Aristokracia e shkërdhyer e Tiranës

21 Korrik 2011, 22:17Blog TEMA
Aristokracia e shkërdhyer e Tiranës

Kjo po është aristokraci

Nga Bledi Mane*

Pardje debatoja me këngëtaren Besa Kokëdhima dhe gazetarin Koloreto Cukali pse elitat e këtij vendi janë strukur dhe nuk ndjehen për asgjë. Me shaka e lidhnim pasivitetin e tyre me vapën e korrikut dhe largimin me pushime jashtë Tirane. Ishim dyshues deri diku kur thoshim se elitat i druhen pushtetit së politikës por gaboheshim rëndë. Elitat ndaj janë paria e çdo vendi, nuk i tremb as politika dhe as krimi ordiner, nuk frustrohen apo yshten, nuk komandohen dhe as përdoren. Duke gëzuar një lloj pushteti të paprekshëm, elitarët qëndrojnë aty në qoshen e vet dhe prej andej shpërndajnë rezonancat e pushtetit të tyre historik, të trashëgueshëm dhe të patjetërsueshëm. Elitat mbeten busulla dhe njëkohësisht opozita e çdo lloj pushteti, elitat ndikojnë në formime a shkatërrime qeverish, elitat e mirëfillta jobatakçije qëndrojnë përherë si rubini më i shndritshëm e më i madh i kurorës së trashëguar të çdo monarku. U zgjata paksa por në të vërtetë unë jam skeptik, ende nuk jap dot një përgjigje të prerë dhe të saktë. Unë nuk besoj se ky vend, Shqipëria ime dhe e juaja ka formuar tashmë klasën e saj të lartë, atë kastë njerëzish aristokratë nga portofoli, mendja dhe shpirti gjithashtu.

Ky vend deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kishte trashëgimtarët dhe familjet e mëdha me emër. Një pjesë kishin mbetur si relike të vjetra të ish Perandorisë Osmane me prona të mëdha, një pjesë tjetër me shkollimet perëndimore që u kishin bërë pasardhësve të tyre, ndërsa pjesa e mbetur e Dyerve Fisnike kishin emigruar jashtë sapo kuptuan që Shqipëria do të bolshevikohej tërësisht dhe çdo shtetas i saj do të ishte i barabartë me shoqi-shonë.

Ndryshe nga monarkia e Zogut, Enver Hoxha i ra shkurt me të marrë pushtetin. Elitën vendase e shpronësoi, e burgosi, e vrau, e përdori për interesa partie dhe emrat legjendarë të Bargjinasve, Vrionasve, Vlorajve, Toptanasve, Zogollëve, Vërlacëve, Bushatllinjve, Frashërllinjve, Markagjonëve, Këlcyrajve, Kryezinjve dhe shumë të tjerëve i fshiu nga historia e re e Republikës Popullore Socialiste, por jo nga memoria kombëtare. Post ’90 ringjalli shpresat për një shtresëzim alla kapitalisto-meritokraci të gjindjes shqiptare, por dy dukuri absurde shkatërruan gjithçka.

 

1-Trashëgimtarë të lodhur

Ish pinjollët e Elitave të dikurshme përveç mbiemrit ose ndonjë prone të rimarrë me shumë sakrifica u shfaqën të plakur, të lodhur, të rrënuar dhe të trembur për tu përballur me realitetin e ri dhe tepër të egër të tranzicionit shqiptar. Kujtuan se Partia Demokratike me ardhjen në pushtet do t’ju rezervonte honorin që meritonin, por u gabuan. Më pas të grumbulluar rreth Partisë Republikane të Sabri Godos kuptuan se loja politike në Shqipëri nuk kishte rregullat që u kishin mësuar paraardhësit e tyre dhe i ranë shkurt duke lenë partinë më konservatore politike shqiptare në duart e Fatmir Mediut në dejet e të cilit nuk qarkullon “gjak blu”, por thjesht ajo adrenalina që të ysht të vjedhësh shpejt, saktë, shëmtuar.

 

2-Portofoli plot, mendja fyell

Mes një kaosi model xhungle ku majmuni me krahët më të fortë e me më shumë lesh vjedh, grabit dhe ha për qejf të gjitha bananet e pemës, edhe në Shqipëri grabitja me apo pa edukatë e çdo lloj prone dhe aseti publik a privat krijoi një shtresë të re popullsie.

Ndryshe nga Britania e Madhe konservatore, e cila gjatë viteve ’40 “pranoi në klubin e aristokracisë” edhe individë apo familje të cilat nuk trashëgonin tituj kalorësiakë a prona, por kishin çliruar impakte mbresëlënëse dhe historike në shoqëri me arritjet e tyre në shkencë, politikë, akademizëm, art apo pasurim të ndershëm, kasta e re e tranzicionit shqiptar ishte dhe është një kasolle me dyer të shpartalluara ku futen e dalin modele hajdutësh, fajdexhinjsh, grabitësish me maska a me kollare, ministra a gjykatës 6 mujorësha, kryetarë partish a shoqëri civi(ha)le, kurva bjonde a fitues telebingoje, shoferë maunesh a burgaxhinj të regjur, malësorë trima a zaptues plazhesh, administratorë universitetesh apo pronarë tavernash tallavaje… Kjo elitë e re model Moskovito-Jelciniano-Putinian fatkeqësisht shpronësoi dhe mbivendosi asetet, vlerat, meritat, traditat dhe deformoi totalisht historinë e Elitarëve të vërtetë vendas. Riktheu në pikën zero 100 vitet e establishmentit të aristokracisë modeste shqiptare dhe pa respektuar asnjë lloj rregulli zaptoi me forcë edhe piedestalin honorifik të rezervuar për Ata.

Shikoni me vëmendje çfarë liderësh politikë kemi, kontrolloni mes deputetësh për ndonjë pinjoll të familjeve të denja, numëroni dhe listoni miliarderët e rinj dhe mes tyre nuk do të gjeni askënd që nuk gënjen sesi u pasurua brenda 24 orësh. Ndryshe nga Zani Caushi i Çoles (Vlorës) heroike që nuk diti të mbijetonte si një skifter i lirë, këta milionerët e tjerë të rafinuar kopjuan disi hajdutin Robin Hud, por me një përjashtim të vogël: çka vodhën dhe vjedhin nuk ia falin popullit, por e investojnë për fushatat elektorale të individëve me fitore të garantuar me procedurë.

Ndryshe nga milionerët e rinj, inteligjenca e këtij vendi në dukje më e rafinuar (me përjashtime të rralla) ende vazhdon të përdoret nga pushteti dhe të pasurit. E varfër financiarisht, inteligjenca elitare shqiptare për hir të ushqimit të përditshëm apo pushime verore në Bodrum të Turqisë përkulet si shufër alumini sa herë që pushtetit, medias apo biznesit privat i duhet për fasadë. Me disa plus-minuse të vogla kemi qysh prej 60 vjetësh në qarkullim rreth 500 emra të njëjtë të spikatur intelektualësh, të cilët i qëndruan afër shokut Enver kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, i qëndruan pranë shoqes Nexhmije Xhunglinit në ditët e kobshme të vdekjes së Komandantit, këshillonin Ramiz Alinë dhe shoqen Lenka deri në dhjetor të 1990-ës e ndërkohë kthyen timonin djathtas drejt yllit të ri që po lindte në horizont, Sali Berishës. I bënë fresk Doktorit deri sa Fatosi i Rexhina Nanos doli nga burgu më 1997 dhe ende pa gëzuar ky i fundit lirinë dhe të qenit kryeministër përqafuan plot dashuri djelmoshat freshistë Majko dhe Meta. U rikthyen dhe një herë pranë Fatosit të Xhoana Nano Nanos dhe qysh nga korriku i 2005 u ka shpërthyer një dashuri e madhe për Sali Berishën e sado që kanë kaluar 6 vjet nuk u shterron kollaj. Kjo Elitë shihej shpesh nëpër ekspozitat e pikturës së Edi Ramës, por që nga 15 maji i këtij viti po shijojnë më shumë karikaturat e Bujar Kapexhiut që i ekspozon në korridoret e Universitetit Evropian të Henri Çilit. Pa frikë mund të firmosin edhe peticione kundër vetëdeklarimit të kombësisë, fesë, kundër prishjes së piramidave apo vrasjeve me çadra pistoletë, por nëse Doktori shfaqet i brengosur në foltoren e Parlamentit, nuk e kanë për gjë ta bëjnë hasha çka kanë thënë një ditë më parë e për tu justifikuar mallkojnë mediat e Tiranës për manipulim lajmi.

Pra kemi dy modele të ndryshme Elite “made in Albania” futur në një thes:

-milionerët arrogantë hajdutë me zë të trashë, me BMW X5, veshur me pantallona të zeza, këpucë të zeza me majë dhe çorape të bardha, ndërsa grupimi tjetër janë intelektualët e pispillosur rrogëtarë që vegjetojnë dhe i bëjnë fresk pushtetit pavarësisht se lideri është një monark me sy bojëqielli nga Mati, një diktator bukurosh nga Gjirokastra, një xhuxh vjenez kapadai me dy gra, një doktor tropojan që të bën synet sa herë që nuk i pëlqen modeli, apo një ish kryebashkiak tiranas që e ka gjetur belaja me vjedhjen e votave. T’i klonosh këto dy modele dhe t’i etiketosh Elitë duhet të jetë përgjegjësi e madhe historike. Kam frikë t’ia ngop Atdheut tim këtë lloj Parie se duke kryqëzuar milionat e grupit të parë me inteligjencën e grupit të dytë mund të më lindë ndonjë specie e veçantë dhe e frikshme.

Ju  të nderuar lexues mund të më kundërshtoni, mund të flisni me superlativa për Elitën e re të këtij vendi, mund të krahasoni Mit’hat Frashërin me Fahri Balliun, Jusuf Vrionin me Namikun e Majlinda Bregut, Hana Këlcyrën me Aurela Isufajn, Faik Konicën me Henri Çilin, por unë do tu kundërshtoj prerë dhe pa ekuivok:

Jo, Tirana nuk ka aristokraci të mirëfilltë, nuk ka fisnikë trima me gjak blu, mendjekthjellët e altruistë komunitarë (me përjashtime të vogla fare). Tirana ka vetëm sahan(bythë)lëpirës!

 

*facebook.com/bledi.mane

60 komente në “Aristokracia e shkërdhyer e Tiranës”

  1. Nje qytetare says:

    I hidhur si pelini je o Mane. Por edhe ilaci i hidhur eshte po te sheron.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Un dua te te kundershtoj Zoti Mane.Shqiperia jone ka aristokracine,ndoshta ato nuk jane te pasur financiarisht por jane te pasur intelektualisht.Gjenerali Myslim Pasha,arkitekti Maks Velo,shkrimtari Dritero Agolli,aktori Mirush Kabashi,shqiptarin e madh Rexhep Qosja,etj…Keto disa personalitete une do i antarsoja tek ELITA e Aristokracise sone.Ju ne artikullin tuaj shkruani se Anglia pranoi ne Aristokraci njerez te cilet kishin dhene nje kontribut te cmuar ne fusha te ndryshme te shoqerise.Ndersa per ate lloj aristokracie ose lobi ekonomik ose oligarkie financiare qe mendoni ju,ato do te shfaqen pas 50 vjetesh

  2. Albboston says:

    He ta lumsha fshatarce se keshtu marrin vesh te tere.

  3. loni says:

    Falemnderit Mane, nuk dua t’i ul vlerat shkrimit tend dhe mos me keqkupto, …i ke rene shume gjate per nje fakt qe e di cdo njeri me inteligjence normale…gjendja e Sqiperise eshte pasqyra e vertete e aristokracileshit te Shqiperise.. A ka vend me rrumpalle ku nuk mer vesht qeni te zotin, ku nuk zbatohet asnje ligj, ku provincialet kokeboshe te mbysin, ku kriminelet dhe hajdutet bejne kerdine duke filluar qe nga vucidolasi, po e theksoj vucidolasi sali berisha qe nuk di te flase shqip akoma e deri tek polici me i thjshte nuk po i lene gje pa i zhvatur ketij vendi, duke e katandisur ne vendin me te frikshem per te jetuar e zhvilluar bisnes, duke e shperfytyruar e duke deformuar cdo gje, natyren, ambjentin, ndertimet, e deri edhe fytyurat e shqiptareve

  4. durrsaku gjerman says:

    REALE, thumbuese dhe triumfuese fjalia e fundit, Ke lexuar ate, njesoj si te kesh lexuar gjithe shkrimin me siper

  5. beso says:

    Edhe kur kishim ato elitat qe thua ti,ere me e keqe vinte stani.Biles ato mbiemrat e medhenj qe thua ti i kam pare tek emisioni italian”Luce”kur shkonin katunarçe te krekosur me kostume kombetare qe te dhuronin kuroren e Shqiperise.Shkurt o z.Mane,me mire e zgjidhen amerikanet se anglezet jane aq debile sa mbajne nje elite mbreterore te denje per barcaleta,qe nga debili i lindur Filipi i Edimburgut,e deri tek skandalet e pinjolleve qe s’ka gaztor ti tregoje te gjitha.Po pate biseduar me Koloreton dhe ke rene ne nje mendje me ben ca skeptik,se mund ti urresh parallinjte e shkerdhyer te Tiranes,por jo te fshish pluhurin e mykur te delenxhinjve turkoshake,qe ishin vertet aq qesharake sa ç’i pershkruante mjeshtri i madh Spiro Comora.Nejse,ne gazete sot shkruajne te gjithe,por jo qe te kuptojne te gjithe.Na shkruaj ndonje me te rafinuar heren tjeter dhe me fal per nderhyrjen dashamirese!

    1. Mimoza says:

      Edhe ne keto shkrime duket kush jane adhuruesit e elites se sotme shqiptare, me vjen turp te ndyj fjalen elite me ata personazhe ish pabuksa, gjysem opingare, injorante deri ne brez te shtate dhe Lajet…..

    2. mondi says:

      Fiks e ke Beso.

      Rrallë kam lexu shkrim më reaksionar se sa ky mësipër.

      Të shpresosh te elitat dhe të kërkosh demokraci është oksimor.
      Nuk ka në asnjë vend elitë o Mane, më duket se ke dëgju shumë prralla me mbret e ke lexu shumë gazeta gossip…

      Elitat kudo, janë si në Shqipëri, bëjnë pislliqe, janë idiota me xhepat plot dhe shëtisin me X5.
      Hajde jeto një vit në lagjen e 16-të të Parisit apo në “Versajë”, apo në “Neuilly Sur Seine” dhe do ta kuptosh se ç’janë ato elita që kërkon ti.

      1. Ilion says:

        une nuk mendoj se shqiperise i duhen elitaret apo politikanet. shqiperia ka thjesht nevoje per popullin e saj, nje popull te arsimuar dhe jo pasiv ne maksimum, nje popull qe mos ti trembet pushtetit sepse realisht eshte populli qe e ka pushtetin….por kete populli yne nuk e di, nuk di te ngreje zerin, nuk di te thote ”prit se un te vura aty ku je, dhe po un mund te te heq”….pse nuk proteston kjo mazhorance qe pretendon se ju vodhen votat??pse nuk proteston deri ne ezaurim?deri sa te mos kete zgjidhje tjeter….sepse cdo shqiptar mendon te ato pushimet ne bodrum e jo tek vendi i tij, gjithsecili shtyn si te mundet perpara….asnjeri nuk e ka te qarte se po te rregullohet vendi mund te kalojne nga ato pushimet ne bodrum tek pushimet ne ibiza….por fatkeqesisht jemi kaq larg ketij skenari….dhe me e keqa eshte se ky mentaliteti i shkerdhyer qe kemi po trashegohet ne vend qe te pushoje se ekzistuari me kalimin e brezave….brezat e rinj qe vijne e qe arsimohen, arsimohen duke perdorur te njejtat mekanizma, arsimohen duke menduar se sa do te fitojne e se si do te vjedhin ne menyre me te rafinuar!!kjo eshte nje cmenduri!!realiteti ne shqiperi ne pergjithsi eshte nje cmenduri qe ekziston pertej kufinjve te absurditetit….

  6. Nina says:

    Hahahahahah o Mane, a mos vdeksh kurrë or njeri, po hë si thua ti…….”një diktator bukurosh nga Gjirokastra, një xhuxh vjenez kapadai me dy gra, një doktor tropojan që të bën synet sa herë që nuk i pëlqen modeli, apo një ish kryebashkiak tiranas që e ka gjetur belaja me vjedhjen e votave. T’i klonosh këto dy modele dhe t’i etiketosh Elitë duhet të jetë përgjegjësi e madhe historike. Kam frikë t’ia ngop Atdheut tim këtë lloj Parie…….” Eh, o Mane ke të drejtë, një tmerr e katrahurë e vërtetë, një tufë hijenash, që hidhen në sulm mbi kërma të ngordhura, këta janë udhë-hjeqësit tanë

  7. Agim says:

    Nje artikull perfect.Ke trajtuar nje nga pikat me te dobta qe ka Shqiperia e diteve tona.Atje su mor vesh kush eshte bujku ,kush eshte Beu.

  8. skela says:

    Keta mendojne se te beshe pjese ne Elite sot matet nga diametri i kokes , ndaj Ilir kokelopes po i pellcet koka , vidh e vidh , po se ngop dote Moniken qe tani s’po ja degjojme zerin eshte bere e virgjer ajo vajze .

  9. +10 says:

    E vertete, Tirana ka vetem sahan(byth)lepires. Bravo Bledi.

  10. Cakalli7 says:

    o “elite” po si ta futen bujqit me kane 20 vjet qe ta rasin mire? Po si me ke nje shoqeri kaq te zgjeruar

  11. Savo Dukati! says:

    Shqipëris i duhet një gjeni i cili tësjellë ide të reja dhe të filtëroi realitetin e shurrepsur të diktaturës shekullore, por sideomos, tre diktatorët e shtetit Shqipëtar 1- Diktatiri i butë Amet Zogu, i cili u mundua dhe hedhi themlet fillestare të një shteti, por klasën obskurantiste të Sulltan Hamitit nuk e shpërbëjti dot.
    2-Diktatori i hegër Enveri i cili kompletoi shtetin me gjithë strukturat e munguara, sikurse gjith Evropa, por duke u kthyr në Tiran, me luftën e klasës subjektive shkatërroi psikologjikisht një popull, duke e varfëruar, atë. Po ai nuk shkatërroi as një grur në Shqipëri. 3- Diktatori i pa par dhe dëgjuar Sali Berish Ruso Sërbi, i cili e dogji e e vrau dhe së fundi e shiti Shqipërin…. Pra sipas mendimit tim një burr shteti diçka munt të bëjë, ndërsa një gjeni nacionalistë me rrezatim të ideve të reja çon para kombin tonë.

  12. turi says:

    Shkrim me te sakte nuk kam pare deri tani ne gazetarine shqiptare,Te pergezoj shume Z,Mane,sepse qendrojne te gjitha ato qe ti shkruan.
    Pikerisht ,pse regjimi komunist veproi edhe keto 20 vjet ,me egersine me te madhe mbi pronaret e vertete te prones ,si ne mos kthimin e saj ashtu edhe ne perndjekjen e tyre,pra mbi te gjithe ato pronare qe nuk u bene pale me krimin e djeshem e te sotem politik ,qe perbejne opoziten e vertete shqiptare,jemi sot ne udhekryq te plote dhe nuk kemi akoma DEMOKRACI DHE SHTET TE SE DREJTES
    .ME kete klase poiltike horrash ,te korruptuarish dhe kriminele dhe mbi te gjitha te PAKULTURE dhe me nje inteligjence sahanlepirese, te pa shtylle kurrizore, dhe me te PA KULTURE SE ATO QE E KRIJUAN ,qe eshte marionete e kesaj klase politike hijenash,jemi katandisur ne kete gjendje te mjeruar dhe vazhdojme te prishim kulturen tone, si ne rastin e Piramides qe une dhe familja ime e therrasim me emrin e saj te vertete ” SHQIPONJA” dhe kurre nuk dua qe te prishet.
    DUKE SHEMBUR KULTUREN, MBETEM TE PAKULTURE DHE HISTORI dhe DUKE MOS U KTHYER PRONA ,PRONARIT TE LIGJSHEM, AJO PRONE qe KA NJE ORIGJINE TE PASTER,MBETEM PA OPOZITEN E VERTETE.Dhe per sa kohe mungon OPOZITA E VERTETE ne nje shtet dhe kemi vetem POZITE, atehere nuk mund te flasim me per nje SHTET DEMOKRATIK, NJE SHTET TE SE DREJTES, por per nje SHTET TE DIKTATURES.

  13. fule says:

    I forte je, bukur e ke kopsitur nga fillimi deri ne fund. Shume drejt ke folur per kete grupin e dyte dhe me te neveritshem te intelektualve-rrogetare pushteti.
    http://www.facebook.com/pages/TV-LEGENAT-Artan-Hoxha-me-shoke/193700230676099

  14. I zhgenjyeri says:

    Ok, i ke rene drejt e ne zemer. Keshtu vazhdo. Po LOLA pse nuk po jep mendim ? Permenda Lolen se ka humor, se e di qe pastaj do te futet dhe ai Turko…(Greku) dhe do te na e menderosi muhabeti…..

  15. lu says:

    Shkrim shume me vlere sepse te gjitha te thenat e mesiperme jane shume reale eshte me te vertete nje katrahure qe se mere vesh i pari te dytin sikur te ishte e tere kina ketu ne tirane dhe jo aq pak sa jemi neligjet nuk gjejne zbatim ,njerezit bejne cfare tu doje qefi vjellin ,vrasin ,dhunojne shajne ofendojne e cfare nuk bejne sepse ndergjegja ,nderi njerzilleku ka mare fund.dhe shohim 2 ekstreme ketu ne shqiperi nga njera ane jane njerezit e ngopur e te pasur qe ketu fusim dhe eliten shqiptare inteligjencen bashke me biznesmenet te cfare do lloj arsimimi qe kane kur kane pasuri kane blere dhe diplloma per te zene nje vend pune dhe per tu futur ne elite,dhe nga ana tjeter kemi popullin fukara qe s’ka buke te haj pra kemi dy ekstreme ne shqiperi sesi do te behet nuk dime gje .

  16. cri-cri says:

    Bravo Beso, ky Mane-ja po vazhdon me gjysem artikuj, e di si e imagjinoj une ate aristokracine qe permend ai, me keq se tek “Luce”. Turipalare te lyer me dhjam deleje dhe raki te dale nga bersi e djegur. Ka gjekundi ndonje shtepi te atyre te vete ta shikoj.

    1. Agim says:

      cri-cri,
      … pergjegjesi te madhe i ke vene vehtes me kete nik.
      Te uroj nga zemra qe edhe ti te marresh vlera nga vlerat e “cri-cri”-s te dikurshem,
      dhe gjithashtu edhe “cri-cri’-u i dikurshem te kujtohet me respekt dhe nderim per punen qe ka bere.
      Me pseudonimin ” Cri-Cri”(keshtu i thonim atehere pseudonim dhe jo nik) ka shkruajtur z. Naun Bulka i shoqi i mesuesem sime te fillores Qefsere Bulka qe kane pas banuar ne Tirane, tek rruga e Durresit, tamam perballe Legates Jugosllave.
      I kujtoj te dy me respekt.

    2. 21Janari says:

      “cri-cri” eshte pseudonimi i nje intelektuali te dalë nga pupulli (nga vegjëlia thonin atehere), qe ne vitet ’30 te shekullit te kaluar fshikullonte keta pseudo-aristokrate.
      A e dini se cili eshte emri i tij?

  17. agroni says:

    kur ajka e vendit per ti shpetuar diktatures shum u vrane ne lufte direct,nje pjese te mire i vrau enveri ,ca qe ngelen u a thau trute burgjeve dhe grate e shkreta ngelen rrugeve dhe femijet qe linden i linden rrugeve,dh jan keta qe une do te isha shum dakord qe te drejtonin vendin,por keta”mjerane”vetem mbiemrin kane percjelle deri me sot,se po te kishin pasur sikur nje pik gjak nga te paret e tyre nuk do lejonin komunistat rama,berisha,nano,topi ,topalli,gode,e shum te tjere qe vetem elite nuk do te behen kurre ne kete vend.komplimente gazetarit

  18. Mimo says:

    Shkrimi nuk ka te share dhe vertet ka fshikulluar pjesen me te mire politikes me me emer ne Tirane.por do bente mire qe thika e Manes te priste edhe ca nga e majta dhe jo vetem djathtas .. ajo cka me ben te dyshoj ne sinqeritetin e gazetarit eshte se ne shkrim jane fshikulluar te gjithe ata qe nuk mendojne si Mero Baze dhe ata kane qene apo jane kunder Mero Bazes…ndoshta Mane ka bere gati nje shkrim tjeter ku do marre ne analize Edin me ushtrine e tij per te ballancuar sado pak shkrimin e sotem .

  19. Zana says:

    Bledi,
    Paragrafi i fundit me ka kenaqur.

  20. cri-cri says:

    O Beso mu kujtua nje varg nga nje poezi erotike e Frasherlinjeve (Naimi) (aristokracia e manes) “Pashe pjeshket nene dege mu kujtua gjiri yt”

    1. beso says:

      cri-cri,vargjet e Naimit dhe aristokracia e familjeve te medha te Spiro Comores jane larg sa drita me erresiren.Ata aristokratet turkoshake qe shitnin lesh ne Evrope dhe ktheheshin sikur kishin shpikur vaporet nuk na bejne dot ne te ndjehemi te humbur pse nuk i kemi,madje shyqyr qe s’i ndoqem me ofiqe gjer ne ditet tona.Une mendoj se njeriu eshte krijese e paperseritshme,dhe çdokush ka potenciale qe kur shfrytezohen me dije bejne mrekullira.Nese biri i nje babai te mençur duhet nderuar se eshte pjella e spermes se nje burri te mençur,atehere s’kemi kuptuar gje nga demokracia,por thjesht hoqem Palin te veme Lalin.Po nje gje te mire e ka shkrimi i Bledit,qe i quan shkerdhata keta shkerdhatat e pasuruar oligarke.

      1. turi says:

        Beso ,Ti ke shume te drejte kur thua, se ” Nese biri i nje babai te mencur duhet nderuar se eshte pjella e spermes se nje burri te mencur, atehere skemi kuptuar gje nga demokracia, por thjesht hoqem Palin te veme Lalin”.
        Eshte shume e vertete kjo qe thua ti, se ne radhe te pare duhet pare dhe qendrimi i vete personit dhe jo vetem prejardhja e tij. Dhe une te them qe Ne kemi njerez te tille qe jo vetem e kane ne Gen patriotizmin dhe rrjedhin nga familje fisnike ,por Ato kane dhene dhe po vazhdojne te japin shume ne lidhje me demokracine ne Shqiperi . Ato jane denuar ne monizem dhe kane sakrifikuar veten e tyre dhe familjet e tyre, jo per shkak te prejardhjes se tyre,por per kontributin e tyre per demokraci si dje edhe sot, dhe nuk kane mare asnje prone te tyre, qe paraardhesit e tyre e kane te blere dhe jo te dhuruar si ofiq. Ato nuk pranuan asnje lloj kompromisi me hijenat e politikes shqiptare vetem per interesin kombetar,per ndertimin e nje shteti demokratik te vertete shqiptar dhe shtet te se drejtes ,te tipit skandinav ku te mos kishte asnje te varfer dhe kerkuan qe pronaret te paguan taksa me te larta se sa nje puntor i thjeshte.
        Per kete shtet kemi nevoje emergjente ne shqiptaret qe jemi te cfilitur dhe te shperbere nga regjimi komunist 70 vjecar.Njeri prej tyre jeton sot ne skandinavi dhe jam i bindur qe Ai po jep nje kontribut per Ne ,atje ku eshte dhe kjo u kuptua qarte edhe nga fjala e Ambasadorit DANEZne shqiperi, qe ishte nje SHUPLAKE E MADHE PER POLITIKEN SHQIPTARE DHE NJE THIRRJE E MADHE PER POPULLIN SHQIPTAR ;NE NDERGJEGJESIMIN E TIJ.

  21. ndricim says:

    E ke sfumuar teresisht Edison Ypin, te lumte B.Mane.

  22. england says:

    Edhe ky shkrim si gjithe te tjeret ne stilin e autorit ka vlera…
    dikush nga komentuesit e shkrimit thosh me te drejte se pena e Bledit
    ka renduar fort nga te djathtet!ndoshta eshte e vertete kjo qe thote ai
    po autori nuk do merret me fjala vjen Erjon Bracen(qe vetem te foluren ka ne dore)
    qe s’ka pushtet apo ndonje tjeter(ndoshta kur te vijne te majtet Bledit do i rendoje pena mbi ta)
    ajo qe desha ti them autorit eshte se sikur ne ja lexojme shkrimet,edhe ai mund te marri
    ne konsiderate ndonje sugjerim tonin,ne reshtat e fundit nuk do bente keq te shtonte
    me emer dhe mbiemer nje sahan bythelepires si Arjan Cani(packa se mund te jete miku i tij)

  23. Kaonia says:

    E forte kjo, po haruan shqiptaret qe te gjthe orgjinen e kane nga fshati,ku e gjeten arisokracine ,edhe ato te ashtequajturat 5 familje te medha kane aq shume gjera brenda tyre sa si lane lume e perrua,pothuajse te gjithe me orgjine turke,thelle ne gen nuk u ka dhembur kur per shqiperine ,maksimumi ndonje pinjoll bente shkime nga kafenete e stambollit a te bukurreshtit dhe kaq,kurse familjet e sotme arisokrate jane me gjithe mend per te qeshur.ngaqe se kane patur tradite shkollen jane sulur si te mare per te shkolluar femijet ne shkolla private,grate i kane bere te gjithe juridikiste(ahhahahhahh) harin sa nje dite ne nje emision televiziv njera nga keto gra arisokrate shante ishujt e paqesorit se kishte shume dallge kur bente plazh,dhe me e bukura eshte se kjo zonje ka qene ne lagje me mua dhe e nj mire ,maman e kishte shitese buke,shembuj te tille ka plot,po dengla si te shqiptareve sgjen gjekundi.

  24. Illo Foto says:

    Aristokracia e tipit klasik , sot nuk ekziston . Ka ekzistuar , sepse familjet e medha kishin mundesi shkollimi dhe edukimi . Ne nje familje te madhe cfaqeshin 2 njerez te shquar dhe kjo quhesh trashegimi .
    Zoteri ! njeriu eshte individual dhe trashegon , nga geni i ngushte , Te tjerat jane mutacione . Te besosh ne familet e medha , kur eshte zbuluar kodi gjenitik , ka shume doza arkaizmi . Pa dashur , ose nga intuita gazetareske , ke arritur ne konkluzionin me te sakte , qe njef historija :Cili eshte Chili , perpara Konices ! T’u lumte dora dhe mendja . Illo

  25. cri-cri says:

    Nje miku im nje dite me tha : Ky vend u dhje qe kur fshatari i thot bashkefshatarit “fshatar”

    1. turi says:

      Tani ke fol tamam ,kjo qendron.

  26. alqi says:

    je gjigant, i sakte, inteligjent, dhe na jep te gjitheve kurajo.. te lumte pena. nje dite ne muhabet e siper, mje shoku im me thote:sa shume ngjashmeri ka shteti ku jemi, florida, me shqiperine tone. i thashe spo te kuptoj ku e ke fjlalen. po me tha. ne florida mesova se krokodile dhe allegejter jane te njejtes familje, vetem lekuren kane ndryshe, por edhe ne shqiperi klasa politike{elita} eshte ashtu sic thua ti, e njejta.

  27. Claus says:

    Ky artikull teper i goditur me beri te shfletoja ne biblioteken time nje liber me kujtime te nje autori qe ne vitet `30 ka qene kryetar i bashkise se Vjenes dhe me vone i Derguar i Posacem i Ministrit Ribentropp per Ballkanin. Nje pjese teper te shkurter te ketyre kujtimeve deshiroj ta ndaj me ju shkak i te cilit u be artikulli teper real i Bledi Manes. Ju lutem me kuptoni drejt, nuk dua t`i hyje ceshtjeve politike se kush kane qene dhe c`fare kane bere, por me kete deshiroj te hedhe pak drite mbi eliten me te vertete intelektuale te disa personaliteteve shqiptare qe per kohen ishin me se te barabarte ne sallonet europiane. Kjo le te jete edhe si paranteze turpi per gafat e kolegeve te tyre te ulur ne kolltuqet e tyre pas 70 vjetesh, qe “per degjim pordhesh” as qe mund te behej fjale.
    Ata, si burra shqiptare, mbanin mbi supe virtyte te larta elitare te barabarte dhe krenare per historine dhe kulturen e tyre. Ja pasazhi qe kam zgjedhur:
    “… Mbi Mehdi Frasherin kam folur edhe me pare. Ai braktisi vendin me gjithe familjen e tij si dhe me nje numer personalitetesh kur filloi terheqja e ushtareve gjermane. Djali i tij Vehbi nuk mund te bente dallim nga vjenezet, ndersa djali i dyte, nje djale me orientim britanik edhe ne paraqitje fizike kishte marre cilesite e tipit britanik.
    Kreu i familjes, Mehdi Frasheri ishte nje patriot i vertete, ai nuk ishte as gjermanofil, as anglezofil, ai ishte nje kundershtar i rrepte i Italise per aq kohe sa ata ishin ne pushtet. Historia e tij si nepunes i larte i Perandorise turke, rrenimin e se ciles e kishte perjetuar, kishte lene tek ai gjurme te forta.
    Ai zoteronte zakonet dhe dinjitetitn e nje burri, qe gjate tere jetes se tij kishte mbajtur mbi supe pergjegjesi te medha. Ai dhe tere bashkeatdhetaret e tij ishin miqte tane ne Kitzbühel dhe Vjene.

    Nuk e di se sa burra paten rene ne duart e komunisteve, qe ne kohen e qendrimit tone ne Shqiperi kishin qendruar ne krye te puneve por mua mu bene te njohur arrestimet e tre personaliteteve, te Pater Anton Harapit, kryeminstrit te fundit Ibrahim bej Bicakut dhe Profesor Callarit, zv.Kryetarit te Parlamentit shqiptar, i cili zoteronte gjuhen gjermane ne menyre perfekte dhe ishte nje njohes i mire i letersise dhe filozofise gjermane.
    Ibrahim bej Bicaku nje pinjoll i nje familjeje te njohur elbasanase kishte nje krijuar nje lidhje te ngushte me rrethet intelektuale vjeneze gjate kohes kur ishte per studime ne Vjene. Ai pothuaj ishte i terhequr nga njerezit, modest dhe padyshim nje tip simpatik…..
    Nje i arratisur shqiptar nga Durresi me tregoi qe ai kishte rene viktime e “pllakave te gramafonit”. Gjate perzgjedhjeve te pafund, cilen te linte dhe cilen te merrte, humbi shume kohe derisa qe teper vone per te….”
    Pershendetje!

  28. emigranti says:

    po o mane na kenaqe kur do shkrush prap se e njifke lapsin

  29. Bob says:

    Bledi vellai nuk jam dakord me kete titull ,do te deshiroja ta quaja Aristokracia my ass.Bledi Shqiperia ka nevoj per nje revolution,vetem keshtu.Berti

  30. esmi says:

    te lumte bledi. edhe shkrimet e tjera ti kam lexuar. jam i sigurt se cdo dite qe dote shkruash, do te clodhesh te gjithe miqte e tu……..

  31. .K Kola says:

    Po ku te le sala me gjinushin te futesh ne politiken e Tiranes shqiptare me origjine elite mor Bledi Mane,
    Njeshat ne fuqi, marin pas fshataret,peqelepet more Z,Mane te ruajne cifligun.

  32. MONDLACJANI says:

    Mbiemri i klases aristokrate shqiptare … mbreselenes … megjithse do deshiroja me shume te flitej per nje mikroborgjezi shqiptare dhe jo per “500 familje te famshme” …
    Gjithsesi, s’besoj ne sistmin monark anglez, qe levdoni ne foto …
    Me kujton pak “krishti me kamzhikun”.

  33. drejtesia says:

    zengjinet e rinje qe polli korrupsioni jane keta,elit ose une do te thoja zengjinet e vertet rrjedhin nga shtresa dhe familje me kulture ,cdo fis e ka nje pis po rigoni nuk behet lis..keta zengjinet e rinje kan lek por kurre nuk kan nivel,pini nje kafe dhe do shini sa vlejne keta njerez.

  34. Shkodrani says:

    Te lumte,kjo asht analize…do kisha qejf me ja dhane ati B.Fevziut se na çau b…..me ate opinionin e tij te famshem te bythlepirsi i kryeministrit A.Franberishaj te klani…nuk i han populli ma ata emisjone te pa yndyre qe drejton ti o zotri…lexoje kete artikull edhe nxjerr mesime….se na ban si studjus i madh …ti qe e ke rrogen 30 miljon ne muaj……………..

  35. hysni dajaku says:

    po keshtu ka qene shqiperia jone more shoku.ka patur vetem ca pordhace qe kishin bere ndonje shkolle ne perendim,qe dinin shkrim e kendim e talleshin me bashkombasit e tyre te cilet ne vend ti ndihmonin,, uronin me gjith shpirt qe te ngeleshin ashtu si ishin vetem per tu mburrur e dukur per veten e tyre te zgjuar e inteligjent,,nuk ka fajin as trashgimia e Turqise e as “baterrdia”qe paska bere komunizmi,por mentaliteti e shpirti yne i ngusht e i zi qe punon non stop vetem per prapesira,,ndaj edhe historia eshte e treguar e pameshirshme me surreter te tille qe dallgeve te historise nuk u kan rezistuar dot,,ata qe kan qene aristokrat e patriot kan ngelur ne memorien e kombit sepse vepra e tyre ka qene ne sherbim te shqiperise,,ndersa per pordhacet aristrokrat e fudulle kan dal ne historine tone njerez e popull i thjesht qe kan dhene gjakun per shqiperine me ideal,duke ngelur ne histori e duke percmuar deri ne neveri te ashtequajturi elite e aristokraci,,jo se vendi nuk ka nevoje per te tille ,se pse sa me e madhe sa me patriote te jet kjo pjes aq me i zhvilluar e civilizuar eshte kombi vet,por nuk ua ka fajin historia ketyre balasheve por mendja e pordhet e tyre,qe gjithmon kan vendosur pasurine para shqiperise ate pasuri qe kan fituar me padrejtesi e hile e qe kur ka ardhur momenti per ta shpetuar kete pasuri jan bere byth e breke me pushtusin,ata kan marr ate monedhe qe kan merituar ashtu si ka ndodhur ne cdo vend te botes kur kan ndodhur furtuna e permbysje historike qe nuk kan kursyer mbreter e mbreteri e jo pordhace e dallaverezhinje qe trasheguam ne nga Turqia,,nuk ua ka fajin komunizmi ketyre badakcinjeve por roli dhe rruga qe zgjodhen kundra popullit duke e nenvleftesuar e tallur ne fuqin e tij,e duke besuar me shume tek forca e pushtuesit ashtu si kan bere nga hera qe ne tere trashegmin e tyre ,ndaj nuk kish si ndodhte ndryshe qe te vleresoheshin pordhet e Mihtat Frasherit e te falej gjaku aryre qe luftuan ball per ball me pushtuesin,,hiustoria i vleresoi babin si patriot se vuri interesin e shqiperise mbi gjithcka,por nuk i dha vleresim te tille te birit qe qante per pushtuesit kur iknin qe nga Turqia e deri tek Gjermania,, aristrokacia jone nuk ka ekzistuar kurre ne modelin klasik ashtu si pretendohet e u thuren historira,imagjino nje vend si shqiperia e para luftes,vetem me keneta e mocale ku mushkonja ishte me e madhe se ai qe e mbante vehten per Bej,e pastaj mendoje aristokracine qe kemi patur,mendo fshatrat qe pane pune,kazem e lopate vehtem ne kohen e Enver Hoxhes dhe mendo vete aristokracine,,dhe ja shiko historine e pluralizmit ku modelet me te keqija te “aristokracise intelektuale”si Berisha apo Pashko qe me nga nje specializim ne perendim na can bythen e na ngriten mendjen si me te zgjuarit e kombit,kur ne fakt keta ishin me te humburit krahasuar me te tjeret qe nuk ndiheshin e nuk shisnin pordhe por punonin pa bere ze me modesti e patriotizem,,nuk ishin nje gagarrel si Pashko e nje psikopat si Berisha intelektualet me te zgjuar ne shqiperi,nuk ishte Pashko ekonomisti me i mire e as Berisha doktori me i mire,se po te kishin qene do i kishim degjuar me pare,por i morem vesh kur plasi sheshit qelepiri,e i morem vesh nga prapesite harbutlleku qe shfaqen duke lene ne hije ata qe me te vertet u kishte lezet fjala,,fatkeqesia edhe ne kete rast qendron se inteligjenca e vertet dhe aristrokracia nuk e moren ne dore fatin e vendit duke humbur momentin dhe ngelur peng i se kaluares komuniste dhe len vendin ne dore te harbuteve e psikopateve,,kesaj inteligjences e aristokracise sone nuk ua ka fajin as sistemet e as populli po rruga qe zgjedhin vet qe ne shumicen e rasteve i con tek trashgimia e tyre,qe eshte percmimi per popullin e tyre,spiunlleku dhe respekti per me te fortin qe per ta ka qene gjithmon pushtuesi,e fudulkleku e pordhet qe shiptaret kur u kan ardhur ne dore ua kan numeruar nje me nje ashtu si din ata me harbuteri e pa meshire

  36. nga larg pyet says:

    po babai i beses ku hyn?

    1. ZQK says:

      Une qe i njoh prinderit e Beses e fut te atin e saj te aristokracia shqiptare.

  37. tonychefnr1 says:

    QELLOVE SI BURRE O MANE BRAVO SAKTE E BUKUR

  38. ZQK says:

    Vendi s’ka nevoje per Elite, por thjesht per zgjedhje te regullta. “Elita” mund te jete thjesht dhoma e dyte e Kuvendit, ose “Presidenca” nje here e nje kohe e perbere nga 10-15 njerez te shquar me moshe 55-85 vjec qe e kane te provuar atdhedashurine e tyre ne vite. Ata mund te kthenin cdo ligj a marreveshje te miratuar nga Kuvendi. P.sh. ca nga emrat qe do propozoja:
    – Ismail Kadare
    – Dritero Agolli
    – Alfred Moisiu
    – …
    – Lulzim Basha

    1. +10 says:

      Me kete te fundit e ke dhjere fare…

      1. ZQK says:

        Te fundit e futa kunder syrit te keq! E dija qe nuk do pranohej, keshtu qe do kalonin te tjeret pa veshtiresi! ?

  39. ziso australia says:

    Te lumte djale qe nuk te njoh,por mos harro se ka ngelur dhe kaposhi i fares.Tek ai i kemi syte te gjithe( e de,tek Sir Bledar Von Vevziu,e te kush tjater)

  40. Arber says:

    Cfare trimerie ka bere familja mbreterore angleze qe na i ke nxjerre ne fotografi? Asgje s’kane bere. Anglezet jane aty ku jane sepse ia kane prere koken nje mbreti (Charles I) dhe nje tjeter (James II) e kane perzene me force, sepse nuk donte te ndante pushtetin me parlamentin. Heren tjeter leri rehat “elitat”, por shkruaj per popullin e shker…. te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

  41. Lir Koka says:

    Or se kam ndi mo at elitarin Edison Ypi apo te falenderojme zotin ta kete mare prane vetes ate fare burri.

  42. e verteta says:

    Analize perfekte. Kjo situate eshte modeluar nga kryekurva ramiz alia qe ne 1990, dhe zbatohet me perpikmeri nga doktori tropojan. “Do vije dita qe lemshi do zgjidhet” thote poeti i madh Ali Asllani tek “Maskarenjte”. Shume flasim por pak veprojme. Duhet nje Ataturk Shqiptar per ta shpetuar kete popull nga frika qe i ka hyre ne bark.
    Te gjitha i ke thene mire por kur permend emrin e Fahri Balliut (kryeplehres intelektuale), me revolton seriozisht.

  43. arbeni nga tepelena says:

    eshte koha e llumit o bledi,po mos u merzit mos ji peisimist se dhe keta derra qe na qeverisin sot se bashku me te fortet qe kan pas do e shikojme d.m.th. ne nuk do shohim gje por jemi me shpresen se do behen aristokra pas 200 e ca vitesh e do thon,UNE jam nga familja e berishajve qe per shum vjet u q.. kocken shqiptareve,pas ardhesi i metajve qe vidhte e se rruante fare,i topalles, i nanovje qe bente dobiclleqet,e te tjer e te tjer te nderuar qe nuk del dhe nje muaj me net dimri qe ti shkruaj.

  44. Cakalli7 says:

    “elita e sotme” qe eshte ne tirane (se te tjere qe marrin vendim se ku e degdisnin kete vend nuk ka neper rrethe) edhe “elita” e permjere osmane e fillimshekullit nuk kane ndonje ndryshim. Ajo dje ja shtronte tapetin e kuq kujtdo qe i linte te ruanin tapine e turkut, kjo e sotmja atij qe e le te kete te mirat materiale te “pozicionit shoqeror”. Dhe kjo gjendje do te marre fund jo kur te kendoje ndryshe nje pule televizive por kur gjeografikisht vendimet te merren diku tjeter. Kjo do te ngjase brenda nates kur balancat globale te ndryshojne. Deri ate dite llapaqene lajkatoni berihane, se pastaj do lepine ate qe po pershtyni se keshtu u eshte bere zakon.

  45. Albanezi says:

    Shqipetaret bejne analiza e nxjerrin konkluzione thuaj se nuk ka me te zgjuar se ta por harrojne se kush jane ne te vertete, kur i shikon nga larg te duken nje trume konfuze qe te gjithe jane kundra te gjitheve,
    eahte per te ardhur keq sepse edhe “politikanet” shqipetare jane konfuze ne rrugen e tyre pa qene te qarte se ku do te shkojne pervec interesit personal

    Thank you

  46. salimuti says:

    Elita jam une dhe djalim im (me cica) ARGIT(A).

  47. permetarja says:

    nje shkrim me plote vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje