Ministri Tafaj, pazar-skandal me universitetet private, fut në provim 7500 “vjeshtukë”

18 Korrik 2011, 10:22Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, demonstron publikisht skandalin e radhës në arsimin shqiptar. Pas tenderave abuzivë e klientelistë në hartimin dhe shtypjen e teksteve shkollorë, firmosi urdhrin për mbushjen e bibliotekave të shkollave me tituj librash “rrumpallë”, për të shitur “veprat” e autorëve dhe botuesve klientelistë, militantë partiakë të pushtetit, zyrtarë të lartë në ministrinë e Arsimit dhe këshilltarë të Kryeministrit Sali Berisha. Katër ditë më parë, ministri Tafaj ka nxjerr një urdhër personal, me të cilin shfuqizon ligjin për provimet e maturës shtetërore dhe pranimet në universitete. Ditën e enjte, datë 14 korrik 2011, ministri Tafaj ka nxjerrë urdhër-skandalin, me të cilin urdhëron shkollat e mesme dhe agjencinë kombëtare të vlerësimit të provimeve, që “gjithë maturantët ngelës në provime, kanë të drejtë të japin këto provime në sezonin e vjeshtës”. Ky është urdhër i paligjshëm, mbasi ligji për arsimin e ka të përcaktuar e të sanksionuar qartë, që këto provime jepen vetëm vitin tjetër, pra nuk lejon “sezon vjeshte”, por quhet përsëritje provimesh. Janë 7500 maturantë ngelës në provime, të cilët me urdhër të ministrit Tafaj, nuk do të presin periudhën prill-qershor të vitit 2012 për të dhënë provimet, por do ta bëjnë këtë “formalitet” në muajin shtator 2011. Sipas ligjit, ky urdhër për ‘vjeshtukët” mund të nxirrej, por jo 1 muaj pasi kanë mbaruar provimet, por që në vitin 2009, pra një vit më përpara se fillimi i vitit shkollor 2010-2011.

Në mbështetje të ligjit, në datën 22 korrik 2011, maturantët që kanë kaluar të 4 provimet, do të plotësojnë “Formularin A2”, si hapi i parë për të bërë përzgjedhjet sipas pikëve në universitetet shtetërore. Ndërsa 7500 vjeshtukët, nuk e plotësojnë dot “Formularin e A2”, mbasi janë mbetës. Sipas ligjit të arsimit të lartë e të mesëm, këtë formular ata duhet ta plotësojnë në korrikun e vitit 2012, pasi të kenë shlyer provimet me maturën e këtij viti. Por, sipas urdhër-skandalit të ministrit Tafaj, ata do ta plotësojnë këtë formular në shtator 2011, pra pak ditë pasi të japin provimet si “vjeshtukë”. Pisllëku i urdhër-skandalit të nxjerr në mënyrë pirate prej ministrit Tafaj, qëndron në faktin, se 7500 “vjeshtukët” edhe nëse kalojnë provimet nuk mund të regjistrohen dot në universitetet shtetërore, mbasi nuk i lejojnë afatet ligjore. Por ata, mund të regjistrohen pa asnjë pengesë e lehtësisht në universitetet private, ndaj të cilëve, ministria edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk u ka caktuar asnjë afat ligjor regjistrimi për studentët. Nisur nga ky abuzim ligjor, “vjeshtukët” pasi të marrin provimet (dihet si merren provimet në vjeshtë pas plazhit të mësuesve), janë një “lëndë e parë” financiare për të mbushur universitetet private, ku mund të pranohen kur të duan e në çfarë dege të duan, mjafton të paguajnë tarifën e caktuar nga pronarët. Sipas burimeve të informacionit, ky është pazari i pisët që fshihet pas urdhrit të jashtëligjshëm e skandaloz të ministrit Tafaj, i cili ka marrë edhe konfirmimin zyrtar nga kryeministri Sali Berisha, mbasi kështu e njeh ligji, veçse jo në rastet kur shkelet. Kujtojmë, që ditën e premte, datë 15 korrik, ministri Tafaj, foli me pompozitet për “cilësinë dhe europianizmin” e universiteteve private, ndërkohë që kryeministri Sali Berisha, deklaroi me krenari si përherë, se numri i studentëve është 3-fishuar. Siç duket, ka parasysh shifrën e studentëve që regjistrohen tek universitetet private si tip “mall furnizimi” nëpërmjet urdhrave skandalozë, të lëshuar për qëllime pazaresh të pista financiare e statistikore nga ministri i (ç)arsimit Shqiptar dhe nga vet kryeministri SALI i kohës së “arsimit të lartë shqiptar, modern në botë”.

33 komente në “Ministri Tafaj, pazar-skandal me universitetet private, fut në provim 7500 “vjeshtukë””

  1. jimmy says:

    PUNE HAJDUTASH KRIMINELESH QE ASE PER 1000 VJETE NUKE BEHET SHTET ASHTU PRIMITIVE DO TE NGILNI DUKE GRABITUR NJERI TJETRIN

  2. jimmy says:

    ATY U VRANE NJEREZ EDHE SU NDIE NJERI KJO SESHTE ASGJE CFARE SKANDALI SHIKONI

  3. illi says:

    Nuk e di pse cuditeni me pislleqe te kesaj natyre nga ana e ministrit aktual, dikur edhe vete keshilltar i Salrumpalles, i cili perkundrejt disa shkrimeve te ekulibruara per reformimin e sistemit arsimor shqiptar gjate kohes, kur pas perfundimit te burses Humboldt endej ne Gjermani (sigurisht jo si prof. i universitetit te Shtutgartit, sic e jep ne CV e tij), ka ndermarre, ne emer te liberalizimit te sistemit arsimor, nje sere veprimesh, qe kane shpene ne te kunderten duke e bjerre ne menyre te metejshme jo vetem sistemin arsimor por edhe duke shkaterruar sistemin e institucioneve shkencore shqiptare. Mos valle e gjeti gje Luan Memushin per pazaret e kohes se tij. Pra vvemi nga vemi e vime perseri tek sistemi i pandeshkeshmerise, te cilin sigurisht, qe e paguajme ne.

  4. ilpipita says:

    Te them te drejten un personalisht nuk surprizohem nga skandalet e ketij pushteti apo vjedhjet apo vrasjet apo shum e shum gjera te tjera,,, sepse skandalet vrasjet dhe vjedhjet e ketij pushteti na jan ber si kafeja e mengjesit,,,,,,!Un per ket qeveri dhe per keto qeveritar do tu suprizohesha vetem e vetem sikur keto te beshin ndonje sakrific ose ndonje gje sado te vogel ne favor te ketij populli te gjor,,,flm.

  5. tourkofagos says:

    hahahaha,,,,,,fatale,do te nxjerre disa doktore ky islamisti,qe nuk do te dine ne c’krahe eshte zemra!!!!
    kjo eshte fundi i nje shteti,pajisia e injoranteve,me diploma false,,,,,,,,,!!!!!!

  6. Ermir Asllani says:

    Duhet të kalojne , të gjithe pretedentet, ne shkolla 2-vjecare pas gjimnazit e jo ne universitet

  7. TRIM MBI TRIMA says:

    KJO ESHTE ME E PAKTA QE MUND TE BEJNE KETA HAJDUTE… KETU KA MBARUAR CDO GJE. SKA SHTET, SKA LIGJE, SKA SHERBIM SPITALOR, E JO ME TE KETE ARSIMIN. TA PAKTEN KETA QE SHKOJNE NE UNIVERSITETI PRIVATE E DINE QE KANE NJE KUOTE PER TE PAGUAR, PO SI TIA BEJME UNIVERSITETEVE SHTETERORE QE PETAGOTE TE NDRYSHEM E KANE PRIVATIZUAR. SADO TE MESOJE NJE STUDENT OSE ME AQ SA DI E MERR 6 OSE 7 VETE, KA DISA PETAGOGE QE NUK NJOHIN GJE TJETER VEC LEKEVE. ESHTE VERTET PER TE ARDHUR KEQ,,, SE SA VJEN ME KEQ PO BEHET… DHE CUDITEM KUR DEGJOJ NDERKOMBETARET PER PROCKULLA QE FLASIN PER ANTARSIME E BUDALLALLEQE. ESHTE QELBUR PESHKU NGA KOKA KA MARRE FUND CDO GJE.

  8. G.Joti. says:

    700 vjeshtuke X 500 Euro= 350.000 Euro pjestim per 10 pedagoge = 3500 Eu.seicili.
    Pse vetem politikanet te vjedhin?

  9. irena says:

    Po te hidhet ne gjyq Ministri edhe Ministria bashke me te? Pse u dashke vetem me fjale, ata qe jane kompetente le te shkojne ne gjyq.
    O zot cfare rrumpalle eshte Shqiperia?

    1. tourkofagos says:

      sorry,zonje/zonjushe behet fjale per nje vend arab[pavaresisht,se ndodhet gjeografisht ne evrope],,,,,,si i tille,per cilin gjyqsor e keni fjalen,apo si ai qe vendosi perfundimin e zgjedhjeve lokale!!!!?????
      mjerisht,ky eshte rrealiteti,,,,,,,

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Nuk eshte ashtu, nuk eshte ashtu ! Ti je i shitur te greku ! Ne kemi nje histori, nje Sali, nje Spahi, nje Sabri, nje Myfti ! Sa pa filluar ti shpifjet neve na shkonin punet vaj nje jete te tere ! Dole ti duke na percar dhe ra niveli kulturor-politik-social-ekonomik ! Fajin na e kane te tjeret sepse ne vete kemi nivel dhe kuptojme ca po na ndodh. Ju na i trubulloni planet, sepse ne i kemi te qarta planet dhe do vazhdojme te shkojme drejt e atje per ku jemi nisur !

        1. tourkofagos says:

          hahaha,,,,,,shume e forte!
          vazhdoni rrugen dhe planet tuaja,por na thoni se ne cilin shekull,do ti arrini planet dhe kur do te mberrini,per atje ku jeni nisur,,,,,,!!!!!!

  10. beso says:

    Nje shoku im i tetevjeçares e la shkollen e mesme ne vit te trete qe ne’90 dhe iku jashte.Kohet e fundit takova vellane e tij dhe me tha qe shoku im ishte ne vitin e fundit per ekonomi.Une gezohem qeshoket e mi shkojne ne shkolle,po nuk e dija qe edhe pa mbaruar te mesmen u shkoka ne te larten.Kjo reforma e fundite qeverise se saliut si duket e ka lehtesuar kete pune.rrofte saliu,henri çili dhe ku Myqoja…

    1. Tirona-ime says:

      EDHE FABULAT E TUJA NA DUHEN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. beso says:

        Tirona-jote,ky eshte nje rast i asaj qe po denoncohet,kurse fabula eshte tjeter gje;zakonisht jane vargje me nje moral te caktuar.Une s’po zgjatem se ironia jote s’eshte as kripe e as sheqer,po replikova sa per edukate.Dhe mos u çudit shume me aq shume pikeçuditese,si ato vjershat e fundviteve’80 ku si duket zgjatej vjersha me te tilla shenja pikesimi.Befsh naten e mire!

      2. tg usa says:

        O po ke te drejte. Ketu duhet dhe mjafton nje plumb ballit per Sali Berishen. Kushedi vene mend dhe disa te tjere pastaj.

  11. arsenali says:

    I mirë dhe ky Tafaj, është bërë keq për lekë.Si po vijnë punët kush mund të marrë më shumë, kriza ekonomike i ka kapur dhe keta te Arsimit.

  12. Claus says:

    Nje minister Arsimi i nje vendi, me logjiken e thjeshte do te jepte nje shembull te mire ne sektorin ku drejton, nese femijet e tij do te studjonin ne universitet shqiptare, duke treguar ne menyre indirekte edhe cilesine e universiteteve tona.
    Jo, vajza e zotit Tafaj studion ne Universitetin e Hohenheim-it ne Stuttgart te Gjermanise me nje burse te mire te dhene nga shteti i Berishes kur z. Tafaj ishte keshilltar per arsim i ketij te fundit.

  13. keli says:

    Po ti Claus me cfare burse studion ? Ose e thene me thjeshte. Sikur nena jote apo babai yt te ishin minister arsimi ku do te studioje ti ne Shqiperi ? ne Gjermani ? apo diku atje ne Perendim ? Besoj se shumica ne kete forum dhe jo vetem mund ta dije pergjigjen edhe pa e thene ti apo jo ?!
    Kjo nuk do te thote qe M Tafaj ka vepruar drejt me urdherin qe ka nxjerre.
    Do ta shikosh nje shtet nese mbahet ne kembe dhe jo nga “breket” ? Kontrollo se si manaxhojne vetem arsimin dhe shendetesine. Dhe i ke pare pothuajse te gjitha. Apo jo Claus ? Ti atje ne Gjermani duhet ta dish me mire besoj !

    1. gazi says:

      -he ballist,mire?

      1. keli says:

        -he hogje mire?

    2. Claus says:

      Ah moj e nderuar keli, se paske mbaruar orarin zyrtar ne ate qoshe te Rruges se Durresit, qe quhet ministri e Arsimit, ku ne ate ballkon plot pluhur te Tafes valevitet nje flamur po aq me pluhur, si nje beze e kuqe, blere per te pastruar makinat?
      Shpejt e more shefin ne mbrojtje, e shoh qe eshte kapur gafil dhe te nxorri ty te shkruash aty dy gisht rreshta qe nje Zot i merr vesh dhe i kupton.
      Medet halli c`fare ka punesuar ajo ministri, ato dy gisht rreshta do ti kishte shkruar me mire dhe jam i sigurt per kete punonjesja me e thjeshte e ish-Ministrit per Arsim ne vitet `30 Hile Mosi se sa ti me minister Rrem Tafen.
      Le te studjojne ku te duan djemte e vajzat e ministrave, por te mos na tregojne cilesite super te larta te Universiteteve private dhe publike, ashtu sic na e beri kolegu i tij Vasili qe per nje berdungell ne koke iku me pizhama dhe la krevatin e spitalit publik.Kjo eshte me e pakta, por me e shumta eshte te ne tregoje i ministri i te Urteve se nga cila arke e paguan ate Universitet, nga arka e tij private, apo….?

      1. NY says:

        Po c’merresh me injorantet edhe ti. Leri se jane rehat ne ne mizerabilitetin e tyre. A nuk u numeruan edhe votat e hedhura ne kutite e gabuara pasi perfundoi numerimi? Kjo u be mode tani; ligjet shkruhen, rishkruhen dhe lexohen si i do ai gjeja ( njeri nuk eshte, ti them kafshe ofendoj kafshet, parazit?? se besoj)

  14. keli says:

    Rrethe e rrotull i ke rene po pergjigjen nuk paske kurajo ta japesh ore CLAUS. Sa per dijeni une jam me mijera km larg asaj godines me pluhur qe permend zotrote. Pluhurin shko dhe kerkoja drogaxhiut te ish-Bashkise qe ta ka bere peshqesh dhe jo mua. Zoti me merr vesh mua se i flas shqip po kam frike nese te merr vesh ty ore “Claus” !!!! Shko e blej nje TAS ME FIQ tek rruga FORTUZI qe te ftillohesh paksa ( se mos t’ka zene kapslliku ) dhe shko e kqyre prape godinen me qe e paske kaq merak.

    1. Claus says:

      E vonove pergjigjen pak pergjigjen keli, verej qe paske ecur goxha ne gramatike, si duket paske paske shfrytezuar mire programin Word me gramatike te gjuhes shqipe se vete pak ja thua asaj te shkrete shqipe. Kushedi sa nenevizime me ngjyre te kuqe te kane dale poshte dhe fap me nje klik qe ta ka mesuar zonjusha Tafaj se aq di,se informatika e larte eshte teper e veshtire per te, te ka dhene nje ndihme te madhe per te korrigjuar ato grumbuj fjalish te vena ne stilin e pacientit te Risperdalit, Sali Rame Berisha.
      Meqe me kujtove fiqte, me mire rekomandoja te semurit per mend, atij qe e ka patur shtepine tek Rruga Fortuzi, tamam perballe atij tregu qe permende ti, se Risperdali me pika 3 x30 pika ne dite (doze e larte per te semuret me paranoja) kane si efekte anesore tamam ate qe zure ne goje ti, kapsllikun.
      Kur Rrem Tafaj ka qene dikur ne Kamez, si pedagog i fiqve dhe arrave, besoj se te ka shpjeguar dhe aftesite mjekuese tyre qe i njihke aq mire, po aq di i ziu. Ka zhgarravitur i ziu dy leksione me salla bosh per fiq dhe arra ne Hohenheim dhe mendoi i shkreti te regjistroje dhe gocen e tij ne informatike.
      Po parafolesi me larte ka te drejte. Ju eshte mire t`ju lesh ne mizerabilitetin tuaj qe ju jep nje fare kenaqesie, kudo ku jeni afer apo larg.

      1. keli says:

        ohohohohohoho……dolen keto djemkat qe ne pamje te pare i genjen mendja se shembellejne me “oxbridge guys”…por kur vjen puna per te bere edhe ate PUNE te thjeshte skuqen nga turpi se nuk i punon AI miku…keshtu qe kane nevoje per viagra edhe pse nuk kane arritur akoma te 30-at. O Mjere ju o te shkrete. Qajani hallin atij ish-banorit tek rruga Fortuzi qajani dhe mos u merrni me hallet e juaja. Rrini duke bere hesapet e komshiut dhe se te juajat i keni “zgjidhur” te tera. Keshtu jeni marre soji juaj, dje prinderit i benin biografine lagjes, kurse juve sot shkoni poshte e perpjete dhe merreni me vendodhjen e femijve te qeveritareve apo me vleresimin e dipllomave si ajo e Kryebashkiakut te sapozgjedhur. Bierini, bierini se i bini bukur.

        1. Claus says:

          keli,
          ne radhe te pare me behet qejfi qe e paske filluar repliken me nje orgazem, ndersa mua vec te qeshures nuk me shkaktoi gje tjeter.
          Nuk replikoj ne nivelin tend me te vertete nuk mund, se ka njerez qe me njohin ketu ne kete forum dhe nuk bej gje tjeter vec se i ul vlerat vetes.
          Megjithate per sqarim, nivelin e testosteronit ne gjak e kam normal as mbi vlere dhe as nenvlere.
          C`ti besh kryetarit tuaj qe i ka lene shendene ketij hormoni dhe psikofarmakat qe merr i shkaktojne nje c`rregullim hormonal teper te forte per moshen qe ka sa del ne parlament dhe therret: “Zhvishuni, zhvishuni!” Besoj se e mban mend seancen e nentorit.
          Por kur ke ne keshill kombetar ndonje girl si Ciljeta eshte e natyrshme qe nga skutat e erreta te ndergjegjes te “homo-sapiens” te dalin ato klithma te pakontrolluara te shperthimeve hormonale.
          Sic (sh)ihet, ah me fal, kjo shprehje me kujton dicka, kur nje zedhenese e partise tuaj, vuri ne vend te “sh” nje germe tjeter “…” qe shkaktoi tek gazetaret humor dhe sigurisht asocacione te tjera.
          Sic shihet, (ah prape kjo shprehje) keni shpesh rreshqitje te tilla androgenesh dhe me keqardhje as doktori juaj nuk ju ndihmon dot se me syte qe here i skuqen dhe here i devijojne as edhe nje sinjal EKG nuk njeh me, e jo me te marre ndonje rol si mjek i gjendrave endokrine, per te cilin aq shume keni nevoje.

  15. qerosi says:

    co ky kafsh tirone apo ????????????????

  16. mira says:

    Me duhet urgjent nje diplome juridiku di ndonjeri sa kushton Paguaj cash.PLEASE

    1. I zhgenjyeri says:

      Po shkembim ne natyre a pranon ?

    2. preng sherri says:

      Me 3-4 mije euro mbaron pune.
      Megjithate zgjidhja me i mire eshte te behesh anetare partie dhe ta sjell partia diplomen ne shtepi!

  17. linda says:

    Universitetet private jane tashme piramidat e reja te kesaj qeverie hajdute. Taksapaguesit shqiptare duhet te ndergjegjesohen se shume shpejt femijet e tyre nuk do te munden te punesohen gjekundi, pasi nuk i qas njeri me diplomat e rreme te universiteteve private (edhe pse me kondicionere e kushte shume te mira). Taksapaguesit duhet t’i kerkojne qeverise te permiresoje kushtet ne universitetet publike, te cilat i ka lene ne pike te hallit, njesoj si spitalet shteterore. Eshte shume e thjeshte: arsimi dhe shndetesia jane dy fushat kryesore ku qeveria po i heq skalpin ketij populli.

  18. preng sherri says:

    po kot nuk quhet UNIVERSITETI AFRIKAN i TIRANES!
    Mos te na kuptojne afrikanet se mund tu vije keq qe i krahasojme me ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje