Në gjithë Mesdheun ka ardhur “pranvera e demokracisë”, lulet e reja kanë çelë, pjalmi i demokracisë kudo po përhapet me shpejtësi dhe me vrull. Në Shqipëri, stinët kanë kohë që nuk ndërrohen, një “dimër i madh” me ngrica duket se e ka mbuluar vendin. Në Shqipëri lulet e demokracisë ka kohë që nuk kanë çelin. Qielli duket sikur është i errët dhe i mbushur me nepotizëm, fratelancë pushteti, korrupsion, ngërç politik, etj.
Mos ndoshta ka ardhur momenti që edhe në Shqipëri të ndodh “pranvera e demokracisë”, e cila duhet të sjellë harenë e mbushur me demokraci dhe lumturi? Po të analizojmë me kujdes 20 vitet e fundit, fare mirë mund të arrijmë në përfundimin se “pranvera” nuk mund të vijë në Shqipëri nga asnjëra forcë politike. Në njëzet vitet e fundit Shqipërinë e kanë qeverisur të njëjta fratelanca (vëllazëri), të cilat janë të lidhura së bashku ashtu si është “Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit”, ku një grup caristësh mbrojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrit për të ruajtur autoritarizmin e tyre mjeran.
Forcat politike shqiptare, ashtu si Këshilli duhet të bashkëpunojnë fort që linjat e tyre politike të 20 viteve të fundit, që kanë të njëjtën fizionomi, të mos vihen në rrezik. Pra, “pranvera shqiptare” as nuk ka ndodhur as nuk ka për të ndodhur nga klasa politike shqiptare, e cila përfaqëson “dimrin e madh” të autoritarizmit, fratelancës dhe tranzicionit.
Ashtu siç ka ndodhur në vendet arabe, të cilat tashmë janë përfshirën nën efektin e stinës së pranverës, ashtu po ndodh edhe në Shqipëri. Në vendet arabe, i gjithë brezi i ri, i talentuar dhe i shkolluar në Perëndim, por që nuk bënte pjesë tek fratelanca as me lidhje gjaku e as me interesa politike, ishte i përjashtuar nga çdo lloj forme vendimmarrje publike. Me pak fjalë ishin totalisht të përjashtuar dhe të persekutuar nga regjimet politike autoritare.
E njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Të rinjtë e talentuar që nuk janë pjesë e fratelancës shqiptare, sepse nuk plotësojnë motivet e përmendura më sipër, janë dhe ndjehen totalisht të përjashtuar nga çdo lloj forme vendimmarrje publike. Të rinjtë e talentuar dhe të shkolluar shumë mirë si brenda vendit ashtu edhe jashtë, ndjehen të persekutuar dhe të poshtëruar nga fratelanca aktuale e pushtetit.
Në vendet arabe, të cilat tashmë po shijojnë pranverën e demokracisë, kishte shumë korrupsion shtetëror, mos funksionim të administratës dhe mungesë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Ashtu si atje, edhe në Shqipërinë e pllakosur prej kohësh nga “dimri i madh”, ka shumë korrupsion, shtetit nuk funksionin mirë dhe nuk është në shërbim të qytetarit. Qytetari ndjehet i braktisur dhe i harruar. Në Shqipëri, kryen punë dhe zgjidh një hall vetëm ai që është më i “fortë”, të tjerët që janë më të “dobët”, thjeshtë bëjnë sehir për jetën e tyre të mbushur me poshtërim dhe pakënaqësi.
Sa të rinjtë të talentuar dhe të shkolluar kthehen në darkë në shpi të pa shpresë , sepse nuk kanë gjetur punën që meritonin?!
Sa të rinjtë shqiptarë irritohen, kur shikojnë se vendi i tyre i punës është zënë nga të paaftët dhe kjo ka ndodhur, sepse kështu i intereson dhe i pëlqen fratelancës së pushtetit?!
Sa të rinj shqiptarë me vizione europiane dhe humane, kanë menduar qoftë edhe një sekondë të vetëm për grevën e minatorëve, sa prej tyre e kanë idenë se në çfarë kushtet punojnë ata?!
Shumë pak ! Për të mos thënë fare! Sepse po të kishin menduar për ta, atëherë do të kishin dalë për t’i mbështetur. Mendoj, se minatorët janë heronjtë që po qëndrojnë të vendosur për një jetë ndryshe, më të lumtur, më të sigurt e demokratike. Ato, janë lulet e para të “pranverës shqiptare”. Ata, janë një shembull për të gjithë qytetarët, se duhet të qëndrojnë dhe të reagojnë për çdo gjë që ka të bëjë me jetën e tyre e me të ardhmen e tyre. Minatorët janë oguri i parë i zgjimit të një shoqërie që ka vitet që po përjeton gjumin letargjik.
Sa të rinjtë të shkolluar në Perëndim, pasi janë kthyer në Shqipëri për të jetuar , janë detyruar të largohen përsëri e ndoshta përgjithmonë nga Atdheu, sepse në çdo që kanë gjetur një vend pune. Vendi i punës që ata do të meritonin është zënë që kohë më parë nga një kushëri, vëlla, motër, ose nga kushdo që është në farefis me fratelancën.
Shumë talente shqiptare kthehen përsëri të poshtëruar dhe të lënduar në vende, ku kanë studiuar, sepse vendi i tyre nuk u garanton asnjë shpresë të merituar për jetën dhe punën. Dhe sa kohë do të vazhdojnë këta të rinj ta durojnë një poshtërim të tillë të bërë nga fratelanca shqiptare? Aq sa një ditë “dimrit të madh” do t’i vijë fundi dhe fill pas tij do të shfaqet në horizont “pranvera shqiptare” e mbushur me lumturi dhe demokraci.
Pra, për të sjellë “pranverën” që të trokas në dyert tona, janë të interesuar vetëm këta të rinjtë të talentuar, të cilët meritojnë më shumë, kërkojnë më shumë dhe duan shumë që vendi i tyre të jetë si vendet perëndimore, ku ata kanë studiuar dhe jetuar. Kjo “pranverë” nuk duhet të bëhet kundër një partie apo një tjetre, por kundër një sistemi të tërë, i cili po funksion keq në të gjitha drejtimet.
Kjo “pranverë” duhet të jetë kundër fratelancës dhe formave autoritare dhe despotike që ajo ka prodhuar në këto 20 vite tranzicion.
Kjo pranverë duhet të ndodh kundër nepotizmit, paaftësisë, militancës së rëndomtë politike; kundër varfërisë; kundër indiferencës që politika shfaq ndaj qytetarit; kundër korrupsionit; kundër burokracisë shtetërore; kundër indiferentizmit që klasa politike shfaq kundrejt interesave kombëtare; kundër ngërçit e pazareve politike.
Duhet të ndodh, që minatorët dhe punëtorë shqiptarë të jenë të siguruar, të mirë paguar dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara.
Duhet të ndodh, që vendi ynë të ec përpara, të zhvillohet dhe të bëhet europian ashtu siç kemi aspiruar gjithmonë.
Duhet të ndodh kundër pushtetit patriarkal, intrigave të pallatit.
Rinia shqiptare duhet ta shikojë vetveten në pasqyrë dhe të thotë: “Boll! Jam e lodhur! Ndjehem e poshtëruar dhe e shpërfillur! Nuk mund të jetoi më kështu, sepse nuk ka punë! Është e kotë të flas së nuk më dëgjojnë! Është e kotë të dëgjojë, sepse nuk thonë asgjë të mirë për mua dhe vendin tim. Ka ardhur momentit të sjellë këtu pranverën arabe.”
Mjaftojnë 1001 e një ditë që “Rinia shqiptare” të sjellë pranverën e bashkë me të edhe demokracinë, dinjitetin e humbur dhe shpresën e merituar.
Duhet vetëm 1001 që të qëndrojmë të vendosur dhe të palëkundur në sheshin “Nën Tereza”, derisa fratelanca të kuptojë se ka ardhur koha për ndryshim.
1000 mijë ditë ashtu si 1000 ditët e suksesshme të Kennedy-t e dita 1001 do të jetë festimi i fillimit të një epoke të re, të ndryshme nga ato që kemi përjetuar deri tani. Vetëm 1001 ditë vendosmëri dhe jeta jonë do të ndryshojnë bashkë me të ardhmen e vendit tonë.
Vetëm 1001 një ditë të qëndrojmë pa lëvizur nga sheshi “Nën Tereza”, që ne të mos jemi më të përjashtuar, por një faktor i rëndësishëm jo vetëm në vendimmarrje publike, por në çdo fushë sociale të vendit. Vetëm 1001 ditë dhe jo më shumë!
-po u ben leksione frikacakeve dhe njerezve qe e ka percare leku dhe interesi deri ne palce..
dhe ata minatoret qe thua ti jan atje per leke-jo per demokraci se su behet vone…e kan thene vete:-ne s’kena gje me qeverine.
O Autor as te kuptova se çfare doje te thoje me kete artikull dhe as e mora vesh se cila ishte zgjidhja jote per kete situate. Po kush te ka perjashtuar ty more zoteri nga konkurenca e lire? A ka nepotizem ne Shqiperi? Ka dhe do te kete akoma edhe po bere ti “pranveren”. Apo ke iluzione se ti do ndryshosh ndonje gje me “pranveren”. Shqiperia do kohen e vete, mentaliteti shqiptar do kohen e vet, kultura shqiptare do kohen e vete. Ti more zoteri kerkon vende pune “vetem ne shtet” mesa kuptova une nga artikulli Yt i pakuptueshem. Pse? Eshte rehat prandaj, pastaj edhe ndonje gje del nga punet ne shtet apo jo? Tani ti thuaj, kthehen studente qe kane mbaruar jashte(pse universitetet tona nuk te pelqejne Ty o zoteri), dhe nuk gjejne vende pune ne shtet. Te gjejne te privati, pse jo. Kurse ti na propozon 1001 dite te sheshi! Pra 1001 dite pa pune, kot, barre per te tjeret, deri sa dikush te te jape nje vend pune ne shtet!!! Po pse te sjellesh pranveren arabe kur mund te sjellesh pranveren europiane more zoteri? Epo te jetosh dhe te studiosh ne Perendim dhe te kerkosh te sjellesh Pranveren Arabe une vetem ty po te degjoj. E di si them une, rri se je mire aty ku je se ndoshta ja del te gjesh nje vend pune ne shtet, ashtu siç do ti.
Zogu shteti ben politika per te hapur vende pune nuk i ben privati .Privati do te shkurtoje. SHteti eshte aleati kryesor i shtetasve. Po jot te shitet shqiperia me 1 euro metr katrori e te jepen koncesione nga 100 vjet ne kembim te parave. Pranveren arabe e sjell berisha se na antarson ne konefrenca islamike. Po ku mer vesh ti me duket vetem SHPELLARISHT FLISKE TI.DO PERKTHIM SIC DO SALA SHQIP-SERBOSHIQP MALOKERISHT-QYTETARISHT. DEGJO KTU TI MUE ME MKUPTUE TI MUE CA ME TE THANE.MOS JE ARGITA TI???:))))))))))))))000
O AK lexo artikullin, po arrite te kuptosh, dhe diskuto per te. Mos humb kohen me ofendime si “maloker apo shpellare”.Siç humb kohen ti me keto shprehje(ne vend te thuash diçka me mend), ashtu humb kohen edhe artikullshkruesi me ide te pakuptimta.E shoh qe qenke “i mesuar”, kur jep konceptin baze te “ekonomise se tregut”, duke vene shtetin ne qender te tij!!!! Po nejse. Sa per pjesen e dyte te replikes Suaj, une jam LAB por do me pelqente shume te flisja Gegnishten dhe te isha “malok apo shpellar” njesoj si B.Curri, At Gjeçovi, Fishta, H.Prishtina, I.Boletini(do ta beja koken “dhalle” po te vazhdoja akoma) apo jo? Ah, mos shkruaj shpejt se ben shume gabime. Apo ke probleme me te shkruaren shqip?
artikull i neveritshem,na cau koken me terminologji bombastike,nji e dy fratelanca lart e posht,pa qene e nevojshme fare. fol kiarte shqip,se kuptojne te gjithe.shume fjale pa koncepte bindes.humba kohen duke lexuar.