Rekord i ri në Dhërmi

4 Gusht 2011, 21:54Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

 

Rrëqethëse të kujtosh në këto ditë zagushie  rezistencën palestineze të kryeministrit gjatë notimit të gjatë në Dhërmi. Ashtu si  ngjitja befasuese e qindra shkallëve kohë më parë në Kinë, ky rekord i ri, kjo rezistencë, si një sfidë e përfundme fizike,  provokon një vëmendje të re. Ky rekord i ri  sjell në mendjen e njerëzve jo vetëm potencën  e shefit të madh të shqiptarëve, por paralajmëron edhe  kilovatët e shumtë që janë fshehur nën lëkurën e rrudhur, për t’u përdorur në betejat e ardhshme. Talent i regjur i tranzicionit, me një përvojë që do ta kish zili edhe Buleri historik i Filipineve, shefi i ekzekutivit  ja ka dalë vit pas viti, të trokasë  në  mendjet e kureshtarëve fitoret e paralajmëruara të së ardhmes. Në këtë mënyrë, edhe pse  në një perëndim të përçartur,  kryeministri  sfidoi ligjet e kohës, duke vërtetuar sistematikisht edhe këtë  verë,  përmasën e përzotshme që ka. Në prag të pleqërisë  dhe në  prag të  sfidave të  ardhshme parlamentare, lajthitja e ligjeve të natyrës në trupin e kryeministrit, që duket më i ri pas çdo dite të vjetër pushteti, ka shpërthyer një habi në  planet, brenda dhe jashtë:  Ky njeri, sa më  shumë  mplaket, sa më shumë lajthit, aq më shumë të  le gojëhapur me sfidat ujore e “qiellore” që bën.

Sado primitive alegoria, jetëgjatësia shqetësuese e kryeministrit, duke qenë e paralajmëruar në sundimin e tij, ka fituar njëherazi nuancat e një simboli… Përse zë fill këtu një  frymëzim simbolik? Sepse, i pushtuar  nga një furi e pakuptueshme iluzionesh mes qartësisë të të tjerave, kryeministri ynë ja ka dalë të përcjellë mesazhin te besnikët e tij, dhe kamikazët e tij, por edhe tek të tjerët, se ai është sot më i fuqishëm se kurrë, hyjnor e i pavdekshëm, si askushi, si kurrkushi,  i pathyeshëm, i pamposhtur, si një ciklop me fuqi olimpike, që nuk llogarit më asgjë…

Prandaj sfidat e përsëritura fizike, duke krijuar një simbol pushteti që nuk rresht e nuk mbaron,  i kanë sjellë atij rrebesh lavdi të re edhe në luftën e pandershme të krijimit të përshtypjeve, ku zakonisht, del fitimtar.

Zakonisht del fitimtar. Por  nga ana tjetër, ai është një arenë mishi, nervash e kockash, ku përleshet egër lavdia me mëkatet. Në trupin e kryeministrit, përplaset  pushteti i pamerituar me vrasjen e fshehtë të ndërgjegjes. Kjo është diçka e dallueshme për këdo. Pavarësisht simbolikës ujore dhe pavarësisht se është në një formë të shkëlqyer fizike, dëshpërimi njerëzor  i liderit zë pusi që në kthesën e pare, çka do të thotë se ai ekziston… Pasi ka kapur për fyti opozitën, pasi e ka fituar me të çdo bast e betejë, pasi është mbret e monark,  vështirë  të jetë i tillë edhe  në betejën më ndërgjegjen e vet. Ndërgjegja është pjesë e njeriut, një kurth në jetën e tij. Edhe shenjt të ishte, edhe murg të ishte, edhe engjëll të ishte, kapoqeveritari ynë  energjik do ta kish prapë se prapë të turbullt lëngun  e moralit me gjithë sa kanë ndodhur e po ndodhin përditë në Shqipërinë blu të pushtetit të tij. Madje edhe Krishti vetë i ringjallur do të skuqej nëse në mbretërinë e tij të pas 97-ës do të ndodhnin Gërdecë të tillë, (me fazllicë të tillë nëpër këmbë), 21 janarë të tillë, vrasje të tilla makabre,  vjedhje të tilla dhe sfida apo rrëmbime të tilla pushteti.  Edhe sikur jo lëng i zi, por qumësht i sterilizuar të pikonte nga trupi i tij vjeshtor, kryeministri do ishte  gjithmonë përballë vetëdijes së tij në një gjyq vetëdrejtësie, prej të cilit nuk mund ta shpëtojë askush: Memorja e këtij vendi nuk ka vend për fatkeqësi të tjera kombëtare si këto që kanë ndodhur në sundimin e tij, ku korrupsionin spektakolar shkëlqen si një brilant ironie, aq më shumë që  këto fatkeqësi nuk mund të fshihen aq lehtë, si mund të fshihen me sfungjer njollat në xham..

Por a fshihet vërtet dëshpërimi pas “kthesës” së parë të sundimit të tij? A ka çaste meditimi e përshpirtje ky kryeministri ynë? Kush mund ta thotë.  A ka vrasje ndërgjegje ky pushtetar për jetët shqiptare të humbura pa të drejtë, kohë pas kohe, gjëmë pas gjëme, në kohën e tij? Kush mund ta thotë. Ajo që mund të thuhet është se dëshpërimi, sido që të jetë, nuk mund ta frenojë këtë pushtetar jetëgjatë  të sfidojë gjithçka në çdo kohë. Sërish do të ketë një sfidë e re mbi të tjerat, mbi vrasjet radhë të ndërgjegjes.  Kështu ka ndodhur gjithmonë. Kryesfida e re spektakolare e shefit të madh qëndron jo më në simbolin e përjetësisë së pushtetit, që ai ka krijuar, jo më në rekordet e notit, që do të harrohen sakaq, por pikërisht në faktin se ai nuk udhëhiqet nga arsyeja e tij: se ashtu si pushtetin, ashtu si kundërshtitë, ashtu si servilat, edhe  arsyen e tij ai e ka nën kontroll.

 

 

…Ndjesitë popullore janë si plazmimet ujore që trazohen  kollaj…nga energjitë e liderëve, sidoqofshin ato. Ky është një përfundim instiktiv të cilin kryeministri ynë mbase e ka kuptuar rastësisht nëpër betejat e gjata dhe përvojat e gjata elektorale. Falë kësaj përvoje, ai është kthyer në një mjeshtër të imponimit krejt rastësisht, ashtu si rastësisht ka sfiduar rezistencën skeptike të njerëzve,  duke i manipuluar ato në atë shkallë, saqë, duke sunduar,  ja ka dalë të rrëmbejë aurorën e lavdisë nga duart të tjerëve, që mbase e kanë merituar patjetër, më shumë se ai, kohë pas kohe.

Edhe pse nuk ka inteligjencë të lartë, finesë të lartë dhe sjellje lideri,  edhe pse nuk është Krisht dhe as ndonjë engjëll me flokë kaçurrela, ka një sekret për fitoret e tij dhe ky sekret lidhet me faktin se ky njeri udhëhiqet nga kurrfarë gjëje tjetër perveç se nga një instikt i pamposhtur pushteti, që rrallëkush apo askush tjetër s’e ka!

Ç’është njeriu? Pasojë e një shkëmbimi të pashpjegueshëm energjie që ndodh brenda tij…. Njeriu është një ekuilibër i vështirë mes tre parametrave në radhë, që janë: organizmi, truri dhe nëndija, (pavetedija, instiktet  apo pasuria historike e trashëguar, përfaqësimi fisnor, pjesë e shpirtit).Truri s’është veç një vegël, një mjet që nënqënia përdor dinakërisht sipas logjikës dhe pushtetit të instikteve. Instiktet janë yndyra e mbledhur nga tundja shekullore e shpirtrave. Nënqënia jonë është si një “hije” dinake plot djallëzi që sundon çdo qelizë tonën dhe çdo funksionim. Pikërisht ajo na drejton. Ajo edhe frika. Frika nuk është e jona, por e nënqënies që shtrihet nëpër damarë dhe urdhëron trurin tonë të analizojë intelektualisht ose të ngjallë panik. E veçanta me kryeministrin është se “fuqia djallëzore e nënqënies”, që shtrihet nëpër damarët e tij ka vetëm një drejtim, është një forcë rezultante dhe kjo është jo frika universale e njeriut të zakonshëm. Kjo forcë është  tmerri që prodhon papushim nëndija e tij nga mosqënia gati për të jetuar pa pushtet. Ky tmerr dhe kjo mos qenie gati i ka zhvilluar atij fort atë instiktin e rrallë, brilant dhe të pamposhtur të pushtetit, që sistemon dhe motivon jetën e tij.

 

7 komente në “Rekord i ri në Dhërmi”

  1. geno says:

    kUR ZIHET NE GOJE EMRI I SALIUT, TE VJEN PER TE VJEDH, NDRSA KUR DEL FUTURA E TIJ NE GAZETA DUKET SIKUR ESHTE NJE TOP M.. I RENE NGA KATI KATERT

  2. Mentari says:

    Po lexoj nje liber per Churchillin dhe Rusveltin dhe po shkepus nje pjese
    Egjiptianet e lashte festonin HEP SED in jubilar.
    Ishte nje ceremoni gjate se ciles faraoni,pas 30 vjetesh qeverisje, do ti neneshtrohej nje shqyrtimi fizik dhe mendor ne prani te hierarkise se larte fetare,si dhe asaj te oborit, me qellim qe te provohej se ishte i afte qe te vazhdonte qeverisjen.etj.etj.
    Po ky faraoni i vicidolit a dp te kaloje te pakten nje komision mjekesor.
    Kur nje njeri del mendsh demton vehten apo familjen por kur kryeministri del mendsh mer me qafe nje popull te tere.
    Kulmi i ironise eshte se faraoni me pushtet absolut kontrollohej kurse ne te ashtuquajturen demokraci nuk kontrollohet nje kryeminister qe ka shume shenja te dukshme te nje te semuri mendor

  3. shefki says:

    Shume bukur. kesaj i thone me tvra me pambuk. … . Kur del kjo fytyre krimineli duke u la n det, mban er m..gjith interneti.

  4. fiorel says:

    “Por a fshihet vërtet dëshpërimi pas “kthesës” së parë të sundimit të tij? A ka çaste meditimi e përshpirtje ky kryeministri ynë? Kush mund ta thotë. A ka vrasje ndërgjegje ky pushtetar për jetët shqiptare të humbura pa të drejtë, kohë pas kohe, gjëmë pas gjëme, në kohën e tij? Kush mund ta thotë”………

    Vrasje ndergjegjieeeee??????????” Ai eshte kafshe!

  5. albani says:

    Z. Artan Mullaj! Shkrim shume i bukur, shkencerisht i shtjelluar mire dhe qarte. Ceshtja eshte se ky njeri, qe per mendimin tim, nuk ben pjese te njerezit, nuk ka klase, familje, specie qe ta klasifikosh, madje edhe vete Lamarku dhe Darvini do ta kishin shume te veshtire per ta klasifikuar. Per mendimin tim ky eshte nje perbindesh, dhe eshte per t’u cuditur, qe nena e tij quhet Sheqere, kur ky njeri eshte vrer, helm, vdekje, vrasje, dhe cdo epitet tjeter qe mund te ndodhet ne fjaloret tane dhe te huaj. jam i sigurt se edhe Shekspiri, nuk ka dhene ndonje emertim te perafert me kete njeri, ky eshte perjashtim, por me kuptimin me fatkeq dhe me te eger. Perseri, cuditem se si eshte e mundur qe nje nene te pjelle njerez te tille. monstra, demone, djaj!

  6. blerim says:

    ruju se po te han naj ajkull ooosaloo aa naj peshka cen ahaahahaahahaha

  7. argjiro says:

    Po merreni me te qeshur more zoterinj .Kur te keni ndonje hall shihni si noton saliu .Si delfin si mace si qen si bretkose nuk e di ne ka stile te tjera . Mua ne fakt me kujton djalin tim te vogel kur mesoi notin . Thuaj shyqyr me kaq se mendoni sikur ti thoshte mendja te behej kampion ne vallzim ne patinazh ose te dilte te kendonte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje