Për më pak se një vit, do jemi përballë zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Aktualisht kompetencat e Presidentit janë të kufizuara dhe pa ndikim në jetën politiko-ekonomike të vendit, por ai ka në dorë tri “armë” shume te fuqishme, Shërbimin Sekret, Prokurorinë dhe Drejtësinë.
Tek i pari, propozon shkarkimin apo emërimin e kryetarit.
Tek i dyti, propozon shkarkimin apo emërimin e kryeprokurorit.
Tek e treta, drejton trupën që përzgjedh anëtarët apo drejtuesit e sistemit të drejtësisë dhe vendos masa ndëshkuese ndaj tyre.
Së bashku, SHISH-Prokurori-Gjyqësor, kjo trio është e vetmja që Berisha nuk e ka për momentin nën kontroll, pavarësisht se me disa prej tyre ia ka dalë në mënyra të tjera t’i rreshtojë në anën e tij, si i ka ardhur për mbarë.
Lideri i opozitës, z.Rama, në prononcimet e fundit ka hedhur idenë e ndryshimeve Kushtetuese. Përpos të tjerave, padyshim që këto ndryshime prekin edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, e cila në ndryshimet e fundit, nga shumicë e cilësuar me 3/5, u rrudh në shumicë të thjeshtë 50+1% të votave.
Atëbotë, z.Rama, dukej se nuk i kishte parashikuar siç duhet zhvillimet që do pasonin zgjedhjet e 2009-s dhe kësisoj i dha konsensusin e tij, jo pa naivitet, Berishës. Kanë kaluar dy palë zgjedhje qysh atëherë dhe duket se i fituari i atyre ndryshimeve doli Berisha. Në prononcimin e tij, ky i fundit u shpreh se “nuk ka për të patur ndryshime në Kushtetutë”. Dhe një nga ndryshimet, ai e di që bëhet fjalë për mënyrën se si do zgjidhet Presidenti. Berisha dhe të tijët, të zhytur sa e sa kohë në krim e korrupsion, po numërojnë mbrapsht ditët deri në zgjedhjen e Presidentit sipas formulës aktuale.
Ku do kishte me mirë që me një President kukull, Berisha të zgjidhte Kryetarin e SHISH-it, i cili, duke vënë institucionin e tij në shërbim të pushtetit, me mënyra speciale të përgjojë kundërshtarët politikë, pse jo, t’i fuste edhe në kurth ata.
Ku do kishte më mirë që me një President lepe-peqe, Berisha të zgjidhte Kryeprokurorin, i cili të pushonte dosjet e krimit e të korrupsionit shtetëror apo të mbyllte sytë përpara tyre, pse jo, të linçonte si të donte kundërshtarët e vet duke i përballur me akuza të paqena.
Ku do kishte më mirë që me një President të bindur, Berisha të kishe nën kontroll KLD-në, e rrjedhimisht edhe karrierën e çdo gjyqtari, pse jo, nëpërmjet tyre të dënonte me akuza të manipuluara kundërshtarët e tij.
Në këto kushte, detyra e Presidentit të Republikës merr një rëndësi të dorës së parë. Berisha e dha sinjalin gjatë një inaugurimi periferik se nuk do ndryshojë diçka që pushtetit të tij i kompleton përfundimisht kapjen më spektakolare që një kryeministër mund t’i bëjë Shtetit, kapje e cila ndeshet vetëm në vendet diktatoriale.
Shqipëria është ndodhur për së dyti në këtë fazë, por gjithsesi herën e parë ajo ishte shumë larg të qenurit kapje e mirëfilltë. Ishte viti 2002 ku megjithëse mazhoranca socialiste e kishte mundësinë ta zgjidhte vet Presidentin, pas një konsulte nga miqtë tanë brenda Kontinentit dhe përtej Atlantikut, hoqi dorë dhe vendosi për një President konsensual. Z.Mosiu, pavarësisht se mori atëherë mbështetjen e plotë të pozitës demokratikase, doli nga korniza e marrëveshjeve partiake dhe qysh ditën e parë të punës u dha sinjalin palëve se do jetë mbi ta. Dhe në atë polarizim që mbizotëronte, z.Moisiu ia arriti që ta ruante veten nga ndikimet që herë njëra e herë tjetra donin të kishin mbi të.
Tashmë situata është krejtësisht tjetër dhe shefi i Ekzekutivit nuk është në pozita aq komode sa të tolerojë dhe të heqë dorë nga përzgjedhja e Kreut të Shtetit. Berisha ka marrë përsipër një mision, atë të të paturit me çdo kusht dhe mjet të gjithshkaje nën urdhrat e tij. Kur këtë e ka arritur duke shkelur me të dyja këmbët ligjet e vendit, kush mund t’i kërkojë llogari për një përzgjedhje që tashmë ia parashikon si të drejtë vet Kushtetuta?!
Siç theksova edhe më lart, numërimi mbrapsht ka filluar dhe opozita është në disavantazh me kohën. Përpara se të mendojë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ajo duhet të fokusohet se çfarë zgjidhje do t’i japë kësaj çështje, e ftohtë për momentin, por që shkëndija i është ndezur dhe nëse ajo nuk do arrijë ta shohë qysh tani atë shkëndijë e të marrë masat për ta fikur, kur të vijnë zgjedhjet e radhës nuk do ketë Kod Zgjedhor që do i shërbejë për ta rrëzuar nga froni të kurorëzuarin post-President, “Mbretin Berisha”.
Axhenda politike e brendshme dhe e jashtme diplomatike e opozitës duhet të jetë shumë e qartë dhe e pakompromis. Opozita nuk ka çfarë humbet më dhe ajo duhet të lobojë fuqishëm që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli. President nga radhët e opozitës as nuk bëhet fjalë, sepse Berisha nuk do e pranonte kurrsesi këtë. Edhe propozimi për “konsensual”, padyshim që Berisha do kishte parasysh një që do ishte më afër pikëpamjeve të tij, gjë që do ndeshte në kundërshtinë e opozitës. Me një fjalë, të dy opsionet e fundit do ishin kohë e humbur nga mosbesimi i palëve kundrejt njëra-tjetrës dhe e vetmja zgjidhje do ishte pra, ajo drejtpërdrejt nga populli.
Çdokush mund të thotë se edhe në këtë rast zgjedhjet do i drejtojë Berisha. E vërtetë, por po aq e vërtetë është se ai mund ta zgjedhë edhe vet në Kuvend, me të gjithë fuqinë që ia njeh ligji. Opozita nuk duhet të tërhiqet asesi nga kjo sfidë. Përpos punës së saj në aspektin e brendshëm, ajo duhet të bindi partnerët ndërkombëtarë që na ndihmojnë në aspektin e demokracisë, që të ushtrojnë presion pozitiv në këtë drejtim. Sa për faktin e rrezikut për manipulim në zgjedhje, opozita atë detyrë ka, të përballet dhe mos t’i bëj bisht asnjë sfide, aq më tepër që tashmë flitet jo më për rezistencën, por për ekzistencën e saj.
Titulli i shkrimit thote pothuaj gjithçka. Personalisht nuk shoh zgjidhje as per opoziten, as per Shqiperine. Duhet te presim te vdese edhe ky kukudh, siç pritem per Enver Hoxhen, me shprese se atehere do te vijne dite me te mira. Ne rast se ka ngelur ndonje gje ne kembe.
Shkrimi sigurisht qe eshte problematik,i kapur dhe trajtuar me realizem.Po kujt ja thua?A nuk e shikoni se si bejne Jagot e tredhur te Ps-s per ta percare gjithnje e me thelle kete Parti.Rama duhet ta kuptoje perfundimisht se Nano,Meta dhe Sala jane ne te njejten gjatesi vale dhe po i perdorin dhunshem e ne menyre diskretituese zaret e tyre Islam Harasan,Blush Malaj e ndonje tjeter per ta eleminuar mecdo kusht ate per ta kthyer Ps-n ne nje kazino ku te luajn sa here ti doje menderja.
Per Z. Edi Rama: Z. Rama, dhe ju te gjithe te partise Socialiste, nese ndieni ndonje pergjegjesi per shqiptaret dhe fatin e Shqiperise, nuk duhet te pranoni asnje kompromis me Sali Berishen.
Aty ku ka kompromis, apo terheqje te Sali Berishes, aty ka kurth.
Ne menyre absolute: Ose ndryshim te Kushtetutes, ose nuk ka asnje marreveshje me Sali Qeqen Berishen. Ne te kunderten, do te jeni pergjegjes perpara shqiptareve dhe historise!
asnje kompromis me hijenat dhe ujqerit e wshqiperise
nuk e kuptoj se kush e meson kaq mire Salen te luaje kete loje kaq bukur dhe gjithmone del fitues, se besoj qe Saliu yne te jete kaq i zgjuar.
– blendi fevziu
Amerikanet qe ka punesuar e qe ju paguan shume para
EDI I BERI VETE NDRYSHIMET KUSHTETUESE, I BINDUR SE DO FITOJE DHE T’A KISHTE CICMIC QEVERISJEN, PA TELASHE. TANI T’A GEZOJE KUSHTETUTEN!
Populli duhet te ndjeke te madhin Edi Rama, ne betejen e tij te radhes me qenin Sali.
CILI NGA GREKERIT JE TI ORE FILE qe vjedh nickname
Tukoleshiqis 100% !
Te zaptun token katnaro? Po se shef qe ti je me – une me +
O njerez te mire!. Ai, qe i vuri kurroren e “Mbreterise”,Sali Berishes,kurore qe e kishte pergatitur per vete,ka nje emer dhe mbiemer. Ai,qe erdhi ne emer te bashkimit ne nje konfederate, te te majtes shqiptare dhe e ndau ate ne shtate copa,ka nje emer dhe mbiemer.Ai,qe e ktheu PS,nga nje alternative e majte,e shtresave te mesme e te varfera fshatare,ne liberale te djathte,te te pasurve e milionereve,ka nje emer dhe mbiemer. Ju lutem,z.Mero Baze,z.Andrea Stefani dhe z.Mustafa Nano,mos u lodhni me, me shkrime te tjera,me analiza e parashikime te kota.Me ato qe ka bere Sali Berisha,qe nga renia e qeverise se Ylli Bufit e deri me sot,duhet te ishte varrosur shtate here ne kraterin e Gerdecit.Por,ambicja per gjithpushtet te parakohshem,duke vrare dhe shkaterruar vetveten,i ka dhene fatin te djathtes,te qeverise me vullnetin e se majtes.Kjo eshte nje fatkeqesi i paimagjinueshme,por fatalisht eshte nje realitet. Mos u lodhni me, o`njerez te mire. Kush nuk e ka kuptuar,nuk ja desheron te miren ketij populli dhe ketij vendi. Prandaj,mos e vini me ne pikepyetje, te ardhmen evropiane me zgjedhjet e vitit 2013. Karriera e z.Rama,kaq ishte.Cfare kishte per te dhene e dha.Semundja e tij,ashtu si e z.Berisha e Meta,per kryeminister,ketu perfundon. Kjo treshe SIAMEZE,duhet te largohen nga skena politike shqiptare.Nuk mund te merrete zvarre fati i nje populli te tere.Jam i lemerisur nga intervista e ambasadorit Danez. Prandaj : Ju lutem,ju lutem dhe ju lutem prape duke ju rene ne gjunje,ju te treve,korifenjte e lirise se fjales dhe demokracise se vertete,kerkojini publikisht,z.Rama,doreheqjen nga detyra e kryetarit te PS.Ka nje reaksion te jashtzakonshem ndaj tij,jo vetem nga e djathta.Nuk fitohet ndaj kesaj mafie dhe ndaj kesaj industrie gjigande te instaluar me parate e popullit…”dhe i vetem trim ne lufte”. Ju lutem,mendoni dhe prozoni nje trim tjeter.. “trimi i mire me shoke shume”.Di te them se, ne Shqiperi,koha ka punuar vetem per te majten,por per fatkeqesine e te gjitheve, AJO,e ka shperdoruar shume keq ate.Gjithshka behet jashte kesaj zgjidhje,do te mbetet vetem utopi.Zbritni,o`njerez te mire, me kembe ne toke, se keni ne keto momente ne dore,fatin e nje kombi te tere. Respektet e mia.
ne qe shkruajme dhe qe jemi afersisht ne nje mendje duam normalitet,por ata qe qeverisin dhe disa te huaj,per qellimet e tyre kerkojne nje situate jo stabile,njeriu me i pershtateshem eshte saliu,prandaj nuk po zevendesohet.Eshte figura me e konsumuar per shqiptaret,duhet te durojme sa natyra te beje te sajen.
Do të doja që të gjithë komentuesit e mësipërm të shihnin se si : Shteti i Kosovës, një nga detyrat kryesore aktuale për zgjidhje; ka problemin e ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT DIREKT NGA POPULLI. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë dhe ndryshimet kushtetuese ( në Kushtetutën e Republikës së kosovës ) që po pregatiten nga specialistët.
Shteti Shqiptar që mbush 100 vjet më 2012 duhet të marrë shëmbull (për këtë rast) nga shteti i ri i Kosovës.
Këtu në Shqipëri : JA VLEN TË BËHET REFERENDUM PËR KËTË ÇËSHTJE. Në rast se Partitë kryesore nuk do të duan atëhere të ngrihet ” DJALËRIA ” dhe të kërkojë direkt firmat e nevojshme nga Populli.
XHEMA !
Zgjidhja duhet te vije nga opozita, por kjo e fundit duhet te modernizohet paraprakisht. Arben Malaj ka hapur nje debat goxha konstrutiv. Uroj ta coje dei ne fund qe ti japi zgjidhje agonise shqiptare….