Gerd Dani, një model ku duhet të reflektojnë paraplegjikët, kryeministri dhe institucionet shqiptare

10 Gusht 2011, 23:07Blog TEMA

Nga Njazi Muka

 

Gerd Fatmir Dani, ka lindur në Shkodër me 17 Dhjetor 1986. Ai  lindi 6 muajsh, me një lindje të parakohshme të shkaktuar probabilisht nga rrezatimi i shkaktuar pas katastrofës së Çernobilit. Dëmtimi që në barkun e nënës bëri që ky fëmijë të lindi me paraplegji të plotë, thuajse pa shpresë për të jetuar. Ishin përpjekjet e mëdha të nënës Edi dhe të gjyshes së tij Shqipja, si dhe kujdesi i vazhdueshëm dhe humanizmi i neuropediatrit Gazmand Drishti, me kujdesin 24 orë mbi 24 orë që e shpëtuan nga vdekja dhe e mbajtën në jetë. Me gjithë shërbimet që ju bënë në spitalet tona përmirësimet ishin shumë të vogla. Familja i kërkoi ndihmë Karitasit italian dhe kryetari i atëhershëm zoti Attilo Nicola, financoi që Gerdi dhe nëna e tij të shkojnë në qytetin Santa Marinela, ku ai u mbajt nën kujdesin e neuropediatrit të njohur Giorgio Albertini. Ky mjek i shkëlqyer krahas punës mjekësore me fëmijën paraplegjik, vuri re se intelekti i tij nuk ishte i dëmtuar dhe mori një vendim të rëndësishëm për jetën e tij: Gerdi nuk duhet të rrijë në ambientet familjare, por duhet të ingranohet me jetën shoqërore dhe e regjistroi atë në shkollën fillore. Gerdi mbaroi shkollën fillore me rezultate të shkëlqyera. Po ashtu me rezultate të shkëlqyera mbaroi shkollën e mesme dhe me rezultate të shkëlqyera po përfundon universitetin në degën e shkencave matematike dhe fizike duke u diplomuar në kursin për studime astronomike.

Jo vetëm në Shqipëri dhe në Itali, por dhe në shtete të tjera shumëkush habitet me karakterin e fortë të këtij djali, që megjithëse qëndron prej 25 vjetësh  në karrocë dhe nën asistencë, ka kurajo dhe vullnet të tentojë që të eci përpara me mendjen e tij të fuqishme njëlloj si njerëzit e përparuar të shkencës. Gerdi është një studiues serioz që po shfrytëzon në maksimum intelektin e tij që është ruajtur i pa prekur nga rrezatimi bërthamor. Fatkeqësia natyrore i ka gdhendur akoma më mirë njerzillëkun. Gerdi është besnik dhe me rezultatet dhe fjalën e tij të ëmbël ai i imponon respekt dhe i bën për vete ata që e rrethojnë . Gerdi nuk shpreh mërzi edhe pse jeton në karrocë dhe kërkon të mos i rëndohet prindërve të vet. Ai gjithmonë respekton dhe  i gëzohet miqve që i shkojnë për ta vizituar.

Është rasti të shprehim respekt për Shtetin Italian si një model i humanizmit për njerëzit me aftësi të kufizuar. Organizimi në Shtetin Italian për njerëzit me dëmtime fizike është shumë i mirë. Një makinë e përshtatshme për paraplegjikët  e merrte Gerdin nga shtëpia , e çonte në shkollë dhe pas mësimit e kthente në shtëpi, gjithmonë të shoqëruar nga kujdestari përkatës. Në shkollë Gerdi kishte një ndihmës për të përgatitur mësimet, një tjetër që kujdesej për ta ushqyer dhe për nevojat personale. Gerdi dhe i gjithë rrethi i familjes dhe i miqësisë së tij kanë respekt dhe mirënjohje për të gjithë që nga mjeku Gazmend Drishti, Kryetari i Karitasit z. Attilo Nicola profesori italian Giorgio Albertini, gjithë personelin që i kanë shërbyer me përkushtim Gerdit dhe në mënyrë të veçantë për Shtetin Italian, për këtë organizim model të ndihmës ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Rasti i Gerdit, ve në dukje humanizmin e italianëve si popull. Veç asistentëve, Gerdin e ndihmojnë me kënaqësi të gjithë studentët. Këtu del në pah se ç’ndodh kur njeriu mendon për njeriun. Në universitet Gerdin e njohin si Shqiptari i madh. Shokët nuk e ndajnë  dhe e marrin në të gjitha aktivitetet dhe ekskursionet që organizon universiteti si brenda edhe jashtë Italisë. Për shkëmbim dhe përfitim eksperience ai së bashku me shokët e tij ka vizituar shumë vende të botës ku shokët pa përtesë e ndihmojnë për gjithçka ka nevojë një person paraplegjik. Eshtë interesant dhe për tu analizuar rasti kur pas një leksioni të fizikës në Irlandë, profesori i fizikës pasi dëgjoi diskutimin e Gerdit i kërkoi shokëve të tij që ai t’i bënte Gerdit të gjitha shërbimet për kohën e qëndrimit të tyre në Irlandë.

Suksesi i Gerdit qëndron në vullnetin e tij të jashtëzakonshëm. Në shtëpi prindërit i kanë krijuar djalit këndin e studimit me mjetet që i duhen si librat, kompjuter, disqet e studimit, lidhjen me internet dhe çdo gjë tjetër. Ai zotëron shumë mirë të paktën tre  gjuhë. Por si studion Gerdi ? Dora e tij e djathtë është plotësisht e dëmtuar dhe tastierën e komandon me trinën e dorës së majtë që e punon me vështirësi, pasi gishtat nuk mund ti hapi lirisht.

Karakteri i tij burrëror e bën atë të besojë dhe të luftojë që një ditë do fitojë nga përparimet e shkencës mjekësore. Gerdi ka besim të patundur se një ditë do përfitojë nga ana shëndetësore për të bërë një jetë më afër normales. Dihet se ndërhyrjet delikate kirurgjikale kushtojnë. Familja e Gerdit trashëgon pasuri dhe  me një pjesë të të cilave, ose me të ardhurat e atyre pronave, familja do përballonte çdo nevojë financiare për shërbimet e nevojshme për djalin e tyre. Është i pakuptimtë qëndrimi antipronar i shtetit demokratik që nuk ju kthen të drejtën e posedimit pronarëve të ligjshëm. Kjo na pezmaton të gjithëve. Kthimi dhe jo kompensimi është zgjidhja dhe reforma e duhur për ti hapur rrugën zhvillimit demokratik. Kanë kaluar 20 vjet kur Shqipëria është shpallur me Kushtetutë shtet demokratik,  prona akoma edhe sot nuk është kthyer tek i zoti dhe detyrimet kushtetuese shkelen nga vetë shteti. Kjo është temë kyçe ku institucionet duhet të reflektojnë.

Gerdi është i zgjuar, punon shumë dhe prandaj ka arritur rezultate të larta. Në vitin 2010 ndërmjet qindra studentësh, ai fitoi një konkurs dhe ju dha e drejta të vazhdonte një semester në një nga universitetet amerikane të shtet të ndryshme. Ai zgjodhi Universitetin Amerikan të Stambollit. Aty pas katër muaj studimi dha provimet me rezultate të shkëlqyera. Për këtë, ju dha një shpërblim i mirë në të holla dhe e drejta për të vazhduar studimet në një nga universitet e SHBA. Gerdi vazhdimisht zgjeron njohuritë e tij dhe synon që të renditet në një radhë me shkencëtarët e astronomisë për të zbuluar të panjohurat shkencore.

Gerdi është i mbrujtur me patriotizëm. Ai është i lidhur me vendin e tij dhe ndjek përmes internetit shtypin dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Gerdi mërzitet, kur drejtuesit e partive politike, shkelin parimet e demokracisë dhe për interesa klanore dhe personale bëjnë veprime që dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe interesat kombëtare, por nuk e shpreh atë para shokëve dhe miqve. Ai ka kënaqësi kur ju flet shokëve për Shqipërinë dhe shqiptarët, për virtytet, kulturën e lashtë, historinë dhe fisnikërinë e popullit të tij dhe i fton ata të vijnë dhe ta njohin nga afër  Shqipërinë dhe popullin e tij

Unë shkruaj këtë artikull sepse dëshiroj të shpreh publikisht mirënjohje për Shtetin Italian, për personat dhe institucionet që kanë ndihmuar këtë njeri. Gjithashtu mendoj se ky rast duhet të bëhet publik pasi rasti Gerdi Dani është një shembull frymëzimi për të gjithë paraplegjikët, veçanërisht për ata që jetojë në Shqipëri. Ky rast ndihmon të reflektojnë institucionet shqiptare veçanërisht Kryeministrin tonë Prof. Dr. Sali Berisha, që i ka të gjitha mundësitë të krijojë kushte më të mira për paraplegjikët, në mënyrë që ata që munden të integrohen si Gerdi Dani.

 

3 komente në “Gerd Dani, një model ku duhet të reflektojnë paraplegjikët, kryeministri dhe institucionet shqiptare”

  1. debatiku says:

    Ky rast ndihmon të reflektojnë institucionet shqiptare veçanërisht Kryeministrin tonë Prof. Dr. Sali Berisha, që i ka të gjitha mundësitë të krijojë kushte më të mira për paraplegjikët, në mënyrë që ata që munden të integrohen si Gerdi Dani.
    ……Vetem nga keto pak fjale…a i shkojne ne vesh nje kryeministri ne detyre….jo.o Gerdi Dani…qe shpreh shume vlersime ku ke arritur me gjithe ate gjendje te renduar shendetsore……Nje mesazh..per te gjithe femijet qe jane shendosh e nuk mesojne…..
    Por si me intelekt Gerdi…ka shume qe shkruan si per ju dhe per te gjithe te semuret si ju…..ndaj me dashamirsi vlersoni ato qe shkruan vecanarisht per ju…bejne thirje qeverise,bejne edhe llogari financiare me lapes ne dore..ku per kete ju rekomandoj te lexoni nje shrim qe eshte botuar ne kete gazete iline..dt26.07.2011 me titull ..’Zoterinj deputet..nisuni drejt Tiranes…….ku te siguroj Gerdi…pas leximit do jepni edhe ju kpomentin Tuej ne ate shkrim… qe besoj E UROJ…..JU.perseris JU.ME ATE KARROCE …DUHET TE JENI KRYEBASHKIAKU I SHKODRES….QE DO TJU JEPNI MESIM SI PERDOREN FONDET PER JU …TE SEMURET PARAPLEGJIKE……LEXOJE GERDI E ME SHRUAJ KOMENTIN TEND…
    Uroje jetegjatesi e shpejt te gjithe votojme per ju.ju……

  2. vucidoli says:

    debatik,me fal,por nuk aprovohet pranimi yt ne organizaten e pionierit,deri sa te mesosh te shkruash.

  3. debatiku says:

    ai vicidoli yt o vic-idol…po shkaterron e ngaterron shet e pervetson vendin……meqenese edhe flet percarte se cfare ben……nuk cuditem se merresh edhe me te tilla…..gjera…qe te djegin…helbete je kryeminister ne detyre dhe ndaj ndaterron dynjane…shpejt vendin tend do gjesh….sja vlen te pergjigjesh me vic-idolin…serbine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje