Dje foli Luan Hoxha dhe na habiti te gjitheve kur mohoi tere sa permbante kabllogrami mbi biseden e tij me ambasadorin amerikan ne Tirane. Jam shume i bindur se askush nuk e besoi ne sa tha. Madje as ai vete nuk e beson. Ish gjenerali mund te justifikohet; mund te thote se gjate takimit ka qene shume i emocionuar; se ka kaluar shume kohe dhe gjerat i ka harruar, apo cdo brockulle tjeter. Mbase ai edhe i harron ato qe kane ndodhur; por nuk e harrojne kurre Gerdecin tere ata qe ju dhimben ata 26 te vrare dhe qindra te tjere te plagosur. Eshte nje ceshtje qe do e zgjidhe gjyqi, ne mos ky mbi toke sot a neser, ai tjetri lart ne qiell, patjeter.
Ajo qe me cuditi ne kete veprim te gjeneralit ishte hapi i gabuar per te pergenjeshtruar nje kabllogram, brendine e te cilit e dine tashme shume njerez ne Tirane, qe nuk kane asnje pike dyshimi se eshte teper i sakte e se ka pasqyruar me detaje nje bisede ne mjedise zyrtare te shtetit amerikan. Habitem se si ish gjenerali me pervoje harron se ne biseden e tij me ambasadorin ka pasur te pranishem edhe persona te tjere; se biseda eshte e rregjistruar; se kabllogrami eshte pergatitur nga nenpunes amerikane profesioniste dhe per me teper, se ky ambasador nuk kishte asnje arsye te shtremberonte biseden e tij me nje gjeneral tashme te shkarkuar.
Jam i bindur se ish gjenerali e di se pervec kabllogramit, ka prova te tjera per biseden e zhvilluar ate dite gjate takimit mes tij dhe ambasadorit amerikan. Atehere pse e hodhi hapin e gabuar gjenerali? Pse?
A mos valle gjenerali ka qene i detyruar te mohoje kabllogramin, ta ktheje ate ne nul. Mision i pamundur gjeneral. Dhe ne kete mision nuk te ndihmon as dyfytyresia. Kabllogrami eshte aty, deshmitar i paasgjesueshem i nje tragjedie te rende. Scripta manent verba volant.
Po ca lesh ”gjenerali” thua ti mo plako.Ne s’kemi ushtri,lene mo me pas gjeneral.
dyfytyrsia,karakteristike e nje korraku te Davoutoglout,e trasheguar kjo ketu e 600vjt me pare nga stergjysherit,,,,,,,,,,,,!!
Ti zoteri je nje palaco qe faj kane administratoret qe s’te bejne ban.
Boll o karagjoz me keto mendime idiote, je bere i peshtire dhe nuk lexohesh dot.
Davutoglu per momentin i rri siper Lambrinidisit tend, nderkohe qe shteti yt grek eshte katandisur ne nje lecke qe po fshin kembet Europa aq sa do perfundoni te shiteni me pjese.
Sa per temen do te thoja qe perpara mafias se Familjes te gjithe jane te frikesuar dhe detyrimisht do mbyllin gojen. Njerez qe jeni ne dijeni te detajeve te Gerdecit, evitoni udhetimet, peshkimet, gjuetine dhe ekspozimin gjate oreve te nates, Big Brother ju ka fut ne shenjester.
Po “gjinerali” e di qe me 100% asnje nga ambasada s do prononcohet per biseden.Pra sic tha dhe ollleshi ….Kush me verteton mua qe keto i ka thene Withers????. Sepse edhe pse te gjithe e dime te verteten me ligj ato dokumente nuk pranohen si fakte ,jane te paligjshme….
Per cfare gjenerali e keni fjalen????Ne se kete cunakun shkodran,qe Berisha e veshi me rrobat e gjeneralit e quani te vertete,atehere edhe SHVEJKU DO NGRIHEJ NGA VARRI E DO JA FUSTE PRAP VETES PARA BASHKISE SE BASHES!!!Sic i mbushi breket kur e erdheronte ZENI per Gerdecin,ashtu i ka mbushur edhe tani,se mund t’i kene vene HEKURIN ne rreze te veshit, ketij “TRIMI” kllounian!!!Gjenerale te tille une vizatoj cdo mengjes sapo ngrihem nga gjumi!!!Falemineres!!!
Sa pashe fytyren e gjeneralit mu kujtua fjala e Kryeministrit qe ushtria nuk ka patur pune me Gerdecin. Me vjen per te qeshur sa here e kujtoj dhe shof fytyrat e gjeneraleve te ushtrise se Saliut. Ai i beri lecke, i nxori neper gjyqe, i coi dere me dere prokurorie dhe asnje nuk pati kurajo te thote se kjo pacavure ndermarje ishte e orkestruar nga banda e Saliut me ne krye te birin. Me vjen per te vjelle sa kujtoj ushtrine e demokracise me gjithe plehrat, Ministra e gjenerale, te gjithe idiote, kalamaj ne sjellje e veprime, hajdute, matrapaze. Sot shikoni fytyrene shefit te shtabit e jepini cmim ushtrise e gjeneraleve.
A e ka bere vete gjenerali kete pergenjeshtrim? Apo mos e kane bere te tjere ne emer te tij…?!