Pas paktit legjislativ të 2008-ës mes PS-së dhe PD-së, u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe dukej se ishte hapur edhe rruga për integrimin e saj në BE. Por pas zgjedhjeve të qershorit 2009, PS-ja e akuzoi PD-në se e shkeli paktin, kur nuk u mor parasysh kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të disa qendrave të numërimit në qarqet Berat, Tiranë dhe Shkodër. Dhe lufta politike që pasoi zgjedhjet e atëhershme e bllokoi për dy vjet rrugën drejt BE-së.
Në 14 maj 2011, kur 485 procesverbalet e numërimit të votave në Bashkinë e Tiranës, të firmosura nga të dyja palët, tregonin se fitues ishte Kryetari i PS-së me 10 vota diferencë, u duk se rruga drejt BE-së po rihapej. Por në 17 maj, KQZ-ja (e mbizotëruar nga përfaqësuesit e PD-së) filloi të numërojë vota të tjera, përtej 485 procesverbaleve të firmosura nga të dyja palët. Dhe në fund të atij procesi, fitues rezultoi kandidati i PD-së. Pas humbjes së betejës legale rreth ndryshimit të rezultatit në KQZ, PS-ja deklaroi se kryetarit të saj iu vodh fitorja në tavolinë dhe bëri të qartë se nuk do të bashkëpunojë me PD-në për integrimin në BE, në qoftë se PD-ja dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë nuk do ta pranojnë qartazi vjedhjen e mandatit të Tiranës. Me pak fjalë, rruga jonë për në BE duket përsëri e bllokuar – kushedi për sa kohë…
Meqë sherret mes partive politike shqiptare kanë prirje për stërzgjatje, më ka shkuar mendja te një mënyrë shumë origjinale për anashkalimin e bllokimit që i bëjnë këto sherre rrugëtimit tonë drejt BE-së. Pas tre muajsh, në Shqipëri do të kryhet regjistrimi i popullsisë ose, siç u quajt me ligj kohët e fundit, censusi i popullsisë. Sipas planit të qeverisë, në pyetësorin e censusit do të përfshihet edhe një pyetje për përkatësinë “etno-kulturore” të qytetarëve. Bash kjo pyetje mund të jetë dhe çelësi ynë i artë për të hapur derën e Brukselit.
Në qoftë se të gjithë shqiptarët do të deklaronin se janë grekë, Greqia do të ndihej e detyruar të kërkonte përfshirjen në shtetin amë të këtyre 3.4 milionë grekëve homogjenë, të cilët historia i kishte lënë padrejtësisht jashtë kufijve të tij… Dhe ja, magjia u krye; ne, shqiptarët, bëhemi automatikisht qytetarë të BE-së!
Kuptohet që, në këtë rast, bashkimi me Greqinë do të krijonte disa vështirësi politike. Për shembull, Berisha do të donte të ishte kryeministër i shtetit të ri të zgjeruar, por kjo s`do të pranohej kurrë nga grekët e tokës amë. Sidoqoftë, kjo vështirësi mund të kalohet me ndërmjetësinë e Genc Pollos, i cili duket si promotori kryesor i evidentimit të kombësisë së grekëve homogjenë në territorin e asaj që sot quhet Shqipëri. Ai mund të propozojë që ky territor të kthehet në një krahinë autonome brenda Greqisë, me Berishën si guvernator…
Gjithashtu, bashkëngjitja në shtetin grek e territorit të asaj që sot quhet Shqipëri, do të krijonte edhe disa vështirësi financiare. Kjo, për faktin se Greqia po mbahet në këmbë vetëm falë ndihmës së BE-së dhe FMN-së. Sidoqoftë, duke patur parasysh se borxhi i shtetit shqiptar është vetëm sa 2% e paketës së ndihmës që iu dha së fundi Greqisë, mendja ta do se Genc Pollo do të arrijë t`u mbushë mendjen miqve të tij europianë që, tek iku qypi i vajit drejt Athinës, nuk është problem i madh të ikë edhe kokrra e ullirit drejt Tiranës…
Por le ta lëmë mënjanë sarkazmën. Shqiptarët që mendojnë se Jeronim De Rada, Naim, Sami, Abdyl e Mit`hat Frashëri, Sulejman Vokshi, Petro Nini Luarasi, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe shumë e shumë burra të tjerë të shquar, nuk e kishin gabim kur bënë përpjekjet e tyre të pareshtura për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga synimet shoviniste të fqinjëve, kanë shansin që në tetor të këtij viti të bëjnë një akt patriotik. Dhe ky akt nuk kërkon sakrificat që bënë dikur paraardhësit e tyre.
Siç e përmenda më lart, pas tre muajsh, në Shqipëri do të kryhet censusi i popullsisë. Në qoftë se të gjithë shtetasit shqiptarë do t’i përgjigjen pyetjes mbi përkatësinë “etno-kulturore”, statistika e prodhuar nga përgjigjet e tyre do të konsiderohet e vlefshme statistikisht, ndërkohë që mund ta deformojë realitetin etnik të Shqipërisë. Kjo, sepse shumë shqiptarë mund të mendojnë se, po të deklarohen si grekë, do të kenë përfitime, pavarësisht se të dhënat zyrtare të tyre në gjendjen civile nuk do të ndryshojnë në bazë të përgjigjeve që do të japin për censusin. Dhe në qoftë se censusi “tregon”, për shembull, se në Shqipëri jetojnë 400.000 grekë, Greqia me plot gojën mund të kërkojë që shteti shqiptar të shndërrohet në një shtet dykombësh: greko-shqiptar.
Si t’i dilet përpara kësaj të keqeje të mundshme? Meqenëse pyetja për përkatësinë “etno-kulturore” do të jetë opsionale në pyetësorin e censusit të tetorit, shqiptarët mund të zgjedhin të mos i përgjigjen. Dhe në qoftë se ata e bëjnë këtë gjë në masë, statistika e prodhuar nga përgjigjja e kësaj pyetjeje do të jetë praktikisht e pavlerë dhe nuk mund të publikohet. Në këtë mënyrë, çështja e dykombësisë së shtetit shqiptar, e ngritur qysh në vitin 1914, në Protokollin e Korfuzit, do të rimbyllet të paktën edhe për 10 vjet të tjera.
Po për integrimin europian, me të cilin e nisëm këtë shkrim, si do t`ia bëjmë? Për të, ndoshta duhet pritur gjatë…
*respublica.al
Ç’është kjo llogjike: qe po nuk u deklaruan shqiptaret per perkatesine etno-kulturore statistika e kesaj pike eshte e pavlere?! Dmth ne rast se 400.000 persona qe sillen si shembull ne shkrim do te deklarohen si greke dhe te themi 2.6 milione te tjere nuk do ta deklarojne perkatesine a e ben kjo statistiken te pavlefshme?! Aq me teper qe krahas pergjigjja edhe mospergjigjja trajtohet si alternative: pra statistika do te jete 400.000 greke dhe 2.6 milion qe nuk deshen ta shprehin perkatesine. Dhe me tej ne baze te kesaj statistike greket do te ngrinin pretendimin se edhe ne keta 2.6 milione ka edhe greke etnik qe nuk kane dashur ta shprehin perkatesine etnike?!
Me duket shpjegim shume naiv ai i mosvlefshmerise se statistikave.
Ky Zaloshnja dhe kur ben satire te peshtiros,Nuk e di pse ja botoni shkrimet e tij te dobta.Jepini ore nje rroge qe te ushqehet e mos na bezdisni me mediokritetin e ketij pseudo analisti.
me fal o zoteri po ti smushke fare,,,ose je budalla ose bene vete si nuk di gja
Ti or Genc me duket ai qe nuk mbush – Ai qe e ka ndare mendjen te behet grek a kinez me kombesi do i pergjigjet asaj pytjes o myshk.
Me mire te themi se jemi kinez, japonez apo indiane lekurekuq te amerikes
o grupi se po e degjoj me te dendur kete 400 mijeshen sa mire e dikeni paradhenie more ee? Po sa “minoritare” kishte ne shqiperi ne kohe te enverit, hiqja kete shifer edhe kupton ata qe ua ka merzitur shpirtin politika e “elites” ne tirane. Keta jane ata qe e kane mendjen te mbledhur po sa jane me 2 mendje as andej e as ketej. Jugore mblidhuni bashke para se greket e athines edhe turqit e tiranes ty perodrin si place lufte ne tavoline
Luiza ne boten e cudirave.
Atdhetare,byrazere te dashur,,,,,,,shejtane,c’tjeter mund tu quaj,ka ardhur momenti historik,te zhdukni turpin qe na ka mbuluar per 600vjt,identifikimi nga evropianet,si popull islanmist.Nje tjeter shanc u jepet,te zhduken njehere e pergjithmone,extremisti islamist sali berisha me pd e gjithe larot e tij.Mendoni per te ardhmen e femijeve tuaj,mos mbani hunden perpjete e bythe grrisur!!Evropa po ju troket ne dere,mos e humbni kete rast.Normalisht te privilegjuarit dhe myslimanet extrem do te cirren,si te cmendur,per gjoja coptim te vatanit dhe shfrytezim nga greket!!!!!Per ke vatan,bejne fjale keta islamist,per vatanin,qe vret bijte e tij e mjeron 3.5mln te tjere!!AK,si org.extremiste myslimane e myftiut K.Spahiu,do te cirret gjithashtu per mos te humbur shancin te behet nje parti politike e atyre politikaneve te deshtuar,,,,,topi ,spahiu etj.Edhe camet,jane te favorizuar,per rikthimin automatikisht ne trojet e tyre[sipas tyre kjo]!!! Tani,mund te thote dikush,po ata qe jane extrem myslimane e nuk duan nje gje te tille,mendoj ti bashkohen kosoves,atje do te gjejne misherimin e vetvetes.Po keshtu te krishtere te kosoves e me gjere,mund te kalojne ne pjesen shqiptarogreke.Thjesht,e pare nga ana ekonomike,eshte me interes,do te ndryshoi faqja e shqiperise.Zgjidhni o mjerane,me greqine e evropiane,ose me byrazeret turq e arabe,,,,,,!!!!!![mod.kyy eshte nje mendim personal dhe mund te botohet,pa problem]thx.
Te habit fakti qe shume gazeta botojne automatikisht shkrime te disa te ashtuquajturve analist,pa me te voglin kontroll, edhe pse ne vetvehte shume nga keto shkrime jane aq te pa vlere, sa pa frike mund ti klasifikosh si tallash per kuajt. Por ky shkrim e kalon edhe kete kufi. Eshte thjesht jasht cdo parashikimi…
Kur botojne dhe letrat e ketij Zaloshnjes eshte t’ja fusesh vrapit. Te nxjerrin syte analistet dhe kengetaret ne Shqiperi. Me te famshmit jane Cili me Ciljeten. Po keta jane martuar bashke?
Zaloshnja eshte shume i sakte ..loooooooooooooooool hahahahahahahahaahahahahahahahahahaaha
Sa me padurim e prisni anetaresimin ne BE. Mos harroni se edhe pa qene ne BE bota po komandon dhe po ben si do vete me ne, mendoni kur te behemi anetare edhe frymemarrjen do e bejmekur dhe si duan ata. Zgjidhni nje here problemet ketu brenda, pastaj mendoni per BE eBA eBB.
Edhe kjo eshte propagande e qenit Sali, i cili i jep iluzion trapave te EU ketu tek ne, sikur keta kane ndonje peshe mbi te me faktin se duan apo jo ta pranojne ne BE.
Degjoja ate peden hollandez qe thoshte se nuk ka BE pa kompromis te paleve, a thua se paleve po i ruhet shume a jemi afer apo larg BE. Qesharake