Në orët e vona të 26 korrikut 2011, njësitë speciale të Policisë së Kosovës i morën nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31. Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 20 korrik 2011 për moslejmin e mallrave prej Serbisë në Kosovë po bëhej absurd pa këtë vendimin tjetër që urdhëronte policinë për vendosjen e doganave në veri. Të gjitha mallrat që nuk do të lejoheshin të hyjnë në pikat kufitare në Merdarë të Besianës dhe te Dheu i Bardhë në Dardanë do të orientoheshin kah veriu dhe do të hynin edhe më shlirë prej andej. Vetëm duke e mbyllur kufirin në veri për maunet nga Serbia do të mund të thuhej që vendimi i Qeverisë i para një jave për masat e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të mund të zbatohej.
Mirëpo, le të mos harrojmë që strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë nuk i patën djegur pikat doganore 1 dhe 31 në veri të vendit me 17 shkurt të vitit 2008. Ata e bënë këtë të pasnesërmen e shpalljes së pavarësisë, pra me 19 shkurt 2008. Asokohe, në Prishtinë dhe gjithandej nëpër Kosovë vazhdonte të festohej masivisht pavarësia e shpallur dhe nisën të numëroheshin njohjet, porse kufiri në veri u zhduk me shpejtësi brenda fare pak orësh. Ngjashëm, me 12 qershor të vitit 1999, po ashtu festohej largimi i forcave të Serbisë dhe hyrja e NATO-s në Kosovë, mirëpo pak ditë më vonë ndahet Mitrovica duke e shndërruar lumin Ibër dhe urën mbi të në kufi faktik të ndarjes së veriut.
Prandaj, shteti dhe populli i Kosovës kurrsesi nuk bën të relaksohen tash dhe të konsiderojnë që mbaroi edhe kjo punë. ”Bac, u kry” mund të tingëllojë interesante, por gjithsesi e ka çmimin e shtrenjtë. Orët e ditët në vijim janë shumë të rëndësishme. Ato mund t’i përcaktojnë vitet e ndoshta edhe dekadat e ardhshme. Nga relaksimi ose euforia, prej cinizmi ose pesimizmi, nuk kemi kurrfarë dobie. Përkundrazi.
Qeveria e Kosovës nuk bën të zmbrapset tash. Pavarësisht se sa të mangët e ka planin e strategjinë, pavarësisht nga trysnitë mbi të e vështirësitë për të, çfarëdo tërheqje do ta kthejë gjendjen në veri në më të keqe edhe seç ishte. Nuk mund të ketë më status quo: ose do të ketë përmirësim ose përkeqësim. Suksesi në veri nënkupton që shteti i Kosovës ta mbajë iniciativën dhe ofensivën. Po i ndali ato, do ta përjetojë iniciativën dhe ofensivën e kundërshtarit.
Qytetarët e Kosovës dhe zyrtarët institucionalë nuk bën të ndërmarrin veprime kokë më vete. Tash është shansi për unitet gjithëpopullor dhe veprim të përbashkët shtetëror. Serbia, armiku ynë tradicional e kujdestar, gjithmonë ka qenë faktor i rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve. Kjo duhet të shfrytëzohet posaçërisht tani.
Policia e Kosovës dëshmoi që ka kapacitete dhe potencial, që ka gatishmëri dhe kurajo për ta mbrojtur Kosovën në kufijtë e saj. Qeveria e Kosovës duhet ta dëshmojë që ka vullnet politik të palëkundshëm. Aksioni i Policisë së Kosovës në veri tregoi se ka qenë e mundur (edhe më herët) të merret nën kontroll kufiri me Serbinë në veri. Përderisa Policia e Kosovës duhet t’i përgjigjet urdhërave politik të Qeverisë së Kosovës, është vetë Qeveria e Kosovës ajo që duhet t’i përgjigjet kësaj gatishmërie njerëzore dhe aftësie profesionale të Policisë së Kosovës.
Një zëdhënëse, një përfaqësues dhe vetë shefja e politikës së jashtme e të sigurisë së BE-së, u shprehën kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në mbrojtje të integritetit të kufijve të Kosovës. Këto deklarata ishin në përputhje me sjelljen e EULEX-it. Në veçanti, një fjali e zëdhënëses Maja Kocijancic, është shumë e vlefshme. Për Radion Evropa e Lirë, ajo tha që ”Duhet të kthehemi aty ku ishim, për të qetësuar situatën dhe për të vazhduar punën rreth dialogut.”
Së pari, ajo e kërkon zgjidhjen e keqe për neve: zmbrapsjen e shtetit të Kosovës dhe kthimin në gjendjen para intervenimit të 26 korrikut. Asisoj do të ktheheshim në një situatë edhe më të keqe se para 26 korrikut sepse do ta mbanim edhe vulën e dështimit, të kotësisë së aksionit dhe humbjeve, duke errësuar kështu çfarëdo perspektive për aksione të ngjashme shtetndërtuese në të ardhmen.
Së dyti, ajo shpërfaq një synim të padrejtë: situatën në Kosovë gjykon se duhet ta karakterizojë qetësia dhe jo drejtësia. Kosova (edhe në veri, sidomos në veri) na u dashka të jetë e qetë përkundër padrejtësisë në të cilën është pllakosur. E, kur qetësia është e padrejtë, drejtësia sigurisht se nuk vjen e qetë.
Dhe, së treti, ajo vendos kundërthënien midis dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel dhe aksionit të Policisë së Kosovës për kontrollin e kufirit: duket ndalur e kthyer mbrapsht ky aksion si devijim që na qenka për ta vazhduar punën rreth dialogut. Ndonëse qëndrimi i saj është i gabuar logjika e saj është e drejtë. Po dialog, jo aksion, sugjeron Kocijancic. Ose, me fjalë të tjera: po negociata, jo vetëvendosje. Sepse, ose negociata, ose vetëvendosje, apo jo?
shumehere,rruga me emire per te ju pergjigj armikut eshte perdorimi i metodatave te tij.Kur ata bejne keto akte ne veri,pse ne i lejojme te qete ne zonat e tjera? Duhet me i shqetesu nga do dhe perdite,derisa te ju behet jeta e padurueshme.
Erdhen dhe fekujtun dhe betejen e Kosoves te 1400 dhe u lejuan te benin cfare deshen.Ne rast se kemi te bejme me nje perkujtimore qe eshte baza e ideologjise serbe,nuk ka kuptim qe ata lejohen ta festojne.Duhet humb durimi,jo perhere te qete dhe perhere ne me faj.
Tjeter,lexova dje tek KOHA DITORE qe Serbia eksportonte mallra per nje vlere prej 300 milion eurosh.Nuk e kuptoj se si nje qe i thote vetes shqiptar blen mallrat e tyre.Nuk duhet me prit vetem cfare thote qeveria,por gjithsecili te beje te veten.
shumehere,rruga me emire per te ju pergjigj armikut eshte perdorimi i metodatave te tij.Kur ata bejne keto akte ne veri,pse ne i lejojme te qete ne zonat e tjera? Duhet me i shqetesu nga do dhe perdite,derisa te ju behet jeta e padurueshme.
Erdhen dhe perkujtun dhe betejen e Kosoves te 1400 dhe u lejuan te benin cfare deshen.Ne rast se kemi te bejme me nje perkujtimore qe eshte baza e ideologjise serbe,nuk ka kuptim qe ata lejohen ta festojne.Duhet humb durimi,jo perhere te qete dhe perhere ne me faj.
Tjeter,lexova dje tek KOHA DITORE qe Serbia eksportonte mallra per nje vlere prej 300 milion eurosh.Nuk e kuptoj se si nje qe i thote vetes shqiptar blen mallrat e tyre.Nuk duhet me prit vetem cfare thote qeveria,por gjithsecili te beje te veten.
Po a e degjuat zedhenesin e qeverise shqiptare, Z. Hazhinasto Pordha, mninistrin e jashtem te Shqiperise, qe perseriti fjalet e politikes dhe te diplomacise se Serbise: “Te vendoset dialogu! Ceshtjet nuk zgjidhen me force, por me dialog!” Ja, ky pordhaci i Sali Berishes, flet ne emer te tradhetarit dhe antishqiptarit qeqen Sali Berisha. Se, sikurse thuhet, agjenti i UDB, ne keto dite te veshtira i duhet Serbise, sikurse gjate luftes dhe krizes me Kosoven qe furnizonte me nafte dhe karburante ushtrine e Millosheviqit. Dhe ky njeri, vrases i shqiptareve ketej dhe vrases i kosovareve andej, shihet si perendi nga kosovaret dhe me keq, vijne dhe votojne per te, ne vend qe t’i japin denimin qe meriton nje antikombetar dhe antipopullor!
falenderoj Albinin per kete artikull te qarte si kristali,dhe leximin e paster eme fjale te qeta qe ben ai situates politike ne Kosove.
Une mendoj se situata eshte vendimtare.
Bashkimi Europian po i kerkon Kosoves mos te zbatoje ligjin ne territorin e saj.
Cdo shteti BE-ja i kerkon zbatimin e ligjit edhe ne skuten me te larget te kufirit ku ai shtet njihet nderkombetarisht.
BE-ja i kerkon me te drejte Shqiperise para liberalizimit te vizave,forcimin e kontrollit te kufijeve nese ju kujtohet.
Kurse Kosoves i kerkon mos te i forcoje kufijt e te largohet nga nje pjese e territorit te saj.
Kjo nuk mund te ndodhi kurrsesi.
Te thote cka te doje Europa sot,Kosova shtrin ligjin dhe rendin ne cdo cep te saj,e as Europa e as perendia nuk i thote dot se eshte i gabuar ky veprim.
Nqs Thaci do te terhiqet nga ky aksion i marre,atehere edhe ndonjeri qe deri tash mund te kete patur ndonje dyshim,mund te pohoje me plot gojen se Kosova e humbi 1/3 e territorit te saj.
Europa nga nje ane i kerkon Kosoves dhe shtetit Kosovar ne vecanti,te forcoje ligjin,te luftoje korrupsionin dhe te shtrije sundimin e rrepte te ligjit kurse nga ana tjeter per nje pjese te territorit i kerkon qe te lejoje qe te sundoje kaosi.
Kjo nuk eshte kerkese as racionale e as morlae.
Kosova ka te drejte te kontrolloje nepermjet policise zbatimin e ligjit ne cdo cep te Kosoves,qe nga kufiri me Shqiperine e deri ne kufirin me Serbine.
RRofte Kosova,rrofte Shqiperia,rrofte Shqiperia e shenjte etnike.
Allahu qofte me ne.
Sy per sy e dhemb per dhemb, do te kenaqesha po te shihja ne lajme qe Kosovaret vrasin ca serb.. Keshtu fitoni vemendjen dhe rrespektin e dnerkomtareve,sic e fituan serbet keto 2 ditet e fundit VDEKJE SERBEVE
Vetem Z.Albin Kurti mund ta rregulloj kete problem te madh per Kosoven se politikat e tjere jane te shitur te të huajt..