Shqipëria, ndonëse ka fatin e madh që ndodhet në një pozitë shumë të favorshme gjeografike të cilës Zoti/Natyra i ka falur 400 km vijë bregdetare të mrekullueshme e në pika të caktuara edhe mahnitëse, mund të konsiderohet me plot gojën si një vend anti-turizëm. Politikat qeverisëse asnjëherë nuk kanë menduar seriozisht për turizmin si një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe rritjes së mirëqënies, por e kanë parë atë me syrin e njerkës, të shkëputur nga pikëpamja e organizimit elitar dhe e kanë lënë në mëshirë të fatit, nëpërmjet ç’organizimit kaotik.
Gjithë këto vite nuk u ngrit një infrastrukturë e mirëfilltë hotelerie ku turisti i brendshëm e i huaj të gjente kënaqësinë dhe shplodhjen, por që në fakt ndodhi e kundërta, u ngritën pallate banimi, çelësat e të cilave i mbanin familje që banonin në qytete të tjera apo jashtë vijës bregdetare dhe gjatë verës i jepnin apartamentet me qera. Edhe ato hotele që janë, nuk janë multi-funksionale dhe të vetmen gjë që të ofrojnë janë fjetja dhe restoranti, shpesh herë këto të ndara, jo si një paketë e vetme. Askund në Shqipëri nuk mund të gjesh një kompleks të tillë që të përmbledhë brenda saj, disa pishina shumë dimensionale të hapura e të mbyllura, sporte uji, fusha basketbolli, futbolli, volejbolli, tenisi, salla force, fitnessi, sauna, amfiteatër të hapur për spektakle, ushqime të shumëllojta vendase e botërore, kinema, bare me muzikë live, salla bilardo, diskoteka të mbyllura, mini-parqe të gjelbëruara, salla interneti, rrjete dyqanesh për shopping, sallonë bukurie për femrat, dhoma masazhi, kënde lojërash për fëmijët …etj., etj. Mund të numërohen me gishta hotelet që kanë njëfarë organizimi të mirëfilltë kompleks ku ndërthuren një pjesë shumë e vogël nga ato që përmenda më lart, por që nuk mjaftojë në morinë e xhunglës turistike që mbizotëron.
E, kësaj klime aspak turistike, i shtohet si çdo vit edhe ndotja e detit. Ujërat e zeza si destinacion derdhje kanë detin, pikërisht në pikat ku vet turistët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e tyre të planifikuara për pushim. Si askund tjetër, Shqipëria mund të jetë unikale në kontinentin tonë që të keqen i’a bën vetes me vetëdije të plotë, në mënyrën më të dukshme, fare hapur, ditën me diell, ku kanale të mëdha derdhin qetë-qetë ujrat e zeza kutërbuese në detin e turistëve. Vetëm ditët e fundit raportohet një ndotje masive deri në 300 metra thellësi, nga shkëmbi i Kavajës deri në Golem. Janë vetë pushuesit që e konstatojnë këtë “mrekulli” shqiptare, ka midis tyre edhe ndonjë të huaj për të cilin, ky realitet i prekshëm, është anti-reklama më e mirë që mund t’i bëhej turizmit. Dhe pas kësaj, rrjedhin të gjithë të këqijat e tjera. Ndonëse duhet të ishte kulmi i sezonit turistik, ai mund të quhet me plot gojën sezon i dështuar. Dhe për këtë nuk të duhet të bësh ndonjë inspektim, mjafton të pyesësh tregtarët përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe do dëgjosh të njëjtin refren : “shumë dobët”!!!
Tashmë, këtë realitet nuk e kemi kuptuar vetëm ne që jetojmë këtu (do ishte gjysma e së keqes), por edhe ata që përbëjnë turizmin patriotik, shqiptarët e Kosovës. Me hapjen e kufijve, pas përfundimit të luftës, Shqipëria fitoi një armatë të stërmadhe turistësh, të cilët më herët i thithte bregdeti malazez dhe ai kroat. Më shumë sesa për cilësinë e shërbimit, kosovarët u dyndën drejt vendit amë me qëllim që paraja të qarkullonte brenda për brenda, mes vedi. Ata braktisën destinacionet shumëvjeçare të tyre e u dyndën masivisht kryesisht drejt destinacionit Durrës-Golem. Me kalimin e viteve ata po përjetojnë zhgënjimin që të ofron ky turizëm patriotik. Dhe në majë të piramidës qëndron problemi i higjienës në plazh dhe më tej vijon me xhunglën e ndërtimeve kuturu, ambienteve përreth të paasfaltuara, ku pluhuri i rrugës përzihet me shtëllungat që ngrenë makinat, togjet e plehrave që digjen, mungesa e ujit, energjisë elektrike … dhe është e kotë të vazhdosh të numërosh më tej gjërat negative, sepse do mjafton edhe këto për të kuptuar sa larg standardit evropian jemi.
Çfarë mund të mendojë një turist, vendas a i huaj që, pasi ka kryer nevojat personale në tualetin e dhomës, zbret poshtë në plazh e aty sheh një kanal që derdh jashtëqitjet e tij në det. Si mund t’i mbushësh mendjen, jo më një të huaji, por edhe një kosovari të rikthehet përsëri aty e të lahet në një ambient ku përzihet uji i detit me ujin e “Mbeturinave Ushqimore Trupore Individuale”-t, të të tjerëve.
Po Qeveria, çfarë bën për ta ndryshuar këtë realitet?! Përveç disa akseve rrugore që të çojnë deri në bregdet, asgjë tjetër nuk përbën preokopi për këtë qeveri. Në mes të sezonit, institucionet përgjegjëse kujtohen të ndërtojnë disa barriera ujë-filtruese që të “zbusin” sadopak sasinë e amoniakut që derdhet në det. Sa dritëshkurtër që janë! Nuk u mjaftojnë 9 muaj të tërë që të ndërtojnë strategjinë kombëtare për t’i prerë njëherë e mirë rrugën derdhjes së ujërave të zeza në det dhe kujtohen sapo fillon sezoni. Dhe atëherë që kujtohen, kjo bëhet për shkak të trajtimit nga mass-media të çështjes.
E gjithë kjo politikë anti-turizëm ndodh ndërkohë që qeveria i jep udhë një projekti për prishjen e një institucioni të veçantë, që ka marrë trajta historike, siç është Piramida, e në vend të saj don të ngrejë një kompleks parlamentar që do kushtoje plot 110 milionë euro. Një sasi kaq e madhe parash për të ndenjurat e 140 deputetëve që mendjen e kanë t’i kalojnë pushimet jashtë atdheut. Përse u dashka të harxhohen kaq shuma para, ndërkohë që fare mirë kjo shumë duhej investuar për rritjen e cilësisë së turizmit, zhdukjen përfundimisht të derdhjes së ujrave të zeza në det, sidomos në vend-pushimet e turistëve?!
Shumë vende përreth rajonit tonë mbahen vetëm nga turizmi, ndonëse kanë shumë më pak se ne vijë bregdetare. Shfrytëzojnë çdo pëllëmbë tokë që ta bëjnë sa më tërheqëse për turistin e huaj. Ndërsa ne e kemi dhe e shpërdorojmë, sepse mendjeshkurtësia e qeveritarëve tanë e ka togfjalëshin “Shqipëria turistike”, vetëm për propagandë televizive, sepse parlamentarët tanë, me Jozefinën në krye, mendojnë për rehatllëkun e tyre, kurse shqiptarët brenda kufijve, falë edhe heqjes së vizave, i janë turrur Greqisë, Italisë, Spanjës, Francës, për të mos folur për Turqinë dhe Egjiptin, ndërkohë që patriotët kosovarë po rigjejnë sërish Malin e Zi dhe Kroacinë, ndërsa të huajt e papërvojë largohet të lemerisur për të mos e kthyer më kokën mbrapa.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria nuk ka nevojë për një godinë “dinjitoze” për luksin e deputetëve, por për një prezantim dinjitoz të bukurive të saj turistike, të cilën, babëzia njerëzore po e shëmton e shkatërron dita ditës nën bekimin e kryeministrit tonë që flet çapraz për “bum” turistik.
O Ketro e ke degjuar ate muhabetin qe thote “muti muter prodhon” edhe ne keshtu jemi o derebardhe, çfare mund te presesh nga nje popull i vonuar ne te gjitha pikepamjet. Neve na ka ikur treni i kohes si popull, neve akoma po vrapojme pas trenit akoma s’kemi hypur, kur te hypim atehere mund te shohim ndonje ndryshim te dukshem. Ndryshimi i pare do te jete ndryshimi i menyres se te menduarit te shqiptareve se kjo eshte hallka e pare e zinxhirit dhe bile kryesorja. Ne nje vend ku nuk ka emra rrugesh natyrisht qe nuk mund te pretendosh te besh mrekullira. Nuk e imagjinoj sikur te kishte pasur detin tone Serbia ku do te ishte sot……..Si ka mundesi qe jemi bere njerez me bisht, te keqinjte e vetes, mesa duket saga shqiptare nuk ka mbaruar ende…………….
Zvicra qe nuk ka dalje ne det , ku i derdh ujrat e zeza?
Ne vend qe te shpenzohen 110-milion euro per nje ndertese parlamenti , do te ishte shume me mire te perdoreshin per ndertesat e shkollave ose te spitaleve qe jane ku therret qameti me suva te rrezuare plot lageshti dhe dritare pa xhama.
Gjithashtu ne vend qe te shpenzohen 110-milion euro per nje ndertese te re parlamenti, do te ishte shume me mire per interesin e te gjitheve qe me keto 110-milion euro te ndertohet nje impiant per pastrimin dhe riqarkullimin e ujrave te zeza dhe eliminimin e tyre per tu derdhur ne det, sikur edhe vetem ne nje zone te bregdetit shqiptar p.sh. ngjitur me Shkodren. Keshtu qe do te ishim te sigurte qe diku ne bregdetit shqiptar deti eshte kategorikisht shume i paster dhe nuk do te lahesh me mut dhe me shurre te perziera sebashku ne ujerat e zeza. Por nese Sala me Josefinen do te insistojne qe te shpenzojne 110-milion euro per ndertesen e parlamentit…atehere eshte e drejta e cdo pushuesi neper plazhet shqiptare qe sa here te shkoje ne nevojtore per te dhjere ose shurrosur …te fantazoje sikur po dhjet ose po ja derdh ne goje Sales ose Josefines.
Zgjedhja eshte personale simbas deshires.
Me lejoni zoterinj te shpalos nje serenate te harruar :
Tiri,tiri tiri tiri,
Mut i ati,mut i biri.
Mut ai qe beri t’ane,
Mut e ka dhe te vellane
Mut e ka edhe xhaxhane.
Mut ka qene dhe i gjyshi,
Stermut ishte katragjyshi!
Kjo serenate korcare , e viteve tridhjete ,kupton apo jo,nuk eshte shpikur kastile per Salahudinin tone te dashur i cilli nuk ishte pjelle akoma atbote.
Cdo ngjashmeri me persona reale ketejpari eshte krejt e rastit!
Popull i trashe,si zor te vetndergjegjesohet…..Keshtu ka qene “denbabaden” keshtu do te jetedhe ne te ardhmen…..Mjafton te shohesh se kujt i beson qeverisjen e vendit per te kuptuar sa “katundar” eshte ky popull ne mentalitet…
Si mendon autori se Qeveria mendon per trizmin ne shqiperi, kur vet Zevendes Ministri qe pergjigjet per turizmin ne Qeveri, kalon ditet me te rendesishme te vitit turistik jo ne krye te detyres duke pare hallet dhe problemet e ketij turizmi, por shkon ne nje shtet te huaj, kufitar me Shqiperine.
A mos ka vajtur per te mar eksperience?
Jo ka vajtur per te pushuar dhe per tju larguar halleve qe i percakton puna ku paguhet nga populli.
Populli e paguan qe ti kthehet ne nje far mase investimi, Ai (zevendesministri) shkon ne Budva dhe shpenzon dhe ato para qe ka per nje turizem jo Shqiptar.