Që ne kemi nj? shtet, përkundër pëshpërimave qytetare se te ne nuk ka një të tillë, kjo është e sigurt, por ka një dallim, sepse p?rkund?r arsyes publike t? ekzistenc?s s? tij, ky shtet funksionon në formën e një organizmi privat. Njerëzit hanë, pinë, marrin frymë, gëzohen, n? ver? edhe n? dim?r, marrin pjes?, shijojn? hap?sir?n dhe trishtohen p?r rrjedhën e pashlyeshme t? koh?s, nën hijen e çadrës së shtetit t? tyre. Fakti q? te ne shteti ngjan me një biznes privat, nuk është aq i thjeshtë sa një vëmendje aktorësh, për të mos qenë realitet. Si i tillë, si nj? p?rjashtim dhe si një debulesë instiktive shtetasish, të cilët kanë zhvilluar shqisën e gjashtë të tolerimit për gjithçka ndodh në jetën e tyre, mund të supozohet se privatësia e shtetit shqiptar dhe e pushtetit është shndërruar në një karakteristikë komb?tare.
Administrata private zakonisht janë diktaturat, por mund të jenë edhe demokracitë e trazuara, ku ekonomia e tregut dhe biznesi janë perceptime të vrazhda shtetarësh në shërbim të lavdisë mediokre të tyre dhe babëzisë, sikundër ndodh rëndom edhe tek ne. Këto perceptime ngrihen mbi kontradiktën që ekziston mes misionit dhe vizionit të njerëzve që qeverisin dhe bëjnë politikë. Pa lënë mënjanë pasanikët e vjetër pushtetarë të kohës së Berishës President, apo Nanos e Metës Kryeministër, shumëkush mund të vërë në radhë politikanët pasanikë të rinj potencialë. Kush janë ata në një vështrim rrëmbimthi? Janë pikërisht ata, kundërshtarët më të spikatur të kundërshtarëve të vet dhe militantët kobëmëdhenj, që trazojnë ndërgjegjen e qytetarëve të thjeshtë me mediokritetin e tyre. Këta shkojnë në punë edhe në taverna me fuoristrada 100 mijë euroshe dhe kanë vëllezër, kunetër, baxhanakë deri edhe të dashur apo të dashura fitues tenderash e koncesionesh apo zotërues monopolesh në tregun më të mjerë të Ballkanit.. Fuqia e mediokritetit kësisoj nuk është rastësi, por fatalitet i nd?rgjegjshëm dhe i paramenduar, po aq sa zhvillimi është i kushtëzuar nga injoranca në pushtet dhe tregu nuk është treg, por kopësht-hob i pronarëve të shtetit, ku mbjellin dhe korin familjarët e tyre dhe besnikët e tyre. Këta besnikë janë drejtorët qelizorë që nuk u hyn kurrë asnjë gjemb në këmbë çfarëdo që të bëjnë me ndërmarrjet dhe institucionet, sepse as shefave të tyre nuk u plas kurrë për asnjë gjë. Vartësit e pushtetshëm janë të nevojshëm aty ku janë, si fshikullues të fatit njerëzor dhe pasurisë njerëzore në bazën e piramidës. Mbi ta është maja. Deputetët fodullë të mazhorancave që sillen me ministritë dhe me institucionet e shtetit privat si me kunatat e tyre.. Dhe pastaj maja e majave ?sht? ekskluziviteti ekzekutiv i shtetit privat..
Le të hedhim pak dritë mbi ironinë e shpresave tona në këtë tokë. Do të shohim atje ndriçuar fare qartë luginën e vetmuar dhe pa mjegull të fatit të artë dhe mundësive qiellore të njerëzve dhe komuniteteve pranë qeverisë dhe pushtetit. Ka disa pyetje për koment, që nuk duan përgjigje, sepse përgjigjet merren me mend. Kush janë bizneset më të fuqishme në vend, dhe pse? Kush janë mediat më të pushtetshme në vend edhe pse? Sa janë të korruptuara gjykatat dhe pse? P?r se prokuroria nuk ka rol n? jet?n publike, ku akuzat shthuren e shtohen p?rdit?? Sa transparencë ka për qytetarët dhe përse psherëtimat e tyre paralajmërojnë se të tillë nuk mund të ketë në këtë vend? Pse disa media sillen ngrohtësisht rreth pushtetit, si kamerieret n? lokalet e nat?s joshin klient?t e pasur? P?rse e v?rteta q? thuhet nga ato ?sht? e paqart? si nata dhe p?rse, shp?rfillsh?m, shpesh zbatohen projekte gabim dhe shpenzohen para publike gabim të marra borxh gabim në bankat brenda dhe jasht?. Të gjithë e dimë, përgjigjja është e thjeshtë: në Shqipëri ekziston shteti privat. Ç’është shteti privat? Është një pronë. Pronë e kujt? Pronë e pushtetit.
Si një biznes, pushteti zakonisht bën një menaxhim të shkëlqyer, në kurriz të jetës publike dhe rezultatet duken në dritën e diellit, sepse ambiciet janë në progres. Në projektet e ëndrrave të njerëzve të piramidës private të shtetit, nuk janë ende, si dikur, fuoristradat dhe vilat luksoze. Ka kaluar kjo kohë arritjesh fillestare. Tani pasioni i tyre nuk është më i tillë. Është shndërruar në etje, në babëzi të rrezikshme për pasuri dhe pushtet pa kufi…
Përballë kësaj babëzie, si nj? konkurrencë e munguar, shfaqet inercia popullore e tolerimit; ç’vazhdim i trishtë i problemeve të mëdha që ka ky vend! Te ne abuzohet përditë me shpresën e humbur publike për të pasur një shtet t? v?rtet?, nj? shtet publik, që do t’u shërbente qytetarëve dhe arsyes se përse shteti zakonisht krijohet dhe ekziston. Pse abuzohet? Dhe pastaj, përse nuk kundërshtohet? Sepse, taksapaguesit u binden instinktivisht ligjeve të shtetit privat, por edhe inercisë së rutinës, që do të thotë se shqiptarët pranojnë kaq shumë në kurrizin e tyre, sa ngjajnë vazhdimisht me nj? komunitet pa rezistencë. Mund t’i gënjesh, ata t? dëgjojnë. Mund t’i shpërdorosh, mund t’i fyesh, mund t’i lësh në haresë, ata sillen si besimtarë. Mund t’i lesh pa energji, pa ilaçe, pa drejtësi, pa dinjitet, ata do t? jen? etalon i durimit. Pse? Sepse në koh?n ton?, n? perceptimin qytetar, ku shteti sillet si nj? biznes familjar i konsoliduar, privat?sia e shtetit është sfida m? e madhe e kund?rshtive civile.
Shteti ynë privat afron ngutësisht me rendet skllavopronare. Dëshmi e turpshme e kësaj ngjashm?rie është autoriteti i shpërfilljes, sjellja mbretërore e liderëve, sfida e n?nkuptuar e njerëzimit. Shqiptar?t vidhen përditë. Prind?rit, por edhe f?mij?t tan?, edhe ne vet?, s’jemi gj? tjet?r veçse ingranazhe t? brishta fitimi p?r monarkin? private t? politik?s private; qytetar?t e k?tij vendi shfrytëzohen, poshtërohen, manipulohen dhe nuk protestojnë: shteti nuk është një mjet për të përdorur pushtetin e dhënë në shërbim të qytetarëve, p?r t? ngritur cil?sin? e jet?s publike. Shteti ?sht? nj? ndërmarrje private, n? sh?rbim t? pushtetit t? dh?n? gabim.
Ashtu si diktaturat, shtetet private në vende me demokraci të sëmurë si Shqipëria, kanë momentet e veta, që bëjnë diferencën edhe mallkimin. Nuk vlerësohen vlerat civile, por shërbimet private të bazës për kupolën. Aftësia nuk është kriter, sepse besnikëria është kusht për karrierë. Liderët e kanë përpjekur fort kokën në përzgjedhjen e njerëzve që mbajnë rrotull, jo sepse u intereson profesionaliteti dhe intelektualiteti i tyre. Ekipet nuk janë të tilla, por janë klane besnikësh, me dyer të mbyllura. Ku janë vizionarët e pushtetit, ambiciet e tyre, në këtë kohë të mrekullueshme për të bërë karrierë publike, sepse problemet janë sa një mal? Nuk ka! Nuk ka, sepse ky është një shtet privat, që ushqen vetëm lakmitë. Ku janë ndryshimet dhe sidomos, pse nuk ekziston sinqeritet për mungesën e tyre. Rreth vicioz, rrugë pa dalje, hapësirë boshe, sepse ne, ndryshe nga fqinjët perëndimorë që aspirojm?, jemi të dënuar dhe të ndëshkuar të jetojmë nën thundrën shtypëse të një shteti privat.
Korrupsioni nuk është rastësi në shtetin privat të shqiptarëve. Nuk është as një fenomen kaq thjesht shoqëror. Është një kusht themelor. Është shkaku i shndërruar në pasojë dhe anasjelltas, për të përligjur, apo së paku shpjeguar dukurinë dhe dinakërinë e pushtetit. Lidhja është e fuqishme. Korrupsioni është kushtetuta e heshtur e shtetit privat, neni i parë i së cilës flet për manipulimin zgjedhor. Ky manipulim është si trokitja e parë e fatalitetit publik të taksapaguesve. Çfarë ndodh për rrjedhojë? Korrupsioni nuk është vetëm vjedhja dhe pandershmëria teorike e pushtetit, por edhe ushqimi real i pushtetit. Përposh demagogjisë për luftën zero tolerancë, fshihet nënqeshja e autoritetit privat. Pushteti e di se korrupsioni i thellë do të thotë qeverisje e gjatë dhe liderë që piqen, digjen e mplaken në politikë.. Korrupsioni krijoi legjendën e fudullëkut kryeministror, që si një kurorë e mbajtën paraardhësit dhe e mban edhe sot Kryeministri i shqiptarëve, 20 vjet pa pushim e pambarim. Si mund të ndriçohet jetëgjatësia publike e liderëve shqiptarë? Me privatësinë e pushtetit.. Nëse je në pushtet, nuk është se bën çfarë të duash, por rri sa të duash, rri sa të ngopesh, rri sa të jesh gjallë, nëse je i pangopur. Dhe nëse je gjatë, gjallë dhe sidomos nëse je i pangopur, ja se ku ke në aurorë një sundimtar.
ky eshte nje shkrim i larte! Bravo!
faleminderit me zemer per shkrimin
Ky eshte nje shkrim qe nuk ma mbush mendjen. Performanca e kesaj administrate eshte ne nivle teper te larta, sidomos me perfshirjen ne nivelet Qeverisese te eksperteve te LSI.
ik mor debil se keni shkatrru administraten me militant dhe jo duke vu profesionist, per cilet ekspert te lsi po flet ato te shendetsis? keni vu lloj lloj idioti per drejtora te spitaleve njerez qe jan me 4 klas shkoll e ti shkruan per ekspert… ytt pusht
nje shkrim fantastik, kisha kohe pa lexuar nje artikull aq real dhe profesional … te pergezoj per punen qe ke bere Artan
nje mbrekulli intelektuale qe te deshperon….
nje mbrekulli intelektuale qe deshperon…..
Një shkrim që godit kudo përpjekjen për privatizim dhe poshtërimin që na bën pushteti dhe shteti të marrë sëbashku për të fashitur sadopak babëzinë e tejskajshme për para,pasuri..dhe jetë përrallore..Një shkrim-Radiografi që zbulon dhe godet kuçedrën shumëkokëshe të grabitjes së shqiptarëve..!Të falënderoj Artan..!Të lumtë mik,për këtë denoncim – akuzë…!Pres që prokuroria ta bëjë këtë shkrim…. pjesë të pretencës së saj një ditë!