm parlamentar të 21 janarit, kur Ina Rama ia dhjeu “live” dhe ky mavria mërmëriste si trumcak dimri në kërkim të folesë së humbur. Dua të komunikojmë sot bashkë të nderuar lexues, taksapagues, votues për Bumçin e Kulturës e të ndaj me ju opinionin tim të radhës.
Institucionet më të mëdha ku menaxhohet, mbrohet, investohet për kulturën dhe artin shqiptar janë MTKRS-ja, pra ministria përkatëse dhe bashkia e kryeqytetit. Ndoshta për efekt të kryeopozitarit Edi Rama, i cili ka drejtuar këto dy dikastere dhe ka lenë gjurmë me punën dhe kreativitetin e vet, kultura shqiptare u institucionalizua dhe u barazua njësoj me instanca të tjera publike siç janë arsimi, financat apo shëndeti. Të paktën dekadën e fundit axhenda e shqiptarëve nuk kishte vetëm ”kafe-ngrënie-thashetheme-lloto-intriga”, por brenda dëshirave apo mundësive personale rutina ditore u pasurua në “kafe-ngrënie-kinema-lloto-ekspozita arti-festime tradicionale-jetë nate-takime&festivale ndërkombëtare-intriga-teatër metropoli…”.
Pas kaq kohësh kur u mendua se establishuam një nga nevojat tona shpirtërore vjen një moment dhe Doktor (Argita) Berisha shkelmon këtë arritje. Lidhja është e shkurtër, në karrigen e kryebashkiakut të Tiranës ul bythën me mandat të vjedhur Lul Basha, në karrigen e prijësit të Kulturës ul bythën Aldo pa bythë i partisë. Të dy këta djelmosha model “gocash shembullore” i kemi në qarkullim qysh nga KOP-i i famshëm i 2005-ës. Të dy provuan të jenë katër herë ministra dhe asnjëri prej tyre nuk shkëlqeu. Kësaj here siç duket kanë marrë për detyrë një mision të vështirë: ashtu si në vitin 1967 Enver Hoxha dhe regjimi i tij shpallën vendin si të vetmin regjim politik ateist në botë duke shkatërruar çdo objekt kulti fetar, edhe këto dy musëndrat sterile të Saliut duan të shkatërrojnë çdo transformim ndër vite që mban firmën e Ramës.
Ai kodoshi holandez që futet në bashki pasnesër ende pa hapur zyrën e re ka bërë gati letrat për ta çuar në prokurori kryeopozitarin gjasme për shkeljet që do i gjejë ndërkohë, kurse Aldo i Manushaqes do të zhdukë çdo ngjyrë, çdo traditë, çdo eveniment kulturor që u krijua nën erën Rama që ende vazhdon edhe sot. Saga e ministrit të ri të Kulturës vazhdon më gjatë. Aldon po e ul me siklet Berisha në postin e ministrit të TKRS-së në vend të një katoliku tjetër. Dihej prej të gjithëve dhe kushdo respektonte në heshtje parazgjedhjen që kishte bërë vetë kryeministri 2 muaj më parë. Emri i akademikut, studiuesit dhe njeriut të letrave Prof.Dr.Mark Markut ishte vlerësuar unanimisht jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por edhe nga aleatët qeverisës dhe rrethet intelektuale të kryeqytetit. Gjithçka shkoj vaj deri kur letra e shkrimtarit Ismail Kadare në adresë të Lulzim Bashës ua prishi gëzimin e vjedhjes së votave dhe mandatit të Tiranës. Askush nuk e priste këtë rrufe në qiell të pastër, ndërkohë që mazhoranca qeverisëse mori edhe një tjetër thikë nën brinjë. Mark Marku, si një ndër miqtë e rrallë e të mirë të Kadaresë, është ndërkohë i pari dhe i vetmi kritik recensionist i veprave të tij këto dy dekadat e fundit. Mik i mirë, besnik dhe intelektual i mirëfilltë me reputacion në qarqet e artistëve shqiptarë, zoti Marku do ta kishte më të lehtë të riinstitucionalizonte kulturën dhe dikasterin qeverisës së saj pas skandaleve apo gafave të paraardhësve Pango e Xhaferraj.
Berisha si një kokëfortë, inatçi dhe hakmarrës tradicional nuk mund të toleronte më mikun e Kadaresë. Për t’i treguar këtij të fundit se kush e bën zap këtë vend, këtë popull dhe se kush drejton çdo ent dhe ministri të kësaj republike emëroi në mënyre sarkaike bajate Aldon. Në këtë mënyrë mesazhi i Berishës ishte i qartë e i prerë edhe për gjithë klanin pro Kadare brenda PD-së.
Nuk ka rëndësi se çfarë vlerash dhe kapaciteti mbart Aldo Bumçi, e rëndësishme është të bërit mirë e rolit të ushtarit. Emërohet ministër kulture i virgjëri Aldo Bumçi, ndërkohë që edhe nusen ia gjeti Partia Demokratike, emërohet ministër Turizmi Aldo Bumçi që ndërkohë nuk di as not, emërohet ministër sportesh Aldo Bumçi, ndërkohë që i vetmi sport që ka praktikuar në jetën e tij ishin lojërat me kukulla me gocat e lagjes, ministër rinie Aldo Bumçi që nuk ka thithur njëherë në jetën e tij një cigare e jo më të ketë shijuar hashashin, ekstazinë, të njohë e kërcejë me house, ska, garage, minimal, të ketë qenë pjesë e orgjive të çmendura apo aventurave siç bën rinia e sotme.
Një tjetër mballomë po i ngjitet qeverisë sonë. E fryrë, e shfryrë, e çarë, e mastiçizuar, e rrudhur si tullumbacet kineze dhe e fishkur si bolet e vetë kryeministrit unë besoj se nuk do ta ketë të gjatë për të qenë pjesë e lojës në vazhdim. As gjatësia e Halimit të drejtësisë dhe as feminiteti i katolikut Bumçi të Kulturës nuk mund të dhurojnë energji dhe cytin epshin si viagrat për ushtarët e Gadafit.
S’mundem t’i jap vetes një përgjigje: Nuk gjente dot Doktori një burrë garip e të zotë për të menaxhuar kulturën, një burrë më të lexuar, më të shëtitur,më me fantazi, më kreativ, një burrë tradicional dhe trendy njëkohësisht? Nuk gjente dot Doktori një burrë me pak më shumë vlera se Aldo, një burrë më fisnik? Po kandidatura e Mesila Dodës si do u dukej?
*facebook.com/bledi.mane
me kete mesilen e menderose fare.ne vend te kakes do vendosej shurra.deri tek mark marku ishe ne regull,me vehten tende,por me salen,jo.por per markun eshte me mire te rrije sa me larg ketyre pisllekeve,pasi keto vende te transformojne ne hajdut dhe te aldomizojne brenda muajit po i pranove,bile mund edhe te halimizohesh e te mos e marresh vehten per gjithe jeten.markut i shkon me shume ky integritet ,kjo finese ne cdo fjale te nxjerre nga goja.nje njeri tudjues,i shkolluar per 5 vjet ne paris,studjues,eshte me i nderuar keshtu sic eshte,se va te vihet ne nje rresht me aldon,halimin,apo mesilen.do te vije dhe koha e markeve dhe pak shokeve te tij te tjere,me siguri,por per te arritur ne kete dite duhet te luftojne vete shoket e markut,te bashkuar,kunder ketij klani mafioz,te eger dhe te papare ne vendin tone.
….e fryrë, e shfryrë, e çarë, e mastiçizuar, e rrudhur si tullumbacet kineze dhe e fishkur si bolet e vetë kryeministrit ;-D
Blendi i madh je per zotin, RESPEKT !!!
Po nuk i ven ky ato i ven e bija jane te gjithe Kopsat e te bijes ajo
i pruni ajo i ka te gjithe ajo do e marri PD,pik.
Mire shfryerja ndaj kesaj qeverie qe ne disa pasazhe mund te duket e lezetshme por vulgare, por ajo pjesa e rinise se bumcit qe ska provuar droge, ekstazi dhe orgji nuk me duket qe perben ndonje limit per nje karakter ideal, dmth nje qe te kuptoj rinine sdo te thote qe domosdoshmerisht te ket bere ato gjere, perkundrazi sa me larg ktyre stereotipesh, dmth me pak fjale ja ke fut icik si kot tek ajo pjesa.
Aldo Mafishja, nuk martohej dot dhe i dhane vajzen e Safet Zhulalit
Aldo ka nën nga një familje e nderuar myslimane ndersa i ati po aq të nderuar katolike. Vetë ai eshte bere synet ne Qipron Turke ku ka studjuar..
I’a ”DHJEU Live” dhe ”Trumcak dimri në kërkim të folesë së humbur…..” jane 2 shprehje LEGJENDE.
Faktisht une mendoj se shprehja ”Ja Dhjeu Live” duhet te behet sa me shpejte qe te jete e mundur pjese e gjuhes se perditshme Informale ne Tirane,se ne Vucidol dhe ne disa zona te tjera do te duhen vite per ta shpjeguar dhe Kuptuar.
Ec aty BLEDO,vecse hidhi njehere syte pas shpine se ka njerez qe nuk i durojne dot keto qe thua.
Me vjen keq per Aldon. Vjen nga nje familje shume e mire. Ka qene i persekutuar i regjimit te Enver Hoxhes. Por per respekt te kesaj te kaluare familjare nuk duhej te ishte perziere ne pislleqe dhe te behej ushtar i bindur i nje Komunisti si ata qe i persekutuan familjen. Por koka ben koka peson.
Bledi autor,
Sikur duhet te permbahesh pak me shume kur shkruan publikisht, sidomos me fjalorin. Artikull sikur te jesh ulur ne kafe te lagjes ke shkruar! Mendo sa e sa njerez mund ta lexojne! Po pastaj vetem vrere do hedhesh per te gjithe! S’di, po me vjen keq qe “ka rene kaq shume katundi” dhe gazeta pranon te tilla shkrime pa kurrefare etike profesionale| Mundet te beje disa analiza per individet e perfolur dhe mbase helmi mund te ngjiste edhe me shume, po keshtu aha je shume larg objektivit!
Pisika
po pse mi cfare do ti ndonje qe te te flasi me llafe te medhaja dhe te ta fusi sa krahu sic kane bere te gjithe deri tashti apo do ndonje qe flet realitetin qe jeton me hallet e popullit dhe shprehet sic eshte e verteta. Cfare kupton me fjalen “etika profesionale” ti mi apo llafet e bukura jorealiste qe te vrasin naten dhe te qajne diten me objektivin bledi eshte shume afer po ti me keto komentet e tua me duket se e shef objektivin me dylbi bravooooooo bledi je i pakapshem
He me te keqen, fshatarce se kete gjuhe e kupton gjithe bota.
@ Pisika. E dashur mace Pisika, po te kesh lexuar nje shkrim te meparshem te autorit do e kuptosh qe nuk eshte fjalor kafenesh, por fjalor i vjedhur nga i pari i vendit te cilin Bledi Mane do qe ta kopjoj dhe po mundohet shume per kete. Po e shikon dhe degjon ne cdo TV shqiptar. Nuk eshte e lehte te kalitesh durimin per te degjuar te paudhin. Une per vete nuk e shikoj dot. Lexoje shkrimin e Bledi Mane se e ke akoma ne gazeten tema.
nje minister kulture si mesila doda ka aprovimin tim jam shum dakord mesila eshte zoteri burre
Replike per Pisika:Edhe une do ti qendroja ketyre fjaleve tuaja po te mos e shikoja vete me sy realitetin ne shqiperi,fyrjet banale deri nga me te ultat perdoren lirshem nga administrata ne shqiperi deri ne sferat me te larta.Bile i thashe nje mikut tim me keto qe shkrruani ju per publik ne perendim do te shtyje jeten duke paguar vetem gjoba.Ke te drejte me tha por ajo eshte per nje vend normal ne jemi jashte kesaj llogjike si mund te denohem une qytetari i thjeshte kur i pari i qeverise shan me ci permban pragu ke i do by…. ne parlament. I dhashe te drejte keshtu qe nuk me bejne pershtypje me sharjet ne kete vend bile me duken si vleresime qe i bejne njeri tjetrit.
bledi, ben shume mire qe tallesh me bumcin dhe halene, me fal halimin, se e meritojne.por nuk e kuptoj admirimin tend per ca tipa qe jane po kaq koqe sa keta te dy, si psh cani dhe ai me emrin ne katror, mark marku.po si mund te jete marku nje intelektual i mirefillte kur sa here flet neper bisedat televizive ta shpif ne rolin e kunderpedalit, te sherbetorit besnik te berishes.une e kuptoj perse e lavderon sepse e ke patur pedagog ne gazetari dhe ke patur marredhenie te mira por do besh mre te heshtesh qofte per markun qofte per canin, keta personazhe medioker televizive.dhe kujdes me fjalet e huaja si “establishuam” qe e kishe perdorur edhe ne artikullin paraardhes, ne vend te fjales “krijuam”. perdorimi i ketyre fjaleve nuk te ben trendi, o bled, perkundrazi te rrit dozen e provincializmit permetar, pavaresisht se mund te kesh qene ne londer nja dhjete here. hajde, Tung.
Aldo ne fakt esht Lek Plepi i maskuar!!!
Z. Mane! Ke filluar te behesh personazh. Ne fakt ke qene prej shume kohe, por jeni duke rifituar terren.
Per te gjitha jam ne nj emendje me Juve, por jo me kete shprehje: “E rrudhur si tullumbacet kineze dhe e fishkur si bolet e vetë kryeministrit!” Kjo jo se nuk shkon nga ana gjuhesore, por nga ana fiziologjike, dua te them. Nese kryeministrit i jane fishkur bolet, do te thote se i eshte fisghkur edhe truri, edhe mendja, edhe mendimi, edhe gjithcka qe ai zoteron ne qenien e tij si njeri. Por, i dashur Z. Mane, fishkja e boleve te njeriut, nuk fillon nga bolet, por nga mendja dhe pastaj kjo fishkje kalon tek organet e tjera! Por me mire kete pune e di kryeministri, si mjek qe eshte! Tung!
A nuk eshte ky fjalori i gjithe shqiptareve pa dallim feje,krahine apo ideje
nuk ka me bukur se sa kur gjerat thuhen kaq troc dhe shkoqur
dikujt qe si pelqen,lexon dy tre fjalite e para dhe ben zgjedhjen e tij nuk e lexon me!!!
nese do shprehesha dhe une ne stilin e Bledit,do thoja per dike se qejfi ja ka e bytha
sja mba,prandaj sa me teper shkrime te tilla akoma me mire se nga vijme dhe ku shkojme
Respekte Bledi, por ke harruar te permendesh nje gje te perbashket te bythlepiresve te mesiperm: jane te gjithe PeDera…..
ah more bledi sa keq me vjen per ty me siguri un i bej thirrje te qjith komentatoreve po nuk qe ky blendi nje bir koministi un me ju vej nje bast prej 50 mij dollaresh ne se ai nuk esht nje bir komunisti kush ka deshir per kete bast ketu jam dhe jemellin tim e ka te shkruar ketu te me bej ofert dhe pastaj te hetojm se esht apo jo ky i till kaq kisha per kete shkrim
Aldo Bumci fle akoma me maman. Ka frike te dali naten, se ka frike nga erresira.
Z.Mane ! Pa dashur te te kundershtoj ne ato qe thua , kandidatura e Mesiles do te ishte shume me oportune se e Aldos, se pari per faktin se nuk do te ishte aq e virgjer sa e tij dhe se dyti do te ishte identike (tale quale) me ate te z.Pango, me ndryshimin se ne kete rast viktimat me shumice do te ishin meshkujt……
nuke di c moshe ka ky Mania po qe eshte bir komunistin ,Toni e ke fituar bastin, deri sa kerkon te bej minister markun me syze qe akoma ri me triko leshi dhe qe reflekton mungesen e quemshtit ne femijeri dhe te ushqyerit me buke misri. Mane ke akoma shume pune per te dal nga provincializmi ishe mire deri ne nje far vendi por kur dole tek Marku….
E njoh une personalisht Bledi Manen qe kur ka qene femije (Une njoh edhe familjen e tij):
Tony, bastin e ke te te humbur 100%! Mos e kruaj kot.
lum artistet dhe sportistet per bumcin ,sala beri vetem detyren ai me bumcin ka dhe nje detyrim tjeter ,ramet paste vjerin ZHULALIN
Duket se po mbyllet carku i pushtetit. E filluan me Kopistet dhe po e mbyllin me to.Argita e ka kuptuar e para dhe e ka urdheruar babin qe ta shfrytezojme dhe kete kohe qe ka ngele se pastaj vjen acari i kohes opozitare per keneten e PD-se.
Po mbyllet thua?! Ah te lumte ajo goje! E pafsha sa me shpejt ne opozite PD!
Blendi !Ke shkruar bukur,bukur… Por, a te ta bej nje vrejtje fare te vogel? Dhe a e di pse?Sepse dua qe shkrimin t’a fut ne nje kornize. S’po mund dote t’i fut edhe kater rreshtat e fundit,pra me dalin jashte saj! Tani korniza rri bukur,vec,pa keta, si:” Nuk gjeti doktori nje… Nuk gjente dote doktori nje tjeter…” Mbas gjith’ atyre nofkave per berishen,me ne fund e zbut,e quan doktor! C’doktor zeza more blendi,ai s’besohet me as si mjek, Te te Operoj Saliu i sotem? Mos o zot! me siguri qe do te t’i harroj gesheret brenda,eshte komplet tekahyt…Gjithsesi,tu lumt Blendi
Te pershendes Bledi, por nuk jam dakord me ty. Ne PD nuk ka njeri per Minister Kulture. Me i miri qe kish PD ishte ai xhaferri. Na mbante gjalle me historira. Me i kulturuari ishte Pango, por e kishte mendje per te q…Ajo parti eshte tradicionalisht partia e llumit te Shqiperise, partia qe i ka vene flaken vendit ne 1991, 1997, 1998 e ku di une sa here te tjera. Mesatarje e arsimit ne PD eshte 8 klase fillore, keshtu qe mos kerko Minister per Kulturen nga PD.
Z Mane, si me ate qe erdhi dha ata qe ti permend se mund te ishin, asgje per t’u shenuar. Njeri me katran se tjetri, pavaresisht ndonje zhurme te detyruar qe mund te kene bere, por per t’u dukur.
Ju lumte o djema! E keni bere fora sot per Bledin duke e lavderuar, por dhe duke e cytur ca. A e dini kush e ka gjetur me mire nga shkruesit e komenteve? Une them Patrik, sepse Marku ne katror eshte b…lepiresi me i zellshem i Sales. Sa per te tjerwt dhe te tjerat, autori ka bere shaka de! Mos ia merrni per keq pak Show! I lutem cri-cri te mos e perdore me kete pseudonim , sepse do ta kellije te Madhin Nonda Bulka (edhe pse me shkronja te vogla)! F.l.m per minutat e cclodhjes qe me falet.
P.r sh.
“Zani Burimi” “Ramazan Burimi” apo “Sazan Burimi” apo “Zeri i Burimit” duket si pseudonim i ish sigurimsave te shtetit ose si shkrimtaret e kohes se enverit kur i njejti artikujshkrues shkruante ne pese gazeta te enverit. si zeri popullit , bashkimi, puna,luftetari etj.