Mos u fshih prapa gishtit zoti Berisha!

5 Shtator 2011, 18:25Blog TEMA

Nga Sokol Bebeziqi    

Dje, me nje buzeqeshje te shtirur te nje fshatari te regjur, na u shfaq ne media Berisha dhe “sqaroi” shqiptaret se kabllogramet e ambasadorit amerikan nuk ishin gje tjeter veçse pasqyre e shtypit shqiptar. Me sa duket Berisha ende e mban mend kohen kur sa here shkonte ne Paris, me kerkese te ambasades qe perfaqesonte regjimin e Enver Hoxhes, ndonese nje specializant me nje frengjishte te çale, gjithsesi angazhohej ne perkthimin e materialeve nga shtypi francez qe shkruanin per Shqiperine. Me sa duket, edhe sot, nen rregjimin e Berishes, ambasadat e Shqiperise, me zell mbledhin neper bote lajme “te mira” per rregjimin dhe ja percjellin zotit Berisha, per ta qetesuar ne gjumin e tij te tronditur te nates.

Po a vepron keshtu edhe ambasada amerikane ne Tirane, madje i tere sherbimi diplomatik amerikan kudo ne bote?

Dihet se diplomacia dhe sherbimet amerikane vleresojne shume informacionin; vleresojne cdo pjesez te tij, e shqyrtojne ate me kujdes, dhe mbi bazen e analizave dhe pergjithesimeve nxjerrin konkluzione per te orientuar politikat ne te ardhmen. Eshte nje diplomaci qe mbeshtetet ne informacion, qe drejtohet mbi bazen e informacionit.

Ne kete kendveshtrim, vertet qe kabllogramet e ambasadorit amerikan jane pjeserisht pasqyre e shtypit shqiptar, pjeserisht te bazuar ne zera qe lart e poshte bien ne veshin e punonjesve te ambasades. Po ashtu, po e pranoj qe keto informacione, mbase edhe nuk jane analizuar nese vertet kane baze reale apo jo; pra pa u verifikuar thjesht jane percjelle ne qender. Madje, nje menyre e tille me duket me se e logjikeshme, pasi mbi Shqiperine, ne zyrat perkatese te analizes dhe pergjithesimeve, informacionet grumbullohen edhe nga vendet fqinje, nga sherbime te ndryshme, perfshire edhe individe kudo qe jane. Pra, ndoshta analizimi i tere ketij informacioni behet i perqendruar, i konfrontuar mes burimeve te ndryshme. Pra, deri ketu normalisht Berisha nuk ka pse te shqetesohet. Madje, mund ta quaje te tere kete perpara popullit te tij nje loder.

Por, ajo qe me ka tronditur mua personalisht, besoj se e ka tronditur edhe Berishen (ndonese ne nje sens te kundert me shqetesimin tim), jane disa episode ku spikasin dy prej tyre.

Episodi i pare eshte deklarimi i ish-shefit te shtabit te pergjitheshem te Shqiperise, gjeneralit Luan Hoxha, i cili ka vajtur personalisht ne ambasaden amerikane dhe ka deklaruar se ka frike, se eshte kercenuar nga nje i ri, qe pretendon se eshte djali i Berishes. Personalisht nuk e njoh gjeneral Hoxhen, por besoj se frika e tij nuk buron nga nje kercenim i thjeshte i nje te riu. Jam i sigurte se me mjetet dhe njohurite e tij, gjeneral Hoxha i ka pasur te tera mundesite per te sqaruar nese ka qene vertet djali i Berishes kercenuesi i tij. Pra, gjenerali i ngrate, ka bere refimin e tij pasi e ka ditur se mbrapa kercenimit kane qene, ne mos djali i Berishes, persona me shume pushtet. Dhe me shume pushtet ne Shqiperi eshte vetem Berisha dhe askush tjeter. I ziu gjeneral: eshte kercenuar ose nga i biri, ose nga i ati. Nuk ka logjike tjeter.

Kam lexuar shume kritika mbi kete gjeneral, ku e kane cilesuar si fajtor, frikacak, sahanlepires, etj. Por, historia e Shqiperise i ka mesuar shume gjeneralit Hoxha. I ka mesuar se si iku brenda disa diteve nje kryeminister si Mehmet Shehu, si u pushkatua shefi i ushtrise se Enver Hoxhes, gjenerali Petrit Dume; e sa e sa shembuj te tjere. Shembulli i gjeneral Hoxhes tregon qarte jo vetem se ngjarja e Gerdecit eshte e thelle, por njeherazi ajo tregon se ne kupole te saj eshte Berisha, patjeter. Dhe njeherazi, se ne Shqiperi ka nje rregjim qe tremb kedo, madje edhe vete shefin e shtabit te ushtrise.

Ngjarja e dyte eshte ajo me Bojaxhiun e KESH-it. I ziu djale, e mendon te ardhmen duke uruar qe te humbase partia e tij, me shpresen se kjo do sherbej per te hequr kryetarin e saj, komunistin e devoteshem Berisha. E rrefen kete deshire te tij ne ambasaden amerikane, se nuk guxon te flase gjekundi tjeter. Njesoj si Nako Spiru ne kohen e Enver Hoxhes, e shume shoke te tij qe “qanin hallet” ne ambasaden jugosllave apo ate sovjetike ne Tirane. a nuk eshte per tu trembur nga nje histori e tille, qe perseritet pike per pike, 60 vjet me vone? Dhe me hidherim them me vehte: a mos valle i humbem perseri keto 20 vjet jete?

Personalisht jam habitur se pse ky qytetar i kulturuar dhe profesionist i zoti nuk beri kariere ne PD. Tashme jam i qarte. Sikurse jam i qarte edhe me mungesen e moralit, integritetit, inteligjences dhe burrerise se Pandeli Majkos, Kastriot Islamit, e plot politikaneve nga te gjitha anet, qe “zbrasin” zemrat ne ambasaden amerikane, mbase edhe thjesht per te “spiunuar” dicka, pra pa asnje perfitim material.

Pra, mos u fshih pas gishtit zoti Berisha, mos na “sqaroni” vetem per pasqyren e shtypit, por shkoni me thelle, shkoni atje ku fshihet e verteta, tek rregjimi neokomunist qe keni instaluar qe eshte nje simbioze e komunizmit feudal tipik shqiptar me mafien me te eger te tipit siciliano – rus.

13 komente në “Mos u fshih prapa gishtit zoti Berisha!”

  1. shpulla says:

    More kryeminister, te gjitha keto kabllograme drejtohen nga vete amerikanet sepse nuk i sherben me. Denigrimi kundrejt jush eshte shfaqja e fundit perpara se te diskretitoheni publikisht si figure diktatori qe jeni, udhe te mbare ne gropen qe ta kane bere gati. Ora e gjelit te vidicollit po afron.

  2. eli-Tiv says:

    ….fshatar i regjur…gjetja me sakte per eksprincen njerezore e profesionale te saliut….nga fshatar tani thjesht eshte nje fshatar i regjur…e kisha merak…kaq vite ne Tirane…me detyra deri k/minister…ka hyre ne raport me shume njerez te niveleve te larta…rezultati…fshatar..tani i rregjur…ne vitin 2011 ky na ka vene poshte…se sa per te drejtuar….nuk mundet ta beje nje fshatar…(kur se kalon kete prag)

  3. CFARE PRESIM? says:

    KY ESHTE gadafi jone. Ky kanibal duhet qerruar nje ore e me pare. Kjo familje e shemtuar vampiresh po pjerdh prej nje ore ne parlament duke tallur by… e tij te fishkur e te punuar nga lulka e tij . Ky vrases bastard e kriminel ordiner….

  4. INA says:

    ah pse s’vdes me mire ti re o qen

  5. beni says:

    tek ne edhe ZOTI ka frike me vu dore prej ketyre kadavrave. mjere per shqiptaret qe u qane nga enveri. emigranti

  6. dane dyfeku says:

    Ky bastard i politikes shqiptare,me ardhjen e tij ne pushtet ne fillimet e viteve 90-te, ngriti ndaje udheheqesve komunist (atyre qe vite me pare,ishte sherbetor i tyre,e kishe ngrene e pire me ta),akuzen qesharake te vjedhjes se lekeve te popullit,nepermjet pirjes se kafeve.Apsurde,dhe injorante,po ta krahasojme me baterdine,kerdine dhe egersine,qe ushtrojne sot saliu dhe banda e tije e ketije pushteti,qe do te ngelet ne historine e shtetit shqiptar,si qeveria me kusare,qeveri mafioze-siciliane,qeveri vrasese,qeveri e tmerit,qeveri e hurit dhe e litarit. Dhe ideatori,krijuesi,dhe zbatuesi i kesaje katrahure Shqipetare,eshte diktatori sali berisha. Akuza ndaje tije do jete gati,se e ka ngritur vete : VRASES i sa e sa Shqipetareve, KRIMINEL ndaje popullit dhe vendit tone,duke shtypur ,rahur e vrare,njerez te pa fajshem,fukarenje qe u ngriten per buken e gojes,e duke shitur pjese te shqiperise,HAJDUT i pa pare. Ky pra eshte GENOCIDI me i eger me i poshter qe po i ushtrohet nje populli te genjyer me demokraci. Poshte kadafi i shqiperise,krimineli dhe felliqesira,qe veshi ne 97 -en, mijera nena shqiptare me te zeza.Poshte bajga e historise shqiptare qe e mbane pushtetin duke vjedhur voten. Rrofte Shqiperia pa saline,kete fshatar injorante,malok e shpellar,qe cudia shqipetare e rezoje me pushke,dhe e hipi ne kurize per mos ta zbritur kure,me…vote.

  7. nastradini says:

    Bukur e ke thene more djale nga Shqypnia. Se nastradinit i i doli llapa jashte duke perseritur se Enver ANTIKRISHTI dhe Sali DEMONI jane krijesa te nje race. Te asaj feudalo-komuniste qe perlan mjetet e prodhimit ne duart e UNI-t, qe uzurpon shtetin dhe institucionet, qe vret insiativen e lire dhe ngre ne piedestal mafien me pushtet. Idollogjia e tyre mbeshtetet ne moton e makiavelit: “Qellimi justifikon mjetin”. Prandaj keta VAMPIRE te Demokracise se Vertete vrasin kedo qe u del perpara, vjedhin gjithecka qe u bie ne dore dhe mashtrojne ai magjype ne mes te dites. Per te arritur qellimet e tyre te liga e ndajne popullin me dysh, se politika NDA DHE SUNDO ja ben jeten me te lehte. Sidomos kur popullata eshte gdhe, injorante, e pagdhendur, e parsimuar, pa tradita demokratike dhe me mungese te theskuar intelektuale. Ne kohen e Enverit ishte demagogjia e luftes se klasave qe mbolli terror ne vendin tone dhe i shnderroi shqiptaret spiune brenda llojit dhe familjes. Dhe polli fanatike enveriste qe i thurrin hymne edhe sot e kesaj dite. Ne kohen e Saliut eshte demagogjia pseudo-antikomuniste qe po mbjell terror 20 vjet pas renies se murit te Berlinit. Ne nje kohe qe as dosjet nuk jane hapur, as sigurimi nuk eshte cmontuar dhe ish-komunistet kane mbushur radhet e Partise se shpifur Demokratike si asnjehere tjeter. Kjo demagogji me uzurpimin nga talebanet te tokave dhe pronave te tjeterkujt ka pjellur edhe fanatiket berishiste. Keshtu qe ne fakt ne vend te klases puntore me kulaket perballe tani kemi enveristet me berishistet perballe. Gati t’i nxjerrin syte njeri-tjetrit cdo moment. Dhe pas tyre fshihet nje shtet fashisto-komunist qe drejtohet nga Sekretari i Partise se Punes Sali Berisha. Eshte koha qe shqiptaret te lene fanatizmin dallkauk dhe te kuptojne se ne vendin tone asgje nuk ka ndryshuar keto 20 vjet per fatin e tyre te keq. Ata duhet t’i kerkojne liderave te tyre programe te hollesishme si do te veprojne kur te marin pushtetin. Kete ta deklarojne pa perdredhje kurvash sic ka ndodhur shpesh duke i lene pa ndeshkim kriminelet dhe kusaret e popullit per interesat e xhepit te tyre. Kur te kene mare nje pergjigje te sakte per kete ceshtje madhore mund te diskutohen ceshtjet e tjera. Dhe te garantohet politika e ndeshkimit te pushtetareve ne rast krimi. Ndryshe ai qe do te vije ne pushtet do te vazhdoje te njejtin avaz. Prandaj o dallkauke enveriste dhe ju dallkauke berishiste lerini zenkat tuaja se Bajlozi i Zi me emerin Sali po renon vendin dhe po shuan racen e shqiptareve. Thirrini trunit dallkauk dhe degjoni nastradinin: Shume popuj kane vuajtur si shqiptaret sot, por kane patur guximin ne nje moment dhe i kane flakur ne zjarrin e ferrit VAMPIRET qe i kishin hypur ne qafe. Kur te bashkoheni nen emerin e shqiptarise atehere do te zhduket frika nga DEMONI komunist qe drejton vendin sot njesoj sic e drejtoi Enveri per 45 vjet rjesht.

  8. Dorontina says:

    Berisha nuk ka nevoje te fshihet prapa gishtit, se ka te beje me nje popull te vdekur qe pranon çdo lloj shtypjeje e nenshtrimi. Shpellari viçidolas dhuron pjese te territorit shteteror pa kokeçarje, vjedh pasuri me te dy duart, vjedh vota sa e si te doje, vret qytetare te pafajshem ne mes te dites e ne mes te bulevardit dhe askush nuk i thote “plaç” me goje: as populli ne letargji e as Ndêrkombetaret ne ujdi te plote me te sipas shkrimit te ketij linku: http://bit.ly/jAL5ep

  9. inf says:

    Po çfare ka ky nga tropojanet qe sillen rrugve neper Tirane asnji ndryshim por ka nji se ata
    jane troke dhe ky eshte Milarderr ky derr in zi.
    Ata kshu e kane dhe modelin e flokeve perpjete si lamasher,shikoni ket sali dhe shikoni Tropojanet
    identik rrace me e qelbet dhe me te pa bese nuk ben me ajo toke e djegur dhe tradhtare.
    jane te gjithe horra dhe hajna vrasin njerzit me Pusi dhe me tinzllik.
    Ja shikoni prijsin dhe kapterrin e tyre hajn tradhtare i pa bese i hurit e litarit kar-naval.
    Ky e ka marre ket toke dhe ben çfare ti doje rrota pa pyt njeri,e provoi ne 1997-por e paska harru
    siç duken bathet,duhet me ja kujtu 1997 ose rrevoltat ne Afriken e Veriut ketij palaçoje .
    Ky do dajak dhe plumb me ne kaptine ,vetem me vrasje mund te hiki ky lamash dhe bir spiuni .

  10. toke nasari says:

    dihet koka e mafjes shqiptare familja BERISHA

  11. Ericson says:

    E vetmja shrehje ,qe sikur ta kishe kerkuar me qiri,nuk do ta gjenje eshte :
    “Fshatar i rregjur”
    Kaq mjafton e tepron e shpjegon qe perse mbahet akoma me kembe ky regjim feudal fshataresh.
    Kush ka kenduar romanin “Fshataret” te Balzakut,(sadoqe keta jane fshatare franceze dhe bile te shekullit te XIX ) e kupton mire se cdo te thote fshatar i rregjur.

  12. agime kera says:

    kabllogramet nuk duhen te vihen ne dyshim nga asnjeri ato jane ne rastet me te shumta nga ambasadori uithers i cili ka dhene nje ndihmese ndaj vendit tone pastaj jane dokumente qe kane dale nga departamenti shtetit amerikan keto nuk duhet te perdoren me fjalet shtypi i dites me nji fjale shtypi i dites ose mund ta quajme albania sot nuk duhet te besojme asgje prandaj duhet te jemi korrekt kur flasim ne fakt te gjitha gjerat nuk jane te panjohura te gjitha kane ndodhur nuk mund ti mbuloje njeri se vete nenat e gerdecit jane te mbuluara me te zeze.duhet te jemi trasparente dhe korrekt nese dikush merret me politike nji politikan i zgjedhur duhet te kaloje ne site si ketu ne amerike ketu ja nxerrin njeri tjetrit te palarat menjihere nuk i lene kohezgjatje ore po cvete atje me pallate me vila melloj lloj biznesesh po ku dreqin i merrni gjithe ato para na tregoni te kthehemi dhe ne ne vendin tone te fitojme se na ra kurrizi duke punuar.me keqardhje .i uroj cdo shqiptari te thjesht dhe te lodhur cdo te mire mendoni per atdheun tone te dashur dhe mos mendoni kush e ka radhen te behet president by by

  13. karaduzi says:

    Liria per tu shprehur edhe ne kete forum mendoj se nuk duhet te jete e pa kufizuar,kuptohet moralisht,e kam fjalen per pergjithesimin e gabuar te popullit te nje krahine me nje perfaqesues si ne rastin konkret te saliut me tropojanet.Ekam perseritur se pseudonimi karaduzi qe mbaj ne kete forum nuk ka lidhje me origjinen time,por thjesht se kam sherbyer ne tropoje dhe nuk jam dakord me epitetet fyese per banoret e asaj zone,pavarsisht se jane perdorur keq nga saliu,ata nuk kane asnje faj per bemat e saliut.Votat u vodhen ne mes tiranes merre me mend se cfare behet ne tropoje e kukes,prandaj diskretitimi i ketij regjimi kerkon kontributin e te gjitheve perfshi dhe banoreve te veriut qe ndoshta e vuajne me shume padrejtesite e regjimit.Ju siguroj se ata qe i sherbejne me fanatizem saliut duke shkelur ligjin si dollapet,kulicet e co,jane po aq te urryer ne tropoje sa dhe ne tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje