Propagandë e gënjeshtërt, për një kryebashkiak të gënjeshtërt!

28 Korrik 2011, 20:44Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Gazeta partiako-qeveritare “RD”, e hap faqen e parë të saj më titullin “Basha, ç’bunkerizon Bashkinë e Tiranës” dhe më tej gazetari vijon e tregon sesi mbi 2 mijë banorë kanë takuar Kryebashkiakun Basha, në ditën e parë të takime hapëse të tij me popullin.  Por, le të ndalemi tek shifra 2 mijë. Mua më rezulton një gënjeshtër e madhe që nuk do më shumë se 2 klasë fillore për ta kuptuar dhe ja përse :

Le ta zëmë se për secilin banor, Basha ka harxhuar 1 minutë takim. Me një përllogaritje nga kalkulatriçja e celularit, rezulton se :

 

2.000 banorë * 1 minutë = 2.000 minuta

2.000 minuta : 60 min/1 orë = 33.3 orë.

 

Takimet Basha i filloi në orën 18:00 të datës 27.07.2011. Përllogaritet që takimet të kenë përfunduar në orën 03:00 (të mëngjesit) të datës 29.07.2011. Kuptohet që kjo as ka ndodhur e as mund të ndodhë, por për të qenë më tolerant, po marr si bazë që takimi ka zgjatur, jo 1 minutë, por 30 sekonda.

 

33.3 orë (që përbëjnë 1 minutë takimi) : 2 = 16.6 orë.

 

I takon që takimet e orës 18:00, datë 27.07.2011 të kenë përfunduar në orën 10:00 të datës 28.07.2011. Edhe kjo është përsëri gënjeshtër propagandistike. Por, përsëri po tregohem edhe pak më shumë tolerant dhe po them se takimet kanë zgjatur 15 sekonda për çdo banor.

 

16.6 orë (që përbëjnë takimet 30 sekondshe) : 2 = 8.3 orë.

 

Përsëri nga llogaritjet del se takimet e filluara në orën 18:00 të datës 27.07.2011 të kenë përfunduar në orën 02:00 (të mëngjesit) të datës 28.07.2011.

Duhet patur parasysh tek kjo llogaritja e fundit se gjatë atyre 15 sekondave banori ka takuar Bashën, e ka uruar, i ka shfaqur shqetësimin, dhe ka marrë përgjigje nga Basha.

Është e kuptueshme që 15 sekonda zgjat vetëm rruga, nga dera deri tek këndi ku kryebashkiaku priste banorët. Pra, propaganda qeveritare për të paraqitur mbi 2 mijë njërëz që kanë takuar Bashën, është kaq bajate, saqë më shumë i prish punë Bashës sesa i vjen në ndihmë atij të duket popullor në sytë e opinionit.

Por, pavarësisht këtyre shifrave të fryra e të gënjeshtërta propagandistike, përsëri Basha nuk ka bërë takime mirëfilli me popullin. Ato kanë qenë thjesht takime përshëndetëse (nuk po i hyj çështjes që kanë qenë të organizuara vetëm për mediatizim), sepse që të bësh një takim serioz me një qytetar, duket pikësëpari që pasi të dy palët të jenë ulur, në krah të kryebashkiakut të jetë edhe një specialist që mbulon fushën ku personi kërkon zgjidhje. Duhet gjithashtu një sekretare që të dokumentojë takimin dhe të mbajë shënimet përkatëse. Kryebashkiaku, ose i jep zgjidhje aty për aty, ose i’a lë detyrë specialistit për ndjekje të mëtejshme. Nga kronikat televizive u pa se Basha i kreu takimet ashtu në këmbë dhe pas përshëndetjeve korteziale “Ç’kemi, si jeni? – Mirë faleminderit! Urime për detyrën e grabitur – Faleminderit për urimin!”, vijonte me takimin e rradhës, sigurisht, pasi kishin dalë edhe në fotografi.

Basha është i lirë të vazhdojë të bëjë takime të tilla propagandistike, sepse është në kulturën e këtij pushteti që  në mënyrë të tillë të paraqitet përpara opinionit. Populli i përzgjedhur le të vazhdojë të shkojë në takim sa për të dalë në TV, biles të mos e lajë as dorën për një javë rresht, siç bënte dikur nga takimet me diktatorin, por të paktën herë tjetër, propaganda pushtetare gënjeshtrat  t’i bëjnë më të besueshme, për të mos rënë vet brenda më këmbët e saj.

30 komente në “Propagandë e gënjeshtërt, për një kryebashkiak të gënjeshtërt!”

  1. z basha says:

    sju vjen turp qe mesh me keto llogaritj?!!!! nuk besoj se kjo e rrit tirazhin e gazetes tuaj…

    1. Altin Ketro says:

      Ti, që nuk denjon as te vendosësh emrin tënd, por përpiqesh të identifikohesh nën emrin e një grabitësi mandati, përpara se të më kërkosh mua “të më vijë turp”, duhet t’ia kërkosh këtë gjë gazetës “RD”. Ai ishte një titull që fyente inteligjencën time, por jo vetem. Kësisoj pata obligimin qytetar ta denoncoj këtë propagandë bajate, e denjë për qeveritë që i lamë pas në ’90-ën. Ti padyshim që pranon të jesh dhe bëhesh pjesë e kësaj propagande, apo tru-shplarje të shoqërisë. Kjo është një fatkeqësi për ty dhe dhëntë Zoti e të happn sytë e të ndriçohet mendimi, përpara sesa propaganda qeveritare ta ketë hequr edhe rrudhën e fundit nga korja jote cerebrum.
      Altin Ketro

      1. z basha says:

        Perderisa konstatoj nje artikull kaq me nivel te ulet si ky besoj se zoti mi ka hapur syte edhe mendjen i nderuar! dhe sa per obligim qytetar vetem nga ajo seli partie nuk mund te flisni per qytetari dhe per zot! gjithsesi me behet qefi qe bete kete denancim te gazetes RD po edhe te mandatit te vjedhur sipas jush…per nje gazetar te rendomte e beni shume mire edhe gjykatesin Kushtetues. Ju faleminderit

        1. Altin Ketro says:

          Duke falënderuar si fillim komentuesit e tjerë, dua të theksoj se nuk kisha ndërmend të vazhdoja replikat me ty, sepse nuk dua ta personalizoj. Ti ke mendimin tënd dhe unë kam timin. Të paktën, për respekt ndaj vetes, në këtë replikën e dytë duhet të kishe dalë me emrin tënd. Nuk e bëre, punë për ty.
          Sa për shkrimin, dua të të them se unë nuk jam gazetar, por që të shkruash një opinion për një zhvillim negative nuk ka nevojë të jesh gazetar. Mjafton të ulesh përpara kompjuterit dhe të hedhësh në të ato ç’ka ti, unë apo tjetri, vleresojnë se ka vend për ta denoncuar. Përse ty nuk të bën përshtypje gënjeshtra e gazetarit të “RD”-së? Unë, në ndryshim nga ty, nuk mund ta kaloj një gënjeshtër kaq të trashë në heshtje, sepse në “takimet” e tjera, ajo shifra “2 mijë”, ka për t’u bërë “5 mijë”.
          Sa për cilësinë e shkrimit, duhet të të them se edhe këtu gabohesh. Mjafton të mbledhësh mendimet Pro dhe Kundra dhe rezultati del vetë. Kaq matematikë besoj se e bën.
          Altin Ketro

          1. z basha says:

            ju zoteri nuk po beni matematike ketu po demagogji..sa per matematik di te numeroj deri ne 140 mije dhe pak me shume se 93….keto jane votat qe ju humbet apo qe populli ju votoi kundra. Megjithate kini te drejte! le mos e personalizjme..kalofsh mire ju dhe te gjithe ata qe mendojne si ju dhe te tilla fitore dhe matematike te kini.

          2. polit - ika says:

            ike pirdhu e leri bofkate pergjigju per mandatine e vjedhurene tanoline leri podhete

        2. edi says:

          mire mire o ti Basha i dyte, por ju komplet si tuf militantesh ne shkollat qe keni bere (nqs ke ndonje shkolle) jam i sigurte qe matematiken e keni bo gjithmon pushim prandaj eshte me se llogjike qe kte punen me numra e keni pak si bezdi dhe ju del llogaria gjithmon si keni qef, Hallal miko mir e ke c’na duhet matematika per aq kohe sa kemi Salen dhe ju kulufave qe dini vetem ti bini borive dhe te tundni flamur.

          1. Brazili says:

            Kesaj lloj rrace “demokratesh” te Sales,tani po katapultohet gjith anej edhe Buasha, ne qofte se i thu qe 1+1 bejne 2,dhe Sala ka thone qe 1+1 bejne 36,keto gjithe jeten thone qe 36 bejne,se ka thene udheheqesi malok.Ne shkrimin e mesiperm, o Buasha,ka vetem arithmetike elementare,mor kaqol,qe e ka more nga gazeta e juaj RD.Autori vetem ka denoncu debilitet qe shkruni.

      2. Nje qytetare says:

        Lereni zoti Ketro se eshte nga ata qe i dergon Fahrua te shkruajne te komentet e Temes e te perhapin propaganden e tyre si ferrat andej kendej.
        Po s;ka faj, se Tema eshte gazete e lire ku secili mund te shkruaje opinionin e vet. Jo si 55 qe i fshin komentet sapo te jene kunder.

    2. tiranare says:

      z basha!
      Lind pyetja se, perse i duhet RD te genjeje? Le te themi se, ne ate takim shkuan 200 ne vend te 2000 qe, jep RD. Perse ju duhet patjeter te risin numrin e qytetareve? A nuk tregon kjo nje aspekt te asaj se, c’fare ndodhi ne zgjedhjet lokale? I thua zotit Altin Ketro te kete turp, perse ngre zerin kunder genjeshtres dhe nuk revoltohesh me gazetarin, apo vet gazeten qe, genjen. Kush genjen, fsheh dicka te pandereshme. Nqs ty te pelqen te mashtrohesh, eshte problemi yt dhe uroj qe, kete te mos ja transmetosh femijeve te tu.

    3. tb says:

      Te drejte ka zoti Basha, çjane keto llogaritje, ata 2000 banore ai si takoi nje nga nje, por grup: Psh; 50 veta qe kishin te njejin problem u futen bashke, pse ti takonte nje nga nje. 200 te tjere qe kishin po te njejtin problem dhe keta bashke. Beni mire llogaritjet se ne kete menyre ai takon 20.000 veta çdo dite. Hahhaahhaha ça gallate.
      Wild wild west…

      1. tg usa says:

        PSE VETEM WILD WILD WEST TANI THEMI WILD WILD NORD OF ALBANIE

    4. Dean says:

      I nderuar zoti ”basha”?! Duket se ti nuk e ke kuptuar dot Ironine dhe Sarkazmen e shkrimit dhe je i mendimit se Autori eshte duke bere ”llogaritj”(sipas teje), apo me 1 shkrim te shkurter po tenton te rrise tirazhin e gazetes Tema.GABIM o njeri i PADITUR.
      Sarkazma e shkrimit te mesiperm ka per Shenjester Propoganden Euforike te njefare gazete qe,me nder teje,quhet RD.Autori perdor shprehjen”Me një përllogaritje nga kalkulatriçja e celularit”.
      Me shume te ”drejte” do thuash ti:po pse nuk perdor 1 mjet me te ”sakte” per kalkulime po perdor ”kalkulatricen e celularit”?!Po sikur ”celulari” te jete Made in China?,ata dallohen per produkte te cilesise se dobet dhe ka mundesi qe te japi 1 pergjigje te gabuar.Quhet IRONI,o gjo e TRASHE.
      Me tej autori ben 1 sere manovrash ”matemetikore” ne mbrojtje te LUL DOMATES,me te vetmin qellim final,qe te vertetoje se me te verte LUL DOMATJA i’a ka dale te takoje 2000 ”qytetar” te Tiranes.Keshtu Ai i jep shansin LUL DOMATES qe t’i kete realizuar takimet brenda 1 kohe prej 15Sek/qytetar.Prape ”llogaritj” nuk del,pasi LUL DOMATJA duhej te kishte konsumuar 8.3h te mira,gje te cilen nuk e ka bere.Pra,per 1 njeri me Intelekt me poshte se mesatarja,eshte teper e QARTE se gazeta,me nder teje RD,ka genjyer.Po keshtu ka GENJYER edhe LULE DOMATJA,i cili duhej t’a kish pergenjshtruar kete shkrim te kesaj ”gazete”,meqe i plas trapi per qytetarin,sikur edhe pretendon.Megjithate,per hire te se vertetes dhe jo pa ”zili”,me duhet te them se jam ”xheloz” i aftesise,qe Ti si person,ke per te ”Bashkjetuar ne Paqe” me INJORANCEN tate.Eshte me te vertet e admirueshme,pavarsisht Kritikave,qe here pas here shfaqen perkundrejt personave si puna jote.Juve jeni 1 ”kategori shqiptaresh” qe duhen Studiuar me laps ne dore,pasi ju jeni pergjigja e gjalle 1 pyetjeje qe rendon ne Ndergjegjen tone si komb:Si ka mundesi qe ne Shqiptaret nuk lame beteje pa HUMBUR me/ne HISTORINE dhe prape se prape Ne jemi ”Krenar”???????!!!!!!!!????????!!!!!
      He,edhe 1 pyetje kisha per ty.Ne cilen pjese te shkrimit te mesiperm (fjale,rresht,paragraf),Ti o i nderuar lexues,arrite ne Konkluzionin, se autori i shkrimit po ”stimulonte” shitjen e gazetes Tema?????
      Gjithe te mirat.

      1. basha says:

        me ju nuk ja vlen as tju kthesh pergjigje por kisha pak vetem 1 min kohe per te humbur sa per tju thene ; zoti qofte me ju!!! vertet ju nevojitet me kete mendje qe kini

    5. Grigor says:

      Une mendoj se duhet tu vije turp atyre qe manipulojne shifrat duke i konsideruar shqiptaret si gomere qe hane cdo lloj bari qe u serviret. Mendoj se eshte turp per mua dhe per cdo person me inteligjence personale dhe stabel menderisht te perkrahe dike qe premton qe do punoje per Tiranen dhe Shqiperine dhe familja e tij urren Shqiperine duke refuzuar te mbaje shtetesine shqiptare. Kur diten per diell neneshkroi me firmen e turpit faljen e nje hapesire te konsiderueshme te atdheut tim dhe fatkeqesisht dhe te atij e tendin. Te besoj nje karagjoz qe tallet kur thote qe do punoj me ndershmeri kur akuzohet per vjedhjen e mbi 200 milion dollareve nga prokuroria dhe shmanget gjykimit si burracak qe eshte duke u fshehur pas procedurave. Te besoj se mund te regulloje jeten e qytetareve te Tiranes kur pikerisht mu ne mes te Tiranes u mori jeten e 4 bij nenash dhe la dhjete femije jetime. Te besoj se eshte i paanshem dhe nuk do heqe askend per motive partiake nga puna kur emeron ne policine bashkiake personin qe dhunoi ne komisariate kafsherisht demonstruesit me metoda te denja per diktaturat arabe. Ja keto jane turpe. Po ju turpin e keni ngrene me buke. Ju keni mbaruar se ekzistuar si qenie me principe. Ju vetem hani buke, merrni fryme, flini dhe vidhni. Vetem shpallja nuk u ka dale ne shtylle se keni shkuar per lesh me kohe. Ti thuaj argumentat e tua dhe nxirre ne baze te argumentave qe artikullshkruesi ja ka futur kot. Po ju nuk keni argumenta. Arma juaj eshte fyerja, denigrimi, baltosja e kundershtarit, presioni dhe gjuha e qenefit. Mbetsh me shendet dhe mesohu te debatosh me gjuhen e argumentave. Jo me gjuhen e poshterimit dhe baltosjes. Tung.

  2. fule says:

    Ka plot k*qe dhe dallkauker qe mbushin zorret me m*tin qe gatuan per dite propaganda e Saliut per ta. Madje jane dhe te gezuar. Pse duhet t’ja u prishim oreksin derrave?

  3. valbona says:

    Bravo Altin me kenaqe po e di ti qe ke te beshe me njerze qe nuk dine se ceshte matematika dhe llogjika per ata 2+2=10 a i pe si i nxoren numrimin e votave.ata jane vetem te genjejne ,mashtojne ,jane me parimin te shpifim se dicka do ngelet

  4. dashi kurban says:

    O Altin i nderuar, mor burr keta 2 apo 3 minj njerez ishin aty per te uruar Bashen per kurbanin qe beri sapo vuri kembe, pra ishte nje feste e hareshme fetare e ca fakireve qe i bejne fresk Bash Homos per ndonje kocke per ta lepire. Ca m…t takimesh leshi do bej ky me fakiret e rradhes. te presim e te shohim gallata. nderkohe i dashur vazhdo me satiren se ke material pa fund me keta gomerete dashet e kurbanosur, plus edhe bagetite popull me te cilet tall bythen basha e co.

  5. geno says:

    A Altin Ketro, pse merzitesh. Ata qe punojne ne gazeten RD (Raca e Derrit) jane te gjtieh e shkolle te mesme fshatrash nga Hotolishti Librazhdit, nga Trebishti Dibres, bga malet e Pukes e Tropojesjane, jane ca koqe halabak e ca femra qe flen tek dhomat e qytetit studenti, qe e gdhijne buze Lanes, duke pritur ndonje hamshor t’u jap nje kafe e nje hamburger. kryeredaktor eshte nje ish lamash qe bente roje poshte moteleve qe hargalisej Astrit Patozi me nje femer qe i vitne goja ere pusete haleje dhe qe e di gjtihe PD-ja

  6. karaduzi says:

    Shkrimi juaj eshte ne radhe te pare nje mesim per opoziten,sepse bejne retorik dhe bien ne gracken e saliut duke tjerrur llafe pa fund.Nuk duhet ndonje inteligjenc e madhe te rrezosh brockullat e saliut,ceshtja eshte qe demaskimi te behet i qarte,i thjeshte dhe i kuptushem per njerezit e zakonshem.

  7. xim kulufi prof. doktor. says:

    kan ardh per kry shnosh2000 vet qe i kan dhon doren

  8. paraziti says:

    ka taku gjith militantet qe do i fusi ne bashki.

  9. irma tirane says:

    PO nuk eshte cudi qe perdorin genjeshtra te tilla kur Basha te gjithe fushaten e beri me kaseta dhe filmime, se po te ishte lajve neper rruge e sheshe nuk do ti afrohej njeri.Jemi deshmitare qe edhe nje here qe provoi te takohej me studentett ja thyen hundet duke e quajtur vrases, aq sa nderhyne badigardet.Mbani mend o njerez qe Basha me cfaqje te tilla te shemtuara do ta shtyje mandatin sepse ai nuk di te bej gje tjeter.Tani qe grabiti postin e k\bashkiakut do ti kthehet edhe buzeqeshja e peshtire si Guimpleni.
    U desh harrova a keni marr vesh gje kjo vajza e dyte kujt i ngjante? Nese ndonjeri di dicka te na e thote.

  10. mani endacaku says:

    Miré e keni ju filozofét qé jeni té betonuar brénda kokés.Lévrini si zvaranikét dhe ardhuckat e Edit.Sa pér Bashén çpifjet dhe ç!rrjet tuaja perendité i kan dégjuar dhe prandaj e zgjodhén si shpresén e kombit.

  11. xhimi says:

    Te nderuar komentues apo qytetar crendesi ka sa ka pritur z.Basha ,rendesi ka qe zeri i qytetarit te ndegjohet me qytetari nga Kryeqytetari pra sic po vepron sot z.Basha.Ka qene viti 2001 a 2002 isha per pushime ne Shqiperi ne shtator kur u hapen dyert e liqenit dhe u mbyt Tirana e re.Ne TV po ipesh debati ne kshillin drejtues te bashkise per kete qellim,me ka bere pershtypje te madhe fjala e Edvin Rames ,te folur me nje arrogance dhe prepotence te shfrenuar duke shajtur ,aty e pashe se kush eshte ky person ,se si mund ta drejtoje dhe te degjoje hallet e qytetarve .
    Me ardhjen e z. Basha ne rradhe te pare do kete nje qeverisje per qytetarin,do ti degjohet zeri ,kjo shihet me takimet qe ka vendosur te beje me qytetaret.
    Sa per ate qe ishte kthyer bashkia ne bunker ,une po theme se ishte kther ne nje celule partie,kte e tregoi me se miri largimi masivisht e drejtorve qe ishin te emruar politikish e miqesisht dhe me urdher dhane dorheqjen.Po te kishin qene te emruar me zotesi ata nuk duhet te largoheshin e ne fund mire bene si hapen rrugen njerzeve te zot qe ti dalin per zot halleve te shumta qe kane qytetaret dhe Tirana.

    1. deso74 says:

      o xhimi,po rri ne Bronx se mire je,pi ndonje kafe tek ”GURRA” me maloket e tjere,cte duhet Tirana e Shqiperia,pastaj dukesh nga emri,,XHIMI,, sngeli agim,shkelqim,nexhmedin,,pa e kthy emrin ne XHIMI ne USA,a e di ti qe BASHA e vodhi mandatin? te tjerat s’na duhen,nje hajdut nuk ben dreman qytetarit,pa fol me krimin e 21 JANARIT,rruga e kombit,etj,,,hajt shendet

  12. fieraku4u says:

    Keta militantet apo simpatzantet e PD si pune atije z.Basha, gjithmon me duket sikur kan nje prerje me gersher. Te tere mendojn njesoj, flasin njesoj, shkruajn njesoj. Domethen nuk kan fare horizont, apo njohuri dhe lirine per te menduar ndryshe. Jan si grup bagetie, qe cfare ju thon bejn edhe e besojn pa asnje lloje ndyshimi. AMAN O BURRI DHEUT, KAQ I EMBEL ESHTE AI SALIU JUAJ NGA GOJA, SE UNA SA HERE QE AI FLET APO MBAN FJALIME, ME DUKET SIKUR THOT VETEM GOMARLLIQE DHE BUDALLALLIQE. DHE SHAKAT E TIJE JAN PA KRIPE

  13. xhimi says:

    Nuk ka rendesi ku rri une apo emri,rendesi ka problemi qe ngrihet.Nuk mund te vazhdonte me Edvin Rama ne drejtim te bashkise,nuk ishte prona e tij bashkia qe ai te shinte leme.Vetem nga aspekti i largimit te drejtorve apo berja e deputet e Bosve te ndertimit tregon se si ka punuar ai per qytetarin.Nuk drejtohet bashkia me te bertitura apo te shara .Ne radhe te pare drejtuesi duhet te jete njerzor e jo kafshe.Lere pastaj ana morale e nje drejtuesi duhet te jete primare.
    Zotri a e ke pare ne TV zyren e kryebashkiakut Rama se cfare lluksi te tepruar te bere me paret e popullit te ketij drejtuesi qe i” qan zemra per varferine qe e ka mbuluar popullin e shkrete”.

  14. Bardhi Tolabi says:

    Zoterinj komentues!
    Altin Ketros i takon falenderimi per kapjen dhe cveshjen e super genjeshtres te silit Berisha-Basha-Balliu.Sa per kete BASHEN-pazvan,do te thoja vetem kaq.Dikur nje nevojtar,i cili kerkonte pune per te jetuar,ndryshe nga te tjeret edhe pse e dinte se sa bejne dy here dy,i thote atij qe kerkonte nje llogaritar,se dy here dy (2×2) bejne sa te duhen ty dhe me kete pergjigje siguroj punen.Dhe ky i ziu,kerkon te marre 5 lek te qelbura dhe shprehet se ne nje dite behen edhe 2000 takime-pritje njerezish qe shprehin hallet dhe kerkojne zgjidhje te tyre.Kete e thote se aq i duhen Sales,aq i duhen Bashes,aq i duhen dhe “RD”-se dhe “55”-es.Ndersa une,sipas pervojes sime,dikur per nje njeri,harxhoja rreth 10-15 minuta mesatarisht dhe jo me shume se 20-30 takime ne dite.Por keta politikanet e sotem te Sali Berishes,sic vjedhin me shumice ashtu vjedhin dhe numurat.

  15. drejtesia says:

    KUR NUK MUNDA TA KUPTOJ MIRE MATEMATIKEN E CA NJERZVE PA ARSYE.QE BEJNE LLOGARI VETEM SI TE VJEDHIN. PER KETA ARSYEJA KA VDEKUR MIKU IM ALTIN ,KETA JANE SI AI QENI BESNIK QE I BINDEN TE ZOTIT E SE HAN DHE KUR UA VE NE FYT SHQELMIN E I MBYT .KETA JANE VEC MJERAN ZOTI I MISHEROFTE KETA KOKTRASH QE NUK U GDHENDEN KURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje