SIAMEZËT
Shumë herë është folur në shtypin shqiptar nga ata që e kanë ndjekur nga afër jetën dhe veprimtarinë politike të Sali Berishës. Faktet flasin se hyrja dhe pastaj ngjitja në krye të Partisë Demokratike ka një ngjashmëri të përpiktë me po atë hyrje-ngjitje që pati edhe ish-diktatori Hoxha në Partinë Komuniste. Nuk dua t’i hyj një përsëritje të tyre se kush e solli, kush e propozoi, kush e mbështeti, si humbi, si u ringrit, çfarë metodash përdori për t’ia dalë në krye etj. etj., por dua të theksoj vetëm pak detaje nga dhjetra ngjashmëri të tjera: Berisha ka deklaruar mëse një herë se do të qëndrojë 30 vjet në pushtet, që i bie sa
3/4 e qëndrimit në pushtet të ish sekretarit të parë të ish partisë së tij. Një deklaratë tipike për një autokrat të pangopur me pushtet. Berisha i kaloi 20 vite në politikë aktive që përbëjnë 50% të asaj të Hoxhës, nga të cilat 12 vjet po i kalon si protagonist në pushtet. Ai është i ndërgjegjshëm që për shkak të moshës nuk e rivalizon dot diktatorin në këtë drejtim, por egoja e sëmurë nuk e lë dot pa e shprehur në publik. Çdo udhëheqës me shpirt demokrati e ndjen se, sado i suksesshëm qoftë, duhet të hapë krahun edhe kur është në kulmin e suksesit të tij politik,
ndërkohë që Berisha vijon me mentalitetin Hoxhist (por jo vetëm) që udhëheqësi përderisa “votohet”, rri në pushtet deri sa të ketë frymë. Nën këtë frymë ai synon të garojë sërish në 2013-ën për një mandat 4-vjeçar, për ta çuar në 17 vjet pusht-et-llëkun e tij.
Njësoj si Hoxha, ai ka të theksuar shumë ndjenjën e hakmarrjes politike, jo vetëm ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë politikë që edhe i ka burgosur, por edhe
brenda llojit të vet, që i ka lançuar publikisht, një pjesë duke i detyruar të “syrgjynosen” jashtë atdheut. Njihen tashmë edhe histeritë e tij në parlament me akuza që shkojnë nga kërcënimet për eleminim fizik deri tek ofendimet me libër shpie për familjarët e kundërshtarit, që për nga zhargoni ia kalojnë edhe atyre të Hoxhës në Plenumet e famshme të tipit “Beqir Balluku ishte një m.t – m..i” apo kur i drejtohej Kadri Hazbiut “partia jote të arreston dhe ajo të dënon”.
Ashtu si jeta e Hoxhës që rrethohej nga një luks i madh, po kështu Berisha ka të njëjtën mënyrë jetese, veçanërisht fëmijët e tij. Vetëm se në ndryshim nga Hoxha, që
kishte të shoqen që e “ndihmonte” në punët shtetërore, Berisha ka fëmijët që i kanë shtrirë kthetrat në punët shtetërore nëpërmjet të cilavë fitojnë avantazhe në
bizneset private. Njësoj si ai, edhe Berisha ruhet me të njëjtin nivel sigurie për jetën, duke tejkaluar çdo limit të lejuar për një kryeministër që jeton në një vend
anëtar të NATOS-s.
Ashtu si Enveri që i impononte popullit që të votonin vetëm partinë e tij dhe levat që e mbështesnin, po kështu Berisha ka të njëjtin stil, sigurisht me petk më “demokratik” në dukje, por me të njëjtat metoda në prapaskenë, ku shantazhi dhe presioni që pëson individi kur vjen puna tek vota, nuk ka asnjë ndryshim nga presioni i dikurshëm me slloganin “vota për Partinë, plumb për armikun”. Lufta e klasava ka të njëjtën ngjashmëri, ndonëse forma e zbatimit është më e kamufluar Njësoj si Hoxha, duhet thënë pa mëdyshje se Berisha ka të njëjtin autoritet të padiskutueshëm brenda partisë së tij. Ky faktor i rëndësishëm bën që ai të jetë i
vetmi që arrin të mbajë të mbledhur të gjithë ato rryma klanore që luftojnë për momentin në heshtje njëra-tjerën, por jo aq sa të dalin në sipërfaqe për të ngritur kokë. Koka është tani për tani një e vetme dhe ajo e ka emrin Berisha. Askush nga krerët e këtyre rrymave nuk ka mbështetje tek populli i djathtë e sidomos tek pjesa
militanto-fanatike që mbështillet rrotull PD-së, në raport me atë që ka Berisha. Për këtë të fundit, militanët janë gati të vrasin e të djegin deri edhe jetën e tyre të
japin. Kësisoj, Berisha është kthyer në një Mit, njësoj si Enveri. Njësoj si ai, Berisha po përgatit pasuesin e tij, një Ramiz me emrin Lulzim Basha. Ka 6 vjet që e përgatit për ditën e qametit të tij. Atij i duhet një pasardhës i sigurtë jo vetëm për familjen, por edhe për figurën e tij. Berisha është koshient se çfarë ndodhi me emrin dhe figurën e diktatorit Hoxha pas rënies së komunizmit. I ka të freskëta imazhet e 20 shkurtit 1991 dhe çdo gjë që pasoi më tej. I madh ishte emri i diktatorit në popull, i ngulitur fort dhe thellë në kujtesë për 45 vjet nga një propagandë e parreshtur. Berishës i mungojnë vetëm bustet, sepse anën
televizivo-mediatike e ka të njëjtë si të diktatorit. Atë e kishim çdo natë në shtëpitë tona nëpërmjet fotove që rrinin në krye të shtëpisë, sot kemi Berishën të imponuar përnatshëm në çdo kanal televiziv me nga 2-3 kronika në ditë.
Janë kaq shumë ngashmëritë midis tyre sa do duhen faqe të tëra për t’ia përmenduar dhe unë po i lë me kaq.
PAS VDEKJES
Ditët e fundit është folur shumë për ngjarjen mbi arrestimin e 4 të rinjve të cilët vendosën një njoftim vdekjeje për kryeministrin shqiptar. Ata u arrestuan fillimish nga policia dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorisë, paçka se Berisha nxitoi të deklaronte se “kishte kërkuar lirimin e tyre”. Më pas, çështjen e ndoqën organet tatimore që gjobitën të rinjtë vullnetarë me një shumë të majme parash.
Kjo ngjarje, përpos anës komike që mbartte, duhet parë edhe nga një këndvështrim tjetër. Çfarë do ndodhte sikur, larg qoftë, ajo ç’ka shkruhej në atë njoftim të ishte e vërtetë?! Jo se nuk ka për të ndodhur, sepse secili prej nesh drejt atij destinacioni të fundit do shkojë, por uroj që kjo të jetë atëherë kur ta ketë vendosur i Madhi Zot apo Nëna Natyrë. Por, për të dalë tek kuptimi i asaj ç’ka dua të shpreh, më duhet ta përdor si të mirëqenë atë njoftim-shpallje. Pra, më pas çdo ndodhë, kur ai të mos jetë në këtë botë?! Berisha e ndjen këtë gjë, sepse e ka shumë të freskët krahasimin e jetës së tij me atë të Enverit. Kjo është ajo që po e dërrmon përbrenda atë. Tashmë në të gjallë, ai është vet në krye të punëve, di si t’i ujdisë ato, si të marrë masa e t’I dalë për zot edhe problemeve shumë të mëdha që e kanë shoqëruar këto 20 vjet, biles
duke marrë përsipër edhe gjëra që nuk kanë lidhje direkt me atë vet, por që ai i merr përsipër për shkak se vetkonsiderohet i paprekshëm nga çdo lloj ndjekje
ligjore. Ky në fakt është edhe shembulli më tipik i ngjashmërisë me diktatorin Hoxha. Po më pas? A do mundet vallë “i Përzgjedhuri” i tij të vazhdojë në rrugën e
Udhëheqësit të Madh?! A do mundet “i Përzgjedhuri” ta mbajë partinë solide dhe klanet të bashkuara rreth vetes?! A do mundet “i Përzgjedhuri” t’i mbrojë familjen dhe pasuritë e shpërndara anë e kënd Shqipërisë?! A do mundet “i Përzgjedhuri” t’i mbajë lart nderin dhe lavdinë e ngritur me aq mund për 20 vjet tek pjesa militanteske e partisë?! Janë shumë më shumë pyetje të këtilla që po e lodhin çdo
ditë Berishën e mplakur. Dhe padyshim që ai vet e di që “i Përzgjedhuri” nuk do mundet dot të bëjë asnjërën prej tyre. Sikurse nuk mundi dot as Ramizi i cili mbijetoi në sajë të Nexhmijes, kurse “i Përzgjedhuri” në sajë të fëmijëve. Kjo e tremb, sepse pasi përshkroi të njëjtën rrugë si të Enverit, po e zë tmerri se do pësojë të njëjtin fund si figura e ish idhudhit të tij të dikurshëm që e imitoi kaq
bukur nën kostumin e një “demokrati”.
Altin, asnje presje nuk i heq. te lumte pena. [PER NJE SHQIPERI TE LIRE] pa mbeturina komuniste he he se me c’po shohim te gjithe komunistet po mblidhen ne nje stan.
citim:”Kjo ngjarje, përpos anës komike që mbartte, duhet parë edhe nga një këndvështrim tjetër. Çfarë do ndodhte sikur, larg qoftë, ajo ç’ka shkruhej në atë njoftim të ishte e vërtetë?!”
– me mire ta hiqnim ate “larg qofte”
Dakord nje shkrim ishume i mire. Por fatkeqsisht me duhet te them se ne Shqiperine reale dmth Shqiperine Otomane keto artikuj kaq te nevojshem nuk depertojne dot…
DOKTOR MORTJA e ka cuar ne varr kombin tone,pritet vetem certifikata e vdekjes me shkaqet!
Nuk mund te kete Shqiperi te lire nqs nuk imitojme Rumanine(vdekje kriminelave pa gjyqe)Me R.Aline,Nexhmijen ,dy Djemte e Enverit,Saliun,Fatosin dhe Ilir mutin,mandej do te marrin frym lirisht ky popull.Te gjithe laperat e tjere dhjesin gjak pre3j friget…Lulzim Bytha me militantet e bathores do kerkojn strehim politik ne Tropoje.
Ne Tirane per c’do politikan,vecan per kokat, mos shikoni ate qe i duket,qe rekllamon,pranon,o diskuton,nen keto lakra analizoni ate qe S’DUKET, QE E ZBULON INTUITA, NUHATJA, e c’do shqiptari jo vetem e intelektualeve, kaq ndyre,o qelbur e lozin aktrimin e politikes adoleshentet politikane te Tiranes.Sepse aq dijne.
Kur politikani ri mbi 8 vjet ne politike,jo vetem qelbet uji i i tij,por perhap eren e fermentuar,te kalbur ne te gjithe popullin nga qe drejton me kodoshlleqe.S’jane budallenj nderkombetaret qe vene kufi sundimit. Tani aizbergun Sali e njohin edhe femijet,jo pastaj shqiptaret e zakonte, s’po permend, shqiptaret e urte o te mencur. R.Ylli
HOXHA ISHTE LULE PARA KETIJ MAFIOZI QE I JANE ERRUR SYTE QE VRET E PRET CDO DITE NJE GJE ESHTE E SIGURT SE SHPIRTI NGA BYTHA KA PER TI DALE
Altin, Bravo ! Shume e sakte !
Vetem dy dallime
Ai e rethoi shqiperine me tela me gjemba ky i fali detin greqise
Ai ishte diktator ne nje regjim diktatorial
Ky eshte diktator ne nje regjim demokratikas
Nuk mund te krahasohen keto dy figura historike.Enveri ishte budalla,punonte per te tjeret.Saliu eshte i mençur dhe dinak,punon per vete dhe per familjen e tij.Enveri as shtepi nuk ju la femijeve dhe dihet si perfunduan ne nje barrake ne Laprake(trurin nuk mund tua hiqte Saliu atyre),Ndersa Xen e Argita edhe nese Sala perfundon si Gedafi i kane llogarite plot.Shkurt Sala eshte me i mençem se sa ka qene Enveri.Ai ju le nje trashegimi pasurore femijeve te tij,duke pare me larg se Enveri.
Në thelb janë krejt të ndryshëm.Enveri punoi për të ndërtuar,ky i sotmi ri pa gjumë për të vënë ruspën atyre që ka ndërtuar kundërshtari.
Logoja e Enverit ishte pushka dhe kazma. Pushka për tu mbojtur nga greku dhe sërbi dhe kazma për të ndërtuar. Saliu pushkët ja shiti gedafëve. Greku e sërbi bën ç’i do b….a në Shqipëri ndërsa kazmën e përdori për të shkatëruar gjithçka populli kishtë ndërtuar në kohën e Enverit(fatmirësisht nuk prishi hidrocentralet se termocentralet i fshiu nga faqia e dheut) dhe sot për të prishur dhe shkatëruar gjithçka kanë ndërtuar kundërshtarët e tij. Ndryshimi më duket është goxha i madh.
Të nderuar komentues!
Ju falënderoj për komentet tuaja. Më duhet të ndërhyj paksa për të sqaruar ndonjërin prej jush që mundohet të theksojë se “Enveri ishte lule përpara Berishës”. Në fakt, unë u përpoqa të marr në konsideratë vetëm një pjesë të vogël krahasimore midis atyre të këqijave që përbashkonin ish-diktatorin me Berishën. Disa mundohen t’i ngrenë vlerat Hoxhës për ato gjëra të mira ai ka bërë. Më duhet t’ju them se edhe Musolini bëri gjëra të mira për popullin italian, zhduku mafian, ndërtoi pallate sociale për shumë të pastrehë, etj. Por, kjo nuk do të thotë qe në të kapemi vetëm në pak gjëra dhe t’i veshim merita se Enveri ngriti hidrocentarle, uzina, fabrika etj. E dini që ai punëtori që i ngriti dhe punonte aty nuk kishte as TV, as frigorifer, as lavatriçe, e kështu me rradhë. Për të mos ardhur pastaj tek mungesa e lirisë së mendimit ku për një thënie të tillë që, s’na del 15-ditëshi, të rrasnin brenda për agjitacion e propagandë. Pra, gjërat nuk duhen parë kaq ngushtë.
Për t’iu përgjigjur edhe dikujt tjetër që më kërkonte që ta kisha hequr togfjalëshin “larg qoftë”, më duhet t’i them se unë nuk mund të jem kaq mizor kur bëhet fjala për artikuj të botuar në një gazetë serioze si “TEMA”. Terma të tillë që i urojnë vdekje të drejtpërdrejtë dikujt, pavarësisht se cili është ai dhe sesa urrejtje mund të ketë dikush ndaj tij, i takojnë gazetave të tipit “55”, shembullin e të cilave besoj se “TEMA” nuk mund ta ketë si politikë editoriale.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Altin Ketro
I nderuar Altin Ketro.Eshte gje shum e bukur kur artikullshkruasi komunikon me lexuesit.Un do mundohem te shpreh mendimet e mija, perse Enver Hoxha dhe Sali Berisha nuk mund te krahasohen me njeri-tjetrin.Ne sistemin socialist cdo gje behej qe te forcohej shoqeria dhe shteti,ndersa sot indivite te caktuar po vjedhin dhe privatizojne pasurit kombetare per interesa personale dhe gati 50 % e popullsise jeton ne kushte minimale te jeteses,edhe pse tani kane televizor,qe fatkeqesisht nuk ta mbush barkun me buke.Kemi nje papunsi te jashtzakonshme,kemi nje rini qe e kalon rrugen trotuareve dhe kafeneve,duke mbytur monotonin e jetes me alkol dhe droge,kemi nje rritje te frikshme te nje gjenerate kriminelesh dhe hajdutash,qe rrezikojne seriozisht te ardhmen tone si popull.Nuk dua as te mbroj Enverin dhe as te shaj Saliun.por politika e tyre ndryshon si nata me diten.Enveri me politiken e tij ekonomike beri qe Shqiperia nga nje vend me popullsi gati 90% analfabete,te zhduket komplet analfabetizmin,te krijoje nje shtet me industri te rende,me armate ushtarake,njerzit punonin dhe hanin buken e prodhuar nga gruri shqiptar,vishnin rrobat e prodhuar me pambukun shqiptar,pinin duhanin,konjakun dhe rakin shqiptar,100 prodhime ekologjike.Jetonin ne kushte normale dhe te gjithe pothuajse ishin te barabarte.Enveri beri gabime qe nuk ndryshoi kurs ne1981,por lejoi dhe tufzimin e pulave.Aty filloi rrenia e sistemit socialist si dhe lufta e pameshirshme e klasave e cila nuk duhej te aplikohej me pas vitit 1971.Nuk ishte vetem faji yne qe ne u izoluam,por dhe se na izoluan fuqite perendimore.Un jetoj prej gati 16 vjetesh ne Gjermani,por jam KRENAR qe pata fatin te jetoj ne nje shoqeri socialiste qe edhe pse pati mjaft te meta,na mundesoi qe shqiptaret nga jugu ne veri te civilizohen,te perparojne si komb.Eshte e dhimbshme te shikosh ku jemi katandisur,shqiptaret jane kthyer skllever te grekerve dhe italjanve,femrat shqiptare mbushin rruget e Romes,Belgjikes dhe Londres,njerzit ne vend qe te mbjellin grure mbjellin bime narkotike,sepse shoqeria Kapitaliste ose ta quajme per hatrin tend Demokratike ka nevoje te konsumoje droge,ka nevoje per prostitucion.Altin nuk e di sa vjec je dhe cfare prejardhje ke,por duke te garantuar se une jam me arsim te larte dhe djale i dy prinderve te thjesht puntor,i diplomuar ne vitin 94 per ekonomi,te siguroj se Historia do ti jape si Enverit ashtu dhe Berishes vendin qe meritojne.Njeri ishte Diktator qe mendonte per popullin e tij qe te ishte i barabarte me popujt e tjere dhe qe Shqiperia te ishte e pa varur dhe e shqiptarve,ndersa tjetri dogji dhe shkatrroi cdo gje.e shiti dhe e privatizoi pasurin kombetare per vete dhe miqte e tij.Nuk dua te zgjatem shume,por duke treguar respekt dhe duke mos dashur ti fyej ata qe sistemi komunist i persekutoi pa te drejte,prap se prap gjate 45 viteve te Enverit Shqiperia perparoi si vend dhe si Komb,ne ndryshim me 20 vitet e Berishes qe vetem nje pjese e shqiptarve po ja ndjejne frytet Demokracise,nderko qe rruget jane mbushur me lypsare,femije analfabete dhe grate mbulojne fytyren me ferexhe.Enveri beri shum gabime se donte nje Shqiperi te perparuar,ndersa Berisha po ben KRIME duke shitur detin,si dikur Ahmet zogu Shen Naumin.Te keshilloj te shikosh statistikat sa shqiptare kane humbur jeten gjate ketyre 20 vjetve te fundit.Te gjithe kerkuam qe Shqiperia duhet te ndryshonte por jo keshtu,kjo eshte MORTOKRACI dhe jo DEMOKRACI miku im
Mundet te keni te drejt per rruget e perbashketa drejt pushtetit si te Hoxhes dhe te Berishes,popullit pak i interesojne keto . Ktyesore eshte se cfar beri njeri dhe tjetri.Me qene se i keni hyre kesaj rruge na thuaj disa shifra,per bujqesine ,industrine ,ekonomin,arsimin,dinjitetin e shqiptarit.
Mosulini, Mao,Berisha,kane demostruar forcen fizike te tyre Mao ne lum Dy te tjeret ne dete,pak vlera ka ne per popullin.