Lumi Erzenit, “viktimë” e babëzisë së XENIT

28 Korrik 2011, 20:40Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Një lajm skandaloz, doli këto ditë në media, që ka lidhje me “ato punët sekrete”, që bëhen “këmbëkryq tek oxhaku” i familjes kryeministrore shqiptare. Sipas këtij “zbulimi”, kamionë të shumtë, prej 1 muaji po vazhdojnë të ngarkohen me zhavorr e rërë 24 orë pa pushim, në luginën e Lumit Erzen në Tiranë. Këto mjete vjedhin e çojnë lëndë inerte tek ish-Kopshti Botanik, atje ku ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Firma që ndërton Unazën e Madhe, sikur të jetë në pronë të saj, i është vërsulur në mënyrë të përbindshme shtratit të lumit Erzen dhe po bënë kërdinë mbi të, duke shkaktuar një masakër të pa riparueshme fizike e mjedisore. Sipas kontratës me qeverinë “SALI”, me ministrinë “Olldashi”, me ministrinë “Mediu” dhe me prefekturën “Kruja”, firma ndërtuese duhet të kryejë mbushjen e bazamentit të kësaj unaze, me lëndë inerte çakëll dhe jo me zhavorr lumi, mbasi zhavorri krijon rrëshqitje e fundosje të bazametit. Firma nuk po e përfill këtë kusht ekzsitencial teknik të ndërtimit dhe sigurisë së Unazës, duke mos blerë çakëll, por duke vjedhur mijëra metër kub zhavorr në shtratin e lumit Erzen. Përballë krimit të saj, qëndron qeveria “SALI” e cila as zbaton ligjin e as reagon prej mediave që po denoncojnë përditë këtë skandal-krim.

Kujtojmë që një ndër moratoriumet e qeverisë “SALI” është dhe bllokimi i shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve, për t’i mbrojtur nga shkatërrimi katastrofik. Në listën e këtij moratoriumi përfshihet dhe shtrati i lumi Erzen. Me vendim të datës 21 qershor 2006, firmosur e vulosur nga vetë kryeministri SALI në emër të Këshilli Kombëtar të Ujit dhe prej ministrit të Mjedisit Lufter Xhuveli, në lumin Erzen nuk duhet të merret asnjë gramë zhavorr, rërë, apo lëndë të tjera inerte. Në këtë vendim është cituar urdhri: “Lum i ndaluar rreptësisht për shfrytëzim lëndësh inerte dhe largim brenda 31 dhjetorit 2006, i të gjithë impianteve të përpunimit të inerteve”. Ndërkohë, më emër të qeverisë “SALI”, në datën 11 shkurt të vitit 2010, në Komisionin Parlamentar të Mjedisit, “ministri i Gërdecit” Fatmir Mediu, ka raportuar mbi gjendjen e lumenjve dhe ka deklaruar me shkrim, se në lumin Erzen është e ndaluar me vendim qeverie, marrja e inerteve qoftë edhe me karrocë dore.

Mirëpo ja që prej 1 muaji, firma e cila ndërton Unazën e Madhe të Tiranës e ka kthyer këtë vendim të qeverisë “SALI” e të parlamentit në “letër higjienike”, duke u futur kriminalisht në shtratin e lumit Erzen. Pa asnjë shqetësim, pa asnjë qindarkë pagesë, ajo po vjedh zhavorr e rërë, duke shkatërruar shtratin e këtij lumi. Të sqarojmë diçka: Kjo masakër publike e firmës ndërtuese ndaj lumit Erzen, nuk ka asnjë lidhje me “forcën” e firmës ndërtuese, për të shkelur ligjet dhe vendimet e qeverisë. Por, sipas “skemës” që po funksionon lirshëm, kjo firmë ka lidhje me vetë qeverinë dhe me pushtet-familjen kryeministrore “SALI”, që ligjin e ka hedhur “në lumë” dhe lejon këtë masakër.

Nuk është rastësi, që si në çdo biznes tjetër ku lëvizin “thasë” me miliona edhe që edhe në rastin e “guximit” të firmës ndërtuese që po ndërton unazën dhe po shkatërron lumin Erzen duke zhvatur zhavorr, gurë e rërë, del përsëri në skenë emri XEN. Kuriozët që sodisin punimet e Unazës dhe banorët e zonës pranë lumit Erzen, thonë, se atje shikohet që shkon shpesh XENI, djali i kryeministrit SALI. Siç konfirmohet, XENI është parë të shkoj pranë firmës, i shoqëruar me një person tjetër, të cilin pronarët e tokave të Farkës dhe të zonës së Kopshtit Botanik, e njohin se cili është, për shkak të lidhjeve zyrtare të pronësive që kanë me të. Ata thonë, se shoqëruesi i XENIT është prefekti i Tiranës Keltis Kruja, autoriteti i vetëm zyrtar lokal, që ka të drejtë të kontrolloj ecurinë dhe zbatimin e ligjit në punimet e kësaj vepre.

Mund të mos ketë asnjë lidhje prezenca e XENIT të SALIUT, me shkatërrimin e shtratit të lumit Erzen, apo me punimet e Unazës së Madhe të Tiranës. Por ama, ka një rrjedh logjike. Në çdo zonë e në çdo rast biznesesh që kanë lidhje me tendera, trafiqe, emërime të larta zyrtare e diplomatike, urdhra, vendime e kompetenca të pushtetit “SALI”, përherë del në skenë prezenca dhe emri i XENIT!. Tjetër. Fuqinë zyrtare për të zbatuar vendimin e qeverisë “SALI”, që ndalon shfrytëzimin e shtratit të lumit Erzen e ka vetëm prefekti i Tiranës, Keltis Kruja. Ky nuk po e zbaton këtë vendim, madje nuk po e ndalon firmën edhe pse ka mëse 1 muaj, që i është vërsulur këtij lumi, për më tepër që po denoncohet në media. Firma ndërtuese është “firmë kliente” e familjes kryeministrore, të cilës i jepen tendera të fuqishëm, me pazar-porosi të XENIT. Siç dihet, dhe prefekti Keltis Kruja është pjesë kryesore e pushtet-familjes “SALI”. Ky është emëruar dhe futur brenda “kupolës” së pushtetit e të PD, si shok dhe si ortakë gjobash, ryshfetesh, biznesesh, trojesh e qendrash tregtare me XENIN dhe ARGITËN. Të dy bashkë, shfaqen shpesh pranë kësaj firme ndërtuese, atje ku bëhen punimet, por edhe buzë rrugës, atje ku po “shkulet” shtrati i lumit Erzen. Logjika vazhdon. Kryeministri, i cili që nuk po jep urdhër të ndalet kjo masakër ekologjike e fizike natyrore, është SALIU, babai i XENIT dhe shefi i prefektit të Tiranës, Keltis Kruja. Vjedhja e zhavorrit që bëhet në lumin Erzen dhe që po përdoret për mbushje e shtrim të trasesë së unazës, llogaritet të jetë sa 31% e investimit total, të ndërtimit të kësaj vepre. Nuk ka asnjë vështirësi, për të kuptuar se lumi i Erzenit është “viktimë” e babëzisë së XENIT. Po keni shpjegim tjetër, na i thoni ju të pushtetit, që këshilloni kryeministrin SALI të mbjell shegë, boronica e lajthi.

6 komente në “Lumi Erzenit, “viktimë” e babëzisë së XENIT”

  1. tefta alikaj says:

    NJE DITE NATYRA DO HAKMERRET NDAJ ATYRRE QE JANE NE AFERSI TE KETIJ LUMI DHE NUK DO KETE PENDIM

  2. Xen lejfeni says:

    O kledian vazhdo i dashur meshoji fort xen lejfenit e co. qe edhe nga pamja eshte si kinez, sic duket e ka pjell slobodanka nga ndonje kinez qe vinte tek metalurgjiku. fare e keqe e percudnuar. Klodian duhet te theksosh edhe indiferencen ekstreme te opozites, mos kij ndroje thuaj gjerat troc. me nje opozite te till xen lejfenin e co. do ti kemi sa te jete jeta. prandaj i dashur thuaj opozites te ngrihet e ti ndale hajvanet.

    1. tefta alikaj says:

      Jepe edhe ti komentin tend , se ai aq sa diti, aq shkroi!!!!!!

  3. Ardit Berisha says:

    Mos mendoni se shfajsojme vehten duke thene ska opozite, me sakt duhet thene ska njerez Shqiperia te thone fjalen, ska OJF, ska shoqeri civile, ska rini….. Kemi lindur te jemi skllever, te durojme Enverin e Saliun. Shihni cbejne ne Greqi. Jemi per tu futur ne hale te gjithe.

  4. Greku says:

    shqiperia eshte kthyer ne nje kopesht zollogjik ku te gjithe presin te vije kujdetari i kafsheve dhe tu japi qe te hane . Serbet djegin doganat e Kosoves se nukilene te sjellin mallra nga serbia ,greket djegin athinen se ngrihen 5 cent cmimet . Po juve mor te mjere prisni qe te vije EVROPI dhe tu zgjidhi hallet tuaja . Mire tu behet .S’ka Qeveri te keqe ,ka popull te keq , keshtu jeni ju xhanem kafshe shtepiake .

    1. zhulofagos says:

      Ket nivel kemi. Keta njerez na pelqejne. Me pak kenqemi. Me nje fjale keta jemi ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje