Nga artan mullaj
Shqiptarët janë të ndarë. Së fundmi, ky nuk është thjesht supozim! Ashtu si një qelizë shndrohet në dy të tilla, polarizimi ka përfunduar procesin e ndarjes përfundimtare në dy turma të kundërta që thuajse nuk i përbashkon më asnjë gjë, vec përballjes.Të majtët, të djathtët! Si ndodh gjithmonë në raste të tilla, mbas cdo shkëputjeje, komunikimi mes njerëzve të përballur, e humb me shpejtësi natyrshmwrinw. Kjo do të thotë që, paralelisht, perceptimi i së drejtës, si koncept juridik, e humb njëlloj qënien institucionale të saj. E thënë ndryshe, perceptimi i së drejtës shfaqet edhe ai i ndarë në mes:ajo që është e drejtë për njërën palë, është e padrejtë për tjetrën. Këtu zë fill edhe një dukuri e re e shpërfytyrimit por edhe shpërdorimit të lirisë. Edhe liria rrjedhon e dyzuar në koncept. Liria e “te majtëve” nuk është e njëjtë me lirinë e “të djathtëve”. Liria, këtej është është sundimi andej..
Nuk është e vështirë të konstatosh pasojat e para të kësaj ndarjeje për shkaqe ideologjike e klienteliste njëherësh. Këto pasoja janë aq më të mëdha, sa më e paqartë është ideologjia që e ka shkaktuar, dhe sa më i qartë është klientelizmi, qënia palë, fanatizmi përkatës. Kjo ndarje është më shumë se një klithmë kombëtare: Dhimbja e shkëputjes, e dyzimit, ka pushtuar shpirtrat e njerëzve që mohojnë njëri tjetrin, deri nw zhgwnjim.
8 maji vërtetoi se në kohën tonë, ndarja është një hap larg tragjedisë.
Në zonat e thella, polarizimi ka sjellë një ekstremim politik të mentaliteteve provincjale. Të majtët, pinë kafe në lokale ku nuk shkelin të djathtët, dhe anasjelltas, në ahengjet e “të djathtëve”, ku zakonisht shijohen “fitoret” me rradhë, nuk guxojnë të afrohen të tjerët. Edhe krushqitë janë në mbikqyrje të rreptë klasore. Fejesat bëhen aq më të kujdesshme, sa më të polarizuara të jenë palët. Fëmijët gjithshtu luajnë këtej bregut të lumit dhe andej, si në kohën e ballistëve. Disave ju ndrin yndyra në lëkurë, të tjerët janë të pangopur. Ndarja politike po e sfidon ndarjen fetare, kur, ndërsa vajzat krishtere joshin gjithnjë e më shpesh myslimanët vërdallë, vajzat demokrate përkundrazi, janë një histori e ndaluar për militantët e majtë. Dhe anasjelltas. Flirtet mes kampeve janë shuar, dashuria tej politikës është një iluzion… Më sa duket, largësia fizike prej qëndrave urbane, nuk e zbut egërsinë elektorale të ndarjes së palëve. Varfëria dhe nevoja për pushtet spikatin aq më shumë sa më të shpërfillur i bën ata provincialiteti. Banorët e rralluar të të njëjtit fshat, me thika në duar, urrejnë bashkëfshatarët që mbështesin krahun tjetër. Nëpunësat përcmojnë ishnënpunësat, për shkak se ata janë kërcënues potencjalë të bukës së tyre të gojës, nëse pushteti kalon në duart e tyre. Kjo urrejtje ushqehet nga një pasion ogurzi, qysh kurr ky ekstremitet degjeneron në absurditete që u paraprijnë prishjeve të traditës dhe zakonshmërisë. Frazat, “nuk drekoj aty, se pronari është socialist”, “ftesë më ka bërë, por dhëmbin kaq ta bëjë, në dasëm nuk shkoj, se është hajdut si kryetari i komunës”! (krerët lokalë janë sot etalonë të vjedhjeve publike), “vlla e kam, po kokën le të hajë, qysh se rri me malokët”, “po s’është yni, hiqi vizë mo, mos e zgjat!”, etj, janë në krye të fjalorit fshatar.. Pyetja e parë, për nuset a dhëndurët, në Jug e Veri, nuk bëhen për shkollat e tyre, apo për historitë që kanë, por për përktësinë partiake: “është i atij krahu, apo është i këtij krahu?” Si “kode sigurie” dhe “burrërie”, këto fraza tregojnë se “ruralët”, gjithnjë e më shumë e marrin seriozisht politikën, jo thjesht për të shfryrë pasojat e instiktit shkatërimtar të origjinës, që provokon babëzinë për pushtet, por për të treguar se vetëdija e tyre është përshtatur në kruzmat e reja të përndarjes dhe përcarjes më të madhe të shqiptarëve..
Nuk do të ndalem në arsyet e këtij përskajimi. Shumë nga ato dihen. Shumë të tjera nuk dihen. Nëse kthehemi pas, mund të themi se ndarja, në llogjikën shqiptare të gjërave, përbën një dukuri të kahershme. Edhe në kohët e para, ky popull nuk ka shkëlqyer prej vullnetit për të ndenjur bashkë. Madje, ka ndodhur e kundërta. Duket sikur ne jemi një popull, dinjiteti i të cilit nuk interferon me solidaritetin. Cdo të thotë kjo?. Edhe një futje më dhunë në kujtesë, do të na sillte rezultate të brishta nëse do synonim të gjenim koherence, marrëveshje apo bashkëpunim tek shqiptarët. Në rastet kur këto kanë ndodhur, për shkak se kanë ndodhur rrallë, historia është kujdesur ti ketë në faqet e saj më brilante. Kjo veti cilësore shpesh e pathënë e shqiptarëve, prirja gjenetike për t’u c’harmonizuar, për të mos bashkëpunuar, u duk qartë sidomos në emigrimin modern të tyre. Më kujtohet njëherë se si para disa vitesh, në shtypin grek, u pasqyruan njëra pas tjetrës dy sjellje të dy komuniteteve të ndryshme, njëra e bërë nga shqiptarët, dhe tjetra nga emigrantët rusë. Të dyja reagimet e mediave greke u organizuan për të njëjtën gjë. Policia kish vrarë në fillim një emigrant rus, që vidhte celularë në stacionin e trenit, në tentativë aratie, dhe më pas një emigrant shqiptar, bojaxhi, për të njëjtën arsye: Mosbindje ndaj forcave helene të rendit! Pas këtyre ngjarjeve, diskutimi në mediat greke kish të bënte më mënyrën se si funksionojnë instiktet nacionale, bazuar në sjelljet e palëve. Ndërsa vrasja e emigrantit rus shkaktoi trazira dhe një protestë të fortë e massive të emigrantëve rusë, madje ata sulmuan egër edhe policine e qytetit, me molotov dhe me gurë, për shpagim, e kunderta ndodhi me shqiptarët. Emigranti shqiptar që humbi jetën padrejtësisht në rrugë, u harrua pa vdekur mirë. Më së pari, u shpërfill nga vetë emigrantët shqiptarë atje. Nuk pati asnjë rreagim a protestë, u braktis nga të tijtë, a thua, nuk ishte një nga ata, por një jashtëplanetar. Heshtje gjenetike ndaj vdekjes, inferioritet, cinizëm apo civilizim spektakolar i shqiptarëve është kjo sjellja e tyre, pyesnin gati të shqetësuar analistët grekë, që nuk e kuptonin dot abuzimin e “alvanozëve’ me ngjarjen e rëndë, që nuk ishte e para dhe s’do të ishte e fundit. A kanë ndjeshmëri nacionale këta njerëz?
Si djalli pas perdhes, sot, polarizimi “qelizor” i njeriut shqiptar, rrezikon të shndrohet në një armiqësi të paralajmëruar. Njeriu shqiptar kundër vetes, është një koshiencë e hershme kombëtare, e lindur qysh herët nga kanunet e mocme. Gjakmarrjet, të cilat kanë përgjakur brezat shqiptarë nëpër shekuj, vazhdojnë të rrezikojnë edhe sot qënien e tyre. Por më shumë se nga urrejtja, ato frymëzoheshin nga qasja burrërore për të rruajtur ligjësinë kanunore si etalon të drejtësisë. Përkundrazi, polarizimi modern i shqiptarëve sot, duke përjashtuar drejtësinë, i ka shtyrë ata në një ndarje tjetërlloj, në një vetpërjashtim të frikshëm, në themel të së cilës gëlon urrejtja e paqartë për vetveten: urrejtja e një populli për vetveten, për shkak të paqartësisë, është një këmbanë për të ardhmen e tij.
Nëse ne jemi një popull që urrejmë vetveten, pra një popull që synojmë ndarjen, jo bashkimin, kundërshtinë, jo bashkëpunimin, sherrin, jo marreveshjen, arsyet se përse ndodh kjo, janë cështje të ditës që kërkojnë analizë. Është një dëm gjenetik i origjinës sonë prirja për tu ndarë, apo ne jemi viktima të ngjarjeve të kobshme historike, prej të cilave, si kafshët e dala nga kopështi zologjik, kemi dalë me plagë të përhershme psihike? Coroditja ka ndodhur kur? Dashuria për veten ka filluar të shuhet natën e Turqisë, apo komunizmi ishte ai që e shkatëroi barbarisht ndjeshmërinë kombëtare dhe bashkë me të dhe harmoninë? A ka rol tranzicioni në ndezjen e kësaj urrejtje të fshehtë për vetveten, apo ky tranzicion, vetë liderët e tij, qenë vendimtarë? Kush mund ta thotë? Pasoja e parrë e urrejtjes, është mosdashuria! Të ketë një mungesë të tillë dashurie kolektive një popull për veten, sa të krijojë një boshllëk historik, sa të synojë jo harmoninë, por armiqësinë, sic po ndodh, do të thotë që ne jetojmë në një epokë dëshpërimi. Si një njeri në depression, që nuk dallon kufirin mes dashurisë dhe urrejtjes, komuniteti ynë, nuk dallon më rrezikun e ndarjes nga vetë ndarrja vrastare që ndodh brenda tij…
Më lart përmenda shembuj të përcarjes shqiptare, si një fatkeqësi rurale, që si një re mallkimi, sa më shumë i afrohet qyteteve, aq më shumë i zymton sto. Sigurisht, janë të njëjtat arsye dhe të njëjtat pasione që shoqërojnë këtë copëzim mentaliteti të shqiptarëve, edhe në qendrat urbane. Sot, seleksionimi elektoral i vëmendjes publike, duke qënë një qëllim i politikës, përbën një mëkat gjithashtu, sepse realisht sjell coroditje. E drejta e dikujt, është padrejtësi për pjesën tjetër, që nuk është thjesht një pjesë, por gjysma e së tërës. Ndarja në balancë e grupimeve dhe perceptimeve të tyre, e bën sa një mal problemin shqiptar, sepse cvlerëson drejtësinë dhe rëndësinë e saj në konsolidimin e demokracisë. Nese kemi dy opsione, dy konkluzione, dy drejtësi, ndërkohë që drejtësia, nuk mund te jetë vecse një, jemi një hap anarkisë. E drejta nuk mund tu takojë njëherësh dy palëve, ndërkohë që për palët nuk ka rëndësi drejtësia, rëndësi ka ajo cka besohet prej tyre si e tillë. Copëzimi i saj, ndarja në mes e saj, është një padrejtësi që mund të sjellë ndarje, e për pasojë, rreziqe më të mëdha
Shume e drejte kjo qe thua Artan se fatkeqesisht i kam konstatuar keto tendenca edhe une ketu ku jam. Nderkohe qe ne vitet 2000-2001-2002 deri diku shqiptaret solidarizoheshin, vitet e fundit solidariteti eshte bere fjale e huaj. Ky komb eshte i destinuar te zbythet, mjafton te shihet se si ka rene ne gjume perballe shtazerise politike me te cilin qeveriset dhe me çmendurite e pafundme qe ndodhin atje çdo dite. Duket sikur ky popull ka fituar imunitet nga poshtersite qe i behen aq sa jeta e robit eshte bere pa vlere dhe mendimi “ç’me duhet mua” mbizoteron mendjet e njerezve ne Shqiperi. Me te vertete eshte per tu theksuar se qenkemi popull i çuditshem pa vleresim per veten.
Nuk e mar vesht perse vleresohet si intelektual i madh ky autori kur vetem brockulla thote edhe shkrun ben lojera fjalesh. Kush jane te percar? Qe ta dine mir edhe disa te tjere ketu. Sal Berisha esht faktor bashkimi si ka qene Skenerbegu. Ata qe e shajne e dun me shume, po nuk e thon hapur. Shqiperia eshte komb i konsoliduar. Pyesni kosovart dhe shqiptart e maqedonis. Shume shpejt, me doren e hekurt te kryeministrit, do ta gjisi me ne edhe kosoven.. Ramistet si ky analisti duan te na ndajn
Nuk eshte nje ceshtje midis te djathtesh e te majtesh Z. Artan, por midis atyre, qe, per arsye te ndryshme, mbeshtesin, edhe pse mund te mos e duan, nje rregjim diktatorial qe po rrjep e gjakos popullin e tij dhe atyre qe nuk mund te pajtohen me kete gjendje. Nder keta te fundit ka gjithnje e me shume njerez qe nuk kane te bejne fare me te majten, por jane gati te bashkohen e madje te vihen ne udheheqje te saj per te permbysur nje pushtet kriminal, qe gjithsesi i ka ditet te numeruara. Po te jete ndryshe, kete rregjim e kemi hak
HAJDE TRAPE HAJDE KRAHASONE SKENDER BENE ME SALE INJORANTINE KJO ESHTE PER TE QESHUR NGA MENGJEZI DERI NE DARKE
–shum i vertete ky shkrim–ne kemi nje urrejtje per njeri-tjetrin saaaaaa
me ben pershtypje shume reagimi i atyre Shqiptareve ne greqi,po fundja c’ju duhet Shqiptareve “ai vet e krruajti”keshu themi ne shqipot dhe nuk shikojme dot shoku– shokun te bej lek cik me shum se ne ketej ne emigracion se do ti urojme shprehjen”mos i hengesh”
patriotizmi jon ketej ne emigracion nuk shkon me shum se nje flamur i ngjitur ne makine apo nje bluze e kuqe
popull pa identitet,ose si themi ne shqipot”pul pa koke”-derisa te vdesim dhe te zhdukemi njeher e mir nga harta–se jo per gje po nuk ekzistonim ne harte para 90-tes.