Kur qeveria t’i imponon skandalet e saj si normalitet jetese

31 Gusht 2011, 22:16Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Është i njohur tashmë fakti se qeverinë “Berisha” e kanë ndjekur skandale të njëpasnjëshme që datojnë nga marsi i vitit 2008 e në vazhdim. Skandale që përfshijnë anë të krimit dhe korrupsionit, vjedhjes dhe zhvatjes, kërcënimit dhe presionit, klientelizmit dhe nepotizmit. Janë kaq të shumta, të thëna e të stërthëna, nga gazetarë e analistë, komentatorë dhe opinionistë, përfshi edhe ata që u jepet mundësia të lënë mendimet e tyre në forumet online të websit-eve shqiptare, saqë po t’i përsëritja edhe unë, do më duhet të ripërsërisja të tjerët. Një skandal dje, për çudi, duket shumë i vjetër sot dhe një skandal i ri sot, po aq i vjetër nesër. Skandale që ndjekin njëra-tjerën si në lojën me stafetë dhe që po njëra-tjetrën sfumojnë për nga niveli i përmasave.

Shumëllojshmëria e skandaleve bën që nuk di nga ta kapësh fillin e nga t’ia nisësh, nga “koka” apo nga “bishti”, sepse herë njëri e herë tjetri ia lënë rradhën sho-shoqit. Nën vështrimet serbes, nga votuesi i thjeshtë deri tek prokurori, stafetmbajtësi “skandal” shpreson të dalë kampion në këtë garë të pambarimtë me kohën duke garuar me rivalin e tij, po “skandal”, e, sidoqë të dalë rezultati, fiton “koka” apo “bishti”, dihet që kampioni do ketë vetëm një emër “skandal”!

Përditshmëria e gjithsecilit prej nesh po përmbytet nga këto skandale. Si të tilla, ato po bëjnë efektin e kundërt, nuk po i ndërgjegjësojnë, por po i imunizojnë njerëzit. Çdokush e di që, sapo të shfletojë shtypin e ditës së nesërme, do përballet me një skandal të ri. Jetesa me skandale po i kthen njerëzit në indiferentë, krimin dhe vjedhjen shtetërore, në mënyrë bashkëjetese, duke humbur përfundimisht nocioni “Ndershmëri në Qeverisje”. Duar të pastra që kurrë nuk u bënë të tilla, por të përlyera me gjakun dhe djersën e popullit të thjeshtë, po majmin një kastë grabitqarësh që nuk paskan që nuk paskan të ngopur.

Dhe jeta vazhdon me këtë realitet. Teksa bisedoj me miqtë e mi, më ndodh që të ndaj me ta mendime që e marrin shtysën nga ato që shkruhen në media. Njëri prej tyre shprehet se, “sa herë që shkruhet një artikull, mendoj që shumë pak do të ndryshojë. Mirëpo, është prapë shumë e rëndësishme që të shkruajmë. Sepse, t’i themi gjërat, është gjithnjë më mirë sesa të mos i themi”. Eh – i them unë, ke të drejtë. Heshtja, jo gjithë është flori, siç thotë populli. Në kohën që jetojmë, heshtja duhet konsideruar tradhëti, kombëtare biles! Kjo nuk duhet ngatërruar me ato tradhëtitë e qëmotshme ku të ngrije zërin kundra qeverisë përfundoje në litar si tradhëtar, por e kam fjalën, bie fjala, edhe për ato tradhëtitë e tipit të faljes së territoreve ujore, që falë ngritjes së zërit shpëtuan nga një 1913-të e dytë, por kësaj here, me bekimin e pushtet-mbajtësve tanë. Desha s’desha, e përmenda edhe unë një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie!

“Në realitetin shqiptar, ajo që ka ndodhur duket mëse normale, për një shoqëri anormale” – më thotë një tjetër mik. Mëse njëherë i jap të drejtë e po kaq herë e rrëzoj këtë tezë. Një shoqëri që ishte kaq e zonja të përmbyste një tirani komuniste dhe po një tjetër demo-komuniste, po bashkëjeton në kohët e sotme të IT-së më të avancuar, me këtë primitivizëm të shekullit të kaluar?! Ta ketë fajin shoqëria që nuk paska sy të shikojë, vesh të dëgjojë dhe gojë të flasë?! “E para ishte fjala” – thuhet në Bibël. Ajo duhet thënë kudo e kurdoherë, me zë të lartë deri në ulërimë edhe për ata që u mungojë ato tri shqisa apo që me vetëdije nuk duan t’i kenë funksionale. Ndërgjegjësimi i plotë qytetar, sado të vonojë, do i vijë momenti që të reagojë ashtu siç ka ditur të bëjë me çdo diktator të rradhës. Mendimi qeveritar se, “thika ende nuk u ka shkur deri në palcë”, është një provokim me durimin e gjithsecilit prej nesh që çon pastaj në ato të ashtuquajturat, revolucione të portokallinjta, të kadifejta, apo edhe “arabe” po të doni quajini.

Por, ka edhe pesimistë në këto bashkëbisedimet e mia ku një tjetër mik që e lexon rregullisht gazetën “TemA” më thotë : “Rubrika “Antena brenda familjes” më tërheq më shumë se analizat e situatave skandaloze që ndodhin në Shqipëri, situata të cilat tashmë janë rutinë dhe ambientimi me to është një skandal më vete… “Antena” është sarkastike, ka një përshkrim aq të detajuar, plot ngjyra dhe kurajo, sa të lë pa fjalë….” Është e vërtetë i dashur mik kjo që thua, sepse për shumë si ti, ndoshta stresi dhe zhgënjimi që sjellin këto skandale, largohen vetëm me sarkazma që ndjellin buzëqeshje dhe që mund të japin ndopak çelje në fytyrat e brengosura që i ndesh në realitetn e përditshëm shqiptar.

Por, a do mundim dot vallë që vetëm me artikuj seriozë dhe sarkastik të rikthejmë në piedestalin e kombit tonë vlerat e harruara që njëpasnjëshmëria e skandaleve qeveritare n’a i ka humbur si “virtyte” duke n’a i tjetërsuar në “vese”? Kam frikë se jo, sepse po jetojmë në epokën e skandaleve të cilat, për fatin tonë të keq, duhet ta panojmë se qeveria me “sukses” të plotë po n’a i imponon si normalitet jetese. Deri kur të vijmë tek momenti që ta ç’bëjmë këtë lloj realiteti, atëherë do më duhet t’i rikthehem shprehjes së mikut të dytë duke ia transformuar pakëz kuptimin “në realitetin shqiptar, ajo që po ndodh duket mëse normale, për një shoqëri normale”!

 

 

12 komente në “Kur qeveria t’i imponon skandalet e saj si normalitet jetese”

  1. noli says:

    salillari I ben keto skandale per dite e rregullisht ,
    qe populli mos e kapi asnjehere befasisht

  2. noli says:

    Zuzari e zuzare bejne skandale per dite,e regullisht Qe populli te mos ngrihet kure befasisht , keshtu po ndoth ne realitet skansalet e reja ne shohim , lexojme e degjojme. sakaq te vjetrat i harojme

  3. raimondi says:

    Qeveria imponon skandalet si normalitet sepse Opozita nuk existon me ….ka vdekur

    ———-Ne tani jemi nje shtet njepartiak, dhe kjo per merite te EDI RAMES, se Edi kerkon te shijoje parate qe ka bere
    ndaj nuk do te rezikoje ne opozitarizem Aktiv duke mbrojtur popullin opozitar

    ——— Pra qeveria i imponon shoqerise skandalet e saj si normalitet sepse ka perballe nje opozite te Koruptuar …..

    1. tg usa says:

      Po degradon gjithmone e me keq si Fatas Lubonja o mondi. Po na thuaj cilin burre do ti per te bere opozite? Ti besh opozite Shpellarve dhe Otomanve me mjete demokratike faktikisht eshte e veshtrie…

    2. plaku says:

      raimondi,
      Ka disa muaj qe i bie fyellit ne te njejten brime ne lidhje me Edi Ramen. Ti thua : “se Edi kerkon te shijoje parate qe ka bere”
      Behu nje here burre ( se keshtu do ti besh nje nder te madh popullit tend ) dhe me fakte denoncoje Edi Ramen ne prokurori. Mjaft me bla bla bla. Bemat flasin me ze me te larte se bla bla blate e tua. Shko pra dhe denonco me fakte Edin per parate qe ka bere dhe basta.
      Ne se nuk ke fakte atehere mbylle gojen dhe mos akuzo kot. Ti je ne Amerike dhe shpresoj se ke degjuar amerikanet qe thone: ” The facts speak louder than the words!” ” Faktet flasin me ze me te larte se fjalet.” Pershendetje.

      1. raimondi says:

        Je shume i sakte looooooooool

        –Edi s’ka bere koker leku .Ai e nxjerr 15 diteshin duke marre borxh tek gjitoni ,kete e di gjithe Tirana

        —Megjithate nuk me ruhet shume ka bere apo s’ka bere Edi para , ajo qe eshte shqetesuese eshte se EDI eshte nje politikan Medioker , dhe me nje menyre komunikimi tipike halabaku Tirane

        ……… Ndaj problemi eshte qe te iki andej nga kreu i PS-se, se me ato mend qe ka Edi, Sala do ja fusi gjithmone sa krahu, se Edi as nuk di, dhe as nuk meson

        —–Ne ket menyre Edushka do e kalbi ne opozite PS-ne

        Jo nuk e kam degjaur ndonjehre ate shprehjen amerikane qe thua ti , eshte here e pare qe e degjoj –hahahahahahahaahha

        1. ardi says:

          rajmond po pse nuk vjen ti qe na Amerika ta marresh PS po pjerdh qe andej, apo nuk ta mban bytha dhe vetem rri e ben gam-gam ketu kunder Edit, apo kruan sumen me greket aty ne Astoria dhe te ka zene rehat!

          1. raimondi says:

            Jam gati te vij ,–Po te vij une, per 1 muaj Salen e rrezoj nga pushteti ,
            dhe e bej qe te veje ne burg per tradheti ndaj Atdheut dhe per shkaterrimin total qe i ka bere ekonomise shqiptare ne 20 vjet rresht

            ——– Te gjithe shqiptaret do vijne me mua , se jam tamam patriot , nuk jam njeri me 20 fytyra , Nuk jam i korruptuar dhe jam shume here me i pregatitur se ky mediokri qe ka zaptuar kreun e PS-se bashke me ata pioneret qe edhe kullaron e lidhin seprpathi
            –Nuk kam frike ta ftoj Salen ne debat sic ka frike Edi, sepse nuk kam azgje per te fshehur ndersa Sala eshte komplet i krimbur ne korupsion ,
            dhe Edi megjithate ka frike per debat me Salen

          2. Journey says:

            Wait, I cannot fathom it being so stragihtfowarrd.

        2. plaku says:

          raimondi,
          Me gjithese nuk me dhe pergjigje konkrete, te falenderoj per debatin civil. Pershendetje.

  4. fule says:

    Shoqeria otomane Shqipetare eshte e imunizuar nga dukuri te zakonshme si korrupsioni, krimi, pa-drejtesia, tradhetia etj ama eshte akoma “vigjilente” per ngjyren e corapeve te Edi Rames, i cili si per dreq te ketyre ka filluar dhe te mos ta ndryshoje me…

  5. pelivan says:

    Do Zoti e n’a vjen ky Raimondi dhe shpetuam me ne fund! Te falemi o Zot qe po n’a dergon kete engjel me sy burimi… Dhe qe Rames do i’a pellcas ne fytyre parete e pista!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje