Dikur, pas vitit 97 kur Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, u betua se nuk do linte rast dhe formë për tu rikthyer në pushtet. Halli ishte sa të kalonte periudhën e trazirave dhe të qetësohej situata, pastaj e dinte vet ai. Kështu, marazi i madh për dorëzimin e pushtetit e bëri Berishën të niste një varg mitingjesh dhe protestash në sheshin Skënderbej, pa kursyer institucionet e shtetit, të cilat u sulmuan me bomba Molotov. Berisha u fut edhe në grevë urie brenda një automjeti Benz, së bashku me disa drejtues të njohur të PD-së në ato vite dhe ishte gati t’i vinte sërish zjarrin këtij vendi të varfër. Përpara ambicies patologjike për tu rikthyer në pushtet, Berisha ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mund të imagjinoj një mendje xheloze që di ta dredhi. E kam fjalën për konvertimin e tij nga komunist në demokrat, pasi dihet botërisht që Shqipëria sot drejtohet nga ish komunistët dhe ish sigurimsat. Berisha nuk la kusur për ta përçarë të majtën, pasi e kishte të pamundur të rikthehej në pushtet, pas imazhit të tij të prishur gjatë trazirave anti-fajde të 97-tës.
Përçarja e Nanos dhe Metës në vitin 2005 solli në pushtet produktin e kësaj përçarje, pra Sali Berishën, i cili me flamurin e anti-korrupsionit në dorë dhe të qeverisë në dietë, u bë kryeministër i vendit. Vetëm tre vjet pas ri-ardhjes së Berishës në pushtet plasi skandali i Gërdecit i 15 marsit 2008, që la të vdekur 26 fatkeq dhe shpërndau rreth e qark, veç flakës, tymit dhe blozës së barotit, me mijëra predha të mbjella në ugaret e fshatit. Tragjedi të tillë nuk kishte parë bota, si atë që panë banorët e varfër të Gërdecit, të cilët u dogjën në flakët “atomike” të barotit të korrupsionit. Opozita u përmbajt pas kësaj që ndodhi, ndërkohë që reagimi i saj duhet të ishte i fuqishëm dhe i pareshtur, deri në lënien e pushtetit të kryeministrit përgjegjës dhe gjithë shpurës së tij të korruptuar. Thonë se u hap një hetim dhe u përmendën disa emra këtej dhe andej Atlantikut, por deri tani në shtator 2011 nuk ka ndodhur asgjë. Nuk u dënua askush, nuk doli përpara gjykatës asnjë. Dihet vetëm se, në atë tragjedi mbetën të vrarë 26 të pafajshëm. Ku janë fajtorët e asaj tragjedie?! A ka fajtor apo jo?! Apo ajo që ka ndodhur nuk ka qenë një tragjedi me përzierje qeveritaro-familjare, por vetëm lojëra kalamajsh që luanin në fushat e fshatit me barotin e fishekëve që i kishin demontuar vet?! Një ministër u detyrua apo u urdhërua të jepte dorëheqjen, pasi po t’i hiqeshin petët lakrorit do të qelbej dynjaja. Dhe më e bukura e të bukurave, vjen viti 2009 dhe zgjedhjet e përgjithshme, ku të gjithë menduan se Berisha do t’i humbiste ato në mënyrë spektakolare, jo vetëm për përgjegjësinë e tij drejtë në tragjedinë e Gërdecit, por edhe për korrupsionin galopant të asaj qeverie “në dietë”?! Berisha e dinte mirë se po ta merrnin pushtetin socialistët me opozitën, ndoshta do ta dërgonin atë në bankën e të akuzuarve për Gërdecin dhe afera të tjera të hedhura në shtypin e përditshëm. (megjithëse opozita ka treguar se nuk e ka karizmin për të bërë kësi punësh deri në fund). Frika nga lënia e pushtetit dhe ndëshkimi personal dhe ndoshta familjar, e bëri Berishën të skiconte vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të qershorit 2009. Berisha donte me çdo kusht, me çdo çmim që ta mbante pushtetin, pasi ndershmërisht nuk e merrte dot atë. Duke qenë në pushtet Berisha kishte në dorë gurin dhe arrën, (jo nga këta arror që ka shpallur si prioritet), dhe duke pasur në dorë gurin dhe arrën, ai iu vërsul institucioneve vitale të vendit duke i tulatur dhe vënë atyre stërkëmbëshin përmes një presioni spiral si të uraganit. Më thoni kush është vënë sot nënë akuzë dhe kush është dënuar për tragjedinë e Gërdecit, për aferat e rrugës Durrës-Kukës dhe për shumë afera me konçesione, tendera apo monopole?! Askush, asnjë, vetëm llafe në erë dhe luftë me mullinjtë e saj.
Ku është opozita, që herë e ngre dhe herë e ulë tempin e revoltës së saj pa bosht?! Vetëm media e pavarur i ka mbetur këtij vendi, si e vetmja rreze drite për të vërtetën, të tjerët kanë vdekur, apo janë varrosur të gjallë! Frika se mos e akuzojnë opozitën për marrjen e pushtetit me dhunë, e ka bërë këtë të fundit të tulatur dhe pa frymë. Pas vrasjeve makabër të 21 janarit 2011, ku opozita lëshoi disa shkëndija shprese, menjëherë ndodhi tulatja e saj dhe nga një opozitë luftarake u kthye në një opozitë homazhesh?! Për kë pret opozita shqiptare që të ngrihet në protesta dhe revolta antiqeveritare, si kudo në vendet demokratike të botës?! Kush do ta ngrejë popullin?! Ku ka në Shqipëri sindikata të tjera, veç asaj të minatorëve të Bulqizës?! Sindikatat e pavarura shqiptare janë mbytur në korrupsionin e aseteve të punëtorëve të dikurshëm dhe nuk kanë zemër dhe frymë të flasin më. Pa le pastaj që nuk u vinë njeri pas, pasi në këtë vend nuk ka më punëtorë të organizuar. Në këtë vend nuk ka më fabrika dhe kombinate, nuk ka më uzina dhe reparte, sepse u zhdukën pas teorisë famëkeqe, “Ta fillojmë nga kuota zero”?! Si do të vijë opozita në pushtet, kur ka gjithë këto fakte manipulimi dhe vjedhje të votave dhe të pasurisë kombëtare?! Opozita nuk është e zonja të vij në pushtet, pasi nuk është e zonja të menaxhoi votat e qytetarëve. Opozitës ja rrëmben pula bukën nga goja dhe nuk ka fuqi të reagojë deri në fund dhe me të gjitha mjetet?! Kemi dëgjuar kohët e fundit deklarata të opozitarëve për të hyrë në Parlament apo për ta bojkotuar atë. Mësimet e ndërkombëtarëve e kanë bërë çorbë këtë vend. A nuk ishin këta që nxorën nga greva e urisë deputetët socialist dhe mbështetësit e tyre dhe u thanë; hajdeni tek Krokodili ta zgjidhim këtë punë?! Greva u prish dhe shkuan tek krokodili, por atje nuk këndonte bilbili?! Çfarë fitoi opozita nga takimi tek krokodili?! Opingën e Sheros, tha dikush?! Berisha është po ai që ishte, pa u tërhequr nga parimet dhe metodat e tija. Berisha vodhi rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë dhe opozita u betua se do bëjnë namin në parlament?!
Komisioni i Venecias mund të thotë të vërtetën, por për këtë do ta thotë?! Berisha nuk dëgjon më nga ai vesh. Raporti i OSBE-ODHIR-it i tetorit mund të flas edhe më hapur akoma për maskaradën e zgjedhjeve, por përsëri Berisha nuk do të dëgjoi nga ai vesh. Të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët e panë se kush fitoi në Tiranë. Madje, vet ambasadori i Shteteve të Bashkuara zoti Arvizu përveshi mëngët dhe të gjithë thanë: Epo tani nuk ka më tërci-vërci, Berisha u bë MAT! Pas deklarimit të 10 votave për Edi Ramën Berisha dhe Luli nuk e deshën veten. Ata rrëmbyen telefonin dhe iu lëshuan Arben Ristanit me urdhra dhe kërcënime. “Blloko nxjerrjen e rezultateve se do ta pësosh”! Të gjithë e pamë se si fusha e ekranit ku po publikoheshin rezultatet heshti çuditshëm. Këtu nisi edhe maskarada e numërimit të çdo vote të hedhura gabimisht edhe në tualet, apo kazanët e plehrave, mjafton që Luli të delte i pari. Shaka më të hidhur zor se gjen në këtë botë?! Opozita priti e priti, u takua e u ankua tek ndërkombëtarët, por asnjëri nuk kishte fuqi të ndryshonte diçka. Fshiu maçi bythën, thonë këtej poshtë nga ne. Tani opozita është në Parlament me gërr-vërret e saj. Shumë mirë që shkoj në Parlament, pasi aty shpalosen pikëpamjet e saj dhe lufta kundër së keqes, në të mirë të integrimit të vendit. Po a mund të ketë integrim, a mund të bisedohet me hajdutin që të ka vjedhur votat?! A mund të jetë i besueshëm bashkëpunimi pozitë-opozitë kur ata që kërkojnë të shtrijnë dorën e pajtimit, janë ata që të vodhën votat, të rrëmbyen pushtetin përmes vjedhjes dhe manipulimit?! Si mund tu besohet atyre që deri dje të treguan dhëmbët e ujkut dhe tani po të tregojnë gëzofin e qengjit pirës?! Kuptohet, ndërkombëtarët nuk dua sherre, ata tani, megjithëse e panë me sytë e tyre vjedhjen, të thonë; u bë ç’u bë, hajde tani, i hidhni prapa krahëve dhe shikoni përpara?! Sa për të qeshur që është. Madje për të ulëritur fare. Ndërkombëtarët e demokracive të konsoliduara po mbyllin sytë për hir të bashkëpunimit pozitë-opozitë për të mirën e Shqipërisë, por me hajdutët në krye?!
Ndoshta edhe vet ndërkombëtarët nuk e kuptojnë apo duan të mos e kuptojmë që, ethet e Berishës për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin, janë ethet e frikës nga drejtësia e nesërme. Vetëm në u bëftë mbret mund të shpëtoi Berisha edhe për disa vjet, por edhe kjo gjë nuk ka garanci, po të kemi parasysh disa mbretën dhe president të vendeve arabe të veriut afrikan. Megjithatë, duket se ne shqiptarëve na mungon geni i revoltës së lirë pa ndihmën e politikës?! Duket se jemi mësuar të vegjetojmë në mjerim dhe fukarallëk dhe nuk e kemi shpirtin e lirë të organizimit popullor. Neve po nuk na organizoi dhe ngriti partia, zor se bëhemi në një mendje për tu ngritur. E kemi provuar prej disa vjetësh me rritjen e çmimit të bukës dhe ushqimeve dhe askush nuk u ngri, veç rastit të fajdeve në Vlorë kur të gjithëve u vajti thika në palcë. Mirë na i bëjnë, ashtu siç kemi kokën po na e vënë festen. Një ditë drejtësia do të flas, qoftë edhe e vonuar, pasi një ditë nga gjiri i këtij populli do të dalin burra të mençur dhe të zotë, të cilët do ta kapin të keqen për brirësh. Tani jemi në kohën e pazareve dhe të mafies, jemi në kohën e etheve të pasurimit përmes pushtetit, i cili një ditë do tu dalë nga hundët të gjithë maskarenjve.
…Ja, ja grushti do të bjerë/ përmbi kokat e zuzarëve/ koha është e maskarenjve/ por Atdheu i shqiptarëve.
ja turpi i madh qe ka ne vend kete lajthitur e ska .asnje mundesi per ta eleminuar nga historia e hidhur qe po kalohet.me gjithe keto fakte perse nuk dergohet ti behet gjygji ne hage e gjakpiresve te tjere qe i sherbejne si qener te ngordhur.perse zgjatet kaq shume drejtesia per tu vene ne vend e populli mos te torturohet me.?vetem ne hage do behet gjygji i vertete.
Haga eshte i vetmja Drejtesi per Gjaprite e Diktatures njerzore,
Berisha eshte Gjarperi nuk ka asnje ndryshim mga Gaddafi.
ne menyre legale apo jo, ketu ne shqiperi secili duhet te mbaje nje arme me vete. pse, do thoni? ne rradhe te pare, ne e pame se sa u vrane demek nga ’97, ishin a s’ishin 3000 vete (ndjese pacin), por prapeseprapi ka patur me keq se rasti yne(shifni ishujt britanike, aty behet kerdia dhe per cfare: per fe!). ne rradhe te dyte, po te kishim arme ne kete situate politike qe jemi, s’do kishte gangsterr demokrat apo lsi-st qe do kishte guxim te dilte te matej, se do e dhjesin ne breke, dhe tere kriminaliteti do ishte me i kontrolluar (shifni, do bejne me prove te dalin ne mes te nates te kerkojne celulare e portofol nga qoshet). ne rradhe te trete, do hidhej poshte sistemi, pa frike fare. nji si ky e meriton ta pesoje si caucesku, ne mos si cari i fundit, ku i shuajten dhe faren e familjes.
Ky link na ka befasuar kur e lexova.
http://bit.ly/jAL5ep.