Akademikët e historianët e Kosovës, prirë nga Ajatollah Arben Xhaferi, besoj të pasprirë edhe nga Ajatollah Kadareja, menjëherë i kujtuan dhe do t’I rikujtojnë Turkut dhe opinionit të gjerë kombëtar e ndërkombëtar ripagëzimin e atëbotshëm të Karadjordjeva shniclla në Skënderbeg shniclla…
Nga Salih Kabashi
Ka filluar një përndezje primitive patriotike shqiptare. Ka nisur një histeri. Me ta marrë mendja se këta krerë atdhetarësh dhe kjo turmë vatanlish memzi kanë pritur që ndonjë turk të marrë guximin dhe të thotë vetëm një gjysmë fjalie që menjëherë të fillojnë me mitralimet e rënda mbi forca të imagjinuara osmane që kanë ngrehë çadrat nëpër ultësirat shqiptare me qëllim mësymjet e tyre mbi kalatë e rinovuara apo të rrezbitura të maksi e të miniskenderbegëve të rinj kosovarë.
Këta vatanlinj të vonesave të përhershme thirrën menjëherë në ndihmë Skënderbegun dhe lavdinë e tij të fabrikuar në shekullin e parafundit. Në Kosovën tonë deri para gjysmë shkekulli njeri i bemë nuk ka dijtë se në farë cepi të historisë ekzistonte a kishte ekzistuar farë Skënderbegu. Skënderbegun në Kosovë e kanë sjellë përmes distinktivësh të vegjël diplomatë, profesorë dhe propagandues nga Tirana. Pastaj distinktivin me portretin e tij e punonin nëpër miniuzina nëpër Jugosllavi dhe për pak para secili kosovar bëhej hipershqiptar dhe skënderbegas i ri. Në ndërkohë Kosova mbushej me romane vizatimorë me bëma skënderbegiane, me buste allçie, me flamuj me shqiponjë, i cili shikohej me habi nga pleq e të rinj, ngaqë nuk i dinin prejardhjen. Populli i thjeshtë dhe kategori më pak injorante shoqërore të gjitha këto ose i shihnin me habi ose si një burim frymëzimi të ri dhe të panjohur patrotik.
Por, këto mbjellje patriotike, duhet vënë re, gjetën një arë shumë të plleshme dhe Kosova nga shqiptare që ishte po bëhej edhe më shqiptare.
Më qesharakja ishte se shqiptarët filluan luftëra imagjinare me turqit e egër, historianët sollën nga ku me ditë kah figura viganësh kombëtarë që përkundër humbjeve serike, megjithatë, sikurse edhe Serbi, Turkun e bënin pestil.
Atdhetarët e kalltë shqiptarë, atëbotë patën vendosur prerë : K… për k…, më mirë se të Karagjorgjit, e hamë të Skënderbegut !
Kosova në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut nuk nxorën asgjë më shumë nga goja se emrin e Fatosit të ri. Dikur filluan që skënderbegë të fusin në gojë. Ka qenë fantastike. Serbët me të cilët shqiptarët në paqe e në harmoni bashkim-vëllazërimi e menagjonin Kosovën, kanë pas sjellë si pjesë të kuilinarikës së tyre një mish të grirë të gatuar, të bërë petë, të mbushur me ajkë, të mbështjellë në trajtë cilindrike dhe me një shembëllim të një organi seksual të farë kali a njeriu. Atë farë lloj mishi për skarë serbët mishngrënës e sollën në Kosovë me emrin Karadjordjeva shniclla. Më shkurt, serbët e shqiptarët birrat e rakitë e tyre i shoqëronin me copëza të Karagjorgjit. Por, pa u vonuar shumë, qoftexhinjtë shqiptarë të qyteteve kosovare, të nxitur nga atdhetaria e tyre e pashuar, e përhershme dhe e përjetshme vendosen në konspiracion të thellë se atë mish që e rrotullonin në grillin e tyre më nuk do ta quanin KARAGJORGJE po SKËNDERBEG. Le ta kujtojmë se Kragjorgji shpejt e shpejt dhe përfundimisht ka ikur nga tangarët e zinj të qebaptoreve kosovare. Aty ka mbetë produkti me të njëjtit përbërës po me emrin triumfator Skenderbeg. Skënderbegu edhe sot për çdo ditë piqet e digjet në skarat mishpjekëse arnaute të Kosovës. Trajta e tij e thamë tash se në çka përngjan, për pasojë ai rrallë herë ose asnjëherë nuk porositet nga gratë… Me thënë femra, ma jep një Skënderbeg, është pak e koklavitur dhe dikush mund ta shikojë me sy hapur duke thënë se kjo qenka e mbrapshtë moralisht dhe e kalltë seksualisht… Shqiptari e don femrën e moralshme, për vete aplikon liberalizmin e plotë.
Këto dy-tri ditë pos Skënderbegut në skara shqiptare ka filluar MBLLAQITJA E MADHE hiperpatriotike. Shqiptarët, si në këngët e tyre heroike, të gjithë janë çue në kambë. Një turk ka kërkuar që historianët e Kosovës nga tekstet historike të heqin shprehjet armiqësore dhe urrejtëse ndaj turqve dhe Perandorisë së tyre. Eu, bre, a nitë shka tha ministri turk… E Arben Xhaferi e nisi luftën i pari. Tash Arben Xhaferin, thua se nuk na mjaftonte një, e kemi Kadarenë e dytë. Pas Skënderbeut goditje më të madhe Turkisë Otomane e Kemaliste kush ba s’i ka… Pas Skënderbeut askush si Ismail Kadareja dhe Arben Xhaferi nuk u ka shkulë as do t’ua shkulë ndonjëherë kaq atdhetarisht veshin shqiptarëve. Si dikur edhe tash : për mosdisiplinë ideologjike…
Këta të dy, pas vdekjes së Enverit e të Kardelit, i kemi të vetmit gardianë e të vetmit guide tanë shpirtërorë. Pa ta nuk do të kishim as një copë nga skarat me skenderbegë mbuluar në suxhukhonet e Pejës, Prizrenit, Prishtinës e të Gurakuqit. Nënteksti i akademik Xhaferit (nuk di nga cila Akademi) ishte i qartë: Skënderbeu i Krujës dhe skënderbegërit e skarave shqiptare janë tanët. Le të pëlcasë Turku… skënderbegët tanë i hamë vetë. Nuk do të na rrënojë skarat tonaTurkui pabesë. Ai po don që të na vijë si turist dhe të na rrënojë skarat tona me skënderbegë… E jo. Nuk lejojmë…Kështu tha Ajatollah Xhaferi.
Është interesant se sa qejf ka ky ajatollah t’i përngjajë Ajatollah Kadaresë. Këtë fenomen e kam pas pa edhe ndër serbë. Shumica donin të flisnin me fjalorin e Vozhdit Millosheviq. Deri edhe një ish-serb ligshtan i Kosovës, tashmë edhe ai sikurse edhe idhulli i tij, i ikur në atë botë. E quanin Zhivorad Igiq. Edhe këtij m’i ngjan Ajatollah Xhafa.
Pos këtij arkitekti të ri të thinjur e gati imobil, në luftën kundër rrënimeve turke të historisë janë hedhur edhe disa historianë e akademikë (mbani barkun) të Kosovës. Ata nuk reagun si historianë, po si partiashë. Turku kishte folur me kolegun e tij të Kosovës për disa kapituj urrejtjenxitës. Historianët dhe akademikët e Kosovës, më falni ashtu quhen, megjithëqë të tillë nuk ka, lexuan mes rreshtash ! Kështu e kanë këta historianë e akademikë. Këta lexojnë gjithçka, po rreshtat jo.
Në përpjekjen time për të dalur nga ky cirk që së fundmi krijoi e po krijon injoranca e akademikëve dhe historianëve të Kosovës, dua ta them shkoqur dhe me një soj zemërplasësie : Turku ka të drejtë. Turku është më trend. Turku ishte më evropian se Arben Xhaferi, ngaqë z. Xhaferi, fatkeqësisht, gjithshka tjetër mund të jetë, veç evropian jo. Turku ishte për shumë shkallë më në nivel se të gjitha llojet e reagimve kundër tij. Hiperpatriotët arnautë që « digjen » që Kosova dhe shqiptarët sa më parë të hyjmë në Evropë, nuk kanë mësuar as duan të mësojnë se në atë union nuk hyhet me tekste shkollore që në vend të pajtimit e mirëkuptimit mes popujsh e shtetesh, ndezin flakë urrejtjesh e armiqësish, çmimin e të cilave kontinenti ynë e ka paguar më shumë se kushdo tjetër.
Ministri turk kishte të drejtë. Histeria mediatike është krejtësisht e panevojshme. Edhe njëherë u dëshmua se historianët tanë historinë e trajtojnë si përrallën. Ata me histerinë e tyre e bënë përrallë historinë tonë. Futjauni karagjogjeva shnicllën apo një fyell skënderbegu këtyre historianëve patriotë. Dhe mos i merrni seriozisht. Nuk janë seriozë. Janë pjesëtarë cirku!
Paskan pjerdhur njekohesisht, Salihi dhe Nexhmedini!
Ore cfare botoni ket funderrina?! Ju lutem Tema, per keto tema me teper dinjitet duhet te tregoni
Un nuk arrij ta kuptoj se si nje shkrim si ky perfundon ne nje gazet. E jo per shkak se esht pro tyrk por per nga niveli i ulet e mungesa totale e argumentave. Por pergjigjen e kam perpara syve, gjindemi ne Shqiperi.
Pra ne thelb ”autori” na thot :
1-Patriotizmi eshte gje e keqe, ose me mire nuk esht trendy, esht nje gje qesharake.
2-Te krijosh vetedijen se kush je e kujt i perket mbasi qe te kan terhequrr zvarr, te kan neperkembur,te kan poshteruar, te kan ber sklav, vasal keto 600 vitet e fundit eshte nje gje qesharake edhe kjo. Kuptoni, duhet t’ju vije turp, kthehuni shpej ne qenje pa identitet se lat nam.
3-E jema e ”autorit” k… per k…. nuk paska zgjedhur as ate te Skenderbeut, as ate te Gjergjit te Zi prej Kelmendit, por i paska pelqyer ai i Mehmet Ali Pashes. Ne qofte se e lexoni mire ”artikullin” jam i sigurt se edhe ju do te mund te njerrni nga mes rrjeshtave kete konstatim te vet ”autorit”.
4-Perveç ”autorit” per te cilin fotoja ne krye te ”artikullit” flet vet(sidomos buzqeshja aq e mpreht), te gjith historianet, akademiket, shkrimtaret(nese keshtu autori me jep leje ti quaj) pa perjashtim na qenkan figura qesharake edhe keto. Historian hahaha… akademik hohoho… Kadare.. buah…
Te keshilloj Salyh Kabashi(mbajeni barkun!?) ta lesh ket pun edhe te besh ndonje gje te nivelit tat plako, mir. Por diçka m’thot qe do t’vazhdoni me shkrimet tuaja, por ksaj here un do te ruhem mir nga leximi i tyre. Ose do ti lexoj , por duke mos i dhene rendesi permbajtjes, do ti lexoj veç per te analizuar psikologjine interesante te personazheve grotesk si puna jote me te cilet per fat te keq Shqipri e mjera esht plot. Kush e di, ndoshta nje dit do t’arrijm t’ju shpjegojm. Duhet kuptuar njeher problemi qe pastaj te gjendet zgjidhja.
Edhe ky paska pjerdhur nga trute. Paska hallin e integrimit ky islamist turkoshak dhe per kete qenka e nevojshme te ndrrohet historia.More po ceshte kjo rrace qe nuk po i dahet ketij populli qe ma shume se 500 vjet ?!
Zoterinj, Shqiperia u pushtua nga Otomanet; rezistenca patriotike e Skenderbeut solli deme njerezore e kulturore per shqiptaret! Nje pjese emigruan Ne zonat jugore te Italise dhe ata quhen gjaku yne I shprishur! Pjesa tjeter lane kockat duke luftuar per sulltanin! Kur shqiptari merrej Nizam qahej per se gjalli! Historia nuk mesohet Ne kisha e xhamija! Mallkuar dita qe pushtuesi ve kemben Ne truallin shqiptar!
Ketij Morine te dyte: deshiroj qe me liste dasmoresh te ja liroj gjithe listen e dasmoreve.Meqenese ai eshte dru me pre ka nevoje per perkthyes , prandaj ju lutem ndihmojeni dhe ju pak kabashin djalin e nene qefleshes se se shpejti do ta bejme Akademik.
z. Mero Baze, nuk e kuptoj si vendos shkrime te tilla ne kete gazete qe ne e preferojme jasht mase? Ky person qe ka shkruar kete pacavure nuk di as te shkruaj shqip, le me te flasi per historine e shqitpareve! Ti ke nje gazete e cila mundohet te shperndaj dituri tek shqiptaret, nuk ke pse boton injornacite e disa qe kane mbetur nga koha e Osmanllinjeve!
Një shkrim i paparë në median shqiptare. Një stilist i vërtetë autori është tallur me injorancën në Kosovë. Vetëm vëreni ripagëzimin e mishit karagjorgje në skenderbe! Kush ka zbuluar diçka kaq spirituoze. Askund nuk gjen ato për çka reaguesit fyejnë e akuzojnë. Një shqiptarizëm që ndesht shumë rrallë. Po edhe këtu duket se ndodhi ajo që u ka ndodhë historianëve e akademikëve të Kosovës kur duke dashur të lexojnë mes rreshtash nuk shohin se çka shkrua në vetë rreshtat.
Tek ne ka shume liri. Kush i le keta kara te kosoves te shkruajne ne nje gazete shqiptare? U perpoqa ta lexoja, por nuk munda te me falni. Nuk kam cte them me!
Po ky Mustaqe Miu kush eshte njehere apo Vari leshte gjej shkrime dhe boto. Ju lutem TEMA ngrini nivelin e botimeve se keta qe shkruajne Shqip vec shqiptare nuk jane. Te shkoje zoteria te lexoje Historine Osmane ne arkivat e Stambollit dhe ne arkivat e Vatikanit dhe pastaj te flasi per Skenderbeun.
Ta dije Zoteria se Statuja e Skenderbeut eshte edhe ne mes te Romes e jo me ne Prishtine, Shkup, Kruje dhe Tirane.
Keta Zoterinj Alla Turka te shkojne ne vendin e tyre, prane sarajeve Turke dhe ta lene Shqiperine Europiane te Ece se boll na kane Skllaveruar per 500 Vjet.
TEMA kujdes me keto shkrime se jane Antishqiptare.
ju jeni shiptar t’mdhaj e nuk i begenisni kosovaret e nuk dini se kosvari asht njisoj shqiptar si gjithe tjert ky shkrim i kti zonise po m doket fort simpatik jav paska ngule do shiptarv qi bojn koment kot e s dine gjo vec me sha. bravo sal kabashit i paske cmend edeh injornatat e sali berishs n tiran se kta berishista budall ve n kosove mujn me gjete bashkmendimtar budall
Ju Shqiptareve te Kosoves u kemi strehuar ne shtepi kur u sulmoi Serbi, u kemi dhene buke te hani, u kemi furnizuar me arme dhe kemi luftuar bashke me ju. Por ti me duket se je strehuar ne Serbi perderisa mbron nje antishqiptar qe perdhos Skenderbeun dhe na i quan turqit turista.
Fort i nderuar Shqiptaret nga veriu ne jug kane nje gjuhe letrare te shkruar dhe nje histori te vetme, me duket se zotrote nuk ke mbaruar as filloren, Shko mbaro filloren edhe pastaj hajde dhe na jep mend.
hajdeni në Kosovë e hani skenderbega ju atdhetart e shkrete t sali berishs. ose me ajatull xhaferin e frasher demen shkoni ne serbi e hani asi karagjorgja. ju paska dal shkume prej sikletit te shkrimt t shkelqyshem te kabashit. Bravo gazeta tema. sali kabashi osht evropjn tan jeten e tij ju kini msu per evrop vec n or t gjegrafis. Bash ju ini produkt anadollak sdini gjo ve c me sha. burri burre nuk shan
Lexoje postimin tend edhe nje here, pastaj na e perkthe ne gjuhen “tone” shqipe. Shko meso se emrat fillojne me shkronje te madhe e jo te vogel. ceshte kjo fjala “shkrimtt” ose “evropnj”. Merr e lexo ndonje histori shqiptare. Ky Kabashi ka shkruar si kur te ishte Karabashi nga Izmiri ose Abu Qyqja nga Kandahari. Kot e keni, se ndergjegja kombetare tek shqiptaret e besimit islam eshte e konsoliduar. Ju “muhaxhiret” sic ju quante Faik Konica vec prbleme beni. Piken e atedhetarizmes se keni.
mor po a eshte rastesi qe te gjithe analfabetet jane osmane,jane me salef berishen,jane me haxhi qamilin dhe u pelqejne kenget talebane?
Junikasi,ndoshta flet me mire turqishten,ik te paste lal Prenga andej nga Anadolli…
Po si thu or ,analfabet jan osmanet ..!! analfabet je ti qe sdi se kush eshte fuqia botrore mbas Amerikes ..
bravo Salih…jeni te rralle persona si ju…faleminderit qe shkruani gjera te verteta dhe jo brockulla sic
shkruajne keta pseudohistoriane te shitur me kohe…
te gjithe keta qe komentojne mbajne ne duar librat e e historise te botimit 1950-1990…pra teorite e marksit e leninit…
O ti zotri qe kurr emrin tend nuk ta paskam ndëgju ke dhan ca lek dhe e ke botu ket shkrim me porosi te dikuj, po kush je ti more qe flet per figuren e Arber Xhaferit dhe te Ismail Kadares. Po cilat libra te ndryshohen, po qka i pengon marrdheniet speciale në mes SHBA-Britani, historia e erret e ksaj të fundit ndaj amerikanve kur ka kerkua kjo e fundit ti ndryshoj ato, faktet mbesin fakte, po ti z. Kabashi ku po jeton more a e din qe ma alarmante eshte gjendja ne Kosove 500 her se ne Shqiperi, shqiptar që i thojn vetes qytetar dhe behen turq ku po jeton ti qenke shum shkurtpames.
mos u merzisni o shqiptar me inat e me nerva mos u acaroni kot po fare kot,cdo poull ka dhe jashteqitjet e veta dhe ky eshte nje i till prandaj mos u merni me to se vijne ere po i ngacmove,d.m.th replikove
Shkruaj shqip o njeri se s te kuptojme….Vetem nje fjali kuptova une qe turku eshte me i mire se shqipetari. Vetem nje fjali mund te te them dhe une si shume te tjere :ti paske pjerdhur fare.
sa jeni per te qesh o mjere ju te mbuluar nga ignoranca! Kabashet jane pukian,apo per ju puka nuk eshte Shqiptari?
Ti zoteri gazetar njeher po te them se nuk e kuptova mire shkrimin tend athua se kishte shkruar nje nga ata ta zakonshmit qe flasin ne mes tyre dhe e dyta ti sulmon ata akademike gjoja per pseudopatriotizmin e tyre.Mund te jete e sakte ajo qe thua ti,por une nuk po pelqej ate deshiren tende per te na paraqitur turqit si te emancipuar e si europiane.
Neqoftese ata akademike kane sulmuar turqit per te mbrojtur historine dhe vlerat e kombit tone te neperkembur dhe te bastardhuar ne menyren me te qelbur nga pushtimi i gjate i tyre,atyre u them bravo u qofte me prejashtim te emrave qe i paskan me te thekur se vete turqit.
Turqizmi shqiptar eshte demi me i madh kombetar qe na eshte shkaktuar gjate tere historise dhe po vazhdon edhe gjate kesaj kohe.
Nje pjese jo e vogel e myslimaneve shqiptar,ata ne Kosove mund te them shumica dermuese kane nostalgji dhe dashuri te vecante ndaj turqve,megjithese keta jane ata qe na kane percare dhe perdhosur na kane shitur tek fqinjet dhe na kane prishur identitetin tone kometar ne europe.
Intelektualeve te vertet patriote te te dy aneve te kufirit u del per detyre te sensibilizojne mbare opinionin mbarekombetar se histria shqiptare duhet shkruar ashtu sic ishte dhe duhet sensibilizuar popullata nuk po them me urrejtje por jo me dashuri ndaj atyre qe na kane percudnuar si komb.
Cdo pushtim eshte i keq por jo si ky qe patem nga turqit.
Vereni 500 vjet ndenj turku ne trojet tona perpos shkaterrimit total nje gje te mire nuk solli ne kete vend,as ndertime as shkolla as kulture,e ndersa me pushtimin italian edhe sot e kesaj dite ndertimet e tyre te bera ne vendin tone kane vlera te pakrahasueshme arkitektonike plus shkollat ne ate kohe ku pervec gjuhes tone amtare mesohej edhe gjuha e tyre,nje mundesi me shume per tu integruar ne europe.
Ne jemi europiane dhe si te tille nuk duhet te ndikohemi me nga keta funderrina qe per vehte punojne te shkojne ne europe e ne na fusin gure ne rrota ashtu sic kane bere ne te kaluaren.
Ky bicim personi,Sale Kabashi ,po me kujton do tipa te trashe,qe duke mos ditur se kush eshte kapaciteti mendor i tyre,guxojne te maten me persona te mirenjohur dhe per me teper te ironizojne e tallen me I. Kadare e A. Xhaferi, duke u vetediskredituar me keq.Vereni shqipen calamane qe do perkthyes se nuk kuptohet.Mjafton fjala “vatanli” per atdhetar e bindemi se kemi nje turkoshak te mirefillte te pagdhendur.Mos humbni kohe me deficiente mendore!!!
e para ,zoteri ,i dashur meso me mire gjuhen shqipe se me vjen turp tek lexoj nje shkrim te nje gazetari shqiptar te shkruar me shume ne turqisht e dyta meso shqip e treta behu shqip foles pastaj kritiko me gjuhe trotuaresh e kafenesh
Sa artikull i peshtire.
Artikulli më i mirë dhe më i ndërtuar që kam lexuar sivjet. Plot humor, ironi, gjetje, parabola… Si ti kuptojë e lërë më t’i vlerësojë tufa e berrave e derrave berishistë këto perla shkrimi. Të tilla janë shkrimet e Salih Kabashit. Gjithmonë thellësisht e tërësisht origjinale. Therrëse si s’ka tjetër, prandaj edhe çmenden injorantët e berisho-topallëve nordikë bashkë me karaduzat nga Kosova. Shkelja Salih Kabashi.
Zoti Kabashi ! Besoj se Prizrenin nuk e keni larg. A Ju kujton gje “Lidhja e Prizrenit” ? Pothuaj 150 vjet me pare shqiptaret nga te gjitha krahinat bujten ne Prizren per te shpallur programin e tyre rilindes. Ne sfond te kesaj ngjarjeje shkelqente emri i Skenderbeut. Pra edhe 150 vjet me pare kosovaret e dinin se kush ishte Heroi i tyre. Kam mendimin se keni gabuar kur thoni se kosovaret nuk kane ditur gje per Skenderbeun para 50 vjetesh.
Ju faleminderit !
Ah te hengert kolera o turkoshak, po nje bari delesh ne shqiperi ka me shume mend se akademiket tope te kosoves.
O Taulant, shaj sa të duash Salih Kabashin, po ne Kosovë ka lindë atdhedashuria. Nuk ka pritë Kosova me ardhë Skenderbegu i Enver Hoxhës e i këtyre priftave fanatikë per me i ba patriotë e shqiptarë. Ajo përditë lindte herojt e saj të gjallë që luftuan për ditë të sodit. Ti po flet për barijtë Shqipërisë. Sigurisht për ata që gjithë ditën me zuzët e tyre rrinë ngulë në shkopin e tyre. Akademikte tu ndoshta kane dale prej univerziteteve të aytre barijve që bëjnë seks me byth t’veta.
PO KETA SALINJTE NJE MUT QENKAN SI NE KETE SHQIPERI TE VOGEL DHE NE ATE PJESEN TJETER TE SHQIPERISE SE MADHE QE QUHET KOSOVE.PRESIM NDONJE TURKOSHAK TJETER TE NA BEJE ANALIZA SALEPESH PER HISTORINE TONE TE NDRITUR DHE HERONJTE TANE.IK PIRDHU NE TURQI KAR AGJOZ I SULLTANIT.
cudi pse e ka nxjerre koken gjarpri turk, kujdes ka dicka ne ajer.
ky duket qe nga mustaqet se cfare rrace ka.
Sigurisht i kane treguar qe eshte kopil turku!
“Turistet” turq sipas ketij mbeturine tataro-mongole, na paskan pushtuar me lule ne “”arnauteve sic na quanin dhe akoma na quajne (qe ne perkthim nga turqishtja, arnaut d.m.th njeri i eger), dhe se gjithe ajo rezistence per 5 shekujsh me rradhe na paska qene e sajur nga shqiptaret!!!…. po mire mo i mjerre, gjithe ato dokumenta ne Vatikan, e Vienes kush i sajoi Enver Hoxha apo Nexhmija, po gjithe ato studime te profesoreve nga universiteteve me prestigjioze te botes per historine shqiptare mos valle shqiptaret u’a kane imponuar!?….po gjithe ato figura qe nga Pal Kastrioti, Gjoni Gjergji, e Mosji Golemi, Cerciz Topulli,e Ismail Qemali, Isa Boletini e Sal Marku, Dede Gjo Luli dhe Elez Jusufi, ca kane qene keta administratore hotelesh ne malsi apo kane dhene cadra me qerra ne bregdet per” turistet turq”………pasi politikanet shqiptare anembane trojeve i kemi te shitur dhe pro pushtuesve, te gjithe ne qe e ndjejme veten shqiptar pa dallim feje te bashkuar prane atij nje flamuri qe kemi, duhet te percjellim tek gjenerratat e reja qe kete pjese te historise te imponuar nga keta politkane ta bojkotojne neper shkolla, Njatjeta!
Turp turp e perseri turp per artikull shkruesin.Historine e Skenderbeut e ka shkruar Barleti me te tjere ,por mua me cudit paturpesia qe ke te mohosh te kaluaren .Mohon rrenjet(n.q.s.je shqiptare???)E deget nuk japin fruta kur nuk kane rrenje si juve zoteri!!!!