Gjithmonë i kam urryer komentet fataliste për Shqipërine dhe njerëzit që i bënin ato. Nuk mund të duroja dot kur thonin se “Shqipëria nuk bëhet”, “ky vend është i mallkuar”, “ky popull është i dënuar të vuajë”, madje as kur i referoheshin thënies së të madhit Faik Konica “Shqipëri të kam dhj…”. Kisha një optimizëm të palëkundur se kishte ardhur koha që ne shqiptaret, të zinim vendin që na takonte përkrahë popujve të tjerë, se thirrja apostolike “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të ishte slogan udhëheqës në sfidat që na prisnin për të realizuar këtë detyrë të veshtirë. Megjithatë si shumica e shqiptarëve, edhe unë e ndieja që në fillim se gjërat nuk po bëheshin ashtu si duhet, se njerëz pa arsimin më minimal dhe të mirënjohur në botën e krimit po bëheshin shefa komisariatesh, po zinin poste drejtuese në administratë, në diplomaci, në dogana e tatime, madje edhe në drejtësi e arsim, dhe më pas, brenda muajsh u pajisën me një sërë diplomash e masterash. Furtuna e ngritjes së injorancës në pozita sunduese dhe pasojat që e shoqëruan atë, sigurisht që më revoltonin pa masë, por thoja se konkurenca do t’i eliminonte dhe koha do t’i flakte tutje si mbeturina të një tranzicioni të çrregullt; kjo e nxitur edhe nga fati që pata që ndesha një makinë të nje misioni humanitar, mbushur me botime universitare, dhuratë e universiteteve amerikane dhe që shoferi, pasi kishte shkuar shkollë më shkollë e asnjë nuk ia kishte pranuar , kishte vendosur t’i shkarkonte në plehra. I llahtarisur nga kjo, e binda shoferin të ma jepte mua ngarkesën, dhe pasi zgjodha një gamë të gjerë botimesh për biblotekën time personale, ua shpërndava librat (që të jem i sinqertë, ishin shumë) nxënësve dhe studentëve që ndeshja në rrugë apo që i njihja. Ishte me të vërtetë e dhimbshme tek shikoja disa ditë më pas që me faqet e librit “The American Government – Freedom and Power”, botimi më i plotë për qeverinë amerikane nga autorët Lowi & Ginsberg, mblidheshin farat e lulediellit në buzë të trotuarit apo byrekët që shiteshin në kioskat e qytetit dhe rrethinave. Si njohës i mirë i gjuhës angleze fillova të studioja me ëndje librat e ekonomisë dhe të politikës për të kuptuar më tej atë që prisja të ndodhte në Shqipëri ku, sigurisht, eleminimi i të paaftëve do të ishte një proces i pashmangshëm .
Dhe pastaj vijoi “marrëzia kombëtare”e firmave piramidale, ku shqiptarët ishin aq të etur për të falur para, sa paguanin njerëz me shuma të majme për të qëndruar në radhë për ta. Pamja e atyre njerëzve në radhë të gjata, madje nga padurimi edhe duke u kacafytur, për të flakur tej kursimet e tyre nga puna e rëndë në emigracion apo nga shitja e shtëpisë dhe të ardhmes së fëmijëve, më ndjek nga pas si një vegim i shëmtuar i një marrëzie të paprecedent në historinë botërore dhe një turpi kombëtar të pashembullt. Duke qënë se në atë kohë isha shumë i apasionuar pas CNN-it, ku analizohej se ç’po ndodhte në Shqipëri me këtë fenomen dhe pasojat që do të rridhnin prej tij, u përpoqa me gjithë shpirt të bind sa më shumë njerëz për rrezikun që iu kanosej, por pa dobi. Thirrjeve të mia të tipit të Gjon Pagëzorit në shkretëtirë, drejtuar të njohurve të mi që t’i thërrisnin arsyes, ata i përgjigjeshin me tallje e shprehje fyese se unë nuk merrja vesh nga këto punë dhe se këto fondacione ishin për të ndihmuar shqiptarët të pasuroheshin shpejt. O Zot, ç’trashësi legjendare!
Dhe rrjedhojë e kësaj marrëzie ishte tragjedia e ’97-s. Ajo thjesht u emërtua “trazirat e ’97-s”, por nga numri i viktimave dhe pasojat afatgjata në vend meriton me plot gojën të quhet luftë civile. Por, në vend të pakësohej, optimizmi im njohu nivele të reja edhe më të larta. Ishte një përmbysje madhështore, që u tregoi të gjithëve se shqiptarët nuk do ta pranonin më tiraninë dhe çorbën e hidhur që iu ofrohej si liri e democraci. Tani do të kishim një lider të ri që të na udhëhiqte drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen evropiane. Por vitet u rrokullisën si rrota e fatit, e shigjeta nuk ndaloi kurrë në zonën Progres. Zënka e grindje politike për sfera influence, korrupsioni galopant, varfërim të popullsisë dhe papunësi, shitje të dyshimta të pasurive kombëtare, infrastrukturë e rrënuar dhe drejtësi e masakruar. Këto ishin ato që udhëheqësi ynë i ri na garantoi pa më të voglin dyshim, për gjakun që u derdh për ta liruar nga burgu dhe për ta ngjitur direkt në fronin e shefit të vendit. Shpejt u provua se njeriu tek i cili ne kishim varur shpresat për të ardhmen tonë, ishte nje playboy i vonuar dhe i dehur në miniaturë, që përpiqej të kapte kohën e humbur të kënaqësive të pa provuara, që e bënin qesharak dhe të pështirë. Këtu, për herë të parë, optimizmi im, ashtu si i miliona shqiptarëve, u lëkund fort, por nuk u shua, sepse, ndonëse e humba besimin tek qeveritë dhe politika, prapë kisha besimin të pakufijshëm tek populli im, tek ata njerëz të mirë, trima e punëtorë. Kisha besim, se ne vetë, do ta sillnim ndryshimin. Vite të tëra beteje për demokraci dhe prosperitet, do t’i kishin bërë këta njerëz të ndërgjegjshem se ishin ata që kishin fatet e politikanëve në dorë dhe jo e kundërta; kisha besim se ndjenja e përkatësisë në një komunitet, i kishte sjellë këta njerëz më afër me njeri-tjetrin; se ndjenja qytetare dhe aspirata e Shqipërisë evropiane është më e fortë se tundimi me një post apo vend pune, si një lemoshë që gjahtari ia jep zagarit të tij. Por koha dhe vitet që rrodhën,të pistë si uji i lumenjve tanë të përdhunuar, provoi që isha plotësisht i gabuar. Vitet e rënda të tranzicionit, mentaliteti oriental dominues dhe shthurja e çdo morali shoqëror e kishte nënshtruar këtë popull. Pritshmëria ime e hershme, se injoranca në poste drejtuese, do të eliminohej nga konkurenca nuk u realizua kurrë. Përkundrazi, ky kontigjent tashmë zotëronte çdo qelizë të shoqërisë dhe ishtë rritur në masë e përmbajtje, madje kishte hapur edhe universitete për të përgatitur breza të rinj si soji i tyre.
Armiqtë e dikurshem ishin bërë miq dhe kishin bashkuar forcat vetëm kundër një individi. Ata bënin pazare për shkrirjen në një, dhe të përjetesonin kështu sundimin e tyre. Madje kukullat ish-ministra e kryeministra, predikonin paqe dhe alternim pushtetesh vetëm me zgjedhje. E respektoj plotësisht këtë, por sa herë dëgjoj nga ata këto predikime, me lind vetvetiu pyetja “A do të kishte lirim nga burgu nëse nuk do te ishte ’97-a; a do te ishin bërë ministra dhe kryeministra këta pastorët e tanishëm të paqes dhe bashkëjetesës? Vështirë të besohet kjo! Dhe kaq shumë është qelbur koka e ka zënë erë sa edhe kur derdh gjakun për tu falur liri e poste ata prapë tallen me ty.
Askush në atë vit të lavdishëm 1990 nuk do ta besonte se Shqiperia do të ndodhej ku është sot në 2011. Por, ja tek jemi, 21 vjet më vonë, më shumë se kurrë larg ëndrrës sonë për nje Shqipëri si Evropa, ekstremisht të varfër dhe fare të pashpresë. Duket sikur kemi bërë një levizje orbitale 20-vjeçare, për t’u kthyer atje ku e nisëm. Po si ndodhi kështu? A jemi me të vërtetë të mallkuar në tokën tonë?
Nuk gjej asnjë arsye të besoj në një mallkim të ardhur nga historia. As në legjendën për dënimin e përjetshëm të këtij populli për të patur gjithmonë në krye një qeveri që e shtyp. Por jam plotësisht i prirur të besoj tek INDIFERENTIZMI dhe PAPERGJEGJSHMERIA e shqiptarëve, tipare, që edhe pse nuk duam t’i pranojmë, qëndrojnë në themel të karakterit tonë kombëtar. Indiferentizmi ndaj rëndësisë që ka një votë si formë pjesëmarrjeje në përcaktimin e fateve kombëtare dhe përgjegjësia qytetare për ta respektuar atë si vullnet individual çojnë në manipulime zgjedhjesh, shitje e blerje votash dhe pazare të ndyra politike me ndikim të madh në jetën e të gjithë vendit. Pasoja fatale e kësaj është ngjitja dhe qëndrimi në pushtet i individëve bajraktarë të çfarëdo krahu politik, që luajnë me kombin dhe jetën e njerëzve si me çiflikun e tyre, pikërisht për shkak të indiferentizmit të shqiptarëve ndaj ndjenjës kombëtare dhe papërgjegjshmëria për fatet e vendit dhe të ardhmes së brezave që vijnë. Është kombinimi i këtyre dy tipareve, për mendimin tim, që ka bërë që në një shekull histori, shteti modern shqiptar të dominohet nga vetëm katër njerëz që kanë vepruar me vendin si të ishtë pronë e tyre private duke e zhytur popullin në varfëri e mjerim. Është papërgjegjshmeria e gjykatësit, mjekut, mësuesit, policit, kryetarit të bashkisë, ministrit, prodhuesit, biznesmenit dhe vetë popullit që Shqipëria ndodhet në këtë situatë kaotike pa respekt dhe frikë ndaj ligjit, dhe sigurisht, pa më të voglën etikë dhe moral minimal. Dhe sa për largimin e kastës së vjetër politike vetëm me votë, kjo është vetëm një gënjeshtër e përmasave historike. Nëse një qeveri, qoftë e zgjedhur edhe me votë, bëhet tiranike, shtyp popullin dhe vepron kundër interesave të kombit, largohet me forcë nga vetë populli sovran pa pritur ditën e votimit, dhe pjestarët e saj vihen para ligjit i cili parashikon ndëshkime të rrepta.. Kjo është e sanksionuar në çdo kushtetutë të botës nën shembullin e asaj amerikane.
“Po a do të bëhet Shqipëria?” – një pyetje që për shekuj me radhe shqiptarët ia kanë bërë vetvetes, sikur të prisnin që dikush të vinte dhe t’ua gatiste sipas shijeve të tyre. Për turpin tonë, kjo pyetje është në rend të ditës edhe sot, në epokën e dominimit të idealeve të lirisë, barazisë dhe prosperitetit ekonomik për të gjithë. Perspektiva është e zymtë dhe vetëm një mrekulli e ardhur nga ndërgjegjësimi i vetë shqiptarëve për të ardhmen e atdheut të tyre, do ta ndriçonte këtë perspektivë. Unë vetë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje, duke i ftuar të gjithë të shprehin mendimin e tyre. Tek e fundit çdo gjë varet nga ne, apo jo?
*respublica.al
Nuk eshte puna per komente fataliste apo optimiste. Objektivisht politika shqiptare drejtohet nga fazllici dhe fazllicet. Kini guximin te konstatoni se kane kaluar 20 vjet qe po privatizohet cdo gje dhe po shitet cdo gje por pronateve nuk ju eshte kthyer prona qe ju ka lene babai. Kujt i intereson anarkia e titujve te pronesise vec horrave qe drejtojne politiken. pers media qendron e heshtur per pronat? Shqiperia do te filloje te behet kur prona ti kthehet te zotit dhe kjo do ndodhi me siguri. europianet e korruptuar qe i largohen temes se prones do te demaskohen
Me duhet te them sade JO,dhe pa keqardhje.
O sa turp me kene shqipetar…
Alfred…shume optimist kam qene edhe une i cili eshte venitur..por prap shpresa nuk vdes…vazhdoj akoma me mund e me shpirt te investoj per shqiperine ashtu si e mendoj une (kur shkoj ne shqiperi asnjehere nuk konsumoj mallra te huaja pervec te tregut vendas) dhe hobin tim qe kam futbollin ndjek kombetaren tone jashte vendit kudo qe shkojne (kesaj rradhe isha ne bosnje) e kisha marre me frike bosnjen se esht nje shtet qe sapo ka dale prej lufte dhe i ndare ne kantone serbe , bosnjake,kroate..por kur shkova duhet ti hiqje kapelen per cka kishin bere e mirembajtur..zenica nje qytet i vogel ku dukeshin gjurmet e jugosllavise komuniste te fresketa por i mirembajtur dhe dashamires..nejse te kthehemi te shqiperia ajo mund te behet por duhet cdo gje te filloje nga shkollimi inxenesve dhe mesimi i tyre ..keshtu besoj une se mund te behet…
Jooooooooooooooooooooo, per nja 50 vjet. Dhente Zoti brezart qe do vije do kene ndryshuar sado pak cm.
Shqipria do behet kur ty dhe mu te na ket mi caraci.
Shqiperia nuk behet. Fjalet lapidar te Konices jane aktuale. Nuk behet se njerezit e mire iken, moren rruget e botes se nuk mund te bashkejetojne me ata militantet injorante qe drejtojne sot institucionet. Shikoni Universitetet si kerpudha, qe shesin letra pa vlere. Keni ne Parlament edhe ish pedagoge universiteti sot me doktorature. Por c’mund te prodhoje nje pedagog(e) qe ka mbaruar universitetin me note 6 apo 7? Keta po pergatisin brezin e ri qe natyrisht duket qe sot se c’fruta do prodhoje. Zoti e ndihmofte Shqiperine se shqiptaret vete ……………
JO!
Gjithmone kur ndothte dicka e rende ne kete vend mendoja se pas kesaj nuk ka me keq, por ne te vertete ndodhte dicka dhe me e keqe. Kur saliu bente e thoshte budalliqe thoja se ky eshte i fundit budallik , se nuk ka cfere te thote me teper. Por ja qe ai perhere te hebit me ato qe ben . Nuk e shpjegoja dot si ka mundesi.
Shpjegimin e gjeta ne thenien e Ejnshtejnit se Hapsira dhe budalliku jane te pafundme.
Pra budalliqet e Saliut jane te pa fundme.
Patjeter Qe do behet. Atehere kur te doje Europa qe ne te behemi.
Fundja cfare kane vendet e tjera te ballkanit qe ecin me perpara.
Politika Greke dhe Serve jane dy faktoret e vetem qe e kane cuar Shqiperine ne kete pike.
Persa i perket demokracise besoj edhe sikur te ishin te tjere do te ishim ne te njejten Pike.
Demokracia do terren te zhvillohet, do Ekonomi te mire dhe Inteligjence. Mos u merrni me politikanet se ata bejne punen e tyre dhe fundja vete i kemi votuar.
Cfare pretendoni ju se nje njeri do veje te ardhmen e familjes se vet per pazaret politike.
Atehere kur individi te jete i forte Ekonomikisht atehere do edhe Demokracia do te jete me e mire
Nuk janë faktorët politikë serbo-grekë ato që e kanë cuar Shqipërinë në këtë gjendje. Faktori kryesor i shkatërrimit dhe i katandisjes së Shqipërisë ka vetëm një emër: Sali Berishë – Shpellaku.
Me thuaj nje tjeter qe mund ta beje me mire
i forte ekonomikisht nuk ka per tu bere ndonjehere ky popull se ste lejne ujqerit qe jane ne krye, e ardhmja duhet rrezikuar, se po nuk rrezikove nuk fiton edhe ne asnje menyre nuk ta kan fajin serbet greket apo europianet…fajin e kemi absolutisht edhe vetem ne si popull…
edhe me ate qe ´´fundja vete i kemi votuar´´ nuk ja vlen as te diskutojme se te dolen nja 800 vota me shum se sa banore ne kryeqytet!!!!
Ma stafeten Enver-Ramiz-Nano-Sali-Meta-Gjinush-Ruci-Dokle-Milo-Pellumbi-etj,u vertetua qe jo vetem s’behet,por fundoset me tej ne batakun komunist.
Tirana dhe Shqiperia urgjentisht kerkon ne Parlamebnt shtresen e mesme te shoqerise,jo te dominojne katundaret me njerzit pa edukate,Zhozi,Paloka,dhe psiko te tjere mercenaret e saliut,qe ja kaluan Rokefellerit Amerikan nga pasuria nen rogos.
Ndryshe bjerini daulles kot.Sot Parlamenti eshte kovacana e sali katundarit.C’do ai behet ne te.
Sa te jene gjalle familja biologjike e politike e treshes Berisha-Nano-Meta (se te tjeret pas tyre jane milingona pa asnje vlere e force…), por mesa duket edhe te Edi Rames frikacak e te kapur, nuk ka per te pare drite te bardhe asnje brez ne kete vend…Ku duke ju referuar te madhit Faik Konica: “”Shqiperi te kam dhjere, ste kuptova asnjehere””, sja vlen te zgjatem dhe te zgjateni edhe ju te tjeret qe komentoni ala-malokshe o ala-frikshem akoma…Turp, Turp ku kemi pefunduar ne dore te MALOKEVE.
nga kjo zullumuhi sigurisht do dilet por duhet te jene me qindra gazetare kurajoze armata e fjales e ides se lire per tu treguar shqipetareve se sa keq eshte te jetosh i shtypur i varfer ne nje vend ku te mirat materiale jane sheshit ne nje natyre te bekuar nga zoti tu thuhet cdo dite cdo cast se ne duhet te mesojme te zgjedhim qeverine tone se deri me sot skemi ditur te zgjedhim dhe ne kerkojme minimumet nga qeveritaret ,genjehemi kollaj dhe behemi shpejt pre e mashtrimeve ,ne duhet te ndertojme nje shtet te te gjitheve nje shtet ku cdo shqipetar gjen veten e tij interesat e aspiratat e tij me te mira ku gjen sigurine drejtesine ku te gjithe i kane mundesite te shprehin ne praktik gjithe talentin zotesine per interesin individual e te shoqerise etj ne duhe te shkundemi nga plogeshtia e te jemi gjithmone ne kerkim te me se mires kush nuk te jep po skerkove punove luftove qeverite duhet te jene e pranushmi deri atehere kur ka punuar per interesat e popullit kur ka shkelur keto interesa te iki o me hir o me pahir ky eshte rregulli i art ne shtetet demokratike
Jam i mendimit se artikull-shkruesi ka shume te drejte per pesimizmin qe shpreh.Lexoni fjalimin e NOLIT ne parlament ne vitin 1924 dhe me thoni ;-A nuk eshte aktual per sot? (kur kane kaluar 90 vjet) Te gjitha qeverite e pas 1990 nuk me kane pelqyer (perjashto qeverine Majko) 21 vjet kaluan , ndoshta edhe 20 vjet te tjera do kalojne e prap ne vend numero do jemi.Une flas per ndryshim ne mentalitet si per popullin e akoma me shume per qeveritaret.Duhet te jetoni ( i drejtohem popullit qe s’ka levizur nga SHQIPERIA) per nje kohe ne PERENDIM pastaj te bejne krahasimin me qeverine tone qe drejtohet nga ca gangestere e imorale.sharlatane e mashtrues,genjeshtare e matrapaze.
Fatkeqsisht, eshte toke e mallkuar!!! Turqit arabe i futen mallkimin dhe pa 500 deri ne 800 vjet shume veshtire eshte!!!
… ne shqiptaret (nguleni mire ne tru) nuk kemi ndergjegje shtetformuese sipas konceptit europian. Vetem kur Drejtesine dhe Rendin ta komandoje dhe administroje Europa (me mire do te ishte Japonia) per te pakten 25 vjet, mund te shpresojme qe te behemi shtet dhe ta meritojme me krenari te quhemi europiane. Perndryshe vetem hajdutet dhe injorantet do te mbijetojne ne Shqiperine tone te dashur. Mos u lodhni ta kerkoni fajin tek te tjeret….
I bej thirrje analisteve dhe te tjereve qe bejne lavazh truri tek njerezit qe te jene me koncize dhe te sinqerte me popullin dhe shtetaret.
E vetmja rruge zgjidhje eshte abstenimi total i popullit ne zgjedhje qe europa dhe bota te detyrohet ti largoje keta palo politikane te te gjitha ngjyrave dhe ta marre shqiperine nen kujdestari….
un jam i bindur plotesisht qe do te behet! duhet vetem te ndergjegjsohen, te kuptojne edhe te ushtrojne pjesmarrjen e tyre ne demokraci persona si ai qe beri kurban ate dashin perpara bashkise se kryeqytetit….ose femijet e atyre politikaneve e gjykatesve te pasur qe po blejne nje diplome si prinderit e tyre per te vazhduar me traditen e vjedhjes qe kane ne familje….kur ky 75% i popullsise ti veje gishtin kokes, te asirmohet e te munde te gjykoje e te mendoje plus nje mrekullie qe te shfarrosi te gjithe kete brez politikanesh atehere do te behet shqiperia….dhe nuk e di pse po se c´kam nje ndjenje qe me thote qe sdo te arrij ta shoh kete dite….
Faik Konica me nje shprehje shprehet keshtu : Nqs Shqiperia do te vdiste ne epitafin e saj do te shkruhej : Lindi nga Zoti , Shpetoi nga Rastesia dhe Vdiq nga Politikanet. Dhe kjo eshte shume e vertete sepse Shqiperia po vdes nga keta politikane te ndyre qe mendojne se jane Zoti dhe do behet si duan ata . Shqiperia nuk ka qene e bere nuk eshte bere dhe nuk do te behet ndonjhere . Qe te fjalili i Donald Lu e treguan veten se kush ishin erdhi tjetri nga Amerika qe eshte kineze dhe vjen ne Shqiperi ben ligjin. Ai na kritikon neve per mire po ne nuk kemi pse te marim keshilla nga Luja kur kemi gjithe keta male si fusha . Po nuk erdhi Ben Blushi ne pushtet ne nuk kemi per tu bere evropiane. KY POPULL ESHTE I DENUAR TE VUAJ DHE DO TE VUAJE. Me perpara kam lexuar nje liber dhe shkruej se si do te ishte Shqiperia deri me sot dmth e parashikonte ne mendjen e tij dhe e kishte ndare me nje liber dhe betohem se ishte keshtu sic eshte Shqiperia tani .
Faik Konica me nje shprehje shprehet keshtu : Nqs Shqiperia do te vdiste ne epitafin e saj do te shkruhej : Lindi nga Zoti , Shpetoi nga Rastesia dhe Vdiq nga Politikanet. Dhe kjo eshte shume e vertete sepse Shqiperia po vdes nga keta politikane te ndyre qe mendojne se jane Zoti dhe do behet si duan ata . Shqiperia nuk ka qene e bere nuk eshte bere dhe nuk do te behet ndonjhere . Qe te fjalili i Donald Lu e treguan veten se kush ishin erdhi tjetri nga Amerika qe eshte kineze dhe vjen ne Shqiperi ben ligjin. Ai na kritikon neve per mire po ne nuk kemi pse te marim keshilla nga Luja kur kemi gjithe keta male si fusha . Po nuk erdhi Ben Blushi ne pushtet ne nuk kemi per tu bere evropiane. KY POPULL ESHTE I DENUAR TE VUAJ DHE DO TE VUAJE. Me perpara kam lexuar nje liber dhe shkruej se si do te ishte Shqiperia deri me sot dmth e parashikonte ne mendjen e tij dhe e kishte ndare me nje liber dhe betohem se ishte keshtu sic eshte Shqiperia tani .