Pritshmëri pa ndjeshmëri
Dy dekada shans, iluzione e sfilitje për normalitet demokratik janë shumë për të vënë pikat mbi ‘i’ për një shoqëri me aspirim perëndimor. Përtej papërgjegjshmërisë së politikës, shpesh shoqëria merr peng vetveten teksa evoluimi i pritshmërive demokratike nuk reflekton ndjeshmëritë rreth kolonave të demokracisë – vota, prona, shteti ligjor dhe media e lirë që sesa rrjedhoja të normalitetit demokratik janë pararendëse dhe iniciuse të tij.
Me pranimin si ‘fatalitet’ të (a) krizës votës së lirë si rrjedhojë e manipulimit dhe intimidimit pre- dhe post-elektoral, (b) cënimit të pronës legale të shpërfillur me ‘shtetëzimin’ e 7501 e vijim, (c) shtetit ligjor të kapur nga vullneti politik dhe (d) medias rëndom të katandisur në megafon të politikës, perspektiva integruese dhe normaliteti demokratik mbeten të zymtë.
Pritshmëria e demokracisë fillon nga ‘çlirimi’ i vetvetes. Reagimet për votën në 2001, 2009 e 2011, pavarësisht sublimitetit, mbeten ende të inspiruara nga politika përsa kohë votuesi pa dallim ende nuk njësohet masivisht me parimin e respektimit të votës së lirë duke dëshmuar inercinë e indiferentizmit apo ‘robërimit’ partiak që stonon me profilin e qytetarit europian. Për sa kohë parime që duhet të bashkojnë, realisht ndajnë – vota, prona dhe shteti ligjor, shoqëria e ka problemin tek vetja me politikën ‘noterizuese’ të dualizmit të saj. Ndërsa denoncimi i korrupsionit qeveritar është vlerë e emancipim demokratik, ai mbetet patetik dhe iluziv sa kohë syresh qytetarë e kanë lajtmotiv të përditshëm atë. Bashkëjetesa korrekte që demokracia presupozon nuk ngjizet sa kohë mungon konsiderata për të tretët dhe respekti për korrektësinë deri në përmbysje të raportit meritokraci-mediokraci me triumf antivlerën që merr peng herët a vonë të gjithë.
Vota e ‘çuditshme’ e majit
Me votën e majit në Tiranë u dëshmua nga syresh një sens i çuditshëm i votëbesimit ndaj faktorit politik që me skandalet e përfoluara, nëse në Europë, minimalisht do të ishte marzhinalizuar deri në ‘fosil’ politik. Më 8 maj u dëshmua një sens i çuditshëm i (a) patriotizmit teksa u shpërfill incidenti antikushtetues i ujrave kufitare, (b) shpërfilljes së shënjtërisë së jetës që 21 janari nëpërkëmbi, (c) ndjeshmërisë për qindra miliona euro të hedhura në një tunel autostrade, ndërkohë që rebus mbetet reagimi hipotetik nëse autorësia do të ishte e opozitës. Është ky sens i çuditshëm i indiferentizmit, verbërisë partiake apo interesit të ngushtë që e gjen normal abuzimin me votën e majit duke ngritur pyetjen se cili do të ishte fati i votave ‘jetime’ nëse më 14 maj do të kishte rrokadë emrash me të njëjtën diferencë. Është kjo masë ‘besnike’ që në denatyrim zgjedhor votën e ngatërron me SMS e një trofeu bukurie dhe sot i mban ison partisë duke ironizuar opozitën në moshapjen e kutive (sikundër më 2009 insistonte) ndërkohë që opozita nuk ishte kundër hapjes por shqyerjes së tyre.
Vota është privilegj por dhe detyrim karshi atyre që ende nuk votojnë dhe shpërdorimi i saj është pasiguri për të ardhmen e gjithkujt. Normaliteti demokratik mbetet iluzion sa kohë vota dhe prona diskriminohen dhe shoqëria nuk reagon masivisht por parcelizohet nën tundimin e abuzimit klientelist.
Klisheja e sovranit që ‘flet’
Ndërsa vota presupozon racionalitet shpesh pasioni e sindromi ‘turmës’ bëhet përcaktues. Një shoqëri në dekada e privuar prej votës alternative dhe në vakuum besimi e perjeton politikën si ‘fe’ me partitë të shndërruara në ‘kulte’ dhe liderat e panumërt ‘pastorë’ absolut. Ndonse skamja nuk është justifikim për shpërdorimin e votës, problem nuk është vulnerabiliteti i votuesit por paturpësia e politikës për të abuzuar me të. Nëse vota presupozon pushtet dhe dinjitet, ky privilegj nuk duhet lejuar të intimidohet e abuzohet më tej. Kompromentimi i votës, përtej leximit, bart ‘shënjën e gishtit’ të ‘marketingut’ politik që orienton hedhjen e saj – kur pushteti intimidon, sistemi drejtësisë toleron, media spekulon, mendimi intelektual anashkalon dhe mjerimi lulëzon.
Kriza politike fton për integritet dhe burrështetësi dhe jo karshillëk nga kryetarë partish të rrethuar me ‘sozi’ servilash pragmatist që ndërsa vetshpallen elit(!) kërkojë rrokadën e lidershipit ndërkohë që anashkalojnë atë të ‘byroistëve’ ku bëjnë pjesë dhe vetë. Pushteti jo-plebishitar i dalë prej votës së ekuilibruar të 2009 (apo të barabartë për Tiranën në 2011) nuk ka moral të imponojë politika ekonomike e sociale të debatueshme që kanë ndikime strategjike në jetën e gjithkujt – caktimi kufijve detarë, alokimi i zhbalancuar i buxhetit, privatizime turravrap e deri piramida sot.
Nuk e kemi luksin e aventurës me ‘piramidën’ duke prishur një vlerë materiale, monetare, urbane, estetike, historike, ikonë kombëtare (shqiponjë në fluturim) për të shpenzuar në kohë krize për trille dhe klientelizëm për një strukturë ‘aliene’ ndërkohë që më shumë se godinë kemi nevojë për parlamentarizëm të ri. Një projekt tërësisht imponues e përpirës urban, që ngjesh e jep imazhin e një kantjeri ndërtimi të rrethuar me ‘llamarina’ e ‘oxhaqe fabrikash’ që shkatërrojnë çdo simetri është në vëndin e kohën e gabuar.
‘DIY’ (ta bësh vetë) demokraci
Politika e ka për detyrë të promovojë emancipimin demokratik në shoqëri përkundrejt abuzimit me vakumin e saj. Përpara se politika të jetë pasion, është rrugëzgjidhje ku racionaliteti dominon me votën të respektuar paraprakisht duke përmbushur të drejtat e votuesit për (a) informim objektiv dhe tërësor, (b) zgjedhje e pa ndikuar nga kosto artificiale oportune, (c) siguri se vota e hedhur lexohet drejt dhe pavarësisht fituesit progresi vijon dhe (d) garanci se premtimet parimore të pambajtura apo të reja në qeverisje do të testohen politikisht deri në dorëheqje e zgjedhje të parakohëshme.
Demokracia shqiptare ka nevojë për një seri ‘riformatimesh’ duke filluar me votën-‘ADN’ për mbarëvajtjen e mbarë ngrehinës së shtetit demokratik – insitucionet, media, partitë politike. Partitë nuk mund të promovojnë progres nëse e shkurajojnë brënda vetes dhe në raport me njëra tjetrën. Nëse PS rinovohet dhe lidershipi evoluon, PD me refraktaritetin e statukuonë historike e shkurajon garën për progres partiak duke ndikuar performancën e qeverisjes më pas.
Përtej look-ut perëndimor të titullarëve të rinj të mazhorancës, sjellja nuk pohon të njëjtin orientim duke dëshmuar vijimësinë e trashëgimisë politike teksa dorëheqja si përgjegjshmëri, transparencë dhe aset politik për të ardhmen mbetet ende tabu. Përkundrejt një mazhorance të testuar shpesh në refraktaritetin e saj, opozita duhet të reflektojë interesat madhore të një shoqërie që nuk e ka më luksin e inercisë dhe statukuosë së krizës pafund. Me 2013 tepër larg, sfida mbetet frymëzimi i ndryshimit dhe konfirmimi i integritetit demokratik të një shoqërie që meriton më shumë dhe që me përkushtimin ‘DIY’ (ta bësh vetë) për demokraci ka partner perëndimin drejt normalitetit që aspiron.
Mirë O! Artan vëllai, me këtë filozofi që ke derdhur, nuk të kuptojnë dot edhe juristët e sistemit “Demokratik” Berishian, të cilët kanë mbaruar fakultetin Juridik pa mbaruar 8 vjeçaren, ose e mbarojnë atë në pragun e pensionit. Leksioni ishte filozofik, por unë nuk kuptova ç,farë thoshe. Bile ishte anagjore si fjalimet e Nanos dhe Rexhep Mejdani që i kuptojnë vetëm ata që i shkruajnë. Merrni shëmbull vëllezër nga ambasadfori i “pa aftë Hollandez”, i cili thotë problemet kaq shqip dhe të kuptueshme për ne popullin plebe sa ngjante se ishte shqipëronjës dhe jo i huaj. Ju falem nderit dhe respekt për mundimin.
sa hije te ka xhaxhi Saliu kur del ne foto me dy gishtat perpjete!
Dy gishtat perpjete ne kulturen e vendve anglishtfolese do te thote Fitore pasi eshte germa e pare e fjales Victory. Po per ne shqiptaret qe fjala na fillon me F ky gjest nuk na percon ndjesine e fitores, perkundrazi mua prej vitesh ky veprim me krijon imazhin ne miniature te shaleve perpjete. Sa shume i shkon ky veprim zhozefines, per shembull, ndersa qe kur e pashe edhe monda bulkun te ofendonte me nje gjest te tille vulgar banoret e Fierit ne zgjedhjet e 2009-es, sa here qe e shikoj ne rolet e saj te ftohete neper filmat e saj te periudhes se diktatures me krijohet pershtypja se shikoj porno komuniste
Ne gjuhen e Sales do te : Vrimen se V eshte shkronja e pare e fjales vrima.
ia ke fut kot plako.