Shqiptarët menduan se qeveria SALI-ILIR, do ta “gdhinte pa vënë gjumë në sy” muajin gusht, për të punuar në përmbushje të kërkesë-kushteve integruese të vendosura prej BE, për të marrë statusin si vend kandidat. Mirëpo kryeministri shqiptar SALI BERISHA, në vend që të ulet e të punojë për këtë interes madhor të vendit, shkon e bënë sfilata rekordesh noti e ngjitjeje kodrinash në Himarë. Partner-ortaku i tij në pushtet, “integruesi” Ilir Meta bredh me bllok në dorë duke sulmuar drejtësnë e duke korruptuar gjykatat, për të “pastruar” krimin e turpshëm si pazaraxhi tenderash, si rryshfetzhi e hajdut financash shtetërore. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, mbeti butiqeve në Tiranë e Malin e ZI, duke përcaktuar veshjet për pushimet e verës. Në PD vazhon lufta e klaneve për postet, pas skemës së pisët të përdorur prej SALIUT. Mbi tavolinat e qeverisë qëndrojnë pezull 12 kushtet e BE me afat fundor muajin shtator 2011, ndërsa ministrat merren me bizneset e tyre dhe ia kanë mbathur plazheve luksoze të botës. Përballë qejfeve e palaçollëqeve të feudalit SALI dhe çifligarëve të pushtetit, gjenden shqiptarët e braktisur dhe Shqipëria e izoluar.
BE kërkon zgjidhje, SALIU merret me demagogji, intriga e palaçollëqe
Nuk ndodh me asnjë qeverisje në botë, qoftë dhe e Botës së Tretë, që qeveria të mos reagojë kur vendi gjendet “varur” në buzë të humnerës. Mirëpo, ja që qeveria shqiptare e pushtet-bandës “SALI”, me qëndrimet e saj kundër integrimit në BE, po dëshmon, se pas shkatërrimit ekonomik, ka si qëllim edhe lënien e vendit jashtë BE. Afro 8 muaj më parë, BE i vendosi shqiptarëve 1 kusht, për lëvizjen e lirë sipas standarteve të BE dhe shqiptarët e plotësuan, duke respektuar me zbatim korrekt këtë lëvizje. Dy vite më parë, BE i vendosi qeverisë shqiptare 12 kushte për të fituar Statusin Vend Kanditat në BE, por qeveria SALI-ILIR nuk po i plotëson këto kushte. Shtrohet pyetja: Me çfarë po merret kryeminsitri SALI dhe pushtet-banda e tij, kur nuk merret me plotësimin e kushteve të BE?
SALIU, në vend të merret thithje investimesh për hapje vendesh pune, vazhdon e gënjen veten, me deklarata komike për “rritje ekonomike rekord në botë dhe për mirëqenie të shqiptarëve, 4 herë më të lartë se niveli i jetesës së popujve të vendeve të BE”.
SALIU, në vend që të merret me uljen e borxhit dhe ripërtëritjen e buxhetit, del e urdhëron ministrat që të mbjellin sheg, lajthi e boronica në zonat e tyre eletorale dhe instrukton fajdexhiun BODE, që të lyp borxhe të reja ne “Facebook”.
SALIU, në vend të shkoj e të shikojë mijëra familje shqiptare, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme e që po vet-vriten për bukën e gojës, organizon pushime luksoze me pushtet-familjen në bregdet, duke harxhuar 53 mijë euro taksa publike në ditë.
SALIU, në vend që t’u jap përgjigje shqiptarëve, se përse niveli i jetesës gjatë muajit korrik 2011 është ulur me 4% në raport me muajin qershor 2011, shfaq në TV video-klipin e rritjes së rekordit të notit me 4 minuta qëndrim më tepër në det.
SALIU, në vend që të shkoj tek mintaorët e t’u zgjidh kërkesat jetike që kanë, vazhdon të bëhet palë me firmën mafioze “ACR” për shkatërrimin e jetës së tyre e të minierës, duke e lënë të lirë këtë firmë kriminale, të sillet si pronare e minierës dhe skllavpronare e minatorëve.
SALIU, në vend që të bllokoj trafiqet që kanë si “dispeçeri” krerët e pushtet-bandës së tij qeverisëse, organizon lirimin nga burgu dhe arratisjen nga Shqipëria, të krerëve të mafies së naftës “Virgin”, të drogës, parave të pista etj.
SALIU, në vend që të strukturoj qeverisjen përshtat funksionaliteteve që kërkon niveli i përballimit të zgjidhjeve integruese, po merret me prapaskena e intriga mafioze brenda PD, duke përfshirë ministrat dhe krerët dhe mazhorancës, në luftë bërrylash e “gjueti shtrigash”.
SALIU, në vend që të kërkoj prej LSI përmbushje detyrimesh politike dhe qeverisëse në ekzekutiv, vazhdon e bënë pazare kolltuqesh për 20% pushtet, deri në postet e çerdheve të fëmijëve, duke i qëndruar si lavire 4 votave të Ilir Metës, për të mbajtur pushtet-mafien familjare e klanore.
SALIU, në vend që të krijojë partneritet me PS, me opozitën dhe ekspertët e të gjithë fushave integruese, për të realizuar 12 detyrimet e vendosura nga BE, përdor “hijena” për përcarrjen e PS e të opozitës.
SALIU, në vend që të bashkëpunojë me drejtësinë për të luftuar e pastruar krimin e organizuar në Shqipëri, organizon sulme kundër kryeprokurores Ina Rama dhe përgatit skema kërcënuese e paralajmëruese për largimin e saj nga detyra.
SALIU, në vend që të ndërtojë një politikë zyrtare bashkuese e bashkëpunese brenda politikës, mes institucionesh e pushtetesh, vijon të mbajë në veprim konfliktin e ashpër me pasojë bllokimin e tyre dhe funksionimin e institucioneve si “pashallëqe” kushtetuese.
SALIU, në vend që të kërkoj mbështetjen e Presidentit të Republikës, për të realizuar reformat integruese të vendit, del ekraneve dhe shpif, intrigon, bënë presion e vërsul “zagarët” mediatikë, militantë, ligjvenës, politikë e qeveritarë, për të “lehur” kundër Kreut të Shtetit.
SALIU nuk po plotëson 12 kërkesat e BE, por 12 urdhërat e mafies
Në 6 vitet 2005-2011 të sundimit në pushtet, veçanërisht në 2 vitet e fundit me qeverinë ortakërore “PD-LSI shpk”, kapobanda e këtij pushteti, nuk e ka patur dhe nuk e ka fare pikë referimi platformën e BE, për integrimin e Shqipërisë. Qëndrimet e kryeministrit SALI BERISHA, po dëshmojnë në vijimësi, se ky kryeministër nuk po punon për plotësimin e 12 kërkesave të BE, por për fuqizimin e interesave politike dhe ekonomike të pushtet-familjes mafioze. Të 12 kushtet e BE kanë mbetur pezull, mbasi bien në kundërshtim me interesat e pushtet-familjes mafioze, prej të cilës SALIU ka marrë urdhër të bllokoj plotësimin e tyre. Po i konkretizojmë:
1. BE kërkon zhbllokimin e funksionimit të parlamentit, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, që ta mbajë atë të bllokuar, duke mos krijuar hapësira konkrete për pjesëmarrjen ligj-bërëse të PS e opozitës në kuvend, duke synuar ta tërheq e ta përdor atë si “kukull” në parlament, sa për efekt demagogjik përballë ndërkombëtarëve.
2. BE kërkon miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të krijuar situata konfliktuale me opozitëm dhe skema për përmbajtjen, diskutimin, konsulencën dhe përdorjen e kartonit mazhoritar në votim, pa iu referuar objeksioneve të opozitës për këto ligje, duke e futur parlamentin në krizë.
3. BE kërkon votimin urgjent për Avokatin e Popullit, Gjykatën Administrative dhe kandidaturat e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për diktim dhe përzgjedhje kandidaturash klienteliste, duke rrëzuar dekretet e Presidentit me votim dhe me mos votim kandidaturash.
4. BE kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze për mos ndryshim të tij, duke i dërguar PS dhe opozitës copëra letrash me kundërvenie edhe ndaj udhëzimeve të BE-OSBE-ODHIR. Këto defter bakall-thirrje “alla SALI”, parashikojnë vazhdimin e modelit zgjedhor “RISTANI” e “SASHENKA”.
5. BE kërkon, që pushteti të garantojë organizim dhe zhvillim zgjedhjesh me standarte europiane, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, duke përgatitur terren politik dhe ekzekutiv, për të organizuar proces zgjedhor me vjedhje votash, në favor të ekzistencës dhe veprimtarisë së pushtet-mafies.
6. BE kërkon kryerjen e reformës në administratën publike, me zbatim të Kodit Civil, futjes së profesionalizmit, depolitizimit dhe emërimet meritokrate, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, duke e kthyer administratën publike në strukturë të PD-LSI e të partiçkave të tjera sahan-lëpirëse, duke mbushur zyrat me militantë politikë, me familjarë, krushqira, injorantë, me drejtues me diploma false, me krerë të mafies ekonomike, me persona të penalizuar e të kriminalizuar.
7. BE kërkon hartimin dhe zbatimin një strategjie për reformën në gjyqësor e në drejtësi, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për ta bllokuar këtë reformë, duke kërcënuar e manipuluar drejtësinë.
8. BE kërkon të zbatohet urgjent strategjia anti-korrupsion për hetimin e gjyqtarëve, ministrave dhe anëtarëve të parlamentit, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për bllokuar këtë strategji, duke mbajtur dhe futur në qeveri e në pushtet ministra hajdutë, vrasës, deputetë trafikantë, duke bashkëpunuar me gjyqtarë anti-ligj e duke përdorur parlamentin, si mburojë për të mos i çuar ata përpara drejtësisë.
9. BE kërkon të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, që në krye të policisë së shtetit e policisë kriminale të vendos drejtues të familjes e klanit mafioz dhe eksponentë krimesh, pastrues parash, trafikant biznesesh, hajdut e vrasës.
10. BE kërkon hartimin dhe zbatimin e strategjisë për kthimin dhe kompensimin e plotë e pronave, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të mos e nisur këtë strategji, mbasi ata që kanë zhvatur pronat janë ministrat, deputetët, familja “SALI” dhe klanet e pushtet-mafies.
11. BE kërkon mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos për gratë, fëmijët dhe romët, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të mos e futur në vepim këtë kërkesë të BE, mbasi të drejtat kanë lidhje me pronat e vjedhura, me tenderat, me pasuritë, me lirinë e medias, të jetës, të drejtësisë në gjyqe etj.
12. BE kërkon respektimin e të drejtave në paraburgimet policore dhe burgje, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për izolime, dhunë, presione, tortura të paligjëshme, për të përmbushur interesat e mafies në këto ndalime e burgime.
PO OPOZITA NUK KA ASNJE DETYRIM PER TE MIREN E SHQIPERISE QE DHE AJO TE MARE PJESE DHE TE NXITE QEVERINE PER PLOTESIMIN E 12 KUSHTEVE?
TE JESH OPOZITAR NUK DO TE THOTE QE PER CDO GJE TE FAJESOSH QEVERINE, DUKE LENE MENJANE E TE PAPREKUR OPOZITEN!
Po ti ke sy e veshe te degjosh e te shikosh se si sillet Berisha me opoziten? Si thua ti te shkoj opozita ne parlament e te ngreje kartonin si i do qejfi saliut? Kjo eshte opozita epr ty? Po e ke degjuar ate tallagjaren Topalli qe i thote deputeteve te kap per zhelesh, apo ate qelbesire berishe qe i thote “ta bej surratin si kepuce”? apo per ty ka rendesi ti shkoje tymi drejt Saliut pa te tjeret le te shkojne ne hale? ne ate salle parlamenti jane perballe dy realitete krej te kunderta: diktatura e berishes dhe demokracia e opozites! Po mir ben Saliu qe vahzon te bej ci do qejfi, kur ka akoma njerez si ty qe bejne “amin” per komunistin berisha dhe nuk e shohin realitetin sic eshte!
Jam dakort me peco, por do shtoj se opozita duhet te jete shume aktive, apo jo Kledian. duhet te ngrihet e tera ne favor te minatoreve. Ku eshte Edi i nderuar Kledi, apo ia ka mbath edhe ai ne drejtim te paditur ne Karaibe apo Sejsell? He pra Sala dihet kush eshte, po opozita pse nuk ngrihet e te paraprije revoltat popullore. Te kemi turp si shqiptare se edhe arabet, me Tunizine e Egjiptin ne krye u ngriten e protestuan me jave te tera derisa rrezuan diktatoret tip Sale, ndersa ne Libi, Siri e Jemen vazhdojne te luftojne me arme ne dore kunder diktatoreve te tmerrshem.
Pse opozita nuk jep alternativat e veta per 12 kushtet e BE apo ia ka fut gjumit e po qan “humbjen” e Edit. Jo i nderuar Kledian nuk shporret diktatori me shkrimet e tua vetem. Edhe ti si opozitar duhet te kritikosh opoziten dhe liderin e saj Edi per gjume ariu, llafe boshe dhe gabimet qe duhen korrigjuar. Kjo eshte detyra jote dhe e opozitareve te tjere. Populli do drejtim e udheheqje aq me shume ne qe jemi te mbaruar e te pjerdhur 24 karat.
Te lumte mendja e dore.vlersime te larta…vertete aktuale,analize shume domethenese….qe duhet drejtesia e pushteti ,mafjoz ne detyre …e sidomos dyshja Bregu e Haxhinastro…dy me mafjozet te dale ne kamerat e BE….ta lexojNe ne tavolinat…. ku bejne hesapet e parave te popullit qe ato i vjedhin…..duhet ta kete ne tavolinen e punes…kryeprokurorja…..kreu i shtetit….
se sali krimineli,antishqiptari e theksoj serbo-roso-greku……e”ka leter higjenike” si te NewJork Time etj….qe kujton nga cmenduria …se eshte pronar i ketij vendi dhe bene si i do qefi…..
Pra o Nderkombetare…..jute trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi,ju ambasador i SHBA,I DINI KETO SE I PREKNI,….I SHIKONI PERDITE…. PA CKA PSE HESHTNI?????ju lutem lexoni dhe beni perseri deklarimin qe nje vrases….qenka “burre shteti””””…..ah sa turp.sa dridheruese…e populli shqiptare i ka te rregjistruara ne memorjen e tij…..pa cka eshte i cveshur,se Sali,lriminel nderkombetar…..i vret,i burgos,i plackity,ju vjedh pronat,ju vjedh votat,ju vjedch drejtesine,ju vjedh sovranitetin……se mendon se keto sjan popull….por bagetite e Vicidolit…..mendon se i genjen e i mashtron…..jo.e jo…..sic thote edhe z.Klodian Lula,me shume fakte kokeforta,me shume vlera patriotizmi e kurajo…….i ben thirje te gjithe popullit…..lexoni,dini ku jeni e ku ju ka cuar Sali antishqiptari……ngrihuni.ngrihuni…..atdheu na therret…saliu duhet derguar ne Hage te jape llogari…..se kane per risk te vuaj populli shqiptare nga familja mafjoze,obortare saliut=antishqiptare..
POPULL SHQIPTARE,NA TAKON NEVE TE GJITHE TE BASHKUAR,KUNDER BOLOZIT ….FAMILJES MAFJOZE…….QE KA PARALIZUAR VENDIN…….POR JO JUVE O POPULL…QE KE SHKELQYER NE SHEKUJ E KE DITUR TE FITOSH,TE TRIUMFOSH MI BISHAT NAZISTE…TE DOGJEN.SHKATERRUAN…POR FALE LUFTES,UDHEHEQJES TE DREJTE E SHUME POPULLORE,ATDHETARE E KOMBETARE TE DREJTUAR NGA I PAHARUARI…KOMANDANTI …YNE LEGJENDARE…I PAHARRUARI ENVER HOXHA….E PRA KY POPULL KA FAKTET TE PAHARRUARA,AKOMA JETOJNE DHE ATO TE BREZIT LUFTES,SOT TE GJITHE NDERTUESIT E EMANCIPUESIT E VENDIT……NGRIHUNI.SOT SE ATDHEU PERSERI NA THERRET …TA ZHDUKIM MAFJEN FAMILJARE TE SALI RAM BERISHES.ANTISHQIPTARIT…..TE GJITHE BANDES TIJ MAFJOZE…QE KA 20 VJET DJEG,SHKATERRON SHET E PERVETSON VENDIN,VRET POPULLIN DHE VESH MIJRA NENA SHAMIZEZA…..ASNJE TOLERANCE ASNJE LESHIM……PARA DREJTESISE…GJYGJIN KY POPULL DO TA BEJE…..EDHE NJE HERE NGRIHUNI O SHQIP[TARE,KU DO QE TE JENI….ATDHEU JU THERRET…..DI DILNI SOT …I JUAJI KA QENE DHE I JUAJI DO TE JETE….NUK GEZON ASNJE KELYSH MAFJES FAMILJES……NE BURG TE GJITHE….
Falenderoj shkruesin edhe nje here per analizen e punes se nje salimafjozit…..
edhe shkollen e qenve te kishe mbaruar,o debatikas i vogel,do kishe mesuar te shkruaje pak me mire.te pakten do dije te vije nje pike mbas 100 fjalish.nejse do rritesh dhe ti e
do kalosh nga debatikas ne pionier i enverit.
po ti z.vucidoli çka je …mesues gjuhe?P???,ketu mund te japim mendime mbi artikullin dhe jo te ofendijme njeni tjetrin
Ne kete lloj demokracie opozita ka te drejte te haje mut me shpenzimet e veta
Vetem perplasja me te keqen ne Pushtet (qe realisht eshte pakica) me te gjitha mjetet me cdo cmim e sakrifice, dhe aspak me te degjojme mashtrimet dhe frenimet e nderkombetareve, ciletdo qofshin ata/ato. Gabimi qe shumica e Popullit beri ne 1997 duke u terhequr e toleruar, sepse u mashtrua nga super-monstra Fatos Nano dhe lakejt e tij te tipit Islami, Mejdani etjere…NUK DUHET TE PERSERITET ME, por te pastrohet kjo e keqe me te madh e me te vogel pa aspak meshire. Te bejme nje pastrim qe te clirojme veten dhe brazat qe vine nga keta perversa-monstra-hajdute-vrastare e te kemi aq fytyre sa per te levizur si Europiane te vertete neper Bote, dhe jo si tani qe Liberalizimi i Vizave ne mbi 2/3 e rasteve ka probleme serioze neper Aeroporte, e deri neper autostrada ne kontrolle rutine sapo shohin autovetura me targa ala-malokshe shqiptare (kush po i provon dhe i beson).