Elegji per Skerdilajd Konomin

14 Shtator 2011, 10:24Blog TEMA

Nga Altin Stafa*

Sa mënyra egzistojnë për të vrarë një njeri?

Plumbi (me apo pa silenciator); thika, e shurdhër, (natën, pas shpine në një qoshë rrugë, apo ditën, në bark në mes të turmës së zhurmshme); helmi, shekspirian, (femëror o rivalësh për pushtet a dashuri); varja (shoë makabër); karrigia elektrike (amerikane); aksidenti i sajuar (modern)…

Kaini zgjodhi gurin për të vrarë Abelin.

Ka kush preferon tritolin.

Tritoli të bën copash me shumë zhurme e rrëmujë. Tremb foshnjat në gjumë dhe ata në barkun e nënës. E transmeton kumtin e vdekjes larg, tek shumë njerëz, në shumë media. Eshtë në të njëjtën kohë vrasës dhe lajmëtar i vdekjes që pjell.

Ne 23 maj 1992, në rrethinat e Palermos, 5 kuintalë tritol hodhen në erë makinën ku udhëtonte gjykatësi italian anti-mafia Giovanni Falcone.

5 kuintalë tritol nuk krijojnë thjesht një varr të thëllë në tokë për viktimën fatkeqe. Ai shpërthim mbi të gjitha gjeneron frikë dhe terror tek të gjallët që i dëgjojnë zhurmën, tek ata që marrin kumtin e tij.

Thonë se vdekja të tmerron më shumë kur të kalon pranë, se sa kur vjen e të merr.

Këtë ndoshta e dinë mirë ata që në 9 shtator 2011, në mes të Vlorës, hodhën në erë me gjithë makinë gjykatësin shqiptar Skërdilajd Konomi.

Në qoshen tonë të Ballkanit, të ngjizur me luftra, me plumba, me vdekje, me gjakmarrje kanunore, me dhunë të të gjitha llojeve, lajmi i një gjykatësi të masakruar vetëm tre ditë zgjat…

E në këtë qoshen tonë të Ballkanit, ai njeriu i mirë, por i lodhur me shekuj rrëmuje gjaku, të thotë: “S’ke ç’bën! Kështu jemi ne… nuk ia vlen as të indinjohesh. Asgjë nuk ndryshon…“

Nuk ia vlen te indinjohesh,  se asgjë nuk ndryshon?!!

Po të paktën, ulërit!

Ulërit deri në kupë të qiellit që të mbytësh ulërimën e tritolit!

Ulërit, se po t’a vranë ligjin, do të vazhdojmë t’a tjerrim egzistencën tonë ballkano-fisnore në një xhungël dhunë barbarësh pa kokë e pa fund.

Ulërit! Reago si bishë ndaj bishavë, se në Ballkan pak tjetër paska mbetur.

Nuk është njërëzore të mësohesh me vdekjen e dhunshme në mënyrë kaq fataliste.

Është ballkanike, por nuk është njerëzore.

Vrasja e Skerdilajd Konomit nuk është thjesht krim ndaj një njeriu.

Ajo është dhunë e krimit të organizuar ndaj shtetit, ndaj ligjit, ndaj shoqërisë civile.

Madje është edhe më tepër.

Skerdilajd Konomi i përket atij brezi që u lind në të shuar të viteve ’70 e që u zgjua i rritur pa bunker në kokë, atij brezi që e fitoi natyrshëm dimensionin civil të jetës.

Ndryshe nga brezat që i paraprinë, ai brez vetëm sa e ceku shkrumbnajën sociale e shpirtëror të trashëguar. E ndjeu zjarrin, por nuk u dogj prej tij. Ai brez nuk u indoktrinua, nuk u fëlliq, nuk u deformua, nuk spiunoi për të mbijetuar, nuk e shiti shpirtin.

Mbase nuk arriti t’a bënte dot, sepse koha e fali ose ndoshta sepse fati e ruajti për një tjetër kohë.

Të lindurit në shtatëdhjetëcanë patën fatin t’a ruanin të lirë mendimin e tyre dhe patën mundësinë t‘a ngjyenin këtë mendim të lirë në lirinë qindravjeçare të botës së madhe.

Për këtë arsye, është krejt natyrale shpresa se kthesa e vërtetë në botën shqiptare duhet të fillojë të vijë nga ky brez.

Tritoli i 9 shtatorit 2011 nuk hodhi në erë vetëm trupin e Skerdilajd Konomit.

Ai tritol kërkoi të mbysë brezin e shpresës. Të tmerrojë shokët dhe kolegët e Skerdilajdit, por dhe të gjithë ata njerëz që e përbuzin atë llum të murrmë e me erë të keqë që kërkon të mbulojë shoqërinë shqiptare. Ajo vdekje shpërthyese kërkon të mbyllë gojën e atyre që nuk durojnë dot më të jetojnë në inercinë ballkano-fisnore.

Skerdilajd Konomin mund ta kishin vrarë edhe me një plumb të vetëm. Por e shpërthyen me tritol, sepse deshën që vdekja e tij të dëgjohej larg, që tmerri të zhutej në çdo ëndërr a dëshirë shqiptare për normalitet.

Po kjo nuk durohet!

Atëherë ulërini! Ulërini, se po ju vrasin djemtë më të mirë, po ju vrasin shpresën. Ulërini, se po pastrojnë mbi ju këpucët e fëlliqura me atë llumin e murrmë që mban erë të keqe.

Në këto kohë krizash globale, bursash të lajthitura e politikanë që u ngjajnë bursave, në këto kohë fqinjësh që gjunjëzohen para botës por që nuk ta heqin litarin nga fyti, në këtë kohë kur asnje katastrofe natyrore nuk t‘a prish më gjumin, sa mund të rezistojë tmerri i masakrimit me tritol të gjykatësit shqiptar Skerdilajd Konomi?

 

 “Mafia nuk është e pathyeshme. Mafia është dukuri njerëzore dhe si e tillë ajo ka një fillim, por ka edhe një fund. Vetëm se duhet kuptuar që ajo është nje dukuri jashtëzakonisht e rëndë dhe serioze. Mafia nuk mund të mposhtet duke pretenduar heroizma nga qytetarë të pafajshëm, por duke futur në veprim forcat më të mira të institucioneve të një Shteti“.

Giovanni Falcone, gjykatës italian anti-mafia, i vrarë me 5 kuintalë tritol në 1992.

 

Në botën tonë, gjërat me te vërtetë të reja janë jashtëzakonisht të rralla …

 

*Bologna, Itali

[email protected]

 

27 komente në “Elegji per Skerdilajd Konomin”

  1. stella Nikol says:

    fjale me vend ato qe shkruan Altin. Kur do mesojme dhe ne te ngreme zerin? Te kerkojme drejtesi dhe nje jete te qete e dinjitoze.
    Dhe une jam i te njejtit brez me Skerdin, e kam njohur ate ne vitet e shkolles ne Juridik, eshte pak te thuash qe ishte nje djale i persosur ne cdo drejtim, me erdhi jashtezakonisht keq kur pak minuta pas ngjarjes mora vesh ate qe i kishte ngjare, por me vjen akoma me keq kur shoh ditet qe ikin dhe autoret nuk kapen. Keshtu venitet cdo shprese se ekzekutuesit do te denohen. Ata jane shume te fuqishem per tu kapur dhe do te vazhdojne me zullumet e tyre dhe me fuqishem, pasi ne nje fare menyre krijuan nje tmerr dhe panik tek shume njerez, tek ish pronaret, tek ata qe kishin shpresa se mund ta gjesh te drejten ne kete vend.

    1. CFURKU says:

      Kujdes me FALKONEN. Ishte njeri i madh, nuk i afrohet askush nga gjykatesit plehra te Shqiperise. Skerdi u vra, dhe kjo eshte humbje. Por mos harroni se kauza e tij ishte prona e tij. Bravo, luftoi, fitoi dhe pastaj i humbi te gjitha. Ndersa FALKONE luftoi kunder Mafias, jo per pronat e tij, AI luftoi Mafien si bande kriminale. Dallimi eshte i madh.

  2. aspetosi says:

    ————per ca te ulerasi populli i thjeshte…….
    per ne njeri(ramet paste)—qe donte te zaptonte mbi 3.500 hektare nga kjo Shqiperia jone,nga kjo nena jone?—ka popull te ndershem qe ju takon toke dhe ata nuk ven ta kerkojne se nuk duan te ken konflikte me shpellar te babezitur dhe gjukates te uritur.
    ——ke popull te thjeshte qe vetem nje pal shtepi trasheguan nga regjimi komunist,edhe pse po te donin mund te rrethonin dhe te gllaberonin si camet,kosovaret,fiset e medha,politikan,servila dhe kriminele———prandaj ata nuk ndihen fare,e mbajne perbrenda,kafshojne buzen dhe ikin ne emigracion ose pin ate kafen e hidhur ne lokal.
    Vetem kur te vihen pikat mbi “I” per pronat dhe pasurite dhe te kthehet ndershmeria e disa njerezve,te pakte—-perseri ne vyrtyt dhe jo harbuteria—-ateher ky popull do ulerase……

    1. i shpronesuari says:

      shume e vertete kjo qe thua na grabiten dallkauket dhe jabanxhinjte tym e dhe flake do kete ne ate vend po nuk vajti prona tek i zoti

    2. kapedan says:

      Nqs të ndjerit I takonin tokat,pse mos ti merrte?Prona do shkoje tek I zoti në finale.Kjo duhej bere në Shqiperi,e jo të ndahej toka si në reformen agrare.Po të ishin ndare tamam ,tokat do ti kishin marre ata,gjysherit e të cileve I kane blere me flori.
      Po të behej kjo asnje cm katror sdo merrnin greket e dropullit apo vurgut por do ti merrnin pronaret gjirokastrite.Na u bene edhe greket pronare tokash në Shqiperi.

    3. ina says:

      …me fal, se nuk te kuptova mire. Kush pretendon te t’i vere pikat mbi i per pronat dhe pasurite, kur ata qe jane te ngarkuar me kete pune jane teper te zene me t’i vjedhur? Nqse ti nuk i kerkon te drejtat e tua, pret qe te t’i servirin ne tabaka ata qe po t’i mohojne? …dhe dije se ata njerez, per sa kohe populli te vazhdoje te ule koken, do ta shtypin me keq, dhe ata qe mundohen te mbrojne te drejtat e tyre i vrasin e i bejne shembull per te tjeret sepse jane ne pakice, shumica di vetem te ankohet me vete! Ju kane shtypur aq shume sa ju kane bere te mos dalloni me te drejten nga e shtrembera, pronat ishin te fisit te tij, dhe te drejten per t’i mbrojtur ia jep dhe Zoti. Ai beri ate qe duhet te beje i gjithe populli, te sfidoje ate qe i mohon te drejtat e tij, dhe fakti qe e eliminuan ne ate menyre eshte pse e dine qe kane arritur te paralizojne popullin dhe kush guxon te ngrihet duhet t’i beje hesapet mire se eshte vetem!!! Rrini aty e prisni mos ju bien shpetimtaret nga qielli se mire ini!

  3. feniks says:

    Shkaktari i gjithe ketij MAKABRITETI,qe perjetojme keto 21 vjet eshte NJE DHE VETEM NJE:SISTEMI,QE FUNKSIONON NE SHQIPERI ESHTE KRIMINAL,ANTI-DEMOKRATIK DHE ANTI SHQIPTAR!!!Per te mos trembur njerezit,qe ne fillim nuk e quajten KAPITALIZEM,por DEMOKRACI!!!!Kane 21 vjet,qe AKUZOJNE ME LIBER SHTEPIJE SOCIALIZMIN,ENVER HOXHEN DHE KOMUNISTET SE KA QENE DIKTATURE DHE POPULLIN E KISHTE LENE NE MJERIM!!!LE TE NA THONE SRTATEGET E KAPITALIZMIT SHQIPTAR,SE CFARE GJERA ME TE MIRA I SOLLEN KETIJ POPULLI SE NE SOCIALIZEM????KRAHASIMIN LE TA BEJNE ME PUNESIMIN,ARSIMIN,SHENDETESINE,ANALFABETIZMIN,SIGURINE E JETES,TE DREJTAT DHE LIRITE E NJERIUT(nuk na duhen gjoja te drejtat per te llomotitur sa te duash se nuk ta var njeri torben)!!!Ku mund te ANKOHET SOT NJERIU PER PADREJTESITE QE I BEHEN:Ne polici,ne DREJTESI,ne Bashki,ne Kryeministri,ne Presidence,ne AVOKATIN E POPULLIT,NE PROTESTAT NE BULEVARD,apo T’A MBROJE KOKEN ME DUART E VETA???Pse ka GJAKMARRJE SOT????A KA SOT SHTET APO JEMI NJE LUKUNI HORDHISH TE SUNDUAR NGA NJE MALOK KRIMINEL???

  4. eri-tirane says:

    A je i sigurte Altin qe i ndjeri hyn te “njerezit me te mire” te vendit?

    1. TEFTA ALIKAJ says:

      vlonjatete e v ertete jane te shkelqyer

    2. il says:

      Po ti a je e sigurt qe nuk hyn?

      1. aspetosi says:

        —–ore,nje njeri i thjesht duhet te futet ne vrime te gjilperes per te mar nje 1 hektare te vetem—edhe ta kesh trashegimni
        ky”njeriu mir” qe na ishte gjukates i paska lene gjyshi 3.500 hektar kenete,se ashtu ka qene para 50 vjetesh
        pra po te ishte ‘njeri i mire”mezi do merte 50 hektar—pa kaluar ne vrime te gjilperes se ishte gjukates—-dhe do ishte gjalle.

        1. il says:

          Ato 3.500 ha i perkisnin rreth 70 trashegimtareve, te cilet ngarkuan te ndjerin per t’u mare me çeshtjen pasi ishte me i afte juridikisht dhe dinte si te levizte. Fakti qe nje njeri i thjeshte duhet te futet ne vrime te gjilperes per nje te drejten e tij dhe te mos e mare, nuk dtth qe ai qe arriti ta merte ishte domosdoshmerisht i korruptuar,po kur mesohesh me erresiren, drita te vret syte… pastaj ku e di ti qe ai nuk ka vuajtur per te perfunduar kete çeshtje???
          E di cili eshte problemi, se shqiptaret e sotem, kur behet fjale per trim pas lufte e te mencur pas kuvendi jane te gjithe te afte, te japin mend e stermend per gjera qe nuk e dine ku e kane fillimin vetem e vetem te flasin… kur vjen puna per te vepruar alternativat jane:
          1.”ç’me duhet mua”
          2.”neser avazi, neser”
          Une te ndjerin e njihja nga afer, dhe besome qe, nga ato qe po shkruan, nuk e ke fare idene se si kane vajtur gjerat ne te vertete.
          PO TE BEHESHIN ATENTATET (sepse ky ishte atentat jo prej diletantesh) NE SHQIPERI PER TE VENE DREJTESINE NE VEND, NUK DO ISHIM DUKE U QARE PER KLASEN TONE POLITIKE TE DEKOMPOZUAR! Mendo kaq!

  5. eri-tirane says:

    “Ai brez nuk u indoktrinua, nuk u fëlliq, nuk u deformua, nuk spiunoi për të mbijetuar, nuk e shiti shpirtin”.
    VERTET?????

  6. xha Kasua says:

    Po ca na derdellit more debil. Jo vrasje me plumb, jo me silenciator, jo me shekspira, jo me aviona, jo me… Jo po ujku te caj, jo. Nuk u vra nje njeri i thjeshte, po ish nje atentat ndaj shtetit, ndaj shoqerise civile. Po ku i pe ti keto te dyja ne Shqiperin e sal ram pall gerdecit, more cope mishi!? Apo ashtu te duket ty nga Italia e lodhur e Berluskonit, se ne ketej nga Shqiperia kemi shtet, kemi shoqeri civile. Po ku jane keto?! Se le qe nuk i kemi pare kund keto 20 vite, por na vjen dhe per te qeshur kur na i kujton dikush, si ti tani. Ketu nuk ka as opozite, le me shtet dhe shoqeri civile. Shteti ketu more Altin derdimeni eshte Argita dhe Shkerdhatzeni i sales, ndersa shoqeria civile eshte Henri Cili, Ciljeta dhe Elsa Ballauri, e cila kur vriten njerez me duar ne xhepa si me 21 janar del dhe shkruan ne gazeta per dhunen qe ushtrojne burrat ndaj grave, do jesh dhe ti kur te mbarosh univeristetin dhe te vish ti sherbesh sales ose edit. Pastaj na derdellit per Konomin, vrasja e te cilit vetem per shkak te korrektesise ne detyre nuk mund te kete ndodhur. Konomin ose e kane vrare per allishverishe ne kurriz te drejtesise ose e kane vrare per pune te tokave qe ka andej nga Gjiri i Lalezit. Shkurt per matrapazlleqe. Ik futi nje tas makarona alla bolonjeze meqe je ne Bolonja dhe leri elegjite se nuk jane per ty, o Altin mavria.

    1. Eni says:

      Ti qe po e shake kete Altinin, qenke nga ai brezi i pjerdhur me duket.

    2. Roberti says:

      “xha Kaso”, ti do jesh nga ata qe te felliqurit e te deformuarit, nga ata qe kane shitur shpirtin e qe kane spiunuar per te mbijetuar. Ndryshe nuk kuptohet gjuha jote e ulet prej “llumaxhiu”.

    3. Erjoni says:

      Ik o xha Kaso futi noi bar ke blloku…

  7. Jack says:

    Ky gjykates u perpoq dhe i zgjidhi problemet e veta me alishverish, “dha ca toke per te patur ca toke” me procese gjyqesore jo shume te ndershme. Shumica e gjykatesve shqiptare jane delenxhinj, e bejne ligjin si te doje pushteti. Keta soj nuk vriten, ose edhe ne vriten i vrasin si qen. Ka shume shume pak gjykates te ndershem dhe qe njohin vetem ligjin. Keta nuk i vret askush. Ka edhe gjykates qe kerkojne e bejne kompromise ne kurriz te drejtesise. Keta vriten ne publik qe te mbajne te trembur shumicen e gjykatesve delenxhinj, ata qe permenda ne fillim.

    1. il says:

      ..po mor po e gjete ti, i ke rene pikes. Nga ato lule eshte Shqiperia, ku njerezit e ndershem jane te respektuar dhe nuk i vret njeri! Aman!!! Dite per dite po dalin fakte qe ai po mbronte nje te drejte (se pasurine e ka trashegim nga familja, s’ishte nga ata morrat qe jeni mesuar te shihni qe rjepin te tjeret per t’u pasuruar!), ndersa ju gjenite e investigimit shqiptar, pa patur nevoje per deshmi apo fakte e dini se ishte ai qe po bente allishverishe dhe kompromise ne kurriz te drejtesise! Asgje s’dini e per çdo gje jepni mend, kjo eshte fatkeqesia!
      Nje njeri i madh ka thene nje fjale te madhe: “Cdo popull meriton qeverisjen qe ka!”
      Mbeçi mire aty ku jeni!

      1. Jack says:

        Ore il, une nuk jam hetues dhe per me teper jetoj shume larg shqiperise. Ne ne kete forum shkruajme cfare kuptojme nga ato qe lexojme. Ne gazeta flitet per gjyqe qe kane flilluar ne kohen e Zogut, vendosur gjyqi ne 1946, shtetezuar tokat per 45 vjet, punuar ato toka dhe transformuar nga shqiptare si ty dhe mua dhe vjen nje dite qe hapen dosjet e pronave qe “komandanti” nuk i dogji dhe nuk i tjetersoi, pronat-ishin te te gjitheve dhe zotria me profesion gjykates, por jo gjykates ne kete ceshtje te pronave, ai ishte thjeshte qytetar qe njihte ligjet dhe mori ca toke duke dhene ca toke. Se sa ishte e tija une nuk e di. Por si cdo gje ne shqiperi ndertohet se prapthi, dhe per me teper duhet te harxhoj kohe e kem durim te te mbush mendje deri sa te sigurohem qe me ke kuptuar. Me vjen keq per te por Zotria u vra si qytetar dhe jo si gjykates! Shendet dhe bythe te forta ne shqiperine lule.

        1. il says:

          Edhe une jetoj larg Shqiperise, dhe e kuptoj se cfare do te thuash ti. Fakti eshte se une viktimen e njihja nga afer dhe prandaj ta them me sigurine me te madhe se nuk ishte pjese e atyre qe marin ca toke duke dhene ca toke. Nqse ajo toke do te ishte prone e shtetit, atehere shteti nuk duhet t’ia njihte asnjerit. Po kur shteti iua jep mashtruesve qe paraqiten me dok fallco per ta mare, nuk e kuptoj pse nuk duhet t’ia njohe atij qe i takon ligjerisht si trashegimtar. Gjithsesi mua keto me duken detaje ne krahasim me mesazhin qe u dha me ate atentat. Nqse donin ta eliminonin per konflikt personal, kishte shume menyra te tjera. Eliminime te tilla synojne te percjellin mesazhe atyre qe i shohin dhe besoj se eshte mjaft e qarte qe ceshtja nuk eshte thjesht per nje rrip toke me teper se per ata qe jane pas saj…mesazhi iu drejtohet te gjithe atyre qe mendojne se do gjejne te drejtat kunder elites. E verteta eshte se ne kete ceshtje jane te perzier pushtetare dhe njerez afer tyre…dhe ne drite te ketij fakti nuk eshte e veshtire te kuptohet pse e eliminuan! Ke shume te drejte kur thua qe ne shqiperi cdo gje ndertohet se prapthi: ne vend qe te zbatohet e drejta dhe te ndeshkohen shkelesit, ndeshkohet e drejta dhe nderohen shkelesit!
          Gjithe te mirat, shpresoj qe ju te pakten te ndiheni i qete aty ku jeni se Lulen tone e kemi lene ne duar te sigurta, dite per dite na jep lajme te mira!

  8. joni uk says:

    po mire
    nuk ju vjen keq per salen ku do ti gjej tokat ai tia jap (fllatcis.cupes,apo djalit} .andej nga tropoja ca tu jap male,

  9. xonrakia says:

    te shikohet se cka bere besnik imeraj. cfare prone gjigand eju ka hequr nga duart pronareve ne durres, shkoder e tirane.Ai vazhdon dhe mban postin dhe madje hiqet per burre i mire…PERENDIJA mbase do e gjykoje.kurre kurre mos ta beje gjumin rehat pasi me nje indiference ne dukje por ne fakt me nje pergjerim ndaj shefit te tij thimio kondi ai ju ka mohuar me shume se 40 pronareve pronen e lene nga paret e tyre. dhe 40 vete vec per nje prone te mohuar ng aai nuk jane si pak….a e mendon ai se po ti rrembesh tjetrit pronen do e hash kollaj buken? ishalla ate hedhin ne ere….

  10. Antoni says:

    Ju them te drejten se:vrasja e gjygjtarit te vlores eshte nje vrasje ndaj drejtsis shqiptare dhe me dhimset shume jeta e tij e re.Po kush po i vret shqiptaret per çeshtje pronash?”Asekush tjeter per veç ligjit 7501.te sajuar pikrisht per tu grabitur pronarve te ligjeshem e trashigimtarve te tyre.
    Dhe e then konkretisht.ky ligje per veçgrabitjes prones nga pushtetaret.ka krijuar dhe konflikte me vend e pa vend ku do qe esht zbatuar ky ligje.Kushdo mund te ven ore se:zonat veriore e verilindore,nuke ka ndodhur ase nje vrasje per pronat Vrasjet kan ndodhur dhe dot vazhdojn te ndodhin ne zonat ku esht zbatuer ligji 7501,e diçka ma teper ne bregdet pse?.Se pse breg deti ka qen i lakmuar nga pushtetaret,kjo shifet nga ndrtimet qe kan ber qeveritaret tane nder kto zona .Une shof dhe nje rrezik tjeter per zonat malore,ku eshte hedhur ideja e turizmit malor,ka mundsi qe pushtetaret tane te thurin plane per ta ber pron te tyre vendet e lakmuara ne zona malore.

  11. martin says:

    Feniks jam plotesisht dakord me ty.

  12. Zani Burimi says:

    Komentuesi i pare e ben nje pyetje:”Kur do mesojme dhe ne te ngreme zerin? ” Nuk e di per ke e ka, a thua per shqiptaret? Do te mesohemi ta ngreme zerin dhe doren kur te behemi londineze, si ata qe e dogjen qendren e kryeqytetit qe e duan aq shume, por qe per drejtesi nuk falin idhullin e tyre!
    Tungjatjeta, Altin Stafa!

  13. tarasi says:

    une mendoj se sala i ben kastile keto shperthime ne vlore per te frikesuar vlonjatet se ai e di qe nga vlora do i vije mortja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje