Lulëzim Basha “do mbrojë” konsumatorët, me 7 “vrasës” të konsumatorëve

8 Gusht 2011, 10:42Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Modeli i paturpshëm mashtrues e demagogjik i politikës dhe pushtetit të pamoralshëm “SALI” u fut në përdorim dhe në veprimtarinë e bashkisë Tiranë, prej manekinit të Sali Berishës, kryebashkiakut Lulëzim Basha, klonuar si “kryetar” me vota të manipuluara prej 60 ditësh në “inkubatorin” KQZ e Kolegj Zgjedhor. Pas komedisë “E premtja e zërit të qytetarëve” me 2000 takime për 2 orë, LULI u shfaq ekraneve, ulur “gju më gju” me qytetarët, me një bllok mbi gjunjë, duke mbajtur shënim hallet tyre. Pas kësaj, shpiku “formularin e zërit të qytetarëve”, ku çdo qytetar ka të drejtë të prezantoj hallin që ka dhe ta dorëzoj atë, tek “zyra e qytetarit”. Pas formularit, njoftoi se ka vendosur një numër telefoni, për të “dëgjuar zërin denoncues të qytetarëve”, tamam si ai numri komik “anti-korrupsion” që vendosi Saliu në vitin 2005. Në vazhdim të demagogjisë e talljes me qytetarët e Tiranës, LULI njoftoi se ka ngritur Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, të përbërë nga një “ushtri” prej 200 inspektorësh. Kjo agjenci, drejtohet nga Edmondi i LSI (jo nga Edmond P…. i diplomacisë shqiptare) dhe ka në “komandë” 7 zyrtarë të lartë të qeverisë ‘SALI”. Të përzgjedhurit e Bashës, përveç standardit si militantë dhe të afërm familjarë të pushtetit dhe si rrogëtar të majmë edhe pranë bashkisë Tiranë, do të mbahen mend si njerëz kukulla, pa interes dhe pa fuqi për të mbrojtur konsumatorin. Pse? Sepse janë po ato personazh, që prej vitesh si drejtues të lartë nëpër ministri e institucione të mbrojtjes së konsumatorit, kanë dhënë prova të plota, që janë tallur me konsumatorin, duke lejuar e mbuluar edhe krime që kanë shkatërruar jetën dhe financat familjare të konsumatorëve, duke mbrojtur autorët e këtyre krimeve. Profilet e punës drejtuese të këtyre 7 drejtuesve të Agjencisë së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit, të përzgjedhur nga kryebashkiaku demagog i modelit “SALI”, janë këto:

 

GANI MOKA, Drejtor i Siguri-Cilësisë Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë:

Veprimtaria e tij si Drejtor i Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në ministrinë e Bujqësisë, shquhet nga formalizmi, falsiteti dhe indiferenca e plotë ndaj tregut të ushqimeve “vrasëse”. Në 453 raportet informuese që ka bërë në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve që hanë shqiptarët, 405 prej tyre flasin “për cilësi dhe siguri” të lartë ushqimesh vendi e importi në tregun shqiptar. Ndërsa 31 raportime janë me “pak probleme anësore, që nuk cenojnë shëndetin e konsumatorit” dhe vetëm 17 kontrolle raportime “janë me probleme”, madje dhe këto… në tregun ambulator. Ndërsa kontrollet që ushtrohen, bëhen sa për evidence pune, raportet hartohen me lustra, mbasi nuk tregojnë të vërtetën që tregu shqiptar është i tej-mbushur me ushqime e produkte “vrasëse”.

 

TEUTA MYRSELI, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë:

Drejton sigurinë ushqimore në tregun veterinar. Ky është tregu më i “helmuar” dhe I ndotur, që vret përditë shqiptarët me ushqime e produkte të skaduara, të infektuara dhe super të ndotura. Kjo drejtori ka si bilanc 1466 kontrolle në Tiranë dhe 3980 kontrolle në rrethe. Raportet për kontrollet e ushqimeve dhe nënprodukteve me bazë shtazore, janë hartuar me cilësimin 80% gjendje shumë e mirë, 12% gjendje jo problematike, 7% për ndërhyrje organizative në administrim magazinimi e tregtimi dhe vetëm 1 % janë raste që duhen bllokuar. Mjafton të shikosh se si shiten bulmetrat në rrugë e tregje publike, si shiten produktet e mishrave, se çfarë cilësie kanë prodhimet veterinare të gjalla e të përpunuara nga importi e vendi dhe kupton, se sa e mbron konsumatorin kjo drejtori.

 

ENVER ROSHI, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik:

Zyrtarisht është drejtues i qendrës më të fuqishme të mbrojtjes së konsumatorit, por praktikisht institucioni që ai drejton dhe vetë ai, janë shërbim dhe drejtor “kukulla”, të komanduara “kokë e këmbë” nga pushteti “SALI”. Në 6 vite, ka ushtruar 19 mijë e 182 kontrolle në tregjet publike, ambulante, në dogana, në pika shumice, në magazina qendrore firmash, në super-markete, në rrugë e tezga. Raportet e hartuara, në 92% të rasteve flasin “për ushqime produkte të sigurta me cilësimin shkëlqyer”, 5% e rasteve thonë se “ka më pak probleme në kushtet e magazinimit” dhe në vetëm 3 % të rasteve “ka shqetësime”.

 

ALTIN GOXHAJ, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit:

Eksponenti i mirënjohur i demagogjisë, i mashtrimeve dhe pazareve të pista me postin si drejtor i Zyrës Mbrojtjes së Konsumatorit. Veprimtaria e tij nën “veladonin” e kësaj zyre zhvillohet me intervista në TV, me shkrime gazetash e copa letrash kërcënimi, drejtuar bizneseve e shërbimeve publike, të cilat paraqiten si “të dërguara nga konsumatorët”, ose si “informacione që do t’i shkojnë tatimeve, policisë kriminale dhe kryeministrit”, duke nënkuptuar “gjoba për t’i mbyllur si probleme”. Njihet si përvetësues e përfitues fondesh në miliona euro nga donacione të huaja dhe i financuar ilegalisht me fonde nga pushteti. Shërbëtor politik i pushtetit në demagogjinë e mbrojtjes së konsumatorit dhe propagandist aktiv i Lulëzim Bashës dhe i qeverisë në fushatën elektorale të 8 majit 2011. Person me 447 denoncime dhe 7 dosje në prokurori për mashtrime-presione-abuzime.

 

ARIELA STRUGA, Drejtore e Vlerësimit të Riskut, Autoriteti i Ushqimit:

Drejtuese kukull e një institucioni me veprimtari totalisht fiktive. Në 312 raste të evidentuara e të denoncuara, ka dhënë mbështetje për import eksportet ushqimore me vlerësime false, me cilësimin “Veprimtari e rregullt”. Në 1784 kontrolle në tregun monopol dhe në tregun masiv të shumicës, vetëm në 9 raste janë pasqyruar “vërejtje të vogla, për shkak dokumentacioni”. Ka unison dhe përmbajtje të njëjtë me raportet e institucioneve e ministrive të tjera bashkëpunuese, në vlerësimin fiktiv të sigurisë ushqimore dhe riskun që ka shëndeti i qytetarëve, duke e paraqitur tregun dhe shërbimet publike si “cilësore e të sigurta, me standarde europiane”.

 

ZEF PREÇI, Drejtori Qendra Shqiptare Kërkime Ekonomike:

Figurë publike si “profesor idealist” në sektorin e ekonomisë. Nuk ka asnjë lidhje me konsumatorin dhe nuk ka asnjë angazhim minimal publik ose shoqëror në aktivitetin për mbrojtjen e konsumatorit. I provuar në vitin 2005, pranë kabinetit të kryeministrit Fatos Nano, si këshilltar i konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit në hidrokarburet e importit e të vendit. Nuk tha asnjë fjalë për  helmimin dhe “vrasjen” e qytetarëve e të makinave, prej cilësisë së dobët dhe çmimeve të larta të hidrokarbureve që futeshin në tregun shqiptar.

 

PRANVERA KASTRATI, Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut, në METE:

Drejton zyrtarisht Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministriën e Ekonomisë-METE Kjo drejtori është institucioni më i pabesueshëm, madje bashkëpunues më ata individë e grupe biznesesh, që vjedhin dhe shkatërrojnë shëndetin e konsumatorëve shqiptarë. Po përmendim vetëm katër fakte:

1. Ish-ministri Ilir Meta u kap me bllok në dorë, duke bërë pazare me të drejtën e tregut, në tenderat e naftës dhe energjisë elektrike.

2. Lejon futjen dhe konsumin në tregun masiv shqiptar, të “naftës vrasëse Virgin” e të gjithë hidrokarbureve helmuese. Lejon përdorjen e çmimeve të larta abuzive në karburante dhe naftë, benzinë e gaz.

3. Lejon kompanisë CEZ, të vjedh konsumatorin me tarifa të larta rekord në rajon e Europë dhe me fatura familjare e biznesi 10-15 herë më të larta se konsumi real i energjisë.

4. Lejoi KESH-in të bënte manovra tregu me eksportin e energjisë elektrike, duke shkaktuar përmbytjen masive të veriut të Shqipërisë.

Kaq mjafton, për të krijuar bindjen, se kjo drejtore nuk do ta mbroj por do ta shkatërroj dyfish konsumatorin edhe si drejtore me njëjtën veprimtari në bashkinë e Tiranës. Vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2011, drejtoria e mbikëqyrjes në METE (META) ka raportuar se ka bërë 2970 kontrolle në shërbime që kanë lidhje me tregun VIP dhe me tregun pranë konsumatorin masiv dhe sipas falsitetit të tyre, ka rezultuar se “vetëm në 3 pika gazi, në 4 pika karburanti dhe në 12 autobote transporti nafte e benzine, ka patur “mangësi për sigurinë e çisternave gjatë transportit dhe shkarkimit”. Ndërsa për cilësinë e naftës, gazit, benzinës e hidrokarbureve të tjera, sipas kësaj drejtorie “nuk ka asnjë shqetësim”.

 

SHENIM: Ky është ekipi që ka zgjedhur Lulëzim Basha për të drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, pra atë ekip zyrtarësh të lartë të pushtetit “SALI”, që po e shkatërron konsumatorin nga jeta, nga shëndeti dhe nga xhepi.

56 komente në “Lulëzim Basha “do mbrojë” konsumatorët, me 7 “vrasës” të konsumatorëve”

  1. fatmiri says:

    ndyresira……

    1. XHEP-MEDANI says:

      NE KRYE KANE EDMOND PANARITIN, ME MIRE NJE TJETER EDMOND PORDHA EDHE KY, SE NGA LABORANT NE INSTITUTIN E KERKIMEVE VETERINARE ESHTE BERE PROF. DR. DUKE LEPIRE LESHIN E SUMES SE ILIRIT. PRA LSI E KA BERE ME KARRIGE POR ME TRU NUK E BEN DOT KURRE SE ESHTE I LEHTE NGA TRUTE SI TAPA NE UJE.

    2. AK says:

      SA DREJTORE U BEN KY NUMRI QE KA NXJERRE KY ESHTE SI NUMRI I CEZ PER KUJDESIN E KLIENTIT KUR E MER TE LAJMERON SE TELEFONATA ESHTE ME PAGESE DHE PASTAJ MBYLLET. CEZ PO I FUT LEKE EDHE ME TELEFONATAT PROVOJENI NUMRIN E KENI NE FATURAT E MBI TARIFUARA QE JU VIJNE. O SHTET I DHJERE SHK….

  2. gjej-shesh-boj-pershesh says:

    Loli po mban plotesisht premtimet: po fut militante partie pd/lsi ne pune, po hap blloqe shenimesh te reja, mban shenime, mban takime, perseri mban shenime dhe fund do thote qe 98% te shenive i kam plotesuar. Keta qorrat qytetar le te kenaqen te ABC news me shinimet dhe me takimet e radhes.

  3. Ton says:

    Ore meqe ra fjala per METE, cfare u be me Ilir Meten?
    Apo e pushuan ceshtjen?

    1. hasan says:

      Po pse ore Toni ti pret te dale vete para gjygjit Iliri?Po nuk u be si Egjypti nuk ka per tu denuar njeri ne Shqiperi.

  4. adi says:

    te parin Gani Moken e njoh mire qe prej shkolles se larte.model i servilizmit dhe me mentalitet fshataresk.me duket se ishte edhe anetar i partise se punes.duke u ndjere inferior ndaj studentave nga qyteti nepermjet spiunimeve ishte dhe hakmarres ndaj tyre.

  5. Lex Rex says:

    Me sa kuptoj, keta shtate zyrtare do te marrin nje rroge edhe ne Bashki pervec rroges qe marrin ne pozicionet aktuale. Ky dypunesim ndodh ne nje kohe kur shume specialiste te afte jane te papune vetem e vetem se nuk jane militante ose te aferm te pushtetareve.

  6. endri says:

    Informacione nga punonjes te brendeshme te Bankes Credins,me Drejtor Artan Santon ,flasin per funksionimin e nje skeme piramidale dhe pastrim parash ne kete banke dhe per kete po rendis arsyet e meposhteme:

    1-Banka Credins pranon depozita pa afat kryesisht ne para me interesa te larta nga 9 deri ne 10 % ne vit ne nje kohe qe zyrtarisht keto depozita te quajtura pa afat variojne nga 1.7 deri ne 3 %.
    2-Parate nuk depozitohen ne menyre transparente por mbrapa sporteleve ne nje zyre nga vet Artan santo
    3-Per parate e depozituara nuk jipet asnje kontrate e firmosur nga banka por vetem nje leter bakalli pa asnje vlere ligjore.
    me goje Artan santo i thote qe keto para hajdeni e i meerni kur te doni.Cdo te thote kjo???Cfare banke eshte kjo qe i thote klienteve “hajde kur te doni e merrni parate”
    Ku eshte banka e Shqiperise? Sigurisht Adrian Fullani eshte pale me banken credins ,vajza e artan santos si per ironi punon si juriste ne kete banke duke mbaruar nje shkolle private pa asnje vlere dhe shume specilaiste te afte sic thote edhe Lex rex jane papune.
    Jane keta para qe financojne qe te mbahet ne kembe qeveria dhe bashkia.jan parate e depozituara ne kete banke qe perdoren vetem e vetem per tu pasuruar keta bandite dhe banditet qe jane ne krye.
    vazhdoni depozitoni ne kete banke se Salen do vazhdoni te pasuroni.

    1. vucidoli says:

      endri vogel,mos ia fut kot.une jam klient tek banka credins,por nuk kam pare te kryhen sherbime jashte sporteleve.sa here shkoj atje,gjej sportelin,pa rradhe,me sherbejne disa vajza shume te sjelleshme dhe mbaroj pune shume shpejt.keto budallalleke nuk i kam degjuar ndonjehere.here tjeter mos shkruaj komente kur je tape,he bole,kujdes.

  7. Denis says:

    Pse nuk kerkoni pak me thelle ne te kalaren e ketij Altin Goxhaj kur jetonte ne qytet Studenti edhe me ane te presioneve edhe dhunes plakiste studentet edhe leket e tyre te pakta…!!! Po ky eshte kriminel i lindur qe kur me del ne TV me gerryen zorret e jo me te mbroje konsumatorin… Mjere ne ne dore te kujt kemi rene….

    1. Altin Goxhaj says:

      hahahahaa
      ketu me te vertete qe ka galllllate! Fantazia e mashtrimit dhe vjelljes dhe qyrreve eshte e papame;-)
      Une jam lind ne Tirone, jetoj ne Tirone dhe ne qytet Studenti kam ndenjur vetem nje nate gjate gjithe jetes ne 1989 kur beja rojen ne zbor kur isha student per te mbrojt depon e armeve:-p

  8. Tiranasi says:

    Keni harruar drejtorin e policise bashkiake, Frorian Hoxha nje hajdut gomash makine dhe tasash qe ju vihen gomave……njeri ordiner por qe luli e ka shok sepse edhe vete eshte i te njejtit kallep dhe kur ishte minister i brendshem e beri shef komisariati dhe tani drejtor……o zot kujt ja kemi dhene voten..

  9. ani says:

    Keta jane mercenare te vertete!!!!!!

  10. Realiteti says:

    Rroft Lulzim Basha

    1. Bato says:

      Rnoft Eliza Dushku.

  11. haskoduka says:

    O “Tiranasi” ju i paskeni dhënë votën. Mos u ankoni.

  12. baro çorrogjafi says:

    KETA DO TA MBROJNE ( H E L M O J N E ) KONSUMATORIN,NJE HELMM ME KOHE TE ZGJATUR SA TE MBUSHIN MIRE XHEPAT E TYRE. NUK DIME NJE GJE :ATIJ QE BERI KURBAN DASHIN PER LUL BASHIN, AI ESHTE DHENE VEND NE NDONJE DREJTORI SEPSE EDHE AI DO KOCKEN E DASHIT SE MISHIN E DO PER VETE LULI ?. KETA EDMONDET SIKUR JNE TE NDIER,CA ME PORDHE NEPER EUROPE E CA I KANE PA ERE NE BASHKINE E TIRANES,ERA E QELBUR E TYRE DO TE NDIHET ME VONE.

  13. Altin Goxhaj says:

    “Veprimtaria e tij nën “veladonin” e kësaj zyre zhvillohet me intervista në TV, me shkrime gazetash e copa letrash kërcënimi, drejtuar bizneseve e shërbimeve publike, të cilat paraqiten si “të dërguara nga konsumatorët”, ose si “informacione që do t’i shkojnë tatimeve, policisë kriminale dhe kryeministrit”, duke nënkuptuar “gjoba për t’i mbyllur si probleme”.
    Ai qe shkruan ne kete shkrim eshte ose zyrtar i CEZ, ose i Parkut te Autobuzeve Tirane, ose i Albanian Airlines qe mori peng 90 vete dhe i coi ne Sllovaki, ose i ndonje pularie qe ka hedh ne mes te rruges pula te ngordhura, ose i ujesjellesit Vlore qe helmoi 90 femije dhe smbajti pergjegjesi per asgje ose i… sbesoj te kete me pasi keto jane te vetmet biznese qe jane denoncuar nga ZMK ne punen e vet! Dhe per te gjitha keto kemi bere kallzime ne Prokurori apo i kemi paraqit denoncime ligjore prane institucioneve te mbikqyrjes se tregut apo krimit ekonomik. Te tjera s’ka pas! ZMK deri me sot nuk eshte akuzu as edhe nje here te vetme derisa dola une si pjese e grupit te punes te Bashkise qe dmth pse dola te Grupi i Punes se Bashkise qenkam mafioz, maskara, i poshter dhe gjobvenes:-p
    Me poshte ne shkrim thuhet per mua:
    “Njihet si përvetësues e përfitues fondesh në miliona euro nga donacione të huaja dhe i financuar ilegalisht me fonde nga pushteti.”.
    E vereteta eshte qe ZMK deri me sot nuk ka marre nje cent nga qeveria pervecse i eshte paguar ndonje salle per aktivitet ne te rralle!!! ZMK deri me sot ne 6 vjet ka pasur vetem nje donacion prej 29 mije dollaresh ne 2007 dhe kaq!!!

    dhe ne fund thuhet per mua:
    “Person me 447 denoncime dhe 7 dosje në prokurori për mashtrime-presione-abuzime.” Une kam denoncime ne Prokurori nga Edi Rama dhe Taulant Balla me akuzen e shpifjes (te gjitha te rrezuara) dhe kam pas gjyqe vetem me MJAFTin e PS (Erion Veline, Arber Veline, Arbjan Maznikun dhe Endri Fugen), Edi Ramen (ia kam fitu nje gjyq dhe po i fitoj tjetrin) dhe me sherbetorin dhe ushtarin e Kreshnik Spahiut: Gert Shelles i cili ne fakt eshte nje instrument i Kreshnik Spahiut per llogari te Edi Rames! Nderkohe qe kam fitu deri me sot 2 gjyqe me keta zhulsa dhe skam humb asnje!!! Sa per 447 denoncimet kjo eshte gallate alla halucinance..;-p

    1. XHEP-MEDANI says:

      JE YLL DRITE, JE SIMBOL I PASTERTISE-NJESOJ SI LULE BASHA. JENI TE DY VERTET BIJ TE DENJE TE PARTISE DHE DULLES SE RI. JENI VAZHDUES TE DENJE TE ASAJ KLASE MORACAKESH QE ZAPTUAT SHQIPERINE NE 1944-NJESOJ EDHE ME 1990 DUKE GODITUR EDHE NJEHERE PRONAET DHE TERE ATA QE LUFTUAN SISTEMIN MONIST PER DREJTESI E DEMOKRACI. MOS ME THUAJ SE KE DERDHUR QOFTE EDHE NJE PIKE DJERSE, JO GJAKU, PER DREJTESINE, LIRINE DHE BARAZINE E DEMOKRACINE NE SHQIPERI, O I BIRI I SIGURIMSIT GOXHAJ

      1. Altin Goxhaj says:

        Paraardhesi im Sali Nivica ka derdhur gjak per kete vend dhe ndaj eshte hero dhe mesues i popullit! Gjyshi im Rushan Goxhaj ka derdhur gjak si partizan dhe ndaj nderohet edhe sot pas 67 vjetesh! Une vete kam qene ne demostraten e dhjetorit1990, ne greven e urise shkurt 91, kam dretjuar fushaten elektorale te PDse ne 1992 kunder Gramoz Rucit ne Sarande, kam qene gjithmone ne vijen e pare te aksionit politik dhe sa per djerse, kam nje jete qe punoj me ndershmeri dhe prej 19 vjetesh i kam pagu taksat shtetit per cdo te ardhur pasi kam drejtu biznesin tim privat qe prej 2000 e deri ne dhjetor 2010! Kam 6 vjet qe kam mbrojt interesat e konsumatoreve vullnetarisht dhe per kete jam vleresu gjithmone nga qytetaret! Militantet qyrrashe si puna jote sdune me dit per interesat e konsumatoreve por vetem te partise dhe une une skam cte te them por thjesht vetem kaq: FSHI QYRRET!

        1. ben says:

          Altino,leni keto budallalliqe, po si ke dale ne casino njehere,a ke be ndonje black jack,apo ndonje flush,po me ruletin si ke qene,a te ka ec ndonje cik,mushe gjithmone tek numrat e mdhoj.Good luck!.

        2. XHEP-MEDANI says:

          TAMAM PO E THUA EDHE VETE – MORACAKE QE DOLET PARTIZANE PER PLACKE, QE DOLET NE 90 PER PLACKE, DHE SOT PO NJESOJ BEHENI HERE SOCIALISTE A KOMUNISTE E HERE PD-ISTE A BALLISTE BOLL TE TE DALE MIRE ME PARANE. PO ISH PRONARET DHE TE BURGOSURIT POLITIKE, APO ATA JANE KLASA TE PERMBYSURA NGA JU, PRA TIPA MORACAKESH SI TI – SALIU- BEN IMAMI, LUL DOMATJA E GENC SPECI. IK OR PIRDHU, LEGEN

        3. ardi says:

          Ku je mor Altin sekretari i rinise se Enver Hoxhes, si te kam, mos do te te tregoj qyrret qe te vareshin si atehere edhe tani?

        4. E Verteta says:

          Kot me te pyt o Altin…ca bisnesi ke se me sa dihet lart e poshte ti gjithe jeten je marre me shoqata dhe me “shoqata”.Kap nai lek anej kenej me projekte qe as nuk i bo.Ngel borxhe andej kenej…sa vetave i ke borxh? Masanej na flitke ti per PD…po ku iken ato vite kur i rrije para e mbrapa Edi rames dhe e shaje Salen malok diktator (jo se e kishe gabim)? Ku i le ato sherret e tua me FRPD duke u mbeshtet tek FRESH? Ik o Altin vazhdo kap nai lek se ka ardh dita me ta shperbly per lodhjen qe ka pase llapa jote tu lepi bythe andej kenej, si edhe tu shajt anej kenej.Ik dhe shif edhe “bisnesin” se mos te shkon perposhte…hahahaha

        5. Landi says:

          nqs je vertet nga Goxhaj te Kurveleshit duhet te kesh turp qe je perlyer me kriminelet dhe maloket e Sali Berishes …Ata qe kam njohur une nga Goxhaj jane njerez te zgjuar trima dhe krenare ..jo rronbythe sahanlepires te nje kastraveci fytyr byth si lulzime bosha

  14. veri says:

    Ose dini gje pse nuk martohet ky Altin Goxhaj se me te tjerat e ndriti.

    1. joni says:

      Kush ja hedh qyrret atij mer lale, nuk e ke pare te hap barkun, as Anxhela s’ma merr mendja ja var.

  15. Bir selmani says:

    O Altin o zhgarravine vocidoli. Po pse del si gjeli maj plehut. Ik or derezi e zhduku andej nga Zelanda e Re dhe mbro neozelandezet se kane hall me agjensine e tyre qe nuk funksionon. Ik o djale e fshi qurret e Lulit e mbroje nga leshmanjoza mos e ha ndonje qen rrugac qe vjen verdalle Bashkise e mos na trego ne pralla me rilindas e partizane, Ik paizotin e na le rehat ne pisllekun e plehrat qe na mbysin. Nderkoe shko e gjej Ed Ramen qe ka ik ne drejtim te paditur dhe beni nje duet alla Don Kishot e Sanco Panco, apo e ke armik imagjinar? Ec babe ke drute.

  16. moci says:

    o altin o faqezi po ti je p… more lapangjoz. Po csali nivice ze ne goje ti ore g… 24 karatesh. Po ti ke vjedhur leke me projekte poshte e larte o surrat i salduar. Po cfare lesh avokati je ti ore ngordhesire. Ste vjen turp edhe behesh pjese e forumit dhe ti dhe ben interesantin. Ike ore genje ndonje nga ata adoleshentet me te cilet rri surrati jot. E mban veten per avokat ti. Si ta nxe goja merr tituj surrati jot. Pse nuk e tregon kur dhe si e ke mbaruar shkollen. Po ti do te digjesh brenda vitin ne bashki se makuteria jote do te bjere ne sy shume shpejt o surrat palare

  17. ardi says:

    Cfare nuk kuptoj me kete Altinin qe si ka kaq kohe dhe merret duke komentuar tere diten neper rrjetet sociale, neper gazeta e gjetke, a thua qe e ka me te vertete kete pune qe i kane dhene, apo vetem do merret me thashetheme sic e kane zakon!

  18. ardi says:

    Altini karagjozi krahasohet me Sali Nivicen, cfare trapi qe qeke mor zot! Altin muti, nga gjembi del trendafili dhe nga trendafili del gjembi…mos u krahaso me Sali Nivicen more pederast lulishtesh.

  19. Leonard says:

    idiotizem i radhes i malokut Sali…organizatat per mbrojtjen e konsumatorit jane te pavarura ne gjithe boten ..jo vegla te nje partije ..fashiste anadollake te te ashtuquajtura “demokratike” ne shqiperi

  20. Bledi says:

    Po 1 eshte Altini,kot te gjithe i bini ne qafe,
    po nuk e kujtoj me ate Keshillin Rinor car u bo mor,u gjet ai ikompjuteri i ekonomistit apo jo?ej po kush te njef hajdut te thote mor burre,po ti lek do kesh bo mor burre pse nuk iken fare e shko ne nndonje vend qe nuk te njeh njeri?
    Bertit e shaj ramen gjithe diten,boj sikur po mron njerez gjithe diten,po ty prap hajdut kan me te thene njerezit sa te shohin mor burre,po me degjove mu ik mcifu ,ej amon mere me vete edhe ate tjetrin e bunkerit te galerise,ka kap noj lek i shkreti apo po cope cope eshte?ej po shkollen e maroi?

    1. Altin Goxhaj says:

      hahahaa me ngaterrove me veliajn, tashme mik te TEMA, se atij i humbiste kompjuteri i financave cdo 2 vjet;-) Mu sme ka humb ndonjehere ndonje kompjuter, as financash e as per play game:-pppp

  21. kledian lula says:

    Nje kujtese per Altin Goxhaj: Une nuk kam dashur te behem pjese forumit te gazetes “TEMA”, jo se shperfill komnetet qe behen ne kete forum, por sespe une e them fjalen time me shkrime. Ti Altin je specie ne zhdukje, per faktin se kjo toke, pra ky planet nuk besoj se do te jashtiqs me fyrmor te tille si ty, qofte edhe sikur te noddh metamorfoza apokaliptike. Une jam autori i shkrimit dhe kam ndjer neveri te shaklles siperore per ty, kur ti permend Sali Nivicen. Permend edhe xhaxhan tend Rushan Goxhaj, si partizan. Permend edhe Gramoz Rucin, qe paske qene trim qe ke ber efushate kudner tij. Kam vetem disa pyetje per ty Altin: A mund te deklarosh se cfare detyre te larte ka patur ne hetuesine speciale babai yt deri ne vitin 1992? A mund te perballesh dot me 4355 perosan te cilet kane provuar tortuarat e babait tende, ne qelite speciale te sigurimit te shtetit? A mund te perballesh dot me personat te cilet kan spiunuar babai yt? A mund te deklarosh publikisht, qe shkollen e latrte e ke marre me mesatre 5.00000000000000 (zero) si kontrubt kriminal te babait tend? A mund te deklarosh nese vazhdon te jesh pjese e bizneseev te Gramoz Rucit dhe Ilijazit Goxharajt, kunatit te Gramozit? A ke firmosur ndonje cope leter kur ke qene student si “i ri vigjielent ne sherbim te partise”? E fundit, perse nuk te pranojne ne asnje nga familejkt e gajkut tende, madje perse te ka perzene xhaxhai yt: per probleme politke, apo seksuale fisnore? Une nuk jam as zyrtar autobuzash me drejtorat e te cileve ti hajdut e spiun hodhe ne qarkullim ne vitin 2009, plote 60 mije abone false ne Tirane dhe mbeshtete ne menyre mafioze frimat e autobuzev qe riten cmimin e biletes, duke marre bashke me Agim Rrapajn, 600 mijeliter nafte nga grandi Japonez nafte financuar per fermeret shqiptare dhe ia shitet me 35 leke te reja litrin firmes “Ferlut” te Ferdinand Ibrahimit, ortakut te Ilir Metes, per autobuzet e unazes Tirane.
    ALTIN, Mbylle gojen se une qe kam bere kete shkrim jam Tepelenas dhe te di rrenje e dhemballe, madje di edhe sa leke paguan ne disa gazeta (100 euro) per cdo shkrim. Nese do, po t’i botoj te gjitha publikisht, qe nga veprimtari keriminale dikatopriale e babait tend qe ka pire gjak anti-komunistesh e deri tek dosja jote si spiun i sigurimit te shtetit. Me kthe pergjigje, nese i do ti publikoj ose jo? vecanerisht nje raport seksual qe ke me nje mashkull me mbiemrin Hazisi qe mbron homoseksualet, sic i mbron edhe ti. Po pres pergjigje, deri neser, o plehu in-organik i kesaj shoqerie.

    Pa respekt dhe me neveri, nga Kledian Lula

    1. inf says:

      Kledian lula botoj por avash avash ,se ky eshte me i poshterr se ata
      qe e marrin per ,yzmeqar,nuk la gjo pa bo ky shkerrdhate kunder Ed Rames
      ky xhibilet milet pizeveng,pra çdo gje e paska bo me hyp aty ,
      Ky eshte arrxhiu i Bashkise me Panarit hajdutin dhe vellain e met monikes.
      Botoja avash avash ,dhe duam nji Satire te ANTENA ?PER KET QELBESIRE.

  22. petrit tepelena says:

    pse cuditeni, ai shoket e tij do marre, hajdut vrases e kriminel te zgjedhur kryesisht nga sekretari i berishe ilir met hajni.pushteti i bashkise do jete si pushteti i berish-met nanos. mendoi qe nekryetar duhet te zgjidhte kac islamin ose arben malajn.rrofte pushteti vrases-hajdut-tradhetar meta-berisha-basha-islami-malaj-nano.

  23. Burri i dheut says:

    O Klodian,
    Pa i Zotin lere kete pleh dhe bej nje kritike konstruktive per opoziten. Mendoj se do t’i vleje qe te zgjohet nga gjumi se populli shqiptar nuk ka sesi reagon ndaj katallanit vuci dol, vetem permes opozites politike. Besoj se e ke kaq kurajo aq me teper si tepelens. Pres te shkruash, se sic e di me mire se ne, ne rradhe te pare je gazetar e profesionist pastaj perkrahes politik. Hajde burr i dheut jepi marshit se populli pret nga ju gazetaret e njerezit e penes.

  24. Altin Goxhaj says:

    O Kledian po qete i pjerdh fare nga trute:-))))
    Po me bere dhe me xhaxha kur babai im eshte djale i vetem:-)))
    Po cne una me biznese abonesh, nafte, etj etj aje pjerdh aaaa:-))) Cne babai im hetues kur ka pune ne arkive e kartoteke gjithe kohes per te cilen flet ti, apo kur ja fut kot per ca gjera pse mos pjerdhesh fare per te gjitha?:-)))
    Po ate punen e gay-ve kujt ia more borxh Veliajt??? Sepse kam pershtypjen i dashur pacient psikiatrie qe me gjithe ate urrejtje patologjike sa te ka deformuar dhe pamjen e realitetit ti vetem i llojit Veliaj mund te jesh se ai me te vetet ka aq shume urrejtje dhe mllef. Por gjithsesi je zbavites! Kur mendoj se sa poshte bie media qe publiko kshu superfantazish te sfazume, vaj halli… Gjithsesi je i mirepritur te botosh cfare te te doje radakja se sinqerisht me kaq cmenduri sa lexova aty lart do me heqesh edhe lodhjen e replikave se do kthehet ne rubrike humori:-))) tung dhe pena te cafte cdo A4:-)))

    1. inf says:

      Po pse nuk e tregon veten se nje nji sahan lepires o lumadhi ti.
      Trego ketu te TemA se te tjerat i vute Zinxhirin ju ti saliu met hajduti ,e plus e plus te tjere,
      si puna jote,kush je ti ,dhe çfare ben TI ????
      Ti mor shoku trego orgjinen nga je ,
      çfare e ke Banush Goxhajn ,,,po Remzi Goxhajn ,mos ta zgjas se kush kane qene ,por nji gje kane bere te dy kane vra e pre milet sa kane qen ne Zyrat e Sigurimit te shtetit.
      Kurse per TY dihet ti nji Zorraxhi,sa nuk e ke shokun
      Dil tani vere gjoba neper tregtare DIL dhe shife se si do te presin TY O lapangjoz ,
      qe jeton ne bythen e sali+metes ata ,Pirdh ti thith ,,ata Dhit e ti HA .
      Ky je ti nji parazit i qelbur qe i je bashkuar ,hajduterrise dhe tradhtise o lugat i

      1. Altin Goxhaj says:

        sa fantazi te zhvillume ke:-))) Cne une me Banush apo me Remzi Goxhaj?!!!! Une jam nga Kurveleshi dhe ata jane nga Mallakstra me sa di une!!! Cne une me gjoba???? Une jam Avokati i Qytetit qe merrem vetem me ankesat ndaj Bashkise!!! Apo shpif shpif se dicka do mbetet eshte slogani i ketij forumi!!! Korrje te mbara ne budallallekun perkates!!!

        1. ardi says:

          Ti mund te jesh avukat Preshi, mos e ngaterro me te qytetit o idiot i lindur.

        2. inf says:

          Mos e devijo orgjinen tende se ata te DY ish Oficerat e MPBrendeshme
          te DIKTATURES JANE KUSHURINJT E TU.te pare..
          Mos i bej njerzit me zorr Mallakastriot ,o mashtrus i klasit pare.
          çfare kerkon te sfidosh TEMEN ,gazeten e pa Varur TemA ti o arrxhiu i kurveleshit.
          Kledian botoja ato maskarralliqet qe ka bere ky pis zagar i sali metes postoja se ky ,rrugaç hajdut dhe qylaxhi duhet diskritituar , njeher e pergjithmone.
          i ben kushurinjte e tij te pare ,nga Mallakastra ,shikoheni si ginjen si
          Sali berrish tradhtari,shikoni si mashtron ,dhe thote jam avukat,po ti je avukati i Gopit te sateme je ti .ik dil nga sheshi dhe bej ndonji leka o i digjeneruar ,o lapangjoz ,ik nga forumi ,ky eshte nji nga Forumet me Serioze ,dhe nuk ka vende ktu per TY!!!!! Ti je dhe do ngelesh nji qen
          i salih met LULES , o delenxhi i klasit pare.
          Po si nuk i vjen turp ,ketij arrxhiu ,Avukat i hajduterrise dhe i mashtrimeve.
          Kledian Lula ,postoja ato pislliqet qe te mesoje njerzija me shume per ket mangup e bir mangupi ,ik palaço njeri ik ik sa ma shpejt.qenef.

    2. sorge says:

      Pergjigju drejt e sakte akuzave,qe te ben Klediani e jo te dredhesh bythen me shprehje injorantesh!!!Vetem duke pare komentin tend te mesiperm,plot zhgarravina,gabime gramatikore,vihet re se je tamam nje ish nxenes i 5-ses (edhe kete me mik),ndersa lidhja logjike e asaj qe do te nxjerresh eshte vetem nje krekosje prej SANCO PANCO!!!Ne tere boten e qyteteruar ata,qe vihen ne mbrojtje te KONSUMATORIT rreshtohen te paret kunder qeverise e jo kunder OPOZITES,sic-ke bere ti,o FAQEZI!!!Na thuaj se nga kush e ke mbrojtur konsumatorin,o HAJDUT PULASH!!!A ke qene ndonje here ne DOGANEN E TIRANES,per te pare se si shteti i mbron KONSUMATORET,nga MALLRAT E SKADUARA APO ME RREZATIME KANCEROZE???ASNJEHERE!!!A e di ti,o faqezi,se ne dogana,nuk kontrollohet cilesia e materialeve te ndertimit si CIMENTO,HEKUR,TULLA etj???A e di ti,o dallkauk se nje nga shkaqet e shtimit te KACERIT ne Shqiperi eshte se nuk kontrollohet NE SE CIMENTUA,HEKURI APO TULLAT JANE ME RREZATIME DHE NJEREZIT NDERTOJNE SHTEPITE DUKE PATUR BURIMIN KANCEROZ TERE JETEN DHE NE TE GJITHE BREZAT NE SHTEPITE E TYRE????ASNJEHERE!!Edhe emisioni i famshem “FIKS FARE” e beri nje kontroll te tille ne disa banesa dhe u pa se sa rrezatim KACEROZ kishte,ndersa ti,morer FAQEZI merresh me politiken MAFIOZE kunder OPOZITES!!!NJEREZ SI TY I DUHEN PUSHTETIT KRIMINAL TE BERISHES!!!THEFSH QAFEN!!!

      1. Altin Goxhaj says:

        O k..e! Po se di ti qe kjo ka ndodhur pas viteve 97 nga firma e hekurit te Gramoz Rucit me doganieret socialiste dhe qe pas viteteve 2004 sndodhte me sepse nuk hynte me ai lloj malli per arsye teknike!!! Po meqe po flisni per konsumatoret a harrove se PS nje Parti e fuqishme duhet nxjerre sipas logjikes tate jashte ligjit sepse ska bere asgje per kete fakt! Asnjehere PS ne parlament gjate kohes 2005 – 2011 qe une kam drejtuar nje shoqate vullnetare konsumatoresh nuk ka ndermarre asnje iniciative ligjore ne palrament pro konsumatoreve, nuk ka ndermarre asnje aksion politik per te mbrojt konsumatoret!!! Tradhetare apo jo?;-) Edhe nje here qe deshen gjoja me mbrojt konsumatoret (10 Janar 2011) kur doli Beqja me protestu ndaj faturave te CEZ, i erdhen ne zyre Rames te PS perfaqesuesit e CEZ 1 dite me pas dhe e mbylli ceshtjen duke mos dorezu provat ne Prokurori sepse mori xhixhat qe i duheshin per protesten e 21 Janarit;-)))

        1. sorge says:

          Altin Goxhaj!mOS E FUT BISEDEN NE POLITIKE,ZAGAR!!Mos u dridh si gjarper,se kuptohesh,qe je MASHTRUES!!!Kam qene punonjes i brendeshem ne DOGANEN E TIRANES ,por nuk te kemi pare atje asnjehere!!!Pas 2005-se ,kur Berisha dhe Luli jot moren pushtetin,MATERIALET E NDERTIMIT nuk i kontrollon njeri,NDAJ NJEREZIT NDERTOJNE PA DITUR CILESINE E KETYRE MATERIALEVE!!!pO AS PER USHQIPET NUK KE ARDHUR NE DOGANE,O MASHTRUES ORDINER,NDER KOHE,QE NA PASKE BERE KONTROLLE NEPER FIRMA!!!kUR NUK KE BERE sondazhe NE DOGANA,qe eshte HYRJA E MALLRAVE NE Shqiperi,cfare vlere kane kontrollet e tua pastaj????Ti je pjese e MAFIES ,qe sot PLACKIT Shqiperine,prandaj shporru,qe ketej,se do te behesh objekt QITJEJE nga te gjithe ata qe te njohin me pare,por edhe tani!!!

    3. ardi says:

      Prape jam kurioz, se cfare ben tere diten neper rrjete sociale dhe gazeta ky Altini duke u pergjigj te gjitheve, qe ka kaq shume “aktivitete” dhe “detyra” per te bere per konsumatorin?

      1. Altin Goxhaj says:

        shih oret e pergjigjes o lumadh;-p

        1. ardi says:

          Po ti je lumemadh qe ne te pare, le me ne te bere! Perseri si ke kaq kohe qe merresh me debate dhe jo punen per te cilen merr parate, apo tregon qarte cfare lloj organizatash me detyrash jane, qe me menyren e pergjigjeve bajate te tua.

  25. Albina says:

    Paskeni pjerdhur me te gjitha ju qe beni keto komentet! Kaq poshte paska rene gazetaria te Tema sa lloj lloj langosh kane bythe e shkruajne paturpesi te tilla. Duhet me pas 2 pare mend e pak kulture te pergjithshme qe te shkruash nje artikull se me keto fjale bulevardi edhe Anxhela do ishte bere gazetare.

    1. zefi says:

      O albin-a!Kerkon kulture,kur vete ne koment tregohesh rrugac-e!Duhet te jesh mashkull,se vetem nje femer e perdale perdor kete fjalor!!!

  26. lule je lule te thone says:

    Lule je lule te thone…Shkrim cop-cop,te pakten te kesh nxjerre ndonje leke nga ky shkrimi.

  27. lule je lule te thone says:

    po jo moj albina po ketyre tu japesh leke edhe nenen e shan klediani…

  28. Daku says:

    O altin djali..largohu nga keta njerez se jane te mbytur dhe i mbyturi te mbyt….kane duart me gjak shqiptaresh….Paraja te errson gjykimin shpesh here..ora e tyre nuk eshte larg .se mjaft duroi ai popull ..dhe ata e dine kete ..vecanerisht Neanderthali i Vucidolit

  29. Otoni says:

    Ore, ky Altini, mos eshte djali i atij Enver Goxhajt te Ministrise se Puneve te Brendshme te kohes se Enverit?! Ne qofte se eshte ai, atehere ka te drejte te flas serbes ky djalosh? Vazhdon rrugen e te atit! Ndoshta synon te rregulloje pak biografine e te atit! A thua se vertet do t’ia rregulloj, apo do t’ia …
    Altini aktivizohet neper fushata elektorale. I futin nje shkop ne b … dhe e perdorin si kukull per femijet. Perderisa qenka djali i ish Sigurimsit te kohes se Enverit, te gjitha i ka Altini. Dhe prit nga ky qe te mbrohet konsumatori shqiptar!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje