Shkrimtari i njohur serb Svetisllav Basara këto ditë shkroi se “secila bela në veri të Kosovës u jep krahë Pegazi patriotëve profesionalë beogradas. Rrinë ulur në ndonjë kafehane (…) dhe tërë ditën e mbrojnë Kosovën, vajtojnë për ‘zvogëlimin’ e të drejtave të serbëve, qajnë, apelojnë dhe thërrasin shtetin dhe politikanët; të cilët me të vërtetë nuk kujdesen as për të drejtat e serbëve dhe qytetarëve të tjerë në Serbi”. Një mbrojtje të tillë të Kosovës, groteske në dukje, por me efekte të rrezikshme këto ditë e kanë bërë në veri diplomati Borisllav Stefanoviq dhe politikani Goran Bogdanoviq, i cili dikur ka qenë ministër i kabinetit të Bajram Rexhepit i ngarkuar me resorin e bujqësisë. Personalitete si autori Svetisllav Basara dhe psikologu Zharko Koraq, ndonëse nuk dëgjohen shumë, megjithatë janë dëshmi e ekzistimit të mendimeve të arsyeshme edhe në Beograd. Këta intelektualë nuk kanë aq ndikim, por në të ardhmen, kur Serbia të detyrohet të shkëputet nga ëndrrat hegjemoniste, do të kenë të drejtë morale të rikujtojnë paralajmërimet e tyre. Një satisfaksion i vogël, por i rëndësishëm.
“Babai i madh”
Ishte kënaqësi të lexosh këto ditë një intervistë të profesorit të psikologjisë dhe politikanit socialdemokrat Zharko Koraqit në revistën “Dani” të Sarajevës. Në vijim po sjellim pjesët më interesante, të cilat, në fakt, janë diagnozë e saktë e gjendjes së Serbisë, dje dhe sot. Lidhur me presidentin Tadiq profesori Koraq thotë: “Tadiqi e përjeton Serbinë si Arkën e Noes: edhe kafshët e pështira edhe të bukurat, edhe të butat dhe të egrat – të gjithë jemi bashkë, të gjithë duhet të udhëtojmë në ardhmërinë e ndritshme; kryetari është Noe, babai i madh i Serbisë, i cili, falë tolerancës së tij, talentit dhe aftësive, do të na pajtojë të gjithëve dhe do të na çojë deri të Evropa, caku ynë i dëshiruar. Ja, bash për këtë kjo nuk do të ndodhë”. Me politikën e tij Tadiqi përpiqet t’i përputh dy synime: edhe hyrjen në Bashkimin Evropian, edhe “ruajtjen” e Kosovës. Ky mision është i pamundshëm. Ky mision vetëm ndikon në tensionimin e situatës në rajon dhe në stagnimin e Serbisë.
Duke komentuar arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe dëshirat e Serbisë për integrim në BE, Koraq thotë: “Ma merr mendja se bëhej fjalë për logjikën: e kemi arrestuar Mlladiqin, çfarë dëshironi tjetër! E, kështu nuk bën! Srebrenica është obligim yni moral! Paramendojeni sikur gjermanët pas vitit 1945 t’u kishin thënë aleatëve – Hitleri ka vdekur, ju na i keni bombarduar qytetet, Dresdenin e rrafshuat me tokë, i keni arrestuar kriminelët dhe tash çka doni!?” Sipas Koraq politikanët serbë sillen kështu, sepse janë “rojtarë të plazhit në stinën e dimrit, figura të klasës së tretë pa asnjë vizion”. Arrestimin e Mlladiqit dhe të ish-prijësit të serbëve të Kroacisë Goran Haxhiqit politikani Koraq e sheh si dëshmi se si qeveria e Tadiqit, duke tregtuar me kriminelë lufte, dëshpërueshëm përpiqet që deri në fund të vitit të marrë statusin e kandidatit për hyrje në Bashkimin Evropian.
“Nuk di nëse e keni vërejtur se me rastin e arrestimit të Haxhiqit zëvendësi i kryeministrit dhe ministri i policisë, Ivica Daçiq, dha një deklaratë mjaft cinike: Serbia doli nga biruca njëzetvjeçare. Po, por ju keni qenë njëri prej gardianëve të saj. (…) Këtu për çdo ditë shihet se këndesat e regjimit të vjetër në Serbi ende janë mjaft të fuqishëm dhe se kriminelët në duart e tyre kanë shumë gjak, por ende mbahen mirë”, mendon Koraq. Duke folur për vitet 90-të Koraq, i cili në qeverinë e Zoran Gjingjiqit ka qenë zëvendëskryeministër, mendon: “Thjesht, duke qenë e nxënë me realizimin e cakut të madh nacional, shoqëria serbe ka harruar humanizmin, dhembjen për shkak të tragjedisë së tjetrit. Sllobodan Millosheviqi, pra, nuk ka pasur dhembshuri ndaj qytetarëve të vet, e këta ndaj të tjerëve, kështu që atë kohë ne më së sakti do të mund ta quanim – koha pa dhembshuri. (…) Millosheviqi ishte një personalitet autist, pa asnjë kontakt me realitetin; ndonëse shumë i popullarizuar, ai tregoi mungesë absolute të çfarëdo empatie ndaj vuajtjeve dhe dhimbjeve të atyre që e ndiqnin pas. Gjatë karrierës shumëvjeçare luftarake Millosheviqi, ta zëmë, asnjëherë nuk ka vizituar asnjë spital, asnjë të plagosur, asnjë luftëtar për idetë e tij megalomane”.
Shovinizëm burimor
Ndonëse me shkatërrimin e Jugosllavisë “programi nacional serb”, i cili synonte krijimin e një shteti serb nga bregdeti dalmat deri në Maqedoni, ka dështuar, megjithatë disa pjesë të planit janë realizuar. Bosnja faktikisht është ndarë, Kosova është para një rreziku të tillë, Vojvodina heshtur është “spastruar” nga hungarezët, në Mal të Zi janë gjithnjë e më kanosëse përpjekjet e Beogradit për destabilizim, duke instrumentalizuar komunitetin e atjeshëm serb. Për këtë qëllim mediat serbe prej vitesh kanë plasuar tezën për Malin e Zi si “shtet në duar të kriminelëve”. Është e saktë se edhe në Mal të Zi krimi i organizuar ka pasur lidhje (e ndoshta vazhdon të ketë) me strukturat politike, por po aq e saktë është se ndikimi i nëntokës kriminale në Serbi ka çuar deri edhe te vrasja e kryeministrit Zoran Gjingjiq. Fushata e Beogradit ka për synim revidimin e pavarësisë së Malit të Zi. Derisa në Kosovë nacionalistët serbë nuk mund ta mohojnë se shumica e popullsisë është shqiptare, në Mal të Zi ata mendojnë se përherë kanë jetuar vetëm serbët paksa më tradicionalë, fundja a nuk janë familjet e Sllobodan Millosheviqit dhe Boris Tadiqit me origjinë nga Mali i Zi?
Prandaj, programi i dominimit nacional, sipas Koraqit, ende mbahet në gjysmëhibernacion, në mënyrë që, përkundër disfatës katastrofike para dhjetë vitesh, disi të ruhet. “Ndonëse njeri në moshë të thyer Dobrica Qosiq, parodoksalisht, tani boton disa libra në të cilat, sipas rregullit, çdo herë na thotë lamtumirë, duke lënë testamentin e tij politik. Në ato libra ka gjithnjë e më shumë urrejtje ndaj kombeve të tjera, gjithnjë e më shumë diçka që quhet shovinizëm i vërtetë, burimor. Për fat të keq presidenti Tadiq është bërë simbol i përpjekjes për të pajtuar dy programe kundërthënëse politike, prej të cilëve njëri është modern, i kthyer kah Evropa, derisa tjetri paraqet modelin e shtetit autarkik ballkanik, i cili nuk e di ku i ka kufijtë dhe zien komplote, vë në dyshim legjitimitetin e pushteteve në vendet fqinje, njëkohësisht duke e interpretuar rolin e vet në rajon në mënyrë mjaft të çuditshme. Kur mendoj më mirë shpesh kam përshtypjen se në Serbi edhe sot në pushtet është Dragutin Dimitirjeviq Apis (oficeri dhe komplotisti serb me origjinë arumune, i cili më 1903 kishte organizuar rrëzimin dhe vrasjen e Mbretit Aleksandar Obrenoviq, v.j.)”.
Shtigjeve të kusarëve
Të kthehemi te Svetisllav Basara. Në njërën nga kolumnet e fundit shkruante: “Inati, zonja edhe zotërinj, është zanat i keq. Duhet t’i besoni edhe ‘gjeniut popullor’, autorin të maksimës, edhe vogëlsisë sime”. Më tutje në tekst Basara merrej me aventurat e Tom Sawyer-ëve politikë si Borisllav Stefanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi: “Marrëzia si marrëzia. Nuk mund të fshihet. Të flasësh nëpër Beograd dhe para ambasadorëve se Serbia angazhohet për zgjidhje paqësore (të konfliktit me Kosovën, v.j.) dhe të dërgosh zyrtarë shtetërorë që para televizioneve botërore t’i japin mbështetje revolucionarëve të cungave, kjo zbulon dyfytyrësinë naive dhe josinqeritetin thelbësor të elitës sonë kinse politike. Kur, si krem mbi tortë, Borko Stefanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi përmes shtigjeve të kusarëve hyjnë në Kosovë dhe këtë e bëjnë për të shmangur ‘pranimin indirekt të një shteti të rrejshëm’ këtu kjo përjetohet si akt heroik. E papërshtatshme është vetëm se ata pastaj shpejt e ulin bishtin dhe shkojnë në negociata në Rashkë. Njerëz, bëhuni më serioz. Asgjë nuk është e pazgjidhshme nëse nuk zgjidhet me inat”.
Kur dikush në Kosovë i kritikon budallallëqet qeveritare me tone të njëjta sikur Basara ose Koraqi, atëherë sugarët e pushtetit menjëherë llomotisin: “Tradhti, tradhti kombëtare!” Regjimi i Tadiqit, ndërkaq, sado keqdashës të jetë ndaj Kosovës, nuk e bën gabimin e denoncimit të kritikëve vendorë. Bile së fundi Tadiqi dhe Basara zhvilluan një bisedë maratonike, e cila u botua në numrin e ‘100 të revistës “Status”. Shumë pjesë të kësaj interviste janë domethënëse. Kur Basara paralajmëron një pyetje për shkrimtarin nacionalist Dorica Qosiqin, Tadiq thotë: “Mos tash, mos përmend disa njerëz të afërt nga jeta ime, nga fëmijëria ime, të lutem (…) Sepse më duhet t’i mbrojë menjëherë”.
Mire qe perpiqeni ta dhisni historine e shqiptareve me karagjozleqet turko-titiste te jugosllavise por doni te shkruani edhe historine e kombeve te tjere tani. Do i lutesha autorit te artikullit te na jepte burimin qe e nxjerr “Apis” evgjit, se une ketu nuk po gjej gje http://en.wikipedia.org/wiki/Dragutin_Dimitrijevi%C4%87, ndonje burim serioz ju lutem jo ndonje blog turbo-patriotik qe e ka shkruar ndonje karagjoz qe nuk ka mesuar te ruhet akoma.
s thote evgjit por arumun—arumunet jane vllehet ose cabenjte e maleve..ti qenke cakall fushe qe si njeh
mahmut une i njoh mire vllehet pak esmere po ti nuk iu pergjigje pyetjes time duket qe edhe ti bymez jugoslavije je
A te hyfte “bymezi” ne b*the ty o çakall kofomash! Pse nuk studjon diçka o derezi, ne vend t’ia besh tra la la ketu me budallalleqe anti-shqiptare?
ti dukesh qe je bylmez vendi. do nje kastavec sere te keqen xhaxhi sa pasi te mbaroc pune mund edhe ta hac
hahahaha ca thua ti,pse nuk e dije ti qe turkofgos eshte coban korce vete?!
si te ka thene xhaxhi qe mos ta hac kastracevin shume, ai turkofagos ta ka … mamin aq shume sa edhe ne enderr te del. Nuk jemi ti qe shkruajme me 10 emra ne te tjeret
Enver me pelqejne shkrimet tende, dhe stili jot gazetaresk. Per mua je gazetari me i mire Kosovar. Suksese.
Skronja (ç) në fjalëthurrësin tuaj nuk ekziston?
Ç’është ky Tadiq që u lexoka Tadiç, etj,etj?!
“ç”-ja është shkonjë e ndryshme nga “q”-ja
Te nderur lexus ,
Enver Rrobeli eshte sherbysi i sherbimeve sekrete te shteteve sllave, serbi kroaci dhe rusi vend banimin e ka ne zagreb dhe per ate informacionet e tij nuk dihen se prej nga vin.
Shume i nderuar Drenica une nuk e njoh fare zoterine (ashtu sic shume shqiptare te shqiperise nuk njohin fare figurat tuaja ne kosove e maqedoni). Problemi juaj eshte se ju vazhdoni akoma te shikoni zagrebin, sarajeven, shkupin, lubjanen ndonjehere stambollin edhe ti beni karshillek beogradit. Akoma nuk keni mendimin tuaj edhe cdo lajm andej nga ju ka fillese ne nje lajm serbo-kroatisht. Kur te shkeputni keto ligjet shpirterote me jugosllavine athere mund ta quani veten perfundimisht te cliruar. Se ku jeton ky zoteria: eshte bote e lire njeriu jeton ku i do tr.., edhe me sa di une kroatet nuk jane pro ruse.