Protesta e minatorëve në Bulqizë po u jep një leksion shumë të vlefshëm të gjithë shqiptarëve.
Në këtë vend, ku s’ka asnjë rregullator mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, ku sindikatat janë inekzistente, ku dilet në protest nën flamuj partish, po kurrë për të drejtat e qytetarëve, apo punëmarrësve, ku gjithkush mund të flaket në rrugë pa pasur mundësinë e ankimimit, ku rritja e pagës matet me nivelin e servilosjes, ku shteti punëson mediokër, vlera e vetme e të cilëve është militantizmi, më në fund kemi një protestë.
Në këtë vend ku protesta e punëmarrësit është krim i pafalshëm dhe flakja në rrugë e sigurt, çka ka bërë që ky pothuaj të mos ekzistojë si fenomen. Ku punësimi në shtet (po edhe në shumë kompani e biznese që janë të lidhura me shtetin e pushtetin) shikohet si goxha favor dhe kjo e bën protestën të duket si fenomen i panatyrshëm, pasi militantët mediokër janë qënie mirënjohëse. Duke qenë të vetëdijshëm për paaftësinë e tyre, natyrisht që as u shkon mendja të kafshojnë dorën që i ushqen.
Pra në këtë vend që quhet Shqipëri dhe që fatalisht është atdheu ynë, kjo protestë e minatorëve të mjerë të Bulqizës mund të shikohet fare mirë si një jehonë në shkretëtirë.
Jetojnë në një qytet që nuk ka mundësi të tjera punësimi dhe për këtë shkak arrogance e punëdhënësve të tyre është në nivel shumë të lartë. Çfarë alternativash mund të ketë një minator i flakur nga puna në një qytet si Bulqiza? Përgjigje e thjeshtë; asnjë.
Çfarë po kërkojnë minatorët?
Kërkesat e tyre janë minimale. Kërkojnë një rrogë me të cilën të mund të mbijetojnë. Kërkojnë një moshë më të re pensioni, pasi profesioni i tyre në të gjithë globin konsiderohet i vështirë. Kërkojnë kushte punë pak më të mira se mesjetaret, në të cilat janë të detyruar të jetojnë. Të mos harrojmë se shumë nga shokët e tyre kanë humbur jetën në këto miniera vdekjeje, duke lënë fëmijët në mëshirë të fatit.
Meqënëse për këto kërkesa minimale ata u shpërfillën, minatorët ditën të bashkohen dhe të protestojnë e të hyjnë në grevë urie dhe të arrijnë të kenë edhe vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, si dhe të faktorit ndërkombëtar.
Unë jam shumë i bindur se minatorët do ia dalin. Megjithëse shteti, të cilit i kanë dhënë votën po i shpërfill në mënyrë të turpshme e kriminale, pasi tashmë është bërë diçka normale që firmat që marrin koncesionet e pasurive tona kombëtare ia “lyejnë rrotën pushtetit”. Megjithëse punëdhënësit e tyre po bëjnë ç’mos që t’i përçajnë. Megjithëse opozita nuk po u kushton vëmendjen e duhur. Megjithëse forca, të cilës po i kundërvihen është shumë më e fortë, ata do ia dalin, sepse janë të bashkuar dhe të vendosur.
Por kjo që po ndodh në Bulqizë duhet të na shërbejë si një leksion shumë i vlefshëm të gjithëve. Shqiptarët duhet të mësojnë të kenë një reagim qytetar, pavarësisht ngjyrave që ka pushteti. Boll më me kokë të ulur. Boll më me fatalizëm. Tek e fundit protesta është një nga të drejtat thelbësore të demokracisë.
Eshte leksion per Opoziten e cila shkon per vakanza kur duhej te ishte ne krye te minatoreve ,
z.MERO BAZE
Me qendrimet dhe shkrimet e tua e meriton dhe besoj ke aftesite te drejtosh nje levizje qytetare apo parti politike.Besoj qe ky eshte dhe mendimi i shume qytetareve qe shkruajne ketu.Besoj nuk ka kohe me,Shqiperia eshte ne rrezik dhe do ju lutesha qe te benit dicka,si organizimin e nje proteste kunder politikes shqiptare!
kam prit dhe kam pas shprese tek I.Kadare,R.QOSJA e ndonje tjeter por mesa duket e kote.
Minatoret e Bulqizes e kane pranuar vete se kane votuar per PD-ne,ndaj atje te shkojne e t’i kerkojne te drejtat!!Ti,si zagar i Berishes te intereson,qe te perlyhet PSoja me keto maskaralliqe,por “PIRDH SE SHFRYHESH”!!!!
exsakt qendrim shembullor per te luftuar per te drejten e tyre.kerkesa e tyre eshte minimo,duan te mbijetojne me familiet e tyre ne kushte minimo jetese e shteti korrupto qe po jeton me djersen e tyre i rrjep e po i torturon.duhet me qene kompakt qe te zhduken keto plehra qe po plasin duke vjedhur,te vendosur per te drejtat njerzore.keto nuk jane qeveritare por kriminela.mos behen shume zhurme pa bereqet por duhet veprim e kete e per kete ka ne interes vetem njerzit e thjeshte qe vuajne e rinia pa asnje te ardhme.
Nuk eshte koha per brockulla por solidarizim total i popullit ne krah te minatoreve.Lerini budallalleqet se cfar ben opozita,por cfar bejme ne per kete te keqe qe na ka zene.Eshte forca mbare popullore ajo qe var prej koqesh cdo diktature.Per sa kohe revoltat mbare popullore jane eleminuar ka te drejte rrugaci i pa ndreqshem Sali te beje si ti doje qefi.Ngushellime.