Në lidhje me trazirat e Londrës ja si e shkruan një gazetar: “Personat me origjinë afrikane, aziatike, te cilët kane ardhur dhe jetojnë në Londër shikojnë një lum me para, luks, mirëqenie t’iu kaloj përpara, por ata vetë janë të përjashtuar! Ata nuk mund as t’i prekin gjithë këto të mira!” .
Gjithashtu, një gazetar i ri italian, sapo ka shkruar një libër dhe emigrantët i ka cilësuar skllevërit e kohëve moderne, të cilët shfrytëzohen sistematikisht nga italianët.
Mjaftojnë këto dy shembuj për të kuptuar arsyen e trazirave në Londër. Për fat të keq Europa nuk ka ndjekur një politikë pozitive dhe të mirëfilltë në lidhje me emigrantët, të cilët jo vetëm që nuk ndjehen të integruar në shoqëritë që kanë zgjedhur, por ndjehen të poshtëruar dhe të përjashtuar.
Ngjarjet e fundit duhet të jenë të nevojshme që Europa Perëndimore të reflektojë mbi fenomenin e emigracionit. Gjithashtu, po të kujtojmë ngjarjet e vjetme në Itali, ku emigrantë të ardhur nga Afrika Veriore u keqtrajtuan dhe u përdorën me keq se skllevërit në vjeljen e agrumeve dhe jetonin ku të mundnin më keq se kafshët. Kjo duhet t’i bëj europianët të reflektojnë dhe të rrisin tek vetja ndjenjën e humanizmit si shoqëri e krishterë që janë.
Emigrantët në shoqëritë e vendeve perëndimore që kanë zgjedhur për të jetuar me shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, konsiderohen qytetarë të serisë “B”, dhe si të tillë nuk mund të gëzojnë të drejtat e vendasve që janë të serisë “A”. Një problem serioz, është fakti se fëmijët e emigrantëve që janë rritur ose kanë lindur në shoqëritë europiane, kërkojnë me të drejtë të konsiderohen të serisë “A”, duke pretenduar të gjitha të drejtat dhe të mirat njëlloj si shokët e tyre të serisë “A”.
Për të kuptuar faktin se emigrantët janë të serisë “B” mjafton të pamendin faktin, se një pjesë e konsiderueshme e tyre që jetojnë në Genova paguajnë qira në të zezë. Kjo do të thotë se jetojnë në hyrje, në të cilat pronarët italianë kanë deklaruar se nuk jeton njeri, por në fakt jetojnë emigrantët, që nuk kanë në shumicën e rasteve as sistem për ngrohje dhe paguajnë shuma parash për qiranë, ku kushtet e ofruara nga qiradhënësit nuk justifikojnë shuma të tilla.
Pastaj, në Itali shumë emigrantë janë të serisë “B”, për faktin se ata mund ta përfitojnë nënshtetësinë italiane vetëm pasi të kenë kaluar dhjetë vjet rezidencë (përjashtim për ata që martohen me qytetarë italianë). A nuk është absurde, që një i ri/re që vjen në Itali, kryen studimet italianë, jeton pesë vjet dhe nuk ka të drejtë të përfitojë nënshtetësinë italiane? Kush më mirë se ai do ta meritonte nënshtetësinë italiane? Ka shumë të rinj që kanë kryer studimet universitare në Itali, por që nuk mund të marrin pjesë në asnjë konkurs publik, edhe pse i plotësojnë kriteret universitare, vetëm për faktin se nuk kanë nënshtetësinë.
Është menduar që emigrantët për të pasur nënshtetësinë si dhe lejen e qëndrimit në Itali, duhet të njohin gjuhën dhe kulturën italiane. Një person që ka mbaruar studimet universitare në Itali dhe që për shkak të globalizimit dëshiron të jetoi në Itali, nuk e ka problem t’i kaloj këto prova, sepse ai ka një formim intelektual të barabartë dhe ndoshta edhe më të mirë se shumica e Italianëve.
Italia si dhe vendet e tjera nuk duhet t’i përdorin emigrantët vetëm si mjete për të kryer shumë profesione dhe punë që ata nuk kanë më dëshirë t’i kryejnë, por duhet t’i konsiderojnë pjesë të shoqërisë tyre, e cila për shkak të zhvillimeve ekonomike dhe procesit të globalizimit ka shumë nevojë për emigrantët e rinj, që janë të motivuar dhe të vendosur për të punuar fort për një të ardhme më të mirë.
Emigrantët nuk mund të jenë pjesë e mekanizmit “përdor dhe hidh”, sepse në ndryshim nga mjetet materiale, ato janë qenie njerëzore, të cilët kanë nevojë të futen në një mjedis social si dhe të njehen të barabartë me të tjerët në atë shoqëri.
Po të mendojmë me qetësi, marrëdhënia që është mes emigrantëve dhe europianëve, është një marrëdhënie simbiotike, sepse Europa si shoqëri kryesisht e plakur ka shumë nevojë për energji të reja dhe të motivuara. Gjithashtu, shumë nevojë kanë edhe emigrantët për Europën, të cilët e shikojnë si një kontinent demokratik, ku mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë duke punuar dhe respektuar ligjet.
Ajo që mund të theksohet aktualisht në Europë është fakti se: kushtet e emigrantëve, sidomos të atyre klandestinë janë shumë të këqija, të cilat janë jashtë çdo standardi. Ky lloj trajtimi i bën që ato herë pas herë nga paniku dhe dëshpërimi të reagojnë në forma të egra dhune që dalin jashtë kontrolli.
Europa nuk duhet t’i trajtojë më mbi stereotipin emigrantë, por duhet t’i konsiderojë pjesë të shoqërisë së saj, pa të cilët ajo nuk mund të vazhdojë të ecë përpara dhe të jetë konkurrente në tregjet botërore të tregtisë. Europa, duhet të jetë e bindur se emigrantët janë e ardhmja e saj dhe për këtë arsyeje ajo duhet t’i shikojë si qytetarë të së tashmes dhe energji të së ardhmes dhe jo si skllevër.
OKB nuk duhet te miratoje per drejtim ne c’do shtet te botes qeverite qe vendasve te tyre,nuk ju sigurojne pas 5 vjet sundim, kushtet elementare per te jetuar.Ti ckarkoje keto qeveri me ligj te miratuar nderkombetarisht, duke miratuar qeverine qe vertet realizon kete synim.
R.Sevo
Emigrantet jane edhe nje rrezik per popullsine vendase,pervec atyre gjera te mira qe ju thoni.Sjellin kriminalitet dhe mentalitet qe nuk perqaset me boten e civilizuar,sjellin injorance dhe padituri,sjellin nje religion qe ka ngelur prapa 500 vjet.REALITETI nuk duhet mohuar.Emigrantet sjellin deshiren per tu pasuruar me cdo kusht e me cdo mjet,Mos na i bej ENGJUJ te huajt.gati 80 % e te huajve ne gjermani kane nje urrejtje per gjermanet,gati 50 % e tyre jane pa arsimim dhe kualifikin elementar.Afrikanet e shkret jane shum me te mire se ARABET dhe Turqit e Shqiptaret.Duhet ndare shapi nga sheqeri.Kapitalizmi eshte gjakatar dhe nuk po ndihmon qe njerzit te fuqizojne vendet e tyre te kene mundesi te jetojne ne mirqenje dhe te qete ne tokate tyre.Kapitalizmi prodhon arme qe ne afrike,avganistan,iran njerzit te vriten mes tyre, qe vendet e zhvilluara te jetojne ne luks dhe ne mbi konsum,pa punuar duke shfrytzu te tjeret,nderkohe qe afrikanet nuk kane buk me hanger.Gjithashtu eshte e kuptueshme dhe urrejtja qe vjen cdo dite e me shume ndaj te huajve.rritja numrit te neonazisteve ne Gjermani eshte e madhe.Vitet qe vine do e tregojne cfare do te ndodhe.O njerez te mire Guri i Rand ne token e vet.Perpiquni dhe luftoni te mekembet Shqiperia.Kur nuk te mban vendi jot nuk ke cfar pret prej te huajve.Duhet te kalojne generacione qe te behesh i pranueshem ne kete shoqeri moderne ose te denegjeruar,quajeni si te doni
Problemi i emmigracionit ne rritje tregon qe bota eshte nen trysnin e krizes globale dhe ne rastin e Europes eshte shfaqje direkte e ngrohjes globale rajonale e shkaketuar kryesisht nga perdorimi i pa pargjegjshem te fosileve (qymyr, nafte , gas) praktikisht ne zonen nafte mbajtese te Nigeris u sulen monopolet e fuqisheme boterore me nje shfrytezim te paparapare duke shkaketuar ndryshime klimatike qe liqenin e CADIT po e çojne drejte zdukjes se tij nga harta (ai me pare kishte nje volum prej 26mije km2 tni ai ka mbrijtur ne 1500km2 pra gjith vendet per rreth u kercenuan nga thatesira.kjo coi ne lindjen e revoltave popullore dhe po shoqerohet nga kriza mjedisore dhe te gjitha llojet e krizave
Popullata kerkon ta gjej shpetimin me emigrim ne vende te tjerate cilat nuk jane pregaditur ta perballojne edhe ato po shoqerohen me kriza ne vendet e tyre.Ketu qendron kontradita sherimi nga kjo mund te behet duke eliminuar shkaketaret e e krizes mjedisore ne vendet e tyre mos veprimi ne ditet e sotme kercenon per katastrofa te pa parapara ne glob dhe rajonin tone.
Zemerimin e emigranteve nuk do te mundin ta ndalin me forca policore.
SKLLAVERI ME XHINSE, keshtu do e cilesoja une tere emigracionin ne te gjithe boten.asgje ska ndryshuar thejsht apparenca.
dhe se fundi-euro-ja-do te jete skllavopronarja me e re e europes.greqia dhe portugalia u fundosen prej saj-italia po lengon me futjen e monedhes se ‘re’-dhe— gjermania dhe franca nuk kane me asnje siguri per vazhdimesine ekonomike(rritja 0.1%qesharake)-qe po hollohet pafundesisht.zhdukja e monedhes vendase do te sjelle -poshterimin e “europes”-“gabimisht te bashkuar”.dhe “yjet’ rrijne e veshtrojne-pa mundur te bejne asgje- per te ndalur kete “masaker” -qe bie “ere gjak” te “duarve te ndyra”. dhe fajtor eshte vete’njeriu europian”qe mbyt po -vetveten- me duart e tij.
keto gazetar qe bejne keto shkrime duhet te njohin mire historin e njerzimit, plus te merren dhe me statistikat e emigarcionit shkrimet e tyre dhe librat qe na servirin jane komercal .emigrant jemi te gjith por ndryshimi qe kemi nga afrikanet e aziatiket eshte kolosal, europes ju deshen shekuj per te ardhur deri ne keto dite qe po jetojme . ti zoti gazetar nuk e ke prekur akoma realitetin qe jep leksione per emigracionin ne europe , kur te na vijne emigrant ne shqiperi ather mund te na besh nje tabllo me te qarte .