Në Bulqizë po përleshet URIA MASIVE me mafien e kromit “SALI-ACR”

4 Gusht 2011, 21:59Blog TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Bulqiza po përjeton prej 32 ditësh protestën e minatorëve të kromit, të nxitur drejt këtij hapi ekstrem prej qëndrimit mafioz e shpërfillës të firmës koncensionare “ACR” dhe prej aleancës me këtë firmë mafioze austriako-gjeorgjiane, të krye-mafiozit të pushtet-bandës SALI BERISHA. Minatorët e kësaj miniere, në emër të bukës së gojës, të perspektivës së minierës e të sigurisë për jetën, nuk janë tërhequr përballë mashtrim-premtimeve, makinacioneve, presionit dhe pazareve të pista që po bëjnë skutave, bosët e mafies së kromit shqiptar SALI-ACR. Përkundrazi, ata vazhdojnë ditën e 32 të grevës totale, 16 prej të cilëve që prej 12 ditësh, janë ngujuar bindshëm 1400 metër thellësi nëntokë, me ultimatumin e drejtë dhe final: Plotësim të 12 kërkesave, ose vetëflijim.

 

“ACR” është mësuar me bisedime mafioze, si me hajdutët BERISHA-RULI

 

Prej 32 ditësh grevë, 12 prej të cilave grevë urie, konfederata e sindikatave shqiptare dhe sindikata e minierës së Bulqizës, po i kërkon firmës koncensionare (pazarxhinjve austriakë e gjeorgjianë), që të ulen në bisedime për të trajtuar dhe vendosur piketat e zgjidhjes së 12 kërkesave të tyre social-ekonomike. Shpërfillja e firmës “ACR”, ka qenë tipike prej bande mafioze, sikur 700 minatorët të mos jenë zotër në Bulqizën dhe pasuritë e tyre kombëtare shqiptare, por sikur të jenë skllevër mesjete të blerë prej “ACR”. Firma “ACR”, po sillet me Bulqizën sikur ta ketë koloni private e jo si burim pune dhe fitimi mbi bazë detyrimesh ligjore kontraktuale me minatorët. Po kaq shpërfillëse e denigruese deri në neveri, ka qenë dhe po vazhdon të jetë pushtet-banda SALI-ILIR, e cila është bërë palë aktive në mbrojtje të interesave të firmës “ACR”, për shkatërrimin e jetës së minatorëve, shkatërrimin e minierës së Bulqizës dhe zhvatjen e kromit me krahët e minatorëve që trajtohen si skllevër. Disa herë ka tentuar firma “ACR” të përçajë minatorët me “skuthër” të paguar, por nuk ka arritur dot. Më pas, ka nisur presionet për largime nga puna, madje dhe provokacionet e kërcënimet për krerët e sindikatës. Po kështu, në shërbim të firmës mafioze “ACR” dhe kundër minatorëve është pozicionuar dhe krye-koncensionari i kromit e i gjithë pasurive kombëtare shqiptare, kryeministri i pushtet-familjes SALI BERISHA. E gjendur përballë grevës këmbëngulëse, banda mafioze e kromit SALI-ACR, pranoi bisedime. Por çudia është, se këto bisedime me minatorët ACR dhe qeveria SALI-ILIR i pranojnë, por pa praninë e sindikatës. Për këtë shkak dështoi dje dhe negocimi i kryetarit të bashkisë Bulqizë, Roland Keta për të nisur dialogun mes palëve. Firma “ACR” dhe ministria e ekonomisë private të ILIR METËS, ofruan një model dialogu “pazar skutash”, të mbyllur, siç kanë bërë gjithë biseda-pazaret e koncensioneve të pasurive kombëtare. Firma “ACR”, kujtoji se sindikata dhe minatorët janë SALIU, ILIR e GENC RULI, me të cilët ndajnë bizneset, përfitimet, ryshfetet dhe zonat e vjedhjes. Banda mafioze e kromit nuk pranoi të ulet me sindikatën në bisedime edhe pse këtë e parashikon dhe e detyron ligji, madje t’i jap shpjegime sindikatës për çdo qindarkë që sigurohet nga kromi deri në tregun e huaj. Takimi pa sindikatën është lojë e “ACR” dhe pushtet- bandës SALI, për të shkatërruar me premtime false lëvizjen dhe interesat e minatorëve, siç kanë vepruar përherë. Minatorët sindikatën kanë “qeveri” dhe asaj ia kanë besuar mbrojtjen e tyre. Sepse përveç konfederatës sindikale të drejtuar nga Kol Nikolla dhe sindikatës së tyre të minierës, të drejtuar nga Taf Koleci, nuk mund t’ia besojnë pushtet-bandës “SALI” as punën, as pagat, as të ardhmen e minierës dhe as jetën e tyre nën tokë, mbasi ky pushtet dhe vetë SALIU, janë bërë palë aktive mbrojtëse e mafies së kromit. Kryeministri po lë të lirë firmën abuzive e hajdute “ACR” të vjedh krom, mos paguaj taksat, të fsheh fitimet e kromit, të mbajë në varfëri minatorët, të mos bëjë asnjë qindarkë investim, të kthej metodat artizanale të karrocës së dorës në minierë dhe të vrasë minatorë në galeritë e katandisura në gërmadhë dhe me kushte pune mizerje. Pse kryeministri SALI nuk guxon të detyrojë firmën “ACR”, të zgjidh kërkesat e drejta e minimale të minatorëve të Bulqizës? Sepse “ACR” e ka “lidhur” SALIUN familjarisht me ryshfete e aksione në normën e fitimeve prej kromit, ashtu siç e kanë lidhur edhe shumë firma të tjera koncensionare, që nga rruga Rrëshen –Kalimash, Gërdeci, Pakti Detar, hidrocentralet, projekti austriak i Parlamentit të ri etj, etj, përballë të cilëve SALIU jo vetëm qëndron “sus”, por dhe i mbështet bosët e tyre, në krimet ekonomike që bëjnë me ekonominë kombëtare dhe shoqërinë shqiptare!

 

Kërkesat: 12 mashtrime, vjedhje dhe shkatërrime prej mafies “SALI-ACR”

 

Kontrata koncensionare e kromit për minierën e Bulqizës, lidhur mes Qeverisë “SALI” dhe “ACR”, po trajtohet si një pakt-pazar i pisët financiar, bërë mes drejtuesve të kompanisë dhe drejtuesve “de facto”, të koncensionit të kromit BERISHA-RULI. Këtë e dëshmojnë qartazi dy fakte: Së pari, firma “ACR” nuk ka përmbushur asnjë detyrim kontraktual minimal ndaj minierës së Bulqizës, ndaj aspektit social-ekonomik të jetës e punës së minatorëve dhe prej 3 vitesh, po lejohet të ushtrojë aktivitet anti-ligjor, sipas parimit të hajdutëve: “Mashtro, vidh, pasurohu, shkatërro dhe largohu”. Së dyti, prej 32 ditësh, kryeministri SALI BERISHA, autoriteti fuqi-plotë zyrtar, nuk po i kërkon firmës “ACR”, të plotësoj 12 kërkesat e drejta të minatorëve, të cilat janë sanksionuar në kontratën koncensionare qeveritare dhe në kontratën kolektive të punës me sindikatën e minierës dhe konfederatën sindikale shqiptare. Qëndrimi mbështetës, që SALIU po mban këto 32 ditë ndaj kësaj firme mafioze, duke cenuar rëndë ligjin, minatorët dhe minierën e kromit është kundërvënie e tij ndaj kontratës së miratuar 3 vite më parë në parlamentin shqiptar. Në këtë kontratë shtetërore, janë përcaktuar pa asnjë shmangie dhe me afate konkrete kohore e masë financim-investimi 34 detyrime të “ACR”, brenda të cilave janë dhe 12 kërkesat që kanë paraqitur minatorët e Bulqizës prej 32 ditësh me grevë dhe prej 3 vitesh me kërkesa të shumta ndaj “ACR”, kryeministrit dhe ministrisë së Ekonomisë. Deri sot, firma mafioze “ACR” nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kontratës koncensionare, madje as ato sigurimin e plotë të uniformave e mjeteve të punës së minatorëve. Në “biografinë” e firmës gjeorgjiane-austriake “ACR”, gjenden të dhënat që tregojnë, se kjo firmë është e skeduar si “bandë koncensionare” me profil mafioz, me veprimtari të njohur ekonomike-kriminale në rajon e në botë. Këtë masakër social-ekonomike dhe këtë krim teknologjik e financiar që po bën në Bulqizë, firma nën-kontraktore “ACR”, po e e realizon dhe në disa vende të rajonit të Ballkanit, Europës e disa vendeve të Botës së Tretë, ku nxjerr miliona euro fitime nga mineralet e pasura, duke aplikuar lirshëm shfrytëzim skllavëror të krahut të lirë të punës, në bashkëveprim kriminal me qeveritë e vendeve përkatëse. Siç po ndodh në Bulqizë, ku “ACR”, sillet si pronare e minierës dhe e minatorëve, duke patur mburojë pushtet-bandën “SALI-ILIR”, të cilën e financon privatisht e piratisht për këtë liri veprimi. Po faktojmë 12 kërkesat e minatorëve, të cilat rezultojnë te jenë 12 mashtrime, vjedhje dhe shkatërrime prej mafies “SALI-ACR”:

 

1. Firma “ACR”, sipas kontratës koncensionare e asaj kolektive të punës me sindikatën, vetëm duke bërë ri-indeksim të pagave në përputhje me normën e inflacionit, duhej të kishte rritur pagat me 47%, vetëm si indeksim dhe të rriste pagat e kompensimet financiare sociale, sa herë dhe në atë përqindje sa i ka bërë qeveria.

 

2. Firma “ACR”, që 2 vjet më parë, duhej të bërë minimalisht rritjen 20% të pagave, për të balancuar pagën e minatorit, me nivelin e minimumit jetik mujor 41 mijë lekë në muaj, mbasi minatorët paguhen me afro 8500 lekë të reja nën kuotën e minimumit jetik.

 

3. Firma “ACR”, ka patur detyrim ligjor kontraktual, që përpara se të niste aktivitetin koncensionar në minierë, të plotësonte kushtet e sigurisë në punë, mbasi për shkak të këtyre kushteve të pasigurta, në këtë minierë janë vrarë 18 minatorë në 3 vitet e fundit. Ku kanë përfunduar 6 milion euro investim i përcaktuar?

 

4. Firma “ACR”, që prej 2 vitesh, duhej të kishte nisur investimet e nevojshme për zgjerimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e minierës, duke realizuar urgjent investimet në thellësi, për krijimin e perspektivës së minierës. Ku gjenden 12 milionë euro investim?

 

5. Firma “ACR”, ka patur detyrim futjen urgjent në punë të Uzinës Ferrokromit në Burrel, ku janë 4.5 milion euro investime që parashikon projekti kontraktual? Cili është fitimi nga eksporti i kromit bruto? A ka firmosur dyshja BERISHA-RULI, që të mbahet e bllokuar fabrika e pasurimit në Burrel?

 

6. Firma “ACR” është e detyruar të zbatoj ligjin për shoqëritë tregtare. Përse nuk e detyron “ACR”, ministria e LSI-ILIRIT dhe qeveria e PD-SALIUT?

 

7. Firma “ACR”, ka patur detyrim që të mos niste aktivitetin në këtë minierë, ndërtuar mjediset higjienike të dhomave të tharjes dhe kompleksin e dusheve. Ku kanë përfunduar 800 mijë eurot e këtij investimi?

 

8. Firma “ACR”, duhej të kishte kryer brenda 6 muajve të parë pas fillimit të aktivitetit, sigurimin e ujit të pijshëm në 24 orë, në sasi e cilësi në minierë, me rrjet të veçantë. Ku kanë përfunduar 450 mijë eurot e projektit të ujësjellësit të minierës?

 

9. Firma “ACR”, duhej të kishte futur në përdorim që ditën e parë të aktivitetit, furnizimin me ushqime polivalente e antidote të minatorëve, në përputhje me ligjin për sigurinë e shëndetit. Ku shkojnë këto 1.5 milion lekë në ditë, që dalin nga të ardhurat e minatorëve dhe që duhen përdorur si konsum për minatorët?

 

10. Firma “ACR” dhe qeveria, kanë detyrimin të largojnë nga zona e minierës, firmat hajdute të kromit, me licenca klienteliste, pas të cilave fshihen njerëz të pushtet-bandës SALI-ILIR-RULI dhe që mesatarisht zhvasin afro 11 milion euro fitim krom në muaj.

 

11. Firma “ACR”, ka patur detyrë që brenda muajit të parë të aktivitetit të saj, të ndërtonte mensën e ushqimit të minatorëve në Bulqizë. Ku janë 530 mijë euro investim, të caktuar për ndërtimin e kësaj mense?

 

12. Qeveria ka premtuar dhe ka detyrim, të ul moshën e pensionit për minatorët, por nuk po e realizon. A do vazhdojë më me mashtrime e koncensione të pista?

9 komente në “Në Bulqizë po përleshet URIA MASIVE me mafien e kromit “SALI-ACR””

  1. sotiri says:

    une jam nje qytetar i cili perkrah protesten e minatoreve.12 kerkesat e tyre jane shume te drejta i ghithe populli shqiptar te ngrihet dhe te perkrah protesten e tyre ka ardhur koha per revolucion. saliu nuk eshte vecese nje shushunje qe po pi gjakun e gjithe popullit kryesisht te minatoreve qe po vdesin brenda minierave DISA VITE ME PARE KAM LEXUAR QE SALI HAJDUTI JA KA DHENE ME KONCESION MINIERAT DORIS PACH PRANDAJ SALIUT NUK JA MBAN TE PLOTESOJ KERKESAT E MINATOREVE SEPSE VJEDHIN TE DY

  2. idal says:

    Minatore te dashur dhe gjithe te interesuarve per ta, Ju mundeni qe me nje kontribut tuajin te perbashket jo te pa perballueshem, te gjeni nje avokat nga North America qe t’ju a zgjidhe problemin tuaj ne nje menyre aq te mire sa nuk ju shkon mendja.Vetem me asistence te jashtme ju mund te fitoni. Kompania qe ju terrorizon nuk mendon se ju mund te gjeni mundesi te perdorni per tu mbrojtur e fituar mjetet e saj te luftes. Kete mundesi ju a japim vetem ne qe kemi eksperience te gjate ne kete drejtim Nese jeni te interesuar,me shkruani duke bere replike me mua dhe lini e-mail address tuaj,ose numurat e kontaktit ketu ku po ju shkruaj ne emrin tim IDAL. Zoti i shikon te gjitha. Keshtu ndodhi qe une e pashe kete shkrim.

    1. Rani says:

      Leri ato North Americat o idal po hajde ne realitet se s’kane kohe te bejne gallate ata me avokatet e tu, po ti ku jeton, ti kujton se do ta pjerdhe kush ate avokatin nga “North America” (paske harruar edhe shqipen, se kjo thuhet Amerika e veriut nese s’gaboj), o njeri ketu kerkohet zgjidhje shteterore dhe nuk eshte pune avokatesh, po ti mesa duket njihke ndonje atje qe te ka dhene letrat dhe do te besh si babaxhan dhe te mburresh t’ju thuash “e shikoni ju gjeta avokatin”, ik o burre aman se bile s’ja vlen as te replikoj, se di pse po e bej. Dallohen kudo shqiptaret kane tendence te hapen bythesh pa breke ne bythe.

    2. LORA says:

      I paska rene era kerme ketij avokatit pordhi-kali.Kujton se jemi ne 1990-en kur minatoret e Valiasit perdoreshin per pushtetin e dr.tyryry-se.Minatoret e Bulqizes jane aq mendjehapur sa e kane kuptuar me kohe qe zgjidhja varet vetem nga vullneti i tyre e vetem nga ata,atje ne ballafaqimin historik ne Bulqizen e tyre.

  3. xhaku i pamposhtur says:

    Te solidarizohemi qe te giithe kundra ketij akti te neveritshem te kontrarave te bera nga keta politikane..mendoj se dudet organizuar nje manifestation perpara ambasadava Europiane me parrulla de dukshme ku dhe MEDIAt te perhapi kete lajme ne te gjithe Europen..ti shkruht orgjentisht leter gjykats se Strasbourut ku jane te drejta e njeriut dhe Brukselit te gjitha keto padrejtesi me kusht te nje kthimi te pergjigjes nga intitutionet Europiane …kerkesat qe ju do parashtroni te jene te qarta…..tegoni dinjitetin si njerez dhe qytetar te ndershem qe ne fund te fundit po kerkoni te dretat e juaja …Duhet te jeni te vendosur per kete deri ne fund…duhet te shtoni masate tjera qe te solidarizohen me ju ….sepse bashkimi ben fuqine

  4. skender says:

    Jam me ju, qendroni te forte, mos bini ne kompromise, kujdes qe te mos kompromentohen drejtuesit tuaj. Kerkesat tuaja jane minimale. Kerkoni nga drejtuesit e sindikatates tuaj te gjenne statusin e minatoreve te Frances, te Amerikes, te cilet per vetem pese vite pune ne miniere behen kapitaliste.
    Kujdes miqte e mi, sidomos me qendresen e drejtueseve tuaj te sindikates. Morali juaj do te jete morali i Shqiperise se ardhesheme, ju do te vendoseni ne flamurin shqiptare, per nje ere te re demokratike, nuk do te kete maskarenje, horra, qeveritare-kurvare. Pra oti dhe Ju. Turp per ata NAFTETARET E FJETUR, DHE TE PA MORALSHEM QE NUK NDIHEN! NJEQINDE HERE TURP PER TA QE NUK VINE ATY TEJ JU. HARRAM GJITHCKA ATYRE QE SHTIREN!!

  5. baro çorrogjafi says:

    HESHTJA E QEVERISE PER GREVEN E MINATOREVE VERTETON QE KRYEQEVERITARI YNE ESHTE PALE NE HAJDUTERINE E KROMIT DHE MINIERAVE TE TJERA NE VEND.MENDOJ QE ESHTE KOHA QE MINATORET E GJITHE sHQIPERISE TE SOLIDARIZOHEN DHE BASHKOHEN ME KETA GREVISTE PER TE FITUAR TE DREJTAT E TYRE LEGJITIME. MINATORE TE TE GJITHE SHQIPERISE B A S H K O H U N I !

  6. Klodi says:

    Te gjithe ju trimat e Selfo Qorrit qe shkruani ketu ne forum e qe u jepni mend minatoreve, qe kerkoni solidaritet nga naftetaret, qe do beni namin me avokatira, qe do mobilizoni popullin para ambasadave e lloj lloj broçkullash te tjera, te gjithe ju jeni kot, llafazane kafenerash, pjese e ketij populli te pjerdhur, ketij qeni te rrahur qe kulish. Ju as e keni idene se çfare po ndodh atje, se kush eshte ne fakt motori i greves dhe nga cilat interesa mbahet ne levizje. Vazhdoni beni bla bla bla se mire e keni.

  7. peci luku says:

    po kur do e qrojne sali kafshen nga faqja e dheut truprojet do ja qrojne bishtin e do i uroje zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje