I nderuar Zoti Selami Xhepa,
Tek lexoja APELIN qe ju i drejtoni minatorve te Bulqizes, me kujtoheshin vitet e Shkolles Tregtare te Vlores, atje ne Ujin e Ftohte, qe sot eshte kthyer ne pronesi private te politikaneve tane. Dikur ai vend i bekuar ishte vatra e diturise per shum te rinj nga te gjitha viset e atdheut, pa dallim niveli shoqeror, ku dhe ne, une djali i shoferit e ti djali i minatorit u arsimuam me përkushtim dhe patem fatin te thithim ajrin patriotik te qytetit te PAVARESISE. Me kujtohet shoku im, Selamiu, nje djale i thjeshte me vullnet te jashtezakonshem, qe i kishte vene vetes nje qellim. Mbarimin e shkolles me rezultate maksimale. Ju arritet fale punes tuaj te madhe studiues te beheshit Profesor dhe Keshilltar i Kryeministrit, te beheshit DEPUTETI i Bulqizes, ju shoku im me i madh ne moshe, qe kujdeseshit qe une te mos humbja ne energjite e adoleshences. Une me shume se kushdo tjeter e di se ju jeni njeri i ndershem, jeni korrekt perpara detyres qe keni marre persiper, te pakten keshtu ishte kur une shoku juaj i rinise jepja provim perpara Profesor Selamiut. Ju ishit korrekt dhe i pakompromentueshem ne vitin 1992. Por mbasi e rilexova APELIN tuaj per bashkeqytetaret tane te Bulqizes, me behej e qarte se ju keni ndryshuar, keni evoluar, keni harruar se nga vijme ne te dy. Une djali i shoferi qe punonte maleve, ju djali i zjarrmtarit te minieres se kromit. Keni harruar jeten kolektive qe na beri burra mua dhe ty, atje ne Vloren heroike. Por nuk e besoj se keni harruar se Marksizmi ishte lenda jone me e preferuar sepse flitej per drejtesi, per shtypjen e proletariatit nga kapitalistet e pameshirshem. Ne te dy e meritonim noten 10, une me Profesore Mbaresen, ju me Profesor Pilon. Kauza socialiste, ku ne aspironim per barazi dhe drejtesi, doli nje sistem i destinuar per te deshtuar. Pas vitit ‘90 shqiptareve ju premtua nje jete ma e mire, nje sistem demokratik, pa lufte klasash, pa diktature, pa urrejtje, ku te respektoheshin te drejtat elementare te njeriut, qe jane arsimimi, e drejta per te punuar dhe jetuar te lire, ju premtua prosperitet, cfare nuk ju premtua. Tani qe kane kaluar 20 vjet dhe me keqardhjen qe me ka pushtuar cdo qelize te trupit po shikoj ku eshte katandisur qyteti im dhe banoret e tij, ku eshte katandisur Miniera e Bulqizes qe mbante emrin e inxhinierit “Todo Manco”, ndersa sot mban emrin ACR. Ne shkolle atehere mesonim se Kapitalizmi eshte i eger dhe gjakatar dhe pasi te shtrydh si limoni te hedh ne rruge. Ne kapitalizem vepron ligji i xhungles, i forti e han te dobetin dhe se kredoja eshte konkurrenca dhe fitimi i madh e i shpejte. Tani qe jetoj ne nje vend qe aplikon nje lloj kapitalizmi te moderuar social, por qe eshte krejt ndryshe nga KAPITALIZMI qe po ndertohet ne Shqiperi, me qartesohet sa i madh eshte Marksi me teorine e Kapitalit. Dikush mund te thote se Fredi qenka bere komunist, i them te mos frikësohet, une jam njeri me shpirt social dhe aspiroj per nje shtet, ku te kete drejtesi, tolerance dhe ligji te veproje per te gjithe njelloj. Po cfare po ndodh ne Bulqize?? Ne njeren ane kemi minatoret, e perkthyer me gjuhen e Marksit “PROLETARIATIN” te cileve ju ka vajtur thika ne palce nga shfrytzimi i pameshirshem, dhe ne anen tjeter firmat e huaja Darfo e ACR, te cilat erdhen dhe moren me koncension Minieren e Bulqizes, me investime qesharake, e arrijne fitime kolosale. Pra te huajt gjeten ne Shqiperi gomarin qe pjell florinj si ne Bulqize ashtu edhe ne Rubik edhe ne Selenice. Pra, pasuria e popullit dhe e Kombit ju dha te huajve, ndersa shteti dhe qeveri kenaqen me perqindjen qe marrin nga te huajt, te cilet pasi na rrjepin largohen duke mos e care fare koken ne cfare gjendje e lene ne minieren. A eshte kjo Shqiperia qe Kryetari i PD dhe Kryeministri Sali Berisha ju premtoi shqiptareve ne Dhjetor te 90? Zoti Deputet, me lejoni tu them se cfare pergjigje meritojne ato minatore qe i kane mushkerite te mbushura me krom, qe nuk arrijne te plaken se semundjet ju marrin jeten sapo dalin ne pension, po qe se shpetojne te gjalle nga KATAKOMBET e rrezikshme te Bulqizes. Cfare pergjigje meritojne ato femije, te cilet jetojne me friken se baballaret e tyre ndoshta nuk mund te kthehen gjalle nga puna? Cfare pergjigje meritojne ato gra te veja me jetimet qe nuk mbushin barkun me buke, pasi te zotet e shtepive kane humbur jeten ne miniere? Jo i nderuar Selami, une prisja prej jush nje pergjigje tjeter per ata burra MARTIRA qe mbi 3 jave po ju KALBEN KOCKAT nga lageshtira, qe po ju MYKEN MUSHKERITE atje poshte 1400 metra nentoke. Qeveria kur i jep minierat, kombinatet, hidrocentralet me koncesione, nuk i pyet shqiptaret qe kane ndertuar me gjakun dhe djersen ato objekte, ne se duhet privatizuar apo jo. Qeveri kur kerkon te prishi Piramiden dhe te ndertoje nje tjeter objekt kulti nuk i intereson se Shkodra permbytet cdo vit dhe se Bulqiza rrezikohet nga nje ULJE e tmerrshme e tokes me pasoja KATASTROFALE per gati 800 minatoret qe jane te punesuar atje. Ju Selami DUHET TU THONIT MINATOREVE se “Uljen e moshes se pensionit, kete gje e ka ne dore qeveria e Berishes”. Minatoret kerkojne zbatimin e marreveshjes nga ana e firmes Ruso-Austriake, dhe kete gje e ka ne dore qeveria e Berishes si pala e dhenies me koncension. Minatoret kerkojne rritjen e pages dhe kjo e drejt e tyre ju garantohet me ligj nepermjet tarifave per minierat te miratuar nga Qeveria e Berishes. Po perse tallen qeveritaret tane me shqiptaret? Perse nuk i degjon Berisha ato klithma qe vijne nga nentoka e Bulqizes? Cfare duhet te ndodhe qe te ndalet shkaterrimi dhe privatizimi i pasurive kombetare??? Shqiperia eshte ne rradhe te pare e shqiptareve, te cilet mikpritjen dhe bujarine nuk e kane kursyer per ata te huaj qe e kane patur seriozisht me investu e me kontribu per rritjen e mirqenies. Minatoret nuk jane kundra qe miniera u eshte dhene te huajve me koncension, nuk jane kundra qe te huajt po fitojne dhe pasurohen,ato jane aq NJERZOR sa qe po i luten te huajve qe te mbajne premtimin. Ato jane kundra vjedhjeve qe po i behet Shqiperise, jane kundra nje qeverie qe ka harruar te mbroj interesat e popullit te vet. Ajo kundra politikaneve te papergjegjshem qe kane harruar se Shqiperia eshte ne rradhe te pare e shqiptareve. Kete apel prisja prej shokut tim te viteve te rinise, qe tani eshte keshilltari i nje Kryeministri qe dikur premtoi Cekun e BARDHE, dhe tani po i shet detin Greqise, ndoshta per te mbajtur premtimin e Cekut te Bardhe, keshilltari i nje Kryeministri qe po vret popullin e vet, edhe me heshtjen dhe injorimin qe u ben kerkesave aq elementare te minatoreve te Bulqizes.
Bravo Fredi, Selamiu tani ben pjese ne ata ca-te per te cilet jeta eshte me e mire, minatoret i jane tanshme prapa shpine, fatkeqsisht!
SHume vlersime per shkrimin,z.Alfred……mos i kujto njerzit si vite me pare.teper korrekt ,te ndershem e patriot….i harrojne se u shkolluan ne ate sistem falas….u pregaditen…..shajne Enverin qe i paska bere tera te keqiat ketij vendi ……jo jo.z.Selami…..ajo paraja….ajo agjentura qe te ka futur duar ne fyt …te kthen antinjerzor,antishqiptare……
Lexo shkrimin…..se ka plot te tjere per ju e per gjithe oborrin qeveritar…shikoni me listen e INVENTARIT TE PASURISE KOMBETARE….ku eshte..? ku shkoj? kush e pervetsoj? dhe kush do ti ghjykoje…..Populli pret…../.nje dite dita zbardh…. se je ekonomist e din fort mire te levizin.shkaterrohen.asetet shteterore?????????ska Kombinat e uzine qe jane ne kembe te gjitha te shkaterruara……e din fort mire se rrenimi ekonomik te jep edhe shkaterrimin politik e sovranitetit….
Shkurt se ti ka thene z.Alfred ne shkrim…mer kurojon e pergjigju…ose reago me vlersimin e minatorve…….hiqni dore nga shkaterrimi….denimi maksimal ju pret nga gjithe populli shqiptare…jeni pjese e ushtrise antishqiptare,ndersa persa i perket vlersimit notave …qe ju ka bere profesor…?????
perdoreni me z.Sali…si leter higjenike…..vetem asaj i perkisni……..maskarata tradhetise kombetare….heret e vone pop[ulli do mesoj veprat tuaja kri minale e antishqiptare…sepse hyt ne histori si tradhetare,si antishqiptare…….cdo dite shtohet urretja per oborin qeveritar e antishqiptare….espinozat.Rulat dhe ju me tituj profesore…jua paskan dhene ato……qe Enveri i madh i thoshte popullit hapur e pa frike…….qellimi i fuqive te huaja antishqiptare…jane ne shkaterrimin e vendit…..dhe shkaterrimin e vendit.shpartallimin e tij……TE CILEN SA QE GJALLE ENVERI SE ARRITEN KURRE………….tradhetia eshte ketu brenda….e historikisht na ka shoqeruar ne shekuj
Poshte tradhetaret e vendit.tradhetaren ……ne burg…ne burg te japin llogari……
Deputetet tane kan harruar premtimet qe i kane dhene votuesve,Qeveritaret tane nuk jane ne sherbim te popullit por te interesave personale.Ato e kane mendjen kush te marri sa me pare copat e majme per vete dhe miqte e tyre.Turp te lihen minatoret ne ate gjendje te mjere.
Bravo o Fredi i Bulqizes.fatkeqsija jone osht se kemi ngele ne dore te hajdutave dhe mashtrusave,duke fillu nga Krietari i Bashkise Roland Keta me vllaznit qe e kane privatizu Bulqizen.Qofsh mire familjarisht dhe ngushllime per babin.
Ke gabuar adresen,o Alfred!!!Selami Xhepa nuk eshte me ai profesori i ndershem qe ke pas njohur,por nje KAPITALIST i pa shpirt,qe ja ka shitur shpirtin SHEJTANIT ME EMRIN E ZI SALI BERISHA!!!Nuk te merr keshilltar Berisha ne se NUK DO TE ISHJE ME KATRAN SE AI VETE!!!Berisha eshte si HITLERI,qe mbante pas vetes GEBELS-at,HIMLER-et etj,qe e BENE SAPUN POPULLIN E EUROPES NE KAMPET E SHUMTA TE SHFAROSJES!!Ndersa Berisha e ka bere tere Shqiperine nje KAMP TE MADH SHFAROSJEJE,duke i percare shqiptaret aq shume sa duan ta hane te GJALLE NJERI TJETRIN!!!Habitem se si nuk eshte “GUDULISUR”,ndonje prokuror,nga akuza MONSTRUOZE,qe ish deputeti i LSI-se SPARTAK BRAHO I BERI NE SALLEN E KUVENDIT BERISHES:TI JE NJE AGJENT POTENCIAL I SERBISE””!!!Para kesaj AKUZE,te tjerat si vrasje apo vjedhje votash NUK JANE GJE!!!
Ky Selamiu e mban veten per ekonomist te zotin,por eshte nje karabush qe nuk e ka shokun.E pashe ne nje debat per ekonomine boterore me nje profesor francez ,ku Selamia ishte bashke me ate ekonomistin ne trajte palluqje Civici.Oh cfare diference kishte francezi me keta te dy.Selamia diskutonte origjinal si para 25 vjetesh,fol shume dhe mos thuaj asnje gje,dhe ne te gjitha ceshtjet qe diskutonte per ekonomine boterore dhe shqiptare,prof. francez nuk pranonte tezat e ketij karabushit,qe vetem ja fuste kot,alla Sale.Dhe me te forten,kishte nje ndjenje inferiore karshi francezit,dhe ne cdo moment buzeqeshte,kur prof francez ja argumentonte gabimet,per temen qe diskutonte,Selamia nuk e kishte problem fare ti harronte ato qe sapo kishe nbrojtur,dhe aprovonte teorite qe thoshte francezi.Selamia do mbroje puntoret he,pu pu pu pu pu
Ty të lumtë o z. Alfred, ke shkruar me mend e me zemër.
Sa për këtë ish shokun tënd, Selamhiun, më mirë hiqe nga lista pasi ai ka vdekur si idealist dhe është shndruar në një xhepist rrobot të Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
Selami Xhepa i ka të fryrë xhepat tani.
Thonë, o Fredi, se paraja e prish njeriun, e kthen në përbindësh, prandaj qaje atë Selami që ke njohur ti.
Selamiu eshte njeri qe vuan nga komplekset e femijerise se pervuajtur, dmth, hic hic, vuan nga kompleksi i skllavit te cliruar vone….. Cfare kerkoni nga ai ? Nganjehere edhe pamja e jashtme, floket, xhaketa, kepucet, etj… tregojne shume.
Selamiu sebashku me ndonje tjeter debutet te PD duhet te shkeputen dhe te shkerrmojne koalicionin e felliqesires. Atat mund te behen heronj te vertete dhe pa gjakderdhje te demokracise tone ne kete shekull. Mos keni frike nga mesjetarizmi islamist i Sale rrome shelqere islamiste.
I dashur Fredi!Jam nje mik i ju te dyve,ajo cfar ti shkruan eshte mese e vertet per cfar po ndodh ne ate minjere qe mban tere ate qytet dhe krahine pasi aty ushqehen tere familjet e tyre,por varet nga Selamiu ajo cfar po ndodh aty,por ati vendi ja vuri ferren ish ministri Rruli me ate cfar nenshkroj me ACR ne para 2 vitesh kure e la ate ministri.Por nuk eshte vetem kjo une besoj se mund te kete dhe interesa te tjera ne kete greve qe po behet ne qytetin tone,por ku as Selamiu e as dikush tjeter nuk do te kishin gucimin qe te hynin ne kete mes??????Une te theme Fredi se Selamiu eshte po aq djal i mire sac e kemi njohur ne te dy para shume vitesh,dhe eshte po aq i mire sa cka qene.Le te shpresojme qe per ata minatore te behet me e mira,dhe ata te kthehen prane femijeve e familjeve te tyre me ate cfar ata kerkojne te marri me te drejte,si investimet ne minjere qe te garantohet vazhdimsia e punes(pasi aty nga 20 vjet nuk eshte kryer asnje investim)si edhe rritja e rroges,se me thene te drejten te punosh ne thellsin 850m e te paguhesh me nje rroge 350000 deri 400000 lekesh eshte krim.Ne si ish qytetar te atij vendi ti Fredi,Selamiu si deputet sot,por edhe une le te shperesojme qe te behet me e mira per ta?????
ESHTE DICKA VERTET E BUKUR KUR LEXON KTE SHKRIM MBRESELENES, AQ ME TEPER NDIHEM KRENAR QE AI ESHTE XHAXHAI IM….. SINQERISHT XHAXHA ME KE LEN PA FJALE ! ! DHEESHTE VERTET FATKEQESI QE NJEREZ SI TI NDODHEN JASHTE SHQIPERISE…
ESHTE DICKA VERTET E BUKUR KUR LEXON KTE SHKRIM MBRESELENES, AQ ME TEPER NDIHEM KRENAR QE AI ESHTE XHAXHAI IM….. SINQERISHT XHAXHA ME KE LEN PA FJALE ! ! DHE ESHTE VERTET FATKEQESI QE NJEREZ SI TI NDODHEN JASHTE SHQIPERISE…
Depudeti S.Xhepa…po të ishte vërtet qëtetar i denjë dhe i lirë i Bulqizës…do ishte nëntokë sot..së bashku me minatorët dhe gjithë qytetarët që përkrahin kërkesat e tyre të drejta..!Juve zoti Alfred..meritoni respektin më të madh..që edhe njëherë i bëni thirrje ndërgjegjes së ish-shokut tuaj….I cili ka jetuar në Shqipërinë e këtyre 20-vjetëve,mor mik..ku:” Njeriu për njeriun..është bërë ujk..egërsirë…antinjeri..!Sepse të jesh politikan sot në Shqipëri…do të thotë të jesh kundër interesave të bashkëqytetarëve të tu më së pari..Do të thotë të jesh kundër shqipërisë…trojeve,pronave,pasurisë dhe gjithçkaje Shqiptare”Respekte e mia i nderuar Alfred!
I nderua Fredi.Nje shprehje ne filmin shqiptar Iligalet thote “gelltit nje luge çorbe te prishur dhe vjell ter jeten” shoku jone i perbashket jo vetem qe ka gelltitur po ka ngrene ne ate çorbe.Nuk eshte me ai shoku yne me i miri qe kishe qejf te rije me te por eshte kthyer ne nje papagall i atyre qe tallen me popullin.Mos i ver faj shume se do behet pishman por do jete vone.Djersa dhe vuajtia e ketij populli te vuajtur ka per ti vrare te gjith ata qe kan ngrene ne djersen e tyre.Gezohem qe je mire fredi…