Shkeljet kushtetuese në Republikën e Shqipërisë!

20 Korrik 2011, 09:54Blog TEMA

Nga Inida Gjata- ZHAKU

Populli shqiptar nuk ndihet as krenar dhe as i vetëdijshëm. Kjo shfaqet fare mirë në biseda mes njerëzish në forume të ndryshme. Nuk janë as të vetëdijshëm për realitetin pasi të gjitha burimet e informimit  publik keqpërdoren në mënyrë propagandistike për interesa grupesh partiake. Për këtë të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm pasi është i dukshëm realiteti mediatik e shoqëror në të cilin ndodhemi. Kjo përbën shkelje kushtetuese, pasi Kushtetuta na kërkon të vetëdijshëm për realitetin dhe NE jemi të manipuluar! Çdo sistem që na udhëheq kërkon të manipulojë historinë. Kjo nuk duhet lejuar me dhe kaq! Historia duhet mbrojtur në të gjitha format e saj. Shembja e Piramidës, si dhe shumë godinave me vlerë historike, si në historinë politike të vendit tonë ashtu edhe në atë shoqërore e kulturore, do të shtonin edhe më vakuumet historike të cilat prej shekujsh i bartim në identitetin tonë si pasojë e shkatërrimeve të monumenteve dhe fakteve historike. Kjo nuk duhet lejuar më, është antikushtetuese dhe antidemokratike.

Faktet historike të 13 viteve të fundit që kjo Kushtetutë është në zbatim, vërtetojnë një shtet ku drejtësia është e padrejtë në të gjitha drejtimet si në aspektin civil, ashtu edhe në aspektin penal. Sistemi është i korruptuar dhe kjo përbën shkelje të Kushtetutës.

Një shtet antidemokratik e antisocial, i cili vërtetohet çdo ditë përpara syve tanë. Shembulli më i fundit janë Zgjedhjet 2011. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Të drejtat themelore të njeriut jo vetëm nuk garantohen, por as nuk merren në konsideratë në projektet që financohen me buxhetin e shtetit. Këtë e vërtetojnë çdo ditë minatorët, të verbrit, shurdhmemecët, paraplegjikët, jetimët, romët, të papunët, të rinjtë, të pastrehët, pensionistët, gratë, kafshët. Kjo përbën shkelje kushtetuese, pasi buxheti i shtetit po shkon gjithnjë e më shpesh drejt investimesh aspak prioritare siç përcakton Kushtetuta e republikës, siç do të ishin investimet për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të shtresave të papërkrahura të shoqërisë. Duke mos krijuar kështu as kushte të barabarta, as shtet social. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Fryma e tolerancës fetare që deri më sot ka karakterizuar shoqërinë shqiptare rrezikon të cenohet duke krijuar ndasi mes shqiptarëve nëpërmjet regjistrimit sipas përkatësisë fetare. Ligji për regjistrimin e popullsisë sipas përkatësisë etnike dhe fetare është racist dhe përbën shkelje kushtetuese si dhe rrezikon të përçajë popullin.

Dinjiteti dhe personaliteti njerëzor në Shqipëri përdhoset dhe abuzohet nga të votuarit e popullit. Këtë e vërtetojnë gënjeshtrat e paturpshme dhe vjedhja e papërfundueshme që u bëhet taksapaguesve nga drejtuesit e sistemit që na drejton. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Gjithashtu vërtetohet nga ligjet antikushtetuese që miratohen në mënyrë aspak transparente. Siç ishte rasti më i fundit, votimi i një ligji antikushtetues që prek Piramidën dhe ndërtimin e Parlamentit të ri si dhe çdo kapriço të ekzekutivit në të ardhmen. Ky ligj është i pashoqëruar nga një faturë financiare dhe prek historinë e kombit si dhe buxhetin e taksapaguesve. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Populli shtrëngohet padrejtësisht të rrojë në kushte të pamerituara për taksat e larta që paguan. Buxheti i shtetit, si ai i pushteti ekzekutiv ashtu edhe ai vendor, investohet në drejtime të favorshme politike dhe jo në zhvillimin e prioriteteve të përcaktuara në kushtetutë. Këtë e vërtetojnë shifrat e larta që shpenzohen për propagandë audio- video e më gjerë, në dobi të interesave politike apo partiake si të pushtetit qendror ashtu edhe të pushtetit vendor. Kjo nuk e shpie kombin drejt prosperitetit, siç parashikohet në Kushtetutë ndaj dhe përbën shkelje.

Populli shqiptar zotohet për paqe, por ndërkohë gjakmarrja dhe ngujimi janë problematika të thella të shoqërisë dhe të votuarit e popullit nuk i kushtojnë vëmendje. Kjo vërtetohet nga numri i lartë i viktimave për këto shkaqe. Kjo përbën shkelje kushtetuese pasi nuk garanton një sistem të barabartë paqeje për të gjithë qytetarët.

Populli nuk ka mirëqenie. Kjo vërtetohet nga numri i lartë i të papunëve dhe i shtresës në nevojë. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Kultura nuk mbrohet nga institucionet shtetërore të posaçme. Kjo vërtetohet nga mungesa e germës ë në formulime politike, shoqërore apo mediatike. Nga mungesa e kabineteve shkencore si dhe nga mungesa e investimeve në këtë drejtim. Kjo përbën shkelje kushtetuese. Kjo gjithashtu vërtetohet nga manipulimi që i bëhet historisë nëpërmjet propagandës si dhe nëpërmjet shkatërrimit të monumenteve historike. Piramida është një viktimë e kësaj shkelje prej shumë kohësh. Kjo nuk duhet të lejohet pasi përbën shkelje kushtetuese përderisa ajo godinë ka shërbyer dhe fare mirë mund të shërbejë për atë që ka shërbyer më së miri për shumë vite, (me vetëm 1% të buxhetit të parashikuar për ndërtimin e parlamentit të ri), si qendër në dobi të interesave kulturore dhe sociale të popullit.

Aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar, siç është parashikuar në Kushtetutë, jo vetëm nuk ushqehet apo favorizohet nga të përzgjedhurit e popullit, por shpeshherë akte të ndryshme të udhëheqësve bien në kundërshtim me bashkimin kombëtar. Kjo përbën shkelje kushtetuese. Prioriteti ynë kushtetues është bashkimi kombëtar.

Pika 3 e Nenit 1 të Kushtetutës parashikon zgjedhje të lira e të ndershme, por sistemi aktual zgjedhor është antidemokratik dhe antikushtetues.

Këtë e vërteton historia e gjatë e manipulimeve dhe e denoncimeve publike që vetë të përzgjedhurit e popullit ngrenë si çështje pas çdo periudhe zgjedhore. Zhvillimi i tyre nuk bëhet sipas parashikimit të Kushtetutës pasi edhe zgjedhjet vendore shndërrohen në zgjedhje politike ndaj dhe në vend të mbahen zgjedhjet sipas afateve të përcaktuara nga Kushtetuta, mbahen në mënyrë të përshpejtuar apo duke shkelur afatet kohore. Duke rritur kësisoj shpenzimet e buxhetit të shtetit, nivelin e propagandës dhe autokracinë. Të gjitha këto e dëmtojnë votën e popullit pasi ajo humbet çdo vlerë duke u shndërruar veçse në një mënyrë për të sjellë në pushtet njërën apo tjetrën palë. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Populli nuk e ushtron dot sovranitetin e tij siç parashikohet në Kushtetutë pasi përzgjedhja e kandidatëve për deputetë bëhet në formë preferenciale nga kryetarët e partive dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithashtu bojkotet e vazhdueshme të parlamentit për shkaqe politike e kanë shndërruar popullin në të papërfaqësuar. Populli ndjen vështirësi në ushtrimin e sovranitetit të tij edhe në raste përpjekjesh për zhvillime referendumesh, pasi keqpërdorimi i ligjit prej institucioneve përkatëse e bëjnë pothuajse të pamundur ndjekjen e një procedure të drejtë e siç e parashikon Kushtetuta, ku populli të mund të ushtrojë sovranitetin e tij. Kjo përbën shkelje kushtetuese.

Kushtetuta është ligji më i lartë i këtij shteti dhe ky ligj mbi ligje është plotësisht i shkelur nga ATA që përzgjidhen prej popullit!

Në nenin e saj të 3-të, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e votuar në mënyrë referendare ku populli i Shqipërisë ushtroi Sovranitetin e tij, thotë:

NENI 3

“Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”

Dhe në fakt, megjithëse ky është betimi që shqiptarët kanë zgjedhur tí bëjnë KOMBIT, nuk është zbatuar asnjëherë përgjatë gjithë kësaj kohe kjo dhe gjithçka tjetër që kjo Kushtetutë presupozon të ndërtojë në historinë KOMBIT të vet!

Të shitur, të blerë, të poshtëruar, të përlyer, të padenjë, të dëshpëruar, të vjedhur, të nëpërkëmbur, të rraskapitur, të trullosur, të paditur, të gënjyer, të zhgënjyer,

“NE POPULLI i SHQIPERISE KERKOJME NJE PIRAMIDE! Për ta shndërruar në MONUMENTIN e vuajtjeve TONA SI SHENJE PENDIMI PëR ÇDO SISTEM që kemi zgjedhur të NA DREJTOJë!

Piramida duam të jetë tek PIRAMIDA dhe duam të jetë QENDER E TE DREJTAVE TE NJERIUTm të jetë plotësisht në dobi të qytetarëve, taksapaguesve, zgjedhësve tuaj. BIG BOSSIT!”

Nga presidenti kërkojmë mosdekretimin e ligjit që autorizon ndërtimin e parlamentit të ri, pasi është i pashoqëruar nga një faturë financiare, është shumë i kushtueshëm, është në dëm të historisë dhe kulturës, si dhe në dëm të hapësirës publike.

Kërkojmë gjithashtu të zbatohet kushtetuta nga A deri në Zh.

NE jemi POPULLI! JU jeni POPULLI! ata nuk janë populli!

“NENI 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.”

I SHKELUR.

Shumë ligje të votuara në parlament janë të parashikuara ndryshe në Kushtetutë.

“NENI 7

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”

I SHKELUR

Sistemet e lartpërmendura janë të korruptuara dhe të padrejta.

E kështu  me radhë një e nga një të gjitha nenet që vijojnë në Kushtetutë si parimet bazë mbi të cilat shqiptarët kanë zgjedhur të ndërtojnë historinë e kombit të tyre, shkelen paturpësisht prej çdo kujt që zgjidhet prej popullit votues, i cili është vetëm gjysma e popullit mosvotues. Pra bëhet fjalë për interesin e të gjithë taksapaguesve, shtetasve dhe komuniteteve që përbëjnë shoqërinë shqiptare, e cila kërkon drejtësi!

 

2 komente në “Shkeljet kushtetuese në Republikën e Shqipërisë!”

  1. jani says:

    vertet jane shkelje kushtetuese: ndertimi i asaj piramide si muze per diktatorin dhe kostoja e larte e saj per kohen ishte shkelje kushtetuese . ruajtja e saj si nje monument kulture perben shkelje kushtetuese.
    dhenia me qera e ambienteve te saj me cmime qesharake ku subjekti qeramarres nxjerr fitime marramendese perben shkelje kushtetuese.
    fushata e nisur nga kreshniku kunder regjistrimit etnik dhe fetar perben shkelje kushtetuese , pjesmarrja e nje funksionari te larte ne keto tubime perben shkelje kushtetuese.
    masakra urbane ne zonen e golemit ne kohen e zvendes ministrit koleksionist perben shkelje kushtetuese. dhenia e lejeve te ndertimit nga bashkia e tiranes vetem per disa studio arkitekturore perben shkelje kushtetuese(eshte veper e paster penale po nejse),dalja ne rruge e ketij grupi pseudoarkitektesh per te mbrojtur nje shemtire te tille si piramida perben turp (per inerci e quajme shkelje kushtetuese sepse na bezdis shume kur i shohim). kufizimet e shemtuara rrugore me ndarje trafiku per autobuze (bota perdor mbi dhe nen kalime) perbejne shkelje te ligjit dhe shkelje kushtetuese. largimi i rames nga bashkia e sigurt nuk ka shkelje kushtetuese dhe do i hapet rruge nje menyre te re qeverisje per tiranen

  2. loni says:

    Jam plotesisht me ty Inida, duhet te zgjihemi te shporrim shkelesit e ligjit dhe te kushtetutes, Sali Rame Sheqerre dhia Berisha …qe nga emri trgon qarte se cfare monstre eshte ai qe me vota te vjedhura mban peng gjithe vendin…ky monster, ky njeri nga me negativet qe ka pare historia e ketij populli te mjere, eshte epiqendra e te gjithe atyre arsyeve qe ju keni permendur ne artikullin e mesiper, ky kriminel, ky mafioz , ky zhvates i pasurise kombetare, ky i paafte (i afte vetem per vjedhje e vrasje), duhet te shkelet me kembe nga ne, populli qe duam zbatimin e perpiket te kushtetutes se ciles tani duhet t’i bejme medoemos disa ndryshime qe monstra te tjera si puna e kriminelit qe me pahir sundon te mos kene me mundesi ta degjenerojne dhe ta shkelin me kembe kete ligj themeltar te vendit.
    Vdekje e sali berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje