Sot është epshndjellëse të imagjinosh si ndihet kryeministri i vendit pas publikimeve të Wikileaks. Përdora frazën “epshndjellëse”, për të lënë të supozuar një shkallë ekstreme të kureshtjes publike për prapaskenat në politikën shqiptare, por në këtë rast, fraza më e saktë do të ish “e pamundur”. Shpërdorime të pasurisë publike, vjedhje qeveritare, krime shtetërore, mistere, pirateri, të gjitha supozime të hershme, që kanë dalë si fakte në shesh për sytë e të gjithëve. E pamundur pra të marrësh më mënd mllefin histerik dhe historik të Sali Berishës për situatën e vështirë dhe për gjithçfarë: Për opozitën. Për gazetën Tema. Për Andrea Stefanin dhe Mustafa Nanon. Për ngazëllimin tinzar të presidentit të Republikës. Për urrejtjen e vullkanshme të shqiptarëve të rindezur rishtaz kundër “pushtetit të familjes”, për Amerikën. Mbase edhe për Arvizunë, ambasadorin amerikan që disa muaj më parë e pat përkëdhelur me frazën ekstazuese: “Burrë shteti”, (Kushedi c’xhevahire elektronike për Saliun ka nisur edhe ai me dorën e tij drejt Obamës!). Pra, duhet të jesh iluzionist sot që, duke këqyrur prishjen e simetrisë në fytyrën e këtij pushtetari, të marrësh me mënd rezonancën që i sjell instikti verior i vetëmbrojtjes, eshtrave të tij. Vështirë të marrësh me mënd nëse përvoja e hekurt në politikë, do mund ta ndihmojë për të fshehur ankthin e pashmangshëm të mishit, shtrëngesën. E shumta mund të supozosh një panik sundimtari, që parandjen rrëshqitjen nga duart e tij të pushtetit. Afrimin e vjeshtës për të!
A është drejt rrëzimit pushteti i tij, mbas publikimeve skandaloze të Wikileaks? A do të kalojë kjo dallgë e ngritur nga nevoja e beftë popullore për moral dhe ndershmëri, ashtu si kaluan të tjerat, në historinë e tij: Si kaloi Gërdeci, 21 Janari, dhe rrëmbimi me thonj i Bashkisë së Tiranës? Ç’gjë e rrezikon më shumë dinastinë e sundimit të tij? Zgjimi, vetëdija qytetare, e trazuar papritur nga të vërtetat e publikuara, apo zhgënjimi i paralajmëruar i idiotëve, që janë hedhur dikur në zjarr dhe në det për atë?
Pavarësisht përgjigjes, i rrezikuar ose jo, në mos një diktator, Berisha mund të quhet një sundimtar. Sundimtar, jo thjesht për kohën e gjatë në politikën e tranzicionit, të cilën e ka dominuar, duke sfiduar këdo e gjithçka; sundimtar për egërsinë e fantazisë së harxhuar për të qenë, për të qëndruar në majë. Si një sundimtar, ky njeri ka kapur shtetin shqiptar në mënyrën më private dhe më primitive, që është harbutëria. Ministra fodullë drejtojnë institucione të mbushura plot me fodullë dhe militant, këtu e shumë vjet. Fodullët, mediokrit, horrat, hajdutët, janë fytyra e shtetit sot. Deputetë sharlatanë, mediokër, shpesh kriminelë. Këtu zë fill edhe një detaj i paqartësisë. Të funksionojë një mënyrë e tillë primitive sundimi, që i ka dhënë një pushtet absolut një njeriu primitiv e bajraktar, në krye të njerëzve servile, kriminelë e mediokër, do të thotë që më shumë se nga Berisha, më shumë se nga klani i tij, shqiptarët janë të sunduar prej perceptimit të tyre. Prej perceptimit gabim që ata kanë për lirinë. Tjetri te shtyp, të mohon, të shpërdoron, ditë edhe natë, pa ngurrim, pa hezitim, kurse ti ul kurrizin, duron, pranon, heziton, e voton; tjetri të poshtëron, të skllavëron , zvetënon, të vjedh, kohën edhe paratë, kurse ti le iluzionet e humbura të shuajnë ëndrrat e tua; Paqe me sundimin! E gjithë kjo do të thotë, të jesh pale, të bëhesh palë, për t’ia futur vetvetes..
Spektatorë të mallkimit që sundon jetën e tyre, shqiptarët kanë shpalosur kështu një veçori unikale të dobësisë: Durimin, pranimin, nënshtrimin. Duke e njohur këtë veçori, në llojin e tij si sundimtar, suksesi i Saliut nuk është i vetmuar. Në gjurmët e ish-diktatorit Hoxha, ashpërsinë e regjimit të tij, ky e manipuloi me inercinë servile dhe propagandën arabe të Sadamit dhe Gadafit, çka i mbajti edhe ata shumë gjatë në pushtet. Saliu, dinak dhe hidhnak, ndërtoi një model sundimi, njëlloj si të tyrin. Çfarë ka ndodhur gjithë këta vjet? Janë thënë e stërthënë pa fund. Një strategji perverse në kurriz të moralit. Me të erdhur në pushtet, Saliu u matufeps mes dhuratës përrallore që i la paraardhësi Nano. Një kohë të gjatë nuk e morri veten nga kjo lajthitje e fatit. Ai, doktori, një qelizë mjekësore e ish-diktaturës, u avit si një njeri i përzotshëm. Ky mund të ketë qënë momenti që ish doktori komunist ka filluar të besojë tek perëndia. Zoti e kish zgjedhur atë, mes milionave të tjerë në planet, për ti vërtetuar ekzistencën, por edhe provuar fuqinë. Nga një shërbëtor diktature të hershme, ja ku u shndërrua sakaq, në fillim në një demokrat, pastaj në një sundimtar. Vetëm perëndia mund të kujdesej për të ndodhur një magji e tillë, që e shndërroi këtë njeri nga shërbëtor të një mbreti, në mbret të vërtetë. Sa kohë në vetëdijen e tij u sistemua ky informacion, ai kish qenë spektatori i fatit të vet, ndërsa realiteti ish bërë më rrëzëllitës se vetë ëndrrat e tij. Sepse ëndrrat e një doktori mund të kenë gjithçka, edhe sukseset që përjashtojnë krenarinë, por jo një mbretëri të tërë. U shfaq si kryetar i PD-së. U bë president. Kryetar i opozitës. Kryeministër. Dhe së fundmi, monark! Kur e ndau mendjen se kjo, qenia mbret nuk ish më një lajthitje, por një realitet, si çdo mbret, kultivoi sakaq dëshirën për të qenë i përhershëm. Pastaj ngriti institucionin e frikës publike. Disa zhdukje misterioze, disa vrasje pa autor, të tjera me autor, sfida të hapura normalitetit, dhunë fizike, terror shtetëror për popullatën, korrupsion qelizor, gjoba biznesit, hakmarrje kundërshtarëve, të gjitha këto ishin të mjafta që, ndërsa ngrinte monarkinë, të krijonin një barrikadë psikologjike për të gjitha rreziqet. Kështu filloi sundimi i monarkisë private të familjes. Paralizoi gjykatat,që të vriste ndershmërinë. I hoqi barutin prokurorisë, që vendi mos kish drejtësi! Fshiu mundësitë. Vrau shpresën. I veshi në fund edhe vellon e Barby-t presidentit, e të tjera, e të tjera, deri sa, çdo ditë, herët në mëngjes, tek përshëndet veten në pasqyrë, shikon herë Sadamin e Irakut, herë Gadafin e Libisë, që i thotë: “U bone ti!!! ..Punë e mirë! Te lumtë o Sali!”.
Me kohë sundimi hyri në një fazë të re. Faza e përjashtimit total të rrezikut. Ai bëri listën e shpejtë të politikanëve gjuhë jashtë, që kur nuk lëpijnë duar, ju rrjedhin jargë. Kocka e madhe ishte për kokën e madhe. Si konet e përkëdhelura leshtore, që i bashkohen të parat tufave mishngrënëse, pengu i parë i mbretërisë së bjeshkëve, do të ishte një pjesë e së ardhmes së tij…. Ilir Meta, i shndërruar nga njeri në fenomen, u zvarrit me tej kufirit të logjikës, duke arritur të pamundurën: u shndërrua sakaq nga një fenomen në simbol, në simbolin e babëzisë më të shëmtuar njerëzore për pasuri dhe pushtet. Në krah të sundimtarit, ishte edhe frymëzimi më i madh i këlyshëve të tjerë të pushtetit. Me radhë, kushërinjtë e rinj të Xhuvelit, Cekat , Pollot, Imamët dhe Rulët, të gjithë të dyshuar për korrupsion dhe afera, ishin pjesë e planeve të sundimtarit, jo për të konsoliduar thjesht pushtetin e tij, por për t’i paraprirë krijimit të një institucioni të ri të sundimit, që është propaganda. Në këtë projekt, mediat mbështetëse të sundimit, patën një rol thelbësor. Radhitja e turpshme e një armate të tërë gazetarësh në krahun e një pushteti që vjedh, pret, vret e shkatërron popullin e vet, betonoi bindjen se së fundmi, një problem i madh për këtë vend janë edhe këta gazetarë dhe analistë kanakarë të sundimit, ashtu si një problem i madh për këta gazetarë e analistë, nuk ish më shtypi opozitar, konkurrenca mediatike, as opozita, as kundërshtia civile e një populli që manipulohej kollaj, por jetëgjatësia e kryeministrit. Në shpirtrat e tyre, urimi, “Sali, të na rrosh sa malet dhe sa mallet”, ishte më i sinqertë se kurrë, duke sfiduar urimet e hershme të besnikëve të komunizmit, që i dhuronin ditë jetë Enver Hoxhës nga ditët e tyre dhe nga ditët e fëmijëve të tyre. Shumë shpejt sundimtari filloi t’ju hidhte kocka me shumicë besnikëve të tij që i kujtonin besnikërinë që vetë ai kishte treguar vite më parë për diktaturën komuniste. Dhe ja ku jemi. Gjithçka në rregull. Gjërat shkojnë vaj.
Gjërat do të shkonin vaj kushedi sa, nëse nuk do të shfaqej papritur “Wikileaksi” shqiptar. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, në kulmin e fuqisë së tij, po ndodh diçka jo e zakontë. Monarkia po ndjen tërmetin përposh. Pushteti që sfidoi Gërdecin, vrasjet në shesh, këshillat por edhe zhgënjimin e ndërkombëtarëve, analistët kritikë, opozitën e brishtë, votën e shqiptarëve, sapo pësoi krisjen e parë, që quhet “Wikileaks”.
Në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk ndodhi asnjë shpërthim i ri, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është vrarë nga dora e shtetit, ditet e fundit. Asnjë video korrupsioni nuk është publikuar së fundmi. Saliu e ushqen njëlloj euforinë e tij për rekordin e Dhërmiut, me hapje të verdha, që quhen, “shariuduimis perminafil”. Ato, krenarinë ia shndërrojnë sakaq në nostalgji… Presidenti me vellon e Barbit është ende i përgjumur nga pushimet dhe nga indiferenca e brumtë. Jozefina, përkrah nënë Terezës, e ka përsëri atë freskinë ndjellëse në vjeshtë, që interferuar vjeshtës së karrierës së saj, e tregon më pak burrneshë e më shumë nostalgjike. Ilir Meta, ngjyrë çokollatë, në lëkurë dhe nën lëkurë, thonë se shëtit ende me Jaht nga gjiri I Lalsit në gjirin e Hiçit, vete e vjen si kokoroç, mes puhizës. Arvizu gjithashtu, në rutinën e tij. (Ç’mendon ai vallë për informacionet e paraardhësit të tij, dhe a ka ai ndonjë lloj xhelozie që Wikileaks përgjoi mesazhet e paraardhësit të tij, çka e bënë atë të spikasë?)
E pra, në mes të kësaj rutine fundvere, asgjë e veçantë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Megjithatë, ndihet në atmosferë krisja serioze e sundimit kryeministror të familjes. Ndihet fillimi I fundit të dinastisë. Diçka e ka sjellë këtë krisje! E vërteta! Pastërtia e moralit amerikan, që besojnë shqiptarët.
“Të funksionojë një mënyrë e tillë primitive sundimi, që i ka dhënë një pushtet absolut një njeriu primitiv e bajraktar, në krye të njerëzve servile, kriminelë e mediokër, do të thotë që më shumë se nga Berisha, më shumë se nga klani i tij, shqiptarët janë të sunduar prej perceptimit të tyre. Prej perceptimit gabim që ata kanë për lirinë. Tjetri te shtyp, të mohon, të shpërdoron, ditë edhe natë, pa ngurrim, pa hezitim, kurse ti ul kurrizin, duron, pranon, heziton, e voton; tjetri të poshtëron, të skllavëron , zvetënon, të vjedh, kohën edhe paratë, kurse ti le iluzionet e humbura të shuajnë ëndrrat e tua; Paqe me sundimin! E gjithë kjo do të thotë, të jesh pale, të bëhesh palë, për t’ia futur vetvetes..”
SHUME BUKUR! SHUME QARTE! JAM NE NJE MENDJE ME TY!
Ky eshte nje nga shkrimet me KOMPETENTE te kohve te fundit.Komplimente autorit.Vjeshta e ARTE shqiptare po duket ne HORIZONT.Ditet ne pushtet te sundimtarit Sali Berisha jane me pak se 100.Opozita e vertet (pa Edi Ramen)duhet ti bej thirrje popullit per nje DEMOSTRATE PAQESORE.Pese nuk i ndihet zeri Spartak Ngjeles?????
Po,eshte e vertete gjithshka shkruhet dhe analiza juaj eshte shume e sakte.
Mirepo na lind nje problem:
Jezusi,sipas Bibles tha pak a shume ne nje rast qe “Ai qe eshte pa mekat te hedhe gurin e pare”…
Kush do e hedhe kete “gur” tek ne????
Une e njoh nje te tille:Ai eshte POPULLI SHQIPTAR !!!
Le te ngrihemi,pra,ne kembe,ne protesta te panderprera,DERI NE LARGIMIN E SE KEQES !!!
Kush politikan eshte pa mekate LE TE DALE NE KRYE DHE TE NA UDHEHEQE ME TRIMERI !!!
FRIKA dhe PANIKU TANI KA MBERTHYER QEVERITARET MEKATARE !!!
T`U JAPIM SHKELMIN DHE TE CLIROHEMI NGA KETA QELBESIRA QE NA PINE GJAKUN !!!
MOS PRISNI QE TE IKIN VETE,KJO NUK NDODH KURRE !!!
PRA: N G R I H U N I !!!!!!!!!!
S A M E S H P E J T !!!!!!!!
Shkrim i denje per cmimin Pulitzer. Te lumte Z. Gazetar! Shkrim i pakrahasueshem. EZHE-ja me e fuqishme qe meund te jete bere ndonje here per Monarkine Berisha. Do Zoti, idegjon njehere shqiptaret e mjere dhe te pafat. Te pekten deri tani.
zoti artan mullaj/komplimente per shkrimin//por eshte pak i boshatisur//permend gerdecin.21 janarin..bashkine/////1990 1991 kur filluan mitingjet..nuk e di po nga qe jemi popull naiv dhe sherr budalla kur fliste sali berisha njerzve u pikonin lotet nga emocionet edhe mua se bashku me ta//por kan kaluar 20 vite ato lote dhe kujtime emocionuese jane thare//e keqja eshte se shumica e popullit akoma kane emocione kur shohin berishen duke bertitur si bishe///1-//e para berisha ka nje prejardhje nga nje familje mesjetare,,pra eshte rritur ne kulle me pishtar ne shekullin e 20//2–ka qene antar i ppsh//3–i privilegjuar//4-gjyqi i hysen shoshorit//5-armik i revolucionit te popullit dhe studendeve 1990 pra nje pyke konspirative qy hyri ne mes te te gjitha ngjarjeve i autorizuar dhe vendosur personalisht nga ramiz alia/6-denon ish udheheqesit sa per sy e faqe///7-shperdoron shpresat e popullit per tu shkeputur nga komunizmi//8-piramidat 1997 parate zhduken pa gjurme//9-shkel embargon nderkombetare kundrejt jugosllavise pra eshte bashkepuntor i millosheviqit duke furnizuar makinerine serbe,pra fajtor ne bashkepunim per vrasjen e mijra boshnjakve kroatve shqiptarve//10-fajtor per gjakderdhje vellavrasje 1997 mbi 2000 te rinj//11-i akuzuar per vrasjen e azem hajdarit///12-fajtor per cmerine te cilen e mohon//13-damir fazlliq bashkim ulaj//14 -shahet me nanon dhe socialistet por eshte bashkepuntor me ata sepse jane te gjith ish komuniste//15-per vjedhje te panderprera me femijet dhe klanin e tij nga 2005 deri 2011//16-fajtor per shum gjera te tjera qe nuk dihen akoma…dhe lista vazhdon me keto qe ke radhitur ti//diten e mire me respekt
http://www.youtube.com/watch?v=Xi7hYE3bWng&feature=related
Zoti Artan Mullaj s’kam lexuar deri tani shkrim me permbledhes per katraurat e qeverise se Saliut,ju lumte per kurajon,te vertetat qe shkruan. Drejtesia po troket ne Tirane si asnjehere.Para gjyqit te popullit,kushdo qe shkel drejtesine.Mbi ligjin askush tha Avrizuja.Ramizi nuk mendoi se demokracia ka ne finale LIGJIN,mbi te cilin askush nuk del.
J.Sterjo
E ke thekur si asnjehere tjeter.Mos shkruaj me pas kesaj autopsie se nuk ka vlere.Koha flet per kombin shqiptar.Cunami nuk do t`i kaloje 100 ditet.Bravo Artan Mullaj.Respektet e mia.