Neootomanizmi VS Europeanizimi

27 Gusht 2011, 13:10Blog TEMA

 

 

Gati një shekull pas Ataturkut, pasardhësit e tij, “vëllezërit” turq të shqiptarëve, Recep Tayp Erdogan dhe Ahmet Davutogllu, i kanë hyrë misionit (të pamundur) t’ua rishkruajnë historinë shqiptarëve, për t’ua shti në hatër Perandorinë Otomane dhe sulltanët e saj, posaçërisht sulltanin “e martirizuar” në Fushë të Kosovës, (1389) Muratin e Parë dhe për t’i rikthyer ata nën influencën e Orientit

Gati një shekull pas Ataturkut, pasardhësit e tij, “vëllezërit” turq të shqiptarëve, Recep Tayp Erdogan dhe Ahmet Davutogllu, i kanë hyrë misionit (të pamundur) t’ua rishkruajnë historinë shqiptarëve, për t’ua shti në hatër Perandorinë Otomane dhe sulltanët e saj, posaçërisht sulltanin “e martirizuar” në Fushë të Kosovës, (1389) Muratin e Parë dhe për t’i rikthyer ata nën influencën e Orientit 

Derisa neootomanizmi ka nisur të jetësohet përmes ëmbëlsimit me hurma në iftaret kosovare, thellësia strategjike e tij synon t’ia presë udhën Kosovës drejt BE-së dhe ta rikthejë atë nga Orienti, duke e trajtuar si një gur në mozaikun e tërësisë gjeografike të sferës zonale turke.

Madje në një kësi iftari me “vëllezërit” turq, zyrtari i parë i komunitetit islam të Kosovës, Naim Tërnava, kishte deklaruar se shqiptarët dhe turqit kanë prejardhje të përbashkëta familjare. Po edhe mund të ketë disa. Disa kosovarë madje kanë prejardhje të përziera familjare edhe me serbët, boshnjakët dhe maqedonasit… E në kushtet e sotshme të një bote në lëvizje edhe me disa gjermanë, britanikë ose francezë. Por kjo nuk do të thotë se identitetet etnike turke dhe shqiptare përputhen, fuzionohen ose edhe kanë pikëtakime, që në ngjizjen e tyre si bashkësi të gjakut, truallit dhe gjuhës. E të mos flasim për ngjashmëri sipas çfarëdo teorie moderne për kombin.

Në këtë mësymje neootomane, “pastrimi” i teksteve historike nga gjuha e urrejtjes dhe paragjykimet ndaj Turqisë dhe turqve është stadi fillestar nga ku mund të nisë njëjtësimi ideologjik i dy popujve, bërja një, shqiptarë e turq, të rigjetur dhe rinjohur në thellësinë strategjike të Davutogllusë.

Është fakt se historiografia shqiptare dhe kosovare në veçanti vuan nga interpretimi ideologjik, sepse është shkruar kryesisht gjatë sundimit komunist të diktatorit Hoxha në Shqipëri dhe është pasuar nga enveristët dhe nacionalistët kosovarë dhe për hir të saktësisë dhe shmangies së ideologjizmave ka vend për ndryshime.

Mirëpo nuk mund t’i atribuohet rigorozitetit shkencor dhe revizionit modern historik nëse Sulltan Murati i I-rë merr karakteristikat e një “engjëlli mbrojtës” të shqiptarëve për t’i kënduar ‘ilahi’ nëpër iftaret e zymta kosovarë. Kjo do të ishte rindërhyrje e fituesit në rishkrimin e historisë, pra sipas postulateve joshkencore.

Tekstet shkollore të historisë shqiptare më parë do t’i cilësoja tekste propagandistike, albanologjike (me fokus letërsinë e jo gjithherë shkencën historike) dhe të pafokusuara në kompleksitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare të kohës, sepse në këtë kontekst, nëse thuhet se Perandoria Osmane ishte pushtuese e hapësirës jetike të shqiptarëve, kjo është një fakt historik, por kjo nuk e implikon Turqinë moderne, që së voni po e projekton veten si trashëgimtare e Otomanizmit.

Pra a është fyerje në historiografinë kosovare për turqit dhe Turqinë?

Nëse në ato tekste historie thuhet se brutaliteti i ushtrisë perandorake ishte i egër, ose nëse jepen të dhënat për reprezaljet e Shefqet Turgut Pashës veçanërisht në Kosovë gjatë vitit 1910, që ka lënë gjurmë në konstitucionin shpirtëror dhe historik të kosovarëve, a paraqet kjo fyerje për Turqinë e sotshme dhe turqit?

Ose, a konsiderohet paragjykim dhe fyerje për mendësinë e re turke Traktati mes Mbretërisë SKS dhe Turqisë më 1938 për shpërnguljen e 40 mijë familjeve në Anadoll, për t’i shpronësuar, dhe së dyti, Marrëveshja xhentëlmene mes Jugosllavisë së re dhe Turqisë pas Luftës së Dytë Botërore, që pasoi me shpërnguljen e dhunshme të 246 mijë qytetarëve (100 mijë kosovarëve) në Turqi (shih Malcolm “Kosova: Një histori e shkurtër”, fq. 336).

Jo, këto janë fakte të pamohueshme.

Dhe kjo “mësymje” ndodh me qëllim të karshillëkut ndaj BE-së, qarqe të së cilës mendojnë se nëse Turqia hyn në bllok, atëherë s’ka asnjë kuptim mbrojtja e mureve të Vjenës dhe çlirimi i saj më 1683.

Eurocentristët kështu e bëjnë të njëjtin gabim, sikur Davutogllu e Erdogan, ata identifikojnë Turqinë moderne me Perandorinë Osmane për ta refuzuar lehtësisht anëtarësimin e saj në BE, ndërsa përkëdhelin Serbinë e Tadiqit si strukturë të re, jomilosheviqiane, për ta përqafuar në bllok!?

Në historiografinë shqiptare dhe kosovare veçanërisht, porse, që ka shmangie nga e vërteta faktografike, interpretime ideologjike (sipas modelit komunist dhe nacionalist) glorifikime dhe shtrembërime të ngjarjeve dhe personaliteteve, kjo është e sigurt dhe për hir të së vërtetës, e jo për hir të vëllazërisë kosovare-turke duhet të rimendohet dhe rishkruhet. Duke qenë se Mustafa Kemal Ataturk e bëri shkëputjen përfundimtare nga despotizmi anadollak duke e menduar shtetin modern si pjesë e mozaikut të shteteve dhe kombeve të lira, është absurde teza e Davutogllusë për trashëgiminë e civilizimit otoman që po bartet në shtetin modern turk.

Por gati një shekull pas Ataturkut, pasardhësit, “vëllezër” turq të shqiptarëve, sipas retorikave politike në Tiranë dhe Prishtinë Recep Tayp Erdogan dhe Ahmet Davutogllu i kanë hyrë misionit (të pamundur) t’ua rishkruajnë historinë shqiptarëve, për t’ua shti në hatër Perandorinë Otomane dhe sulltanët e saj, posaçërisht sulltanin “e martirizuar” në Fushë të Kosovës, (1389) Muratin e I-rë.

Perandoria Otomane ishte multietnike, shumëkulturore e shumëgjuhësore, por me Abdyl Hamidin e Dytë, ajo investoi shumë në islam duke i dhënë Perandorisë karakterin universalist dhe në këtë pikëpamje bien në sy edhe disa politika më liberale ndaj shqiptarëve. Por jo në drejtimin e krijimit të shkollës kombëtare shqiptare dhe sidomos jo në krijimin e mendësisë së shtetkrijimit. Sepse po të krijohej një shtet shqiptar mesjetar (ose një mbretëri), së paku para 200 vjetësh, shqiptarët sot do të ishin qendra gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor, e jo në bisht të kësaj gjeopolitike. Pasi që pushteti perandorak otoman ishte shumë i centralizuar, edhe pse Kosova ta zëmë kishte statusin de jure të një njësie të veçantë administrative (njëjtë si Misiri, Egjipti i sotëm) që mund të përkufizohet me terma modernë si një njësi federale, me gjithë kompleksivitetin e saj, Perandoria Otomane nuk u solli qytetërim shqiptarëve, por shtypi formësimin e identitetit të qartë etnik.

Fundja, Ataturku e ridizajnoi historinë e popullit turk, duke e nxjerrë “jashtë historisë” (diku-diku edhe me masa jopopullore) Perandorinë Otomane dhe duke krijuar një republikë moderne (alla franga, siç njihet në popull), sipas koncepteve perëndimore për shtetin e së drejtës.

E çfarë duan sot “xhonturqit” e Erdoganit dhe Davutogllusë, që rikthejnë postulatet e despotizmit, si trashëgimi dhe si mënyrë moderne e të menduarit dhe të jetuarit, si vlera me të cilat u dashka të krenohen edhe shqiptarët kosovarë?

Ky rikthim neootoman në Ballkan do të ishte i barasvlershëm me secilën tendencë për rikthimin e perandorive të nxjerra jashtë historisë, si mendësia sovjetike, ose madje edhe nazizmi gjerman, jugosllavizmi ose edhe “Serbia e Madhe” e konturuar nga fashizmi i Milosheviqit në vitet ’90 të shekullit 20.

A mund të konkurrojnë si vlera këto ideologji perandorake sot?

Jo. Prandaj rikthimi i politikës pro-islamiste turke tek ato vlera mesjetare, përfundimisht përmbys modernitetin turk dhe kërkon bunkerizim në vend të hapjes, kërkon balancimin e frikës (si në kohën e Luftës së Ftohtë) në vend të balancimit të dinjitetit, të popujve tjerë, fqinjëve dhe jofqinjëve.

10 komente në “Neootomanizmi VS Europeanizimi”

  1. preng sherri says:

    duke i thene JO turqise i themi ndal serbise e greqise!

  2. test says:

    ah ca njerez te shitur qe jeni ju me demek evropianizmi…
    ore ca e duam evropen qe te hyjme ne krize si greqia, italia e me rradhe…
    ne te shikojme veten tone dhe te rregullojme gjerat tona…
    skeni ca ti beni gomarit dhe i bini samarit…
    ka ca dite qe qarkullojne kshu artikujsh jo po Turqia kshu e po ashtu…
    kush ju ndau ne 4 pjese ? kush e hoqi Camerine, Kosoven…kush i pushtoi…kush ? evropa pra…
    na hapet barkun me keto luftra me don kishotin e shekullit 21.
    duhet te shikojme vetveten dhe jo te tjeret…duhet te rregullojme kombin tone…atdheun tone…
    me mire nenshtet brenda Turqise dhe te kemi shtet tamam
    sesa Shteti jone qe nuk eshte vecse nje shtet kukull qe nuk e pyet asnjeri…
    ne na duhen aleancaa dhe jo ti rikthehemi historise jo po kshu e ashtu…luftoni me mullinjte e eres ate beni ju pseudoanalista…

    1. franko says:

      Me mire nenshtet brenda Turqise ha ha ha!
      Ne themi e perdhunoj, ti thua e argetoj!

  3. arber says:

    Duke i thene JO Turqise,i themi PO Serbise.
    Para se te vinte perandoria Osmane,Kosova nuk ka qene vilajet i SKENDERBEUT e as i NENE TEREZES,po vilajet i Brankoviqit ,shkaut faqezi! .

    Une jam katolik nga Mirdita,po historia duhet me u tregu vertete… ndonese perandoria osmane na e dha fene me dhune e na vrau..prap se prap me mire ajo qallme turku sesa te ishim nen sllavet ,orthodokset e mjere.

    1. zylyfi says:

      arber ; Pushtuesi eshte pushtues qofte me perkrenare ,callme apo helmete .Nuk ka pushtues te ‘ MIRE “. Sa per te tjetat ,mburru qe Mirditen s’e ka shkelur kembe te huaji. mburru qe ruajten Besen dhe Fene e te pareve per 500 vjet te rrethuar nga muslimane (muslimanet nuk i paragjykoj per besimin e tyre ) .Ka mjaft shqiptare orthodokse ,si Gjergj Kastrioti , edhe ata si ty e ruajten fene dhe jane jo te mjere por krenare per kete .

    2. Nje qytetare says:

      Vertet e beson o Arber se turku na mbroi nga serbet?! Vertet e beson kete demagogji se nje pushtim do na mbronte nga tjetri?! Pushtuesi eshte pushtues Arber. Dhe mos na konsidero te mjere ne orthodhokset shqiptare. Ashtu si ty e ruajtem Krishterizmin qe na e solli ne Iliri vet Shen Pjetri.

  4. Frank says:

    I thua ti jo, por nuk i thote mendimi_im jo, nuk i thote bazarhesapi jo, dhe te tjere islamiste ekstremiste me shume gjasa per tu bere terroriste, ne emer te zotit ! Sepse kjo eshte “fe e paqes”, apo jo???

    1. preng sherri says:

      eshte e kote dhe te flasesh me ta,jane ushqy qe ne familje e ska gje qe jua heq!

  5. tourkofagos says:

    kur mbaron ramazoni!!!????

  6. Nje qytetare says:

    Keni bere nje gabim qe ne fillim. Erdogan nuk mund te quhet pasardhes i Ataturk’ut. Erdogan dhe ndjekesit e tij kane qene gjithmone kunder Ataturk’ut dhe ideve perparimtare te ketij udheheqesi qe mund te quhet me plot goje Burre Shteti. Dhe arsyeja (po te shpjegohet ma fjale te thjeshta) jane reformat perparimtare qe beri Ataturk duke u munduar ta cliroje vete Turqine nga erresia Osmane dhe fundamentaliste islamike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje