Kacafytje me ndërgjegjie kriminale

22 Gusht 2011, 19:45Blog TEMA

Nga Roel Korkuti

Mbrëmë u gjenda në tavolinë, në një nga lokalet e shumta të Tiranës, me një shokun tim që kisha më shumë se një vit që nuk e kisha takuar. Zinim të kapeshim shpesh më parë për cështje politike, po thjesht sa për të kaluar kohën. Për hir të kohëve të vjetra zura ta ngacmoj vet i pari për cështje politike. Më shumë se për të kaluar kohën desha të dija se sa shumë kanë ndryshuar të gjithë ‘demokratët’, PD-istat, Sali-istat, brënda këtij viti që ka qënë i mbushur me ngjarje kriminale. Desha të dija se sa e indoktrinuar nga udhëheqësit është rinia e sotme.
Që në fillim u nisa me idenë se nuk do të shihja ndonjë ndryshim të madh në bindjet e shokut tim por prisja të paktën që në pikën më delikate të debatit, atë për ngjarjet e 21 janarit të pranonte pjesën e fajit të qeverisë. Këtë jo më që nuk e bëri po zuri të më përgjigjej si S.Berisha, sikur ta kishte lider shpirtëror, e cdo gjë e tija duhet të jetë e drejtë. Pikërisht kur muhabeti filloi të ndizej me temën e 21 Janarit fillova të kuptoj se nuk isha në mes të një shakaje, nuk isha më në mes të dickaje për të kaluar kohën. Fillova të acarohesha duke menduar se sa njerëz që e mendojnë po ashtu si ky shoku im situatën mund të ketë rreth e rroutull nesh. Mu duk mëse absurde që një 23 vjecar të thotë pa ju dridhur syri që është normale që të pafajshëm të sakrifikohen ne emër të rendit. Mu duk edhe më absurde pasi ky pohim doli nga goja e dikujt që gjatë gjithë kohës që e njoh e më njeh më ka akuzuar për komunist. Duke pasur përballë vetes një mëndje aq radikale zunë të më neveriten me gjithë shpirt ,që mbrëmë, të gjithë komunistat e cdo gjë që kanë përfaqësuar ndonjëherë. Kapakun ja vuri gjithckaje një pohim i tiji në lidhje me ngjarjet e shtatorit ’98 që dolën në skenë për ti freskuar ndoshta kujtesën shokut tim në lidhje me historine e puceve të shtetit të historisë sone pluraliste. Arriti kulimin gjithcka kur me një te qeshur të shëmtuar që sdo ta harroj dot kollaj tha se ata punonjësit e shtetit që në atë kohë qenë në majë të tanqeve për të mbrojtur rendin s’patën ‘bythë’ të qëllojnë protestuesit. Duke qeshur po akuzonte të tjerët pse nuk patën zemër ti gjuanin protestuesve. Pikërisht kur kuptova se përballë vetes nuk kisha më një gjimnazist, që degjonte historitë e prindërve në shtëpi e që shkonte nëpër mitingjet e PD e në ato mbledhjet e forumit rinor për të parë Ciljetën, por një ndërgjegje tashmë kriminale fillova të hesht. Fillova të mos kisha më c’të thoja. Do më kundërshtonte gjithcka. Do më kundërshtonte edhe nëqoftëse i thoja që gomari nuk fluturon dot. Aty për aty më shpëtoi kamarieri duke më dhënë passwordin e wi-fi së lokalit dhe u mundova të rigjenerohesha pak duke hyre ne internet. Një 5 minutësh më duhesh e jo më tepër. Isha i gatshëm për të ndërruar temë, por perseri brënda politikës. Ky shoku im ka mbaruar ekonomik. Pa mik më tha. Më tha edhe se po pa mik e ka të garantuar punën. Unë i thashë se i pres e vi në tavolinë nëqoftëse vërtet do arrijë të gjejë punë pa mik. Fillova të dyshoja gjatë muhabetit se mos qe e vërtetë ajo që tha ai. Po të qe me albitër të vërtetë e të rreptë basti, ndoshta do kisha lënë pasurinë time më të madhe në ndonjë nga lokalet e shpifura të Tiranës në emër te bindjes sime se në këtë shtet nuk funksionon asgjë përvecse piramidës mafioze që ka ndërtuar vetë. Në fakt cdo gjë filloi të ecte sipas parashikimeve. E pranoi edhe se ka pasur shok në klasë që kanë kaluar me mik edhe që vetë ai është në forumin rinor. Ku ka mik më të madh se biografia?! Eshtë në listat e bardha të regjimit ky tipi. Po ky tipi më mburreshe mua se i kishte të gjitha në vijë, ndryshe nga mua, që e kam urryer sistemin aq shumë që më parë, sa më është dashur të shkoj jashtë për studime. Në fakt koha e tyre është. Janë në pushtet, do gëzojnë e do na mburren. Do na plasin shumë të vërteta e të gënjeshtërta në surrat. Meqë e mbante veten për ekonomist e për të gatshëm për të dalë plotësisht në punë e pyeta se c’mendim kishte për rritjen e paparë ekonomike që na thoshte kryeministri ynë një herë në dy ditë. Jo më që ishte plotësisht dakort me gjithcka që kishte dalë nga goja e kryeministrit po filloi madje edhe te bënte sikur po më shpjegontë përse-në. Eshtë ekonomist po u bë aq lëmsh me ato që tha po vetë saqë në fund s’diti më ti përgjigjej as një pyetjeje. E la te kalonte ashtu si me të qeshur.
Bastin e parë me veten besoj se e fitova. Jam i gatshëm ta vë përsëri të njëjtin bast neqoftëse në këtë vend 1 në 3 të rinj nuk është propaganduar për të pasur një ndërgjegje të tillë kriminale saqë të kërkojë llogari nga unë se përse urrej një kriminel. Janë krijuar qënië në teori komunista e në praktikë nazi-fashista. Eshtë e frikshme ideja që PD po klonon veten e saj edhe për brezat që do të vijnë.

8 komente në “Kacafytje me ndërgjegjie kriminale”

  1. Rani says:

    I ke fajet vete qe je ul me kete kafshe prehistorike, une edhe ata pseudoshoke te tille qe kam pasur i kam stakuar dhe jo per politike se sikur te ishin diskutues te rregullte me argumenta s’do te kishte pasur problem po puna ishte se ishin kafshe dhe me ngrinin nervat dhe per te mos arritur deri na ate pike sa t’ja kercisja ndonjerit preferova ti stakoj ata qe me ofendonin inteligjencen me broçkullat e tyre. Ta marresh vesh edhe ti, po te mundohesh te bindesh injorantin do te behesh injorant vete se argumenti nuk gjen terren per tu ulur ne koken e injorantit, ne koken e injorantit ka vend vetem instikti.

    1. Dean says:

      Rano?1, par ca kohesh 1 krahine ne Japoni u sulmua nga disa Kandila deti gjigande(krahasuar me te zakonshmit).1 sulm i tille u reflektua ne ekonomine lokale,kryesisht tek peshkataret te cilet lajmeruan qeverine qendrore.Problemi u vendos te zgjidhej me asgjesimin (vrasjen dhe kapjen me rrjeta) e kandilave.Per ironine e fatit,mbas disa muajsh,u pa 1 shumfishim i kandilave dhe problemi u be me i madh ne vend qe te ndreqej.U dergua 1 ekip studjuesish te faunes detare.Pas shume veshgimesh u arrit ne konkluzionin se Kandilat kishin aftesine instiktive te perceptonin rrezikun perpara kohe dhe me qellim qe te siguronin mbijetesen e tyre si specje,leshonin vezet perpara se te kapeshin apo vriteshin.Histori e vertet e pare nga Discovery Channel.
      Pak a shume kjo eshte edhe situata ne Shqiperi.BARBARI i Vucidolit tashme e ka SHUMFISHUAR vetveten.Eshte shume vone tashme.
      Djali ne fjale,23 vjecari, nuk eshte gje tjeter vecse 1 nga ato vezet qe ka leshuar BARBARI i Vucidolit para shume kohesh(ne 97-98-en ndoshta),vecse tashme eshte i rritur dhe pas disa vitesh pune e me pak ”Miqesi”, ai nuk do behet gje tjeter vecse 1 kopje e shemtuar e MONSTRES qe i dha jete.
      Dhe ne do te mblidhemi prape pas 20 vitesh duke diskutuar se sa i keq eshte DIKTATORI i RI,Eltoni le te themi,me 1 emer pak me bashkekohor dhe me prejardhje kesaj radhe jo nga Malesia por diku nga Laberia.Dhe keshtu ne nuk bejme gje tjeter vecse riciklojme me mjeshterine e 1 BUDALLAI,Huqet,Veset tona,me qellim final mbijetesen e races tone te ndritur,”Races” Iliro-Shqiptare.
      Duket Rano,se nuk paska gje me te keqe se te dishe Fatin tend para kohe,por keshtu jemi ne,nuk ndryshojme dot.Une vete e kam braktisur Shqiperine,por me vjen keq per njerezit qe kam lene pas,si dhe per Endrrat e Kujtimet, Endrra dhe Kujtime me te cilat bejne ”fushate elektorale” dhe tallin topet BARBARI i Vucidolit, KOKTRASHI i Skraparit,Pijaneci Gjerman Volfarth, sikurse edhe djali 23 vjecar ne shkrimin e mesiperm.
      Shqiperi hesapi.E verteta eshte se KANDILAT fituan.
      Por BOTA eshte me e MADHE se Shqiperia,shyqyr ZOTIT.
      Gjithe te mirat,Rano!

  2. Elidoni says:

    Po me vjedh te drejten e autorit me perdorimin e “ndergjegjia kriminale”!!!
    Hahahahaa me behet qejfi qe e paske lexuar artikullin tim te 10 Gushtit. Urime dhe per tendin!!

  3. Arsen says:

    Ne kete ngjarje ka nje gje pozitive. Keta lloj njerezish si ai shoku yt ( kam edhe une ndonje “shok” si ai ) jane te paret qe tradhetojne Berishen me gjithe doktrinen e tij. Ne te vertete nuk jane BINDJE ato qe thote por SERVILIZEM I THELLE deri ne ate shkalle sa shpreson te flase me ze te larte qe DIKUSH ta degjoje e ta propozoje si BERISHIAN te vertete. Ka lindur per te LEPIRE, nuk ka lindur per te gjetur te VERTETEN.

  4. bubi kacurrel says:

    Une i kam larguar prej kohesh te tille shoke ,keta te nxehin aq shume sa te bejne te perfundosh ne burg pasi tu thyesh kafken .

  5. fule says:

    I nderuar, te siguroj se edhe bastin e dyte te fituar si te parin e ke. Te falenderojme per shkrimin.

  6. karaduzi says:

    Ja vlen te jesh lexues i temes jo vetem per shkrimet e meros,por ne menyre te vecant komentin brilant te DEAN ,te vetmen kenaqesi shpirterore,une si pensionist kam leximin e komenteve dhe mendoj sa njerez te ditur e idealist i mungojne shqiperise per shkak te nje regjimi.Emigrantet sot jane shpresa e ketij vendi,eshte afersisht ajo situat kur Noli i madh shkruante;..neno mos kij frike se ke djem ne amerike

  7. ALBANN says:

    hahahahaha.Ne 91 ‘ isha ne shkolle te mesme dhe nje shok demokrat “qe thoshte se kishte rilindur ato dite me pyeti C mendon per kete qe po ndodh.?….Eshte dicka qe duhet te ndodhe i thashe,po mua s me pelqen fakti qe ne PD po futen tipa kriminele,hajdute dhe injorante.Pavaresisht nga qellimi i mire qe mund te kene per momentin i thashe ata jane te paafte te ndertojne shtet qe te fuksionoje normalisht….
    Per momentin ishte deri diku e pranushme qe njerez te dhunshm dhe te perfshire ne krime te shkateronin sistemin socialist. Po s ma merte mendja qe edhe pas njezet vjetesh PD te terhiqte pas vetes pjesen me kriminale te shoqerise.Dhe ai shoku i autorit te shkrimit ka te drejte kur thote qe PD eshte e afte te rezoje nje qeveri apo te mbaje qeverine me dhune,ndersa PS eshte e paafte qe tembaje apo rezoje nje qeveri me dhune…KY ESHTE NDRYSHIMI MIDIS DY PARTIVE QE SHQIPETARET PO E VUAJNE.Nje parti me me pak mbeshtetes drejton vendin!!!!.Arsyeja:dine te vjedhin ,korruptojne apo dhe kercenojne e vrasin kur e lyp nevoja.. ? E dime te gjithe qe dhuna e mban Berishen ne pushtet..(Me duhet te pranoj qe ai shoku im s futej ne demokratet e dhunshem dhe sot se di a eshte me ne PD…..mbase s ka mbijetuer dot)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje