Ka njerëz që mendojnë se Sali Berisha nuk pyet për sirenat e alarmit që lëshojnë përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar apo raporte ndërkombëtare për gjendjen e vajtueshme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe është i gatshëm të “djegë” sërish vendin në funksion të fronit të tij. Të tjerë, mbrojnë pikëpamjen se ai është personi më pak i interesuar për rrugëtimin Europian të Shqipërisë, pasi interesat pasurore të familjes së tij nuk përkojnë me ato të vendit në rrugën e zhvillimit. Sipas tyre, ai nuk ka nevojë për këshillat e çmuara të partnerëve ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokratizimit, si për shembull Ashton, Fule, Lajcak, Countryman apo Stonestreet, por, për skllevër të lumtur apo vasalë në kllapi të tipit Sashenka, Tom, Meriban, Petraq apo Ristan.
Hyrja e LSI-së në këtë koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2009, ndonëse u propagandua në funksion të stabilitetit të vendit, e për pasojë integrimit Europian, në fakt, ka prodhuar më shumë korrupsion, kontroll dhe komandim ndaj të gjitha institucioneve kushtetuese, keqpërdorim të administratës publike, papërgjegjshmëri me administrimin e financat publike dhe pasurive natyrore të atdheut tonë të përbashkët. Nëse para dy vitesh dikush mund të hamendësonte se LSI do të shërbente si valvul demokratike për të kontrolluar epshet për pushtet të Sali Berishës, sot nuk ka as më të voglin iluzion se ajo është kthyer në një prej binarëve të çatisë së qeverisjes së korruptuar të Sali Berishës.
Falë këtij degradimi politik, por mbi të gjitha moral, sot përballemi me një model që karakterizohet në thelb nga dhunimi i vullnetit popullor, shpërdorimi i parave publike, kthimi i Kuvendit si në një organ ratifikues ndaj vendimeve autokratike të qeverisë, rrënimi i institucioneve kushtetuese, ofrimi si model karriere i mëkatarëve të ligjit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, kërpudhizimi i kompanive dhe sipërmarrësve që sigurojnë të ardhura vetëm nga fonde publike. Shkurt, një qeverisje që bazohet në vendimmarrjen dhe ushtrimin diskrecionar të autoritet në shërbim vetëm të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin.
Shqipëria anëtare e NATO-s është larg së qeni një “demokraci e atlantikut verior” ku zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria, aspirante për të qenë pjesë e familjes Europiane, është e paaftë të dëshmojë se ka filluar procesin e “Sanaderizimit” të jetës publike, për sa kohë në vend të përballjes me drejtësinë, për skandalet e njëpasnjëshme të korrupsionit, të gjithë zyrtarët e lartë janë promovuar. Megjithëse ka përfituar në vite ndihmë financiare dhe teknike nga partnerët ndërkombëtarë, Shqipëria vuan pasojat e mobilizimi partiak e klientelist të administratës publike e shërbimit diplomatik. Mjafton t’i hedhësh një sy titujve të gazetave që në të shumtën e rasteve janë identike dhe të porositura nga pushteti për të kuptuar trysninë e madhe ndaj tyre.
Megjithatë, ka disa tregues paraprakë në këtë stinë verore post-zgjedhore që na ofrojnë një pamje më shpresëdhënëse e që duhet të na bëjë ta shohim me realizëm të ardhmen. Qëndrimi i përbashkët i dy prej zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian, Ashton-Fule dhe mbështetja e menjëhershme amerikane për këtë qëndrim, ku nënvizohej pa ekuivok vlerësimi politik se “zgjedhjet në Tiranë ishin jo të mira” është shenja më rrëfimtare se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë ndër mend të tolerojnë atë që një diplomat perëndimor me urtësi e ka konsideruar si “vjedhje e mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës ditën për diell”.
Në rast se BE-ja dhe SHBA-ja polikisht ngelën në klasë qeverinë e Sali Berishës për ndërhyrjet e saj në zgjedhjet e 8 Majit, raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR bën një vlerësim të detajuar e teknik të të gjithë procesit, duke nënvizuar jo vetëm parregullsitë, por edhe rrugën sesi duhen riparuar ato. Ky reaksion zinxhir pritet të shtjellohet më tej edhe në raportin e progresit të Komisionit Europian që do të publikohet në vjeshtë, ku BE-ja pritet gjithashtu të mbajë një qëndrim të prerë në lidhje me përmbushjen e 12 përparësive të identifikuara nga vetë Komisioni Europian, kur dihet se zgjedhjet e lira e të ndershme përbëjnë zemrën e kriterit politik të Kopenhagenit.
Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR thekson se ndryshimi i vullnetit të zgjedhësve për Tiranën, nuk bazohet në ligj, por në vendime kontradiktore, të pambështetura në ligj e jurisprudencë dhe të motivuara politikisht të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Ndaj, sugjeron riformatimin rrënjësor të institucioneve të administrimit zgjedhor në Shqipëri si KQZ dhe Kolegj Zgjedhor, të cilat kanë humbur pavarësinë dhe besueshmërinë duke u kthyer në vegla qorre të pushtetit.
Në një gjuhë të ngjashme që gjendet vetëm në raportet e përpiluara nga OSBE-ODIHR për vendet që mbarojnë me “stan” (Uzbekistan, Kazakistan, Turkmenistan, Kirgistan, Taxhikistan) apo në raportin e zgjedhjeve parlamentare të manipuluara të 1996 në Shqipëri, pasojat e së cilës vuajmë ende sot, në asnjë paragraf të tij, raporti nuk i klasifikon këto zgjedhje si të lira e të ndershme, e as në përmbushje të standardeve ndërkombëtare. Madje, as si një gjysmë hapi apo hap para, sikurse ka dëshmuar praktika e tranzicionit shqiptar në të shkuarën.
Përkundrazi, raporti konstaton pak a shumë të njëjtat shqetësime të ngritura nga përfaqësues të opozitës apo medias, në lidhje me mospërputhjet, shtesat e dublimet në listat e zgjedhësve; votimin familjar, presionin e ushtruar ndaj administratës dhe punonjësve buxhetorë; dhe se procesi i votimit ishte i parregullt dhe në shkelje të ligjit në më shumë se 10% të qendrave të votimit.
I gjendur përballë këtij rrethimi demokratik që sa vjen e intensifikohet, pasojat e të cilit ndjehen para së gjithash në qëndrimin në vendnumëro të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Europian, Sali Berisha nuk nguroi të kacavirrej pas shprehjes së raportit se “zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente”, duke “harruar” se që prej vitit 1991 në Shqipëri organizohen zgjedhje konkurruese me shumë kandidatë, parti e koalicione zgjedhore. Me shpejtësi marramendëse ai u angazhua për kinse reformën e radhës, pa marrë përsipër përgjegjësitë për gjendjen e mjerueshme ku e ka zhytur vendin, si pasojë e grabitjes së mandatit të kryebashkiakut të Tiranës, para miliona syve në transparencë të plotë. Në të njëjtën kohë, kokëfortësish tregoi se nuk është i interesuar as për një jetë institucionale të shëndetshme, e as për statusin e vendit kandidat në BE, po për tërheqjen e opozitës dhe opinionit publik në grackën e një debati shterp rreth frazave të ndryshme të raportit, ani pse e di mirë që ky është një prej momenteve më fshikulluese ndaj qeverisjes së tij tanimë të kalbur e pa legjitimitet.
Është e qartë se për Sali Berishën zgjedhjet nuk duhet të ofrojnë një mundësi zgjedhjeje popullore, por vetëm një shans për të ratifikuar zgjedhjen e diktuar prej interesave të familjes së tij. Ndaj, si përfaqësues të opozitës ne kemi detyrimin historik që të vendosim në axhendën parësore të vendit çështjet dhe reformat e domosdoshme, në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa humbur fokusin ndaj çështjeve gjithaq të rëndësishme që prekin jetën e çdo qytetari të zakonshëm të këtij vendi. Sigurisht, i gjithë ky proces do të duhet të ndodh në partneritet me Komisionin e Venecias dhe OSBE-ODIHR e nën mbikëqyrjen e garantuar të partnerëve ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijojmë një rrethim demokratik të efektshëm për të çliruar vendin dhe hapur rrugën e integrimit Europian.
O Ditmir, ke emer te bukur, por ketu ia fut paksa kot. Pse? O burr i dheut a e di shprehjen “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Te huajt jane shume shume ndihmes, jemi ne shqiptaret dhe ju si opozite qe do ta nxjerrim gomarin (Sal Vuc Dolin). Prandaj o burr i dheut ju si opozite e keni per detyre kushtetuese e borxh popullit qe te veproni me cdo mjet demokratik ta shporrni gamorin qe po pellet tash 21 vjet. Te lutem gjej edhe Edin, kryetarin tuj dhe jepini drejtim. Nese nuk keni sukses atehere hap krahun te vijne te tjere qe e bojne me mire punen. Shpresoj ta lexosh e te reflektosh nga fjalet e nje shqiptari.
Lere Ditin se ja njoh babin, mjafton ta shohesh dhe te kuptosh se sa dem mund ti beje Saliut Diti i vogel me syze…………..Diti kujton se BE ça bythe per ne, sa keq qe ka akoma gjoja “anetare” te PS si puna e Ditit qe mendojne keshtu, ne fakt s’ka faj se mendon keshtu, se s’ka bythe per ti bere balle Saliut prandaj kerkon ndihme te BE………….ça mund te presesh nga keto qullashe o burre, njerez te qullet qe kur te japin doren e kane te lagur…………..
qe te dish ti dhe te tjer ketu .bota si perkrah socjalistet vetem per faktin .se edi rama mblodhe ti qjith djemt e antareve te komitetit qendror te kohes . ikishte dhe nano komunistet por te pakten ne ate koh hahesh sa sa dolem nga diktatura dhe skishte intelektual te tjer .por jo sot
po pse mo me ditmirin do behet shqiprija pika qe su bije dhe juve qe i kerrkoni ketij kalamaku te ncjerr gomarin nga balta
z.Ditmir,te vlersoj per shkrimin….por juve deputet te PS DHE PD,pra 140 deputet.lexoni shkrimin…..
“ZOTERIN DEPUTET,NISUNI DREJT TIRANES……botuar ne Tema oline ,ne rubriken Opinion..date 26.07.2011….aty mund ta gjeje vehten cdo deputet…..e do tju lind detyrimi ligjor ei sejcilit ti pergjhigjet cdo votuesi individualisht……pra nuk po kryeni detyrimin ligjor qe ka cdo deputet ndaj cdo votuesi…se po harroni edhe te shkoni ti takoni,ti sqaroni……sepse nderrkombetaret…..qehir tere historine kane bere me ne….Vlersimet per intelektin tend personal jane e shikohen edhe pse cka ajo min.Bregu te eshte kthyer ne xheloze ,sepse eshte hakmarrese edhe pse antishqiptare e korruptuar,,e si ajo ka plot…filloni punen e drejtesise me keto e pastoj na beni shkrime….
Sot eshte me shume se kurre koha per fakte,ne veprim,duke bere kalzime penale ne drejtesine nderkombetare…..pa keto ky vend sgjen drejtesine,qetesine e ne fund demokracine e shumepritur…..Lexoni shkrimin e kerkuar,,,,,dhe filloni e veproni….faleminderit
O Ditmir jam nje qytetar i Tiranes ne te pakten 4-breza, dhe me takon te shkruaj+te shaje+te uluras ndaj nje palo Opozite frikacake e pse jo te kapur e te korruptuar me mbeturinat e rregjimit diktatorial-mafioz te Berishes+Metes+Nanos, se pjeset e majme i vjedh per vete familja biologjike e politike e koalicionit mafioz ne pushtet pa-vote. Haram vota dhe besimi i shumices se popullit (sipas nje artikull-statistike ne faqet e fundit te gazetes prestigjoze belge *Le SOIR*, shkruhej se: °°ne Shqiperi vota ne dy zgjedhjet e fundit ka shkuar per Opoziten e Majte ne masen mbi 2/3, por cuditrisht ne pushtet mbetet nje koalicion mix i Djathte me nje pjese te vogel te Majte, thjeshte per interesa korruptive tashme shume te evedentuara edhe nga Institucione Nderkombetare, te cilat nen nje trysni po nga vete brenda tyre, pranojne kete situate aspak demokratike ne Shqiperi, duke i mohuar popullit shqipetar te drejtohet nga vota e shumices, qe dukeshem eshte akoma ne krahun e Majt°°.
z.Ditmir Bushati; nese nuk keni burreri per ta drejtuar shumicen e popullit qe ju voton akoma, duke e lene nen Neo-Diktature perseri, largohuni nga Politika dhe Opozita dhe do dali nje djale apo burre i ketij vendi per te shporrur Neo-Diktaturen, pa pyetur e friksuar me nga Nderkombetaret e korruptuar ne Tirane, Bruksel, Washington…Behuni te pergjegjshem nje here dhe lereni Popullin e shumices anti Berishe, anti Nano, anti Meta…e anti sorollop pas tyre, qe ti shporri pa me te voglin tolerim e meshire kete semundje vdekjeprurese qe eshte Mafia-Pushtet aktual ne Shqiperi.
Lavdosh Cobaj,meso te shkruash shqip pastaj jep mend!!Trimeria pas LUFTE dhe URTIA pas KUVENDIT-NUK KANE VLERE-thote nje fjale e mencur malesore!!!Edhe zotrote,si GJELI NE MAJE TE PLEHUR,po na shet MEND,sikur je zgjidhja jone!!HAJDE KETU dhe po te veme ne krye!!!KOMUNISTET E MARRIN PUSHTETIN ME ARME,NDERSA NE KAPITALIZEM(keshtu na derdellisin tash 21 vjet nderkombetaret),pushteti NDERROHET ME VOTE!!!Po kur VOTEN ta vjedhin HAJDUTET me mbeshtetjen e ARBITRAVE NDERKOMBETARE,cfare duhet bere???Te gjithe e pane LIVE ne TELEVIZOR se si u VODHEN votat!!Te gjithe i pane KUTITE E SHQYERA E TE CARA TE FLETEVE TE VOTIMIT!!!Te gjithe i pane se RREGULLAT E LOJES ZGJEDHORE U NDRYSHUAN NGA BERISHA,PASI U MUAR VESH SE FITUES DOLI EDI RAMA NE TIRANE!!ETJ!!!Pse nuk FOLI NJERI???Cfare duhet te ndodhe me KEQ SE KAQ NE ZGJEDHJE,QE TE FLASIN DREJT KETA NDERKOMBETARET DHE TA THONE TROC,SE ZGJEDHJET U VODHEN NE TAVOLINE???Shqiperia e sotme nuk eshte SHQIPERIA SOCIALISTE DHE EDI RAMA NUK ESHTE ENVER HOXHA,QE UA PERPLASI NE FYTYRE HRUSHOVIT TERE POSHTERSITE E TIJ KUNDER SHQIPERISE???Me qe JEMI NE KAPITALIZEM,qe e HEQIN per sistemin me DEMOKRATIK,PSE GRABITET KAQ HAPUR VULLNETI I POPULLIT???KY ESHTE FASHIZMI DHE MOS NA E QUANI DEMOKRACI!!!
Mendoj se lavdoshi ka shkruajtur me mire se ti. Me keto qe ke thene ke konfirmuar ate mendimin se jemi bere popull telenovelash dhe kafesh, si thua ti “hajde njehere ketu”, po pse duhet te vijme ne qe jemi jashte qe mbajme ate pis shtet me leket qe çojme se po te mos ishim ne jashte atje do te behej lufte civile, po juve na prisni neve qe te vijme, po ju ça beni, apo pini kafe te Tajvani? Ec se mire e keni vazhdoni keshtu………………….sidomos ju ne Tirane qe nuk patet bythe as te afroheni te komisioni i zgjedhjeve po erdhen protestuesit nga rrethet dhe çane kordonin e policeve te Saliut. Ik o burre parzotin mos fol broçkulla…………….
PS- eshte si Kopshti pa dreke ne kohe te Dulles ——–Nuk ka asnje ne PS qe te dije te flase –I ka zjgedhur Edi gjithe kalamajte te militojne ne PS, se PS-ja eshte parti experimentale
Hartim i bukur…..me vjen keq per zotrin tande sepse ju njof familjarisht…ti bashke me ndonji tjeter doni me nxjerr geshtenjat nga zjermi me durt e tjerve.Ka ik koha e prrallave…delni ne krye te atyne qe ju kan dhane voten dhe te bashkohena te gjithe me ju ne krye per te rrezu kete qeveri hajnash edhe mashtrusash.Nuk kena nevoje per analiza dhe fjale te bukura …jena ngi ose si i thona na ne Shkoder jena AAJ.
ti i thu vetit shkodran por do te jesh prej rrethinat, qfar pritet prej tij dhe prej teje qe kerkon meshir prej ketij klysh ko … ti thu se e nje familjarisht ndofta je nga familja asllani se keto familje kan shku mire me njeri tjetrin mjer shkodra qe ju ka.
Njoftim:
Eshte hapur ne PS konkursi kush bene esene me te mire per raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR. Tema duhet te perfshije gjithcka ka thene kryetari ne fjalimin e fundit.
Kerkesa te vecanta. Te jete shkruar me flete formati me stemen e partise. Para se te dergohet per botimit te mari miratimin e Endri Fuges.
Fituesi merr nje sms urimi nga kryetari ?
Pffffff.
Ditmiri duket nje djale i shkolluar,inteligjent,i edukuar,por te me falesh nuk je per politike dhe sidomos per politiken shqiptare.Nuk na i mbushni dot mendjen me keto qe thoni,as ju,as edi dhe as merua kur behet fjale per nderkombetaret.Duhet te na i thoni troc perse nderkombetaret mbeshtesin hapur berishen ?Cfare planesh kane me shqiperine dhe i li8ni pallavrat per raporte qe nuk thone asgje.
Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep