Krimi i rëndë ndodhur paraditen e të premtes në Vlorë, nuk ka nevojë për koment. Ato që ne shqiptarët i kishim dëgjuar vite më parë përmes kronikave të RAI-t, apo i kishim parë në filma si Oktapodi, po i shohim të rrugët dhe sheshet e qyteteve tona?! Nuk e kishim menduar se një ditë do të vinte kjo kohë e keqe edhe për ne shqiptarët. Dikur dëgjonim thirrjen e ndërkombëtarëve, kujdes nga krimi i organizuar. Mos lejoni aktivizimin e krimit të organizuar. Por nuk i shpëtuam dot këtyre thirrjeve dhe paralajmërimeve të atyre, që e kishin hequr në kurrizin e tyre këtë plagë të rëndë të shoqërisë njerëzore. Dhe ja tani, një Xhovani Falkone shqiptar i ekzekutuar në mes të qytetit, në rrugën më të populluar?! Ç’po ndodh kështu me ne shqiptarët?! Përse u zhytëm kaq keq në llumin e korrupsionit dhe të hakmarrjes?! Ku është shteti? Ku është rendi? Ku është drejtësia? Ku është politika shkaktare e të gjitha zullumeve të ndodhura në këtë vend?! Ku?! E pra, vendi ynë po rrëshqet drejtë humnerës. Provat për këtë janë sheshit. U vra edhe gjyqtari i parë shqiptar, shkruajnë mediet, si për të na kujtuar se tani mafia dhe shteti janë bërë një, paçka se politikanët ulërasin kundër krimit dhe korrupsionit?! Ku po shkojmë?! Ku po e orientojmë shoqërinë shqiptare?! Vrasja e një gjyqtari është kulmi i krimit ndaj shtetit, ndaj jetës së qytetarëve në tërësi. Tani secili nga ne që shkruan apo flet hapur, duhet të kontrolloi makinën e tij çdo mëngjes. Tani nuk duhet ti besohet askujt që të troket ditën apo natën në derë. Ky është kulmi i degjenerimit të një shteti, të një shoqërie?! Ka humbur siguria e jetës, ka humbur qetësia e të punuarit dhe menduarit, ka humbur kohezioni social i gjithsecilit.
Pavarësisht se cili është motivi i atentatit ndaj gjyqtarit Konomi, akti është terrorist, është i stilit mafioz, është i pashembullt në jetën shqiptare. Shteti shqiptar është i zhytur kokë e këmbë në kthetrat e mafies, ku interesat meskine ngrihen mbi interesat e qytetarëve. Koha e fillimit të këtij degjenerimi moral të politikës dhe shoqërisë shqiptare nisi pikërisht në fillim të viteve 90. Atëherë batakshinjtë e komunizmit iu vërsulën pronës së shqiptarëve për ta ndarë e grabitur atë në mënyrën më të ulët të të bërit drejtësi. Në ndihmë të këtyre huliganëve politik u vu menjëherë drejtësia, e cila u bë udhërrëfyese e falsifikimeve spektakolare të Shqipërisë post komuniste. Prona nuk shkoi tek i zoti por u sorollat viteve pa mbarim, u falsifikua dhe manipulua, u denigrua dhe u grabit fatalisht nga njerëzit e hurit dhe litarit. Prona nuk u kthye kurrë tek i zoti qysh në fillim, por u la zvarrë ugareve të politikës dhe drejtësisë shqiptare, për të bërë ca të tjerë të pasur mbi pasurinë e trashëgimtarëve të ligjshëm. Politikanët e të gjitha krahëve e shfrytëzuan pushtetin për tu pasuruar. Ndërhynë për të emëruar në drejtësi gjyqtar dhe prokuror të sojës së tyre, me qëllim që të kishin në dorë drejtësinë e korruptuar. Shikoni çfarë ndodh. Luftë e ashpër deri në vetëmohim për tu bërë anëtar i Gjykatës së Lartë?! E përse u dashka gjithë kjo luftë?! Këtu diku fle lepuri. Flitet e stërflitet për afera korruptive për emërimin e një anëtari në Gjykatën e Lartë?! Atëherë, si mundet vallë të presësh drejtësi nga një gjyqtar i emëruar me të tilla metoda?! Ku është Presidenti i Republikës, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? A ka dijeni ai për këtë luftë të ashpër për tu bërë anëtar i Gjykatës së Lartë?! Si mundet të ketë drejtësi në këtë vend kur hipotekat e Shqipërisë, apo thënë ndryshe ZRPP-të, që nga ajo qendrorja në Tiranë, janë kthyer në vatra të zjarrta të manipulimit me pronat?! Litarin e pronave e la jashtë Enver Hoxha, ky satana i shekullit të XX-së dhe e morën në dorë delenxhinjtë e drejtësisë dhe politikës pos komuniste përmes mendimit dhe veprimit të përbashkët kundër shqiptarëve?!
Kabllogramet e Wikileaksit po na tregojnë se sa shumë është zhytur në llumin e korrupsionit dhe krimit klasa politike që drejton këtë vend. Atëherë, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?! Të largohen nga ky vend dhe tia lënë atë në dorë kusarëve, trafikantëve, mafiozëve, apo të organizohen dhe të kërkojnë përmes protestave largimin e kësaj kaste hajdutësh, matrapazësh politik dhe gjithfarë sekserësh të korrupsionit?! Krimi makabër i ndodhur në Vlorë nuk është i pari gjatë këtyre viteve në këtë qytet apo në këtë shtet. A janë gjetur ndonjëherë autorët?! Ku fshihen ata?! Ndoshta në gjirin e politikës apo të drejtësisë?! Kush po e udhëheq këtë vend dhe ku po e çon?! Ku janë fajtorët e Gërdecit?! Ku janë hajdutët e rrugës Durrës-Kukës?! Ku janë vrasësit e Fatmir Xhindit apo të kryekomunarit në Kukës?! Ku janë autorët e vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar në Tiranë?! Ku janë autorët e vrasjes së gjyqtarit të ri të Vlorës?! A do të zbulohen ndonjë ditë ata?! A do të ndëshkohen një ditë ata?! Cili ishte shkaku dhe shkaktarët e tragjedive dhe krimeve të ndodhura?! A do zbulohet një ditë ata?! A do të funksionoi ndonjë ditë ky shtet i pjerdhur, që veç beton dhe hekur po derdh mbi Rivierën dhe ku pritet që këtë vend të mos e frekuentoi më asnjë turist i huaj. Po shqiptarët çfarë bëjnë?! Çfarë presin shqiptarët?! Kështu kanë vendosur të jetojnë brezat e tanishëm dhe ata që do vinë në këtë vend?! Mes mjerimit, papunësisë, diplomave universitare për tu pirë lëngun, korrupsionit të tmerrshëm qeveritar, drejtësisë së deformuar, policisë së papaguar, ushtrisë së zhytur në llumin e aferave, arsimit të dështuar ku shkolla dhe diplomat po blihen me lekë, ku i paafti po drejton të aftin, ku mamaraqi bëhet deputet, ku në pronat e shtetasve kanë futur duart politikanët dhe familjarët e tyre, ku plehrat dhe ujërat e zeza kanë mbytur qytetet, etj, etj. Por ajo që është më kryesorja, a mund të jetohet në këtë shtet ku vidhet vota ditën me diell, ku grabitet fitorja në tavolinë, ku ndërkombëtarët tallin bythën, ku Kryeministri na rendit të dytin pas Gjermanisë për zhvillimin, ku merret buka me lista, ku energjia elektrike rritet dhe nuk paguhet dot, ku pensionistët nuk marrin dot pagat se prishet gjithmonë makina e blinduar e transportit, ku opozita hiq e mos e këput, etj, etj. Si mundet të kërkoi Europa të na japi statusin e vendit kandidat me gjithë këto poshtërsi që mbajmë mbi vete ne shqiptarët?! Ç’i duhet Europës një kandidat për anëtar me gjithë këto ligësi që mbart mbi vete?! Një shtet që të bëhet kandidat apo anëtar i BE-së duhet të jetë i pastër nga këto zullume, ndryshe ne do hapim kutinë e Pandorës në Europë dhe do infektojmë gjithë rajonin me ato që mësuam vite më parë prej tyre. Nuk ka antibiotik që e shëron shoqërinë shqiptare me këta politikan që drejtojnë sot vendin. Shqiptarët kanë nevojë për njerëz me duar të pastra, të betuar deri në vdekje ndaj prosperitetit të Shqipërisë. Kanë nevojë për atdhetar që të mos i shesin interesat e vendit tek fqinjët. Kanë nevojë për një drejtësi që zbaton vetëm ligjin, për një polici të pastër nga militantët partiak dhe të mirë-paguar. Shteti shqiptar mori një goditje të tmerrshme të premten paradite në rrugët e Vlorës. Sa do të jetë në gjendje ky shtet ti tregoi opinionit se ka në dorë mjetet për të luftuar krimin?! Sa do të jetë në gjendje ky shtet për ti treguar botës se krimi i organizuar nuk e bënë dot ligjin në Shqipëri?! Nëse nuk do të jetë në gjendje të na tregoi se është i zoti për të zgjidhur të gjitha këto, atëherë ky shtet ndjesë pastë por ka vdekur. Të gjithë duhet të japin dorëheqjen, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri e me radhë. Shteti shqiptar duhet formatuar nga e para.
Perfundimisht ne shqiperi sundon mafja politike.dihet se kush perfiton prona te pa merituara,vende pune,tendera,gjygje i fajshmi lirohet i pa fajshmi denohet,e dim se kush fiton zgjedhjet pa u numruar ende nga komisjonet,tani po e marim vesh se edhe kush po vret.SHum i pikasur ky shkrim nga autori e pergezoj.
shume komente po si do jepet fund kesaj gjendje te mjeruar?
erdogan prijesi yne ai mund ta zgjedh gjendjen//arnaut pis milet//
Ja mendimi im i kristalizuar dhe qe nuk do t`a ndryshoj kurre.Dhe ketu do jemi po nuk ndodhi keshtu:Edvin Rama,kur ishte kryetar bashkie ne 2005,bashkpunoi fshehtas me kokemadhin Ilir Meta,per te rrezuar Fatos Nanon dhe njekohesisht te majten nga pushteti,per karriera personale ne dem te kombit.Pasi e realizuan kete objektiv,u perplasen me njeri tjetrin per kreun e ekzekutivit dhe si perfundim edhe ne 2005 edhe ne 20009,ngjiten dhe lane ne pushtet kryekarrieristin Berisha.Duke e lene menjane,kokemadhin Meta,sepse tashme dihet se kush eshte,fajtori kryesor qe qeveris kjo mafie,eshte Edvin Rama.Pse nuk kuptohet kjo gje? Pse nuk pranohet dhe pohohet ky realitet dhe ky fakt real.Pse lodhemi e shkruajme me qindra artikuj per mafian kur mafien e krijuam vete, e sollem dhe e lame ne pushtet vete? Edvin Rama nuk ka as cipe e as moral te pretendoje per kryeminister,pas gjithe asaj qe ka bere ne PS,pa permendur edhe delirin e madheshtise me ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008. Ja cila eshte zgjidhja e vetme,sipas mendimit tim: Edvin Rama te beje doreheqje te parevokueshme,sic beri Fatos Nano,kur e rrezoi ky i fundit nga pushteti dhe sic beri i madhi Besnik Bare,per t`i dhene nje mesim demokratik kryetarit te tij. Te thirret Ben Blushi,vlerave te te cilit tashme ju ka ardhur koha pas kabllogrameve,qe te bashkoje,unifikoje dhe drejtoje te majten progresive drejt pushtetit,atje ku duhej te ishte,ketu e 15 vjet.Neqoftese nuk realizohet kjo zgjidhje,atehere Edvin Rama,ja ka me hile ketij kombi,mjere ata qe e besojne dhe do te jete shkaktari numer nje qe po e con vendin ne gremine.Ishalla nuk ndodh keshtu dhe ishalla nuk dalin te verteta,parashikimet e socialistes.Eva Allushi.Respekte.
Nga te gjithe BUDALLENJTE,ti qenke me i CERTIFIKUARI,o gushekuq!!!Haaaa!!!Edi Rama qenka fajtor ,qe sot eshte Berisha ne pusht-et!!!Edhe gomaret do te te zinin me shkelma,o dallkauk!!!Me qe e paska patur ne dore Edi Rama kete pune,PSE NUK E MORI VETE PUSHTETIN,POR JA LA SALIUT????Per cfare BLUSHI e ke fjalen???Per spiunin e Berishes dhe KOLONEN E PESTE TE NANOS????Nano nuk bero DOREHEQJE TE PAREVOKUSHME,o TEVEQEL,se ato dore zgerdhirjet e NANOS ISHIN FUTJA KOT,PER T’I PROVOKUAR SDOCIALISTE,se deri atehere nuk kishte dale ndonje HUNDE-LESH,por kur doli EDI RAMA,ja futi shkelmin bythes per te mos u pare me ne PS!!!Edhe ti,shko futi njer FASULE,qe te shfryhesh mire!!!
Te 28 gazetat duhen djegur se jane veç kote dhe pa kuptim.
Gazetaret po te duane shqiperine dhe shqiptaret te ndertojne gazete mbi bazen e ketij artikulli dhe mos trllojne demagogji mbi te shkretin popull.
DORHEQIA: 1) Presidenti çe do eshte kote si shtylle pa fije korenti.
2) Kryeministri te dorhiqet si jashte tokesor,dhe kreminel i pa korigjushem.
3) Kryeparlamentaria dhe te gjithe ata qe vine prara sa me urgjent tu gjemdet vendi i sigurte se e kane ndyre keq shqiperine.
PO PASTAJ ???????
Shqiperia ka shume intelektuale te vjeter dhe te rinj qe me gjithmend e duane shqiperine dhe jo pasurine ne kurris te popullit fukara, por mos harroni se ka edhe shume erodite si DAUT GUMENI me shume te tjere qe sote per sote shpalosin nje mendje te kristalte dhe te kuptushme.
HIDHU POPULL SE NJEHERE KE LINDUR,POR DUHET TE JETOSHE ME NDER DHE JO ME KODOSHET QE TE JANE NGJITUR SI MUTI PAS KEPCES.
Nuk jam aspak dakord me autorin qe barazon gjyqtarin e ndjere Skerdilajd Konomi me Giovani Falcone.Fakti qe ata u eleminuan ne te njejten menyre nga mafia nuk do te thote aspak qe kane qene njerez me te njejtat qellime.Falcone i ishte perkushtuar luftes kunder Mafies ndersa Konomi luftonte per pronat e veta.
KUSH KUNDERSHTON KETE SHKRIM NUK ASHT SHQIPTAR, POR NJI TRATHTAR , mos harroni vargjet e Hymnit ton Kombetar ” Kush asht Burre nuk frigohet, por vdes , por vdes si nji DESHMOR”
Eshte e dhimbshme te flasim per vdekjen makabre te Skerdit, por duhet thene e verteta: ai nuk u vra si Xhovani Falkone, nje prokuror hero ne ndjekje te mafias; por, si nje gjyqtar qe arriti te marre tokat te cilat gjyshja e tij i kishte shitur…