Mazhoranca dhe Sali Berisha e ka kapërcyer “lumin” Edi Rama dhe as që e llogarit fare liderin e opozitës. Për të kuptuar këtë mjafton të shikojmë deklaratat e Berishës gjatë muajve korrik-shtator të këtij viti. Nga rekordi i notit, tek bejtet për editorialet e Edi Ramës. Nga kokrra e ullirit dhe kanalet vaditëse, tek pemët jofrutore që duhen shartuar dhe kthyer në frutore!!!. Nga ulja e moshës së pensionit për deputetin Kastriot Islami me shokë, tek rritja e moshës së pensionit për qytetarët e thjeshtë, nga 65 në 70 për burra dhe nga 60 në 65 për gra. Dhe e fundit fare, kur ambasadori amerikan fliste për luftë ndaj korrupsionit sepse shteti po gllabërohet nga mafia shtetërore, Berisha i përgjigjet me karagjozllëk. “të heqim varrezat e makinave dhe të pastrojmë vendin!”.
Të gjitha këto janë jo “lajthitje”, por shpoti e tallje siç bënte dikur mbreti Zog me shqiptarët deri sa i varfëroi dhe grabiti deri në pikën e fundit të pasurisë. Është e njëjta sjellje e kryeministrit aktual, me prapavijë të një “mbështetje prej dorës së zezë” të huaj që do zbulohet shumë shpejt dhe do e marrë me vete sikurse Gadafin në Libi. Por deri atëherë shqiptarët po shijojnë neverinë e deklaratave të kryeministrit, që po tallet nga mëngjesi në darkë me qytetarët, sepse tani nuk i ka mbet asgjë tjetër. Nga ana tjetër opozita pothuajse është dorëzuar, sepse në të vërtetë shqiptarët e meritojnë këtë sjellje të opozitës, pasi kur Rama gërthiste se po vidhej vota, të gjithë thoshin e bënë për karrige. Kur gërthiste po grabitet buxheti, të gjithë thoshin se ai gënjen. Kurse sot kur ua thotë Berisha se presim krizën më të thellë, asnjë nuk reagon, por heshtin. Kur Rama alarmonte për skemat e pensioneve, mashtrimet me sigurimet, papunësinë në rritje, të gjithë qeshnin duke e quajtur të çmendur. Kjo sepse kryeministri kishte dëbuar FMN-në, deklaronte shifra të rreme të rritjes ekonomike dhe bënte rrush e kumbulla paratë e buxhetit për zgjedhjet elektorale dhe lokale. Kurse sot të gjithë po kuptojnë realitetin, u ka rënë cipa që i pengonte të shikonin gjëmën ekonomike, por është shumë vonë. Sepse “Doktori” ka mbaruar punë me narkozën, kurse tani po përdor bisturinë. Sado të thërrasë qytetari se po e therin, vetëm dhimbja do e mësojë se çfarë do të thotë ta ndjesh në palcë atë për të cilën gërthet edhe opozita.
Por ka një rreze shprese për shqiptarët, e cila është vetëm “lufta e çakejve”. Ka nisur prej 21 janarit dhe ende vijon. Që prej video-përgjimit të Dritan Priftit, skandalit të Ilir Metës, largimit të tij, vrasjeve në Bulevard. Qëndrimi larg pushtetit i kreut të LSI-së si risi e paprecedentë, përdorimi i medieve për sulme, kacafytjet për tendera publikë e jo publikë. Leje pallatesh, ndërtim rrugësh për monopole biznesesh, pastrim parash dhe trafiqe armësh e droge. Të gjitha këto kanë dalë në shesh, kurse ujqërit janë kthyer në çakej dhe po shqyejnë njëri tjetrin. Berisha shqyen Metën dhe e do si “shembull” të drejtësisë pasi shpëtoi djalin e tij, Meta që shqyen PD-në duke e sulmuar në administratë. Ministri i Metës që përfshihet në skandal diplomatik “pordhash”, tjetri që vjedh nëpër tendera shëndetësie dhe thotë se fajtore është banka Botërore. Deputetë të LSI-së që sulmojnë ministrin e partisë së tyre, deputetë që sulmojnë njëri-tjetrin, por dhe anëtarët e kryesisë. Në PD Pollo sulmon Olldashin, ky sulmon Bashën. Berisha kërkon materiale për Olldashin si i kompromentuar në tenderë, Meta kërkon të largojë Olldashin për t’i zënë vendin. Olldashi del e mbrohet se e sulmon “Panorama” e Fane Hysenbelliut për pallatin që po i prish pa leje, kurse në mes të detit Basha ngre dy pallate pa leje që nuk i gjen asgjë. Basha jep leje të pafundme ndërtimi në unazën që po ndërtohet, shkul vila me leje për planin e tij strategjik dhe e kalon rrugën zig-zage vetëm që të prekë Carrefurin e biznesit të familjes. Por e fundit si rreze shprese është fakti se të gjithë po përpiqen të arratisen dhe tashmë kanë nisur të fshehin pasuritë jashtë vendit. Së shpejti shifra, emra, vende, transaksione dhe banka…./ama-news/
Ne horizont po duken rrezet e nje revolucioni.as Berisha as Rama nuk munden me na drejtu ,me,por nje MYSLIM PASHAJ i duhet Shqiperise.Thone se vjeshta eshte kohe per REVOLUCION.Te bashkohemi per te larguar te keqen.O sot o KURRE
Fjale imzot, fjale !
ky popull eshte i pjerdhur fare,nuk ka per te nxjerre gje ne drite.saliu do vazhdoje te talle bythen pa e gjetur gje.a e shikoni,vetem gazeta tema eshte duke ia cjerre masken,por te gjitha mediat e tjera,te
gjithe gazetaret,jane te blere.te gjithe i bejne fresk saliut dhe klanit te tij.kjo gjendje eshte katastrofike dhe e pashprese.turp.
Vjeshta eshte per dasma,pranvera per rev…on,keshtu ka qene,por ne keneten tone shqiperi ka vetem vajtime e qarje,ja kemi lene ne dore zotit,megjithese nuk e besojme.
Ah Shqiperi e shkreta ti !
Po te shkatrrojne Majmunat me Ujqer e Dhi.
O Shqiptare pse rrini valle ? Mbase prisni te mbarroj vale e pare ?
Vale e pare ka mbarruar identitetin ju a kane exportuar.
Ku jane trimat Shqiptare ! Valle presin te mbarroj kjo gare?
Kush Shqiperin ta shkatroje ta coptoj dhe kombin ta degjeneroji!
Jane turur ujqerit qafe palare Atdheun per ta ndare !
Copa copa ta gllaberojne kombin ta asimilojne.
Mbase mire te na behet se historia mbrapa skthehet!
Kur erdhi koha te vepronim ne vend rrinim dhe numronim.
Ska e ka fajin bota por vete ne se jemi rrota.
Ah Shqiptare se kuptoni veten si po lejoni !
Tju marrin ne per kembe keta qe si votoni !
Mbase dita do afrohet vendi ketyre tju tregohet.
Ate dite do jem krenar, krenar qe jam Shqiptare.
Shqiperia qetesohet nese keta e jane ne krye te poltikes e te vendit prej 20 vjetesh shkohen ne hedh me shkop bytheve, ndryushe keta do lene trashegmtyar racen e tyre te qelbur dhe shqiperia do avzhdohj te jet e etille xhuingel, sic ka leen dfhe ka pruire ne krye te poltikes Zogu djalin dhe djali zogut djalin qe nuk i dihet ADN-ja e si c po mundoeht SALIU, te lere trashgimtar LULIN “shokun e ngushte” te Argites
po ju them edhe ne cilen banke i kane leket ….. ABN-AMRO
Une kam 6 muaj qe e kam predikuar kete!! Ata po behen gati te ikin dhe shenjat jane dhene qe mbas 21 Janarit!! Per kete pune e mbrojne Fazllicin! Leket i kane ne Cayman Islands, Zvicer, Londer, Isle of Man, duke i kaluar leket nga Nigeria!! Kane vjedhur vetem nga nafta, ari, kromi, bakri, qymyri dhe armet gati £780 miliard ose me dollare 1,500 miliard!!!! Jo vjedhje po kur te behet llogarija e fundit, do jete grabitja e mijevjecarit!!! Keta duhen vrare, jo te denohen me burg apo te shahen nga motra e rrobte por cdo qytetar i Shqiperise duhet ti vrasi ne momemtin e pare qe has me ta!!!
saliu me kompani e di mire qe ai eshte padroni e shqiptaret jane qente e tij.e si qen jemi qen qe vetem lehim shume ,dhe sal trimi e di mire shprehjen popullore qe thote ;qeni qe leh nuk te ha,pra le te lehim te gjithe se bashku per ta aprovuar kete proverbe te padroni jone i plotfuqishem.si tha jovan bregu;e tha moj e tha po kujt ja tha,lehni lehni o qen qedem nuk beni.
Çakejte shqyejnë njeri tjetrin pasi kane mbaruar se shqyeri prene e tyre e nuk jane ngopur. Preja jemi ne…qe sjemi çakeje.
Ne artikull flitet sikur Edi Ramai paskathene tegjitha,pormua nukme rezulton keshtu sepse:
Dukendjekur edhe Wuiliksin,flitet se Edi dhe Saliu kane rene dakort qepresident te vihej Topi,porpse te vazhdoninb me top mishi,apo top njeriu,kur Edi kishte shume mundesi qe mos te zgjidhte asnjepresident dhe te kalonbte ne zgjedhje te reja, A kishte rruge me te mire ligjore se kjo, shnsi ju dhapor ai eshte pa eksperiencepolitikedhe aq me keqe eshtemesuar mepazare ne Bashki dhe nuke kupton dot se mund tef itoj me votat e popullit.
Aq me keq ndryshoi kushtetuten ne mes te nates,aipersoniizgjuar qe edhe nje shesh e leje ndertimi nuk inderontre aq shpejte. Me rezulton se nuk ka konceptin e organizimit te shtetit te ndarjes sepushteteve dhe te ballances se tyre,pra te Kushtetutes,e beri çarape shthurileshin dhekerkonte te blinte çarape, Sala i jepte cepin e fillit qe kishin shthurur dhe Edi e terhoqi dhe e terheq akoma dhe nuk po gjen dot çorapen.
I fali ngjarjen ne Gerdec,perse Edi e di memmire se te gjithe e sipo delte dy paskan komunikuar shume mire me nje tjetrin(per mua si qytetar normal shumemire kane bere),porpersee kane fshehur ne popull kete (Pra per te mbajtur gjalle konfliktin ne turme).
Te dy na ishin bere ne televizor si vaktet e dtes,me shumene dite nemeremime ta se me femijet tane, deri kur ?
Ne 2009 pretendoi se i vdhen votat,Por pse e la punen deri sa moren mandatin deputetet,u krijua parlamenti,u formua Qeveria u urua nga vendi e bota,pastaj filloi kokoshi Edi te kakari pse nuk kakarisi kur i vodhen pulen, por kur ja theren ate.
Po ne 2011 nuk uomuarur fare me organizimin e zgjedhjeve dilte vetem me kepuce gjysem te bardha ne Tirane per te terhequr vemendjen, i thoshte popullit i merni leket qe u afrojne dhe votoni ku te doni (por haroj se populli nuk eshte bukshkaleqe( te mere leket e te votoj ndryshe).
Eshe shkeputur nga elektorati, nga populli,nga intelektualet, nga punonjesit,nga fshataret endoshta edhe nga fshesaxhinjte dhe per çdo gje pyeten te huajte,po shqiptaret jane bageti (porme rezulton se shume te huaj kane mare koncensione dhe kur te dalee vertetado ta kuptojme.
NUk dua te zgjatem,porpermendimin timi pari duhet te Largohet Edi pastaj te tjeret.
ham ham ham ham ham ham ham ham ham ham