Bllof apo mesazh i koduar?!

9 Shtator 2011, 22:34Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Sezoni i ri i emisionit “Opinion”, i gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, nuk kishte sesi të mos startonte me një dalje të kryeministrit Berisha, duke e parë këtë dalje, nën optikën e ngjarjeve të fundit që tash dy muaj po shoqërojnë jetën politike të vendit nga publikimi i kabllogrameve nëpërmjet Wikileaks-it. Në morinë e pyetje-përgjigjeve, padyshim që tema kryesore dhe ajo që do niste edhe debatin, do ishte çështja e kabllogrameve. Gjithë këtë periudhë, Berisha i është shmangur përgjigjeve publike në lidhje me ato ç’ka thuhej aty, duke bërë rolin e injoruesit dhe moskokëçarësit, me qëllim që të mos nxiste debate. Edhe media pro tij, bënte një seleksionim të pastër të kabllogrameve, ku anashkalohej çdo përmendje e emrit të Berishës, familjarëve të tij dhe ministrave apo zyrtarëve të tjerë që ishin të përfshirë në çështje të nxehta, për të cilat, opinioni publik që i ndjek apo lexon, duhet të informohet sa më pak të jetë e mundur. Berisha nxori vetëm ministrin Olldashi për të hedhur në publik një nga broçkullat e rradhës që ai shpesh bën, me qëllim që të maste pulsin e reagimit të publikut si dhe të opinionistëve apo komentatorëve të shtypit.

Situata e solli që në një nga kabllogramet që ish ambasadori Uidhers i transmetonte Departamentit të Shtetit, përmendej edhe emri i djalit të kryeministrit si i përfshirë në ngjarjen tragjike të Gërdecit. Aty citohet ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë, që t’i ketë thënë ambasadorit se, “është kërcënuar nga djali i kryeministrit për të mos nxjerrë emrin e tij përpara organeve të drejtësisë”. Pasi priti një javë nga publikimi i kabllogramit, gjenerali doli në media nëpërmjet një letre të ndikuar nga të tjerët, që të përgënjeshtronte atë ç’ka ambasadori Uidhers kishte shkruar rreth takimit të përbashkët konfidencial që kishin patur. Ai pranonte që kishte patur takim, por jo që të kishte përmendur emrin e Shkëlzen Berishës.

Deklarata përgënjeshtruese u bë paraditen e ditës së enjte dhe në mbrëmje u njoftua se kryeministri do dilte tek emisioni i Fevziut. Një lidhje perfekte e gjërave, me qëllim, parapritën e një pyetje të pashmangshme dhe një përgjigjeje që donte medoemos alibinë brenda.

Nuk dihet nëse përgënjeshtrimi u bë në funksion të emisionit apo emisioni u bë në funksion të përgënjeshtrimit, por sido që ta kapësh, përsëri del se të dyja ndërthuren shumë bukur për të kompletuar njëra-tjetrën. Skenaristi dhe regjisori i kësaj skeme duhen “përgëzuar” me këtë rast, sepse ndihmuan veçanërisht kryeministrin, për të dalë për momentin nga një situatë e vështirë përballë publikut. Sigurisht, për ata që e besojnë verbërisht për ato ç’ka ai thotë.

Dhe në vijim të kësaj skeme, Berisha vijoi në përgjigjen e tij përballë Fevziut (i cili duhet thënë se nuk ishte aq “agresiv” dhe këmbëngulës dhe duhet besuar se edhe kjo ishte pjesë e skemës) duke dhënë një përgjigje, në dukje qesharake : “Unë (Berisha) kam ndaluar tim bir që të hapë çështje gjyqësore ndaj Wikileaks-it”. Që do të thotë se Shkëlzeni, pas përgënjeshtrimit që gjeneral Hoxha, tashmë rezervist, i bëri citimit në kabllogram, do padiste në gjykatë (nuk e tha se ku, në Shqipëri apo jashtë shtetit) organizatën Wkileaks dhe presidentin e saj, Julian Assange.

Lind pyetja: Ç’përfitim do kishte që Shkëlzeni të padiste Wikileaks-in? Ajo, thjesht po hedh në web-in e saj gjithshka ka mundur të marrë nga serverat e DASH-it. Ato kabllograme janë autentike dhe kjo provohet nga fakti që edhe vet Departamenti i Shtetit, duke qenë poseduesi i tyre, në asnjë rast nuk ka folur për manipulim të tyre. As ambasada amerikane në Tiranë nuk ka përgënjeshtruar ato që ka publikuar Wikileaks. Pra, “konfliktin” Shkëlzeni nuk mund ta ketë me Wikileaks-in, me të cilin do e kishte gjyqin të humbur në aspektin e vërtetësisë së kabllogrameve. Padyshim që objekti i padisë (i mbetur në tentativë) nuk kishte të bënte thjesht me anën teknike të publikimit të tyre, sepse ato jo vetëm që nuk i ndaloi dot as Departamenti i Shtetit (që hapi edhe çështje penale në ngarkim të Assange), por mbi të gjitha, kjo do provonte që përmbajtja e tyre është e vërtetë.

Mos vallë Shkëlzeni shpresonte që nga padia ndaj Wikileaks-it të arrinte të provonte që z.Uidhers ka gënjyer? Por, kjo do të thotë që ai të padiste ambasadorin, duke marrë si bazë përgënjeshtrimin nga gjeneral Hoxha, i cili dilte i “larë” nga kjo histori. Berisha e di që z.Uidhers nuk ka gënjyer dhe pikërisht nxorri Olldashin, për një çështje që lidhej me atë, për të bërë lojë fjalësh, me qëllim çoroditjen e publikut. Në prononcimin e tij, Olldashi tha se, “Nuk mund të them nëse ka gënjyer ambasadori Uithers për sa kohë që nuk di nëse kjo është një shkresë ose jo e zotit Uithers. Kjo është një shkresë që del nga Wikileaks. E provoni dot që është shkresë e zotit Uithers? Nëse e provoni, atëherë hajdeni më pyesni dhe unë do ju përgjigjem” (më lart e theksova se përse ajo shkresë është e vërtetë, pikërisht se edhe vet DASH-i nuk ka thënë të kundërtën). Por, Berisha e di shumë mirë se çdo të thotë t’i hysh një aventure të rrezikshme në përballje me diplomatët amerikanë, me akuza të tilla si “gënjeshtra”. Ai është i ndërgjegjshëm se kjo do sillte një angazhim maksimal të zyrtarëve amerikanë për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e të dërguarit të tyre, deri në atë shkallë që jo vetëm të provonin vërtetësinë e asaj që gjeneral Hoxha po mundohet ta fshehë tani, por të nxirrnin në publik (ashtu siç amerikanët dinë shumë mirë ta bëjnë) edhe materiale shumë më tepër kompromentuese për qeveritarët tanë.

Dihet që diplomacia amerikane është tejet serioze, sidomos kur bëhet fjalë në citimin e personave që kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me diplomatët e saj kudo në botë. Një diplomat, mund të ketë informacion të gabuar nga dikush për të cilat bën edhe verifikime nga burime të tjera, por nuk mund të konceptohet absolutisht që ai të keqinterpretojë, e për më tepër, të shtojë fraza fjalësh nga bisedat konfidenciale, aq më tepër kur personi bashkëbisedues është i një rangu të lartë shtetëror dhe emri që ai përmend është pjesëtar i familjes së kryeministrit.

Kështu që deklarata e Berishës se, ka ndaluar të birin për të hapur një çështje gjyqësore, më e pakta ishte një bllof, si pjesë e skemës së emisionit, për t’i hedhur hi syve publikut. Sepse, nuk do doja që të shkoja larg në mendime dhe të besoja se Berisha ka dashur të transmetonte nëpërmjet televizorit një “Mesazh të Koduar” për gjeneral Hoxhën dhe të tjerët, fjalëkalimin e të cilit, mundet që ta dinë të gjithë ata që kanë dijeni rreth përfshirjes së djalit të kryeministrit në ngjarjen e Gërdecit…

8 komente në “Bllof apo mesazh i koduar?!”

  1. roland says:

    700.000 shqiptare jane dakort qe saliu me gjith te birin e farefis + ilir meta te vjedhin e te vrasin sa te mundin! prandaj, ska wikiliks qe e tund padronin tone lapanjoz!…..ja nje shembull i karakterit teper te “larte” shqiptar….ilir meta del ne televizor duke vjedhur pa ju dridhur asnjeri nga syte dhe merr dyfishin e votave????? si rezultat, sa me shume te permendet saliu per korrupsion aq me shume vota do marre!….nuk ka wikiliks ta ndale hovin e cubit vucidolas, i cili po na detyron te kthejme statujen e enverit aty ku ishte!!

    1. Ermal says:

      Tamam e ke thene, Saliu flet per ate pjese te droguar te elektoratit te tij qe mendojne se Saliu eshte po aq i madh sa Barak Obama dhe me “zemergjeresine” e tij ka bere qe Julian Assange te mos haj burgun, se po ta kishte akuzuar Xeni kishte marre fund ajo pune.
      Ah pika neve per kryeministrin qe mbajme mbi krye dhe per keta gazetaruc dordolece qe pranojne te degjojne brockullat e nje te rrjedhuri vetem e vetem se jane te rreshtuar ne nje llogore per te grabitur cdo pasuri te Shqiperise.
      O z. Ketro kot lodhedh me keta tituj, Berisha ka fol tek Opionion vetem per ushtrine e te verberve qe ka nen hyqm dhe qe e votojne, sepse te tjeret qe jane ne dijeni te Gerdecit e kane marre mesazhin fill pas 15 Marsit 2008.

  2. Gano says:

    Ky Saliu yne i ka te gjtha te kqiat te zvilluara ,ky eshte Vrases per pushtet ,eshte Genjeshtear pa fund,eshte Mashtrus klase ,eshte i Korruptuar ne Trungun Familjar,eshte Kembngules qe ate te keqe qe e thote e vepron pa asnje problem ,eshte Malok i kualifikuar ,eshte nje Kafshe qe te Kafshon dhe te Ifekton ,eshte i pa Fytyre mbasi Te shane deri ku smban me dhe pa pike Turpi te behet sikur te do p,sh
    ke Nano e Meta,ore po ky eshte njeriu qe eshte i Kompletuar per te keqiat,
    Ky popull pak me vone do te kujtoje 20 vjet te humbura te jetes se tyre me kete Pebindesh,Krim,Krim per popullin se Berisha (Maloku Familjarisht ja ka futur ketij Populli)mendon se nje dite te Afert do te mund ti shpetoje ketij populli pa Lagur si Miljoner.

  3. Korabi,France says:

    Ne o te nderuar lexues kot lodhemi se shkruajturi.Pse do te thoni ju?.Se pari sepse njeriu kur mesohet me te keqen,nuk i ben pershtypje asgje.Une komunikoj shpesh me njerzit e afem qe kam ne Shqiperi,kur i pyes si jeni gjithmone me pergjigjen; siç e dini dhe ju por nuk kem çka te bajme,keshtu duhet me jetua.Pran jane ba pesimist se diçka mund te ndryshoje ne ate vend.Tashti thone se votat nuk numrohen ma,,shtetin e ka mbulua korrupsioni,nuk ke ku te ankohesh etj ,etj..Edhe na qe jetojme jashte ,jena ba pesimist se nje dite mund te kthehemi per te jetua ne Shqiperi,asnje gje pozitive nuk shohim e as nuk degjojme neper gazeta e televizione,perjashto tellallet e Qeverise qe jane pasurua me vjedhje,korrupsion qe i lejon vete Qeveria;Drejtesi nuk ka ma ne Shqiperi,Presidenti ashte nje kukull qe ka frike hijen e vet,Opozita ashte lodhe duke kerkua te drejtat e veta por e ka pare qe edhe europjanet jane te korruptuar.Per mendimin tim duhet nje revolucion i madh ndoshta si ne Algjeri,Libi Egjipt sa nuk ashte vone.Ndryshe ne ate vend do te jetojne vetem Sali Berisha me familjen e vet dhe dhite e egra ne male!

    1. beni says:

      KU JE O ENNVER ZGJOHU 1 DITE VETEM PER KETO VAMPIRE TE SHQIPERISE

  4. tempest says:

    Edhe sikur maloku te thote se”…po te gjitha jane te verteta se cdo gje qe thuhet ne Wikileaks eshte mese e vertete ….” ti o pis milet o pale alvane, o allbanski kllas cfare do te besh?
    Ketu eshte themeli,tabani i asaj qe popujt e tjere (perfshi dhe ata me gjethe para) e kane tej mase te avancuar dhe ne nuk e kemi.
    Cila eshte aresyja qe nje vend si i yni ka arritur te qendroje siper ujit ne nje ujvare historike si pasoje e te cilave shume kombe jane asimiluar dhe zhdukur…..?
    Cila eshte aresyeja qe siperfaqja e shqiperise sa vjen dhe zvogelohet….?
    Cila eshte aresyea qe sido qe te jete pergjigje e te pares ka mbetur nje nga kombet me te prapambetura ne rrang boteror….?
    Cila eshte aresyja qe e keqja pabesia veset padia cthurja jane vecorite themelore qe na karakterizojne
    si ne kohet e dokumentimit te pare ne shqip deri ne kohet moderne…
    Cila eshte aresyja qe kemi frike ti japim pergjigje…..?

  5. karaduzi says:

    O korab ke ikur heret nga ky vend dhe nuk e di se ne shqiperi nuk ka as dhi te egra,as lepuj te eger,as thelleza e fazane,ato i kane cfaros miqte tane europiane,por ne kete vend eshte shtuar nje specje,lepuri i bute ,kryelepurush eshte Edi rama .

  6. vinny says:

    “Unë (Berisha) kam ndaluar tim bir që të hapë çështje gjyqësore ndaj Wikileaks-it”. Që do të thotë se Shkëlzeni, pas përgënjeshtrimit që gjeneral Hoxha, tashmë rezervist, i bëri citimit në kabllogram, do padiste në gjykatë (nuk e tha se ku, në Shqipëri apo jashtë shtetit) organizatën Wkileaks dhe presidentin e saj, Julian Assange.”

    ———————————————————————————————————————————————–

    Berisha eshte hajvan e shejtan budalla per vete e kujton se kjo eshte nje detyrim per te gjitha ata qe e degjojne…deri ne nje fare pike nuk e ka gabim, pasi te degjosh nje hajvan e te merresh me te, duhet te jesh dhe vet nje çik i tille..ose masochiste pasi kur ky njeri flet eshte ofendim i hapur intelekti per çdo ke.
    Qe te hapesh nje proçes gjyqesor Zoti Hajvan Berisha, duhet nje motiv i parashikuar nga ligji ne fuqi.
    Wikileaks, ka botuar informacione sekrete de sherbimeve dipllomatike amerikane, pra nuk i ka krijuar.
    Nese bukuroshi yt Shkelzen, deshiron te padise per pavertetesine e tyre, atehere ai duhet te padise shtetin amerikan, problemi eshte se nuk ka aq bythe qe ta beje kete….vetem nese ti si fener i vertete qe je, i keshillon qe te kaperceje ylberin…..
    Po zgjodhe kete opsion, po harro ti kerkosh nga dy tubeta me vazeline homologut tend grek qe erdhi ne Tirane, jo per gje po kam frik se ka me i djeg shume bitha Zenit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje