Sa qesharak që bëheni zoti Vasili!

17 Gusht 2011, 21:11Blog TEMA

Nga Çlirim Hoxha

 

Më në fund dhe fare pa pritur Ministri i Shëndetësisë shqiptare zoti Petrit Vasili u shfaq ekraneve duke shpallur botërisht luftën kundër mushkonjave?! Një pjesë e atyre që e panë ja plasën gazit, të tjerët ngritën supet dhe tundën kokat. Ç’të jetë vallë kjo luftë që zoti Vasili shpalli në fund të sezonit turistik?! Dikush me të drejtë tha: Zotin Ministër do ta kenë pickuar mushkonjat, aq sa nuk duroj dot dhe u shpalli botërisht luftë atyre?! Eh, jetojmë në Shqipëri, në vendin e paradokseve dhe për çudi mu kujtua filmi “Koncert në vitin 36”, ku Qeveria e Zogut shpërndante kinina kundër mushkonjave anofel?! Ku ishe deri dje përpara se të niste sezoni turistik zoti Ministër i Shëndetësisë Shqiptare?! Përse nuk ndërhytë atëherë kur ishte momenti për të ndërhyrë me disinfektimin e moçaleve, të kanaleve, të fushave, të lagunave, të kënetave, të pyjeve pranë tyre etj?! Nga u kujtove të luftosh mushkonjat në fund të gushtit, kur ato janë bërë për tu vrarë me çifte dhe as që pyesin për luftën tënde donkishoteske?! Ndoshta ishte koincidencë dalja me vrap e me një frymë e Kryeministrit tënd për të mburrur dhe lavdëruar Raportin e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet e 8 majit dhe dalja jote në luftë kundër mushkonjave, të cilat mund ta hanë këtë raport?! Sa qesharak që je bërë zoti Vasili, ti dhe Qeveria jote që të mban ende të ngrohësh dhe çjerrësh kolltukun që të është besuar?! Dihet fare mirë që disinfektimi i mjedisit të qyteteve fillon qysh në embrion të shumëzimit të mushkonjave, mizave dhe gjithfarë insektesh negative për njeriun, përhapës të sëmundjeve ngjitëse. Dikur spërkatja e moçaleve, e kanaleve, e fushave, e pyjeve, e lagunave kënetore bëhej që në agim të pranverës, jo vetëm me pompa dore që mbaheshin në kurriz, por edhe me avion nga ajri. Kështu që, kur vinte sezoni turistik veror, qytetet ishin të mbrojtura dhe të pastra nga fluksi i insekteve, pasi një pjesë e tyre eliminohen nga dallëndyshet. Të paktën qytetet turistike kishin më pak mushkonja dhe miza dhe ne nuk kishim dëgjuar ndonjëherë për mushkonjën tigër apo leopard, për ethet e Nilit apo të Amazonës. Avioni spërkaste fusha të tëra moçalore që nga Durrësi e deri në Vlorë e më tej në Vrinë. Kurse sot, zoti Ministër, nuk e çan kokën njeri nga Qeveria për këto shërbime në mbrojtje të jetës së komunitetit. Dhe themi pastaj se janë shtuar rastet me SIDA, me Hepatitin B, Me ethet e Nilit e me lloji lloji sëmundjesh infektive dhe ngjitëse. Pickimi i një mushkonje të infektuar, zoti Ministër, mund të sjellë pasoja të paparashikuara për jetën e njerëzve dhe ju e dini mirë këtë. Por të paktën mos u tallni me shqiptarët, ju dhe Qeveria juaj e korruptuar. Më kujtohet njëherë aty nga vjeshta e vitit 1981, në mos gabohem, në Gjirin e Vlorës u fut një nëndetëse e huaj spiune. Arritën ta zbulojnë rojet tona bregdetare dhe të njoftonin komandantin suprem. Ky i fundit me gjithë shtabin e mbrojtjes u vunë në dilemë, ta qëllonin dhe ta asgjësonin, apo ta linin të largohej. Trimat kishin mbushur poturet dhe mendonin; po sikur të jetë nëndetëse atomike, si do vej halli ynë pastaj? Dhe e lanë të ikte duke e shoqëruar deri në dalje të Gjirit të Vlorës. Kur nëndetësja çau ferrën dhe po largohej, atëherë u dha urdhri që ta qëllonin nga larg. Gjuajtësit hodhën dy a tre fuçi dhe vranë disa peshq, por nëndetësja e huaj iku dhe nuk pranoi asgjë ama. Kështu është edhe kjo punë pak a shumë. Mushkonjat kanë invaduar prej muajsh dhe vitesh Shqipërinë, për shkak të plehrave të shpërndara gjithandej dhe sezonit turistik mbijeton mes mushkonjave dhe mizave ku askush nuk do t’ia di më për jetën e qytetarëve të këtij vendi. A ka Qeveri në këtë Shtet? Pyesin me të drejtë qytetarët, por përgjigjen e morën nga topi i Abedinit (Topi i Vasilit), kur zoti Ministër na u shfaq mbrëmë në ekran me pamje serioze dhe shumë i vendosur, sa që sfumoi pak edhe entuziazmin e shefit të tij për raportin e OSBE-ODHIR-it?! Sezoni turistik po shkon drejtë fundit dhe Ministri i Shëndetësisë urdhëron të zbrazen bataretë kundër mushkonjave?! Edhe estrada e Ballshit do ta kishte zili këtë mësymje groteske dhe do kish kërkuar ta përfshinte në repertorin e saj, ku zënë vend edhe skeçe të tillë si për shëmbull ai më i njohuri: “Si kofini pas të vjelit”. Ku ka qenë deri tani zoti Vasili, pyetën disa qytetar që pushonin pranë ujërave të kristalta të Jonufrës në Vlorë?! Me siguri  ka qenë i zënë me furnizimin e spitaleve publik me ilaçe, ja priti tjetri. Dhe, vërtetë, është për të ardhur keq me këtë gjendje të mjerueshme të shëndetësisë shqiptare. Spitalet janë me kushte mizerabël, ku mikrobet jetojnë në dhoma me pacientin për shkak të papastërtisë. Ku pacientët blejnë ilaçet me para. Ku për çdo shërbim duhet të futësh dorën në xhep. Ku tenderit e ilaçeve janë të mbuluar me mungesën e transparencës. Ku mungojnë ilaçe të shumta të firmave të njohura dhe preferohen ato të miqve që kanë vendosur monopolin. Ku godinat janë të amortizuara dhe lagështira shfaqet mureve pa fund. Ku pacientët sjellin me vete çarçaf, jastëk e batanije se nuk kanë siguri tek ato që u siguron spitali. Ku ushqimi lë shumë për të dëshiruar dhe pacientët ushqehen nga familjet e tyre, etj, etj si këto?! Ku je zoti Vasili, në çfarë faze tranzicioni ndodhet shëndetësia shqiptare që ti drejton prej disa vitesh?!

Siç duket të kishte mbetur vetëm beteja e fundit për të fituar, ajo kundër mushkonjave dhe dole të na japësh sihariqin?! Po ku pyesin mushkonjat nga topat e tu more Ministër i gjorë. Ato kanë pushtuar mjedisin dhe nuk ka burrë nëne në këtë fazë që ti zbyth ato nga qytetet dhe zonat turistike. Një miku im në katin e 9 të një pallati më tha një ditë se, para se të shtrihet për të fjetur, ushtron kontroll të rreptë në shtëpi, ku nis të asgjësoj me jastëk mushkonjat që janë futur pa dashur, aq sa i ka bërë muret vula vula?!  Ndoshta do ngushëllohet me trimëritë dhe urdhrat e fundit të zotit Ministër për të bërë gati topat dhe raketat kundër avionëve mushkonja që kanë invaduar qiellin dhe hapësirat e banuara të shqiptarëve?! Po nuk të ngrohu dielli i mëngjesit, mos prit të të ngroh ai i darkës, themi ne nga anët tona. Mirëpo ku do t’ia di Ministri i Shëndetësisë. Ai e nisi luftën kundër mushkonjave pikërisht në mbrëmje, atëherë kur ato dalin për gjah. Aferim i qoftë! Shqiptarët duhet ta dinë se kush e mbron shëndetin e tyre. Dalja pozante e  Ministrit të Shëndetësisë në ekranet e televizioneve, na solli ndër mend skenat e Donkishotit me mullinjtë e erës të Migues Servantesit. Kjo tregon se shëndetësinë shqiptare e ka marrë lumi dhe jeta e qytetarëve është në dorë të fatit. Detyrimisht që Shqipëria ka një situatë të shëndetit publik me nivelet më të ulëta në rajon, ndoshta e barabartë me vendet e Afrikës qendrore. Spitale të mbushura me militant partiak, abuzime dhe shpërdorime gjithandej. Mjek të lidhur me farmacistët dhe laboratorët privat. Mjedisi i pa disinfektuar në momentin e shumëzimit të insekteve dhe jeta e qytetarëve në rrezik të infeksioneve bakteriale. Kjo është shëndetësia shqiptare sot, në kohën kur Ministri Vasili i shpalli luftë të egër mushkonjave në fund të berihait.

 

12 komente në “Sa qesharak që bëheni zoti Vasili!”

  1. konsp says:

    Noshta shkaterri i shendetesise dhe shendetit te njerzve eshte politke direkte dhe e qellimte e Sali Berishes.

    1. ZARBUA says:

      LAJM I MINUTES SE FUNDIT: BANDA BERISHA E CO ESHTE SHPALLUR NE KERKIM NDERKOMBETAR NGA POLICIA E MAJMUNEVE. RACA NDJEK RACEN. QENIET NJERZORE NUK JANE KOMPATIBEL ME KETE BANDE – DHE KATUNARET QE VERTISIN RRETH VEHTES E BEJNE KERDINE MBI QYTETARET DEN BABADEN.

  2. robi albanez says:

    O ti clirim, po pse o burr i dheut i thua Z. Minister ketij plehu, thuaj or Vaso ose Vasilis dhe kaq e ka teper. Ky mushkonje po thith tendera e pare popullit dhe ti e une presim te vrase mushkonja. hajde gallate hajde.

  3. hasan says:

    Keta jane hajduter nderkombetare.Ne Shqiperi jane hapur lloj lloj universitetesh private,te cilat asgje nuk bejne,por eshte mire te mblidhen ne nje corpus dhe te quhet Universiteti i korrupsionit dhe i vjedhjeve transparente..Po si mendoni ju nuk e dinte Vasili se kur duhej bere dizinfektimi?Po ta kishte bere me pare duhej ta bente mire,se njerezit do te kujtoheshin qe paskerka dhe dizinfektim dhe do kerkonin llogari,po ashtu dhe shtypi opozitar.Tani ai e hodhi bomben.Nje tender me ata miqte e tij çjane ca qime e gime ku di une dhe leket i fut ne xhep Vasili.Se me thene te drejten edhe po su be me dinzifektimi njesoj do te jete.

  4. peci luku says:

    MBAJ MENT GJYSHEN QE I THOSH KENDEZIT PO TE VJEN FUNDI SE ISH BERE I PA DURUAR DONTE TE HANTE KENDEZET E TJERE PO HENGRI KOKEN ASHTU E SALI SHPELLARI PO I VJEN FUNDI KETIJ NJERIU KOT QE HA E DHIT

  5. Illo says:

    Mushkonjat e te tera llojeve , kane gjetur strehe , ne token e pa bonifikuar . Kete Ministri as e di , as kerkon ta mesoi . Toka bregdetare eshte kthyer ne mocal . Kjo Qeverri kurre nuk mund ta bonifikoi , sepse kjo vete e krijoi . Meshkonjat , ne bregdetin tone kane vendstrehimin me te sigurte . Nuk mjatojn as nje as tre sperkatje . Bregdeti shqiptar eshte kthyer ai i 70 viteve me pare . Kjo nuk ka lidhje me tenderat e Vasilit , aq me pak me pretendimet e Tavos , qe nuk eshte cudi te jene ne marveshje , per dialogun per poetin ministror , Illo

  6. vullnet says:

    Shume artikull interesant.Rrrofte Partia kish pas thane dhe dekun kish pase rane

  7. Qazim says:

    Edhe nje artikull si ky por pak me i gjate ndoshta e zgjidh problemin

  8. Shefqet Cela says:

    Na ishte nje kohe qe mushkonjat luftoheshin me aeroplan. Na erdhi kjo kohe qe qeveritaret bredhin me aeroplan, bile super luksoz.
    E para ishte diktature. Kjo e dyta eshte mender demokraci. Demokraci e kujt? E mushkonjave pra!
    Mushkonjat jane mushkonja. Keta jane KUNUP. Apo nuk kane nje thumb te helmuar qe vrasin me tere mend dhe thithin gjitheçka!!!!!! Vasili eshte nje nga ata.

  9. Lomi pri Baldushku. says:

    Me thon të drejtën kishe me qenë mirë sikur Sala të kishte qennë daktor!

  10. alban says:

    Z. Illo! Ju thoni ne komentin tuaj thoni: Mushkonjat e te tera llojeve , kane gjetur strehe , ne token e pa bonifikuar! Dhe keni te drejte. Ju, ndoshta, e keni fjalen per mushkonjat e verteta, qe ketyre u behet dermani, por sikur Mushkonjat e tjera, ata te llojit kryeminister, te llojit te deputeteve, te qeveritareve, te sojit kreparlamentare te gjejne strehe ne token e pa dizinfektuar qe quhet Shqiperi! Zoti mos e dhente! Se keta mushkonja, jo me dizinfektim nga toka dhe nga ajsi nuk ngordhin, por as me bombe atomike. Aq shume jane shtuar dhe aq shume kane fituar imunitet, qe do te thote lufta e organizmit ndaj semundjeve te ndryshme, si psh. korrupsioni dhe vjedhja dhe vrasjet, saqe nuk k a zot qe i shkul nga karrigia ku jane ulur, jo opozita qe nuk i shkul dot, por i gjithe populli te bashkohet, keta nuk mushkonja nuk e leshojne karrigen qe u jep mundesi te privatizojne Shqiperine, sic po bejne keta “udheheqes” te dashur te partise dhe te popullit, bashke me femijet e tyre te llojit Shkelzen, Argita, etj. U befte vullneti i Zotit, kaq kemi ne ne dore!

  11. une says:

    hajde se per lesh do iki edhe ky sapo te marri rrigen e mu…shefi vet.Ditet e numuruara e ka likja.te shihni si do ti bien tulet ne biruce. FBI rrotull po i vjen.Drejtesia vonon por nuk harron.Ku do futet vasilka pastaj?Keta te gjithe bien si gjethe fiku sapo likja te shkoje ne te s’emes.dakord me albanin’Vullneti i zotit u befte”ai i sheh te gjitha.Kini besim o njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje