Sabri Godo, personazhi malinj i politikës shqiptare

10 Gusht 2011, 23:05Blog TEMA

Nga Astrit Vorpsi

 

Këto ditë vura re një foto të Kryebashkiakut Basha në zyrën e tij së bashku me Sabri Godon, me motivin e thirrjes së “Këshillit të të Urtëve”. Kjo foto më shtyti më tej që të pyes një mikun tim me të cilin kemi kontribuar në radhët e PDsë që në fillimet e saj.

E pyeta se, si nuk u bë e mundur që në drejtimin e PD-së nuk arritën të vinin njerëz të ditur nga radhët e “Të Djathtës” së mirëfilltë shqiptare. Përgjigja e tij ishte e menjëhershme, nervoze: Ishte krejtësisht e pamundur pasi u mbyllën të gjitha shtigjet e ardhjes së tyre në PD. Partia Demokratike u mbush që në fillim me spiunë të sigurimit. Ata u infiltruan në të gjitha instancat e PD-së dhe me agresivitetin e tyre për jetë a vdekje arritën të bllokonin ardhjen e elementëve të djathtë në radhët e saj. Edhe ata pak njerëz me prejardhje direkte të djathtë u lejuan të kapnin ndonjë post thjeshtë sa për fasadë demokratike.

Nën zë ne e quanim “Parti e Sigurimit komunist” PD-në e viteve të para. Madje për t’a paralizuar dhe për t’a nxjerrë plotësisht inefiçiente “Të Djathtën shqiptare”, komunisti Ramiz Alia ngarkoi Sabri Godon që të krijonte PR shqiptare, parti e cila pikë të parë të programit të saj kishte parullën”Prona te i zoti”. D.m.th. Ramiz Alia dora vet, do u zgjidhte ish pronarëve problemin e pronave nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij të kamufluar, ish ushtarakut të degraduar por më pas shkrimtar, Sabri Godo, si personazh me imazh të pranueshëm nga të dyja palët. PR me Godon në krye u deklarua si e vetmja shpresë për zgjidhjen e problemit të pronave.

Mendohu për këtë problem, më tha miku, dhe do kuptosh shumë nga taktikat e politikës së ndyrë shqiptare.

Duke arsyetuar argumentat pro dhe kundër ndaj asaj çka më tha miku fillova të zbërthej gjithë ecurinë shkatërruese që Sabri Godua i bëri problemit të pronave.

Filloi kujtesa të më sjellë para syve shfaqjen e Sabri Godos në ekranin televiz të asaj kohe me deklaratat e tij të çuditshme. Kështu psh. njësoj si Berisha edhe Godua në fillim bëri thirrje që të mos cenohej Presidenti Ramiz Alia, për të mirën e popullit dhe të vendit. Më pas kur erdhi momenti i fushatës së presidentit Berisha për miratimin e kushtetutës së vitit 1994 Godua u rreshtua me iniciativën e Berishës për të miratuar kushtetutën që populli e quajti Kushtetuta Presidenciale e Berishës, sepse ajo forconte shumë pozitën e presidentit Berisha.

Deri në këto momente Godo kish bërë vetëm ndonjë deklaratë për pronat dhe asgjë më tepër për kthimin e tyre te i zoti. Mirëpo për vete i mori të gjitha ato prona që kishte si pikësynim parësor në punën e tij si politikan i porositur nga shefi Alia. Godo ka të drejtë që t’iu mburret fëmijve e fisit të tij sot se i bëri të pasur, por nuk ka të drejtë që t’u shitet shqiptarëve si një luftëtar që me partinë e tij, PR u robtua për zgjidhjen e problemit të pronave.

Në arsyetimin tim miku im më ndihmoi me një ide shumë origjinale. Më tha: Ishte shumë e lehtë që të binte Kushtetuta e Berishës më 1994 pa shkuar fare në Referendum Popullor sikur Sabri Godoa të mbante qëndrim në interes të shqiptarëve në lidhje me nenet e asaj kushtetute. Sikur Partia Republikane me Sabri Godon të shpallnin largimin nga koalicioni me PD-në për shkak të qëndrimit kundërshtues që Kushtetuta paraqiste me programin e PR-së atëhere binte automatikisht çdo tentativë imponuese e Berishës ndaj institucioneve ligjore dhe i hapej rruga zgjedhjeve të parakohshme. Sabri Godo nuk e bëri largimin nga ai koalicion, nuk i kurseu popullit të tij një fushatë referenduese në favor të Sali Berishës që kish filluar të manifestonte diktatorin e ri.

Intervistat e tij Godo i vesh me shprehje të traditës, nga tabani popullor, gjë që e bën të pëlqyeshëm për masën e njerëzve të thjeshtë. Por sidomos kjo mënyrë e rrit shumë në sytë e gazetarucëve shqiptarë të cilët si euforikë që janë për shkak se ndjehen gazetarë në një vend me një popullsi të vogël, i ngjisin epitete të tilla si Plaku i urtë, figura legjendë e PR-së, etj. Unë do e quaja me gojën plot personazhi djallëzor, malinj i pronave të shqiptarëve. Megjithëse janë të shumta rastet kur Berisha si President dhe Kryeministër i është kundërvënë ligjeve të shtetit për interesat e tij vetjake, e kundërta ka ndodhur me Sabri Godon gjoja “Të Urtë”. Asnjëhere nuk i shkoi mendja që të bënte një veprim “Të Urtë” në interes të shqiptarëve. Që të largohej në mënyrë demonstrative nga koalicioni me Sali Berishën. Nuk u dorëhoq kur Berisha i vuri flakën Shqipërisë në vitet 97-98. Nuk u tërhoq nga koalicioni me Berishën as kur nuk u respektua e drejta e votës së lirë nga koalicioni i djathtë ku bënte pjesë. Sabri Godo, legjendari i denigrimit të së drejtës së pronës, nga njëra anë ka bërë ndonjë deklaratë sa për të larë gojën dhe nga ana tjetër ka shërbyer si karrigia me rrota që ka mbajtur aktiv koalicionet mashtruese të Berishës nëpër të gjithë vitet e tranzicionit shqiptar. N? nj? intervist? t? para disa viteve ku foli edhe p?r periudh?n e luft?s Godo u shpreh tekstualisht: “Ne ishim 3-4 veta n? dy-re vitet e para të demokracisë q? vendosnim p?r fatin e gjerave”. Ky pohim i tij m? dha shum? t? kuptoj se “I Urti Sabri Godo” si nj? nga k?ta kat?r veta ka q?n? bashk?lojtar n? kushtetut?n e Berish?s n? 94-n, po ashtu aprovues n? loj?n shkat?rruese t? firmave piramidale, etj etj.

“Plaku i urtë i republikanve” ndenji shumë urtë kur qeveria e Berishës vrau katër demonstrues në bulevard. Kjo është “urtësi e helmët, vrastare” e Godos përderisa nuk e denoncoi këtë akt barbar të qeverisë Berisha dhe të largohej nga kjo juntë ushtarake me në krye Berishën. “Urtësi gjarpri” do e quaja heshtjen e Sabri Godos ndaj korrupsionit shtetëror me ngjarjen makabre të vrasjeve në Gërdec. Sikur vetëm në një nga gjithë këto raste të shumta kriminale, Sabri Godo të ishte distancuar, të ishte tërhequr nga koalicioni me Berishën atëhere edhe fati i shqiptarëve do ishte ndryshe, më pak i mjerë sesa është në ditët e sotme. Sabri Godo shkon e ulet për të gjetur urtësi në zyrën e Bashës, duke hedhur me mospërfillje prapa krahëve pjesëmarrjen e Bashës në vrasjet e 21 Janarit. Duke djallëzuar me Bashën për “urtësi”, Godua dhunoi edhe një herë më shumë ndjenjat liridashëse të shqiptarve, të cilët u masakruan në gjënë më themelore, votën e lirë. Duke mos e denoncuar masakrimin e votës së shqiptarve Godua i shkelmoi përsëri të drejtat jetike të njeriut në një shoqëri demokratike. Sabri Godo, në koalicion me Berishën dhe Metën, me vjedhjen skandaloze që i bënë votës së lirë, u sollën me shqiptarët e ndershëm si ai njeriu i rritur që e rreh një fëmijë dhe nuk e lë të qajë.

Sabri Godo dhe partia e tij asnjëherë nuk e bojkotuan koalicionin që shumë herë ka vepruar kundër interesave të të djathtëve. Për vete kanë rrëmbyer gjithëçka që kanë dashur nën ombrellën e koalicionit me Berishën. Godo është fryrë me qëllim, me diktim nga krahu mbështetës i Berishës si një zgjidhje “e urtë” në shumë momente deçizive, kur ia ka dashur nevoja Berishës. Kështu edhe tani në krah të Lulëzim Bashës “I Urti” Sabri Godo na thotë ne leshkove shqiptarë se pavarësisht sesi erdhi Basha në krye të Bashkisë ne duhet t’a përkrahim e mbështesim me të gjitha format, “demokratike” dhe kriminale, sepse kështu mbështesim Berishën dhe pushtetin e familjes së tij. Godo në njërën anë dhe Ilir Meta në anën tjetër janë dy proçeset kanceroze që po vazhdojnë atë proçes kalbëzimi të shoqërisë shqiptare, proçes i cili nisi me ndryshimin e lëkurës nga diktatoriale në “demokratike” alla Sali Berisha.

Një politikan si Sabri Godo që ka ecur përkrah Sali Berishës në të gjitha veprimet dhe aktet anti demokratike dhe antiligjore të tij si President dhe Kryeministër nuk mund të cilësohet si “plaku i urtë”. Politikani i urtë largohet menjeherë nga koalicione të tilla ku luhet dhe nëpërkëmbet interesi i popullit të thjeshtë e të ndershëm. Jo zoti Godo, me këtë “urtësi gjarpër” në mbështetje të koalicionit me Berishën nuk e ke ndihmuar zgjidhjen e problemit të pronave. Ke ndihmuar në shërbim të interesave të tua materiale dhe kjo mënyrë veprimi e jotja e e miqve të tu e kanë kthyer Shqipërinë në një vend ku shumica e shqiptarëve kanë lindur por që aty nuk duan të vdesin.

 

 

 

 

35 komente në “Sabri Godo, personazhi malinj i politikës shqiptare”

  1. shqiperia mbi te gjitha says:

    nje shkrim i goditur dhe plotesisht i vertete …pjellat e baba ramizit po triumfojne ..

    1. Vlora says:

      vertet shkrim goditur,,, dhe sidomos kur vjen nga ajo shtrese shoqerore,,, qe ka vuajtur persekutimin ne kurriz

      1. Ajo goca sy blu says:

        Mendoj se s Godo eshte nje shkrimtar I madh I cili e pasuroi leteersine me gjini letrare…
        ?

      2. Ajo goca sy blu says:

        Ne shqiperi kurre s

  2. raimondi says:

    Megjithate e meta kryesore e Godos eshte Kushtetuta
    —Dhe sidomos aty Godo nen presionin e grekeve ka bere nje nen ( me duket neni 10), per Fene ku thote vetme me dy fjale se — :Feja qe eshte e pavarur nga shteti—-

    Ne kete menyre ai i la te lira institucionet fetare –dhe ato nuk mund te kontrollohen dot nga shteti
    —Ndaj tani po ti vesh Janullatosit e ti kerkosh llogari per aktivitetin antishqiptar te prifterinjve greke ne Shqiperi,
    –ai ta kthen ,
    qe feja eshtee ndare nga shteti –Ndaj s’ke te drejte ti kerkosh llogari per aktivitetin e saj….. ——–

  3. Leshkot e se djathtes says:

    I nderuar Astrit,
    Nuk te njoh personalisht, por deshiroj qe ta lexosh komentin tim modest. Mora shkak nga nje shprehja jote ne kete shkrim dhe vura pseudonim “leshkot e se djathtes” Jam dakord cfare thua per Sabri Kooperativistin, por do te shtoj dicka qe e quaj te rendesishme qe ti mund ta shtjellosh nese deshiron ne ndonje shkrim te mevonshem.
    Sa per Sabriun do te thosha se ai eshte nje ushtar ordiner i sigurimit dhe zhgaravine komuniste, por dhe nje aktor i persosur, dhe nuk ia vlen t’i hedhesh as qurret dhe me fal per shprehjen as shurren dhe mutin. Bile, mendoj se e ka shume dhe i jep rendesi duke e trajtuar ne nje shkrim te tille. Kaq per kete plehre.
    Une konsideroj si shume te rendesishme per fatin e demokracise se re shqiptare faktin e nje percarje katastrofike dhe shembullore te se djathtes se vertete historike shqiptare, e cila mbas 1990 ra komplet ne rrjeten dhe gracken e komunisteve te rrahur me vaj, uthull e limon.
    Mendoj se thelbi i asaj qe ndodh sot duhet kerkuar qysh ne vitin 1944 kur komunistet shqiptare asgjesuan perfundimisht te djathten shqiptare + perkrahesit e Zogut dhe shpalosen strategjine e mbajtjes me cdo kusht te pushtetit nga e majta ekstreme perjetsisht, duke perdorur cdo mjet per shkaterrimin eventual te cdo tentative te djathte qe ne embrion. A je dakord deri ketu?
    Mendoj se e djathta shqiptare ashtu e raskapitur sic ishte mbas 1990 duhet te organizohej persembari me ndihmen e Perendimit dhe te SHBA, gje qe per turpin e saj nuk e beri. Perkundrazi, i vari melcite ne qafe tigrit gjakatar komunist 24 karat Sale Vuc Doli dhe zagarit sahanlepires Sabri Plehu, duke iu shkuar atyre pas si nje Sanco Panco i bindur. Pra, turpi dhe gabimi historik jashtezakonisht i rende eshte i se djathtes. Si o burr i dheut gjithe te persekutiarit u turren me vrap dhe perqafuan e u shtrine ne nje krevat me kriminelet komuniste?! Allah, Allah une nuk e shpjegoj dot kete alucinacion.
    Prandaj i dashur Astrit, shkakun e kesaj katrahure te pashoq e djathta ta kerkoje tek vetja. Cfare te mbjellesh do te korresh.
    Asnjehere nuk eshte vone. Une nuk jam i djathte ne bindje dhe as prona nuk kam, por mendoj se te djathtet e vertete qe kane ngelur ne kete vend duhet te organizohen duke futur edhe gjak te ri dhe te ndajne shapin nga sheqeri e mos jene aq naive e te mos shohin gjarperin e fshehur pas trendafilit. Uroj si shqiptar qe te kemi edhe ne fakiret nje te djathte si ajo europiane qe dalngadale ta marre veten. Zoti ju ndihmofte nese vendosni dhe i hyni punes e luftes titanike per nje te djathte te vertete. Amin.

    1. everteta says:

      Te djathte te vertete nuk ka se edhe te persekutuarit u manipuluan ne kohen e komunizmit dhe te gjithe u bene spiune.Keshtu qe ata nuk mund te luftojne dot komunizmin e Saliut.

  4. skenderbeu says:

    Cdo politikan qe ben aleance me PD eshte i keq sipas autorit,mos harroj ai se z.Godo ndoshta eshte nder politikanet me te mire qe kemi sepse kerkon qe problemet te zgjidhen me kulture demokratike dhe ligjore pa cka se demokracia shqipetare ka calesat e mungesat e saj ligjore jo te plota,dhe ne menyre kamikaze dhe te bezdisur ,anarkiste e fshatareske si PS qe spo pushon nje dite duke shkruajtur per SALEN jo se dua ta mbeshtes ate poe njerezit u merziten me kete lloj propogande vulgare duke mos paraqitur asnje alternative per zgjidhjet e problemeve tona thuaj ti se SALIU duhet te mbuloje edhe kur te fleme apo banalitete te tjera.
    Me kete lloj programi shterbe dhe rrugen e protestave PS eshte kthyer ne nje parti horrash e rrugacesh (te me falin socialistet qe e ndjene vete larg ketyre pozicioneve ) qe do ta lele PD ne pushtet per sa kohe te kene nje lider vertete modern me kulture perendimore dhe jo me taban RAMAtaleban.

    Thank you

    1. Dean says:

      O mender teje Skenderbej???!!!,
      jo domosdoshmerisht i keq,mund te jene edhe Hajdute,Kusare,Genjeshtar,Hipokrit…..e shume veti te pakendshme te natyres njerezore te cilat i shohim te misheruara ke,me nder teje perseri,PD-ja,parti e cila vetem demokratike nuk mundi te behej dot KURRE.Ka shume argumenta per te cilat mund te flas dite e nate,por duke qene se jame kundra pergjithesimeve po te jap 1 FAKT konkret,pak larg nga tema e shkrimit te mesiperm.
      Gjeja e pare qe i astuquajturi ”kryetar” i bashkise se Tiranes ben sapo vjen ne krye eshte ngritja e njefare ”Komisioni” per kontrollin e cmimeve,me 1 personel prej gati 200 vetash.Shume bukur.
      Nese Republikanet ne SH.B.A.,te cilet jane dhe Frymezuesit e Ideologjise se Djathte neper bote,do te mernin vesh ngritjen e 1 komisioni te tille,padyshim qe do t’a kishin PESHTYRE ne fytyre LUL DOMATEN,pasi sipas ideologjise Strikte te tyre,CMIMET,ne Treg,Bursa,Fshat,Qytet,Mal,Fushe……etj.,i vendos vetvetiu ”Dora e Padukshme” dhe jo ”Entet rregullatore”.Kaq mjafton per t’a cilesuar PD-ne dhe LUL DOMATEN te majte,ose te ”Djathte” qe nuk e Kuptuan dhe Implementuan dot Kurre ideologjine e djathte.
      Rama taliban????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Talibanet vijne nga Bathorja,ata vrasin prapa shpine sikur edhe LUL DOMATJA dhe BARBARI i VUCIDOLIT.
      Dhe e fundit,cfare eshte kjo ”Thank you”. Ne kemi fjalen tone te bukur Shqipe,Efharisto apo me e bukura akoma Ejvallah.
      Idiot

    2. gjergj kastrioti says:

      Jepi shgarravine, lepije dhe Sabriun. Fundja besnik i Tribuse eshte dhe ai. Edhe ate e zgjodhi xhaxhi Ramiz, per tu dhene mend ‘demokratve’ si puna jote.

      Me kujtohe ky maskara plak kur me 97 tha: Fjala e mencur e Presidentit Berisha beri qe te qetsohej situata…. ne javet ne vazhdim Shqiperia digjej.

  5. Luan Kolonja says:

    Nje shkrim spekulativ, keqinterpretues i ngjarjeve, fakteve dhe individeve. Nje denigrim i pa merituar e nje figure progresiste ne periudhen e Shqiperise pos komuniste si ajo e Sabri Godos.
    Ne prirje e cuditeshme jo vetem e ne Shqiptareve per te intriguar e sajuar ate qe quhet teoria e”Konspiracionit” Mendoj se ka ardhur koha te heqim dore nga keto “Teori” konspirative. Duhet te jeshe shume naiv te besosh akoma ne paradoksin qe Ramiz Alia ka qene arkitekti i demokracise Shqiptare dhe qe edhe sot eshte ai qe drejton e komandon. Po aq paradoksale dhe inproduktive te krijosh imazhin qe Sali Berisha kontrollon cdo gje dhe eshte ai qe ben cdo gje. Te gjitha keto jane pa sens llogjik dhe inproduktive.

    1. demon says:

      Qe ka qene ai arikitekti o Luan, kete edhe jevgjit e Elbasanit duhet ta kene marre vesh…Ndoshta e dine me mire kete pune ata Dhjetorist e student e antare te pare te PD qe u larguan jashte shtetit ne ato vite. Se e pane se kush po i drejtonte dhe me cfare e mbushi parti-shpellen

  6. hysni dajaku says:

    qe Godo eshte i pjedhur edhe i rrjedhur e di edhe bufi,,qe eshte servil e i poshter kjo nuk do kallauz,e qe nuk eshte plak i urte por plak muti kjo shihet edhe deten me diell edhe naten me hene,,habitem akoma me ate pyetien,,””pse nuk dolen te djathte te ditur ne krye te PD-se”,,sikur keta te djathtet e ditur paskan qene me shumice ne shqiperi dhe nga keta pritej shpetimi i demokracise,,sikur keto histori te kishin ndodhur 50 vite me pare pa dyshim qe rremohej e kerkohej lloj lloj argumenti e do valonin genjeshtrat sa majtas e djathtas,,por e te jepen pergjigje te tilla bjate e pa kuptim per dicka qe ka ndodhur vetem 20 vite me pare e ku te gjithe kemi qene deshmimtar ne mosha te ndryshme kjo eshte absurde,,,une jam komunist,jo nga ata me poste e privilegje por si gjith te tjeret dhe nuk me pelqenjne genjeshtrat ose shpjegimet e sofistikuara..demokracine dhe pluralizmin nuk e sollen te djathtet,por Partia e Punes me Ramiz Aline,ata ishin ne pushtet ne ate kohe,atyre ju kerkua ta sillnin dhe e sollen se nuk kishin rruge tjeter,,,e djathta nuk ka egzistuar ne shiperine diktatoriale dhe nuk kishte si te ishte faktor ne kete proces,,jo po e kurrdisi Ramizi e jo po coi kete apo ate,jane vetem justifikime e pallavra qe ne i trillojme per te treguar pafuqine tone per te marr pergjegjesi e per te kerkuar drejtesi kur lipset e kur e kerkon nevoja,,mire ketej nga e jathta Ramizi paska gjetur ca agjente,,po nga e mjata pse nuk coi intelektualin me te famshem po gjeti nje pijanec si Fatosi,pse nuke mbushi PS-ne me ndershmeri e idealizem po dolen me shume badakcinje e hajdute sa kishin te gjitha partite bashk!!!ore te pakten ndiqni ate shprehjen e popullit”bjeri drejt se ke lehtesira”kjo pune eshte e thjesht si drita e diellit,fatkeqesia e pare qe se ne krye te PD-se doli nje njeri i semure psiqik si Berisha,kushdo tjeter te kishte qene nuk do kishin ndodhur ato qe ndodhen,pasi Berisha nuk prishi vetem PD-ne por terhoqi zvarr ne rrugen e tij edhe opoziten qe me pas u degradua e degjenerua me keq nga PD-ja..ato historite me te djathte e me sigurimsa jane pordhe me rigone e justifikime te trasha,jo se nuk kan rendesi fare ,por nuk jan ato shkaku i kesaj katrahure personalisht nuk kam ndonje simpati e respekt per ish sigurimsat,por sherbimet skrete jane ne cdo shtet e ato veprojne me ligje e rregulla keshtu ka bere edhe sigurimi jone ne ate kohe,ne bote shumica e politikanve vine nga keto sherbime,jo se eshte gje e mire por nuk eshte hata,,pse nje agjent i CIA-as qenka goxha burre,kur te vret apo spiunon per llogarite Amerikes e nje sigurimsi jone paska qene maskara!!se nuk kan qene te gjith qe ruanin ndonje qe ja fuste pordhes kot edhe e shpallnin armik e fajtor,por ka qen nje strukture e gjithe qe punonte me rregull e ligje e me perkushtim se i sherbenin shtetit,pamvaresisht se doli qe ai fare shteti e pushteti na kishte bere nje vrime ne uje,,por kur Sali Berisha Berisha dekoron e mbron ata qe te marrin jeten ne mes te bulevardit pa ligj e ne demokraci,,ata sigurimsat e benin cdo gje me ligj se ndryshe i hante neperka edhe ata,,,ndaj i lini ato historite me te djathte qe do na kishin shpetuar nga kjo e keqe,sepse ata jane hajdute e materialste ne gen e ne rrace prej brezash,ato kokrra e pinjolle te pjerdhur qe kishin ngelur pas treguan qe ishin nje lloje si eterit e tyre,pa ideal e pa moral,,shqiperine se rregulluam do ne komunistet qe punuam dite e nat se mendonim qe po ndertonim mrekulli,nuk e rregulluam dot ne qe e morem ne dorezim nga Gjermanet te djegur e shkaterruar,e lam me iventar kur e donin keta balashet e demokracise ne 1992-in qe nga gjilperat ne makazine deri tek thesari shtetit,,edhe e kur iken nga pushteti e lan me keq nga pushtuesi ne 97-en,,mos na hapni barkun me me kete termin “te djathte” se me duket si tallje e ofendim,,ne nuk kemi bythe ti dalim zot vendit ketu brenda e kalojme kohen me genjeshtra e perralla sikur kan ndodhur shekuj me pare,,nuk na i mban bytha nga Berisha e shiko endrra kur do vinte Zogu e Abaz Ermenji,e njerin epam qe ishte budalla e tjetrit i thonin qe ishte pederast,,e pastaj shikonin endrra me Eduart Selamin,si pune e atyre qe ven tek fallxhoret e kerkojne fat,,shqiptareve nuk vuajne se nuk doli nje i djathte i zgjuar,se po te kishte qene edhe nje komunist i ndershem e me ideal pak rendesi do kishte,por vuajne se nenshtrohen ndaj atij qe hipen ne pushtet,se jan kail te vrasin vellan per nje meter gardh,ama nuk ngrihen kundra shtetit per padrejtesit qe u ben diten me diell,,e zgenjimi me i madh vjen nga at qe gjoja merren me politike e gjoja intelektualet qe jan kthyer ne pjesen me imorale te kombit

    1. zana19 says:

      hysni dajaku,
      jam dakort me shumicen e atyre qe thua, por ka nje dicka qe njerezit se kuptojne, Ramizi me tevertet qe arqitekti fillestar i ketyre partive dhe i pruri ne skenen e politikes shqipetare duke planifikur se do te mbanin president deri sa te vdiste, por ata i dolen nga duart shume shpejt se ata qe i kane ndejtur shqiperise ne qafe per sa mbahet mend, u sulen menjehere ne arene dhe i kthyen gjerat ne interes te tyre dhe i bene keta pisa qe na drejtojne ne te dhjathe e te majte nga lakej te ramizit ne lakej te armiqve me te betuar te kombit shqipetar, grekeve e serbve, dhe Europa sigjithmone ben sehir sesi djeg per ne sic nuk i ka djegur kurre por ka mbeshtetur gjithmone interesat e grekervee te serbeve kur vjen pune tek ekzistenca e Shqiperise. Mjere ne thuaj qe deri tashti nuk doli nje djale qe me te vertete ta doje Shqiperine e te beje dicka per kete komba e ta drejtoje kete komb drejt nje shteti me te vertete demokratik.

    2. turi says:

      o hysni — dhe kush e shperbeu kete njeri , shqiptar, si ate njeri ,ne burgun e madh Shqiperi ashtu edhe ate njeri ne burgun brenda burgut te shqiperise ? Ishte ideologjija dhe politika e jote e LUFTES SE KLASESH QE SOLLI PERCARJEN NE POPULL, qe kultivoi , rriti dhe edukoi njerez te deformuar menderisht , pa shtullekurrizore , duke e shperfytyruar qenien njeri dhe duke e kthyer ate ne nje qenie te pandergjegjeshme dhe te pamoralshme , ndertuat NJERIUN E RI, BESNIK TE PARTISE, FAMILJEN SHQIPTARE FALLCO, PRA NJE SHOQERI SHQIPTARE FALLCO, PASOJAT E SE CILES I GEZOJME SOT.
      CFARE MUND TE PRESESH NGA NJE DIKTATURE DHE NJE DIKTATOR , QE E QUAJTI VETEN ZOT TE SHQIPERISE DHE TE SHQIPTAREVE ? CFARE MUND TE PRESESH SOT NGA NJEPOPULL KU GRUAJA , BURRI, NENA, BABA,FEMIJA, VELLAI, MOTRA, PRA BRENDA NJE FAMILJEJE, PA DALE NE FAR E FIS, MUND TE SPIUNONIN NJERI TJETRIN DHE PERFUNDONIN NE BURG; ASHTU SIC NDODHI NE TE VERTETE ? CDO GJE TJETER MUND TE QUHEN KETO LLOJ NJEREZISH, POR VETEM FAMILJE NUK MUND TE QUHEN KURRE.
      Por ne vitet 91, zotrote nderrove vetem xhaketet dhe nderrove taktiken tende djallezore , vrastare mbi kete popull dhe kjo taktike e jotja ishte se, njerezit i ktheve nga spiuna te djeshem , brenda familjes ( sepse vrasjet i beje vete ti si shtet ),ne vrasesh brenda familjes.
      A keni fytyre Ju mor TE PAMORALSHEM , te dilni perseri sot e te kakarisni, duke bere TE MORALSHMIN ?.
      Por perse ndodh kjo ? SEPSE VAZHDON TE UDHEHEQE PO DORA JOTE KRIMINALE, TE DREJTOJE , O PERBINDESH. KETU E GJEN FORCEN KRIMI DHE KORRUPSIONI I SOTEM SI DHE SALIU ME SHOKE.
      Po a mund te ndertohet demokracija me njerez te pandreqshem , si puna jote.
      Kush ta dha ty ate te drejte morale qe te shprehesh , se ne Shqiperi nuk ka njerez te denje dhe patriote te ndershem qe nuk u perlyen as dje dhe as sot me korrupsionindhe krimin tend ?
      A nuk jane njerez te devotshem , ne rastin me te paket, te gjithe ato komentues qe flasin kunder politikes se deritanishme shqiptare ? Une mendoj dhe koha e ka treguar qe nuk ka popull ne bote, qe te mos kete njerez te ndershem dhe disidente. Kjo ndodh edhe tek Ne , ndonese me pakice.
      Keto njerez u ndoqen po me te njejten egersi edhe keto 20 vjet, nuk u lejuan te marin pjese ne jeten aktive politike sot, nuk iu kthye asnje prone, pervecse ultimatumi, O NA SHERBE NEVE; O TE VRAME DHE TE ZHDUKEM ME GJITHE FAMILJEN, SEPSE SOT E KEMI ME TE LEHTE PER TE TE ZHDUKUR , SE NUK TE VRASIM ME NE EMER TE SHTETIT, POR TE ELEMINOJME KOLLAJ FARE.
      DHE ARSYEJA TJETER , QE ESHTE ME E RENDESISHMJA, ESHTE SE NE SHQIPERI MUNGON ELEKTORATI I NDERGJEGJESUAR , QE TE PERMBYSESH NJE DIKTATURE.

      1. hysni dajaku says:

        ore Turi! sa te ket njerez si puna jote me shumice qe dine te shkruajne hartime,as e rruan e as e qeth Berisha,,nuk solli percarje te madh lufte e klasave o Artur,se ishte shumica 99% qe sundonte me pakicen 1%,lufte klasash eshte kjo sot kur 30% e hajduteve dhe batagcinjeve poshterojne e vjedhin 70 % te popullit,nuk u deformuan e shperfytyruan shqiptaret ne qenje te pandergjegjeshme e te pamoraleshme po u shnderruan nga dembela e morracak ne popull qe punonte dit e nate e mesonte dite e nat qe ju hapen syt,,nuk morem ndonje popull te p-asur ne komunistet e beme fukara,por morem ca njerez te leqendisur qe nuk e dinin ca ishin e 9i bem njerez me shkolle e me pune,,nuik morem ndonje popull te civilizuar e i katandisem e analfabete,po ka mqenee kunderta,,,nuk spiunonin te gjith njeri tjetrin or jo,se do sihin me shume ne burgje se sa jasht,po hapi syt e meso se rrezik kia me shume ne burgje sot se sa dje,,aq sa ka denuar diktatura pa te drejte ne 45 vjet,aq vrasin vehten ne 5 vjet ne shqiperi nga kenaqesia e demokracis se pjerdhur,,nuk nderruam xhaketen ne 91-in se une ate xhaket kam akoma po nderruam rrugem se e pam qe ajo rruga jone nuk na nxori ne selamet,,po ti ca ke nderruar se nuk po e marr vesh fare,se nga mendja ke ngelur tek genjeshtrat e parrullat bajate te luftes se klasave e spiunlleqeve,,lufte e paster klasash eshte kjo demokracia jote ku po mos te jesh me ate qe eshte ne pushtet ha nje mut temadh se as kotheren nuk ta japim,ne edhe ata qe ishin kundra te pakten nuk i linim ne pune te mira ama punen uagjenim qofte edhe ne koooperative si gjith te tjeret te ushqeheshin,,ka lufte me te madhe klasash se kjo qe behet sot e 20 vjet more sykokodace,,nuk paskam une te drejte te bej moral ty qe kam punuar e jetuar me djersen e ballit,qe luftova me italian e gjerman ,qe ndertova hekurudha e hidrocentrale,hap shkolla e kanale,dhe paske te drejte ti apo ata qe per nje kale shiten shpirtin dhe shqiperine tek pushtuesit,apo keta balashet e te degjeneruarit e sotem qe per te qendruar ne pushtet shesin pasurite e shqiperise dhe detin,,nuk paskam une moral !!!po kush ka moral pastaj,ju qe kakarisni ketu e 20 vjet e po na cani bythen po na cani,pa zen gje me dore e pa bere me nje pune me ndershemri,ju qe beni tendera e vidhni leket e shqiptareve ne emer te demokracise e ekonomise se pjerdhur te tregut,ju qe keni 20 vjet me ca parrula te shplara ne goje “lufte klasash”Diktature”Spiune”,ndaj jo te me kritikosh mua ,,por kur shkruaj une merr nje lapes e mba shenime se nuk jam genjeshtar une e nuk ja fus pordhes kot si zotria jote,,edhe hap syte e meso nga ato te mirat qe bem ne,se kemi bere shume po nuk u pelqen ju palacove ti zini ne goje,,

  7. Xha Jaho says:

    Godo eshte Jago i Shqiperise

  8. Daku says:

    fillo nga Sali Maloku te ku idioti Godo e dil te ajo lavirja e Malsise Topalli jane te gjithe marioneta te Ramiz Alise ..Jagos se shqiperise ,,,PD eshte e perbere vetem nga siunet dhe kriminelet e Sigurimit shqiptar,,si PS dhe PD jane pjella te PPSH …mjere populli ne dore te cfare kriminelve dhe hajduteve ka rene ….vetem nje revolucin si ne vendet arabe mund ta cliroje shqiperine nga ku e futen felliqsirat e Kombit ,,Ramiza alija me Nexhmijen duke perdorur kete idiotin e Vucidolit…cobanet e kishin dhe cobanet e kane pushtetin

  9. dymi says:

    Lereni te shkretin rehat te shetise qenin e tij buze Lanes e te gezoje deri ne fund pronat e gruas.

  10. Maloku says:

    Z.Vorpsi dhe miku i tij jane shume te vonuem. Kujt i duhet kjo mendje tash qe Sala, Godua dhe lloji i tyre e bene pershesh Shqiperine.

  11. KOSOVA says:

    O shkerdhata ju gjysma jeni grek me keto komente antishqiptare rrrrrrrroffffttttt SABRI GODODDDDDDDD

    1. altini007 says:

      o kosova po na çate trapin duke na quajtur greke more.
      o idiot i pashkolluar qe as shqip sdini te shkruani…

      1. fule says:

        Ky “KOSOVA” eshte ndonje Jevg Veriu spiun i UDB ose nga ata cubat qe e ‘bejne’ ma lopet e kasolles. Ka dale te kullos njehere ketej nga qytetrimi po i verbon syte gjithe ky shkelqim, diteziut.

    2. parti_shpella says:

      E more, E votove dhe ti Lulin more ardhacak. Te lumte putra.

  12. pelivan says:

    …Po ti, o xha Godua plak,
    as me rrenje e as me dege,
    ngadoshkon me uturak,
    c’ke qeqethesh me shelege?!

    Valle s’ka djem Republika?
    lerua, a lum e perrua
    haje pensionin rehat,
    more hengesh kembet e tua…
    viti 1996.

  13. VL2121 says:

    Po te tere Ramizi i ka vene pse ca kujtoni ju? Nanon, Berishen, Gjinushin, Godon, etj.. dhe keta kane vene Jagot e rinj te Pordhitikes Shqiptare, Ramen, Meten, Topallin e keshtu me radhe si efekt zinxhire keta do vene shembelltyrat e tyre, qe nuk marrin vesh fare nga ligjet por vetem nga ligesit e politikes.
    Dhe zgjohesh nje dite dhe merr vesh qe projektligjet qe paraqiten ne parlamentin shqiptar hartohen nga Zyra e Kodifikimit te Legjislacionit ne Ministrine e Drejtesise dhe se ne te gjithe legjislaturen ska nje asnje projektligj te propozuar nga Deoputetucet e Maxhorances ose Opozites!!! Pra ca mut politikanesh jane keta qe jo vetem nuk propozojne projektligje po tani nuk shkojne as ne parlament!

  14. karaduzi says:

    Faleminderit per shkrimin tuaj,nuk dua te shtoj asgje,por te rekomandoi te gjithe komentuesve se per te njohur dhe zberthyer kete figur eshte e domosdoshme te lexoni ose rilexoni tregimin e te madhit Kadare ‘Percmimi’ botuar ne permbledhjen Koha e shkrimeve.Vetem emri nuk eshte sabri ,por aleko,eshte biografia e sakte nje qenefi.

  15. Gezim Mali says:

    Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: http://bit.ly/jAL5ep Ky link tregon hallet e Godos.

  16. Brazili says:

    Pse gjalle eshte ku Jago i Shqiperise?

  17. Q.Sevo says:

    Zotit Astrit Vorbsit urimet me te mira per kete shkrim me supervlera.

  18. enver hoxha says:

    Fm autorit ,Sabri Godua jo qe eshte i djallezuar ,po ka qene nje dhelper dinake qe ka ngren jo me duar po dhe me kembe ne partin time (komuniste ai ka qene nje spiun i devotshem) dhe jo me Salen po me keto qe te vi ne krye ai do beje komromisin se keshtu eshte mesuar,,sa per dijen per ato prona qe u lothe zotnia e kishe per vete se luftoj deri sa mori pronat e veta dhe nuk ndihet me ,dhe se fundi pd jo qe do shkatrohet po do thermohet me keto kriminela qe ka ne krye .

  19. TEFTA ALIKAJ says:

    nje cakall plak ,qe eshte ne kerkim te pasurisese ALI PASHE TEPELENES ,qe prej 20 vitesh ,per ta pervetesuar per vehte

  20. Nje qytetare says:

    Ju falenderoj z. Vorpsi.
    Me ne fund nje shkrim qe na zbulon fytyren e vertete te Godos. Nuk kish shkruar njeri deri tani per plakun Mere, dhe per veprimet qe beri, sidomos kohet e fundit, shume e quanin te rrjedhur. Por ky shkrim na tregon qe plaku Mere jo vetem qe nuk ka rrjedhur, por po perpiqet qe vere shqiptaret ne rolin e te rrjedhurit.

  21. Ali Margjeka says:

    ketu nuk e kuptova problematike eshte Godo o Basha duhete ti largohemi politikes qe nuk jepe progres jetes se shoqeris .te luftoijme dhe te ecimi akoma me metoda te vjetra te shohime kush punon ta vlersojme pa hije politike se egoizmi shpesh po na demtone interesate komnbtare shqiperia po ndretohete po punohet don dhe kohen e duhure per integrim

  22. sadiu says:

    Shkrim me domethenje te madhe,shkrim prej nje njeriu shme njerezor,shume parimor shume
    shqiptar shme i potesuar me mendime e fakta qe do ti mare historia,
    Sabri godo dhelpra dinake e shqiperise dhe epolitikes shqiptare e quaj une ne
    Epopene e politikanve shqiptae.
    ay meshiron dinakerine,spiunllekun, srvilizmin qe ja la amanet Ramizi.

    per mua dhe per shqiptaret ay eshte nje negacion, nje shmtire e felliqur qe ne vendin e tij
    do kisha iku nga syte kembet per te humbur gjurmet djallezore qe ka spikatur ne
    politike, ne dem te atdheut dhe te shqiptarve…
    tokat, pronat gruas qe ka perfituar e kane bere miliarder,po ay per popullin shqiptar do mbetet
    nje derr…krenohu per shkrimin qe ke bere s dhe une po krenohem me ju packa se nuk ju njof
    shqiperia, ka trina, ka gazetare, ka dhe rufjane, politikane.
    te djallezuar ata jane.
    po me djalli ne kete toke :
    eshte saliu dhe sabriu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje